Një monografi ndryshe
Shumë herë jam përfillur për te shkruar diçka, për Hyrën por jam sprapsur, jo pa shkak. Sa e vështire është te përmbledhësh ne një monografi jetën e një “gjigandi” si ai. Një jete qe i ka te gjitha brenda. Hysa ndriti sa qe ne jete, vazhdon te ndrite dhe pas ndarjes nga jeta. Nuk e teproj po te them se Mahmut Hysa nuk ngjante me një njeri te zakonshëm; Ai ishte një “yll dritëshumë”; ishte një “ vegim”; një “engjëll mbrojtës” qe na erdhi si dhurate nga yjësitë, për te na bere pakëz drite. Si yll qe ishte, Mahmut Hysa mund te krahasohet vetëm me yjet dhe e ka vendin mes tyre, ne përjetësinë e qiellit, ne te cilin lundroi me te gjithë tipat e aeroplanëve qe dispononte vendi ynë dhe mori klasin e pare te pilotit qe është shkalla me e larte e kualifikimit te pilotit.
Kane shkuar shume vite nga koha kur ai u largua nga ky mjedis, por gjurmet e jetes se tij trokasin e do te trokasin sa te jete jeta. Se Hysa yne nuk punoi per nje dite e per pake kohe, por e ngjiti lavdine e armes qe deshi aq shume ne majat me te larta e i dha asaj dhe vetes privilegjin e perjetesise te merituar. Jo vetem ata qindra pilote qe ka mesuar, ne forma te ndryshme, por dhe ata te shumte qe vetem sa kane degjuar per bemat e tij, nuk mund ta largojne nga vemendja, komandant Hysen; nje njeri i jashtzakonshem e nje mik i te gjitheve. Hysa, ne cift me zj. e nderuar Nadire solli ne jete, dy “ yje”, sic ishte vete; Mimozen dhe Edin, te cilet u rriten me norma e u bene dikushi dhe nderojne e mbajne lart vlerat e Babait te tyre te paharruar.
Mahmut Hysa nguli piketa e vuri gure themeli ne historine e Aviacionit Shqiptar, te cilin e ngriti lart, mbi nivelin e fqinjeve dhe matej, me “ Luane”, jo me sorra. Eshte shkruar e komentuar, pa fund, per Hysen tone; sejcili sipas aftesive dhe mundesive dhe nga kendi i tij i veshtrimit. Mire eshte bere qe eshte shkruar per Ate njeri, i cili na erdhi kur na duhej, si me porosi, per te na ndricuar e iku perseri andej nga erdhi, atje ku e ka vendin, ne perjetesi. Sic kam vepruar ne raste te ngjashem, u rreka te terheq opinione per Hysen, por u sprapsa nga kjo rutine, me mendimin se, kedo qe te pyesesh , te njetat gjera do te thote per vlerat shumeplaneshe te Hyses. Megjithate, 2 opinione te miqve me te ngushte te Tij nuk mund ti shmang. Nje miku im, kur e pyeta per Hysen, ndali frymen per nje cast e me ze te mbytur nga ngasherimi, me tha: “ Ah, sikur te gjithe te ishin si Mahmut Hysa mbasi ndryshe do te ishin punet dhe vete jeta ne aviacion”. Mekot perpiqet ndonje mjeran zemerlig te hedhe balte mbi “te madhin e te paarritshmin Mahmut Hysa”. Ai ngjante me nje mal te larte tek i cili nuk mund te qasesh lehte.
Jam i te njejtit mendim me ate mentar qe psheretiu thelle, kur solli ndermend Hysen dhe shtoj se idhulli im, per fat te keq, jetoi e punoi ne nje periudhe kohore, kur vlerat e tij te qenesishme ishin te detyruara te bashkejetonin me antivlerat qe shpaloste dikush tjeter. Per themelimin dhe per zhvillimin e Aviacionit Shqiptar kane dhene kontributet e tyre, ne fusha nga me te ndryshmet e jetes aviacioniste, mjaft njerez, disa te njohur e te tjere me pak, ose aspak te njohur, jo per faj te tyre, por, me Mahmut Hysen, asnjeri nuk mund te matet e te krahasohet. Nuk e teproj, po te them se Hysa yne nuk ishte njeri, por- Perendi. Do te ndihesha keq, nese dikush, nga panjohja apo nga ligesia e shpirtit do te tentonte te rremonte per te gjetur ndonje te care ne punen e atij njeriu, i cili meritoi statusin e mikut te te gjitheve. Nese do te tentoja per te thene ndonje mangesi, me shume mund e me dhimbje, do te pohoja dy gjera: E para; Hysa ishte shtatshkurter dhe e dyta; Ai ishte mik i te gjitheve dhe u besonte te gjitheve.
Mahmut Hysa, u lind ne fshatin Maminas te rrethit te Durresit, me 1 prill te vitit 1936, ne nje familje autoktone shqiptare. Te paret e tij mbanin mbiemrin- Ukaj. Ata u ngulen ne Maminas, kohe me pare, kur shtegtuan nga malesite e Krujes, ne ultesiren Perendimore te vendit. Nena Lule dhe Baba Abdullahu, i mekuan djalit te tyre dhe femijeve te tjere te familjes vlerat e tyre dhe traditen e te pareve.
Briza qe fryn nga kontinenti e pleksur me flladin e ererave te ngopura me avuj te kripur qe frynin nga hapesira detare kaliten, qe ne femijeri, tek Hysa : shkathtesine e fizikut, mprehtesine e te pamit, rezistencen e shtatit dhe zhdervjelltesine e trupit.
Hysa “me ngjiti” qe kur e pashe. Ishte qershori i vitit te larget 1963 kur u sistemova ne nje dhome te hotelit te beqareve ne Rinas, perballe dhomes se Tij ku Ai banonte, se bashku me legjendarin Gezdar Riza Veipi. Tek Hysa pashe nje te ri 27 vjecar me shtat te shkurter por te mbushur, me shume muskuj, te shkathet e te mprehte, dashamires e me sy tere jete. Zgjuarsia dhe mencuria e kompletonin me tiparet me te mira te cilat i lipsen nje njeriu per te qene i mire. Cmoj si vlere autentike te Tij, misherimin brenda figures te nje piloti te kualifikuar te psikologjise dhe vijes te sjelljes te nje katundari tipik te Shqiperise te Mesme.
Hysa njihte e zbatonte ne perfeksion: normat e sjelljes, doket, zakonet, traditat, mentalitetin dhe psikologjine e nje fshatari te mirefillte te cilat pasuroheshin me nje edukate e kulture per t’u patur zili. Kur uleshe e kuvendoje shtruar me Mahmut Hysen te linte ndjesine sikur po bisedoje me nje fshatar, i cili, sapo kishte ardhur nga Maminasi; por, kur biseda thellohej, njohurite e Tij te benin te skuqeshe. Horizonti, njohurite, edukata e shendoshe, kultura dhe toleranca qe shperfaqte Ai dhe menyra e te thenit te gjerave ishin tejet interesante dhe origjinale. E donte shume Maminasin ku ishte lere, Ai deli djale i atij fshati vlerashume. Ne jete ka patur dhe te tjere pinjolle te nje fshati, te cilet e kane dashur shume vendin ku jane lindur, por, me pare jane larguar, si era me shi, se sa kane shkuar ne fshat. Hysa ishte tjetersoj. E vecanta e Tij eshte jo koheqendrimi ne fshat, por qasja e Tij e natyrshme dhe me dashamiresi ndaj njerezve. Hysa, ne cdo mjedis rrezatonte miresi. Ai behej njesh me bashkefshataret dhe nuk e shquaje lehte qenien e Tij ne ate mjedis.
Vlere me vete e Hyses eshte vazhdimesia e mbajtjes te lidhjeve te ngushta me te tijet e me te njejtet me ta. Nje miku im, kur ra fjala per Hysen, nuk la pa theksuar se: ” Po te vishej me rrobat tradicionale te treves, mes katundareve te tij, Hysen nuk e shquaje dot lehte”! Aq vertetesi ka ne keto fjale, sa njeriu mbetej pa mend kur degjonte Hysen tek kuvendonte aq bukur, me elokuence te rralle, gjuhen e nenes. Nje shoqerues, ( ne kuptimin e mikut te Tij) kur i takonte te shkonte ne Maminas, se bashku me Hysen, “bezdisej” e i dukej udha e gjate, kur perjetonte ndalesat e shumta te atij njeriu per te takuar e per te pershendetur te njohur e te panjohur te shumte. Te gjithe e njihnin, e donin e krenoheshin me birin e tyre, Mahmut Ukun zemerflori. Ndalonte Hysa, per te takuar cdo njeri qe njihte, te vetmuar apo ne grup fshataresh. Ata e veshtronin ne drite te syrit dhe perpinin cdo fjale qe nxirrte nga goja piloti i tyre. Dhe Hysa, jepte e merrte informacionin e nevojshem prej tyre. Keshtu, Ai ishte ne dijeni te zhvillimeve te jetes ne treven e tij dhe, kur fliste, mendimet i kishte te bazuara ne realitetin e kohes. I donte dhe e donin shume njerezit Hysen, dhe jo vetem te tijet. Familjaret dhe te afermit e Hyses, ndjenin jo vetem miresine e birit te tyre, por dhe ndihmen materiale qe u jepte Ai “engjell mbrojtes”, sipas kushteve dhe mundesive qe kish.
Kujtoj daljet tona ne Tirane, ne vitet e luftes se ftohte, kur, si te ishim ushtare te sherbimit te detyruar, dilnim ne dalje te lire, sipas nje grafiku qe hartonte kryebeqari – Gezdar Veipi, shok i afert i Hyses. Me nje autobus ushtarak 20 vendesh, dilnim ne Tirane e ktheheshim serish ne regjiment ne nje ore te caktuar. Hysa, si rregull, zbriste ne Vore e, prej andej shkonte ne Maminas; here ne kembe, here me makina te rastit e here te tjera me qerre te terhequr nga qe apo nga buaj. Ai shkonte me shume deshire per te pare e per t’u shmallur me prinderit dhe me te afermit, te cilet i kishte mjaft per zemer. I ndrinin syte Hyses, kur merrte ate udhe. Me uniformen e aviatorit ne trup dhe me aksesoret qe e zbukuronin ate, Hysa yne, edhe pse shtatshkurter, binte ne sy, se largu.
Hysa kishte dhe nje motiv me teper qe e shtynte dhe e bente shend e vere, kur merrte udhen per ne Maminas. Prane rruges kombetare qe te con ne Durres, diku, majtas, ne shkollen e fshatit jepte mesim e bukura Nadire, te ciles, “shqiponja e ajrit”, cuni i Dulles te Ukajve i kish vene syrin dhe e beri shoqe te jetes. Historia e lidhjes dashurore te cilter, mes zj. Nadire dhe Hyses tone ndoshta perben nje rast unikal e te pangjashem me dashurite panumerta te te rinjve. Ne ditet kur Regjimenti i Rinasit organizonte fluturime dhe Hysa ishte ne plantabele, Ai, rregullisht kalonte ulet mbi shkollen e Maminasit, per te pershendetur dashurine e tij, te pare e te vetme. Ne ditet e fluturimit kur Hysa nuk zinte vend ne plantabele, “detyren” per te kaluar ulet mbi shkolle ia “delegonte”, shoqerisht, mikut te tij te ngushte – Cobo Skenderi, te cilin e kishte si vella dhe ndante me te edhe probleme te marredhenieve dashurore soi kjo.
Mirepo te dy motorret e aeroplanit reaktiv, ne regjim pune gati maksimal uterinin shume dhe vala goditese qe shkaktonte shpejtesia e cliruar prej tyre, bente te fluturonin tjegullat, nga catia e shkolles, dhe atehere mesuesit dhe nxenesit te shtyre nga kurreshtja dhe nga zhurma dilnin ne oborr per te vrojtuar ate mrekulli qe pershendeste nga qielli. Se bashku me ta, dilte, si me droje e me ndjenjen e fajtorit pa faj edhe bukuroshja Nadire, e cila, gjithashtu pershendeste me dore.
Te kuptohemi: Kalimi ne lartesi te vogel me fluturim, nuk kishte te bente me shitmendje, por “ heroi i rrefimit” – talenti i rralle Mahmut Hysa, donte ti vertetonte opinionit dhe te zgjedhures se tij, se kete lidhje e kishte seriozisht, sic rezultoi dhe se per ta realizuar kete ishte i gatshem te bente cdo sakrifice.
Fejesa mes dy te rinjve nuk zgjati shume, per rrjedhoje edhe strehimi i Hyses ne dhomen perballe qe afatshkurter. Ne hotel banonim pak pilote beqare dhe ne mjaft raste i rrefenim njeri-tjetrit edhe ndonje te “fshehte”. Theksoj se Hysa , ne komunitetin tone ishte nga me te afruarit dhe mjaft i cilter. Nje here me beri te ditur se i ati – Dulla, i kishte thene: “ Mr cun, darsmen tate e boj veta; ti gatit shpenzimet per nusen…”! Hysa kishte nisur te akkumulonte te holla, por nuk i depozitonte ne arken e kursimeve. E pyeta, ne intimitet: “ Ku i ruan te hollat, O Hyse ”? E ai me ftoi ne dhomen e tij, ku nxorri nga poshte krevatit, disa pale kepuce, brenda te cilave kishte futur corape te pa lara e ne brendesi te tyre kishte futur kartmonedha te prerjes se madhe ( 100 lekeshe). Edhe ne kete ceshtje, Hysa kishte gjetur nje zgjidhje origjinale, per te parandaluar ndonje grabitje te mundeshme.
Raporti mes Hyses, prinderve te tij dhe te afermve ishte i pashembullt. Eshte e natyrshme qe cdo njeri, ka e duhet te kete respekt e dashuri per ata qe e kane sjelle ne jete, por Hysa, edhe ne kete ceshtje ishte i vecante. Te shumte jane ata qe thone e perseritin sloganin se: “ prinderit e tij jane me te miret ne bote” por kjo nuk mjafton. Hysa ishte nga ata te rralle qe kalonte nga fjalet ne vepra dhe ishte konkret e i pashembullt. Dashuria dhe respekti i tij ndaj prinderve ishin tej kufijve te qasjes njerezore. Deri me sot nuk e kam pare ta beje tjeter bir ate qe bente Hysa, i cili i lante kembet Nenes se tij. Kete veprim, Ai e kishte kryer dhe nje nate para se te nderronte jete. Rri e mendoj: c’te jete valle kjo mrekulli? Here me del perpara syve te mendjes nje dashuri pa limite; here te tjera nje shfaqje konkrete dhe e ndieshme e mirenjohjes per sakrificat e panumerta te Nenes, perkushtim e adhurim i birit te denje per nenen e dhimbshme dhe ne finale me dalin te gjitha se bashku.
Mahmut Hysa, sic e kam njohur, ishte teper i ndjeshem dhe me shume edukate e kulture. Ai ishte rritur ne nje familje ku njeri flet, te tjeret degjojne e perpijne cdo fjale te tij; ku respektohet mosha e ka hierarki familjare por sundon dashuria dhe mirekuptimi mes pjesetareve te familjes. Prandaj, edhe lidhjet e raportet e Hyses me cilindo e ne vecanti me te afermit e tij, ishin marredhenie respekti te ndersjellte, te pashoqe. E them, plot gojen se Mahmut Hysa ishte i dhimbsur, i brishte e altruist. Dashuria dhe respekti per te tijet nuk ndalej tek fjalet e mira por pasohej nga kontributet ekonomike e financiare, per ti ndihmuar ata sa e si mundej. Cilin nuk ka ndihmuar e perkrahur, me te drejte, Ai njeri? Mjafton te permend se ne banesen e re, e cila eshte bashkekohore te ndertuar nga vellai i tij, ne Maminas, kontributet e Hyses ishin te ndjeshme. Njera nga dhomat e shumta te baneses eshte e Tij dhe njerezit thone: “ Kjo eshte dhoma e Mahmutit”!
Mbasi perfundoi studimet e u kthye ne Atdhe, Ai u emerua pilot, ne Regjimentin “ Peza” te Qytetit “ Stalin”. Meqenese Hysa dhe Gezdar Veipi luanin futboll cikesor, ishshefi i klubit sportiv “ Partizani” Mori udhen e i vajti Niko Hoxhes, ( ne ate kohe komandant regjimenti) me kerkesen per ti terhequr ne ekipin perfaqesues te klubit perkates, te dy pilotet. Kerkesa e tij ndeshi ne kundershtimin e kolonelit, i cili gjykoi se per ta ishin bere shpenzime kolosale dhe nevoja per pilote cilesore si ata, ishte eminente.
Hysa luajti futboll, loje te cilen e kishte hobi, deri ne fundin aksidental te jetes se tij. Per veprimtarine fluturuese te Hyses, me mire mund te thone, dy sivellezerit e tij: Cobo Skenderi dhe Gezdar Veipi ( ndjese paste) te cilet e kane percjelle bashkepunimin me te prej vitit 1949. Intervistat e tyre te viteve 2012 dhe 2013 jane autentike dhe pasqyrojne, me vertetesi jeten e Hyses kur ishte nxenes, ne Shkollen Ushtarake “ Skenderbej”, ne shkollen sovjetike te aviacionit dhe si pilot i shkalles me te larte te kualifikimit, ne Shqiperi e ne Kine, mbajtes i Klasit te Pare te pilotit.
- Cobo Ibro Skenderi, (intervistuar me 23 tetor te vitit 2013). “… Hysa ishte fisnik; i thjeshte e me moral. Ai ishte nga me te mirete Klases te Pare “A”, ( te Shkolles Ushtarake “ Skenderbej”). Ne vitin 1953, kur do te shkonim per studime aeronautike, ne Bashkimin Sovjetik, ishim 12 vete. Njerin e zbriten nga aeroplani. Ne dhjetor te atij viti, sollen ne grupin tone –Hysen. Ne shkollen e aviacionit te qytetit Borisoglebsk, gjate kater viteve te studimeve, Hysa ishte ne “tabelen e nderit”. Kur mesonte ne Shkollen “ Skenderbej”, Ai luante futboll me ekipin e te rinjve te klubit sportiv “Partizani”. Hysa luante bukur futboll, ishte finok e driblonte lehte. Driblimet i kishin lezet.
Ne grupin tone ishin: Mahmut Hysa; Cobo Skenderi; Celua ( Gezdar Veipi); Halit Bulku; Bajazit Jaho; Selman Mecaj; Sandri Sokoli; Ramadan Ramadani; Muamer Halite dhe Manush Kreshpa. I nisem fluturimet me aeroplanin me helike te tipit Jak-18U, i cili ishte i pajisur me slita nen rrota, te cilat shfrytezoheshin per ngritje dhe per ulje, ne aerodromin fushor te Rodnicokut. Pas tij, fluturuam me aeroplanin Jak-11, ne aerodromin fushor te Povorinos dhe ne ate te Cigarakut. Ne aerodromin e betonuar te Borisoglebsit fluturuam me aeroplanin reaktiv Mig-15 te te dy tipave. Shkollen e aviacionit, ne profilin pilot, e nisem ne vitin 1953 dhe e perfunduam ne vitin 1957. Ne aeroplanin reaktiv Mig-15, Hysa u leshua i pari vetem, dhe provimin perfundimtar ne ajer e dha me komandantin e shkolles. Pas fluturimit provim, Hysa zbriti nga shkallet e aeroplanit dhe sipas rregullit, iu paraqit kontrolluesit, te cilit i kerkoi verejtjet. Komandanti e degjoi e i tha: “ Spasivo – zamjecatjelno” qe do te thote: ”falemnderit- ishte nje mrekulli” ! Pas provimit ne fluturim, dhame dhe provimet teorike. Ne lenden e teorise te fluturimeve, me petagog nenkolonelin Novikov, per nje lapsus qe beri Mahmuti, petagogu i vuri noten kater ( ne ate kohe sistemi i vleresimit ishte me 5 balle). Te tjeret, moren noten 5 dhe dolen me te gjitha pesa. Novikovi qe e njihte mire nivelin dhe aftesite e Hyses, i kerkoi atij ta rijepte provimin, i sigurt se Hysa do te merrte 5, por Mahmuti nuk pranoi. Te gjithe ne te grupit te tij, dolem me graden e togerit; vetem Hysa, per shkak te asaj katre, u titullua oficer, me graden e nentogerit.
Kur u kthyem nga Bashkimi Sovjetik, qendruam nje muaj ne Skuadrilen e Tiranes. Me nje aeroplan PO-2, beme nga nje fluturim, per njohjen e rajonit te fluturimeve. Pilot i avionit qe na voziti ishte Vasil Trasha (ndjese paste). Vasili, ne pilotim ishte i jashtzakonshem. Pastaj shkuam ne Qytetin “ Stalin” ku fluturuam ne aeroplanet reaktive Mig-15, per te cilet ishim pergatitur ne shkolle. Komandant te Regjimentit gjetem Niko Hoxhen. Hysa u caktua ne Skuadrilen e Pare, ku ishte komandant Vasil Trasha ( ndjese paste). Ai u caktua pilot shoqerues i Anastas Ngjeles (ndjese paste).
Ne muajin prill te vitit 1959, shkuam per se dyti ne Bashkimin Sovjetik, ne qytetin e Sevaslejkes, ne gubernen Muran. Vajtja jone e dyte ne ate vend kishte si qellim kalimin ne aeroplanet mbizanore, Mig-19 PM, te pajisur me llokator dhe me kater raketa te drejtuara ajer-ajer. Edhe ne kete aeroplan te sofistikuar, Mahmut Hysa fluturoi i pari nga grupi i piloteve prej 16 vetesh. Mbi hapsiren e shkretetires te Karakumit, beme qitje me raketa kunder shenjes ajrore qe levizte. Ishim pilote qe mbanim klasin e trete dhe mes polemikash, sovjetiket na perfshine ne kete kalim. Pilotet e tjere, te ardhur nga demokracite popullore ishin me klase me te larte dhe ne funksione drejtuese te rendesishme. Hysa, ne qitjen me raketa, e goditi shenjen ajrore qe ne futjen e pare. Si grup u klasifikuam ne vendin e dyte. Ne vendin e pare u renditen ceket, me 10 goditje, kundrejt 8 tonave. Me vone, Hysa shkoi akoma me ne Lindje, ne Kine, ku mesoi fluturimin ne aeroplanin me te sofistikuar te kohes; ne Migun -21. Kur u nda nga jeta Mahmut Hysa, Cobo Skenderit nuk i lejohej as ta percillte ne kortezhin qe e coi ne vendin “e shenjte”. Aq e ashper ishte e ashtuquajtura lufte e klasave sa ndau nga njeri-tjetri edhe ata qe ishin rritur se bashku, si vellezer te lindur nga e njejta nene. Cobua qendronte ne balkon e i therte zemra per Hysen e nuk i ndalte dot ngasherimet, kur kortezhi i permortshem kaloi prane shtepise me arkivolin ne krah qe mbante brenda Hysen e pajete. Ne ato caste vetmije te trishte, Cobua gjeti forca e shkrojti keta vargje, si ngushellim e si dedikim per sivellane nee diten asaj gjeme qe perjetoi ne vetmi:
“… Nje shqiponje, ketu fle gjume;
Nje pilot i pasionuar;
Nje oficer qe e deshi shume;
Kete qiell te praruar.
Me shpejtesi, si meteor;…
E ka mbrojtur – dite e nete;
Me te zjarrten dashuri;
Dhe kur flake nxirrnin rete;
Dhe kur binte bore e shi;
Per te derdhi mund e djerse;
Ndaj i gjalle, perjete do mbese!
Ne nje interviste tjeter, te muajit dhjetor te vitit 2019, Cobua shton: “… Ne shkollen e Borisoglebsit, fluturimet i nisem ne muajin shkurt te vitit 1954, me aeroplanin Jak-18U, i cili ishte me rrote ne bisht. Fluturonim me llizha ( ski) nen rrota. Kur aeroplani qarkullonte neper aerodrom, me motorr te ndezur, e mbanim per krahu per ta shoqeruar. Kjo ndodhi ne aerodromin fushor te Rodnicokut, vazhdoi deri ne fund te prillit te atij viti. Ishim programuar te fluturonim ne aeroplanet LlA-9, por, ne prag te nisjes te fluturimeve, keta avione u shkaterruan e u derguan per skrap mbasi, gjate stervitjes, sidomos ne ulje me kete aeroplan, ishin katastrofuar mjaft pilote. Ate dite perjetuam feste te madhe ne shkollen tone. Fluturuesist ne vecanti, e mirepriten shkaterrimin e kesaj teknike ajrore. Thua se donin te hakmerreshin per gjemat qe kishin degjuar apo perjetuar? Kur mesonim aeroplanin Mig-15, Mahmuti kishte instruktor te teknikes se pilotimit kapitenin Sozin.
Hysa ishte i dhene dhe pas leximit te librave teknikoshkencore, politike dhe artistike. Ai pelqente, ne menyre te vecante shkrimtaret klasike ruse. Per zemer kishte: Maksim Gorkin; Lev Tolstoin; Sergej Jeseninin; Anton Cehovion etj. Nje here vendosi te shkonte per te vizituar shtepine ku banoi Sergej Jesenini, por rezultoi e pamundur. Kur luante futboll, Hysa mbi shpine mbante Numerin 9 dhe gjuante me te dyja kembet. Hysa ishte “magjistar” i topit. Atij lojtari, topi i ngjitej pas kembes. Kur luante Hysa, i gjithe stadiumi i Borisoglebsit cohej ne kembe e bertiste: “Hjusa- Hjusa”! Portierin legjende Lev Jashin, Hysa e kishte idhull. Kur shkonte ne DEKA, te pranishmit e deftonin me gisht. Hysa luante futboll te kohes e me kepuce me taka; te pershtatshme per kete loder. Ne artin muzikor Ai pelqente kenget e Slushenkos dhe kendonte ne Rusisht.
Banjen ku laheshim e kishim larg dhe temperaturat e ajrit rrethues arrinin deri ne -50 grade celsius. Per te patur ne sy njeri-tjetrin, ecnim ne kollone, per nje. Hysa si i fuqishem, ishte ne krye te rrjeshtit. Kur Ai lodhej, kalonte ne fund te kolones.
Me 20 shtator te vitit 1957, mbasi perfunduam pergatitjen e pilotit e u kthyem ne vendin tone, ne rruge ujore, me anijen me te cilen shkuam dhe ne te njejten rruge detare. Nuk zbritem ne asnje port detar nga kalonte rruga ujore. Ne mbasditen e dates 20 shtator te atij viti, mberritem ne portin e Durresit. Ne port na priti kuadri i larte i ushtrise – Skender Majlindi. Lame valixhet ne Skuadrile dhe fjetem ne hotelin “Vollga”…. Ne Tirane qendruam nje jave. Pastaj na cuan ne Qytetin “Stalin”, me nje autobus ushtarak… Beme nje muaj leje dhe u kthyem ne repart, ku nisem fluturimet.
… Ne vitin 1960 shkuam perseri ne Bashkimin Sovjetik, per te bere qitje me raketa ajer-ajer. Shkuam me nje aeroplan TU-104, ne rrugekalimin: Tirane-Budapest- Moske- Astrahan. Ishte vajtja e dyte per te njejtin qellim. Na priten sikur te ishim fashiste. Kishte ngjare Bukureshti. Ne kete vajtje, nuk beme qitje me raketa. Si justifikim, vendasit na nxirrnin shkaqe fare absurde. Kur perfundoi koha e caktuar, u kthyem ne Moske. Ne stacionin e trenit na shoqeroi gjeneral Halim Ramohito, me qellim qe te percillnim Enver Hoxhen, i cili kishte zene vend ne vagonin e fundit te trenit shumevagonesh. Bente ftohet. Nuk na lane te dilnim fare. Enveri ishte ulur se bashku me Mehmet Shehun dhe me Hysni Kapon.
- Gezdar Riza Veipi ( ndjese paste), pilot i klasit te pare, shok i ngushte i Mahmut Hyses, nga viti 1949, deri ne castet e fundit te jetes se tij.
“… Se bashku kemi qene skenderbegas qe kur ishim 13 vjec. Kur u bashkuam ishte viti 1949. E kishja shok te ngushte, derisa Ai u nda nga jeta. Ne mesime ishte normal. Futbollisti “ i vogel”, driblonte dynjane; vetemse nuk kishte fizik. Ishte kohe e shperthimeve ne Shqiperi. Luanim futboll ne te njejtin ekip. Hysa ishte mjaft i shkathet. Ne jete ishte disi i drojtur… Vendi i tij ne lojen e futbollit ishte sulmues. Ai i driblonte te gjithe. Kur ishim skenderbegas, te dy, luanim ne ekipin e shkolles dhe ne ate te te rinjve te “ Partizanit”. Kur ishim per studime ne Borisoglebsk, luanim me ekipin e futbollit te shkolles se aviacionit dhe me ekipin e pare te qytetit, i cili merrte pjese ne kategorine e dyte te Bashkimit Sovjetik.
Gjate kohes kur studionim per pilote, nuk mund te vinim per pushime, ne vendin tone. Ne nje rast na cuan ne qytetin e Leningradit dhe dy here te tjera ne ate te Moskes. Ne te dy qytetet pame ekspozitat, teatrot, cirkun, Teatrin Bolshoj etj.
Hysa ishte shume i ndershem. Fshatar, me te ndershem se Ai, ne tere boten nuk gjen.
Ne vendin tone, kur ishim te rinj, luanim futboll, bashke, me te rinjte e “Partizanit”. Kur u kthyem nga Bashkimi Sovjetik, ( ne vitin 1957 NN) na caktuan ne Qytetin “ Stalin”. Ne regjiment erdhi Besim Fagu ( ndjese paste. Besimi kerkonte Hysen dhe mua te na merrte, qe te luanim futboll, me “ Partizanin”. Niko Hoxha ( ndjese paste), ne ate kohe komandant i regjimentit te aviacionit, i tha Besimit: “ Nuk i pyes fare ata, a doni apo nuk doni; jam i sigurte qe nuk duan. Ata kane marre nje profesion, te cilin e duan shume dhe e dine se, per ta jane harxhuar “qimet e kokes”. … Ishim njezetvjecare e na mungonte stervitja futbollistike mbi baza shkencore. Ekipi i futbollit te qytetit Borisoglebsk, ku luanim ne te dy, ishte ne kategorine e dyte te kampionatit te futbollit, ne tere Bashkimin Sovjetik. Ai, ( kipi i Brisoglebskit) luante futboll me mire se “ Partizani” dhe “Dinamo” tek ne. Kur u nisem per ne Bashkimin Sovjetik, ne vitin 1953, ne grup ishim 10 vete. Njeri nga grupi yne doli i paafte. Mirepo ne grup duheshin 10 e ne vend te tij u caktua Hysa. Hysa iu bashkua grupit tone, ne muajin Nentor te vitit 1953. Na gjeti ne shkolle ne te tjereve qe kishim shkuar qe ne muajin shtator te atij viti. Grupi yne perbehej nga: Gezdar Veipi; Bajazit Jaho; Mahmut Hysa; Halit Bulku; Manush Kreshpa; Selman Meca; Cobo Skenderi; Ramadan Ramadani dhe Sandri ( Aleksander NN) Sokoli. Qendruam ne Bashkimin Sovjetik 4 vjet e tre muaj.
Ishim kompakte e te disiplinuar. Gjate kohes te studimeve, asnjeri prej nesh nuk iku pa leje ( ne qytet NN). Ishim grup i puqur, me skenderbegas te perzgjedhur. Hysa fluturonte shume mire. Kur u graduam, vetem Ai doli nentoger edhe pse meritonte me teper. Me erdhi shume keq per kete. Ishte i qete por kur shkelej e drejta nxehej. Nuk i duronte dot padrejtesite. E kuptoja kur nxehej se i ngrihej delli i ballit. Hysen e kam njohur, njelloj si vellane tim. Ishte shume i zgjuar por nevrik. Kur ne dilnim ne Tirane, Ai zbriste ne Vore e shkonte ne kembe, ne Maminas. U fejua me Nadiren. Kur u fejuan, Ajo ishte arsimtare, ne fshat. Flinim ne nje dhome. Leket qe grumbullonte, i fuste ne kepucet e vjetra te tij.
Se bashku me Hysen, kam kaluar ne te gjithe tipat e aeroplaneve te parkut shqiptar te aviacionit. Ai ka marre pjese ne uljen e detyruar te dy aeroplaneve amerikane dhe te aeroplanit Jugosllav, me pilot Bozhidarin. Hysa, plasi nga marazi, pas katastrofes ajrore te dy piloteve njeherazi: Sabri Tocit dhe Armando Gjokes (NN).
Te dy opinionistet: Cobo Skenderi dhe Gezdar Veipi e kane njohur Hysen qe nga viti 1949, kur Ai nisi mesimet ne Shkollen Ushtarake “Skenderbej”. Shoqeria e ngushte mes tyre ka kaluar neper “fijen e perit”. Ajo prcolli e perballoi situata nga me te ndryshmet, me veshtiresi te shumta, si ne toke dhe ne ajer. Kam bindjen e patundur se cilindo qe te pyesja per Hysen, vetem fjale te mira do te degjoja, per te. Jo per faktin se Hysa nuk eshte me ne jete, por per hir te jetes aktive te tij.
Pas ndarjes nga jeta te Mahmut Hyses, per jeten e tij kane shkruar, nga kende te ndryshem veshtrimi e njohje, mjaft njerez. Mire kane bere. Edhe me shume duhet shkruar per Hysen qe beri histori brenda Historise te Aviacionit Shqiptar dhe u mesoi mjeshterine e pilotimit, dhjetra piloteve te niveleve te ndryshem.
Hysa, qyshse nisi udhen e ajrit, “ shaloi” aeroplane te te gjithe tipave te parkut shqiptar te aviacionit; nisur nga aeroplanet Jak-18 U; Jak-18A; Jak- 11; UTI Mig -15; Mig-15 Bis; Mig-17F; Mig-19 Pm; Mig -19S dhe Mig- 21. Ne detyren e komandantit te regjimentit te Rinasit, ku drejtoi per shume vite, Mahmut Hysa shpalosi nivel te larte profesional dhe aftesi te rralla organizative. Tipar dallues i Tij ishte njerzilleku; qendrimi prane njerezve e ne mes te tyre. Hysa, duke i dhene perparesi punes se gjalle me njerezit ishte kunder skematizmit, shkresurinave dhe burokratizmit. Per ta shtensionuar disi kete monografi, me duhet te sjell ne kujtese rrefimin e veteranit te aviacionit –Robert Marko, i cili me beri me dije se: “ Kur u emerua komandant regjimenti Hysa, shefi i sekretarise sekrete i coi ne zyre nje shkrese. Hysa, i pamesuar me shkresurina, e lexoi permbajtjen e saj, falenderoi kryesekretarin dhe beri ta griste letren, per ta hedhur ne koshin e mbeturinave. Mos, i tha Adili, shkresat, mbasi lexohen nga titullari, siglohen dhe protokollohen. Ku ta dinte Hysa pilot i talentuar kete rregull shkresaxhinjsh?
Hysa ishte mjaft i zgjuar e te lexonte me nje te pare. Ate qe kishte perballe, Hysa “ e peshonte ”, me kandarin e farmacise dhe i jepte hakun. Mirepo ne qendrimet e tij te drejta, ne raste te vecante thyhej perballe logjikes te shendoshe e gjykonte si prind i vertete. Ne nje rast, rrefen vartsi i tij Gani Progonati, nje punonjes i repartit kishte bere nje shkelje te rende ne pune. Me te drejte, Hysa, mbasi e gjykoi rastin, vendosi ta pezullonte nga puna punonjesin. Por, kur mesoi se punonjesi kishte nje vater me femije, Hysa u fut ne lekuren e prindit dhe duke sjelle nder mend vocerraket qe kishte lene ne shtepi, e fali punonjesin ne fjale. Shpirti i mire dhe toleranca ishin tipare dalluese te tij.
Hysa i respektonte dhe i mbronte vartesit. Per ta argumentuar kete, me mjafton te sjell perpara jush, pervojen vetjake. Hysen nuk e kishja komandant te drejtperdrejte por e kishja idhull dhe “ engjell mbrojtes”. Me 4 qershor te vitit 1964, ne procesin e ngritjes, lejova nje gabim te rende, duke rrezikuar veten dhe aeroplanin qe pilotoja. Premisa, per fat perfundoi pa rrjedhoja te renda por me kushtoi 3 muaj ndalim nga fluturimi. Nje dite, ne kohen kur pilotet prisnin te drekonin perpara hotelit te ri, nje kolegu im, i skuadriles te pare, vartes i Hyses, me ironizoi. Mahmut Hysa, i cili ndodhej midis piloteve te pranishem, e degjoi stigmatizimin; u ngrit, i revoltuar e iu drejtua tjetrit: “ … Ti filan, mos mi fol ashtu pilotit se, cdo pilot mund te gaboje… Ky eshte vetem nje rast, por Hysa e kishte lejtmotiv te sjelljs te tij “mosdhenjen e kolegve”, natyrisht, pa mbuluar gabimet e tyre te paqellimshme. Opinionistet dhe koleget e Hyses, ata qe e kan njohur dhe kane punuar se bashku per shume kohe, me sollen deshmine se Hysa, ne cdo kalim qe beri, ne tipa te ndryshem aeroplanesh, eshte leshuar i vetem ne ajer, i pari i grupit. Kjo eshte nje vlere tjeter e tij. Per thjeshtesi te papare defton dhe fakti qe Hysa, nuk i zuri kurre ne goje e nuk u kapardis me dekoratat qe mbante. Jo se i nenvleftesonte meritat por i tille ishte ai supernjeri. Ndoshta, te tjere kane qene ata qe kane perfituar nga statusi i tij e kane ecur ne jete, fale lidhjeve te paverteta me Te.
Hysa ishte model i besnikerise dhe i ndershmerise. Lidhja e tij fatlume me dinjitaren Nadire dhe sjellja me te dy femijet qe solli ne jete eshte jo vetem nje rast teper interesant, por dhe nje pike referimi e cdo kohe. Hysa ishte model i familjarit qe ne familje nuk fliste kurre per ceshtje te punes, por vetem per ato qe i takonin familjes, teksa “bluante” perbrenda vetes, ceshtjet e shumta qe rridhnin nga detyra e lavdishme qe kryente, sidomos kur dicka nuk ecte si duhej. Lejtmotivi i tij, ne jete ishte: “… jeta i ngjan vrapimit te kuajve; o i pari, o hic…”. Duhet te remosh shume per te pikasur ndonje ves te Hyses. Ai vajti tri here ne Bashkimin Sovjetik, ne periudha kohore te ndryshme, mesoi per bukuri fluturimin ne tipa te ndryshem aeroplanesh, por vesin e te pirit nuk e mesoi dot. Nuk ia pranonte Karakteri i tij i pster. Ate nuk e pa njeri te dehur. Edhe ne nje rast qe e teproi me te pirret alkool, per hir te shokeve, nuk shkoi te flinte ne shtepi, por e percolli naten tek motra, te cilen e donte dhe e respektonte shume.
Ne vend te humorit: Nje dite prej ditesh, Hysa nuk vajti ne Maminas, si perhere, por erdhi ne Tirane. Me shoket e kishte bere “ nxemjen” e ishte cakerrqejf. Tek sheshi “ Skenderbej”, i veshur me spaletat e kapitenit mbi supe dhe me kapelen e aviatorit mbi sy, serbes, i vajti drejtperdrejt policit qe drejtonte trafikun mbi nje poltrone. Kur pa spaletat e kapitenit, vetiu, polici mori drejtqendrim, e nderoi, sipas rregullit e shtoi: ” Si mund te te ndihmoj, shoku kapiten”? Hysa, qete –qete, i tha shtetarit: “ Cila eshte ana tjeter e bulevardit”? “ Ajo andej”, tha polici, pa te keq, i zene ngushte. “ Po perse ai polici tjeter, me tha se ana tjeter e bulevardit eshte kjo”? Kush te doje le te tentoje ta zbertheje kete ekuacion te thjeshte por mjaft te zgjuar!
Hysa deshironte te kish nje familje te madhe; me dy djem qe ti ngjanin atij. Per fat te keq, kjo nuk ngjau, por, duhet thene se te dy femijet qe la, si vajza dhe djali u rriten per se mbari nen kujdesin e tij dhe te bashkeshortes dhe sot, kudo ku punojne e ku jetojne, ata, jo vetem qe jane krenare per Babane e tyre, por e nderojne te nderuarin, dhe pas vdekjes, me punen dhe me sjelljen e tyre. Ndarja e puneve me bashkeshorten e nderuar, zj. Nadire, te cilen e donte dhe e respektonte mjaft, sic e meriton eshte tjeter vlere e te paperseritshmit Mahmut Hysa. Vete Hysa, ne raportet me femijet ishte nje petagog i vertete kurse zj. Nadire, koke me koke, me nje grup grash te aviatoreve, priste ne netet e gjata, kur bashkeshortet e tyre fluturonin dhe cliroheshin nga ankthi, vetem kur trokisnin dyert, afer agimit. Ne raportet me femijet, Hysa mbante prane vetes te bijen, te cilen u orvat ta fuste ne hullite e letersise, por, per fat te keq nuk arriti ta veshtronte letrare te shquar, sic u be Ajo bije krenare per babane vlerashume. Te birin, Hysa e mbante disi me larg dhe synonte ta bente burre, qe ti ngjante Babait dhe te trashegonte tipare nga “rrenja”.
Ndarja nga jeta e Mahmut Hyses, me 6 prill te vitit 1980, rreth ores 21.20, ishte e befte e i ngjante nje aksidenti me pasoja fatale, qe la pas, krahas emrit te mire dhe mjaft brenge, dhimbje e hamendesi . Percjellja per ne banesen e fundit, ne Sharre, te nesermen e ndodhise fatkeqe, nga nje kortezh i cili ngjante me nje lume njerezish ishte nderim e mirenjohje per ate njeri lavdimadh. Hysa cmohet si njeri nga kontributoret me jetegjate e me ne ze te Aviacionit Shqiptar. Ai punoi e sakrifikoi shume, per ta cuar lart armen e tij te dashur ndaj mosharrimin e ka fituar para se te ndahej nga jeta.
- Lavdi jetes dhe vepres heroike te Mahmut Hyses; i paharruar qofte kujtimi i tij i ndritur!
Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj, koleg dhe bashkekohes i tij. Tirane, mars-prill 2019
Pershkrim shume i bukur ,per nje figure te ndritur te aviacionit shqiptar