Një fluturim i paharruar – Në kujtim të pilotit Sokrat Prifti

Sokrat Prifti

Është dite fluturimi. Grupi Ajror është rreshtuar dhe janë dhënë udhëzimet e fundit për fluturim nga komandant Bardhyli. Moti nuk duket aq premtues për fluturim për detyrat për te cilat janë përgatitur pilotet. Ndërkaq pilote, teknike e specialiste janë shpërndare e presin rezultatet e kontrollit te motit për fluturim, qe do kryhet nga komisari i Grupit Ajror, Hazbi Serani. Ai është ngritur ne ajër qe prej disa minutash me një aeroplan dy vendesh, “sparke” siç e quajmë ne gjuhen e aviacionit.
Pas pak, me radio, Hazbiu lajmëron se kushtet meteorologjike nuk janë te përshtateshe për fluturim. Dhe vërtet, me kalimin e kohës qielli po mbushet gjithnjë e me tepër me re, sidomos ne drejtim te lindjes ato po vijnë duke u ulur ne lartësinë e poshtme te tyre.
Pilotet, te mërzitur, bisedojnë midis tyre dhe shprehnin pakënaqësinë sepse është e dyta dite radhazi qe nuk fluturojnë.
Ndodhem me plot shoke pilote afer Sokratit, komandantit te skuadriljes sime, kur ky i fundit, si gjithmone organizator ndeshjesh futbolli ose volejbolli, sipas stines, thote me ze disi te larte qe te degjojne te gjithe: “Ej djema do e bejme nje futboll sot”. Natyrisht qe te gjithe jane dakord dhe nisemi per tek “brezi jeshil” i uljes, ne krahun e pistes se betonit te ngritje-uljeve, ku sajojme dy porta.
Ndahemi shpejt e shpejt ne dy skuadra. Une si gjithmone, “per dreq”, ndodhem ne skuadren kunder Sokratit. Kjo me ndodh perhere edhe kur luajme volejboll. Kundershtare ne loje por shume te afert ne fluturim. Nga Sokrati, qe eshte rreth dhjete vjet me i madh se une, me nje pervoje te gjate e te sukseseshme fluturimi , kam mesuar shume jo vetem per fluturimin, por edhe ne aspekte te tjera te jetes ne repart. Vec kesaj edhe sherbimin e “ciftit roje” e bejme gjithnje bashke; jam prej kohesh shoqerues i tij i pandare.
Loja vazhdon prej minutash te tera e shpejte, nga nje here e ashper; jane shenuar nga nje gol per sejcilen skuader, kur nje top godet ne krahun e njerit prej mbrojtesve kundershtare te Sokrati. Ky i fundit bertet “ndalo lojen, ndalo lojen, eshte penallti”. Loja u nderpre. Kundershtaret e tij nuk pranojne. I afrohem dhe perpiqem ta kundershtoj: “topi goditi tek krahu kur ai ishte ngjitur me trupin”. Por ai s’pranon duke bertitur: “u bere ti buzequmesht te me mesosh mua, ishte penallti qe c’ke me te!”. Nderkaq merr topin dhe e shqelmon fort andej nga pista e betonit. “Luani tani po deshet”, thote dhe shkon te marre rrobat e tij per te ikur. Loja mbaron ketu. Te gjithe drejtohemi per tek rrobat. Bej dhe nje percapje per ta qetesuar por me thote: “Flamur, afrohu pak ketu ; do vish te me kerkosh leje per te shkuar ne Korce ti !?” Me prek ne nje pike delikate. Si beqar kam deshire qe here pas here te shkoj te shoh prinderit dhe te afermit. Por nuk shqetesohem aspak, sepse e di qe eshte personi me zemerbardhe dhe i arsyeshem qe kam njohur dhe ato cfare tha pak me pare jane nje shfryrje e castit.
Marr dhe une rrobat e drejtohem bashke me shoket per tek cezma me uje te ftohte “tek oksigjeni”, ku lahemi gjithmone pas ndeshjeve. Pas pak te freskuar nga uji ftohte fillojne si perherte shakate me njeri tjetrin sikur nuk ka ndodhur asgje disa minuta me pare. Ndodhem perseri afer tij: “do e bejme nje shah?”, i them. Buzeqesh, me hedh nje shikim me vetullat lart: “ u bere ti buzequmesht te luash shah me mua?”. Pastaj “ Flamur, neser kemi sherbimin e ciftit roje, ti gjumash se mos vonohesh si heren e kaluar”.
……………
Zilja e ores se tavolines qe tingellon fort me zgjon. Ora tre e gjysem e mengjezit. Duhet ngritur e nisur aq shpejt sepse sherbimi i ciftit roje fillon qe ne agim dhe mbaron nje ore pas perendimit te diellit. Ne ato dite qershori agimi fillon shume heret. Lahem e vishem shpejt e shpejt dhe vrap neper shkallet e Shtepise se Oficerave ku banojme ne beqaret, pilote e teknike.
Autobuzi i vogel me nje ngjyre grit e celur, pret tek vendi i perhershem. Te gjithe pjesetaret e sherbimit kane ardhur. Ju them miremengjes dhe ulem ne nje nga ndenjeset. Te gjithe me pergjigjen me miremengjes ndersa Sokrati: “mire, sot me mire se heren e shkuar, ke bere perparime”, dhe qesh me ate te qeshuren e tij karakteristike. Autobuzi niset . Askush nuk flet. Pas disa minutash jemi tek “cifti roje”. Nje nga nje zbresim te gjithe dhe drejtohemi tek dy aeroplanet e sherbimit te cilet ndodhen vetem njezet ose tridhjete metra larg nga ndertesa ku pushon efektivi i sherbimit. Tekniket fillojne heqjen e mbulesave, ndersa Sokrati dhe une, sejcili ne aeroplanin e tij, fillojme kontrollin e zakonshem te aeroplanit. Mbas ketyre veprimeve, sejcili sipas deshires, dikush ka marre nje liber apo reviste e lexon, dikush shtrihet ne krevat per te pushuar. Mua “nuk me lejohet” asnje nga keto: “ bej gati shahun, sa te vij une!”. Vendos guret e shahut dhe pres. Sokrati vjen shpejt: “ he, si dukesh sot, je pergatitur ndo nje cike apo jo?”. Une qesh e i them : “ ec pa do e shohesh sot!”. Ai ma kthen: “ lere mos e pyet, e kur ke fituar ndonjehere me mua ti?”.
Koha kalon. Ne oren shtate vjen gjithe efektivi. Sot eshte dite stervitje ne toke, keshtu qe te gjithe shkojne ne klasa e vende stervitjeje. Vetem ne mbetemi te “cifti roje”. Eshte e disata loje por Sokrati “nuk ngopet” me fitore.
Aty rreth ores dhjete tingellon fort zilja e alarmit. Vrapojme te gjithe tek aeroplanet. Sokrati tek i tiji, une tek imi. Futem ne kabine , vendos shlemafonin, takoj spinat per t’u lidhur me radion; me ndihmen e teknikut lidh rripat e parashutes, pastaj ato te ndenjeses; ndez radion. Mendoj se do jete nje alarm i rreme, sic ka ndodhur shume here, por jo, pas pak vjen ne kufje zeri i drejtuesit te vendkomandes: “70-ta dhe 73-shi, ndizni motorret, do ngriheni ne ajer sa me shpej!”. Zbatojme urdherin. Pas pak Sokrati leviz me shpejtesi ne drejtim te pistes. Mua me pengon makina e leshimit se ciles i eshte fikur motori. Mblidhen teknike e ushtare, e shtyjne fort dhe me lirojne rrugen. I jap gaz motorrit dhe leviz sa me shpejt per tek brezi i ngritjes. Ne fillim te tij nuk ndaloj, sic eshte rregulli, por shtyj dorezen e gazit deri ne fund per te fituar kohen e humbur. Aeroplani vrapon. Ne shpejtesine e duhur ngre rroten e pare dhe pas pak ai shkeputet nga toka. Mledh rrotat dhe shikoj per Sokratin. E shoh diku perpara lart duke u rrotulluar majtas. Filloj te rrotullohem edhe une majtas me anim me te madh per “ ti prere rrugen “, per t’a arritur sa me shpejt. Pas pak ndodhem afer tij, ne krahun e djathte. Vazhdojme te marrim lartesi. “70-ta” merrni kursin 160 grade”. Vazhdojme ne kete kurs dersa kalojme kodrat e Terpanit. Moti duket i mire por vende-vende ne qiell duken re te bardha grumbullore. Mali i Tomorrit dhe ai i Shpiragut jane te mbuluar me re te tilla qe ngjiten lart deri kater- pese mije metra. Vjen urdheri tjeter “kthehuni ne drejtim te aerodromit”, dhe pas pak kur ndodhemi aty, gjithmone ne kater mije metra, “ nisuni ne drejtim te 38-es”, d.m.th Fierit. Kur kemi kaluar qafen e Sqepurit degjoj zerin e Soktratit ne kufje “une 70-ta e shikoj “ Sorren”. Ne kodin tone te radios keshtu quhej objekti i huaj. Sic duket nje emocion i natyrshem ne nje rast te tille teper te vecante, e ben Sokratin qe te leshohet poshte me aeroplanin e tij, ne humbje te shpejte lartesie. Pas tij edhe une. Perpiqem te shoh edhe une”Sorren”, dhe ja ku shfaqet diku perpara-poshte, ne lartesi te ulet, nje aeroplan i vogel, me dy motorre me helike. Duke humbur lartesi e duke iu afruar ve re qe eshte nje aeroplan gjashte ose tete vendesh qe ka nje dicka qe s’e kam pare kurre me pare, motorrat i ka te vendosur mbrapa kraheve,d.m.th. qe helikat krijojne force shtytese, jo terheqese si ne te gjithe aeroplanet e tjere me motorre me helike. Per arsye te shpejtesise se tij shume te vogel, ndoshta 180 apo 200 kilometra ne ore, e parakalojme me shpejtesi relativisht te madhe sepse ne , me aeroplanet tane nuk mund te fluturojme me shpejtesi me te vogel se 350 kilometra ne ore; megjithate dallojme fytyrat e habitura apo te trembura te njerezve brenda tij. Rrotullohemi energjikisht majtas; per te bere nje gjysemrreth e per t’u afruar perseri tek ai. Nderkaq pyetjes nga vendkomanda “cfare objekti eshte”, Sokrati i pergjigjet : “eshte nje aeroplan i vogel civil, dy motorresh me helike, nuk ka asnje shenje apo flamur te ndonje shteti, ka ne trup vetem nje numer gjashte shifror”. Sokrati vazhdon fluturimin energjik duke harruar qe jam edhe une dhe qe perpiqem te mos i ndahem e te ruaj vendin ne formacion, gje qe e bej me shume veshtiresi. Nderkaq aeroplani i huaj po i afrohet Fierit. Gjate parakalimit te dyte, kur Sokrati ndodhet gati ngjitur me te, i ben me shenje me dore dhe duke e anuar aeroplanin ne drejtim te tij,qe te kthehet. Por gjate rrotullimit perseri majtas veme re qe ai vazhdon me kembengulje rrugen e tij pa ju bindur paralajmerimeve tona. Sokrati raporton: “Sorra”, pavaresisht nga veprimet tona, vazhdon rrugen e tij.” Ne kufje degjohet urdheri i Vendkomandes Qendrore ne Tirane: “ 70-ta ne asnje menyre nuk do te mbushni armet; ne asnje menyre nuk do te hapni zjarr”. Kur afrohemi heren e trete, ve re qe helika e motorrit te majte rrotullohet me xhirro fare te vogla; d.m.th. atyre iu eshte fikur motori i majte dhe helika rrotullohet si rezultat i veprimit te ajrit. Nderkaq zvogelon akoma me teper lartesine gje qe ne na veshtireson akoma me shume manovrimin. Vendkomanda jone perserit urdherin e asaj qendrores per te mos qelluar kunder objektit te huaj.
Vazhdon rituali: parakalojme, rrotullohemi, perseri parakalojme dhe aeroplani i huaj vazhdon rrugen e tij pa i’u bindur shenjave tona per t’u kthyer e ulur ne aerodromin tone; kalon mbi Vlore, drejtohet per tek cepi i Karaburunit, mbi det, dhe kur e kalon ate kthehet majtas e vazhdon rrugen pergjate bregut te detit. Duke qene se Karaburuni mbulohet nga nje re e stermadhe qe ngrihet lart dy apo tre mije metra, detyrohemi qe mbas parakalimit te rrotullohemi djathtas, mbi det, gje qe na veshtireson akoma me shume fluturimin e manovrimin ne lartesi aq te vogel. Tashme per arsye te lartesise shume te ulet dhe Karaburunit humbasim valet e radios dhe s’kemi asnje lidhje me token.
Ato bukuri te rralla te atij bregdeti ti shikosh nga ajo lartesi e vogel do ishte nje kenaqesi e vecante, por ne gjithe vemendjen e kemi tek objekti dhe manovrimi.
Keshtu vazhdojme deri afer Himares, kur degjojme ne kufjet tona zerin e nje prej piloteve tane, ngritur me urgjence ne lartesi mbi aerodrom qe transmeton urdherin e vendkomanndes: “ Nderprisni detyren, kthehuni ne baze.”
Marrim rrugen e kthimit duke marre lartesi. Une kam zene vend si gjithmone , ne krahun e djathte te Sokratit. Shoh profilin e fytyres se tij; i kredhur ne mendime. Me siguri mendon “ si na iku, cfare duhet te benim”. Me siguri i vijne nder mend disa raste ne te shkuaren kur aeroplane te huaj ushtarake kane shkelur hapesiren tone ajrore dhe jane detyruar nga koleget tane te ulen ne aerodromet tona. Por ne fakt, ky yni ishte nje rast teper i vecante: ishte aeroplan civil i cili, me sa duket, per shkak te motit te keq kishte humbur orientimin dhe s’dinte ku shkonte, prandaj mori rrugen drejt brigjeve te Adriatikut. Pastaj, nuk perbente asnje rrezik, apo kercenim per objektet tona. C’duhej bere per t’a ndalur? Kish vetem nje menyre: t’i zbraznje nje bresheri predhash ne trup e t’a rrezoje ne toke, gje e cila mund te behej fare kollaj nga ne kunder nje objekti si ai qe fluturonte me shejtesi aq te vogel dhe qe nuk bente asnje lloj manovrimi. Por a do kishte kuptim nje veprim i tille, te vrisnje njerez te pafajshem?!.
Sokrati nuk duket aspak i qete. Diku mbi Gjirin e Vlores shoh shpejtesine: 350 kilomera ne ore. Ai pa vemendje kishte zvogeluar shpejtesine tek minimalja. I them me radio: “70-a shto shpejtesine”. Kthen koken nga une, me shikon me nje veshrim te turbllt, “i bije kokes me grusht”si te me thoshte: “si na iku?”. Ate sedra se linte rehat per gjera te vogla e jo per nje rast te tille qe te ndodh vetem nje here ne jete. Vazhdojme fluturimin drejt Vlores, pastaj jemi mbi Fier dhe me tej drejt aerodromit. Treguesi i karburantit tregon se fluturimi ulet dhe me kthesa energjike te shoqeruara dhe me gaz gati maksimal, na kishte harxhuar shume karburant. Por ja ku ndodhemi mbi aerodrom. Shperndajme formacionin per te shkuar njeri pas tjetrit ne ulje.

Secili veç e veç, ne largësi nga njeri tjetri, lëshojmë rrotat dhe me pas flatrat dhe ulemi ne atë piste nga ku ishim ngriur me alarm disa dhjetra minuta me pare.
Kur arrij, ngadal ngadal, tek vendqendrimi i aeroplaneve, tashme Sokrati ka zbriur nga kabina; e shoh te rrethuar nga pilote, teknike e specialiste te cilet, natyrisht, duan te marrin vesh sa me pare c’ndodhi gjate fluturimit. E njejta gje ndodh edhe me mua, sapo zbrez nga kabina. I emocionar perpiqem t’ju shpjegoj ashtu si mundem per gjithshka ndodhi.
Pas pak te dy ndodhemi tek “cifti roje” ne mes te te gjithe piloteve te cilet kishin nderprere stervitjen. Te gjithe diskutojne per ngjarjen. Gati te gjithe na japin te drejte per veprimet e kryera gjate fluurimit. Dikush me te qeshur thote: “ ju dha rasti por se varet dot nga nje medalje ne gjoks”.
Nuk kalon shume dhe ne sallen e mbledhjeve, mblidhet Grupi Ajror. Ne fillim raporton Sokrati per gjithshka ndodhi ne fluturim. Pastaj diskutuan disa pilote dhe me ne fund komandanti. Te gjithe bene vleresime pozitive per veprimet tona ne ate fluturim aq te vecante.
Do te kalojne vite te tjere pervoje fluturimi per Sokratin, si pilot dhe komandant, por ate fluturim ai do e kujtoje shume here, dhe ne biseda intime me shoke do te shprehe pengun qe i ka mbetur, qe nuk ja nderpreu fluturimin dhe nuk e uli ne aerodromin tone ate aeroplan te huaj.

One thought on “Një fluturim i paharruar – Në kujtim të pilotit Sokrat Prifti”

  1. I perulem kolegut Flamur Pupa, atij njeriu te mire e pilot i ” shkelqyer, i cili na solli ne kujtese njerin nga pilotet me te spikatur e njeriun e njerezishem Sokrat Prifti.Nuk behet fjale te shkruash mire per ata qe jane ndare nga jeta. Jo e jo; Sokrat Prifti e meriton plotesisht lapidarin e kujteses qe ka shkruar Flamur Pupa, per te. Iliri,i biri i Flamurit dhe kushdo qe ben perpjekje per mos ta harruar ate njeri , me Nj. te madhe , Sokratin tone te dashur e shume te respektuar, lavdi pacin! Sokrati u shkri per vendin e tij dhe per aviacionin , te cilin e donte aq shume. E ndjejme mungesen e tij e do ta ndjejme me shume , ne te ardhmen. Pinjollet e tij dhe njerezit e mire , si Flamur pupa , te cilet akoma i gjejme me shumice mesiguri do ta skalitin figuren e Sokratit , ne te gjithe gamen e jetes se tij. I paharruar qofte njeriu e piloti i mire Sokrat Prifti!

Comments are closed.