Gjatë jetës, na ka rastisur të dëgjojmë e të përsëritim një togfjalësh, i cili, na pëlqen e duam ta dëgjojmë vazhdimisht. Kush nuk i ka dëgjuar fjalët: “Ai, është njeri i mirë”! “ Ai, renditet ndër më të mirët e më të mirëve”! “ Ky, është xhanan e shpirt njeriu”! “ “X” apo “Y”- është nga ata njerëz që të falin vetëm mirësi”! “ Tek ai njeri, mirësia nuk ka të sosur”! etj.etj. Dakort! Këto, e të tjera, të ngjashme, janë të sakta e të merituara, për ata, të cilëve u përkasin. Kam një rezervë e atë ua them, hapët: Ta përcaktosh tjetrin “ të mirë”, ke thënë shumë e, në të njëjtën kohë, nuk ke thënë asgjë. Nuk bëhet fjalë për një “ lojë fjalësh”, por për një vlerësim, i cili ka nevojë të zbërthehet e të sqarohet, më tej. I miri dhe mirësia e tij, janë të pranishme e përjetohen nga të gjithë komunitarët por, jo të gjithë e çmojnë mirësinë, me “notat” që ajo meriton. Lexo të plotë