Disamendime, në 41 vjetorin e rënies së tij , në krye të detyrës, në udhën e ngjitjes të shkallës së kualifikimit të pilotit.
Kur pija kafe me njërin nga “ ikonat”e avoacionit shqiptar, pilotin e klasit të parë: Gëzdar Riza Veipi; në bisedë esipër më tha: “ Shumë shokë na ka marrë marsi”! U orvata të numëroja ata që kanë rënë në fluturim, në këtë muaj, të cilin, si për ti nxjerrë inatin, e quaj muaj të mbrapshtë. Njëri nga të rënët, në këtë muaj është piloti i klasit të dytë Bego Isa Hoxha. Sa shpejt kaluan 41 vjet? Gati gjysmë shekulli që nuk e kemi Begon tonë të dashur, mes nesh.
Në kujtesën time, Bego Hoxha ka mbetur si atëherë, në verën e vitit 1966, kur ai dhe shokët e tij të grupit fluturonin në aeroplanët Mig-15, në Pishëporo, ku bënin përdorimin luftrak të aeroplanit të mësipërm. Ata ishin 20 studentë, për ilotë. Ishin njëzetvjeçarë; nga ata djem që u shkrepëtijnë sytë e nuk i mban vendi, nga dëshira për të fluturuar. Nuk ishin 20 djem dosido por ishin 20 yje vezullues që rrezatonin zhvillim. Mes tyre, Bego Isa Hoxha kishte një shkëlqim tjetër, të veçantë, i cili rrezatonte më fuqishëm.Cfarë ti kujtosh e Cfarë ti harrosh atij deli djali. Ai ishte i ndritshëm në të gjithë qënjen e tij djaloshare. Vetë rinia, tek Begua kishte ardhur mjaft bujare.
Sot, pas kaq vitesh, më duhet të riprodhoj portretin interesant të tij, por kam drojë se mos le pa përmendur ndonjërën nga vlerat e shumta të tij. Bego Hoxha e kishte shtatin të lartë. Shtatlartësia e tij nuk binte në sy. Begua e kishte trupin elegant, muskuloz, të drejtë e të shkathët, me një të ecur e qendrim nazik. Uniformën ushtarake e mbante të pastër e i kishte hije në atë trup të rregullt. Fytyrën e kishte gjithë nur e buzëqeshja nuk i ndahej e nuk kishte limite. Sytë ngjyrë kafe, të Bego Hoxhës nuk dëftonin thjeshtë zgjuarsi të natyrshme. Bego Hoxha, ishte nga ata djem që shikojnë “ dhe pas krahëve “. Atij nuk ia hidhte dot, asnjeri.
Ai erdhi në Shkollën e Aviacionit, në Vlorë, nga shkolla e mesme ushtarake “ Skenderbej”. E donte ushtrinë, rregullin dhe disiplinën e ishte i sjellshëm, por nuk duronte dot ngurtësinë, servilizmin, konformizmin dhe shablonizmin e të tjerëve. Nga natyra ishte disi çapkën e pak rrebel. Një gjë që nuk i pëlqente, ai ia përplaste kujtdo, në fytyrë e nuk bëhej merak si do ta priste kritikën, tjetri. Bego Hoxha ishte njeri i kulturuar, me humor të këndshëm dhe me karakter tejet human. I donte e i respektonte shumë shokët dhe ishte i gatshëm të hidhej në zjarr, për të mbrojtur personalitetin e tyre, kur ai shkelej me pa të drejtë.
E them, me bindje e me vërtetësi se Bego Isa Hoxha, ishte njëri nga studentët e sërës së tij që lexonte shumë e dinte më shumë. Ai, në çdo drejtim qendronte në nivele mbi mesataren e grupit ku bënte pjesë. Për këtë arsye, disave, të cilët nuk e përballonin dot logjikën e tij të shëndoshë, se si u dukej Bekatori e i kishin ngjitur, padrejtësisht epitete, të cilët nuk i meritonte. Bego Hoxha ishte njeri me intergritet e me intelekt të rrallë. Atij, nuk ishte nevoja tja thoshe dy herë të njëjtin problem. Në ajër ishte i qetë, i qendrueshëm e i saktë. Begua e donte avionin dhe ajrin, kënaqësia e tij më e madhe ishte kur fluturonte. Me zgjuarsinne e mprejhtësinë tipike, që e karakterizonin, ai i kapte e i përvetësonte shpejt elementët e fluturimit. Më kujtohet, kur polemizonte me instruktorin e tij, të urtin e të duruarin Avdi Gjonmemaj, kur ai i përsëriste disa herë, të njëjtin element fluturimi. Instruktori ishte në të drejtën e tij, mbasi nuk kishte vetëm Begon student, në grupin e tij të fluturimit. Gjykuar nga vlerat dhe njohuritë teorike dhe ato praktike, Bego Hoxha i kishte shokët të rrallë, si në shkollë dhe kur kaloi në regjiment. Ai ishte një enciklopedi, dhe kishte njohuri të sakta , në çdo fushë e jetës. Horizonti i tij ishte i pamatë.
Bego Hoxha ishte në ata nivele sa diskutonte për letërsinë dhe artet , me të madhin Ismail Kadare e me mentarë të tjerë të sferave të larta të dijës. Shokët e grupit ku bënte pjesë, si: Luto Sadikaj; Petrit Bebeçi;Vangjel Koroveshi;Stiljan Tanka; Lutfi Jaho; Isa Arapi; Flamur Pupa; Alqiviadh Dede; Sabri Toçi; Bilal Sina, etj. e kishin pranuar Begon, si “ të parin” e tyre. Ndarja nga jeta, para kohe, e atij talenti të rrallë, në përpjekje për ta përsosur nivelin profesional te pilotit solli mjaft dhimbje,brengë e lot; tek shokët e tij dhe tek ata që punuan e ishin prane tij. Bego Hozhës i kishte lezet fjala e i ngjiste kuvendi, Ai i jepte dritë mjedisit ku gjendej dhe ngrinte peshë zemrat e shokëve.
-I ndrittë shpirti e mos iu harroftë vepra dhe emri!
-Fëmijët që la pas, e paçin jetën të gjatë e i ngjafshin atij deli babai!
– I paharruar qoftë kujtimi i tij!
Nuk gjej fjalen me te bukur, Respekte!