Talent ne fluturim; human, kurajoz e i pamposhtur, ne jete
( Monografi, kushtuar pilotit te klasit te dyte, te paharruarit Thanas Lili Papa)
Portretin e pilotit, ma do mendja se e ka pecaktuar me sakte- Iosif Visarionovic Stalini. Gjeniu I Revolucionit te Tetorit dhe strategu I fitores te popujve mbi fashizmin, duke folur mbi kete teme, ka theksuar: “ … Pilot, do te thote: koncentrim vullneti, karakteri dhe aftesie per te shkuar ne rrezik…”!
Historia e aviacionit boteror dhe e atij shqiptar eshte plot me shembuj te cileve u shkon mjaft mire per shtat “ ky kostum”. Thanas Lili Papa ka qene I tille, ne te gjithe portretin e tij. Koka e kesaj monografie si “ Lapidar I mosharrimit te tij”, shpresoj se i perngjan sadopak percaktimit qe ka bere gjeniu i Revolucionit te Tetorit.
Thanas Lili Papen e kam patur shok grupi, ne nje kohe te veshtire, kur studionim per t’u bere pilote ne nje vend te huaj dhe kur kishim shume nevoje per perkrahjen dhe mbeshtetjen e njeri-tjetrit. Thanasi ishte me i rritur ne moshe dhe kishte me teper pervoje jete e si fluturues; ndaj e kisha idhull dhe udherrefyes. I besoja Atij njeriu, mbasi me pelqente karakteri i tij i vecante. Prandaj e bera shok e u afrova me te dhe nuk u ndame, nga njeri-tjetri, derisa vdekja e parakoheshme e tij beri te sajen. Dikur ishim prane njeri-tjetrit dhe, si shoke te asaj moshe te re, ndanim cdo opinion e cdo shqetesim. Koha dhe fatet ndoqen udhe te ndryshme ne jete, por ne u vecuam vetem fizikisht, se ashtu rrodhen gjerat por, mbetem te lidhur me njeri-tjetrin, shpirterisht dhe ndjenim gezime, reciprokisht, per arritjet e shoshoqit se na bashkonte qellimi i madh i udhes qe nisem se bashku.
Thanasi na iku para kohe, kur sapo kapi “ majat” e profesionit te pilotit, te cilin e donte aq shume. E tille eshte jeta; ajo te prêt atje ku dhe kur nuk e prêt. Ikja e Thanas Papes nga kjo jete la shume shtigje te pambushur. E donte shume jeten, Ai njeri dhe donte ta jetonte ate denjesisht. Si tere miqte e shoket e tij te shumte, edhe une krenohem qe kam patur fatin e mire te ndodhesha perkrah nje “ kollosi”si Ai, i cili, ate pak jete qe jetoi, u shfaq me dinjitet dhe beri e la emer te mire. Se kush ishte Thanas Lili Papa dhe cfare beri Ai njeri ne jete, me mire se kushdo tjeter e dine ata qe kane punuar e jetuar perkrah tij, si ne “dite me diell” dhe ne “kohe me furtune”. Ja cili eshte opinion i disave syresh:
- Viktor Vangjeli, pilot i klasit te dyte, ish komisar I Regjimentit “ Peza”: “… Thanas Papen e kam njohur, ne fund te vitit 1963, ne Regjimentin “ Peza” te Qytetit “ Stalin”. Vija nga studimet per pilot ne Kine e Ai nga Shkolla e Larte e Aviacionit, ne Vlore. Te dy, ne procesin mesimor, neshkolle kishim fluturuar ne aeroplanet reactive gjuajtes-bombardues te tipit Mig-15. Ishim te diplomuar pilote gjuajtes-bombardues dhe ishim titulluar oficere ( nentogere). Si te rinj ne profesion, kishja kuriozitetin ti njihja pilotet qe kishin mbaruar shkollen tone te aviacionit. Per fat, te dy na caktuan ne te njejten skuadrile dhe pergatitjen per fluturim dhe vete procesin e stervitjes ajrore, i zhvillonim se bashku. Kur pergjigjej Thanasi , “ hapja syte” dhe thosha me vete: “ Keta sikur ta kene mbaruar shkollen e aviacionit, jo per pilote, por per teknike aeroplani”. Aq mire e njihte tekniken ajrore, Thanasi, si konstruksion e si funksionim. Krahasimin e beja me veten time dhe me shoket e mij te grupit. Ne, ne Kine, mesimet teorike i zhvillonim me perkthyes. Kuptohet; duke pershkuar tri gjuhe ( kinisht- rusisht- shqip), nga spjegimi I pedagogut, deri tek ne studentet vinte fare pak dhe e tjetersuar. “ Mielli” mbetej udhes.
Thanas Papa ishte njeri me vullnet te forte dhe e donte shum aeroplanin dhe fluturimin. Ai ishte teper kerkues dhe korrekt, si ne fluturim dhe ne jeten e perditshme. Kur behej fjale per zbatimin e instruksioneve dhe rregulloreve te stervitjes ajrore, Thanasi nuk te falte. Ne fluturim ishte i isakte dhe detyrat ajrore, te cdo lloji i kryente me pasterti. Vartesve u kerkonte shume, por, para se gjithash, Ai kerkonte nga vetja. Keta ishin disa nga faktoret baze qe mundesuan ngjitjen e shkalleve te karrieres, nje nga nje e me siguri te madhe. Gjate gjithe kohes kur fluturoi, Thanas Papa nuk solli asnje shqetesim. Thanasi e nisi karrieren e fluturuesit nga pozicioni I pilotit shoqerues; u ngjit ne detyren e komandantit te ciftit; atij te zvjenes ( katershes); u emerua zevendeskomandant skuadrile, pastaj komandant skuadrile dhe se fundi u emerua ne detyren e larte te zevendeskomandantit te regjimentit per fluturim. Shpejtesia me te cilen Ai ngjiti shkallet e karrieres ishte vertet e vrullshme por edhe siguria e tij ne fluturim ishte e madhe. Thanas Papa, pa me te voglen medyshje ishte njeri nga piloted me te mire te regjimentit “ Peza”. Tek Ai, pilotet e hidhnin veshtrimin dhe Thanasi kishte cfare t’u deftonte vartesve.
Thanas Papa ishte dashamires dhe shume human. Jo vetem Ai, si person, por dhe bashkeshortja e tij; e mira Marjete. Ajo ishte farmaciste me emer, me vone u ngrit ne detyren e shefit te shendetesise te rrethit te Beratit, fale kapacitetit dhe aftesive te saj . Te dy, me Thanasin, jo vetem qe ishin te bere per njeri-tjetrin, por, duke shfrytezuar njohjen fale statusit te tyre autokton berates dhe njohjes te psikologjise dhe mentalitetit te vendasve, kishin shume reputacion ne ate treve e i kishin dyert te hapura, kudo ku trokisnin. Marjeta dhe Thanasi, nje cift I persosur, me shpirt human, fale detyrave dhe statusit te qytetarit beratas nuk kane lene njeri pa ndihmuar, cilido qe te ishte; ata ta zgjidhnin problemin, deri ne fund. Kur hallexhiu e kishte problemin jashte rrethit te Beratit, Thanasi bente te pamunduren per ti krijuar kushtet tjetrit, duke I dhene leje deri dhe duke i siguruar mjetin per te levizur, ne ate kohe te veshtire, kur levizja ishte e kushtezuar dhe e kufizuar.
Thanasi dhe bashkeshortja e tij, Marjeta, dy shpirtra tejet njerezore, me dashuri gati hyjnore per njerezit, e benin naten dite, per tu ndodhur prane nevojtareve, si ne fushen e mjekesise dhe ne ate ekonomike. Thanas Papa shquhej si kurajoz e qendrestar, jo vetem ne profesionin e veshtire te pilotit, te cilin e kishte perzgjedhur me deshire dhe i qe perkushtuar si rrallekush. Ai, dhe ne jete shquhej si njeri i duruar e me karakter te forte. Karakteri i tij i palekundur u vu ne prove serioze, edhe ne rastin kur rezultoi i semure, nga semundje te rende dhe e te pasherueshme, ne muajin mars te vitit 1984.
Ne nje keqyrje mjekesore rutine, mjeku gastrolog diktoi se, ne organizmin e tij kishte nisur te zhvillohej nje process malinje. Kontrollet e specializuar ne Berat e ne Tirane e vertetuan, plotesisht kete dyshim. Thanas Papa e donte shume jeten, dhe kishte prirjen per ta jetuar ate, me nder e me dinjitet njerezor. Ne muajin prill te vitit 1984, Thanasi mesoi se ishte me semundje te keqe, por nuk e dha veten e nuk u ankua kurre. Ai nuk zuri me goje asnjehere semundjen qe kishte. Ne muajin korrik 1984, me kerkesen e tij, dr. Ismail Feta, i beri nje nderhyrje kirurgjikale, e cila rezultoi si gjithe nderhyrjet e ketij lloji. Ne gusht te atij viti, shkuam, se bashku me familjet ne Shtepine e Pushimit te Ushtarakeve, ne Durres dhe me 8 tetor te vitit 1984, Thanas Papa nderroi jete. Semundja e tij u paraqit mjaft aggressive e me zhvillim te shpejte. Vdekja mizore e rrembeu nga gjiri yne, brenda shtate musajsh nga shfaqja e semundjes.
Thanas Papa, te cilin e kisha njerin nga miqte e mij me te mire e te afert, ishte nje “ gjigand” i vertete. Ai e perballoi ate semundje te rende me shume dinjitet e me nje kurajo heroike. Thuajse cdo dite, here une e here Harilla, dilnim, ne Berat, per te pire kafe. Si nuk e degjova nje here ate njeri te zinte ne goje semundjen qe kish. Ai i perballonte ato dhimbje te forta, pa ja degjuar njeri renkimin. Nga qendresa e tij e pashoqe, nuk u habitem vetem ne, shoket dhe miqte e tij , por dhe mjeket, te cilet nuk kishin pare nje qendrestar te tille. Ai, gjithe naten duronte ato dhimbje te pazakonta dhe diten, per te ndryshuar mjedis dhe me tendencen qe te gjendej prane njerezve, vinte ne repart. Ndihej mire midis njerezve, Ai “mbinjeri”. I donte e I respektonte shume njerezit, Thanas Papa. Edhe ata e donin dhe e respektonin, gjithashtu. Thanasi, ngazellehej, kur veshtronte aeroplanet, ne ajer dhe degjonte uterimen e tyre. Ai, gezonte, si femije kur veshtronte njerezit te qarkullonin neper aerodrom.
Vdekja e parakoheshme e Thanas Papes na “ preu krahet” e na hoqi nga gjiri yne nje njeri te jashtzakonshem, me dashuri te papare per punen e per njerezit.
- I paharruar qofte kujtimi I tij!
Kucove, me 15 dhjetor 2017.
- Fadil Nenaj, parashutist i klasit te pare, shok grupi i Thanas Papes: “… Thanas Papen e kam njohur ne muajin gusht te vitit 1960, kur shkuam per te studiuar aeronautike, ne Bashkimin Sovjetik. Ishim ne nje skuadrile fluturuese dhe fluturonim ne aeroplanet e tipit Jak-18A. Thanasi dhe disa te tjere, kishin fluturuar dhe ne Qytetin “ Stalin”. Ai kishte akkumuluar pervoje , ne ajer dhe ishte nga fluturuesit me te mire te grupit.
Thanas Papa ishte njeri mjaft i mire; i dashur e i shoqerueshem me te gjithe. Une kam patur marredhenie shume te mira, me te, si ne kohen kur studionim se bashku per t’u bere pilote dhe kur na kthyen ne Shqiperi e u titulluam oficere. Thanasi e ruante shoqerine dhe e kujtonte vazhdimisht kohen kur studionim e jetonim bashke; Ai nuk i harronte shoket, pavaresisht nga koha qe kalonte nga ndarja, i donte shume ata, sic e donin dhe e nderonin ate.
Me vjen nder mend, koha kur shkoja ne Regjimentin “ Peza” te Qytetit “ Stalin”, per punet e mija dhe Thanasi dilte e me priste, me takonte e me shoqeronte, me shume dshamiresi.
Thanasi ishte I mencur e jeri me karakter te forte. Me erdhi shume keq kur mesova se Thanas Papa u nda nga jeta. Humbem nje shok mjaft te mire. Doja te ndodhesha ne percjelljen e tij, por isha ne sherbim e nuk munda te shkoja ne Berat ku u be varrimi I tij.
-Qofte I paharruar kujtimi dhe puna e tij; ti rrojne femijet!
- Nexhip Shena, pilot I klasit te dyte, ishkomandant skuadrile, ne Regjimentin “ Peza”, te Qytetit “Stalin”. “… Me Thanas Papen, kam fluturuar, kur Ai ishte ne detyren e zevendeskomandantit te regjimentit, per fluturim; deri ne vitin 1976. Thanasi ishte pilot kolaudator I avioneve Mig-19 S, te cilet i merrte nga uzina, pas riparimit kapital te trupit dhe i provonte ne ajer. Ne fluturimet per klasin e dyte, Thanasi me ka dhene fluturime kontroll: diten; diten ne re dhe naten ne kondita te thjeshta te motit. Ne keta fluturime, une e drejtoja aeroplanin nga kabina e dyte kurs ai ishte ne kabinen e pare te avionit. Thanasi, si fluturues cilesor, ka marre pjese ne Stervitjet taktiko-fluturuese. Ai ishte qites i mire me aeroplan.
- Thoma Sofroni, inxhenjer mekanik, ne skuadrilet e pajisura me aeroplane Mig-19S, ne Regjimentin “ Peza” te Qytetit “ Stalin”. “… Kam punuar me Thanas Papen dhe e njoh nga afer. Ishte fluturues i mire dhe njeri mjaft i mire. Dallohej per ndershmeri dhe ishte shume punetor”.
- Niko Terpo, pilot i klasit te dyte, fluturues ne aeroplanet Mig-19S dhe ne helikopterin Mi-4.
“Thanasin e kam njohur, ne kohen kur fluturoja ne aeroplanet MIg-19 S, ne Regjimentin “ Peza” te Qytetit “ Stalin”. Nakja ishte mjaft korrekt, ne pune e ne shoqeri; nje njeri i dashur e mjaft i sjellshem. Ne detyrat luftarake shquhej si qites shume i mire, me aeroplan.
6)Rrapo Kodheli, pensionist, nostalgjik i aviacionit; shok grupi i Thanasit, kur fluturonin ne aerodromin e Qytetit “ Stalin” dhe ne ate te Batajskut ( BS), ne aeroplanet Jak-18A. Rrapua e nisi udhen e ajrit ne adoleshencen e tij dhe me shume deshire, por nuk qe e thene te behej pilot por ndoqi nje udhe tjeter, te ndershme e plot dinjitet. Megjithse eshte larguar nga shoket e grupit te fluturimit dhe sot eshte ne pension, nostalgjine per fluturimin e ka mblojtur thelle ne zemer dhe shoket e dikurshem te se njejtes udhe nuk I harron. Tek heroi I ketij shkrimi, nostalgjiku Rrapo Kodheli ka pikasur: “… Thanas Papa ishte teper i cilter ne shoqeri dhe kishte aftesi komunikuese e fjale te embel me te gjithe. Ai ishte i thjeshte, teper I shkathet dhe e donte me shpirt aeroplanin dhe fluturimin. Pasioni I tij per te fluturuar te bente te skuqeshe.
- Kristaq Burda, pilot I klasit te dyte, drejtues ne Regjimentin e Aviacionit te Qytetit “ Stalin” dhe ne ate te Gjadrit. “… Thanas Papen e kam njohur nga viti 1970, kohe kur bera kalimin ne aeroplanet e tipit Mig-17F, ne Regjimentin “ Peza” te Qytetit “ Stalin”. Ne vitin 1971, kur u ktheva nga studimet ne Kine, e gjeta ne detyren e zevendeskomandantit te skuadriles se pare, e cila kishte ne armatim avione Mig-19 s. Ne grupin e kalimit ishin: Agim Balili; Lutfi Mishkeri; Azis Alla; Maksim Rexha; Baudin Uka; Pellumb Bebri; Shaqir Leli; Epaminonda Tupa etj. Ne ate kohe, Thanasi ishte i angazhuar me pergatitjen per fluturim te efektivit te skuadriles qe drejtonte.
Ne muajin tetor te vitit 1971, ne nje kohe rekord, perfunduam programin e kalimit ne aeroplanin Mig-19 S, pas kthimit ne Atdhe, dhe u shpallem pilote te gatshem per t’u programuar per te marre klasin e dyte te pilotit ushtarak. Thanasi, si fluturues me pervoje dhe i perkushtuar, u caktua te jepte fluturimet kontroll: diten, ne kushte te thjeshta te motit; naten, ne kushte te thjeshta te motit dhe diten ne re; fluturime te cilat, ishin kusht per te marre klasin e dyte. Te gjithe fluturimet kontroll per klasin e dyte, i mora nga Thanasi dhe nga drejtues te tjere te regjimentit. Puna e perkushtuar e tyre dhe fakti qe moti ishte ne anen tone, na favorizuan per ta marre klasin e dyte ne kohe rekord.
Tek Thanas Papa, kam verejtur nje njeri serioz e te lidhur shume me punen. Ai, nuk merrej me llafe por i shtrohej punes dhe e kerkonte ate. Sjellja e tij e njerezishme, marredheniet me njerezit nga pozita te barbarta, pa arrogance e mendjemadhesi ishin mbrselenese. Thanasi ishte kerkues ndaj vartesve, por, ne radhe te pare, ai kerkonte ndaj vetes. Impresionuese dhe frymezuese ishte menyra si Ai spjegonte elementet e fluturimit, pa harruar asnje detaj dhe me logjike te sakte profesionale. Thanasi ishte kompetent, ne fluturim e ne ceshtjet e pergatitjes ajrore, ne teresi. Ne vitin 1974, si shoqerues i Thanasit, kam bere detyre taktike, ne terren malor, ne Terpan. Thanas Papa fluturonte paster dhe nuk e vinte ne veshtiresi pilotin qe e shoqeronte por i krijonte atij kushte te pershtatshme per te manovruar ne formacion . Kjo ishte njera nga garancite qe detyrat ajrore, ne formacion me Naken, kryheshin me sukses.
Mbas vitit 1976, Thanasi u ngrit ne pergjegjesi. Ai u merua ne detyren e komandantit te skuadriles dhe kur u formua, Regjimenti I Zadrimes, Ai u be zevendeskomandant per fluturim i Regjimentit “ Peza” te Qytetit “ Stalin”. Kjo ka qene periudha me e ngjeshur e punes per Thanasin. Ai ishte dhe pilot kolaudator qe provonte, ne fluturim , aeroplanet Mig-19 S, te cilet I ishin nenshtruar riparimit capital te trupit , ne Uzinen e Aviacionit.
Kur u semur, kolegu I tij Harilla Rjebi, mbi bazen e njohjeve qe kishte ne rrethet mjekesore, e shoqeroi Thanasin, per kontroll te specializuar tek nje i aferm i tij, ku rezultoi me semundje te rende e te pasherueshme. Thanasi e kuptoi gjendjen e tij shendetesore por nuk” e jepte” veten. I qendruam prane, si shoke e si miq qe ishim, ne menyre qe ta pekrahnim moralisht. Thanasi i kishte mjaft per zemer kenget, sidomos ato te treves nga ishte . Para se te niseshim per ne fluturim ; me theshte: “ Kicke, merrja nje here asaj kenges beratase”! Ndonjehere, kur fluturonim se bashku ne aeroplane dyvendesh, ia merrnim edhe ne ajer. Natyrisht, duke shfrytezuar vecorite e radionderlidhjes se brendshme.
Nga fluturimet se bashku me Thanas Papen, ruaj dy kujtime te shtrenjta: Ne nje rast, ne vitin 1979, sapo prekem pisten e betonuar, ne aerodromin e Qytetit “ Stalin”, na u ca goma e majte e aeroplanit. Thanasi, i cili e pikasi, ne kohe ate qe ngjau, me tha: “ … lere; lere; ma ler mua drejtimin e avionit”! Hoqa duart dhe kembet nga komandat e avionit e atehere, Thanasi veproi vete. Ai ishte mjeshter e veprimet i kreu me perpikeri: ruajti drejtimin e levizjes dhe frenoi shpejtesine. Kur shpejtesia e levizjes te avionit ne toke, u fashit, Ai liroi pisten qe tu krijonte kushte per uljn dhe ngritjen e aeroplaneve te tjere. Ne nje rast tjeter, benim bombardim naten, ne poligonin e Divjakes. Rgjimenti yne ishte ne gare me Regjimentin e Aviacionit te Rinasit. Thanasi ishte udheheqes fluturimi, ne poligon. Dola mbi poligon por nuk mund te veproja, mbasi kisha defekt ne radio. Me komanden e Udheheqesit te fluturimmeve te poligonit, u ktheva ne aerodrome, me bomba te varura. Kjo perbente rrezik, ndaj donin te me shkarkonin nga detyra , si fajtor per moszbatimin e rregullores se fluturimeve. Si kompetent e “ shpirt njeriu”, Thanas Papa u deftua i duruar e me logjike te forte profesionale. Ai u tha kolegeve: “ Mos u nxitoni, me pare kerkoni e gjeni defektin teknik qe u be shkak per ndodhine; pastaj procedoni; se Kicua ketu eshte”! Durimi dhe thellesia e mendimit te Thanas Papes , me shpetuan nga masa disiplinore qe me kanosej.
Thanas Papa, si drejtues i nje sektori mjaft delikat sic eshte fluturimi, e thoshte fjalen me kompetence, mbasi e gjykonte profesionalisht, me analize shkencore, cdo dukuri, ne toke e ne fluturim. Ai nuk e hidhte dem fjalen dhe gjykimi tij zinte vend. Thanasit i takoi te punonte e te mesonte mjaft breza e nje pilotesh. Ai e njihte mire vecorine e te fluturuarit dhe u besonte shume piloteve , ne ato qe thoshin. Nese Thanas Papa u rrit shpejt ne karriere e u poq shpjt nga ana profesionale , kjo lidhet me punen e tij intensive dhe me dashurine qe kish per profesionin e pilotit. Sjellja njerezore e tij; kujdesi qe deftonte per cilindo nevojtar, ia shtonin shume reputacionin Thanas Papes, i cili do tembetet nje shembull i mire per te gjithe brezat qe vijne. Koha qe kalon, nuk i shuan dot por i nxjerr me shume ne pah tiparet e tij; si njeri e si pilot.
-I paharruar qofte kujtimi i tij i ndritur!
7) Agim Balili, pilot I klasit te dyte, ish drejtues I Regjimentit “ Peza” te Qytetit “stalin”. “… Naken e kam njohur, per here te pare, ne muajin janar te vitit 1970, kur shkova ne Regjimentin “ Peza”, ne detyren e pilotit gjuajtes-bombardues. Ai , se bashku me pilotet e grupit te kalimit ku ishte I rrjeshtuar, benin kalimin ne aeroplanet MIG-19 S, ne Regjimentin e Rinasit. Kur u kthye nga Rinasi, ne Qytetin “ Stalin”, ne gusht te vitit 1970, miqesia mes nesh nisi te forcohej. Ne ate kohe isha i fejuar ne Berat dhe Nakja , si vendali autokton me theshte : “ O dhenderr”!
Me 17 korrik te vitit 1971, kur u ktheva nga kalimi qe beme ne Kine, ne avionet Mig-19 S, NE Regjimentin tone u formuan 2 skuadrile me aeroplane Mig-19 S dhe nje tjeter me aeroplane Mig-17 F. Nakja, ne ate kohe u emerua zevendeskomandant I skuadriles se pare te pajisur me aeroplane Mig-19 S. Prej asaj kohe, deri ne fund te jetes se tij, ne u beme miq, te afert.
Thanas Papa, si njeri e si pilot ishte i vecante. E vecanta e tij kishte te bente me dashamiresine dhe me zemren e bardhe te tij . Nakja kishte shoqeri te cilter, me te gjithe. Aso kohe, Ai banonte ne qytetin e Beratit, ne te njejten shtepi, me prinderit, me vella Edmondin, cili u be stomatolog, me motren, me bashkeshorte Marjeten dhe me dy femijet: Brunen dhe Ilirin. Kur u emerua zevendeskomandant i regjimentit , ishte i detyruar, nga rrethanat te merrte shtepi, ne Qytetin “ Stalin”. Thanas Papa ishte familjar I vecante. Ai, se bashku me bashkeshorten e tij te rralle, Marjeten, ne shoqeri me familjet e Vasil Andonit; Harilla Rjebit; Viktor Vangjelit; Allaman Isakut etj. u bene strehe e ngrohte per ne me te rinjte. Per mua mbeten te paharruara vizitat e ndersjellta ne raste festash dhe gezimesh familjare tek njeri-tjetri.
Rreth 2 vjet; konkretisht ne vitet 1976-1978, se bashku me Thanas Papen dhe me Viktor Vangjelin , punonim ne te njejten zyre. Thanasi ishte zevendeskomandant i regjimentit, per fluturim; Viktori krynte detyren e kryenavigatorit kurse une ate te shefit te qitjeve te regjimentit. Te tre ishim shoke te pandare. Gjate punes se perbashket, ata, te d y, si pilote me pervoje, me kane ndihmuar shume. Tek Nakja, dalengadale e ne pune e siper, pikasa disa tipare te rralla. Thanas Papa ishte veprimtar I shquar , si ne repart dhe ne Qytetin “ Stalin” e ne ate te Beratit. Thanas Papa nuk te falte , kur gaboje , ti thoshte te vertetat ne fytyre dhe te jepte ate qe meritoje. Per te, po -ja ishte po dhe jo-ja; jo, te pelqente apo nuk te pelqente. Kur diktonte nje padrejtesi, Nakja ngrinte zerin ,me force e nuk pajtoihej me te keqen, pavaresisht se ke kishte perballe. Dashamiresia dhe shpirti human , ishin pjese e pandare e jetes se tij. Nakja ishte shume I gjendshem dhe per te gjithe ata qe kishin nevoje e I drejtoheshin per ndihme. Lidhur me kete tipar te Thanasit, kam nje kujtim vtjak , te pa shlyer:
Ne vitet 1978-1980, isha student ne Akademine e Aviacionit , ne Tirane. Ne shtepi kisha lene nenen, bashkeshorten , dy motra dhe vajzen, te mitur. Nje dite, Nena pati humbje ekuilibri dhe mjegullim te kujteses. Bashkeshortja, njoftoi, menjehere, Thanasin dhe Viktor Vangjelin. Te dy, gjitone, me shtepi prane, shtepise time. Kaq mundi te beje bashkeshortja ime; te tjerat dinte ti menaxhonte Thanasi. Ai, se bashku me Marjeten, sollen, nga Berati, mjekun specialist, organizuan konsulte mjekesore, i dhane Nenes mjekimin qe duhej dhe, kur erdha une nga Tirana, Nenen e gjeta te sheruar. Tek koka i qendronin: Thanasi; Marjeta; Viktori dhe bashkeshortja ime.
Thanas Papa ishte mjaft human. Ai ishte I gatshem te sakrifikonte nga vetja per ti ardhur ne ndihme shokut. Ne vitin 1980, mbasi perfundova Akademine Ushtarake te Aviacionit, me emeruan ne Rinas. E refu zova kete oferte , mbasi ne Qytetin “ Stalin” kisha ne ngarkim Nenen; Gruan; dy vajza dhe dy motrat. Me lane ne dispozicion. Nuk dija asgje, por Thanasi e kishte bere punen. Ai kishte kerkuar lirimin e tij nga detyra e zevendeskomandantit te regjimentit, per ta lene vakant kete funksion, me qellim qe ta zija une. E kundershtoi vendimin e tij prane organit te nomenclatures por Thanasi kembenguli ne te tijen dhe kaloi komandant katershe, ne skuadrilen te pajisur me aeroplane Mig-17 F. Para se te ndahej nga jeta, Thanasit iu realizua detyra per te shkuar me banim ne qytetin e Beratit.
- Koco Biku, pilot i klasit te dyte, ish kryenavigator I aviacionit shqiptar. “… E kam njohur djalin e Lili kafexhiut, Thanas Papen, qe kur nisem te fluturonim ne Qytetin “ Stalin”, ne vitin 1959-1960 e deri sa u nda nga jeta. Si pilot, ishte me nivel mbimesatar. Me shume vullnet e passion, Ai u ngjit deri ne detyren e zevendeskomandantit te regjimentit, per fluturim. Nivelin arsimor e kishte jo ne lartesine e te tjereve por, per pune ishte i vecante. Cdo arritje e tij kishte ne baze, vetem punen.Mangsite ne teori, Ai i kompensonte me praktike dhe nuk kishte droje te pyeste kedo e per cdo gje. Thanasi ishte nga ata pilote qe jepte kontrolle ne te gjitha kushtet e motit, sipas klasit te dyte te pilotit.
Ne shoqeri ishte i cilter dhe i kudondodhur. Ai, ishte i gatshem per te ndihmuar kedo. Nuk ishte shitmendes e nuk merrej me grupazhe apo me prapaskena. Thanasi fliste hapet, pavaresisht se ke kishte perballe. Ne zbatimin e instruksioneve dhe te rregulloreve te fluturimit ishte rigoroz. Bashkeshortja Marjete, nje grua e zonja dhe e nderuar, farmaciste e degjuar, kujdesej shume per Thanasin, mes te tjerash, edhe per paraqitjen e jashtme te tij.
Semundja e rende qe kapi Thanas Papen u identifikua me vonese dhe ratesisht. Ai vuante nga nje ceroze ne Melci dhe ndone se u operua e u permireua, ajo u rishfaq, me agresivitet me te madh. Tek Nakja, nuk kisha vene re asnje shenje servilizmi, as arrogance e prepotence.
- Ahmet Sulejmani, njeri nga pilotet kontributore te njohur si instruktor i teknikes se pilotimit, ne aeroplanet Mig-15. “…Thanas Papa, pervec vlerave si pilot, kishte kulture qytetare te mirefillte. E kam njohur nga gushti I vitit 1960, deri sa u nda nga jeta. Trupin e kishte te mireformuar e ishte i shkathet. Uniformen ushtarake e donte, e respektonte dhe e mbante te rregullt. Para se te ndahej nga jeta, Thanasi kishte dhimbje te forta e te padurueshme. E kisha gjiton dhe kisha mesuar se i thoshte Marjetes, ti injektonte morfine, per te perballuar dhimbjet e forta qe kish.
- Bahri Meshau ( Permeti), ish kryenavigator i Shkolles se Lartet e Aviacionit; shok grupi I Thanasit, nga koha kur nisen se bashku fluturimet, me aeroplanet Jak-18 A, ne fushen e blerte te aerodromit te Qytetit “ Stalin”. “… Si kontigjent per pilot, Nakja erdhi nga Marina Luftarake e Pashalimanit, se bashku me disa te tjere. Keshtuqe, grupit tone fillestar prej 6 vetesh: Bardhyl Lubonja; Bahri Meshau; Koco Biku; Stillo Melica; Lili Xharo dhe Rrapo Kodheli, iu shtuan dhe 14 te tjere, te ardhur nga repartet e ushtrise. U beme 20 kandidatura per tu bere pilote. Nga keta , 10 vete fluturuan ne aeroplanet Jak-18 A. Pese te rinj nga te grupit ku bente pjese Thanasi,sic ishin: Agim Ismaili; Surri Barbullushi; Lutfi Islamaj dhe Sazan Abibi, iu nenshtruan stervitjes ajrore. Instruktor I Thanasit, ne aeroplanet me helike Jak-18 A, ishte myzeqari puneshume- Naun Todo. Thanasi ishte mjaft korrekt dhe detyrat qe i ngarkonte instruktori i pilotimit I kryente me perpikeri. Ai perftoi mjaft nga stili I punes I instruktorit te tij, ku kerkesa e llogarise dhe mungesa e tolerances ishin ne krye te fjales, si ne teori dhe ne praktike. Thanasi ishte duhanpires i thekur dhe mezi priste qe te shkeputej nga shoket e grupit te ngushte te fluturimeve, per ta tymosur.
Ne vitin 1960, kur studionim se bashku , per tu bere pilote, ne Batajsk ( Bashkimi Sovjetik), Ai u caktua ne grupin e piloteve qe do te ishin ne mbeshtetje te Flotes Luftarake Detare, por ky mbeti vetem projekt e nuk u realizua kurre. Kur na kthyen ne vendin tone, te d y nisem fluturimet ne Pisheporo, ne te njejten skuadrile mesimore. Fillimisht fluturuam ne aeroplanet Jak -18, te cilet nuk mund te kryenin fluturime te sforcuara dhe me mbingarkese te madhe, ne ajer, per shkak te mbuleses te kraheve, e cila nuk i plotsonte kushtet teknike. Gjate vitit 1963 fluturuam ne aeroplanet Mig-15, ne aerodromin ranor te Pisheporos. Ne kete rast, instruktor i teknikes se pilotimit te Thanasit ishte libohoviti i qete e i sigurt ne pilotim- Mustafa Cici. Prej Mustafait, Nakja mesoi te pilotonte paster, sakte dhe me parametra sic pershkruhet ne instruksionet perkates. Ne kete menyre, kerkesa e llogarise dhe pastertia e teknikes se pilotimit tek student per pilot Thanas Papa, kishte vijimesi e Ai, si te thuash, u edukua me kerkese llogarie. Ne 2 nentor te vitit 1963 u diplomuam pilote gjuajtes-bombardues.
Pas diplomimit pilote dhe titullimit oficere, Thanas Papa; Bahri Meshau ( Permeti); Pandeli Lengu dhe Vangjel Baba u emeruam ne Regjimentin 23 “ Peza “ te Qytetit “ Stalin”. Nakja, (keshtu e therritnim ne , shoket e grupit dhe te tjeret ne repart), iu bashkua nje grupi pilotesh qe kishin studiuar ne Kine, si: Petrika Kostani; Viktor Vangjeli; Dalip Xhixha; Jorgaq Cipi; Besnik Hashorva etj. dhe kaloi nga tipi ne tipin e avioneve. Thanasi ishte pilot me seder dhe kembengules. Edhe pse nuk shquhej ne ceshtje teorike, Thanasi e gjente menyren per te mos mbetur prapa shokeve edhe ne kete drejtim.
Thanas Papa fluturoi ne aeroplanet gjuajtes-bombardues reaktive, Mig-17 F e me vone ne ata Mig-19 S. Nakja nuk iu nda fluturimit, deri ne fund te jetes se tij te shkurter. Ai u nda para kohe nga familja dhe nga ne, shoket e tij. Thanasi ishte nje shok i mire e nje familjar i rregullt. Sic ngjan jo rrallehere me femijet e pare te nje familje edhe mbi Naken rane mbi shpatulla mjaft detyrime familjare. Ai u kujdes per shkollimin e motres dhe te vellait, te cilet erdhen ne jete pas tij, si dhe kontribuoi fuqishem per rregullimin e baneses prinderore.
Ruaj nje brenge nga koha kur isha ne shoqeri me Thanasin: Kur ai ishte I shtruar ne spital, pas nje nderhyrje kirurgjikale te pasuksesshme, se bashku me pilotin Arqile Kosta, u shkeputem nga Pisheporua dhe shkuam ne spitalin e Beratit, per ta pare shokun tone, per here te fundit , por nuk na lejuan.
- Qofte I paharruar kujtimi I tij!
- Flamur Pupa, pilot dhe pedagog, ne Shkollen e Lartet e Aviacionit, bashkekohes dhe koleg i Thanas Papes: “… Thanas Papen e kam njohur ne regjimentin “ Peza te Qytetit “ Stalin”, ne kohen kur jetonim e fluturonim, se bashku. Me ka mbetur ne kujtese thjeshtesia e tij. Thanasi ishte mjaft I lidhur me fluturimin e me detyren dhe ishte i afrueshem me ne me te rinjte. Ne ate kohe, Ai banonte ne qytetin e Beratit, ne shtepine e prinderve . Thanasi ishte pilot e i duhej te ushqehej ne mensen e piloteve, e cila ndodhej ne Shtepine e Ushtarakeve te Qytetit “ Stalin”. Pas te ushqyerit ne mensen e repartit, atij I duhej te shkonte me autobusin e linjes urbane, prane familjes, ne Berat. Kjo ishte rutine e perditshme dhe prej saj Thanasi bezdisej. Ndoshta ky ishte shkaku qe Ai, mbasi formoi familjen e ngushte, mori banese ne Qytetin “ Stalin”, prane Shtepise te Ushtarakeve…”.
- Bashkim Agolli, pilot i klasit te dyte, ish zevendeskomandant i skuadriles Mig-17 F. “… Thanas Papen e kam njohur qysh ne vitin 1960, kur studionim per tu bere pilote, ne shkollen sovjetike te aviacionit, ne qytetin e Batajskut ( BS). Qe ne prezantimin e pare, me ra ne sy deshira e jashtzakonshme e tij, per te fluturuar e per t’u bere Deshira per te fluturuar, tek Thanasi, ndoshta ka zene fill qyshse ai ishte nxenes , ne teknikumin e naftes, ne Qytetin “ Stalin” dhe, per te shkuar ne Berat, ku kishte shtepine, i duhej te pershkonte, me autobus, perqark aerodromit te ketij qyteti dhe te veshtronte pilotet, te cilet , aso kohe ishin te pakte, te veshur me rroba lekure, te pelqyera nga te rinjte e asaj kohe dhe te vrojtonte aeroplanet tek ngriheshin e uleshin, si pulebardha, ne pisten e aerodromit. Keto pamje, te cilat Thanasi i veshtronte per here te pare, e magjepsen Ate dhe, tek djaloshi adoleshent zuri vend deshira e zjarrte, per t’u bere si ata. Deshira e fshehur fillimisht , dalengadale u kthye ne passion e u be realitet.
Me Thanas Papen u ndava, ne Batajsk, ne vitin 1960 e u ribashkuam, ne Qytetin “ Stalin”, ne vitin 1966. Ne gjysmen e pare te vitit 1966, me nje grup shokesh fluturues, si: Stillo Melica; Nazmi Dautaj e Petraq Koroveshi, se bashku me skuadrilen e aeroplaneve Mig-17F, te cilet u bene pjese e parkut te aeroplaneve te Regjimentit “Peza” te Qytetit “ Stalin”, u transferova ne kete regjiment.
Ne vitin 1970, Thanas Papa kaloi ne skuadrilen e pare, e cila u pajis me aeroplane te sofistikuar, superzanore, Mig 19 S te cilet, sapo kishin ardhur nga uzinat kineze te aviacionit. Une mbeta ne skuadrilen e Migeve 17 F, te ardhur nga Rinasi. Deri atehere fluturonim ne te njejten skuadrile luftarake.
Thanasi, si te gjithe piloted qe vinin nga Shkolla e Aviacionit, e nisi karrieren nga detyra e komandantit te ekipazhit. Dalengadale, me shtimin e pervojes vetjake si fluturues, Ai u ngjit ne shkallet e hierarkise, me merite, duke kaluar neper te gjitha hallkat e hierarkise ushtarake, deri ne detyren e larte te zevendeskomandantit te regjimentit, per fluturim. Per avancimin e tij ne detyra, organi i nomenklatures mbajti parasysh tiparet njerezore te tij dhe aftesite fluturuese. Thanasi ishte shume komunikues dhe teper rigoroz. Ai e kishte ne shkalle te larte kerkesen e llogarise; ne radhe te pare ndaj vetes e mandej ndaj vartesve.
Duke qene i afrueshem e komunikues me njerezit , tiparet e mira qe kish ua transmetoi vartesve te skuadriles qe drejtonte. Thanasi ishte fatlum per faktin se sherbimin inxhenjero-teknik te skuadriles qe drejtonte, e menaxhonte duararti e mendjeploti Llukan Kushi, nga Berati, me te cilin, Nakja mirekuptohej.
Derisa u semur e u spostua nga detyra , Thanas Papa ishte shume i vetedijshem per ate qe duhet te bente dhe e drejtonte skuadrilen me perkushtim. Me vartesit, Ai bente pune te diferencuar dhe rezultatet nuk mungonin.
Ne pilotet, ne cdo gjashte muaj kalonim ne “siten” e komisionit shendetesor te aviacionit. Ne keta komisione benin pjese mjeke specialiste te fushave te ndryshme, por, ne asnje rast, ata nuk e kapen semundjen e rende te Thanasit. Vetem kur komandanti I regjimentit , Harilla Rjebi, e coi Thanasin per kontroll mjekesor, privatisht, tek nje mjk I zoti, I cili ishte i afert i tij, u pa qarte se Nakja vuante nga nje kancer i pa identifikuar. Mjeku, ne intimitet, e pyeti Harillen, nese piloti vazhdonte te fluturonte dhe ky pohoi, me koke. Qe atehere, Thanas Papa, me menyra te buta dhe graduale u shmang nga fluturimet dhe u aktivizua me detyra te tjera, ndihmese me te cilat, Ai ishte i familjarizuar qysh me pare.
Thanas Papa u nda nga jeta, para kohe; kur nuk i kishte mbushur te 48 vjetet. Ai na iku shpejt por la gjurme te pashlyera. E kam patur gjiton, kur banonte ne Qytetin “Stalin”, ne pallatin prane shkolles 9 vjcare. Thanasi ishte nje familjar mjaft i rregullt dhe nje gjiton qe te bente me turp. Ai ndertoi marredhenie te respektit te ndersjellte me te gjithe koleget, me vartesit, me fqinjet dhe me te gjithe efektivat, te cilet e donin dhe e nderonin ate. Thanas Papa, me korrektesine mbreselenese, hynte e dilte ne cdo familje e nuk linte sebepe pa bere.
Ne cift me te miren Marjete, Thanasi solli ne jete dy femije: Ilirin dhe Brunilden. Ata u edukuan per se mbari dhe u bene njerez te devotshem , me arsim te larte e me edukate te shendoshe. Marjeta, bashkeshortja e Thanasit, ishte qytetare beratase, autoktone. Ajo ishte nje grua teper e zonja, e shkathet e me reputacion, ne Berat e ne rrethina. Si Thanasi dhe Ajo, me shpirtin human qe i karakterizonte, nuk lane njeri ne nevoje, pa ndihmuar, si nga efektivat e regjimentit dhe me gjere; ne vecanti kur behej fjale per problem me shendetin.
Kur u ashpersua lufta e ftohte, Marjeta dhe Thanasi moren banese e u vendosen ne Qytetin “ Stalin”, me qellim qe Nakja, si pilot, te ndodhej prane repartit dhe gatishmerise luftarake te tij. Tek Thanas Papa, kam pare nje shok me tipare te rralla, plot energji positive dhe nje njeri te sacrifices. Mbi te gjitha tiparet e tij positive, shkelqente qenja njeri. Nje njeri me karakter te forte te qendrueshem dhe me tipare te njerezishme.
E kam perjetuar, nga afer, veprimtarine aktive dhe semundjen e tij. Ne castet e fundit te jetes, Ai i tha bashkeshortes me kulture mjekesore: “ Ma mbyll deren e dhomes e mos i lejo femijet te hyjne brenda, qe te mos shqetesohen nga te bertiturat e mija, prej dhimbjeve te forta”!
-I paharruar qofte kujtimi I tij; ti rrojne femijet!
Ne Tirane, me 6 tetor 2017.
- Petraq Koroveshi, pilot i klasit te dyte, ish zevenbdeskomandant skuadrile, ne Regjimentin e Rinasit, aktualisht veteran i aviacionit, ne pension: “… Per here te pare, Thanas Papen e njoha, kur shkuam ne Bashkimin Sovjetik, per te studiuar tekniken e pilotimit. Ishim ne te njejten skuadrile fluturuese ne shkollen ( regjimentin) e aviacionit te qytetit te Batajskut, qarku i Rostovit mbi Don. Ne ate kohe, ( viti 1960-1961 ) studionim dhe fluturonim ne aeroplanet e lehte mesimore, me helike, te tipit Jak-18 A. Gjate atij viti ( 1960), Thanasi , me kete tip aeroplani kishte fluturuar dhe ne Shkollen Shqiptare te Aviacionit, e cila u cel me nismen dhe nen pergjegjesine e themeltarit te aviacionit tone, te talentuarit Niko Selman Hoxha. Mbasi u mbyll kjo shkolle, Nakja dhe shoket e tij te kursit, u bashkuan me ne fillestaret , ne nje skuadrile dhe fluturoi serish ne avionin me te cilin kishte fluturuar me pare.
Tek i riu Thanas Papa, nga qyteti i Beratit, pikasa nje adoleshent “te hedhur”, te zgjuar, te edukuar e te pashem. Ai, ne shtat ishte mesatar por vecohej nga ne, per shkathtesi. Thanasi, apo Nakja, sic i thonim ne shoket e tij, ishte i etur per te marre dije dhe deshironte te mesonte mjaft gjera, brenda nje kohe te shkurter. Uniforma ushtarake e aviatorit, Atij i pelqente shume dhe e mbante ate te paster e te rregullt. Vec ta veshtroje Naken, sa bukur e me durim i hekuroste teshat e daljes se lire, e cila ishte uniforma e preferuar e tij. Thanas Papa kishte ne shpirt miresine dhe ishte mjaft I respektuar nga shoket te cilet i donte dhe e donin shume. Me shoket ishte i dashur e i afrueshem, kishte kulture qytetare dhe ndjenje komunitare. Nuk pertonte te na vinte ne ndihme ne fillestareve, per te kapercyer veshtiresite e fillimit.
Pilotimin e aeroplanit Jak-18 A, Thanasi,nuk e bente per here te pare; Ai kishte fluturuar gjate vitit 1960, ne fushen e blerte te aerodromit te Qytetit “ Stalin”, ne vendin tone prandaj , Ai ishte I familjarizuar me aeroplanin dhe me fluturimin. Thanasi zoteronte njohurite teorike dhe kishte aftesi praktike, ne fushen e aeronautikes, prandaj e kishte me te lehte pervetesimin e programit mesimor, ne Batajsk. Mbasi na perzune nga Bashkimi Sovjetik, ne vitet 1962-1963, u stervitem, ( fluturuam) se bashku, ne Shkollen tone te aviacionit, ne Vlore. Fillimisht fluturuaM ne aeroplanet Jak-18, e, me pas, ne veren e vitit 1963, u stervitem ne aeroplanet reactive gjuajtes- bombardues Mig-15. Pas diplomimit pilote dhe titullimit oficere ( nentogere) Ai u emerua pilot, ne Regjimentin “ Peza” te Qytetit “ Stalin” kurse une, ne ate te Rinasit. Ne vitin 1966, se bashku me skuardilen Mig-17 F, me te cilet fluturoja, u transferova ne Regjimentin “ Peza” dhe fluturuam se bashku , deri ne vitin 1970.
Thanasi i pervetesoi shume shpejt tipat e aeroplaneve gjuajtes-bombardues reaktive, nisur nga ai Mig-15; Mig-17 F, dhe ata supersonike me dy motorre reaktive Mig-19 S. Ai, pervec detyres si fluturues angazhohej dhe me organizimin e veprimtarive te tjera, jashte profesionit, per llogari te regjimentit te aviacionit, fale shkathtesise te tij dhe tipit “ te hedhur”. E justifikonte plotesisht , “ novken” qe i kishim vene, shoqerisht: “ Nake Baruti”. Mbasi u ndame ne skuadrile te ndryshme, une u transferova ne Regjimentin e Rinasit e ai mbeti atje, ne Regjimentin “ Peza” te Qytetit “ Stalin”.
Tashme e takoja me rralle, por me mallin qe na kaplon per nje shok te mire, si Ai. Kalonim se bashku, pushimet, ne Shtepine e Pushimit te UshtarakevE, ne Durres. Aty mesova se shoku im Thanas Papa ishte diagnostikuar me nje semundje te rende e te pasherueshme. Kur e mesova kete njoftim te trishte, u ndieva keq. Familjaret e tij e dinin kete por, Thanasit nuk ia kishin bere t ditur. Ne regjiment , gjithashtu e dinin semurjen e tij dhe, me kujdes e gradualisht e shmangen nga fluturimi. Nje dite, piloti i talentuar, njeriu I mire, shoku im i veshtiresive te profesionit, Thanas Lili Papa, u shua. Njoftimi me tronditi shume dhe kujtimin e tij te mire e ruaj, sot e kesaj dite e do ta ruaj, sa te jem ne jete.
- I paharruar qofte kujtimi I tij; u prehte ne paqe; te rrojme e ta kujtojme!
- Agim Matraku, pilot i klasit te dyte, koleg i Thanasit, veteran i aviacionit, pensionist: “… Thanas Papen e kam njohur dhe kam fluturuar me te, qysh kur erdha ne Regjimentin e Qytetit “ Stalin” dhe ishja shume prane tij, kur grupi I piloteve ku beja pjese, beri kalimin ne aeroplanet Mig-17 F. Beme program te plote fluturimesh, rreth 60 ore, ne ajer. Pata shansin per ti bere shume fluturime kontroll , me Thanasin ne kabinen e dyte te aeroplanit. Ai ishte jo vetem pilot me pervoje por dhe nje tip shume interesant. Thanasi fluturonte paster e sakte dhe kerkonte qe edhe une te fluturoja si ai. Nuk te falte ai njeri, as ne toke kur te spjegonte elementet e fluturimit, me imtesi e me seriozitet te madh, dhe ne ajter, ku kerkonte ta perseritje elementin qe te deftonte, me parametrat e nevojshem. Ruaj nje kujtim te shtrenjte , nga nje fluturim , se bashku me Thanasin, ne cift avionesh , ne “luftim ajror”:
Fluturoja me Thansin ne kabinen e dyte. Kur u futem ne pilotim veritikal, jashte natyres se tij, Ai nderhyri ne komandat e drejtimit te avionit e krijoi mbingarkese te madhe. M’u erresuan syte , nga mbingarkesa. Kur zbritem ne toke, sipas rregullit, iu paraqita, ushtarakisht, per te marre gabimet qe lejova ne ate fluturim. Thanasi, me buzagazin e tij serioz, me tha: “ … Ik –or- ik, cfare gabimesh kerkon ti? Kur shkuam ne pilotim vertikal , mua mu erresuan syte per vete e nuk pashe asgje…” . Ishte i cilter Thanasi, ne cdo rast. Thanas Papa ishte pilot kolaudator. Ai u bente proven ne ajer aeroplaneve qe i nenshtroheshin riparimit kapital te trupit. Ne ate kohe, dy pilote benin kolaudimin e aeroplaneve te kesaj kategorie: Thanas Papa dhe Harilla Rjebi. Prej tyre mesuam dhe ne te tjeret, si: Kristaq Burda; Nexhip Shenaj; Fatmir Mecaj; Petrit Dashi ; Baudin Uka dhe une. Gjate kohes qe fluturoja ne Regjimentin e Qytetit “ Stalin”, arrita te beja kolaudimin ne ajer te me se 32 aeroplaneve Mig-19 S.
Tipari dallies i tij si pilot me kerkesa te larta e me pasterti ne fluturim gjenin shprehje konkrete ne keta lloj fluturimesh, ku derkohej, pervec guximit e trimerise, edhe cilesi.
Kolaudimin ne ajer te aeroplanit te riparuar ne uzine e bente piloti kolaudator; ne rastin tone Thanas Papa, pas nje pergatitje serioze dhe te gjithaneshme, ne toke. Avionin e leshonte ne ajer, uzina, me specialistet e saj te profilit teknik dhe e merrte ne dorezim piloti kolaudator. Prane udheheqesit te fluturimeve, ne aerodrom qendronte drejtori I uzines, kryeingjenieri ose nje ingjenier mekanik i repertit ku u be riparimi. Thanasi dhe te tjeret me pas, fillimisht benin kontrollin e imet dhe proven e motorreve ne toke, deri ne regjimin maksimal te punes. Mbasi kishin mesuar detaje nga riparimi, cilat pjese apo agregate ishin nderruar etj, dilte ne brezin e ngritjes, shtonte xhirot e motorreve dhe shpejtesine progresive te avionit, ngrinte rroten e pare, pastaj bente veprime per shuarjen e shpejtesise, deri ne lirimin e brezit te ngritjes.
Ngritja e pare ne ajer, realizohej ne rreth te madh ( kuti te madhe), ne lartesine 1500m, mbi nivelin e brezit te ngritjes. Shpejtesia e fluturimit, mbahej ne kufijte: 500-800 km/ore; mbi aerodrom. Piloti realizonte mbi aerodrome 3-4 kalime. Ne keta kalime, ai provonte akselerimin ( pershpejtimin) e motorreve, leshimin dhe mbledhjen e rrotave te avionit, leshimin dhe mbledhjen e flatrave dhe vrojtohej “sjellja” e aeroplanit ne keto manovrime. Koha e qendrimit ne ajer , ne ngritjen e pare ishte 20 minuta.
Ngritja e dyte, ne ajer e aeroplanit te riparuar behej ne H=4000m; me shpejtesi progresive= 1080-1100 km/ore. Koha ne ajer=30 min. Fluturimi kryhej, pa pranine e rezervuareve vares dhe pa shtratet e raketave. Ne lartesine e caktuar, piloti kontrollon balancimin anesor dhe ate gjatesor te aeroplanit, duke qene shume vigjilent per te nderhyre, menjehere, sapo te shfaqej ndonje tendence per anim. Balancimi I avionit, me perdorimin e trimereve, behet ne shpejtesite = 600-700- 800 km/ore. Mbyllet trimeri dhe cohet shpejtesia= 1080-1100 km/ore.
Ngritja e trete, realizohet me shpejtesi e ne lartesi maksimale te fluturimit. ( m=1.25 dhe H= 14000 m). Ne lartesine 14000m, piloti e fut aeroplanin ne pikiate dhe realizon V= 1600 km/ore, ose me m= 1.3. Marrja e lartesise, deri ne 6000m behet me regjim maksimal, pas kesaj lartesie futet ne pune forsazhi.
Fluturimi I katert kryhet ne H=6000-7000m. Ne kete fluturim , piloti provon aeroplanin , gradualisht, duke nisur nga manovrat ne rrafshin horizontal, pastaj kalon ne pilotim vertical ( permbysje, lak , gjysmelak) dhe bocke ( kade), ne perfundim.
Mbas ketyre provave, ne toke e ne ajer , kur aeroplani rezulton I rregullt , ne te gjithe proceset, piloti kolaudator firmon dokumentet perkates dhe aeroplani lejohet te futet ne shfrytezim , ne skuadrilen perkatese.
Ne te tille fluturime, ndihej dora dhe mendja e Thanas Lili Papes, dilnin ne pah vlerat e tij te karakterit e cilesite profesionale.
- Mustafa Cici, pilot i klasit te dyte, instruktor fluturues i Thanas Papes, ne aeroplanin Mig-15, ne Shkollen e Aviacionit, ne Vlore: “… Nga te kater studentet per pilote te grupit qe drejtoja, Thanas Papa ishte I vecante. Ajo qe e veconte Thanasin ishte dashuria e flakte per avionin dhe per fluturimin. Ai ndihej mire e ishte ne humor , vetem kur ngrihej ne ajer, kur fluturonte. Kjo dashuri e rralle per fluturimin , perkthehej ne pergatitje serioze dhe te detajuar, per fluturim. Kur u spjegoja e u zbertheja elementet e fluturimit, veshtroja tek Thanasi, nje djalosh teper serioz I cili behej sy e veshe, per te thither cdo detaj. Ne ajer ishte I guximshem e me iniciative.
Si student ishte mjaft I rregullt e I disiplinuar, uniformene mbante te paster e te rregullt; ne sjelljen e tij , binte ne sy edukata dhe kultura qytetare. Elementet e fluturimit I pervetesonte shpejt dhe ishte I qendrueshem ne fluturim. Ne shoqeri kishte marredhenie mjaft te mira e korrekte dhe ishte I sjellshem. Mua , si instructor I tij , me veshtronte ne drite te syrit dhe nuk ma kishte bere “dy” asnje here fjalen. U ndieva keq , kur mesova per ndarjen e tij nga jeta.
- Edmond Papa, vella i Thanasit, mjek- stomatolog, ne Tirane.” … Vellai im quhej Thanas; mbiemri yne eshte Papa dhe jemi pasardhes prifti. Thanasi ishte vella i madh. Pas tij, u linda une dhe ime moter. Babai yne quhej Lili; Nena- Kristine.
Thanasi u lind me 28.09. 1939 dhe u nda nga jeta me 08. 10. 1984. Jemi berates autoktone , denbabaden. Banesa jone prinderore gjendej ne lagjen “ Vakef”, ne qytetin e Beratit. Ajo ishte me dy kate. Kati i siperm kishte dy dhoma dhe divane. Kati i poshtem ishte katua. Gjitone te familjes tone kane qene: Thimi Mile; Lili Kordha; Asllan Mete; ne njeren ane te baneses ishte perroi. Thanasi kihte shoke femijerie dhe te adoleshences: Vlashi Xheblati; Ramadan Ago; Elham Dena e te tjere.
Thanasi me Marjeten u martuan ne Berat, ne shtepine prinderore…”.
Intervistuar ne Tirane, me 11. Tetor 2017, ne oren 10.40, ne vendin e tij te punes .
Shoku im, Thanasi, u be pilot kolaudator i aeroplaneve Mig-19 S. Ai bente proven ne ajer, te aeroplaneve te ketij tipi, te cilet i nenshtroheshin riparimit capital, te trupit, ne Uzinen e Aviacionit, ne Qytetin “ Stalin”. Ma do mendja se Thanas Papa eshte perzgjedhur me kujdes, nga komanda e Regjimentit “Peza” dhe eshte miratuar, sipas rregullave nga Komanda e Aviacionit. Kam bindje te plote se shoku im i grupit i plotsonte te gjithe kushtet qe kerkohen per te qene pilot kolaudator. Po cilet jane keta kushte? Sipas mendimit tim, Thanasi, sic theksojne shoket e intervistuar, kishte zemer e karakter te forte. Ai ishte i formuar mire e i perkushtuar per te perballuar cdo te papritur ne ajer, sido qe ti vinte.
Keto nuk mund te arrihen pa patur njohuri te plota mbi natyren e parregullsive, me qellim qe piloti ti pikase parregullsite e mundshme qe ne shfaqjet e para, pa lejuar “mahisjen” e metejshme te situates ajrore. E thene me te tjera fjale, nje kolaudator i mire, parandalon ardhjen e pasojave negative, me qendrimet e tij. Kur piloti kolaudator, dashuron ajrin dhe aeroplanin me te cilin fluturon, sic eshte rasti i Thanas Papes edhe kompetenca e tij eshte me e madhe.
Thanas Papa bente te gjitha perpjekjet e mundeshme per te skjaruar qysh me pare ( qe kur eshte ne toke) te gjithe elementet e nevojshem. Ai vihej ne dijeni mbi punimet qe I ishin kryer aeroplanit te riparuar, mbi pjeset material qe ishin zevendesuar me te reja, ciles teknologjie i perkasin ato dhe patjeter, merrte informacionin, kush e ka bere riparimin apo zevendesimin e pjeseve materiale. Ne ndonje vend tjeter, piloti kolaudator ben pjese ne ekipin e specialisteve qe bejne riparimin e avionit dhe i veshtron me sy e i prek me dore, te gjithe agregatet apo pjeset qe zevendesohen. Kjo shton vetesigurine tek piloti kolaudator. Tipari pozitiv i Thanasit, mosngurrimi per te pyetur kedo, per nje problem qe nuk e kishte plotesisht te qarte, ishte patjeter ne anen e tij. Zgjuarsia dhe mprehtesia per te kapur ne kohe, fillimet e dukurive negative ne avion, shokut tim nuk i mungonte. Ai ishte i pajisur me nje zgjuarsi natyrale mbreselenese. Pervec kesaj, Thanasi, fale pervojes te fituar dhe vullnetit per te perftuar maksimumin e mundshem nga cdo ngritje ne ajer, ishte i pajisur me intuite e kompetencen shkencore, aq shume te nevojshme per nje pilot kolaudator.
Ne radhet e fluturuesve qarkullon slogani domethenes: “ Ai e ndjen me bythe avionin”! Mjaft I gjetur ky perfundim. Thanasi ndihej ne kabinen e avionit qe pilotonte, si ne shtepine e tij dhe ishte i qete, sic qendronte i ulur apo i shtrire ne divan, kur ndodhej ne familje. Thanas Papa pilotonte paster e me kulture profesionale. Atij nuk i shpetonte pa vene re asnje “sjellje” e avionit, ne fluturim. Atij njeriu nuk i mungonin tiparet e domosdoshme per te qene nje kolaudator cilesor, si: guximi, trimeria, mencuria, qendrueshmeria e te tjera tipare te qenesishme. Ai njihte dhe pervojen e reparteve te tjere, Brenda vendit dhe pervojen e disa kolaudatoreve, ne arenen nderkombetare. Kembengulja e tij per te qene sa me afer te vertetave, ishte pjese e pergatitjes “ speciale “ te tij, para fluturimeve kolauduese.
Thanasi , para ngritjes, mesonte , jo vetem per pjeset apo agregatet qe ishin nderruar por dhe te ciles teknologjie ishin ata si dhe kush kishte marre pjese ne riparim. Shoku im kur I afrohej aeroplanit qe do te kolaudonte ne ajer ishte i pergatitur moralisht dhe nga ana psikologjike per detyren qe do te kryente. Ai e provonte me teper se nje here, motorrin , duke kontrolluar treguesit e punes se tij. Kontrollonte komandat e ndryshme te drejtimit te avionit.
Kjo monografi, kushtuar njerit nga kontributoret me ne ze te ngjitjes te aviacionit tone, pilotit te talentuar Thanas Lili Papa, mesiguri qe do te ishte me e plote, po te kisha gjetur bashkepunimin e familjareve te tij. Mbetja “ ne hije” e disa aspekteve te jetes te heroit, ne vecanti ne planin personal, mesiguri qe do te ishin shmangur e Thanasi do te na shfaqej perpara syve te mendjes, sic ishte, me te gjitha vlerat, si njeri e si pilot me talent te rralle e vendosmeri te papare per t’u ngjitur lart e me lart ne fushen e aeronautikes. Por, ata qe e kane njohur Thanasin, ne pune e ne jete, nuk nguruan te derdhnin ne rrefimet e tyre, cdo gje qe dinin, dhe e plotsuan boshllekun e krijuar. Me bindjen se i kam bere shokut tim te paharruar nje sherbim dinjitoz, sic e meriton kujtimi I tij, them se kam vene nje tulle ne mosharrimin e tij.
- I paharruar qofte kujtimi I tij I ndritur; ti rrojne femijet dhe ata qe ka lene pas!
Shkroi Niazi Xhevit Nelaj , shok grupi I Thanasit. Ne Tirane; dhjetor2017 – shkurt 2018.
Nje shkrim i mrekullushem dhe real per shokun tone shume te mire Thanas Papa.Ne e kujtojme me simati dhe respekt ate. Faleminderit Niazi.