(Rrëfim i jetuar)
Në fluturim ngjajnë të pangjarat. Nuk kanë thënë mëkot se: “Aviacioni është atdheu i çudive”! Po ta themi disi më kuptueshëm: “ Në ajër ngjajnë ato që nuk ndodhin në tokë”! Çudia i ka brenda të dy polet; si plusin dhe minusin. Kohëzgjatja e saj merr vetëm disa sekonda. Ka raste kur vijë ndarëse bëhet e dhjeta apo më pak e sekondës. Kohëzgjatja e rrjedhojave është tjetër gjë. Çasti i vetëm që zgjat fare pak, në një rast të pazakonshëm është kufiri që ndan lavdinë nga e kundërta e saj. Mjetet e lundrimit ajror, mund të drejtohen nga një pilot apo nga një ekipazh. Kur në aeroplan ndodhet vetëm një pilot, ai vendos në vetmi dhe vendimi i tij, e kufizon defektin, kur është i drejtë, ose e thellon atë më tej, kur nuk është adeguat. Në rastin kur veprohet në ekipazh, përgjegjësinë e mban komandanti i ekipazhit dhe ai, vendos “ veton” lidhur me veprimet që duhen kryer; të tjerët ndihmojnë, pa ngatërruar të parin, por kurrsesi nuk janë inegzistentë. Ka raste në të cilët një anëtar i ekipazhit e kap më shpejt parregullsinë dhe “ familjarizohet” më shpejt me të dhe me qëndrimin e tij të drejtë, mund të determinojë situatën e të bëhet protagonist, në atë ngjarje. Lexo të plotë