All posts by Niazi Nelaj

Gëzdari

Shumë herë jam matur ta hedh në letër këtë shkrim biografik, por nuk e kam patur të lehtë. Më kanë përtuar dy faktorë, të cilët, po ti gjykosh në qetësi e thellë,mund edhe të më japësh të drejtë. E para lidhet me faktin që heroi i këtij rrëfimi është në jetë. Tradicionalisht jemi mësuar t’u këndojmë e t’u thurim lavde atyre që kanë lënë gjurmë në histori, me bëmat e tyre, në të mirë të shoqërisë e të Atdheut ; për të gjallët, letrarët kanë qenë disi të kursyer . Lexo të plotë

Udhëheqësi i fluturimeve

Niko Hoxha

Kohët në të cilat jetojmë, kanë prurë përmbysje të ndieshme, në teknologji e në koncepte. Teknika e sofistikuar që kanë njerëzit në përdorim e ka thjeshtuar shumë vendin dhe rolin e tyre dhe ua ka bërë punën më të lehtë. Sot, vështirë se mund të krahasosh një specialist aviacioni, i cili me një vizore llogaritëse në dorë, të tipit NLL-10, i cili rreket të bëjë llogaritë e fluturimit, me një bashkëkohor, i cili, shtyp një buton, në kompiuter dhe i bie botës  cep më cep. Lexo të plotë

Niko Hoxha, babai i aviacionit shqiptar

Niko Hoxha

Sa i shkonte atij burri, mikrofoni i udheheqësit të fluturimeve! Nëpërmjet tij, Niko Hoxha përcillte në kufjet e piloteve, ngrohtësinë e zërit, qartësinë e të komunikuarit, sigurinë, optimizmin, besimin tek avioni e tek vetja, shpresën se do të dilte fitimtar, në çdo situatë. Kur dëgjonte zërin e Nikos, pilotit, në ajër i krijohej ndjesia se nuk ishte i vetëm! Pilotë e drejtues si Niko Hoxha, me siguri do t’u mungojnë gjatë hapsirave ajrore të këtyre trojeve!