(Miresia e atij njeriu nuk njeh kufi)
Kete shkrim monografi, te cilin ia kushtoj nje aviatori te thjeshte, nga jerezit me te thjeshte e me te mire qe kam njohur, mund ta titulloja tjetersoj, nisur vetem nga fakti se tek Ai njeri miresia, urtesia dhe thjeshtesia te cilat nuk kane ane e fund perbejne nje trinom te pandare; ato jane rritur se bashku e i perngjasojne njera – tjetres. Alberti eshte nga te paktet njerez, qe nuk deshiron te shkruash per te, ne nje kohe kur mjaft te tjere e kerkojne kete, me kembengulje.
Kemi pare apo kemi punuar ne shoqerine e aviatoreve “ brilante ”, te cilet, duke kryer detyra te larmishme, kane “ shkelqyer” per pak kohe dhe, kur mendohej se kishin kapur piken kulmore te profesionit, ose jane fikur; ose jane venitur. Rrefimi qe vijon, na njeh me nje pilot helikopteri, i cili, vertet nuk “ ka vrare ariun”, sic pretendon shumekush, por per gati 30 vjet me radhe, punoi “ si kalliri me koken plot ”, ne detyra te veshtira, pa zhurme e pa buje, pa ia ndiere njeri zerin e ankeses e te protestes.
Albert Spiro Shkurtin e kam njohur nga afer, qysh ne vitin 1960, kur, te dy studionim per t’u bere pilote, ne shkollen sovjrtike te aviacionit, ne qytetin e Batajskut, ne ish Bashkimin Sovjetik. Alberti studionte e u diplomua pilot helikopteri e une, nisa por nuk e perfundova dot procesin e te mesuarit, per t’u bere pilot gjuajtes – bombardues. Me pas, u ribashkuam e serish punuam se bashku, ndonese fluturonim ne tipa te ndryshem e me natyra jo te njejta. E kam ruajtur miqesine me Albertin, fale tipareve, te tij te vecanta, te cilat me pelqejne e me pershtaten. E them me pergjegjesi se Atij njeriu nuk i “ ngjitet ” asnje ves apo nuk e prek asnje “ semundje”, e cila mund te cenoje figuren e tij te paster.
Bertin e njoh prej shume kohesh, por, nga goja e tij, asnjehere nuk kam degjuar te merret me pergojimin e te tjereve. Ne kete kuptim, pastertia e figures se tij eshte impresionuese. Sa i perket ndershmerise, ne kuptimin e plote te kesaj fjale, Albert Shkurti nuk e ka shokun. Ai nuk i njeh e nuk mund ti “ ngjiten ” dukuri negative si: zilia, cmira, egoizmi, karrierizmi, mendjemadhesia, arrogance e prepotenca, servilizmi e konformizmi, meria dhe hakmarrja etj. etj. pslleqe, te cilet mund ta ndotnin ate figure “ qelibar ”. Thuaj cdo gje te mire nga ato qe mund te thuhen per nje njeri te mire si Alberti dhe figures se tij do ti shkonte per bukuri.
Nese do te me duhej ta portretizoja me pak fjale, figuren e tij interesante, mesiguri qe do te thoja, me ze te larte e me fjale te kursyera: “ Albert miresia ”. Sa vertetesi ka ne kete slogan, edhe pse ai eshte opinion im vetjak, por, po te lexoni, me interes opinionet e shokeve qe kane punuar me gjate prane tij, te cilet mesiguri qe do ta thone mendimin qe kane, hapet e me vullnet te lire dhe ju do te mesoni me shume per ate njeri, i cili, ne jeten e tij active ka bere vetem te mira. Le te ndalemi pak tek jeteshkrimi:
Albert Shkurti u lind ne qytetin e Tiranes, ne rrugen e “ Durresit ”, me 19 prill te vitit 1941. Ne ate kohe, Tirana, si e gjithe Shqiperia lengonte nen zgjedhen e pushtuesve te huaj, fashisteve italiane dhe bashkepunetoreve te tyre. Nena qe e pruri ne jete, Margalena, ishte shtepiake dhe shendetlige; Babai i tij, Spirua, kryente detyren e infermierit, profesion te cilin e kishte mesuar ne France. Alberti ishte femija i pare i familjes; pas tij erdhen ne jete: motra Suzane; motra Milene dhe e mbylli serine e lindjeve, vellai i vetem – Leoni.
Berti ( keshtu i flasim shkurt ), u lind ne nje familje te thjeshte qytetare, e cila mbijetonte ne kushtet e skamjes ekstreme dhe kavurdisej me ato pak te ardhura qe fitonte nga puna e Babait, dhe me veshtiresi perballonte kerkesat e kohes. Familja e Bertit nuk e kishte komoditetin e te jetuarit ne bollek e nuk “ notonte ” mes te mirave materiale, por i siguronte ato me shume veshtiresi e perjetonte situaten e mbijeteses.
Kesisoj, shoku im i kahershem, ne keta kushte nuk mund te shijonte pekulin e familjes edhe pse pati me vete privilegjin e ardhjes ne jete si i pari i femijeve. Alberti nuk u perkund ne djepin e kamjes por ne dallget e shqetesuara te jetes dhe u be Ai qe njoha une; e njohin dhe te gjithe ata qe kane patur fatin te ndodhen prane tij, ne pune e ne jete. Ne vitet kur u mekemb Alberti, familjet shqiptare, ne teresi perjetonin sakrificat dhe kufizimet e kohes.
Albert Shkurti, vec ketyre, kishte dhe nje kufizim tjeter: te dy prinderit e tij ishin shendetlige dhe per rrjedhoje gjendja ekonomike e familjes ishte ne kufijte e skamjes e te varferise ekstreme. Megjithate, edhe ne keta kushte, karakteri i Bertit u formua dita – dites e pak nga pak, duke trasheguar nga Nena dhe nga Babai qe e sollen ne jete: ndershmerine, thjeshtesine, shpirtin e mire, dinjitetin etj. Tiparet e karakterit te tij u formuan e u kaliten larg kapriciove, egoizmit dhe veseve te keqia. Edhe kur u mekemb e luante me bashkemoshataret, tek djali i xha Spiros ra ne sy zgjuarsia natyrale, shkathtesia, ndjenja komunitare dhe dashamiresia. Dukuri si prirja per te qene lider, tendenca per te kembengulur qe perhere ti shkonte e tija nuk gjeten vend ne karakterin e tij te brishte. Si blete punetore, mes shokesh Berti kontribuonte ndjeshem qe komuniteti i femijeve ku Ai bente pjese te perfaqesohej denjesisht ne lojerat femijerore te kohes, por, kurre nuk nxirrte gjoksin per te thene: “ Kete e bera une ”. Albert Shkurti asnjehere nuk e evidencoi “ unin ”, por qendroi ne radhe me shoket.
Mesimet e arsimimit fillor dhe ato shtatevjecar, Berti i percolli ne shkollen kryeqytetase me emrin e “ Naim Frasherit ”, “ bilbilit ” te Gjuhes Shqipe. Qe ne fillimet e shkollimit te tij, tek Alberti akoma i parritur u pa qarte interesi qe Ai shfaqi per te nxene, sjellja e perkryer dhe kujdesimi per te ruajtur e mirembajtur librat, fletoret dhe ato pak mjete qe konkretizojne mesimet. Si nxenes i perparuar e me fryme te theksuar komunitare, tek imcaku i zgjuar e i shkathet i xha Spiros, zuri vend dhe shpirti i tij i mire qe gjente shprehje konkrete, ne gatishmerine e Bertit per t’u ardhur ne ndihme nxenesve qe ishin me te prapambetur ne mesime. Me tej, per shkaqe familjare qe lidheshin me ngushtesine ekonomike dhe shendetligesine e prinderve te tij, Ai u sistemua ne Shtepine e Femijeve “ 8 Nentori ”, ne Tirane. Ne kete qender edukimi dinjitoze, Albert Shkurti perjetoi nje transformim te ri, me shume vlere, e cila i sherbeu si vlage, per kohen dhe per te ardhmen e tij. Nder shoket e femijerise, Alberti pati Skender Kalenjen, kurse, ne Shtepine e Femijeve, me afer tij ishte mesuesi i fizkultures, Ahmet Gashi, nga Kosova.
Ne shtatorin e vitit 1954, Alberti nisi mesimet ne Shkollen e Mesme Ushtatake “ Skenderbej ” ne Tirane. Disa elemente te jetes ne komunitet, Alberti i kishte perjetuar edhe ne vitet qe percolli duke qene nxenes, ne Shtepine e Femijeve “ 8 Nentori ”, ne Tirane. Shkolla e Mesme Ushtarake “ Skenderbej ”, si njeri nga gjimnazet “ elite ” te vendit, funksiononte mbi bazen e rregullave dhe te disciplines te forte ushtarake, ku cdo veprim ishte i kronometruar e i planezuar, deri ne detaje. Ne kete shkolle, Albert Shkurti gjeti kushte mjaft te mira, per te jetuar e per te mesuar dhe per te ushtruar pasionet e tij rinore, ne vecanti futbollin , te cilin e kishte sportin vetjak te preferuar dhe e luante me shume deshire ishte talent I rralle.
Ne mesime, Albert Shkurti ishte njeri nga nxenesit e “ shkelqyer ” te klases e te shkolles. Ai, nga viti i pare gjimnaz, deri sa mori maturen ( ne vitin e katert ), qendroi vazhdimisht ne nivelin e nxenesve qe meritonin medalje ari. Shoke te tij te klases ishin: Hetem Mehmeti; Agim Veleshnja; Sybi Koci; Allaman Isaku etj. Berti, duke qene ne balle te klases per nga rezultatet ne mesime, vetiu krijoi lidhje te shendosha e perkrahje, te qendrueshme me disa mesues te asaj shkolle. Ia vlen te permendet fakti qe lenden e historise e drejtonte mesuesja Drita Hajro, nje grua zonje e cila, jo vetem qe ishte kompetente per lenden por dhe i trajtonte mjaft mire nxenesit, sikur te ishin femijet e saj. Mjaft e perkushtuar e me sjellje prej prindi te mire ishte dhe mesuesja mbreselenese Sadete Kasaj. Mesuesi qe drejtonte matematiken, me mbiemer Kasmi kishte nje huq te keq: Ate qe hynte ne klase me vonese, e urdheronte te dilte perpara derrises te zeze dhe i bente, me tendence pyetje te veshtira. Kur e mesoi kete Berti, i cili ishte mjaft i perparuar e nuk i “ trembej syri ” as ne kete lende te veshtire, vinte me vonese, posacerisht qe mesuesi ta ngrinte ne mesim. Mirepo Kasmi e mesoi kete hile te nxenesit dhe i thosh Albertit: “A mistrec, o mistrec; prandaj hyre me vonese ti, qe te te ngre ne mesim”!
Ne fund te cdo viti mesimor, nxenesit i nenshtroheshin provimit, ne cdo lende, ku behej verifikimi dhe konfirmimi i arritjeve te cdo nxenesi. Kjo metode rezultoi te ishte metode e drejte, mbasi nxenesit e perseritnin lenden dhe e “ pertypnin “ me mire mesimin, per rrjedhoje ata dilnin me te forte ne mesime. Gjate viteve te jeteses ne Shkollen Ushtarake “ Skenderbej ”, Alberti forcoi bindjet mbi domosdoshmerine dhe dobine e jetes ne nje komunitet te shendetshem. Shoqeria e paster ne kete shkolle, la gjurme te pashlyera ne karakterin e djaloshit dhe i sherbeu pergatitjes te tij per nje tjeter jete komunitare me lidhje shume te ngushta mes shokesh , ne fushen e mesimit te fluturimit.
Jeta e Albert Shkurtit ne Shkollen “ Skenderbej” i sherbeu forcimit te metejshem dhe konsolidimit te tipareve pozitive ne karakterin e tij te brishte. Zgjuarsia natyrale e adoleshentit Albert Shkurti dhe shkathtesia e fizikut te tij, terhoqi vemendjen e mesuesve dhe te shokeve te klases e te shkolles, ne dy drejtime kryesore: E para; Vullneti i tij per te nxene, perbente nje vije te drejte, ne rritje. Ai nuk dallohej vetem ne zoterimin e nje lende te vetme, por kishte per zemer, te gjitha lendet dhe kishte vullnetin e mire, per t’u thelluar, ne vazhdimesi ne njohurite shkencore. Egzigjenca e tij ne fushen e te nxenit dhe studimi sistematik, ishin faktore baze qe krijuan mundesine e afishimit te fotografise te tij ne tabelen e te shquarve ne mesime, te shoqeruar me nje sivi te shkurter. Alberti i kapte shpejt elementet e mesimit, qe ne spjegimin e mesuesit dhe, me nje te lexuar, mund te pergjigjej e te vleresohej me noten me te larte. Maturen, Alberti e mori me “ medalje ari ”. Vullneti dhe kembengulja e tij per te mesuar i dhane frytet qe priteshin e u kthyen ne gure themeli per te pastajmen e tij.
E dyta; ai shtat i shkurter por i lidhur mire mblonte perbrnda energji te pashtershme. Alberti , gjate viteve te shkolles se mesme, mori pjese ne te gjitha veprimtarite fizkulturore – sportive, ku u shqua per rezistence e manovrueshmeri. Loja e tij e preferuar ishte ajo e te gjithe femijeve te moshes se tij – futbolli. Alberti e luante bukur lojen e futbollit. Ne fushen e blerte, Ai ngjante me nje valletar elegant, i cili driblonte lehte e me guxim. Ishte e veshtire ti “merrje” topin atij futbollisti, i cili kishte qejf tua kalonte topin neper shale kundrshtareve. Ata qe e veshtronin nga jashte, benin pyetjen: Nje imcak si Berti, ku e gjen tere ate energji e rezistence qe rreshqet aq bukur, sikur te ishte nje balerine patinatore mbi akull. Zakonisht Alberti luante ne sulm dhe kishte shume fantazi e perdorim topi te perkryer. Vetem me nje mbrojtes, te pa dubluar, veshtire se mund ta permbante ndonje ekip tjeter djalin e xha Spiros. Edhe pse luante bukur me top, Ai nuk ishte individualist. Albert shkurti gezohej, pa mase, kur ndonjeri nga shoket e tij te skuadres, dilte ne pozicion te pershtatshem shenimi dhe pasi qe i jepte Berti , nuk dilte huq, por topi perfundonte ne rjete. Gjithsesi meritat per shenimin e golit, Alberti nuk ia atribuonte vetes, por shokut qe realizonte golin. Ne loje, si dhe ne jete, Ai ishte i qete, teper aktiv dhe sederli. Nuk ishte inatci, cmirezi, e i ngurte. Kur dilte fitimtar ekipi ne te cilin bente pjese Berti ngazellehej, i qeshte nuri e gezonte, si femije.
Ne fund te gushtit te vitit 1958, ne te ngrysur, Albert Shkurti, me shoke, ngjiti shkallet e anijes sovjetike ” Bjelloostrov ” dhe u nis nga porti detar i Durresit per ne Bashkimin Sovjetik, ne udhe ujore. Ata do te studionin per t’u bere pilote helikopteri, ne shkollen sovjetike te aviacionit, ne qytetin e Pugacovit, prane lumit Vollga dhe kryeqendres te Saratovit. Shkolla e Pugacovit ishte e vetmja e tille ne hapsirat sovjetike. Shoke te tij ne kete lundrim shpreseshume ishin: Agim Veleshnja; Agim Nanaj; Agron Galanxhi; Burhan Nurja; Nikolle Zhonga; Hetem Mehmeti; Ndue Logu; Vangjel Nakuci; Vangjel Nasto; Sybi Koci; Nasi Leka; Mikel Janku; Stavri Prenda; Luan Sinaj; Muharrem Hida; Ali Levanaj; Ramo Mejdiaj etj. Anija qe transportonte kandidatet per pilote, u ankorua ne portin grek te Pireut ( Athine ), per t’u furnizuar, por ata nuk u lejuan te zbrisnin, per te ruajtur sekretin ushtarak. Ne ate kohe, marredheniet e shtetit tone me Greqine, nuk ishin sic do ti donim, por ishim ne thike e ne pike. Me tej, pas kalimit te Ngushtices te Bosforit ( Turqi), anija ndaloi ne portin Bullgar te Detit te Zi, te Varnes. Anija qendroi ne ate port rreth 8 ore dhe djemte nga vendi yne paten mundesi te dilnin ne qytet, afer portit. Ne portin detar te Kostances ( Rumani ), e cila, aso kohe konsiderohej vend mik, anija “ Bjelloostrov ” ndaloi 6 – 7 ore dhe kandidatet per pilote, u lejuan te dilnin ne qytet. Ne kete qytet, me nje student ushtarak shqiptar nga ata qe shkonin per te mesuar fluturimin ne Pugacov, ngjau nje e papritur e kendshme, e cila, po te thellohej, mund te kishte rrjedhoja me te renda.
Djaloshi Nikolle Zhonga, shok grupi i Albertit, si gjithe te tjeret, doli ne qytet. Gjate shetitjes neper qytet, Nikolla, ndjeu nevojen per te urinuar e u fut ne wc-ne me te afert. Per te hyre ishte e lehte, por, per te dale andej, ishte thuajse e pamundur. Ne ate kohe, sherbime te tilla, ne qytetin e Konstances dhe ne te gjithe Rumanine, kryheshin kundrejt shperblimit, me para ne dore. Nikolla dhe shoket e tij te grupit nuk dispononin te holla ne monedhen rumune, prandaj nuk mund te paguante. Ai, si te gjithe shoket e grupit ku bente pjese, kishin hipur ne anije, me duar ne xhepa. Mirepo ne Konstanca, “ ngeci sharra ne gozhde ”. Derisa te paguante taksen, atij i duhej te qendronte ne wc. Mirepo anija, nga koha ne kohe mund te ngrinte spirancen e te nisej dhe Nikolla do te shkeputej nga shoket. Gjendja qe mund te krijohej ne kete rast, e nderlikonte shume situaten. Procedurat kryheshin ne Bukuresht dhe “ futja ne loje e ambasades tone, si veprim i domosdoshem e me efikasitet, merrte mjaft kohe. Per fatin e Nikolles, aty pari kaloi nje emigrant shqiptar, i cili, kur degjoi degjoi ankimin e shqiptarit, pa patur njohje me te, “ zgjidhi qesene ” dhe e nxorri Nikollen nga “ ngujimi ”.
Anija sovjetike, me te gjithe kandidatet ne bord, pas “ lirimit ” te Nikolles dhe bashkimit te tij me grupin, mberriti ne portin sovjetik te Jugut, ne Odesa. Te nesermen, nepermjet udhes se hekurt, duke pershkuar anen Perendimore te territorit sovjetik, grupi i djemve nga Shqiperia, shkuan ne qytetin e Pugacovit, ne shkollen e aviacionit ku do te mesonin pilotimin e helikopterit Mi-1 e Mi-4. Ishin studentet e pare shqiptare qe shkuan ne kete shkolle per tju nenshtruar nje program te plote teoriko – praktik. Nje vit me pare, ne vitin 1957, ne kete shkolle kishin kryer nje kurs te shkurter specializimi dhe kishin mesuar shfrytezimin e helikoptereve Mi – 1 e Mi – 4, disa pilote, te ardhur nga Shqiperia dhe disa te tjere, qe u bashkuan me ta per arsye se ishin deklaruar te paafte per te fluturuar ne aeroplanet reaktive. Grupi i piloteve te ardhur nga vendi yne kishin per komandant njerin nga themeltaret e Aviacionit Ushtarak Shqiptar te pasluftes se Dyte Boterore, ate qe u ngrit i pari mbi qiellin e Tiranes, me 24 prill te vitit 1951; korcarin – Petraq Polena. Ne perberje te grupit ishin piloted: Sulo Saliaj; Zebo Durmishaj; Mersin Minxha; Andrea Stavre; Selman Mecaj; Daut Xhaferri; Sejdo Kamberi dhe Manush Kreshpa. Ata, te gjithe, deri atehere kishin fluturuar ne tipa te ndryshem aeroplanesh dhe erdhen ne kete shkolle per te pervetesuar vecorite e fluturimit me helikopter.
Alberti dhe shoket e tij te grupit formuan nje klase dhe nisen pergatitjen teorike, te paraprire nga mesimi i Gjuhes Ruse. Kushtet per te jetuar e per te mesuar, ne shkolle, djemte nga vendi yne i gjeten nga me te mirat e mundshme. Krahasuar me kushtet qe lane ne Shqiperi, kushtet ne Pugacov ishin disa hapa perpara. Kabinetet, klasat mesimore, literatura tekniko – shkencore dhe ajo letrare – artistike, pedagoget, laboratoret etj, ishin mjaft te sofistikuar e te miklonin per te studiuar. Kaloi dimri i eger rus, ne klasa e kabinete dhe ne kushte te mira per ushqim, argetim e per fjetje. Me te vajtur ne shkolle, studentet per pilote iu nenshtruan masave sanitaro – mjekesore, ku vend te rendesishem zuri larja, veshja me petka te kursantit sovjetik dhe komisioni ushtarako – mjekesor.
Ne pranvere, para se te nisnin fluturimet, studentet u ndane ne grupe fluturimi. Cdo grup fluturimi kishte 3 – 4 studente dhe drejtohej nga nje instruktor i teknikes se pilotimit, te perzgjedhur sa i takon karakterit, nivelit dhe aftesive per te transmetuar ato qe dinin. Sipas rregullit te pergjithshem te mesimit te shkences te fluturimit, udha e ajrit me studentet e grupit te Albert Shkurtit nisi nga lundrimi ajror me aeroplanin e thjeshte e te lehte, me helike, Jak -18. Ketej ia nisen dhe djemte e grupit ku bente pjese Albert Shkurti. Por, para se te ngriheshin ne ajer me instruktorin, ata, bene nje pergatitje ne toke, e cila zgjati rreth dy jave. Ajo ishte thjesht nje perseritje e veprimeve te pilotit te ardhshem, nga futja ne kabinen e avionit, deri sa te dilte prej saj, pas kryerjes te fluturimit. Nisja e lundrimit ajror me serine e aeroplaneve me te lehte mesimore, ka arsyet e veta, te cilat ata qe ngrihen ne ajer i dine me mire. Shpejtesia e vogel qe fal shume dhe manovrueshmeria e madhe, se basahku me tolerancen, jane disa pika te shendosha ku bazohet gjykimi per ti dhene instruktorit te fluturimit me shume mundesi per te korrigjuar ndonje gabim te mundshem te lundruesit ajror fillestar.
Sipas rregullave e instruksioneve te pergatitjes ajrore, ata qe pergatiteshin per t’u bere pilote, perpara se te nisnin vozitjen ajrore, pas pergatitjes teorike ne kabinete dhe asaj ne toke, neper grupet e fluturimit, detyrimisht i nenshtroheshin hedhjes me parashute. Kjo ishte ne kuadrin e masave paraprake, per te patur njohuri mbi parashuten dhe parashutizmin; per braktisjen e aeroplanit me te cilin fluturonin, ne rast rreziku. Behet fjale per pamundesine e vijimit te fluturimit, te shkaktuar nga ndonje parregullsi ne aeroplan apo per gabime te renda te atij qe mesonte pilotimin. Hedhja me parachute realizohej me parashuten e desantit te veshur, e cila kishte kupole te madhe ( rreth 85 m/2 ) e cila hapej vete, nepernjet nje mekanizmi sahat, me nje litar te mberthyer ne bordin e aeroplanit te parashutimit dhe nje tjeter, e cila ishte parachute rezerve, e lidhur me te paren me disa rripa te forte, te cilen, ai qe hidhej e mbante ne gjoks dhe e hapte vete, me anen e nje mashe te kuqe, te cilen e mbante me dote te vendosur siper saj, per lehtesi. Parashuta reserve, si rregull hapej ne rastin kur ajo kryesore nuk hapej vete, pas 3 sekondash nga shkeputja prej aeroplanit, ose kur parashuta kryesaore nuk mbushej plotesisht me ajer.
Studentet e grupit ku bente pjese Albert Shkurti, te cilet e kryen te plote ciklin trevjecar te pergatitjes dhe ne fund u diplomuan pilote helikopteri, u hodhen me parachute tri here ( nje here ne cdo vit mesimor, i cili perkonte me pervetesimin e nje tipi aeroplani ). Hedhja e pare me parachute, e cila eshte dhe me e veshtira ( parashutisti shkon drejt se panjohures ), u percoll me teper me gezimin e te provuarit te nje gjeje te re dhe me entusiazmin e moshes adoleshente. Studentet kishin ne anen e tyre dhe faktin qe ishin shqiptare dhe kishin seder e asnjeri nuk donte te shkeputej nga shoket. Dy hedhjet e tjera, paraqitnin veshtiresi mbasi ai qe do te hidhej e njihte procesin e hedhjes e te renjes; kishte njohuri dhe mbi mundesine e parregullsive qe mund te ngjanin gjate parashutimit.
Ishte pranvere e vitit 1959. Debora e dimrit te gjate e te ashper rus, kishte nisur te shkrinte dhe ne aerodromin fushor te Staraja Bambioshka, ku do te nisnin fluturimet, vende – vende kishte nisur te buiste bari duke krijuar disa vatra te gjelberta, ne siperfaqen dominuese te mbuluar nga qilimi i bardhe i bores. Hedhja u be me aeroplane An – 2, i cili konsiderohet si me i pershtatshmi per parashutim. Aeroplani An – 2, ne mengjes, heret, kur mbi aerodrome nuk frynte ere, u ngjit ne lartesine 800 m, dhe mbi aerodrome, u realizua hedhja me parashute e studenteve shqiptare, hedhje e cila rezultoi e suksesshme. Duhet thene se masat organizative qe merrte shkolla ne keta raste ishin te perpikta dhe disiplina, rregulli dhe kerkesa e llogarise ishin tipike, ushtarake ruse.
Mesimin e fluturimit, Alberti dhe shoket e tij e nisen, ne aerodromin fushor te Staraja Bambioshka, prane qytetit te Pugacovit, disa dite pas hedhjes se pare me parashute. Vozitja, ne ajer, me instruktorin e teknikes se pilotimit ne kabinen e dyte, nisi me aeroplanin e lehte mesimor me helike, te tipit Jak – 18 te thjeshte. Meqenese siperfaqja e fushes aerodrome ishte e mbuluar nga bora, vozitja ajrore, fillimisht u krye me perdorimin e slitave nen rrota. Gjate levizjes te aeroplanit neper aerodrome, sic ishte procesi i daljes ne brezin e ngritjes, ndalimi i aeroplanit, pas shuarjes se shpejtesise, pas uljes etj, studentet e grupit ishin te detyruar ta shoqeronin aeroplanin, duke e mbajtur per krahu dhe per ta ndihmuar qe te rrotullohej. Kjo ishte pune cfilitese por e domosdoshme. Te qendroje, ne sferen e veprimit te rrymave te ajrit qe prodhon helika, ne temperaturat e ajrit rrethues – 20 grade Celsius ( gjate dy javeve temperature zbriti ne -30 grade Celsius ) ishte nje sacrifice e madhe, por ajo u perballua nga djemte shqiptare, te mesuar me klime mesdhetare.
Cdo student, fluturoi ne aeroplanin Jak – 18 rreth 100 ore e ne te gjitha detyrat e programit te pergatitjes ajrore. Nuk me duken pak. Alberti, si djale i zgjuar, i urte, i sjellshem e i vemendshem, i pervetesoi shpejt dhe qendrueshem elementet e fluturimit. Ai u leshua ne fluturime vetem, ( pa nistruktorin e fluturimeve ne kabinen e dyte) ne grupin e pare te studenteve qe u leshuan ne fluturime vetem. Ai pati rritje te vazhdueshme ne tekniken e pilotimit dhe i zgjeroi dukshem njohurite teorike mbi fluturimin ne hapesire. Edhe instruktori i tij, bente te habiturin e ndjente kenaqesi kur veshtronte progresin e Albertit e krenohej me studentin “ e arte ” nga Shqiperia. Ne perfundim te programit te pergatitjes ajrore, me aeroplanin e lehte mesimor me helike Jak – 18, Albert Shkurti dhe shoket e tij, iu nenshtruan nje fluturimi provim, ku ai “ shkelqeu ” dhe fitoi te drejten per te fluturuar ne helikopterin MI – 1, i cili eshte I ndjeshem e kapricioz, ne pilotim. Gjate fluturimeve ne aeroplanin Jak – 18, Alberti kishte instructor te teknikes se pilotimit togerin sovjetik Cirkov, i cili ishte me kombesi ruse.
Ne dimrin e acarte rus, studentet shqiptare, te pamesuar me temperaturat e uleta te ajrit, sapo zgjoheshin, ne mengjes, gjysme te veshur, duhet te dilnin ne gjimnastiken e mengjesit, e cila perfshinte vrapimin, ushtrime te lira gjimnastikore ne natyre dhe ushtrime ne vegla gjimnastikore. Vendasit kete nuk e kishin problem kurse per tanet kjo ishte nje sacrifice e madhe. Djemve nga Shqiperia u kishte punuar mendja mbrapsht dhe kishin bere te veten nje prapesi: Ata, derisa te rridhte koha e gjimnastikes te mengjesit, e cila e kishte kohezgjatjen rreth 30 minuta, qendronin “ te ngujuar ” ne wc. Atje ishte me ngrohte dhe drejtuesve te kursit nuk u shkonte mendja tek kjo “ manover ”. Kur i rane hiles ruset, per kete “ manover “ te shqiptareve, ne kohen e fizkultures te mengjesit, pyesnin, me shpoti: “ Ku ndodhen studentet shqiptare ”? Dhe pergjigjeshin, vete: ¨” Ata ndodhen ne wc ”! Kjo nuk kalonte e pashoqeruar me te qeshura me ze te larte e me ironi.
Kushtet per jetese e per te studiuar, ne Pugacov ishin ne shkallen me te larte te mundeshme. Studentet nga vendi yne, te pamesuar me temperaturat e uleta te ajrit, u familjarizuan me vonese me gjendjen , ama u pershtaten. Atyre u zjente gjaku nga mosha rinore qe kishin; ishin te veshur me petka te ngrohta dhe ushtroheshin ne sportet e tyre te preferuar. Albert Shkurti e kishte shpirtin tek futbolli edhe pse e dinte qe kjo loder te le te shkurter ne shtat. E gjente “dritaren” per t’u marre me futboll djali i xha Spiros, ndonese luante dhe lodra te tjera, si basketbolli, se bashku me Sotiraq Gjylametin; Sybi Kocin; Vangjel Naston etj. Bente c’bente e dilte per te luajtur futboll Berti, ne shoqerine e Burhan Nures; Mikel Jamkut; Agim Nanaj etj. Po ta veshtrosh dhe tani qe po u afrohet te tetedhjetave, Albert Shkurti, ne shtat, eshte po i atille= i imet e shtatshkurter. Loja e futbollit, ne kete dukuri ka ndikimin e vet. I dashuruar pas lojes se futbollit, edhe ne ata kushte te veshtire ( siperfaqja e tokes ishte e mbuluar nga Debora ), Alberti dhe idhtaret e tjere te kesaj loje burrerore i gjeten e i shfrytezuan mundesite per te rritur shkallen e kualifikimit, ne futboll.
Pugacovi, ne rrethina kishte tre aerodrome fushore me permasa te kufizuara te pershtatshem per shfrytezimin e aereoplaneve me helike. Ne kete qytet, studentet shqiptare te grupit ku bente pjese Alberti, fluturuan ne aeroplanet fillestare Jak – 18, nje vit dhe ne helikopteret e lehte Mi – 1, nje vit tjeter. Si rregull, per shkak te debores qe binte vazhdimisht, fluturimet, zhvilloheshin ne pranvere, mbasi shkrinte Debora dhe ne stinen e veres, kur fusha jeshilonte nga bari. Vjeshta dhe dimri i kushtoheshin pergatitjes teorike, ne klase e ne kabinete. Kushtet per te mesuar teorine, ne kete shkolle ishin nga me te mirat ne hapsirat sovjetike te asaj kohe. Ato krijonin mundesi per t’u thelluar ne problemet teorike dhe ne shkence, si ne fushen e aeronautikes dhe ne kuadrin e peftimit te cultures se pergjithshme. Literatura e shumellojshme bashkekohore ishte cilesore dhe mbushte raftet e bibliotekes. Ndoshta do te ishte e tepert te thuhet se pedagoget qe drejtonin lende te ndryshme ishin ne nivele shume te larte e mund te krahasoheshin vetem me shkencetare.
Per te minimizuar efektin e te ftohtit te pafamiljarizuar, ne fjetinat e studenteve, por jo vetem, naten realizohej ngrohje, me disa soba te vecanta me gaz, te cilat quheshin pjecka. Per te monitoruar pjecken dhe per te kontrolluar fjetinen, sipas nje grafiku, me mirekuptimin e studenteve, cdo nate njeri syresh bente sherbim. Ne nje nate dimri te vitit 1958 – 1959, te gjithe studentet ne gjume dhe te qete se shoku i tyre monitoronte situaten, pushonin per shtate pale qejfe. Studenti Nikolle Zhonga, po ai qe desh mbeti ne wc – ne e Kostances, kishte radhen e sherbimit, nen efektin e ngrohjes qe jepte pjecka e kishte kapluar gjumi dhe soben e kishte lene te hapet. Naten, nga soba rrodhi gaz e fjetina u mbush me gaz karbonik . Nen efektin e gazit qe thithen, studentet ishin ne gjume te thelle, te alivanosur ( gjendje lipotimie ). Ne mengjes, fale kujdesit te kapterit qe bente zgjimin dhe nderhyrjes energjike te personelit rus te sherbimit, u happen dritaret e fjetines forcerisht dhe ajri i fresket i atmospheres depertoi ne hapsiren e fjetines ku dergjeshin studentet shqiptare te rrezikuar. Keshtu u shpetuan studentet shqiptare, dhe u shmang nje tragjedi e papare.
Ne vitin e dyte te shkolles, qe i perket vitit 1960, studentet shqiptare te grupit ku bente pjese Albert Shkurti, fluturuan ne helikopterin e lehte Mi – 1, te cilin ata e emertuan “ mistrec ”. Fluturimet u zhvilluan ne aerodromin e qytetit te Sizranit, qarku i Kuibishevit; afer tij. Muajt e dimrit 1959 – 1960 u shfrytezuan per te njohur, teorikisht vecorite e shfrytezimit te helikopterit Mi-1. Si aparat fluturues, helikopteri ka disa gjera te perbashketa por ka dhe ndryshime cilesore, ai vertet fluturon por nuk eshte aeroplan. Ndryshimet mes dy aparateve fluturues ishin te domosdoshem te sqaroheshin me pare teorikisht e, me nisjen e fluturimeve instruktori i fluturimit ua deftonte dhe praktikisht. Ne helikopterin Mi – 1, cdo student fluturoi perafersisht 60 ore. Kaq ishte e mjaftueshme, per te pare e per t’u ambjentuar me aparatin e ri fluturues. Perfundimi i fluturimeve me helikopterin Mi – 1, shenoi mbylljen e vitit te dyte te kohes studimore te shkolles se aviacionit. Sic ishte marreveshja e lidhur mes dy shteteve e dy ushtrive tona “ mike ”, studentet shkuan ne vendlindje, per te takuar njerezit e tyre te dashur e per te pushuar, nje muaj me radhe. Alberti qendroi ne Tirane, aty ku kishte familjen dhe shoqerine e tij te femijerise. Ai u shmall me ta dhe qendroi ne shoqerine e miqve te tij te kohes para se te shkonte per studime aeronautike ne Bashkimin Sovjetik. Kaloi muaji i pushimve dhe djemte qe studionin per pilote, ne fund te shtatorit te vitit 1960 u kthyen serish ne Bashkimin Sovjetik. Fillimisht, me nje aeroplan transorti te tipit TU-104, ata fluturuan nga Rinasi ne Moske e pas 2 diteve ( neteve ) rrugetimi me tren, u sistemuan ne qytetin Jugor te Batajskut, ne qarkun e Rostovit mbi Don, ku do te vijonin pergatitjen teorike dhe fluturimet ne helikopterin e mesem ushtarak MI – 4. Principi i funksionimit te ketij helikopteri, ne thelb, ishte i perafert me ate te helikopterit MI – 1, me te cilin ata, tashme kishin fluturuar goxha dhe e njihnin. Prandaj, pergatitja teorike, per ta ishte nje perseritje e thjeshte por, ne nivele te rinj, me te larte. Duhet thene se klima ne vendstudimin e ri, i cili, shtrihet ne rajonin e Kaukazit te Veriut eshte me e bute dhe disi me e afert me klimen e vendit tone. Prandaj studentet shqiptare u familjarizuan me lehte e me shpejt me vecorite klimaterike te zones.
Ne Rergjimentin shkolle te Batajskut studentet e grupit te Albert Shkurtit u bashkuan me nje grup solid studentesh shqiptare, te cilet kishin ne perberje 36 studente ( ishte grupi me i madh i studenteve shqiptare te aviacionit, qe kishte ardhur ne shkollen sovjetike te aviacionit ). Ata do te fluturonin ne aeroplanin fillestar mesimor te tipit Jak – 18A e me pas ndaheshin ne destinacione te tjere, perfshi helikopterin kunder nendeteseve. Ne muajin tetor te vitit 1960, nga shkolla e Pugacovit, erdhen ne Regjimentin e Batajskut 10 studente per pilote, te cilet, deri atehere kishin fluturuar ne aeroplanin Jak – 18, rreth 100 ore e do te mesonin shfrytezimin e helikopterit Mi – 1 e me pas ate Mi – 4. Te tre grupet e studenteve nga vendi yne, pavaresisht se fluturonin me tipa te ndryshem e jo ne te njejtin vend, u sistemuan ne te njejten banese, ne qytetin e aviacionit ( Aviogorodok ). Banesa ishte dykateshe, ne mes te pyllit. Perpara saj ishte nje shesh i betonuar i cili shfrytezohej per te bere pergatitje rrjeshtore, rrjeshtimet dhe shetitjen e mbremjes. Studentet shqiptare, banonin ne seksione te ndryshem, ne katin e pare te baneses; mjediset e perdorimit te perbashket ( banjat, lavamanet, lenkomnaten; etj ) i shfrytezonin te trija palet. Ne katin e dyte te baneses, ishin sistemuar nje grup studentesh nga Hungaria, te cilet fluturonin ne aeroplanin Jak – 18 A, ne nje skuadrile me vete. Ata do te pergatiteshin pilote gjuajtes – bombardues, ne aeroplane te sofistikuar te kohes. Ne fillimet e vitit 1961, ne regjiment erdhi nje grup pilotesh nga Kuba, te cilet do te pergatiteshin per te fluturuar me helikopterin Mi – 4, me emergjence per tiu pergjigjur flake per flake situatave qe kalonte vendi i tyre ne ate kohe. Ata ishin oficere me poste drejtuese ne Ushtrine kubane dhe erdhen me statusin e luftetarit te Revolucionit Kastrist.
Ne grupin e ngushte, ( ne ate te fluturimit ), Albert Shkurti kishte gjirokastritin e zgjuar Nasi Leka dhe studentin e talentuar nga Kuci i Kurveleshit – Ramo Mejdiaj. Mbasi kaluan tre vjet ne shkollen sovjetike te aviacionit ( dy vjet ne Pugacov e nje tjeter ne Batajsk ) dhane dhe provimet, ne teori e ne praktike, Berti dhe shoket e tij te grupit u diplomuan pilote helikopteri, me “licence ” per te drejtuar helikopterin e mesem ushtarak Mi – 4. Ne fund te muajit gusht te vitit 1961, djemte te diplomuar pilote helikopteri, me nje aeroplan sovjetik te tipit TU – 104, u kthyen ne Tirane, ne rruge ajrore. Pas lejes te zakonshme prane familjes, ata u paraqiten per t’u emeruar ne detyre , ne repartin e perzier te aviacionit ne Laprake.
Ne ate kohe, ne Skuadrilen e aviacionit ne Laprake ishin ne fluturim 4 helikoptere MI – 4, me limite te kufizuara dhe 3 helikoptere MI – 1, me resurse thuajse te paprekur. Pilote qe fluturonin ne keta helikoptere ishin: Sejdo Kamberi; Andrea Stavre; Zebo Durmishi; Llazar Cyci; Manush Kreshpa ; Daut Xhaferri dhe Selman Mece. Meqenese numeri dhe resurset e trupit dhe ata motorrike ishin te kufizuar, disa pilote me teknike pilotimi dhe metode pune te pershtatshme te sapodiplomuar si Agim Nanaj; Vangjel Nasto e Sybi Koci u derguan ne Vlore, ne Shkollen e Aviacionit, per te dhene mesime fluturimi ku fluturuan per shume vite si instruktore te teknikes se pilotimit ne aeroplanet Jak – 18A, me ndryshime te pandieshme ne konstruksion e ne te dhena fluturuese, te cilet ishin emertuar Tip – 61 te prodhuar ne uzinat kineze te aviacionit. Mjaft pilote te tjere te tjere u derguan ne reparte te ndryshem te aviacionit, ne detyra prane fluturimeve. Disa pilote te rinj si Nasi Leka; Agim Veleshnja e Nikolle Zhonga u liruan nga ushtria, per shkaqe te ndryshem. Nje berthame pilotesh te rinj, benin pjese: Ndue Logu; Hetem Mehmeti dhe Albert Shkurti, u rrjeshtuan perkrah piloteve qe gjeten dhe u kompaktesuan me ta e fluturuan ne helikopteret Mi – 4 per te cilet ishin diplomuar. Ne kushtet qe gjeten, pilotet e rinj, nuk mund te avanconin ne profesion, por nuk iu ndane fluturimit edhe pse me ore te kufizuara dhe ne detyra ajrore te thjeshta, sa per te ruajtur shprehite e teknikes se pilotimit, si ceshtje thelbesore per nje pilot. Instruktor i teknikes se pilotimit ne fluturimet e tyre ishte mjeshtri i shfrytezimit te helikopterit Mi – 4, krutani – Selman Mece.
Ne pranveren e vitit 1963, nga uzinat kineze te aviacionit mberriten ne skuadrilen e Laprakes, 13 aeroplane te lehte transporti te tipit An – 2. Njeri syresh ishte i pajisur me aparature per sperkatje dhe pluhurosje nga ajri; dy ishin te pajisur me kolltuqe dhe te izoluar, te cilet sherbyen per transportimin nepermjet ajrit te personaliteteve partiake e shteterore dhe 10 te tjere, u perdoren per destinacione te ndryshem, ne interes te mbrojtjes e te popullsise. Albert Shkurti dhe disa pilote te tjere, te cilet, deri atehere fluturonin ne helikoptere, per shkak te resurseve te pamjaftueshem ne keta mjete, u praktikuan per te mesuar e per te shfrytezuar aeroplanin e ri, te sapoardhur. Ne kete grup benin pjese: Albert Shkurti; Zebo Durmishi; Llazar Cyci; Daut Xhaferri etj. U rikthyen ne fluturim dhe piloted e diplomuar per te fluturuar ne helikopterin Mi – 4, si dhe ata qe kishin nderprere fluturimet ne Bashkimin Sovjetik, me helikopteret Mi – 1, te cilet, deri atehere sherbenin ne detyra te ndryshme, prane aviacionit. Me komandant Petrit Majlindin, pas nje rikualifikimi ne aeroplanet An – 2, ata nisen fluturimet me kete avion, ne detyra te ndryshme.
Albert Shkurti, ne perberje te ekipazheve ajrore, here ne cilesine e pilotit te dyte e here si komandant ekipazhi, kreu ulje me aeroplanin An – 2, thuajse ne te gjithe aerodromet dhe fushat e blerta te vendit tone. Teknika e larte e pilotimit, qetesia, saktesia, disiplina e larte ne veprime dhe kujdesi i shtuar i “ heroit ” te ketij shkrimi, u shpalosen ne cdo rast, sidomos kur shkohej ne ulje, ne fushen e blerte te Kukesit ( Bicaj); ne ate te Gjirokastres ( Valare ) etj. Berti u ul dhe ne aerodromin e Rinasit; ne qytetin “ Stalin ”; ne Shkoder ( Shtoj ); ne Vlore; ne Korce ( Drenove ) e gjetke. Ne vajtjet e Albertit dhe te shokeve te tij qe fluturonin ne aeroplanet An – 2, fillimisht u dergua ne qytetet perkates, shtypi i dites, posta ushtarake dhe ne ndonje rast u transportuan njerez, ne variantin sanitar etj. Pjesemarrja ne te tilla detyra ajrore si dhe duke fluturuar me ore te tera, i sherbyen Albert Shkurtit per pjekjen e metejshme te tij si pilot.
Ne vitin 1967, ne muajin dhjetor, ( data e sakte 5 e muajit te fundit te vitit) u formua Regjimenti i Helikoptereve, me qender ne Farken e Madhe. Viti pasardhes, ishte vit i organizimit te kesaj njesie luftarake. Regjimnti i helikoptereve u krijua si rezrve e ne sherbim te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Popullore. Puna nisi me perkthimin dhe me pershtatjen e literatures teknike. Se pari, u perkthye Instruksioni i Teknikes se Pilotimit te helikopterit Mi – 4, i cili do te ishte helikopteri baze i regjimentit dhe i ushtrise. Ne kohe rekord u perkthye, u redaktua e u daktilografua konstruksioni i motorrit Ash – 82 V dhe Konstruksioni i helikopterit MI – 4. Perkthimi u krye nga oficere specialiste me intelekt te spikatur te cilet kishin studiuar ne Bashkimin Sovjetik dhe qe zoteronin Gjuhen Ruse me mire nga te tjeret. Me aksion u pergatiten skema e makete funksionale, si dhe u grumbullua literature e nevojshme tekniko – shkencore. Ishte shans i madh qe ne ate kohe, ne sherbimin inxhenjero – teknik perfshiheshin kuadro qe, jo vetem zoteronin Gjuhen Ruse, por kishin dhe njohuri te thella si specialiste aviacioni te mirefillte. Me cilesi te larte e kompetence shkencore kontribuan kuadrot: Tajar Ramadani; Apollon Bace; Naltor Shehu; Dajlan Birce; Vebi Punavija etj. Ne krye te regjimentit te ri u vu piloti i klasit te pare Lulo Musai ( Spahaj), i cili, deri atehere kishte fluturuar ne disa tipa aeroplanesh, perfshi aeroplanin e sofistikuar Mig – 19 PM. Ai kishte akkumuluar pervoje te gjate e me vlere, si fluturues e si drjtues si dhe kishte disa tipare e aftesi te rralla organizuese dhe drejtuese.
Struktura organike e regjimentit te sapokrijuar u plotsua me pilote te kategorive e te niveleve te ndryshem te mbledhur nga reparte te tjere dhe me te larguar nga fluturimi perkohesisht dhe me teknike e specialiste me pervoje ne shfrytezimin aeroplaneve dhe te helikoptereve, po te mbledhur si te paret. Disa syresh kishin pervoje te gjate e ishin bere “mjeshter” te shfrytezimit te helikopterit MI – 4. Te tille ishin Sejdo Kamberi; Andrea Stavre; Selman Mece; Manush Kreshpa etj. dhe kuadrot e profilit teknik e specialist si Andon Koroveshi; Fadil Kashri; Eljaz Kraja; Myslym Gjoka dhe me te rinjte si: Tajar Ramadani; Dajlan Birce; Jemin Nanaj; Seit Shehu; Naltor Shehu; Petrit Levanaj; Ibrahim Kapllani; Vebi Punavija; Hysen Hila etj. etj. te cilet u bene shtylla kryesore te regjimentit dhe i vune shpatullat e i dhane tonin stervitjes ajrore me helikopteret Mi – 4. Mjaft kuadro te profilit pilot, teknik e specialist aviacioni qe mbushen strukturen organike te regjimentit te ri, erdhen nga repartet e tjere te aviacionit, ku kishin dhene kontributet e tyre ne drejtim te rritjes profesionale individuale dhe si specialitet. Disa pilote, si Halit Bulku; Mustafa Cici; Jorgo Tabaku; Mentor Rrugia; Mustafa Gjokutaj; Mark Qypi; Nustret Bilani; Baftjar Metaj etj, deri atehere kishin fluturuar ne aeroplane reaktive gjuajtes – bombardues. Te tjere pilote si Ramo Mejdiaj; Stavri Prenda; Luan Sinaj; Ali Levanaj; Mihallaq Nole; Idriz Kasaj; Sotiraq Gjylameti; Namik Agolli; Cen Cenaj; Vangjel Postoli etj. pas perfundimit te shkolles ne Bashkimin Sovjtik ose nderprerjes te studimeve atje, pas kthimit ne Atdhe, kishin sherbyer ne repartee te ndryshem te ushtrise, prane aviacionit.
Ne krye te regjimentit te sapokrijuar, per drejtimin e edukimit ideopolitik te efektivave, u caktua piloti Tomorr Avdia, I cili, me pare kishte fluturuar ne aereoplane reactive gjuajtes – bombardues Mig – 15, ne Regjimentin “ Peza “ te Qytetit “ Stalin ”. Tomorri u caktua komisar i regjimentit, ne krah te komandantit Lulo Musai ( Spahaj). Ai u ul i pari ne lendinen me bar e me ferra, ne Fushefarke, perpara xhamise, me nje helicopter Mi – 4, me teknik borti Vebi Punavine. Fluturimet me helicopter, derisa u ndertua baza ajrore e Farkes se Madhe, kryheshin nga aerodrome i Tiranes, ne Laprake. Me argumenta bindese e me logjike te forte strategu ushtarak, komandant Lulua argumentoi perpara udheheqjes se ushtrise se Farka e Madhe, me afersine nga Metropoli Shqiptar dhe me pozicionin strategjik per kohen, ishte vendi me i pershtatshem per dislokimin e Regjimentit te Helikoptereve, ne formim e siper.
Ne programin e fluturimeve nga aerodromi i Tiranes, perfshiheshin, kryesisht ushtrime ne “ varje”; fluturime ne “rreth” e ne zone dhe ndonje largim i thjeshte nga vendi ku ngriheshin. Qellimi i ketyre fluturimeve te thjeshte e prane aerodromit te ngritjes, ishte rivendosja e mjeshterise te pilotimit, per ata qe me pare kishin fluturuar ne helikopterin Mi – 4 si dhe familjarizimin me vecorite e shfrytezimit te helikopterit Mi – 4, per ata qe kishin fluturuar ne aeroplane te ndryshem.
Instruktore te teknikes se pilotimit me grupin “e madh” te piloteve “te mbledhur” ishin pilote me pervoje e me teknike pilotimi te persosur si Sejdo Kamberi; Selman Mece; Manush Kreshpa etj. Albert Shkurti, fillimisht u caktua komandant treshe. Kur regjimenti i ri u kompletua me 36 helikoptere te rinj te tipit Mi – 4, te ardhur nga uzinat kineze te aviacionit, Alberti u emerua komisar i skuadriles se trete. Komandant i kesaj skuadrile u emerua krutani Selman Mece. Ne ekipazhin qe drejtonte Alberti, pilot i dyte ishte i rrituri ne Korce, piloti i ri – Petrit Paci, i cili ishte njeri mjaft i mire dhe pilot pasionant e me teknike pilotimi te paster.
Alberti kujton nje rast kur Ai, ne fluturime naten, me ulje jashte heliodromit, ne Shemill te rrethit te Elbasanit, ku uljet i drejtonte piloti me pervoje Hetem Mehmeti; Berti shkonte ne ulje per te treten here. Ulja ne ate shesh kryhej me perdorimin e projektorit te bordit, per ndricim kurse sheshi i uljes gjendej me ndihmen e nje majaku, me bateri. Kesisoj, piloti percaktonte drejtimin e uljes, lartesine dhe pengesat ne kursin e zbritjes. Ne kufite e prasem te sheshit, majaku, ftonte ekipazhet te uleshin ne vendin e caktuar. Majaku funksiononte me bateri por ajo ne uljen e trete te Bertit, u dobesua aq shume sa ekipazhi ne ajer nuk mund ta dallonte vendin ku duhet te ulej. Alberti, si kontrollues e si pilot me pervoje ne te tille fluturime kishte marre iniciativen e po vepronte per t’u ulur por profilin ( trajektoren e uljes ) e kishte mjaft te ulet. Ajo nuk e siguronte parrezikshmerine e uljes. Udheheqesi i fluturimeve, Hetem Mehmeti, kur pa helikopterin ne ate lartesi te papershtatshme, nderhyri energjikisht, nepermjet radios RSIU – 3M, me mesazhin: “ Ku vete ”? Piloti i dyte – Petrit Paci, i cili, ne ate rast kontrollohej nga Alberti, gjithashtu nederhyri ne komandat e helikopterit dhe i tha Albertit: “ … komandant: Ku vete? Perpara kemi nje peme te larte ”! Alberti, sikur te zgjohej nga nje pergjumje e thelle, veproi energjikisht e me saktesi. Ai ngriti lart kendgazin dhe mori nga vetja dorezen e komandimit. Ekipazhi e kaloi helikopterin ne “ rreth te dyte ”, saktesoi, llogaritjen dhe u ul ne sheshin e ri, ne Shemill, sipas normave. Petrit Paci, pilot i vemendshem e me teknike pilotimi te admirueshme, edhe ne kete rast luajti rolin e “shpetimtarit”.
Ne dimrin e ashper e te pazakonshem te vitit 1985, kur nje pjese e territorit te vendit, ne vecanti pjesa Veri – Lindore e tij u izolua nga Debora e madhe qe ra ne ato dite janari dhe u perserit, e njejta situate, ne muajin shkurt te atij viti. Ne vendet me pjerresi te theksuar, ne disa zona, u formuan orteqe debore, te cilet u pasuan nga deme te pallogaritshme ne materiale dhe shkaktuan disa viktima e mjaft te plagosur. Disa jete njerezish humben nga fatkeqesi te tilla natyrore. Regjimenti i Helikoptereve, ne ate fatkeqesi te natyres, ngriti ne ajer, thuajse te gjithe parkun e helikoptereve Mi – 4 dhe aktivizoi ne fluturime perafersisht te gjithe ekipazhet. Albert Shkurti, ne ate kohe ishte ne detyren e kryenavigatorit te regjimentit. Ai, i kishte pergatitur pilotet nga pikepamja e navigacionit per te pikasur nga ajri edhe fshatin me te larget e me te vogel, te izoluar nga Debora, por u vu fizikisht ne krye te aksionit te ndihmes e te shpetimit.
Fluturimi i dates 16 janar te vitit 1985, ishte ndoshta me heroiku ne historine e Regjimentit te Helikoptereve dhe ne jeten e Albert Shkurtit, si pilot. Ne fshatin malor te Viles, ne rrethin e Kukesit, kishte rene mjaft debore dhe ishte formuar nje ortek i fuqishem, i cili, duke u rrokullisur tatepjete, kishte vene perpara gjithe cfare kishte gjetur ne ate pjerresi mali dhe kishte rrezikuar disa jete njerezore. Disa te plagosur pritnin te transportoheshin ne nje spital ku mund t’u jepej ndihme mjekesore e specializuar. Terreni ishte mjaft i veshtire lartesia e malit te Viles, e konsiderueshme, moti, pervec debores qe kishte mbuluar siperfaqen e tokes, ishte dhe me mjergull te dendur, e cila, me ngritjen e diellit, formonte nje ndjesi qumeshti dhe e paksonte mjaft transparencen e ajrit; veshtrimi horizontal horizontal nuk i kalonte te 500m. I vetmi vend ku mund te prekte token ( jo te ulej ) helikopteri, ishte Qafa e Ererave. Per te kryer kete detyre te veshtire, u derguan pilotet me pervoje: Vangjel Postoli ( kamandant ekipazhi ) dhe Albert Shkurti ( pilot i dyte ). Per kryerjen e kesaj detyre u caktua helikopteri Mi – 4 me numer anesor 6 – 59, i cili menaxhohej nga tekniku i bortit Teki Zaimi, nga rrethi i Dibres. Ekipazhi, ishte i pergatitur per te shkuar ne kete detyre, por, ne nje kohe 2 – 3 ditore, ulja ne qytetin e Kukesit ishte praktikisht e pamundur. Mjegulla e dendur, ne Luginen e Drinit dhe ne vendin ku duhet te ulej ekipazhi ( perpara godines te Komitetit te Partise te rrethit, ngrihej deri ne lartesine 1000m.
Meqenese kushtet e terrenit dhe te motit ishin mjaft te veshtira, por duhet shkuar patjeter per kryerjen e detyres u caktuan dy pilote nga me te sprovuarit, te cilet njihnin ne detaje terrenin, ishin mjeshter te shfrytezimit te tij dhe kishin teknike pilotimi mjaft te paster. Ata, te dy, ishin guximtare dhe kishin aftesi te vecanta manovruese si fluturues. Ne bordin e helikopterit ndodhej dhe piloti Koco Biku, i cili kryente detyren e kryenavigatorit te aviacionit. Ekipazhi, fillimisht, u ul ne qytetin e Kukesit, ne sheshin me permasa te kufizuara, perpara Komitetit te Partise te rrethit.Mbasi moren nje personalitet te larte te rrethit dhe disa kroniste, ekipazhi e uli helikopterin ne vendin e quajtur Qafa e Ererave, ku lartesa mbi nivelin e detit ishte 1103 m. Ne ate vend nuk mund te gjendej asnje shesh sa per te takuar te kater rrotat e helikopterit. Ishte hera e pare qe ne kete terren te veshtire do te ulej helikopteri, per te shpetuar jete njerezore te rrezikuara. Si pika orientimi, per te gjetur vendin e uljes, ekipazhi shfrytezoi vecorite dalluese te nje grupi malesoresh te cilet kishin dale per te percjelle te lenduarit dhe ishin te kallkanosur nga te ftohtit. Ja si e rrefen kete ndodhi heroike, vete Albert Shkurti, i cili ishte protagonist aktiv i ketij aksioni humanitar: “ Vangjeli dhe tekniku zbriten per t’u cuar malesoreve shoqerues barrelen; helikopterin me motor te ndezur mezi e mbajta, derisa u kthye Vangjeli ne kabine. Kur Vangjeli pilotonte, une vrojtoja instrumentet e kontrollit te motorrit dhe ata te pilotimit si dhe beja korrigjimet e nevojshme ”. Mbasi mori ne bort te lnduarit, ekipazhi, u ngrit, me veshtiresi, doli ne lartesine mbi shtresen e mjergulles; la nevojtret ne Kukes e u kthye ne Tirane.
Ekipazhi, ate dite fluturoi 1 0re e 56 minuta. Motorri punoi ne toke edhe 57 minuta te tjera. Jeta gati 30 vjecare si fluturues e cila e kishte vene Albert Shkurtin perpara provave serioze, dhe tiparet vetjake dhe aftesite profesionale te tij, i dhane mundesi “ heroit ” te ketij rrefimi te perballet me veshtiresi te papara e me ndodhi te papritura te cilat, Ai i perballoi, suksesshem. Ne vazhden e heroizmit te tij ishte dhe fluturimi i Albertit, me 14 janar te vitit te mbrapshte 1985, kur Atij, ne ekipazh me pilotin trupmadh Enver Taho dhe me teknik fluturues Thoma Becin, i cili menaxchonte helikopterin me numer anesor 6 – 41 moren detyren per te furnizuar nga ajri buke, per fshataret e izoluar te Vuk – Jakut, ne krahinen e Shllakut. Ekipazhi u ul ne fushen e sportit te qytetit te Shkodres, fillimisht, ku u furnizua me buke dhe, ne kushte tejet te veshtire u ngriten ne drejtim te Shllakut mbi nje terren te mbuluar nga qilimi i bardhe i debores ku cdo gje zbardhonte e mjegullonte. Buka u hodh nga pozicioni ne “ varje ”, mbi kreshten e malit, ne lartesine 800 – 900m. Fluturimi “ aksion ” pati vazhdimesi 2 ore, 03 minuta. Sic kujton Alberti; ” ekipazhi, kaloi Komanin e nuk po diktonte vendin ku do ti hidhte mallrat ushqimore. Duke vrojtuar, me syceltesi terrenin, shquam nje grumbull malesoresh, te cilet, valevitnin ne ajer cfare u vinte perdoresh. Mirepo, kur po pergatiteshim per te egzekutuar operacionin e hedhjes te bukes, pikasem se punetoret qe kishin per detyre te hidhnin buken, pa na paralajmeruar, ishin spostuar ne zonen e bishtit te helikopterit dhe qendra e rendeses u spostua prapa, drejt bishtit. Fale fizikut te fuqishem te pilotit Enver Taho dhe veprimit te shpejte te tij, u shmang rreziku imminent ”.
Ne nje rast tjeter, Alberti ishte ne ekipazh me pilotin me pervoje Selman Mece dhe kishin marre detyren te transportonin nje bust, ne fshatin Vlush te rrethit te Skraparit. Ulja e helikopterit Mi – 4 u realizua ne nje shesh, i cili ndodhej ne nje lartesi relativisht te madhe dhe i kishte permasat te kufizuara. Ulja u realizua brenda normave teknike, por ngritja prej andej ishte teper i veshtirem madje paraqiste rrezikshmeri. Ekipazhi, ne unitet mendimi e veprimi, e studio ne detaje situaten dhe gjeti si menyre me te mundshme, ngritjen e helikopterit si aeroplan. Helikopteri vertet u ngrit si aeroplan por, sapo ai u shkeput nga toka, kur ishte ne marrje lartesie, me shpejtesi evolutive, perpara ekipazhit u shfaq nje hon i thelle. Pilotimi i paster dhe ruajtja e gjakftohtesise nga te dy piloted, i nxorren ata faqebardhe, duke kapercyer veshtiresine e krijuar pas renjes se helikopterit si rrjedhoje e boshlleqeve te ajrit.
Keta raste nuk ishin te vetmit. Tiparet njerezore dhe aftesite fluturuese te Albert Shkurtit u vune ne prove serioze dhe fituan mbi rastin e jashtzakonshem qe ndodhi ne daten 30 qershor te vitit 1978, kur, ne rolin e kontrolluesit, Alberti beri te mundur uljen pa motor te helikopterit, me moptorr te fikur ne nje terren te thyer e te rrezikshem , sic ishte Perroi i Togut, ne rajonin e Shengjergjit. Kronika e asaj ndodhie rrezikndjllese paraqitet si vijon:
Me 30 qershor te vitit 1987, Regjimnti i Helikoptereve, organizoi fluturime kontroll dhe vetem, me ulje jashte heliodromit; ne Bize e ne Ballenje Sulltan. Ne sheshin e uljes ne Bize do ti drejtonte ekipazhet qe vinin per t’u ulur, piloti me pervoje Ali Levanaj, kurse ne Ballenje – Albert Shkurti. Per te shfrytezuar uljen ne te dy sheshet, Alberti, i cili, ne ate kohe kryente detyren e kryenavigatorit te regjimentit, do te kontrollonte tekniken e pilotimit te pilotit te ri Bajram Doci. Helikopteri, fillimisht do te ulej ne Bize te Shengjergjit, ku do te linte drejtuesin e fluturimeve – Ali Levanaj dhe mjetet e ndrlidhjes, mandej do te ulej ne Ballenje, ku Alberti do te drejtonte uljen e 8 ekipazheve te planezuar per kete dertyre. Ne bordin e helikopterit me numer anesor 6 – 59 i cili menaxhohej nga tekniku fluturues Teki Zaimi, ishte dhe piloti Ali Levanaj; oficeri i nderlidhjes Bektash Malaj dhe ushtari radist Arben Mile.
Helikopteri, me ngarkese te konsiderueshme u ngrit nga heliodromi i Farkes, rreth ores 11.15. Moti ishte i pershtatshem per te fluturuar, por temperaturat e ajrit ne toke ishin rreth + 36 grade celsius. Pesembedhjete minuta pas ngritjes, kur helikopteri ne fjale ishte ngjitur ne lartesine 1500 m dhe ndodhej mbi malesine e Shengjergjit, ekipazhi vuri re nje kercitje te pazakonte, lekundje te xhirove te motorrit, rritje te temperatures te kokave te cilindrave, dhe nxjerrje tymi te zi, nga skapamentoja. Brenda disa sekondave, xhirot e motorrit rane ne zero dhe motorri u fik. Ekipazhi ( te dy pilotet dhe tekniku i bordit ), cmoi me shpejtesi situaten dhe mori vendimin, pa hezituar, per ta kaluar helikopterin ne veterrotullim e mandej per te percaktuar nje shesh te mundshem ku do te kryenin ulje te detyruar. Terreni mbi te cilin ngjau fikja e motorrit ishte tejet i thyer dhe shkembor. Ekipazhi ruajti gjakftohtesine dhe veproi me shpejtesi e me saktesi. Ne kabine ishin dy pilote me pervoje te gjate ne fluturime e me aftesi fluturuese mjaft te mira: Albert Shkurti dhe Ali Levanaj. Ulja e detyruar u krye ne Perroin e Togut, i cili mbledh ujerat qe rrjedhin nga lartesite e Shengjergjit dhe gjendet ndermjet malit te Fagut dhe faqes Lindore te lartesive te asaj zone. Po ta veshtroje helikopterin ku ishte ulur, nuk do t’u besoje syve mbasi dukej sikur, dikush e kishte vendosur me dore, aty mes shkembinjve malore. Ndonjeri, mendoi se ky ishte fat e nje rastesi fatlume. Une mendoj te kunderten: Ishte mendja, dora, pervoja e piloteve Albert Shkurti e Bajram Doci, te cilet nuk e humben torruan por u orientuan shpejt me situaten dhe moren masa te menjehereshme per te dale prej saj. Akti heroik i ekipazhit Shkurti – Doci – Zaimi ka vetem nje emer: Trimeri, me sinonimet: burreri e dinjitet njerezor. Prania e mjeshtrit te shfrytezimit te helikopterit Mi – 4, Ali Levanaj, shok klase i Albertit, ndikoi pozitivisht dhe shtoi besimin ne ate zgjedhje qe beri ekipazhi. Jo gjithcka kaloi “ si ne vaj ”. Te gjashte ata qe ndodheshin ne bordin e helikopterit 6 – 59, paten lendime te lehta dhe u percollen ne Spitalin e Pergjithshem Ushtarak ku qendruan 3 dite. Helikopteri 6 – 59, nga goditjet ne ate terren tere gure, u demtua plotesisht. Pas mberritjes ne vendngjarje te ekipit inxhenjero – teknik me ne krye kryeinxhenjerin e regjimentit, Tajar Ramadani, helikopteri u cmontua, ne kohe rekord e u dergua ne Uzinnen e Aviacionit ne Qytetin “ Stalin”, per riparim, por, ne fakt u perdor si pjese kembimi.
Ngjarjen e pikasen fshataret e Shengjergjit, te cilet vershuan tek vendi ku u ul helikopteri 6 – 59. Ata i shkuan ne ndihme ekipazhit te rrezikuar, duke derdhur shpirtin e tyre human dhe miresine qe mblonin . Ne vendngjarje ia behen te paret: Nazmi Rricegu; Shevqet Dika; Halit Vishshkurti; Halit Dardha etj. Ate dite ngjau dhe dicka e rralle e teper interesante, e cila i kalon kufijte e nje miresjellje te thjeshte: Fillrojtesi I zones, fshatari nga Domje- Pasho Karaj, me iniciative, lidhi aparatin qe mbante ne krahe ne linjen telefonike me te afert, hyri ne lidhje me Ministrine e Mbrojtjes e u be ndermjetes ne kete situate te rende. Fillrojtesi Pasho, kishte si motiv per ate qe beri nje “ detyrim moral “ qe, sipas tij, kishte per Regjimentin e Helikoptereve. Pashua, nuk e dinte ekipazhin qe i shpetoi jeten bashkeshortes Xhemile, ne vitin 1976, kur ajo ishte ne lindjen e pare, te veshtire dhe kish nevoje per nderhyrje te specializuar. Ne ate situate te veshtire per familjen e Pashos, u thirr me urgjence helikopteri, i cili u ul prane shtepise te tij, mori Xhemilen dhe e transportoi ne shtepine e Lindjes, ne Tirane. Ngjarja e dates 30 qershor te vitit 1987, ia solli Pashos “ gjahun ne prite ” dhe Ai cmoi se kesisoj do ta “ shlyente borxhin e dikurshem ”, te cilin e mbante peng ne shpirt.
Per te percaktuar natyren e defektit qartas teknik, u ngrit nje grup pune me teknike e specialiste aviacioni kompetente per ceshtjet e teknikes fluturuese. Ne kete grup pune benin pjese: Sotir Majko ( shef i shtabit te aviacionit ); Perikli Teta ( kryeinxhenjer i aviacionit ); Koco Biku ( Kryenavigator i aviacionit) dhe Ahmet Selvia ( punonjes i Aparatit te Komitetit te Partiese te aviacionit ). Grupi, hetoi ngjarjen dhe arriti ne perfundimin: “… gjate kontrollit te motorrit te helikopterit 6 – 59, ne vendin e ngjarjes dhe ne Uzinen e Aviacionit u gjeten grimca metalike ne filter dhe cpim i cilindrit Nr – 4; ne pjesen anesore, afer kokes se pistonit. Cpimi ishte nje vrime me dimension 30 m m, nga ana e valvoles te shkarkimit. Motorri ishte demtuar dhe si rrjedhoje e goditjeve gjate uljes te detyruar, sidomos ne pompen e vajit dhe ne ate te benzines. Sipas grupit hetimor te ngjarjes, defekti kishte karakter teknologjik ”. Lidhur me natyren e defektit, shprehet dhe komisioni teknik . Ne aktin teknik, kane firmosur: Perikli Teta; Koco Biku; Tajar Ramadani; Arqile Peri; Bashkim Zajmi; Petraq Naci dhe Agron Beli. Ne aktin teknik shkruhet: “Pistoni I cilindrit Nr – 4 eshte brejtur ne gjysmen e periferise, ne tehun e kokes se pistonit, ne anen e valvoles te shkarkimit. Me djegje, eshte cpuar ne faqen anesore ku ( ka nje vrime me diameter rreth 30 m m ) ne zonen e fashave, te cilat, nga grimcat e djegura te pistonit jane salduar ndermjet tyre dhe piston ka punuar duke u ferkuar me cilindrin, pa vajisje. Grimvcat e djegura, duke goditur kandelet, kane shkaktuar prishjen e harkut elektrik dhe i kane nxjerre ato jashte perdorimit. Si rezultat i ketij defekti teknologjik te pistonit, cilindri Nr – 4 nuk ka punuar me; rane rrotullimet e motorrit, nisen plasjet ne sistemin e shkarkimit, te shoqeruara nga dalja e tymit te zi dhe dridhje, te shkaktuara nga disballanca dhe levizja me ferkime pistonit me cilindrin Nr – 4. Sasia e grimcave metalike nisi te rritet dhe te akkumulohet ne filtrin e vajit. Ekipazhi, ne situaten e krijuar, ka marre masa per parandalimin e zjarrit, demtimin e metejshem te motorrit dhe krijimin e kushteve per veterrotullim e per ulje te detyruar ”. ( Marre nga akti teknik i komisionit te posacem; Qyteti “ Stalin ” ; 03.07.1987).
Dalja faqebardhe nga kjo ngjarje e rende, nxorri ne pah vlerat e verteta njerezore dhe profesionale te Albert Shkurtit, puna e te cilit ishte shpalosur me kohe dhe kishte prure nje “ere “ te re ne pergatitjen shturmane te fluturuesve te Regjimentit te Helikoptereve. Ky akt heroic deshmon per njohuri te thella shkencore, bindje te patundura ne mundesine e njeriut per te fituar mbi cdo te papritur, kur ka ne kraharor nje zemer qe rreh per Atdheun e tij te lire dhe kur njohurite veshin petkun e disciplines teknike dhe shkencore; tjeter emer nuk mund te kete.
Ne te gjitha shkallet qe ngjiti e cdo maje qe kapi ne profesionin e pilotit, deri ne funksionin e larte te kryenavigatorit te regjimentit. Albert Shkurti la gjurme, te pashlyera si njeri i urte, i ditur, me vullnet te forte, me discipline te ndergjegjshme dhe trim nga ata qe e kane koken plot dhe e dine se cfare bejne. Njohurite e tij “ brilante “ ne fushen e aeronavigacionit, ku “shkelqente “, njohja e territorit te vendit tone prej tij e vendosen aviodrejtimin ne repart, mbi baza te shendosha shkencore gje qe i beri piloted e kesaj njesie luftarake njohes te persosur te terrenit . Vullneti i tij i hekurt dhe kembengulja per te nxene me teper, bene te mundur perfundimin e fakultetit te Inxhenierise Elektrike, pa shkeputje nga puna, gje qe e beri ate me kompetent ne profil dhe te kompletuar me njohuri shkeencore ne fusha te ndryshme. Albert Shkurti, nuk iu fut fakultetit per te marre nje diploma e per ta perdorur ate si stoli, por per te patur me shume horizont shkencor, e per te depertuar me thelle ne dukurite teknike. Kesisoj, duke qene pilot i perparuar dhe inxhenjer elektrik, Ai u lidh me ngushte me tekniken dhe e thoshte me te argumentuar mendimin, ne cdo analize e diskutim, sidomos kur ndodhnin defekte si ai i 30 qershorit 1987, ku Ai ishte vete protagonist.
Jeta personale:
Ne vitin 1973, Albert Shkurti hodhi nje hap serioz ne jeten vetjake. Ai u lidh me fejese e pas nje viti u martua me Aleksandra Pulerin, mjeke gjinekologe; nje vajze per koken e vajzes, me tipare shume humane, e gjindshme dhe e perkushtuar. Pervec detyres se mjekes gjinekologe, ne kliniken ku sherbente, Aleksandra u be mikeshe e grave te aviatoreve, te cilave iu ndodh prane kurdohere e per te gjithe problemet qe u paraqiteshin. Vellai I saj Mihallaq Puleri menaxhoi me competence e perkushtim , per shume vjet nje aeroplan transporti te lehte, te shume destinacioneve An-2. Ai dhe i ndjeri Lili Ligor Lacka u bene shkaktare dhe ndikues vendimtare per lidhjen e Albertit me Aleksandren e cila rezultoi e qendrueshme. Ajo nuk e kurseu kurre ndihmen e kualifikuar, ne cdo ore te dites ( nates ), pa pertim dhe me kenaqesine se po ndihmonte miqte e bashkeshortit dhe te sajet, njekohesisht. Pas marteses, te dy, Alberti dhe Aleksandra formuan nje familje model, e cila kishte ne themel: Dashurine per njeri – tjetrin; respektin dhe mirekuptimin, besnikerine dhe perkushtimin ndaj shoku – shokut. Nga martesa e tyre erdhen ne jete 3 femije (dy vajza dhe nje djale ). Familja e tyre shquhej lehte nga te tjerat pernga miresjellja, edukata e shendoshe, kultura qytetare dhe perkimi i mendimeve. Ata duken sikur jane bere per njeri – tjetrin.
Nga lidhja martesore mes dy te rinjve, ne vitin 1975 erdhi ne jete Pirrua, pinjolli i pare i asaj cerdhe te qete, te gezuar e te lumturuar. Pas Pirros, u lind Brikena dhe pas saj Borana. Te tre femijet u rriten dhe u edukuan ne ate mjedsis familjar te ngrohte ku edukata qytetare dhe miresia ishin kryefjale e jetes. Ashtu si te dy prinderit e tyre, edhe tre femijet, u bene njeri me i mire se tjeteri. Ata nderojne veten por dhe prinderit qe i sollen ne jete dhe i rriten e i edukuan me vlerat qe bartin, si qytetare te denje te ketij vendi.
Duhet vene fort theksi tek perzgjedhja e shokeve dhe miqve nga Albert Shkurti. Ai, ne karrieren e gjate si officer e si pilot, ka sherbyer e ka patur marredhenie me shume njerez, por, ne cdo rrethane, Alberti i perzgjidhte shoket e miqte, te ishin sic ishte Ai vete. Ne regjiment, Alberti kishte me teper shoqeri me Ndue Logun e me Vangjel Postolin, te dy kolege te nderuar te tij, te cilet e mbuluan veten me lavdi. Nese mund te thuash ndonje gje negative, sa per te regjistruar nje kritike per te, mund te them se nga njohja qe kam me Ate njeri, do te thoja se teshtin shume. Ndonjerit mund ti duket e pabesueshme, por, kur Bertin e ze teshtima, ai qe ndodhet prane tij, duhet te pergatitet per te perjetuar shume “ bresheri ” teshtimash. Ne jeten e tij, ka ndodhur qe, Berti te kete patur deri ne 34 teshtima radhazi. Mund te ngjaje si barcalete, por do tju deftoj nje ndodhi te vertete, te cilen e kam perjetuar ne vitet 1987 – 1988.
Ne nje rast, fluturonim me helikopterin Mi – 4, ne rrugekalimin Farke – Kardhiq, me ulje. Ne helicopter ishin: Tafil Agaj ( pilot i majte), Albert Shkurti ( kontrollues ) dhe tekniku i bortit. Ishja ne rolin e pasagjerit si vezhgues. Iu luta teknikut te bordit e u vendosa, ne mes te dy piloteve. Kur ishim mbi Tri Gllavat, Tafili po kerkonte fshatin e tij – Komarin. Albertin e kapi teshtima dhe deri sa u ulem ne Kardhiq, nuk pushoi se teshtituri.
Ne vitin 1991, kur mbushi moshen e percaktuar ne ligje, per te dale ne pension si pilot; (50vjec), Albert Shkurti, me graden e majorit, doli ne pension te plote pleqerie. Ngaterrestaret e pensioneve, me papergjegjesi, kishin bere gabime ne perllogaritjen e pensioneve dhe Berti, nuk u shperblye sic i takonte. U desh te trokiste zyre me zyre per te perfituar ate qe i takonte.
Albert Shkurti ka vite ne pension, por, si njeri i mire, edhe tani, me kete status qe mban, nuk ka rreshtur se punuari, brendaperbrenda familjes dhe ne mjedisin ku jeton. Ai jep shembullin e nje njeriu me edukate te shendoshe familjare dhe me sjellje e me kulture qytetare; nje shembull qe duhet ndjekur.
- I uroj Albert Shkurtit shendet e jete te gjate!
Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj, shok dhe koleg i Albertit. Ne Tirane, shtator – tetor 2018
Opinione:
Tajar Ramadani: “ Ah, sikur te ishin te gjithe si Alberti”! Keshtu e nis opinionin njeri nga bashkekohesit me jetegjate te Albert Dhe vijon: “ Albert Shkurti – nje njeri i vecante ne njohjen time, ne disa dekada. Kemi qene te dy skenderbegas ndonese Ai ishte nje vit perpara meje. Nuk mund te them se kasha komunikim me Te, por, i gezohesha faktit qe Ai ishte nje model per te gjithe. Tek Alberti veshtroja nje njeri te kulturuar; qytetar i mirefillte si ne pamje dhe ne komunikim, mbante mire uniform ushtarake dhe vazhdimisht e veshtroja ne tabelen e nderit te shkolles.
Te shkruash per ata qe ke patur simpati eshte disi e veshtire se po shkrojte gjate, do te lesh pak hapesire per te tjeret; po shkrojte shkurt, mesiguri qe nuk do ti thuash te gjitha ato qe di per Te. Sidoqofte, njohjen me te plote e me te sakte, me Albertin e kam patur kur u titulluam oficere, ne vitin 1961. Ne grupin ku bente pjese, Alberti dallonte nga shoket dhe kishte rritje te dukshme ne krahasim me kohen kur ishte skenderbegas. Ai ishte me i pjekur e me i formuar, ishte bere me shoqeror , ishte modest, i afte, sportiest cilesor dhe dijet e tij nuk i ekspozonte, ne nje kohe kur kish te drejte te krenohej.
Ne Regjimentin e Helikoptereve kam punuar prane tij per shume kohe dhe e kam pare perhere “ shembellor”. Shkallet e karrieres, i ngjiti nje nga nje dhe me merite. Per Albertin, rendesi kishte te mbetejqytetar me shume vlera dhe pilot i disiplinuar e serioz. Ato qe thosh Alberti per tekniken ajrore dhe per ceshtjet e njohjes te saj ishin teper te sakta e te qarta. Ai nuk i zmadhonte problemet por u “ binte ne koke ” e propozonte zgjidhje racionale.
Se bashku me Albert Shkurtin kam qene i angazhuar ne detyra kryesore per gati 25 vjet me radhe. Ai ishte nje drejtues i persosur i fluturimeve; diten dhe naten. Me qetesine tipike qe e karakterizon, Berti u jepte guxim dhe optimizem piloteve ne fluturim. Kur ne drejtimin e fluturimeve ishte Albert Shkurti edhe tek efektivi inxhenjero – teknik njerezit ishin teper te qete. Shkak per kete ishte komunikimi i tij me ne, me embelsi e me takt, verejtjet e tij ishin te sakta e te qarta dhe te thena me nje natyrshmeri te rralle, pa alarm e pa rene ne panik por duke dhene dhe mendime me vlere per zgjidhjen e mangesive qe ishin dukur ne punen tone.
Alberti eshte nje intelektual i mirefillte. Ai, se bashku me pilotin Nustret Bilani, perfunduan Fakultetin e Inxhenjerise Elektrike. Kapacitetet e tyre mendore i dhane shtyse pozitive puneve te Regjimentit. Kapaciteti intelektual i tyre, me ka ndihmuar shume ne detyren time te kryeingjenierit, mbasi, te dy i kishja konsulente te perhershem e cilesore. Mendjet e tyre sillnin argument te pakundershtueshem e rekomandonin zgjidhje te pranueshme shkencore.
Pata shansin ta takoj Albertin gjate kohes kur te dy dolem ne lirim nga reforma qe u be ne ushtri. U takuam ne Athine, ku ishja emigrant ekonomik dhe Alberti u operua nga veshkat.. . Sapo mesova per shtrimin e tij ne spital, i bera vizite. Cfare kenaqesie ndjeme, te dy? Te takosh shokun e punes kur je jashte Atdheut eshte nje shans dhe kenaqesi e paprovuar per ne. Kujtuam kohen kur jemi njohur dhe caste nga jeta dhe puna e perbashket. Alberti, si gjithmone, ishte i qete, optimist, i embel ne bisede dhe i kujdesshem ne gjykimin e gjerave.
E theksoj, me bindje te plote se ne, njerezit e aviacionit: pilote, teknike, specialist, inxheniere e punonjes civile duhet te ishim, te gjithe si Alberti. Atehere do te kishim me pak probleme e do te ishim me te afruar me njeri – tjetrin e me kompakt.
Shkrojti Tajar Ramadani, ne Vlore, me 30.07.2018.
- Seit Shehu
“… Albert Shkurtin e gjeta ne Regjimentin e Helikoptereve dhe punova, se bashku e nen drejtimin e tij, deri ne fillimet eviteve ‘9o te shekullit te shkuar, kur, te dy dolem ne pension. Kur gjykon per Bertin – njeri, nuk ka si te mos zgjedhesh fjalet e te shprehesh me superlativa. I meriton, te gjitha lavderimet, Ai njeri i rralle. Albert Shkurti eshte personifikim i njeriut te edukuar e te kulturuar, me nje korrektesi qe te ben te mendohesh. Berti, ne cdo kohe ka shpalosur modelin e njeriut te sjellshem, me te gjithe; si me vartesit dhe me koleget apo me eproret. Tek Albert Shkurti kam pare nje njeri serioz i cili nuk flet shume, por cdo fjale e tij eshte e thene me vend e me ment. Mendimet qe jepte Berti, gjithnje linin mbrese tek ata qe e degjonin. Tek Albert Shkurti, gjeta shokun, mikun, kolegun, keshilltarin e mire. Ai veshtronte punet e tij e nuk nderhynte ne punen e tjetrit, por, kurrsesi nuk eshte indifferent. Ai i veshtronte me interes gjithe ndodhite qe zhvilloheshin rreth tij e nuk kursehej per te rekomanduar udhet e zgjidhjes.
Ne funksionin e pilotit te helikopterit, Albert Shkurti shkelqente. Ai ishte nje mjeshter i madh i fluturimit dhe specialist i rralle. Gjate karrieres si fluturues, Berti ka kryer detyra te ndryshme, me rritje graduale, deri ne funksionin e kryenavigatorit te regjimentit. Nga pervoja e tij me vlere, ne fluturime ne kushte te ndryshme te terrenit e te motit, kane perfituar disa breza pilotesh. Urtesia, dashamiresia dhe durimi i tij, nuk kane te krahasuar. Me kane lene mbrese aftesite e tij te rralla, komunikuese me njerezit dhe zotesia e tij per te transmetuar tek vartesit, ate qe di vete.
Ndihem krenar dhe shume i privilegjuar qe kam punuar, se bashku me te dhe nen drejtimin e tij.
Seit Shehu, veteran i aviacionit, bashkekohes i Albert Shkurtit. Ne Tirane, 13.07. 2018.
- Arif Mataj
“… Albert Shkurtin, e gjeta ne Regjimentin e Helikoptereve, ne fund te vitit 1968, kur vajta atje per te mesuar helikopterin MI – 4 e nuk jam ndare prej tij, deri sa Ai doli ne pension. Alberti, vazhdimisht ka qene ne funksione drejtuese dhe ka “ shkelqyer”, vazhdimisht, si pilot e si organizator i fluturimeve. Berti ka qene njeri nga specialistet me te mire te fluturimeve, ne regjiment e nje instruktor plot bagazh e aftesi transmetimi. Ai ishte mjaft i qete, si ne toke dhe ne fluturim. Si pilot, Alberti ka qene i kohes dhe mbante anen e progresit. I edukuar e i kulturuar; me nivel te ngritur teorik dhe praktik; nje specialist , i cili nuk toleronte e nuk bente “pazare”, kur behej fjale per fluturimin. Albert Shkurti eshte shume i dashur e i sjellshem me te gjithe. Te gjithe e donin e Ai i donte. Kur bisedoja me Ate “mjeshter” ne profesion, matesha shume, se Ai nuk flet shume, por ato qe te thote i ka te bazuara.
- I uroj te behet edhe njeqint vjec !
Arif Mataj, ish pilot helikopteri, bashkekohes i Albert Shkurtit. Ne Tirane, me 30.06.2018.
- Veli Perleka
“… Albert Shkurtin e kam njohur ne pune te perbashket, per shume vite, ne Regjimentin e Helikoptereve, ne Farke. Isha pilot i ri, e Ai – drejtues ne sektorin e fluturimeve. Mund te deshmoj, per te, me pergjegjesi e me kompetence sa vijon: Alberti ishte nje pilot i zoti, drejtues me tipare te rralla, i ditur, i zgjuar e me cilesi te vecanta, si njeri e si fluturues. Alberti shquhej si pilot me qetesi te rralle, e me discipline te larte, si ne toke dhe ne ajer. Albert Shkurti eshte mjaft shoqeror e human. Ai eshte shume i edukuar e i formuar si nga ana botkuptimore dhe nga ajo profesionale. Ai ishte ushtarak i zoti, me horizont e me kulture, portreti i Tij eshte portreti i nje njeriu te mire e me reputacion. Te flasesh per portretin e Albert Shkurtit, nuk mund te lesh pa theksuar se Ai eshte dhe njeri i letrave e i pasionuar pas librave. Ai njeri, nuk e ndante librin nga dora. Ishte me horizont e me culture mbasi lexonte shume dhe e kishte genin te tille. Berti lexonte literature teknike, instruksione e rregullore dhe libra atristike e politike. Ai ishte dhe eshte erudit. E kishim drejtues te formave te edukimit dhe shkonim me shume deshire ne to. Alberti e konkretizonte problemin qe diskutohej ne format e edukimit qe drejtonte dhe na celte horizont.
Albert Shkurti eshte kunder shablonizmit, skolarizmit, te mesuarit permendesh e ne menyre mekanike dhe kunder predikimeve te kota. Berti ka fjalor te pasur e leksik te paster. Ai nuk preferon sloganet dhe referimet boshe. Berti drejtonte me krijimtari e me fantazi. Ne debatet qe zhvilloheshin, Alberti, i cili, per hir te se vertetes ishte mjaft aktiv, mbasi te degjonte dhe e mendonte mire gjene, jepte mendime te pjekura, te mencura e te sakta. Ai dinte te kapte nyjen kryesore, terhiqte perfundime me vlere, te cilat u hynin ne pune te gjitheve. Fantazia, intuita shkencore dhe mendimi i pjekur ishin “ lulet e kendshme ” qe zbukurojne portretin e tij.
Albert Shkurtin e gjeta ne detyren e komisarit te skuadriles por, Ai ishte njeherazi dhe nje komandant me horizont e kompetent. Si pilot, Albert Shkurti i kishte shoket te rralle. Ai ishte instruktor i teknikes se pilotimit dhe u mesonte piloteve fluturimin ne kushte te ndryshme te motit, diten dhe naten. Ai ishte dhe pilot kolaudator, me njohuri te thella tekniko – profesionale. Jo vetem ne regjiment, por u bente proven ne ajer e i sillte ne heliodrom, agregatet qe kalonin procese riparimi ne Uzinen e Aviacionit. Ai kolaudonte dhe helikopteret qe kalonin ne oficinen e regjimentit. Keto fluturime me shkalle te larte veshtiresie kerkojne njohuri te thella shkencore dhe disa tipare karakteristike te pilotit, si gjakftohtesia, maturia, qetesia ne ajer, pastertia ne tekniken e pilotimit, intuita shkencore etj. ishin vecorite e atij piloti te rralle.
Albert Shkurti eshte njeri me vullnet te forte. Dashuria e tij per te nxene eshte shprehje e vullnetit te tij te rralle. Ai nisi e perfundoi me tregues te larte cilesore, Universitetin e Tiranes, ne degen e Inxhenjerise Elektrike. Perfundimi i kesaj shkolle te larte, me rezultate shume te mira i sherbeu punes se tij, si pilot, sidomos, kur Ai u emerua ne detyren e rendesishme te kryenavigatorit te regjimentit. Puna e tij, ne kete detyre eshte teper mbreselenese. Pilotet e helikopterit lipset ta njohin deri ne imtesi territorin e vendit, nga Konispoli, ne Vermosh e me gjere. Puna drejtuese e tij, ne sektorin e aviodrejtimit eshte interesante dhe origjinale. Ai e ndjente thelle pergjegjesine e funksionit dhe bente perpjekje te papara per te qene ne lartesine e detyres, por kishte dhe aftesine per ta justifikuar besimin qe iu dha. Po cila ishte metoda e tij e punes? Alberti, fillimisht shkonte vete, me helikopterin Mi-4 e ulej ne cdo shesh ku do te shkonin ekipazhet, ne ate dite fluturimi, me radhe. Ai studionte terrenin, ndertonte skemen e futjes ne ulje dhe te uljes ne sheshin e caktuar, bente fotografine e sheshit, percaktonte korridoret e futjes ( afrimit), lartesite e pengesave, pergatiste album me skema per cdo shesh te cilat i shfrytezonte per te konkretizuar detyren, ne diten e pergatitjes per fluturim. Kesisoj, ekipazhet e kishin me te lehte vajtjen dhe gjetjen e sheshit te uljes; nuk shkonin drejt se panjohures. Kur ishte drejtues i skuadriles se pare, puna e tij “ shkelqeu ” dhe ne nje drejtim tjeter:
Nje berthame pilotesh te talentuar te kesaj skuadrile si: Shpetim Baxhaj; Llaqi Davidhi; Veri Naci; Veli Perleka etj. ne konkurset baze aviacioni, perfaqesonin Regjimentin e Helikoptereve, dhe ne cdo rast, klasifikoheshin te paret. Kjo arritje , kishte brnda dhe punen plot perkushtim te Bertit.
Albert Shkurti ka qene model i pilotit instruktor. Ai ishte i sigurte, i “ embel ”, i qete e i disiplinuar; si ne toke dhe ne ajer. E kam patur instruktor te teknikes se pilotimit e me ka mesuar shfrytezimin e helikopterit MI – 4. Kur deftonte nje element, Ai i fiksonte shigjetat, sikur ato te ishin te ngjitura pas derrises te instrumenteve. Pas diplomimit tim pilot, Alberti me ka dhene fluturime kontrolli, diten dhe naten, si dhe me ka cuar ne disa sheshe, diten dhe naten. Berti, jo vetem qe te deftonte me saktesi e me korrektesi, por te linte iniciative per te vepruar; gje qe nuk e ben cdo instruktor se ajo ka te beje, drejtperdrejt me mundesine e rikuperimit te gabimeve qe mund te lejoje ai qe eshte ne procesin e te mesuarit.
I jam shume mirenjohes Atij njeriu, per sjelljen e “ bute “ e me kerkese, nga metoda e te cilit kam mesuar shume. Vlerat e Albert Shkurtit si njeri e si pilot kualitativ u vune ne prove jo nje here. Ai kreu shume detyra “ speciale” shpetimi dhe u ul ne te gjithe sheshet, jashte heliodromit. Ne prove serioze u vune aftesite e tij ne daten 30 qershor te vitit 1987, kur iu bllokua motorri, mbi lartesite e Shengjergjit, ne kuoten 1500m, ne nje fluturim stervitor ne te cilin kontrollonte pilotin e ri Bajram Doci. Aftesite e tij dhe tiparet e karakterit te Bertit, dolen fitimtare, mbi nje defekt te rende teknologjik. Perpara nje situte ajrore reale dhe kercenuese, Ai nuk u hutua por cmoi drejt rrethanat, zgjodhi vendin per ulje te detyruar dhe kreu veprime te sakta e u ul mbi nje terren te veshtire, shkembor. Prove tjeter serioze ishte dhe ulja e tij ne Qafen e Ererave, se bashku me Vangjel Postolin.
Albert Shkurti eshte dhe nje bashkeshort e prind per t’u patur zili. Bashkeshortja e tij – Aleksandra, ne profesionin e mjekut gjinekolog, nje grua e perkryer, na eshte gjendur prane dhe ka ndihmuar bujarisht kur bashkeshortet e aviatoreve ishin ne nevoje. Te dy me Albertin, si te bere per njeri – tjetrin, sollen ne jete tre femije, i rriten dhe i edukuan ata e i bene qytetare te kulturuar e me edukate te shendoshe, sic jane vete. Me kujtohet nje bisede intime me Bertin, shpirt njeriu: Kishte nje djale e nje vajze; i lindi vajza e dyte. Ne nje bisede mes shokesh ( se Berti me trajtonte si shok ), i thashe: po vajzen e dyte, ce deshet? Ai, me qetesine olimpike qe e karakterizonte, m’u pergjigj: ” E po ka nevoje motra per moter…”!
Uniformen ushtarake Alberti e mbante te paster e te rregullt; kapelen ushtarake e kishte vene ne koke qyshse ishte femije e u rrit ne ushtri, me rregull e me disipline. Nuk ka pire e nuk pi duhan; as pije alkoolike. Fizikun e ka te paket por eshte shume i forte e i shkathet dhe mjaft rezistent. Ne lojen e futbollit, te cilen e ka shume per zemer, Berti luante si nje profesionist i vertete.
- I uroj shendet, jete te gjate e aktive dhe lumturi ne familje!
Veli Perleka, pilot ne pension, ish nxenes dhe koleg i Albert Shkurtit. Ne Tirane, me 01. 07. 2018.
- Hysen Hila
“… Albert Shkurtin e njoh, ne pune te perbashket dhe pa nderprerje, nga viti 1967. Ne ate kohe, te dy, ishim ne Skuadrilen e Tiranes. Ai ishte pilot e fluturonte ne helikopteret Mi – 4, i diplomuar ne shkollen sovjetike te aviacionit e une – teknik i ri, i sapoardhur nga shkolla jone e aviacionit e Vlores. Fluturonim ne te njejtet helikoptere. Me Bertin dhe me familjen e tij, prej gati 55 vjetesh, jemi gjitone… Familjet tona kane shkuar shume mire me njera – tjetren. Albert Shkurti ka bashkeshorte Aleksandren, nje grua te vecante, e cila, deri sa doli ne pension, punoi mjeke gjinekologe . Ajo na eshte gjendur prane si shoqe e si moter. Te tre femijet qe sollen ne jete, ( dy vajza e nje djale ), cifti Albert e Aleksandra Shkurti i kane rritur e i kane edukuar si qytetare te denje, sic jane vete prinderit e tyre. Ndjej nje kenaqesi te vecante te flas per Albert Shkurtin, si njeri, si gjiton e si pilot i rralle.
Alberti perfaqeson nje prind, nje njeri dhe nje gjiton te respektuar e te perkushtuar. Ai eshte i urte, i edukuar e fjalepak. Berti nuk ia fut kot kur flet e sa per t’u gjendur ne bisede, por e di mire kur duhet te flase e cfare te thote. Ai flet pak, por, fjalet qe dalin nga ajo goje jane te sakta e nuk lendojne njeri. Ne hierarkine ushtarake, Albert Shkurti eshte ngjitur gradualisht e me merite, deri ne kupolen e Regjimentit te Helikoptereve. Per shume vite ka kryer detyren e kryenavigatorit te Regjimentit te Helikoptereve. Detyra e tij ishte mjaft e veshtire e me pergjegjes, por Berti e kreu me nder.
Me ka lene mbresa fakti qe, ne cdo detyre e ne cdo hallke ku ka punuar, Albert Shkurti mbeti i njejti njeri: i mire, i sjellshem, i dashur, i respektuar e teper korrekt. Si pilot, Ai ishte nga me te miret e regjimentit. Ne toke e ne ajer Berti dallohej per qetesi e per saktesi. Ai ishte mjaft aktiv ne ceshtjet e aeronavigacionit dhe ne ato teknike. Berti nuk e leshonte fjalen kot por fliste me argumente shkencore dhe ne fjalen e tij nuk ishte veshtire te shquaje kompetencen. Perfundimi i fakultetit te inxhenjerise, deshmoi vullnetin e tij dhe kembenguljen per te rritur horizontin, i cili i dha me teper kompetence e siguri.
Albert Shkurti ka fryme te mire ballafaqimi e eshte kurajoz. Ai nuk ka droje per ti thene gjerat me emrin qe kane, pavaresisht se me ke ka te beje. E kam pare ne krye te aksioneve per kryerjen e detyrave “ speciale ” te shpetimit apo te ndihmes nga ajri, ne situata te ndryshme.
- I uroj shendet e jete te gjate aktive!
Hysen Hila, veteran, specialist i aviacionit, bashkekohes i Bertit. Tirane, me 05. 07. 2018.
- Nustret Bilani
“… Albert Shkurtin e kam njohur qysh ne vitin 1967; ( ne fund te vitit ) kur u formua Regjimenti i Helikoptereve. Tek Alberti kam pare nje njeri te kompletuar me te gjitha te mirat qe mund te thuhen per nje njeri. Ai eshte nje shok e mik i qete, i urte, i matur, i pjekur, i duruar, me edukate e me kulture qytetare. Berti eshte shok e mik i te gjitheve. Ne jeten e tij, nuk besoj te kete bere kundershtare personale, ca me teper, qe nuk mund te behet fjale per “armiq” vetjake. Ka fryme te mire ballafaqimi dhe eshte kritik e kundershtar i rrepte i padrejtesise.
Tek kolegu e miku im, Albert Shkurti, kam verejtur nje menyre te tijen te kerkeses se llogarise e cila eshte e vecante dhe autentike. Berti eshte i permbajtur dhe pakenaqesite, di ti mbloje perbrenda vetes. Ai eshte i etur per dije e kulture. Me shume vullnet e me sakrifica te shumta, Alberti, perfundoi, pa shkeputje nga puna, Fakultetin e Inxhenierise Elektrike. Perfundimi i Universitetit i dha Atij mundesine te thellohet me teper ne proceset qe ndodhin ne helicopter, ne toke e ne fluturim. Prind, mik, gjiton e bashkeshort si Albert Shkurti, ne jete njeriu i takon rralle. Si pilot, Berti ka shpalosur cilesi te nje talenti te lindur e te rralle..
- I uroj jete te gjate e te lumtur ne familje!
Nustret Bilani, pilot ne pension, koleg e bashkekohes i Albert Shkurtit; Tirane, me 08. 07. 2018.
- Bajram Doci
Ja si e kujton piloti i grupit me te ri te piloteve te helikopterit Mi – 4, Bajram Doci, ngjarjen e dates 30 qershor 1987, ne te cilin Ai ishte ne te njejtin ekipazh, me Albert Shkurtin, kur kryen ulje te detyruar, pa motorr, ne Perroin e Togut: “… Regjimenti i Helikoptereve, ishte regjiment shkolle. Ishim nje grup shokesh te cilet kaluam ne helikopterin Mi – 4, si shume grupe paraardhes. Ne ate dite fatkeqe, pilotoja helikopterin me numer anesor 6 – 59. Ishja ne rolin e pilotit qe meson pilotimin, kurse Albert Shkurti, me kontrollonte, nga kabina e djathte e helikopterit Mi – 4; atje ku qendrojne zakonisht kontrolloret. Ne shkallet mes dy piloteve, qendronte, ne kembe mjeshtri i pilotimit, piloti veteran Ali Levanaj. Koha qe ka kaluar qe atehere dhe ndryshimet sociale, kane bere te tyren, por nga ajo ndodhi tronditese, ruaj disa gjurme te cilat nuk shuhen lehte nga kujtesa. Ishja adoleshent e tani jam zbardhur nga “bora”. Ndihem mire qe koha dhe ndryshimet qe kane ngjare nuk e kane prekur miresine e shpirtit te mikut tim te nderuar. I miri mbetet i mire; i lumi ai qe ka ate shpirt.
Ishte ora 09 e dates 30 qershor te vitit 1987. Regjimenti i Helikoptereve, ate dite kishte organizuar fluturime, diten, me ngritje nga heliodromi e me ulje ne dy fusha. Nuk ishte dite shume e pershtatshme per te zhvilluar fluturime ne terren malor, por u vendos keshtu e nisen fluturimet. Moti ishte me ere dhe ndjeja nje lloj zagushije. Temperaturat e ajrit ne toke ishin rreth 36 grade Celsius dhe ajri kishte lageshti e turbulence. Ne keta kushte, sic dihet motorret me cilindra, sic eshte ai qe vendoset ne helikopterin Mi – 4, nuk e clirojne fuqine motorrike, sipas regjimit te punes qe ka vendosur piloti. Terreni mbi te cilin do te fluturonim ishte malor, i theksuar. Duhet te merrnim lartesine 1500 m mbi nivelin e detit (lartesi absolute. Per kete qellim shfrytezuam luginen prane heliodromit e ne Perendim te Malit te Dajtit. Lartesia duhej per te kapercyer lartesite e terrenit dhe per te siguruar parrezikshmerine e fluturimit. Fluturohej ne rajonin e malesise te Shengjergjit. Ne mengjes, dolem ne heliodrom per te fluturuar por ngritjet u anuluan per shkak se moti ishte i papershtatshem. Pritem pak; me vone u vendos te nisnin fluturimet. Helikopteri me te cilin realizova ngritjen ishte nder te paret helikoptere Mi – 4 me te cilet nisi ajo dite fluturimesh.
Ne ate fluturim mesimor ( per mua), do te me kontrollonte piloti veteran Albert Shkurti, me detyre kryenavigator i Regjimentit te Helikoptereve. Ai mbante pergjegjesi per suksesin e fluturimit, dhe kontrolli i tij konsistonte, ne vrojtimin e elementeve te fluturimit dhe per zbatimin e kerkesave te rregullave te aviodrejtimit dhe te llogarive paraprake. Albert Shkurti ishte njeri nga pilotet me njohuri te thella teorike e shkencore, virtuoze sa i perket teknikes se pilotimit dhe njeri nga specialistet me ne ze, ne toke e ne ajer. Si Alberti, ishin te rralle pilotet, si ne kupolen e regjimentit dhe ne hallkat ndermjetese. Ai ishte nga me te miret instruktore dhe kontrollore te fluturimeve me helikopter. Ne helikopter ishte dhe mjeshtri i madh i fluturimeve me helikopterin Mi – 4 – Ali Levanaj. Aliu kishte pervoje te gjate dhe dore “ te embel ” ne pilotimin e helikopterit. Ai qendronte, ne kembe, ne shkallet e helikopterit, i pozicionuar midis dy piloteve qe drejtonin makinen ajrore.
Mbasi do te merrja kontroll e do te ulesha ne Bize te Shengjergjit, ku pritej te vinin per t’u ulur ekipazhe te tjere, do te lija aty pilotin Ali Levanaj, i cili do te drejtonte uljet e helikoptereve, pas meje dhe mjetet e nderlidhjes. Ne bordin e helikopterit Mi – 4 me numer anesor 6 – 59, ndodhej dhe tekniku i bordit, dibrani Teki Zaimi; oficeri i nderlidhjes Bektash Malaj dhe ushtari radist – Arben Mile. Ngarkesa e pergjithshme e helikopterit ishte rreth 800 kg. U ngritem normalisht dhe, me spiral te zgjeruar, u ngjitem ne lartesine e llogaritur = 1500 m. Gjate marrjes te lartesise, ne rajonin e Malit te Dajtit dhe mbi lartesite e Shengjergjit, nuk vume re asgje te vecante, si ne kushtet e motit dhe ne regjimin e punes te motorrit. Vrojtoja, me vigjilence te shtuar regjimin e fluturimit dhe e kishja te prqendruar vemendjen, ne menyre te vecante tek treguesit e punes te motorrit. Presioni i vajit, ne mufte e ne motor dhe temperature e vajit ashtu si presioni i benzines ishin brenda normave te lejuara. Ndonese motorri i helikopterit funksiononte normalisht, nuk me pelqeu zhurma qe benin cilindrat, gjate funksionimit te tyre dhe treguesi i shpejtesise vertikale, i cili nuk i pergjigjej regjimit te punes te motorrit. Dyshova, por, ne percaktimin tim nuk isha kategorik dhe i prere. Lekundja ime dhe pavendosmeria per te vepruar kishte te bente me faktin qe temperaturat e ajrit rrethues ishin te larta dhe zagushia te mbyste. Mendova dhe se era , e cila ne toke frynte e lehte, me ngjitjen ne lartesi do te forcohej. Vigjilencen nuk e humba dhe hamendesite nuk me vune ne gjume. Dyshimet kishin zene vend ne mendjen time dhe po e pilotoja helikopterin me ekzigjence e korrektesi , sikur te ishja kursant.
Veprimet pas vete fikjes se motorit (ulja e leves te kendgazit, mbyllja e pompes se benzines dhe stakimi i magnetos- veprime sipas kerkesave te instruksionit) dhe kalimi ne veterrotullim ishin te menjehershme e te sakta. Planerimin per ne vendin e uljes e beme sipas parametrave, me qetesi. Nuk qe ulje por perplasje me token. Ishim me “ fat ” se u ulem midis shkembinjve mbasi perpara nesh shtrihej nje humnere. Dolem nga kabina dhe u larguam nga helikopteri . Pame te dilte nga skapamentoja flake e cila u shua shpejt. Goditjen me te forte e mori Bektashi; une pesova disa gervishtje ne fytyre, te cilat shquhen edhe sot, pas 30 vitesh.
Nga ajo ngjarje mesova shume. Ne vetedijen time u fiksua kerkesa per te qene i qete, cfaredo qe te ngjaje sic ishin Alberti dhe Aliu; se duhet vepruar sipas instruksionit dhe rregulloreve perkatese; te kisha besim tek vetja e te mos kisha as medyshje, as frike, pvaresisht nga situate. Dy mjeshtrat e medhenj te pilotimit te helikopterit Mi – 4: Albert Shkurti dhe Ali Levanaj, me inspiruan te kryja veprime te sakta e te drejta. Kam mendimin se, te tre, dhe tekniku i helikopterit, Teki Zaimi ne rastin e veshtire qe na u paraqit beme gjithe sa mundem dhe shpetuam veten dhe makinen luftarake qe pilotonim. Fati dhe aftesite profesionale e thane fjalen e tyre…”
Bajram Doci, pilot i majte, ne ate fluturim. Nga Italia, me 02. 07. 2018, ora 10.30; me mesenxher.
Sikur te gjithe efektivat e Regjimentit te kisha intervistuar, vetem fjale te mira do te kisha marre per personalitetin e Albert Spiro Shkurtit, i cili e ka gdhendur vete, figuren e tij te paster.
Fund I rrefimit
JU FALEMINDERIT SHUMË PËR KËTË MONOGRAFI BRILANTE