P R O L O G
Lundrimi ajror, qe ne kohe te lashta, ka terhqur vemendjen dhe eshte lakmuar nga njerezit. Jo per aventure por per ta zoteruar ate. Disa, qe jane perpjekur, ia kane dale te behen pjese e shkences aeronautike, ne funksionin e pilotit, teknikut apo specialistit te aviacionit. Te tjere qe nuk e kane patur kete shans, ose kane mbetur thjesht sodites e jane kenaqur me ate qe kane vrojtuar e jane bere dashamires te lundrimit ajror. Fluturimi dhe ata qe e realizojne ate, mendoj se nuk e kane shume te nevojshem reklamimin e punes se tyre. Mjafton te degjoje njeriu uterimen e aeroplanit qe kalon siper, dhe, instiktivisht ngre koken lart e kerkon objektin qe fluturon. Zhurma qe vjen nga qielli, se c’ka nje tjeter tingull qe e terheq njeriun, i shton atij kenaqesine dhe krenarine. Nuk besoj te kete njeri qe nuk i ka provuar keto ndjesi, ne vecanti kur ka vene re siluetin e aeroplanit qe fluturon siper tij, ose kur veshtron gjurmen e bardhe qe le nje aeroplan i cili fluturon ne lartesi. Njeriu qe e perjeton kete, jo vetem qe ndjen nje lehtesi ne shpirt, provon nje kenaqesi e krenari te papare por dhe e radhit veten me fluturaket, pavaresisht se capitet ne toke apo rrugeton me mjete tokesore apo detare. Lexo të plotë →