All posts by Niazi Nelaj

Zgjodhi shoqërinë e yjeve

Rizai

Sa do të dëshiroja që muaji dhjetor të ishte pa ditën e fundit të tij. E kam marrë inat! Dikush mund të thotë: “ Qënke marrosur”! Jo, them unë, i vendosur,e këmbëngulës, në timen. E kam marrë inat atë ditë fundviti; jo më kot. Më mori, në udhën pa kthim, njërin nga miqtë e mi më të mirë: Riza Xhevdet Lahin, pilotin dhe eruditin e spikatur. Na iku Xakja ynë i mirë, pa kthim, pa na thënë as lamtumirë e pa e çliruar plotësisht, të gjithë dritën qëbartëte qënja e tij fisnike. Siç duket, miku im i mirë, u ndie ngushtë,në kuptimin e pamjaftueshmërisë, në mjediset tona, prandaj  përzgjodhi shoqërinë e yjeve. Se yll, yll ishte ai njeri; e çfarë ylli? Sa herë është i kthjellët moti, e retë nuk më pengojnë, dal e vështroj, lart, nga qielli i pamatë; dua të dalloj, mes yjve, cili është Xakja im por ata të gjithë ndriçojnë e janë të shkëlqyeshëm.Interesimi im , mbetet pa përgjigje. Këtë tit e përsërit sa herë diktoj transparence ajri, siç e dëshironte Ai, kur nisej në fluturim.

Lexo të plotë

Goxho Çelo Kondi, partizani pionier, njëri nga pilotët e parë të vendit

Jetët e njerëzve, janë të ndryshme; fati i tyre nuk është i njëjtë. Dikujt, gjithë jetën, nuk i thotë njeri: “Punë e mbarë”, por, për të punon fati. Një tjetër sakrifikon e rropatet, sa kohë është në jetë, por nuk e arrin dot atë që dëshiron. Në anët tona, për këtë të fundit (të pafatin), thonë: “Fati i tij, kushedi ku rrokullis gurë”! Nuk jam supersticioz e nuk u besoj fallxhoreve por, disa mesazhe që kanë mbërritur, deri tek ne, nga përvoja shumëvjeçare e njerëzve, i konsideroj. Lexo të plotë

Bahri Daut Meshau, pilot-kryeaviodrejtues i Shkollës se Lartë të Aviacionit

B. Meshau

Bahriu u lind në fshatin Bubës, të rrethit të Përmetit, më 17janar të vitit 1941, në një familje tradicionale, me atdhetari të spikatur. Babai i tij, Dauti dhe nëna, File, dy njerëz, të njohur për bujari e besë, nga martesa që lidhën me njëri-tjetrin, lindën pesë fëmijë: Shazën; Xhevairin; Bajamen; Bahrinë dhe, e mbyllën  me Pertefin. Lexo të plotë

Historisë nuk i shmangesh dot

Lutfi Jaho

Ajo që dua t’ju dëftoj ka ngjarë dikur, larg në vite, por është e vërtetë. Shumëkush e ka dëgjuar, si ndodhi, por, është e mundur mos ta ketë të qartë e të saktë si ka ngjarë. Është një histori njerëzore, e vërtetë, e cila, mbasi rezultoi fatlume, u anashkalua, pa marrë jehonën e duhur. Dikush e nënçmoi, një tjetër e përçmoi apo e anatemoi, me keqdashje. Kish dhe të tjerë, të cilët u përpoqën ta linin në harresë, me qëllim që koha të mbulonte gjurmët dhe njerëzit mos ta mësonin të vërtetën. Pati dhe ndonjë orvatje për ta tjetërsuar ngjarjen, e për ti hyrë në pjesë tjetrit, dujke menduar se mund të merrnin meritat e protagonistit të vërtetë. Sido që dikush, apo shumëkush, me dashakeqësi u përpoq ti futej tjetrit në pjesë, historia bëri të sajën edhe pse me vonesë. Ky rrëfim bën pjesë në ato përpjekje që synojnë të nxjerrin nga skutat ku është futur, të vërtetën e vetme, mbi ngjarjen dhe protagonistin. Lexo të plotë

Diplomat e para të pilotëve, në shkollën tonë të aviacionit

Nengrupi i piloteve te Batajskut

Zanafilla e Aviacionit Shqiptar është diçka më e lashtë nga ajo që njihet si ditë e krijimit të aviaconit shqiptar. Djemtë e shqipes kanë nisur të fluturojnë, në aeroplanët e kohës, diku, nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore e në veçanti, pas saj. Shkollë aviacioni, për të përgatitur pilotë, në vendin tonë, për shkak të kufizimeve të kohës, nuk kish, por, disa djem, me të dhëna të përshtatshme, të përzgjedhur me kujdes u dërguan në shkollat e aviacionit të vendeve të tjerë, si Austria, Franca, Italia, Gjermania, Rumania etj, nga ku erdhën të diplomuar pilotë. Dëshira për të patur aviacionin tonë, në Shqipëri  ka lindur, herët. Disa filantropë shkodranë, blenë, me shpenzimet e tyre, tre aeroplanë, të cilët u ulën e u ngritën nga fusha e Shtoit. Lexo të plotë

Koloneli peshonte me peshore farmacisti

Kam patur fatin e mirë dhe privilegjin e madh të kontrollohem , jo një herë, në fluturim, nga Babai i Aviacionit Shqiptar-i paharruari Niko Selman Hoxha.E kuptoj; kam qenë me fat, prandaj ndihem i privilegjuar. Emocionet më fillonin qyshse merrja vesh se do të fluturoja, kontroll, me kolonelin në kabinën e dytë.Mirëpo ai, veçse ishte i talentuar në profesion, ishte dhe “ shpirt njeriu “, si qënje humane. Kur kryeja detyrën në ajër, sipas ushtrimit, koloneli qendronte i qetë, vrojtonte por nuk më ndërhynte, siç bënte ndonjë kontrollues tjetër i bezdisur.Ai më linte të veproja e nuk përzihej në punët e mija. Madje nuk më fliste as nëpërmjet radios së brendshme S.P.U. Lexo të plotë

Mustua

 

?????????????
?????????????

Kur morëm udhën për në Moskë, më 26 gusht të vitit 1960, me një aeroplan të tipit Tu-104, nga aerodromi ushtarak i Rinasit, në bordin e aeroplanit ishin mjaft adoleshentë që u drejtoheshim shkollave sovjetike, per t’u bërë oficerë, në specialitete të ndryshëm. 36 djem, mbasi kishim kaluar në sitën e testeve ushtarako-mjekësore të kohës, shkuam në shkollën e aviacionit, në qytetin e Batajskut, qarku i Rostovit mbi Don. E kishim ndarë mendjen , për t’u bërë pilotë. Mes nesh që qëndronim disi të drojtur, ndoshta si pasojë e ndarjes me tanët; nga rrugëtimi ajror, të cilin e provonim për herë të parë apo ngaqë po shkonim larg, në dhe të huaj , 4 djem veçoheshin nga të tjerët. Ata ishin ish “ skënderbegas”; të katër me gjimnaz të përfunduar. Lexo të plotë

Çobua i Zeqo Camës është i besueshëm

Gurrën e letrave të Zeqo Camës, e kam lexuar herët e më ka pëlqyer. Miku im, i ka të spikatura shkrimet; në veçanti poezitë dhe shkrimet biografike. Tani po kënaqem dhe me tregimet e tij, të arrira. Ndihem mirë që miku im, njeriu i letrave Zeqo Cama, ka prurje të pashterrura e të maturuara. Me këtë rast, uroj ta ketë të pandalur rrjedhën e ujrave të tij të begatë e me larmi prurjesh. Lexo të plotë

Selimeja, kamerierja që u dekorua

Ngritja e një aeroplani në ajër dhe realizimi i fluturimit është finalizimi i përpjekjeve dhe djersës të qindra njerëzve. Piloti realizon atë që duket, atë që bie në sy prej të tjerëve, atë që vrojtojnë gjithësa ndodhen në aerodrom. Por sa njerëz  të zhurmshëm e të heshtur marrin pjesë në përgatitjet e shumta për të bërë të mundur ngritjen e aeroplanëve  në ajër dhe për të siguruar suksesin e një fluturimi, në të gjithë drejtimet? Lexo të plotë

Nëse bëhet fjalë për legjendë

20151006_150208

Përkushtim, për pilotin ushtarak të klasit të dytë, Bardhyl Vasil Taçi, ish komandant i aviacionit shqiptar

Jemi familjarizuar me disa shprehje apo fjalë glorifikuese, nëpërmjet të cilave i veshim tjetrit tipare ose aftësi të pamerituara, duke e veçuar atë nga njerëzit dhe, padrejtësisht e shpallim atë të mbinatyrshëm e jo njerëzor. Në fakt, kur bëjmë kështu, e shtrembërojmë realitetin që kemi përpara, e tjetërsojmë atë dhe e paraqesim “ heroin” tonë ndryshe nga sa është në të vërtetë. Lexo të plotë