Këtë kronikë, me material jetësor vendosa ta shkruaj jo në një ditë të vetme. Ditë pas dite e hap pas hapi, siç e solli jeta, ideja e këtij shkrimi u konsolidua e u poq, si e tillë. Mbasi e kishja kompletuar lëndën,një ditë, në një takim kafeje të rastësishëm, i fola për idenë që më kishtelindur,një shokuttim të hershëm, i cili e nisi rrugëtimin për t’u bërë pilot,së bashku me mua, në vitin 1960, në ish Bashkimin Sovjetik por, i detyruar, më pas, ndryshoi profil dhe është bërë poet e dramaturg i njohur. Lexo të plotë
Category Archives: Histori
Udhëheqësi i fluturimeve
Kohët në të cilat jetojmë, kanë prurë përmbysje të ndieshme, në teknologji e në koncepte. Teknika e sofistikuar që kanë njerëzit në përdorim e ka thjeshtuar shumë vendin dhe rolin e tyre dhe ua ka bërë punën më të lehtë. Sot, vështirë se mund të krahasosh një specialist aviacioni, i cili me një vizore llogaritëse në dorë, të tipit NLL-10, i cili rreket të bëjë llogaritë e fluturimit, me një bashkëkohor, i cili, shtyp një buton, në kompiuter dhe i bie botës cep më cep. Lexo të plotë