Nga Kaukazi i veriut në Mançurinë e largët

Në shkollën kineze të aviacionit ushtarak

Kine 1

Të përzënë nga shkolla sovjetike e aviacionit, me ëndrra të prera në mes, një pjesë e grupit të studentëve për pilotë, që kishim studiuar një vit në qytetin e Batajskut, më 8 janar të vitit 1962, pas një lundrimi “skëterrë”, me një anije mallrash, mbërritëm në qendrën e Shkollës së Tretë të Aviacionit ushtarak të Kinës, në qytetin Çin Zhou. Ai ndodhet në “Zemër” të Mançurisë; në atë kohë kishte rreth 200.000 banorë. Pa ndonjë industri të spikatur. Një qytet me ndërtime 2-3 katëshe por me rrugë të asfaltuara. Terreni përqark qytetit ishte fushor; pranë tij janë brigjet Perëndimorë të Detit të Verdhë. Njëra nga vlerat e këtij qyteti mbahej fakti që aty ishte qendra e Shkollës së Tretë të aviacionit ushtarak të Kinës. Vajtja ime në këtë shkollë e në atë qytet ishte një rast fatlum. Në listën prej 7 studentësh të kursit tonëu përfshi, fare rastësisht dhe emri im. Mua dhe shokëve të mi, të nëngrupit na u hap një dritë shprese për vazhdimin e programit të fluturimeve, aty ku e kishim ndërprerë. Një herazi, përzgjedhja e Mançurisë, si vend dislokimi ishte një gjetje e mençur e palës tonë dhe asaj pritëse, e diktuar nga kushtet që u krijuanpas ndërprerjes të marrëdhënieve të vendit tonë me Bashkimin Sovjetik.

Mançurianuk u përzgjodh rastësishtsi vendi ku do të shkolloheshim në fushën e aviacionit ushtarak. Pozicioni gjeografik dhe klima e ashpër, pa rreshje, e ngjashme me atë të Kaukazit të Veriut, ditët e shumta me diell dhe shikimi horizontal i mirë, lejonin fluturime gjithëvjetore. Kushtet e terrenit dhe moti, ishin të përshtatshme për stërvitjen ajrore të studentëve të huaj. Mançuria është pranë vendeve “të sigurta “, si Mongolia, Bashkimi Sovjetik, Koreja e Veriut dhe Deti i Verdhë. Ndonjë shmangje e rastit, nga pilotët e cila mund ta çonte avionin afër kufirit shtetëror me këto vende nuk përbënte ndonjë rrezik serioz për marrëdhënit ndërshtetëroretë asaj kohe.

Ishim stervitur e kishim jetuar në kushtet e Rusisë, në hapësirat e pamata të saj, ku dimri është i gjatë e i ashpër kurse vera e thatë dhe e shkurtër. Përafërsisht, një klimë të ngjashme gjetëm në MançurinëKineze. Në provincën Ljao Ning ku gjendej qyteti ynë, vendbanimi i ri, gjetëm klimë kontinenentale, me temperatura deri -25gradë celsius, me erë të ftohtë e të fortë, pa rreshje dëbore. Të familjarizuar me të ftohtin rus, u gjykua se do ti përballonim më lehtë temperaturat e ulëta, të cilat janë karakteristike për këtë rajon kinez. Kishte dhe shkaqe sociale e historike të cilët ishin në anën tonë. Parë historikisht, Mançuria, e futur si “një xhep” i sigurtë, mes disa vendeve të rajonitdhe e begatë, për mjaft kohë ka qenë nën pushtimin japonez. Për hir të së vërtetës, pushtuesit japonezë nuk kishin prurë vetëm shkatërrim e plaçkitje në ata troje, por dhe zhvillim e qytetërim. Herë të tjera, nëpër Mançuri kishin kaluar e luftuar ose ishin ngulur, popullsi ruse e të kombësive të tjera. Gjithsesi, vendasit, në mënyra të ndryshme kishin përftuar edhe nga dyndjet. Kësisoj Mançuria, si portet e mëdhenj të atij vendi: Shanghaj, Kantoni, Hong kongu, Port Arturi, Can Gjani etj. ishte një nga rajonet më të zhvilluara e njerëzit kishin nivel kulturor më të ngritur, në të gjitha hapësiratKineze. Qyteti i çin Zhout vërtet ishte i vogël, por njerëzit ishin me fizik më të zhvilluar e me tregues zhvillimi më të lartë. Në Mançuri gjeje njerëz, në çdo cep, të cilët komunikonin rusisht.

Popullsia e rajonit të Mançurisë, për rjedhojë dhe e provincës Ljao Ning, ku ndodhet qyteti ynë, i përkasin fesë Konfucianedhe nëse mund të themi njërës nga dinastitë më të vjetra e më të mëdha të Perandorisë kineze, asaj të Hanëve. Në të gjithë terrenin të zinte syri mjaft pagoda; shënjë e rrënjosjes në popull të Budizmit.

Sa u takon kushteve për të fluturuar, në Mançuri ato ishin si në të gjithë Kinën por, veçoheshin disa lehtësira, të cilat ishin në të mirën tonë. Njëra syresh ishte mungesa e maleve të lartë. Vija bregdetare, me të gjitha përthyerjet, na e bënte më të lehtë orientimin vizual nga ajri. Nga Veri-Perëndimi për në Jug-Lindjegjarpëronin disa lumenj, të cilët, edhe pse nuk ishin ujëplotë, dalloheshin qartë, si orientues karakteristikë, për pilotët që fluturonin në lartësi të mesme, si puna jonë. Në atë terren fushor, ku kodrat duhet ti “kërkoje “me sy, lumenjtë “e vegjël”: Ta Ling Hë, Sjao Ling Hë, Hej Sui Hë, Vampa Hëetj, ngjanin sikur gërvishtnin tokat duke marrë me vete aluvionet dhe merrnin vrull, për t’u derdhur në Detin e Verdhë. Rjeti i dëndur i aerodromeve të betonuar, në ultësirën Veri- Lindore të Kinës dhe distanca e madhe e vendit të dislokimit tonë nga “vatrat e nxehta “si Koreja e Jugut, Tajvani, Tibetietj. ishin gjithashtu në të mirën tonë. Ndoshta, në përcaktimin e Mançurisë, si rajoni ynë i stervitjes dhe jetesës ndikoi dhe fakti që rajoni ishte i begatë dhe tregjet për sigurimin e ushqimeve ishin më afër.

Për përgatitjen teorike dhe stërvitjen me aeroplan, të zotët e shtëpisë kishin përzgjedhur specialistët më të mirë, të cilët veçoheshin për nivel teoriko- praktik dhe pedagogjik të spikatur. Meqënëse ne vinim nga një vend, i cili njihej për nivele të lartë shkencor të pedagogëve dhesi instruktorë kishim pilotët me teknikë pilotimi të rrallë, organizatorët e shkollës kineze të aviacionit, u kujdesën që me ne të punonin nivelet më të lartë të specialistëve të tyre. Ata kishin dhënë prova duke stërvitur pilotët e tyredhe u kujdesën që në nivele të mos kishte skonto.

Dashuria për Atdheun prevaloi vështirësitë

Kine 2

Kinezët janë të njohur në fushën e pritjes dhe të mikpritjes. Me të mbërritur në shkollën e aviacionit, më 8 janar të vitit 1962, vendasitna rezervuan një ceremoni mirseardhje, fantastike. Në jetën tonë nuk kishim parë të tillë pritje. Pa krijuar bezdi, më poshtë do të përpiqem të kujtoj mënyrën e organizimit të atij prezantimi, i cili ngjan me mitingjet të organizuara mirë nga disaparti politike, në ditët tona. Siç thonë në anët tona: “ishin çkulur, me kuç e me maç”. Vendasit, ushtarakë e civilë, ishin rrjeshtuar në të dyja anët e rrugës që të çonte në shkollë. Mjaft pritës mbanin në duar vegla muzikore kineze. Dominonin gonget karakteristikedhe disa vegla të përmasave të mëdha, të çuditshme, në të parë e në tingujt që nxirrnin. Kur fërkoheshin me njëra-tjetrën ato lëshonin një tingull metalik të “çjerrë”, që “të shponte “, në tru. Të tjerë u binin veglave të tjera, të cilat nuk i kishim parë më përpara. Nuk kishte rëndësi harmonia e tingujve dhe melodia, mjafton të bënin zhurmë. Tek ata që kishin dalë për të na pritur dominonte mosha e re (kam parasysh rreth 30 vjeç) . Të gjithë qeshnin, apo na dukej neve sikur qeshnin, mbasi dhëmbët i mbanin përjashta.

Ajo që më shokoi ishte uniforma që kishin veshur ata që na pritën. Kishim parë e kishim veshur uniformën e ushtarakëve sovjetikë, shqiptarë e të vendeve të tjerë “miq” dhe ishim mësuar të shikonim ushtarakë të cilët e donin shumë uniformën dhe kujdeseshin që të ishin sa më të pashëm. Ata që na pritën ishin të veshur, siç kishin mundur dhe uniformat e tyre dukeshin si një mozaik, me ngjyra e forma të çuditshme. Aty pashë, për herë të parë uniformë “hibrid”; gjysma e ushtarakutishte veshur me uniformë ushtarake; gjysma tjetër- me rroba civile. Do të përpiqem të jem më konkret. Përgjithësisht, si ushtarakët dhe civilët, veshjet i kishin prej doku. Dominonte ngjyra kaki. Në radhët e pritësve, kishte meshkuj, por dhe mjaft femra. Në përgjithësi, njerëzit, pavarësisht nga seksi, ishin të veshur me pantallona e me xhaketa. Ushtarakët mbanin në kokë kapele, me strehë ose kokore; civilët – sipas dëshirës. Meqënëse ishte ftohët, të gjithë e kishin kokën të mbuluar, me diçka. Edheneve, që vinim nga vende të nxehta e ishim nisur nga Shqipëria, në fund të nëntorit të vitit të shkuar, me veshje të lehta, në Pekin na pajisën me disa pallto të gjata, ngjyrë të errët dhe ngjanim si konviktorë. Palltot tona ishin të gjata, deri në mesin e kërcirit (rreth 25 cm. nga toka) të ngrohtadhe prej një cope cilësore. Ato na shpëtuan nga të ftohtit e atyre ditëvetë acarta. Më tërhoqi vemendjen veshja e femrave ushtarake. Asnjëra prej tyre nuk ishte pilot. Ato kishin veshur disa xhupa, kaki, me mbulesë doku, të thurur me shtresë pambuku përbrenda, si ato “peliçet “që thurnin me dorë, dikur, nënat tona. Xhupat e tyre ishin të gjatë deri tek vithet e i mbanin të mbërthyer. Së jashtmi nuk vihej re gjoksi i tyre dhe, në pamje të parë, një rishtar, siç ishim nenë atë vend, e kishte të vështirë të orientohej drejt, nëse kishte të bënte me një mashkull apo me një femër. Them kështu, i nisur nga fakti se femratushtarake i mbanin flokët të prerfë shkurt, aq sa të mbulonin qafën dhe, poshtë mesit visheshin me pantallona; si meshkujt. Po t’i vrojtoje me vemendje (përvojën e fituam dita- ditës duke u ndodhur mes tyre), mund ta dalloje burrin nga gruaja vetëm nga fytyra. Femrat, në përgjithësi, fytyrën e kanë të rrumbullakët të zbehtë dhe buzët nuk i lyejnë.

Pilotët ishin të veshur me uniformë fluturimi. Në kompletin e uniformës së tyre, bënte pjesë një xhup, i shkurtër, deri tek beli, me zinxhir, e me një llastikë të gjerë në fund; me jakë të madhe pellush dhe me pantallona qillotatë cilat ishin të futura në çisme ¾. Xhupi dhe pantallonat qillota ishin prej lëkure; të buta, të ngrohta dhe që i rezistonin djegjes. Mbathja më befasoi. Pilotët kishin mbathur çisme lëkure ¾, të cilat u shkonin me veshjen. Disa ushtarakë kishin mbathur këpucë lëkure, me qafë, me shtresë gome të trashë. Aty pashë disa ushtarakë, të cilët kishin mbathur një lloj këpuce prej rrobe; të zezë, tip kadife nga lart dhe të bardhë, të thurur e të fortë nga poshtë. Këtë lloj mbathje e favorizonte klima e rajonit ku rreshjet ishin shumë të rralla e lagështira në mjedise mungonte. Këpucëve të këtij lloji, të cilat ishin mjaft afër me papuçet tona, vendasit u thonin: “Puse”. Theksoj se këto lloj këpucësh ishin mjaft të lehta e të forta. Me të tilla këpucë na furnizuan, më vonë edhe neve. Kishte dhe ushtarakë e civilë që kishin ardhur të na prisnin, me lepitka (shapka) . Ajo që më habiti ishte një lloj pelerine, të cilën e mbanin disa ushtarakë. Ishin të thurura prej një lloj zhuke (barishtë e fortë, e përkulëshme), të lidhura sipër e të lëshuara poshtë. Ato ngjanin me bërrucin që mbajnë për të mos u lagur barinjtë, në anët tona, por njeriu që e kishte hedhur atë sajesë të krijonte përshtypjen e një mullari me bar. Interesant ishte fakti se një pelerinë e tillë nuk fuste ujë dhe ishte e fortë. Këto lloj pelerinash unë i krahasova me bërrucin e barinjve tanë por ato ishin me barishte kursebërruci përgatitet prej leshi nga deleti cili duhet të jetë i zgjedhur nga leshi më i mirë i tufës së dhenve.

Veç temperaturave të ulëta, herë pas here, në qytetin ku shkuam, si në të gjithë rajonin frynte një erë e acartë, e cila të “thante” fyturën dhe duart, po ti kishje të ekspozuara. Për të ruajtur buzët nga plasaritja, kinezët vendosnin në fytyrë maska, të bardha, prej nape, si ato që mbajnë tek ne punonjësit sanitarë ose ata që shërbejnë në njësitë tregtare ushqimore. Maskat ishin me lidhëse, të cilat shërbenin për ti mbajtur të puthitura, pas fytyrës, në mënyrë që të mbronin lëkurën. Të tilla maska, më pas vendosëm dhe ne. Ato ishin të domosdoshme, veçanërisht kur ishim të detyruar të qarkullonim në mjedise jashtë godinave. Atë ditë, pritësit tanë kishin dalë, thuajse të gjithë të pajisur me këto mjete mbrojtëse dhe ishte mjaft e vështirë të dalloje njerëzit nga njëri-tjetri. Provinca Ljao Ning, ku ne shkuam është pranë Mongolisë te Brendshme. Në Perëndim të saj është shkretëtira e Gobit. Era që vjen nga Veri-Perëndimi, sjell me vete grimca rëre, të imëte cila i jep ajrit një ngjyrë të kuqërremtë, të dukshme nga një sy i mprehtë. Maskat shërbenin dhe për të mbrojtur organet e frymëmarrjes, nga ky pluhur i bezdisshëm e i dëmshëm.

Në rrjesht vura re dhe disa femra ushtarake, me flokë të gjatë të thurur gërshetë, me dy degë, të cilat u vareshin deri tek vithet. Madje, prania e flokëve të gjatë, të thurur gërshet ishte njëra nga shënjat dalluese për të kuptuar se përpara kishje një vajzë; singëll. Gratë e martuara, si rregull, i mbanin flokët të shkurtëra. Pa u larguar nga mënyrja e qethjes, meshkujt preferonin qethjen poluboks, sipas mënyrës të qethjes të detarëve. Flokët nuk duhet të dilnin jashtë kapeleve. Theksojse në raportin e pëlqyeshmërisë të femrave, bazuar në gjatësinë e flokëve, më të preferuara ishin ato me flokë të gjatë, të thurur gërshet. Tek kinezët dominonin flokët e drejtë, të ashpër, si tel e me ngjyrë të zezë. Rrallë të zinte syri thinjoshë. Nuk e kam fjalën vetëm për njerëzit që banonin në qytezën ushtarake.

Kur pamë atë mori njerëzish, në shumllojshmërinë e saj të çuditshme, m’u krijua ndjesia se organizatorëte “spektaklit”, kishin mobilizuar kë kishin gjetur, në udhë dhe e kishin prurë aty, për të na nderuar. Sot, pas gati 60 vitesh, kur ve re si mobilizohen, kundrejt listave, me detyrim nxënësit e shkollave dhe mësuesit e tyre, apo punonjësit e administratës nënkërcënimin se mund të humbasin vendin e punës, për të marrë pjesë në mitingjet elektorale, pa dashur më shkon në mendje të heq një paralele historike, mes ndodhive të asaj kohe, në Mançurinë e largët, me zhvillimet e sotme në vendin tonë. Mund të them se kinezëri nuk ka vetëm në Kinë. Mirëpo kinezëria as nis e as soset këtu. Në atë pritje interesante, por jo vetëm aty, më bëri përshtypje një gjë, të cilën nuk e kishja parë, as në vendin tim, as në Rusi. Të gjithë ata që na pritën qeshnin. Atyre u shkëlqenin dhëmbët e bardhë, të mëdhenj, të cilët dilnin jashtë buzëve. Thuajse të gjithë ishin të gëzuar e të lumturuar nga vajtja jonë. Fillimisht nuk e kuptonim lidhjen mes buzëqeshjes të shtirur të një kinezi, me sytë e tij që lëviznin, sa majtas – djathtas, pa të thënë asgjë. Më vonë u mësuam dhe e kuptuam domethënien e kësaj shprehjeje tipike kinezërie. Tani më shkon mendja, se në atë kohë e në atë moshë nuk doja tja dija, se “mitingashët “ishin të porositur të silleshin në atë mënyrë.

Ajo që më habiti edhe më tepër ishte mosprania e luleve, në atë ceremoni madhështore. Nuk më zuri syri asnjeri që të mbante lule në duar. Organizatorët ishin kujdesur, në detaje, për të na krijuar një mjedis sa më komod, të ngrohtë e miqësor por dhe iluziv. Vinim nga Shqipëria mike dhe ishim studentë për pilotë të përzënë nga shkolla sovjetike e aviacionit. Të dyja kualitetet që kishim nuk mund të mos çmoheshin e respektoheshin. çdo pjesëmarrës mbante në dorë një vegël muzikore, frymore apo nga ato gonget karakteristike që bënin vetëm zhurmë metalike, e cila shpejt na u bë e papërballueshme. Ndotja akustike që shkaktonin ato vegla muzikore origjinale ishte e paparë. Mosprania e luleve në atë ceremoni madhështore, ndoshta ishte çështje riti apo vinte ndesh me rregullat e jetës ushtarake. Këtë nuk e kuptova kurrë.

Ceremonia festive zgjati 10-15 minuta. Parakaluam, me hap të lirë, por me kokën lart, si “heronj”, mes dy rrjeshtave të vendasve, të shoqëruar nga brohoritjet entusiazte të mikpritësve. Ndoshta në atë qytet, njerëzit shikonin për herë të parë, aq pranë njerëz të ardhur nga Europa; njerëz ngjyra e lëkurës e të cilëve ishte e bardhë dhe hunda, e madhe. Po të shtojmë këtu se vinim nga një vend “revizionist “, siç konsiderohej, në atë kohë- Bashkimi Sovjetik, ” në një vend “marksist – leninist “siç ishte Kina. Brohoritjet i bënin jehonë miqësisë të pastër e të pathyeshme mes dy vendeve e dy popujve tanë; i uronin jetë të gjatë, shumë të gjatë, (10. 000 vjet jetë) ose, siç artikulonin ata, në gjuhën e tyre (Van sui) kryetarit Mao Ce Dun, udhëheqësit të Kinës e të gjithë botës. Ata bërtisnin në gjuhën kineze dhepër udhëheqësin e partise e të popullittonë- Enver Hoxha. Një grup kinezësh, në kor këndonin një këngë e cila, aso kohe ishte mjaft e pëlqyer, sidomos në mjedise ushtarake. Teksti i asaj kënge, me sa mbaj mend ishte i tillë:

Ua shë igë bin,

Laj cë lo besin,

Ta bën XHëpën Kuçanto,

Sja, më, sjafejgjin,

Ua shë igë bin,

Aj, ku aj jenmin…

 

Të tjerë këndonin një këngë më të moderuar, me muzikalitet e me theks atdhetar. Me sa kujtoj, pas kaq vitesh, teksti i këngës ishte i tillë:

Shan Tjengjin, shan Tjengjin,

Ke mi çënxhë ho,

Ua, ni jao tan shën…

 

U futëm në mjediset e shkollës së aviacionit. Gjithë ajo tollovi njerëzish, e zhurmëshmedhe si “e mbirë “, në asfalt, si me magji u fashit. Zhurma pushoi e njerëzit u shpërndanë, nëpër punët e tyre. Për ne 20 vjeçarët, që vinim nga një lundrim i gjatë e nga një udhëtim me tren, në vagona të një klasi më të ulët, nga ato të rrugëtimit të parë; nga Jugu i vendit, nga Kantoni, në Pekin, kalvari i pritjeve e ceremonive të bezdisshme nuk kishte të sosur. Hierarkëte lartë të Shkollës së Tretë të aviacionit kinez dhe ata të garnizonit të qytetit, na prinë, në një prezantim “dinjitoz” të mjediseve ku do të mësonim; në dhomat ku do të flinim e në bllokun e ushqimit. Pamë klasat, mensën, fjetinën dhe laboratorët. Në çdo vend ku shkuam gjetëm njerëz të gëzuar, të cilët s’di përse qeshnin dhe ndeshëm në një ngrohtësi të tipit aziatik, me nuanca të theksuara kineze.

Në mjediset ku do të flinim gjetëm atë që nuk na e kapte as fantazia më e çfrenuar, të cilën nuk do ta donim kurrë. Edhe mua, fshatarit, që jam rritur në fshat, në kushte tejet të vështirë, pa as më të voglin komoditet, më bëri përshtypje ajo mënyrë jetese. Disa oficerë të lartë, të shkollësmes tyre dhe vetë komandanti i saj na bënë shoqëri e na prezantuanme kushtet e jetesës. Ishim në një sallon, i cili shërbente si paradhomë e fjetinës. Shtatë studentë shqiptarë, për pilotë dhe 5-6 oficerë të lartë kinezë. Tek po na tregonte dhomën e fjetjes, një kapanon i vogël sa për 7 shtretër, tek, me një kat, njëri nga kuadrot, “më i rëndi”, fliste parreshtur. Ai, bënte si bënte, i jepte theks politik dëftimit të objekteve të dhomës kapanon. Fliste në gjuhën e tij e ne nuk e kuptonim në ato që thoshte, por, nga toni me të cilin artikulonte fjalimin, kuptonim se po evokonte miqësinë e madhe, të pathyeshme shqiptaro- kineze, të ngritur mbi themele të luftës, pa kompromis kundër revizionizmit modern, me atë hrushovian, në krye. Oratori, me pathos u thurte lavde dy arkitektëve të kësaj miqësie: Mao Ce Dunit dhe Enver Hoxhës. Ai, me një zë lutës, dukej sikur kërkonte ndjesë që ne, miqtë e shtrenjtë, të ardhur nga Shqipëria Socialiste, ndodheshim në vendin e tij në një kohë krize ekonomike, kur nuk kishte patur reshje shiu, gjatë tre vjetëve të fundit. Këtë lloj justifikimi e dëgjova shpesh gjatë kohës që qendrova në Kinë.

Mungesën e rreshjeve, për rrjedhojë edhe të të korrave, kinezët e kishin pagëzuar me togfjalëshin fatkeqësi natyrore, shprehje, e cila u pëlqente ta përsëritnin në gjuhën ruse: “Stihijnije bjedstvija”. Në çdo rast, kufizimet ekonomike që përjetuamnë Kinë, ashtu si dhe vendasit, përpiqeshin ti spjegonin, të lidhura ngushtë me fatkeqësinë natyrore. Me këtë logjikë na foli dhe shefi llapazan. Ai dhe të tjerët, të cilët mbanin “iso”e u binin daulleve të njëjta, gjetiu e kishin hallin:

Ishim të përzënë nga Bashkimi Sovjetik, ku, për të thënë tëvërtetën gjetëm kushte jetese më të mira nga ato që lamë në vendin tonë dhe rusët përkujdeseshin për ne që të mos na mungonte asgjë. Kinezët, të kujdesshëm, si ata ndaj mysafirëve, nuk donin të ulej “piaca”, prandaj u përpoqën të na vinin në kushte komode. Mirëpo, disa muaj para nesh, për të vazhduar fluturimet e ndërprera, kishin mbërritur në Kinë disa studentë për pilotë, të grupeve të përzierë. Disa prej tyre ishin graduar e ishin oficerë të Ushtrisë Popullore; të tjerë ishin studentë. Së bashku me këta, kishte shkuar në Kinë dhe një delegacion ushtarak, në përbërje të të cilit ishte dhe komandanti i aviacionit, kolonel Edip Ohri. Mes porosive të shumta që kishte lënë, koloneli u kishte thënë autoriteteve kineze të aviacionit: ” Studentët dhe oficerët shqiptarë të aviacionit, ti trajtoni njëlloj si tuajët”!Porositë e komandantit të Aviacionit shqiptaru mirëpritën e u vlerësuan nga vendasit. Ato u hapën udhën atyre që ndodhën më pas, të cilat, për nenuk rezultuan aq të dobishme.

Porositë e shefit shqiptar të aviacionitu erdhën bukur pas avazit drejtuesve kinezë të aviacionit, studentët dhe oficerët e të cilëve sterviteshin e jetonin në kushte, në të cilët, ne e kishim të vështirë ti përballonim. Kur studionim në shkollën sovjetike të aviacionit, ishim të përkëdhelurit e regjimit. Ishim mësuar “ta lironim rripin “e të notonim në bollëk; tani duhet “ta shtrëngonimrripin” përsëri, e të përjetonim kufizime, të cilat edhe në Shqipërinë e varfër të asaj kohe, nuk i ndeshje shpesh. Ushtari kinez, krahasuar me atë sovjetik, përjetonte kufizime ekonomiketë papara. Oficerët kinezë nuk e kishin jetesën më të begatë. Nejse, për këto gjëra do të kem rast të shkruaj më pas, tani le të kthehemi tek prezantimi ynë i parë. Njëri nga oficerët e lartë të suitës që shoqëronte “shefin e madh”, siç qendronte, në këmbë, përpara nesh, pa teklif (drojë) lëshoi një goxha pordhë. Kinezët e pranishëm, e dëgjuan atë që nuk dua ta them dy herë, por nuk u shqetësuan aspak. Sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Ne, studentët e ardhur nga Shqipëria, të pa mësuar akoma me kinezëritë, pamë njëri-tjetrin në sy, u skuqëm e u turpëruam, ulëm kokën e qeshëm nënzë. Eshtë pak të them se u fyem; ne u pataksëm. Më pas dëgjuam shpesh të tilla shfaqje por ato nuk na bënin më përshtypje; u mësuam, ti dëgjonim por jo ti aplikonim. Ndërkohë që ne ishim të alarmuar, oratori vijonte tregimin e objekteve, pa gjë të keq. Pamë dhomën e fjetjes.

Ne, studentët, të shkëputur nga grupi i Batajskut, ishim 7 vetë:

  • Adem çeça
  • DhoriZhezha
  • Mihal Pano
  • Bashkim Agolli
  • AndreaToli
  • Sherif Hajnaj (Bracki)
  • NiaziNelaj

Për të fjetur na orientuan në të njëjtën dhomë. Studentët e grupit të shturmanëve, ata që kishin studiuar në Krasnodar, për navigatorë fluturues dhe erdhën në Kinë, për të kaluar në trenerimsi pilotë të cilët ishin më të shumtë në numër, do të flinin në dhoma të tjera; në kushte si tonat. Sikundër ne, edhe grupi i oficerëve, të cilët stërviteshin diku 200 km më larg, të cilët kishin fluturuar, në Krasnodar, në aeroplanët bombardues të frontit IL- 28. Ata erdhën në Kinë për t’u stërvitur në aroplanët Mig-15 Bis. Ata pretenduan trajtim të diferencuar, në krahasim me ne, studentët dhe përftime materale, sipas avantazheve që u jepte grada e oficerit. Nëse nuk mund të trajtoheshin si oficerët sovjetikë, së paku të kishin përftimet që u takonin si oficerë të vendit të tyre. Mirëpo menaxherëtkinezë që merreshin me këto punë e kishin marrë udhëzimin nga komandanti aviacionit shqiptar për trajtimin tonë; prandaj na futën “në një thes”. U revoltuan e protestuan oficerët që studionin për pilotë por përballë këmbënguljes kineze dhe kokfortësisë e vendosmërisë të qeverisë tonë, ata preferuan të ndërprisnin apo të mos nisnin stërvitjen ajrore, për pasojë u kthyen në Shqipëri, ku disa u liruan nga ushtria e disa të tjerë u caktuan në detyra të ndryshme, jo flutururse. Ishin djem të mirë e pilotë me perspektivë. Me një trajtim më gjakftohtë e të mënçur, ndoshta nuk do ta kishin paguar aq keq. Më keq e pësoi aviacioni ynë, i cili humbi një brez pilotësh me vlerë.

Ndoshta lexuesin do ta lodh e mund ta mërzit me ato që do të shkruaj më pas. Po qe kështu, lexuesit të pa interesuar për kujtimet e mija, i kërkoj ndjesëpor unë kujtime po hedh në letër, siç më vijnë; atë pak kuriozitet që gjendet brenda tyre dua ta ndaj miqësisht me lexuesin. Ai që do të bezdiset, nuk besoj ta ketë të vështirë ta gjejë vendin e shkrimeve pa fat.

Qysh në prezantimin e parë, kushtet e fjetjes nuk na erdhën për shtat. Krevatët ishin njëkatësh, tek dhe prej druri. Deri këtu – normal. E keqja, as nis e as përfundon këtu. Për të shtruar, sipër dërrasavena pajisën me një jorgan, me të cilin edhe duhet të mbuloheshim. Pa çarçafë. Ai, vetëm emrin kishte jorgan, mbasi ishte tepër i hollë. Duke u shtrirë mbi dërrasat e krevatit na vrieshin brinjët, teksa për mbulesë, nuk shërbente, dhe ne kishimftohtë. Ne e shfrytëzonim atë duke e bërë dysh dhe futeshim brenda tij. Kur ishja fëmijë, nëna më kishte rrëfyer një ndodhi të përafërttë kushëririt të saj Halil Adem Halilaj, nga Krahësi Nr 1 i Tepelenës. Ky Halili, të cilit, si kushëri i nënës, i thërrisja dajo, ishte një goxha burrë: “esnaf”, i pashëm, i zgjuar e me humor, trim e i shkuar me njerëzit, zotërues i gjuhës gjermane e i disa gjuhëve të tjera. Së bashku me disa bashkëfshatarë, dhe të tjerë nga rrethinat, dajo Halili shkonte në Fier, për të bërë Pazar.

Të grupuar në karvanë, rrugën që zgjaste 10-12 orë e bënin në këmbë. Aso kohe udhët nga qarkullonin karvanët ishin plot me grabitës. Prandaj fshatarët ishin të detyruar të grupoheshin. Nata i zuri në fushën e Cakranit. Zgjodhën një vend të përshtatshëm, për vete e për kafshët me të cilat udhëtonin dhe vendosën ta kalonin natën tek disa mullarë bari e kashte. Nata ishte e ftohët dhe rrobat që kishin për shtrojë e mbulojë ua hodhën kafshëve. Mblodhën disa shkarpa aty pranë e bënë një zjarr, nga i cili më tepër u plevitosën. Ngroheshin nga përpara; ftoheshin nga kurrizi. Bënë si bënë, shtruan bar e kashtë dhe, të lodhur nga udha e gjatë, u shtrinë. Nuk mund të flinin nga të ftohtit. Njëri nga fshatarët, të cilin nuk po e “merrte “gjumi, nga të ftohtit, pyeti Halilin: ” po ti xha Halil, nuk mërdhi”?“Jo, u përgjigj plaku fisnik, nuk para mërdhi unë “!Fshatari e vazhdoi pyetjen: “po çfarë ke hedhur”? “Një thes “, u përgjigj Halili. ” Po për të hedhur, çfarë ke përdorur”? pyeti fshatari. “NJë thes “, tha përsëri xha Halili. U gëzua fshatari, që plaku kishte dy thasë e bërtiti: “Ma jep një thes mua, se u plevitosa, o xha Halil “!Halil Ademi, me humorin e tij të njohur, me një farë solemniteti që i jepte statusi i kryetarit të karvanarëve, këndshëm tha: “Po unë një thes kam e jam futur brenda tij”. E dëgjuan dhe ata që bënin sikur flinin e plasi gazi, aty në mes të mullarëve të Cakranit.

Ndodhia interesante është treguar e tregohet pambarimisht, në rrethin tonë fisnor e më gjerë. Djali i djalit të xha Halilit, në vitet e fundit u bë njëri ndër humoristët më të dëgjuar, në Shkodër e në të gjithë vdendin. E heq dera. Nuk thonë kot në anët tona: ” dardha, nën dardhë do të bjerë”!

E teprova me tregimin e kësaj ndodhie të largët në kohë, për të kujtuar një përjetim tjetër, jo aq të freskët. Në mes të dhomës ku flinim ishte vendosur një tavolinë prej druritë gdhendur, rreth së cilës uleshim e “shtynim orët e lira”. Tavolina kishte formën e një drejtkëndëshi e rreth saj mund të uleshin 6 vetë. Ne ishim 7 shokë. Njëri mbetej pa vend. Në heshtje, sipas “ligjit të xhunglës” ishte mirëpranuar të mbetej pa vend Misha (Mihal Pano) nga Tirana. Misha ishte më i riu në moshë e më imcaku në trup. Edhe vetë Misha ishte pajtuar me këtë zgjidhje, aspak humane. Tek koka e çdo krevati kishim nga një komodinëdruri, me dy rafte. Mbi komodinë dhe brenda saj mikpritësit tanë të kujdesshëm nuk kishin lënë jashtë vemendjes, stivosjen e shumë veprave. Veprat ishin të klasikëve të marksizëm-leninizmit, kryesisht në gjuhën ruse. Kishte vepra të Karl Marksit e të Frederik Engelsit, si Kapitali, Vepra të zgjedhura, Anti Dyhring, “18 brymeri i Lui Bonapartit, etj. vepra, botim i Lajpsigut, etj. Të gjitha të lidhura bukur, me kapakë të fortë e me letër cilësore.

Seria e veprave të Josif Visarionoviç Stalinit, tëcilin, vendasit e kishin mjaft për zemër, ishin nga numëri 1 deri tek 14 dhe veprat e zgjedhuratë tij. Ato dhe veprat e zgjedhura të Vladimir Iliç Leninit, mbushnin, me tepri komodinattona. Mbi të gjitha binin në sy veprat e zgjedhura të Kryetarit Mao Ce Dun. Librat e kryetarit të tyre, të cilit ata i uronin të jetonte 10. 000 vjet dhe e kishin si perëndi, ishin të lidhura bukur, me kapakë të trashë e “këmishë” përsipër, të pajisura me një fjongo të kuqe, për tëshënuar faqet. Në kapak e në këmishë, të veprave të Mao Ce Dunit shkëlqente një stampë e madhe, e verdhë, me fytyrën e kryetarit Mao. Të kujdesshëm e sqimtarë në çështjet e ruajtjes të ekuilibrave, organizatorët, e kishin plotsuar bibliotekën tonë me libra e tituj nga shkrimet e shokut Enver Hoxha.

Meqënëse ishim të përzënë nga Bashkimi Sovjetik, me të cilin, në atë kohë Kinezët nuk ishin në ujdi për çështje ideologjike dhe ndaheshin në qëndrimet politike, për të na “shkundur pluhurin revizionist, i cili mund të kishte rënë mbi ne, drejtuesit e sektorit politik të shkollës, “na bombarduan “me literaturë politike marksiste – leniniste. Ndoshta ata menduan se ne ishim të etur për të mësuar Marksizëm- Leninizmin, në atë moshë. Theksoj se, në ato vite, në Kinë, literatura politike qarkullonte me shumicë e ishte në modë. Ai që nuk mbante në dorë citatet e kryetarit Mao e nuk i përsëriste ato, me vend e pa vend, shikohej shtrmbër, nga drejtuesit e politikës.

Në vitet ‘60 të shekullit të XX të, në Kinë televizioni ishte në hapat e parë. Në dhomën tonë, aty ku përcillnim kohën më të madhe, kishim vetëm një aparat radioje, të zakonshme, me llampa. Ajo na shërbente për të mësuar njoftimet e fundit e për të dëgjuar muzikë, e cila, për hir të sëvërtetës, na pëlqente shumë. ishim në hall, kush e si do ta drejtonte këtë radio, të vetme. Shokët e vranë mendjen dhe shpejt e gjetën mënyrën e përdorimit të saj. Shokët ma besuan mua “menaxhimin” e radios. E vendosëm aparatin e radios mbi komodinën time. Zakonisht dëgjonim lajmet, ndonjë program muzikor, me këngë sipas preferencave të mija. Në ndonjë rast edhe sipas kërkesave të shokëve. Shokët kishin dëshirë të ndiqnin emisione muzikore, kur ishin rreth tavolinës, por dhe të shtrirë, në shtretërit e tyre, para se ti zinte gjumi. Kjo ishte e vështirë, mbasi kërkohej qetësi dhe përmasat e sallës ku flinim kërkonin ta mbaja zërin e radios në nivele të ngritur. Rregulli i brendshëm nuk na lejonte të shqetëdsonim të tjerët, në kohën e pushimit. Në çështjet e zbatimit të rregullave kinezët ishin rigorozë. Të njëjtën gjë kërkonin dhe nga ne. Ramë në hall. Pyetëm nevojën e ajo na e tregoi rrugëzgjidhjen.

Ramë dakort që lajmet ti ndiqnim nëpërmjet një radiostacioni rus, i cili transmetonte nga qyteti i Habarovskut, një qytet kufitar me Kinën. Nëpërmjet të njëjtit stacion dëgjonim dhe muzikë ruse; popullore dhe moderne, për të cilën, nuk e fsheh, kishim nostalgji. Me mirëkuptim, ramë dakort që ta mbanim të fiksuar radion tek një stacion i Koresë të Jugut. Ky radiostacion transmetonte thuajse 24 orë muzikë të bukur, e cila na pëlqente. Interesante ishte çelja dhe mbyllja e programevenga ky stacion. Enjohëm menjëherë melodinë e këngës tonë të mirënjohur: O drenova, moj drenovare. Aq qe puna, sa e identifikuam. Nuk i ndaheshim atij stacioni. Kapëm dhe disa stacione japoneze, në të cilët dëgjonim muzikë të bukur. Meloditë e bukura japoneze, sidomos tangot, të cilatata i kanë të famshme, ndonëse disi melankolike, na relaksonin së tepërmi. Dita- ditës, duke eksploruar stacionet e ndryshme radiofonike, e kompletuam repertorin e shijeve tona muzikore. Detyrën e vështirë që më ngarkuan shokët e plotsova pa shumë mundime. Mirëpo duhej zgjidhur një problem tjetër e ai ishte tejet i vështirë. Si do ta dëgjonte muzikën çdo njëri nga ne, i shtrirë në krevat?Dikush nga shokët bëri “një shpikje”. Shlemafonët (kokoret e pilotit) kishin kufje. I përshtatëm ato e i lidhëm tek dalja e altoparlantit të radios. I mbajti 6 kufje altoparlanti i gjorë. Mirëpo ne ishim 7 studentë. Përgjegjësi i grupit, Ademi, njeri tolerant e pa ego, mbeti pa kufje. Edhe ai donte të dëgjonte si ne. Njëri nga shokët tanë, ca si me shaka, ca me të vërtetë i tha “shefit “: “Ti, Demo, ver shlemafonin në kokë e fli me të”! U bë “eksperimenti “, e ai rezultoi i suksesshëm. Pak e bezdisshme të flesh me shlemafon në kokë por shoku ynë e siguroi “ushqimin intelektual”. E vunë re kinezët “shpikjen “tonë e nuk u ndien. Fundja ne nuk bezdisnim asnjeri. Lajme në gjuhën kineze e muzikë vendase, nuk para dëgjonim, jo vetëm për shkak të preferencave tona por dhe ngaqë nuk e dinim gjuhën.

Vinim nga një vend sllav, ku marrëdhëniet mes femrave me meshkujt ishin liberale. Ndryshe nga mjedisi shqiptar, ku aso kohe njerëzit ishin konservatorë dhe fanatikë. Në Kinë raportet femër- mashkull ishin krejt të tjera, kryesuar medy vendet tona. Në marrëdhëniet mes femrave e meshkujve, kinezët, aso kohe ishin pak racistë e tepër xhelozë. Kur një djalë i një vendi tjetër tentonte të lidhej me një vajzë kineze, gjë që praktikishtishte e mundur, meshkujt vendas i ndiqnin ata, në çdo qoshe, nga pas dhe, kuratyre ubinin në sy, buzëqeshnin, si pa të keq, por me hipokrizi. Ishim të rinj e kishim nevojat e moshës. Në atë mjedis konservator e xheloz, të vendasve ndaj të huajve, ishim të shtrënguar të shfrytëzonim metodat klasike, individuale të relaksit, mastrubimin. Mbi njërën nga komodinat, në dhomën ku flinim, kishim vendosur kopertinën e ilustruar të një reviste e cila reklamonte seks, ku u bëhej jehonë hireve vajzërore dhe bukurisë femërore nudo. Një vajze të re, të shtrirë, i bënte fresk, një femër e pashme, gjithashtu e re, me ngjyrë, me një pendë palloi. Hiret e bukurisë të vajzës të zhveshur, na joshnin e na eksitonin. Në ato kushte izolimi, ku nuk mund të bënim asnjë hap në shoqërinë e femrave, edhe kylloj relaksimi nuk ishte keq; derisane ndiheshim mirë.

Ndonjëri nga djemtë e grupit tonë; kuptohet, më i shkathëti, tentoi të siguronte kontakte fizike me ndonjë vajzë kineze. U shtir i sëmurë njëri nga shokët tanë dhe kinezët, të cilët, për hir të së vërtetës kujdeseshin shumë për shëndetin tonë, e transportuan atë në spitalin qendror të aviacionit, në Pekin. Shoku ynë, gjatë disa ditëve të shtrimit në spital iu nënshtrua analizave dhe këqyrjeve të hollësishme. Kishim informacion se në kryeqytet ishte klimë tjketër e ndonjë djalë i huaj mund të krijonte ndonjë lidhje të përkohëshme me një vajzë vendase. Togfjalëshin “lidhje të përkohëshme “jam i detyruar ta nënvizoj, për arsye se sejcili nga ne e kishte të qartë se martesa e kinezeve me të huaj dhe e kundërta ishin rreptësisht të ndaluara. Ndoshta do ti bënte mirë këtij shkrimi po të tregoja se, kur shkelëm në tokën kineze, mikpritësit, mbasi na njohën me normat e me rregullat e jetës në atë vend, na lexuan një ligjë në të cilin shkruhejqartë e me shkronja të mëdha se: ”ndalohet martesa e kinezeve me të huaj dhe e meshkujve nga Kina me vajza të vendeve të tjerë”. Për ta bërë gjënë më bindëse, na sollën një shëmbull se si një marinar jugosllav mbahej në burg, për arsye se kishte tentuar të përdhunonte një femër vendase që nga viti 1948. Kësisoj, asnjëri prej nesh nuk mund të shkonte ndesh me ligjet e vendit. Kinezët nuk bënin shaka me gjëra kaq serioze; atë që shpallnin, ata e zbatonin, pa hezitim. Shoku ynë, i cili u shtrua në Spitalin Qendror të Aviacionit, në Pekin, para se të shtrohej dhe mbas daljes nga institucioni, u sorollat nëpërmetropolin kinez, shëtiti dhe në parkun e famshëm “Tungu Jen” ku thuhej se qarkullonin femra të përdala, të përzëna, pas çlirimit të Kinës nga shtëpitë publike të Shang Hait e të ndonjë qyteti tjetër. Qarkullonte opinioni se, në vitet e parë, pas çlirimit të vendit, nga shtëpitë publike u liruan rreth 40000 vajza të përdala.

Nuk mund të le pa përmendur 2-3 aspekte të jetës, në atë vend aziatik, i cili, për ne ishte thuajse i panjohur. E para, Kinezët e quajnë vendin e tyre “Cungo”. Po të përpiqesha ta përkthej në gjuhën tonë, ky togfjalësh do të thotë: “qendra e botës”. Një sllogan tejet nacionalist. Sipas tij, çdo gjë që lidhet me historinë e njerëzimit, e ka zanafillën në Kinë. Edhe globi tokësor, në qendër të tij ka Kinën. Kalonim nëpër rrugët e asfaltuara të qytetitdhe shkelnim mbi disa vizatime, me shkumës të bardhë, ku dallohej qartë një hundë e madhe njeriu, me të cilën, ata ironizonin hundën tonë. Në opinionin e tyre, njeriu kinez ishte më i bukuri në botë, më i pashmi, më i zgjuari, më i shkathëti, më trimi e shumë”më”të tjera. Këto konsiderata shërbenin për të treguar epërsinë e njeriut kinez, mbi të tjerët. Në opinionin tim, si atëherë dhe tani që po shkruaj këto kujtime, mentaliteti i vendasve, për këtë çështje, ishte e mbetet racist; i kulluar.

Kur shkuam në Kinë e nuk ishim familjarizuar akoma me ta, e kishim shumë të vështirë të bënim identifikimin e njerëzve. Të gjithë na dukeshin njëlloj e i ngatërronim me njëri- tjetrin, siç ngjet tek ne me binjakët. U desh të kalonte mjaft kohë për ta bërë dallimin mes tyre. Kuptohet, bëhet fjalë për një identifikim të jashtëm, sipas dukjes. Për ata ishim ne të njëjtë. Prandaj, kur dilnim në qytet, për punë të rëndomta (për ndonjë Pazar apo thjesht për shëtitje) na shoqëronte një lumë njerëzish, të moshave, gjinive e niveleve nga më të ndryshmet. Valët e atyre që na shoqëronin, pa kërkesën tonë, u ngjanin mitingjeve partiake të kohës së sotme, tek ne, në përkrahje të njërës apo tjetrës parti politike. Kinezët na shikonin me habi dhe vetëm bënin shënjë, me dorë të hapur, duke treguar hundën tonë të madhe. Mesiguri ne u dukeshim atyre si jashtëtokësorë. Me sa duket, në ato anë nuk kishte shkelur asnjë këmbë europiani, deri atëherë. E dyta, në vitet ’60 të shekullit të kaluar, kina ishte e varfër dhe kinezët jetonin me tallonë. Problem ishin ushqimet dhe veshmbathjet prej pambuku. Pasuria më e madhe që kishte një kinez, në ato kohë ishte sahati i dorës dhe biçikleta. Nuk bëhej fjalë për makina, orendi shtëpiake e pajisje luksi.

Klasat dhe fjetinat i kishim në katin e tretë të ndërtesës, me çati tjegullash. Dritaret i kishim të orientuara nga Veriu e nga Veri-Perëndimi. Lartësia na lejonte të vështronim si jetonin vendasit, në disa bidonvile të ndërtuara me baltë, njëkatësheku strehoej, si rregull një familje me 5-6 anëtarë. Familjet rurale e ato në periferi të qyteteve, në ato vite lindnin shumë fëmijë. Kufizimet e lindjeve u aplikuan më vonë. Me kuriozitetin tonë të tepruar kishim vënë re se (bidonvilet ku ata jetonin ishin pa dyer; perdet që zëvëndësonin dyert na lejonin të shikonim ç’ndodhte brenda tyre) një familje kishte vetëm një palë pantallona. Ato i vishte ai që dilte nga dera e shtëpisë; të tjerët ishin pa gjë. Varfëri e skajshme. Në fshatin tim, dikur kisha parë banorë të varfër, veshjet e të cilëve ishin tërë andra, sa nuk dihej ç’ngjyrë kishin, por, sido që ishin, sejcili i kishte një palë pantallona. E treta, Pranë shkollës kalonte një rrugë lidhëse dhe një lumë i vogël, i cili, më shumë ngjante me një përrua ujëplotë. I vrojtonim të dy këta objekte, me orë të tëra, duke qendruar mbi dritare ose nga korridoret. Rruga automobilistike vinte nga Veri-Perëndimi i provincës Ljao Ning e të çonte në qytetin e Çin Zhout. Në ditët kur në qytet, bëhej Pazar, një lumë njerëzish vërshonin nëpër atë rrugë, në kaos të plotë. Në qytet dilnim shpeshe qendronim pak kohë. Qëllimi i daljes tonë ishte të ndryshonim pak mjedisin, të shikonim njerëz të veshur me uniformë civile dhe të relaksoheshim sado pak. Na kishin porositur që, kur dilnim në qytet, të qarkullonim në grupe me 3-4 e më shumë studentë; për efekte sigurie. Në çdo hap na shoqëronin, përkthyesit tanë të gjuhës ruse. Përkthyes kishin emrin, mbasinë fakt, ata ishin gjurmuesit tanë. Nën petkun e përkthyesit dhe me motivin e justifikuar se duhet të kujdeseshin për sigurimin e jetës tonë, këta “përkthyes “nuk na ndaheshin këmba- këmbës e na ishin bërë si “burri i nënës me baba gjallë”. Kudo ku shkelnim ne, do të mbinte si nga dheu edhe përkthyesi. Nuk ishin pak. Në çdo grup fluturimi, i cili, si rregull kishte 3 studentë, ishte caktuar një përkthyes. Nga të gjithë raca e përkthyesve, vetëm njëri, Petja, me nënë ruse e baba kinez, nga krahina autonome e Uigurit, e zotëronte mirë, si gjuhën ruse dhe atë kineze. Të tjerët i thoshin këmbës; dorë. Petja ishte i gjatë, me moshë rreth të dyzetave, me flokë të drejtë, të zinj e të ashpër, si tel, siç i kanëata kinezët. Nëna ruse e Petjas, me burrin kinez kishte lindur dy djem: Petjan dhe Vollodjan. Ky i fundit ishte pilot, në flotën ajrore civile të Kinës dhe fluturonte në aeroplanët IL- 14, në Pekin.

Petja ishte njeri mjaft i mirë, i kulturuar e kompetent në profesion. Me mua dhe me shokët e mi sillej, si mik e si shok. Ai na kuptonte dhe ne e kuptonim. Nuk ishte si Petja, një grua me syze, e cila ishte e veshur me rroba ushtarake dhe pretendonte se ishte përkthyese nga gjuha ruse në atë kineze. Ajo ishte e shkurtër, “e ngjeshur”dhe nuk dinte mirë as rusishten, as gjuhen kineze. Nuk bëhej fjalë për të njohur terminologjinë e aviacionit. Ajo nuk dinte as të ecte në rrugë, si ushtarake. Ishte një shapllamuqe e vërtetë. Një ditë, kjo “përkthyesja “jonë po na përkthente në rusisht një film kinez, me luftë. Ishin çastet kur, në fushën e betejës mbërritën forcat japoneze. Në mes të asaj qetësie, kur njerëzit kishin mbajtur frymën e prisnin tërë ankth zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve, ajo, solemnisht e me një zë të fortë përktheu” prishli jebanci “! Duhej të thoshte mbërritën japonezët por tha, “mbërritën qivaçët”! Qeshëm, me lot. Qeshën dhe “përkthyesit” e tjerë, në veçanti Petja, i cili e fliste mirë rusishten. Një herë tjetër, kur po na përkthentespjegimin që na bënte instruktori i teknikës së pilotimit, për një figurë (element i përdorimit luftarak të avionit), në vend që të thoshte: “bojevoj razvorot “, që do të thotë “kthesë luftarake “, tha: “vojennij razvorot”që do të thotë: “kthesë ushtarake”, etj. “gafat e saj”nuk kishin te numëruar. I tregova këto, me qëllim që të argumentoj mendimin se ata nuk ishin përkthyes, por gjurmues.

Të them të vërtetën, përkthyesit, të cilët, normalisht duhet të ishin njerëzit më të afërt e më të dashurit për ne, u bënë aq të bazdisshëm e të padëshiruar, sa, padrejtësisht ndonjërin e vinim në lojë. Ndoshta, në anën e këtij argumenti, në një rast të mëvonshëm, do tju sjell ndonjë ndjesi e perceptim vetjak, natyrisht, të pa këndshëm që ka të bëjë me raportet student: përkthyes, në ato mjedise shkollore e më gjerë. Le të vijojmë rrëfimin e veprimtarive organizuese për prezantimin me shkollën e tretë të aviacionit ushtarak kinez. Do tju dëftoj dhe për regjimin e jetës tonë, në atë shkollë, siç kishte porositur komandanti i aviacionit shqiptar: ” I trajtonisi vendasit”!

Ditën e parë, pas mbërritjes tonë në mjediset e shkollës, sejcilit nga ne i dhanë nga një legen, të bukur, prej porcelani cilësor, me lule të stampuara, i cili nxinte rreth 10 litra ujë. Lulet që llamburisnin në faqet e legenitishin sipas stilit kinez: Dragonë, pagoda e të tjera lule, të kombinuara bukur, dukshëm prodhime të mjeshtërve vendas, të cilët, në këtë fushë janë të pakrahasueshëm. Na pajisën dhe me nga një peshqir pambuku, mepërmasa 100X50 cm, si ata që përdorim ne, për të fshirë fytyrën, pas larjes. Adjutanti i repartit, një kapiten, i gjatë, me trupsikur të ishte i prerë për rrjeshtor, na priu, në shoqërinë e “përkthyesit” në një dhomë të veçantë ku ishin montuar, bukur disa lavamanë. Çdo lavaman kishte sipër një rubinetë çesme, të verdhë, nga e cila nuk rridhte asnjë pikë ujë. Adjutanti, sikur po na rrëfente ndonjë shpikje të jashtzakonshme, demonstroi mënyrën e të larit të fytyrës. Kjo ishte me të vërtetë interesante dhe e panjohur për ne. Ushtaraku, çeli njërën nga rubinetat e çesmës dhe derdhi në legen disa litra ujë. Ndoshta e mbushi legeninme ujë në një të tretën e thellësisë të tij. Aq sa ishte e mjaftueshme për të lagur e shtrydhur peshqirin. E lagu dhe e shtrydhilehtë peshqirin e me atë, të lagur fërkoi fytyrën, cep më cep. Tregimi që na bëri adjutanti ishte i qartë e i thjeshtë. Të gjithë e kuptuam e nuk lindi nevoja ta përsëritnim veprimin e tij. Qëllimi i këtij “mësimi tregues “ishte të mësonim se në mjediset e shkollës nuk duhet të harxhohe t, por të kursehet uji. Në mjediset kineze, fytyra, duart, këmbët, nuk lahen me ujin e rrjedhshëm të çesmës, por siç na e tregoi oficeri i degës ekonomike të shkollës. I vetmi qëllim i këtij veprimi ishte kursimi i ujit. Si në të gjithë drejtimet, edhe në çështjen e harxhimit të ujit, kinezët janë nikoqirë të mirë. Porosia e dytë lidhej me mënyrën e përdorimit të ujit për të pirë. Në territorin e garnizonit tonë kishte çesma, me bollëk por, nga rubinetat e tyre rridhte vetëm ujë i nxehtë, i përvëluar. Kinezët, për të pirë konsumojnë vetëm ujë të ngrohtë. Ashtu si vietnamezët në Bashkimin Sovjetik, të cilët e mbanin pagurin në rripin e mesit.

Nuk di përse m’u kujtua fshati im, i cili nuk shquhet për burime të shumta uji, përveç lumit të Vjosës dhe ujit të ftohtë, që del nga shkëmbianës tij. Kur merrja udhë e më pihej ujë, me të ndeshur ndonjë çesmë nga e cila rridhte ujë, zgjatja njërën dorë, në formën e një lugedhe pija ujë në shputën e dorës. Kur ndeshja ndonjë burim, tek pellgu i tij futja grushtin e me disa të tillë shuaja etjen. Këtu, në Mançurinë e largët, mijëra kilometra larg trevës ku jam rritur duhet të mësohem të pi ujë të ngrohtë. Që ta kishim më të lehtë, na pajisën me nga një termus, i cili mbante brenda rreth 2 litra ujë. Me veshjen e qelqtë që kishte brenda, termusi e ruante ujin, të nxehtë, siç e futje në të, disa orë më parë. U mësuam ti mbushnim këta ujëmbajtës, me ujë të ngrohtë dhe, kur kishim etje, pinim, sipas dëshirës, duke e përdorur kapakun e termusit, si gotë. Përdorimi i ujit të ngrohtë, për të pirë ka avantazhet e veta. Së pari, një njeri nuk mund të konsumojë shumë ujë, siç do të ndodhte po të pinim ujë të ftohtë dhe, e dyta, uji i zier është i pastër nga ana bakteorologjike dhe të ruan nga inflamacionet e fytit. Me këtë risi, në jetën tonë, u përshtatëm jo përnjëherësh dhe jo pa vështirësi.

Fantastike, e paparë ishte banja me ujë të ngrohtë. Ishim mësuar me dushet që hidhnin ujë vazhdimisht, mbi kokë e ne fërkoheshim, me duar. Në Kinë gjetëm tjetër metodë. Atje banjua ishte kolektive. E kam fjalën për mjediset ushtarake në të cilët jetova. Në një sallë të mbyllur ishte ndërtuar një tip baseni (pellgu), në formë rrethi, i thellë rreth 30 cm e me rreze7-8 m. Poshtë dhe anash, baseni ishte i veshur me pllaka porcelani, të bukura e të lëmuara. Mbushej me ujë të ngrohtë baseni, sa ta duronte trupi, zhvisheshim, të gjithë, nudo, në sytë e njëri tjetrit dhe futeshim në ujë. Qendronim të shtrirë dhe linim jashtë vetëm kokën. Në basen futeshim të përzier, për nga kombësia; shqiptarë e kinezë, së bashku. Qendrimi ashtu, në ujë të ngrohtë shërbente për regjjen e lëkurës, që të hiqej më lehtë zhuli dhe kursehej uji. Në ujë të ngrohtë qendronim rreth 20 minuta. Vendoseshim në formë rrethi, vështronim njëri-tjetrin e qeshnim, pa kuptim. Në fakt ishim të surprizuar nga mënyra e të larit. Ajo ishte tepër interesante dhe origjinale. Dikush (më të pandërgjegjshmit urinonin në ujë), duke e ndotur dhe kriposur atë. Mbasi ishim “regjur”, e zhuli ishte zbutur, kalonim në dush ku shpëlaheshim. Ishim të gjithë të barabartë; të gjithë nudo, shqiptarë e kinezë. Në fillim na ndodhi diçka e pa përballueshme, me të cilën u përshtatem dalëngadalë.

Në përgjithësi, meshkujt kinezë e kishin organin e mashkullit me përmasa “mikroskopike”. Disa nga shokët tanë ishin “përmarshallah”!Kinezët afroheshin, qendronin përpara nesh dhe i tregonin njëri tjetrit, megishtin tregues, me zë të lartë e të entusiazmuar: “Ua cha, çipa në mën ta”, dmth: sa të madh e paskadhe gajaseshin. Në dush qendronim aq sa duhej për t’u shpëlarë. Gjithnjë duke kursyer ujin.

Në çdo vend e nga sejcili popull, mund të mësosh gjëra interesante sa i takon mënyrës të jetesës. Në Kinë surprizat, për ne që nuk e njihnim atë vend nuk kishin të sosur. Ishim vajtës e doemos duhet të përshtateshim me veçoritë e jetesës dhe huqet e atyre njerëzve. Disa sjellje të tyre ishin tejet interesante. Nuk patëm rastin të blinim vezë mbasi ato i kishim të siguruara, në mensëpor, kur pyetëm vendasit mbi mënyrën e shitjes të vezëve, mësuam një kuriozitettë këndshëm; vezët nuk shiteshin me kokrra, si tek ne por me peshë. Interesante dhe origjinale kjo mënyrë tregtimi. Nuk ishte e vetmja surprizë që përjetuam në atë vend surprizash. Le ta pasurojmë tregimin me të tjera ndodhi, të jetuara.

Një ditë tek berberi i garnizonit ushtarak

Së bashku me shokun tim të grupit Bashkim Salih Agolli, nga fshati Zvarrisht i krahinës së Lozhanit, të cilit i kishim vënë nofkën “nipçe” e nga kjo ai nuk ofendohej, një ditë shkuam tek berberi i garnizonit ushtarak, për t’u qethur. Bashkimi ishte një njeri me humor të këndshëm. Me trup të imët e me kokën sa një goricë, me flokë të rrallë e të lëpirë, me fytyrë të rreshkursi fund me pala korenti, ai ishte shakaxhii thekur. Humori i tij i hollë e me kripë na shkrinte së qeshuri. Pak ta ngacmoje “nipçen “e ai shpërthente me qyfyre të cilat na pëlqenin e na relaksonin, pa masë. Kur donte të ironizonte dikë, “nipçja”nuk i thoshte: qenke gomar, por“babai i mushkës”. Na mbante gjallë shoku ynë, me shakatë e këndshme e me të folurën gjthë llaska, tipike të trevës së origjinës të tij. Të dy ishim bërë për t’u qethur e nxituam tek berberi i vetëm i garnizonit ku banonim. Unë me flokët si pyll e ai me ata flokë të rrallë gjysmëbiondë.

Berberi i përkiste moshës së re (rreth 30 vjeç) . Kur na pa që u drejtuam tek kthina ku punonte, na priti me atë buzëqeshjen karakteristike, e cila ngjante më tepër si ngërdheshje. Berberhana ishte e vogël e pa salltanete. Pajisja kryesore ishte një karrige, e cila ulej e ngrihej dhe rrotullohejdhe një pasqyrë e vendosur në mur. Veglat e punës ishin të kohës së “Nuhut”. Binte në sy një brisk, i madh, nga ata që mprehen me rrip lëkure. Në një kënd të kthinës (nuk i them dot dhomë) ishte vendosur një legen porcelani, i bardhë e rreth tij vareshin disa peshqirë sysh. Sipër legenit ishte montuar një mbajtëse uji, me rubinetë, prej së cilës dilte ujë i ngrohtë. Zumë vend në stolin pranë derës dhe pritëm radhën, sa u qeth një kinez. Nuk na habiti mënyra e të qethurit të kinezit, mbasi e kishim parë atë model, tek të gjithë ushtarakët kur hiqnin kapelet. Ishte po i njëjti model: qethje e lartë, me cullufe në majë të kokës, të cilës rusët i thonë: “Polluboks”. Mbasi u çua kinezi, për të respektuar moshën (“nipçja ishte 2 vjeç më i madh), respektova të ulej, i pari shokun tim. Pas kësaj nis habija.

Berberi e pyeti shokun tim, në gjuhën e vet. por as ne nuk kuptonim kinezçen, në ato fillime, as berberi nuk dinte rusisht. Përkthyesi që nuk na ndahej këmba- këmbës nuk e kishte pikasur largimin tonë nga mjediset ku qendronim zakonisht dhe shokët tanë na kishin “mbuluar “në këtë aventurë, nëse mund ta quajmë të tillë. Shoku im që ishte ulur në karrigen e berberit dhe unë, së jashtmi, me duar e me këmbë, ashtu si mundëm i spjeguam berberit mënyrën e qethjes. Ustai kuptoi aq sa mund të kuptonte nga kjo mënyrë komunikimi dhe nisi nga puna, tërë qejf, se i erdhi shansi në derë; ai dotë qethte, ndoshta për herë të parë, një europian. ” Nipçja “qendronte i ulur në karrigen e berberit, si i “bukuri shejtan”. Qendronte urtë e në pritje të “operacionit “të paprovuar më parë. Ai priste e unë sodisja veprimet e berberit. Doja të fiksoja çdo veprim të tij, nisur nga kurreshtja, jo se doti merrja zanatin. Ustai ia preu flokët e rralla ngjyrë gruri, shokuttim, i lau kokën e ia thau atë, me peshqir. I tha të ulej përsëri në karrige e nisi ta rruante, pa porosinë e klientit. Pas këtej u befasova. Berberi, me atë briskun e madh në dorë, i cili ka një hije të rëndë e të tremb, i hoqi mjekrën “nipçes” dhe nisi ti rruante ballin. E tmerrshme: nuk kishja parë kurrë të rruhej balli. Fillova të lëviz, në karrigen ku ishja ulur; nga sikleti. U stresova, nga ato që më zunë sytë. Përjetova disa çaste“horror”. Shokuttim, berberi mund ti hiqte ndonjë organ e fytyra e tij do të shëmtohej përjetë. Unë “vuaja “e berberi, me një shkathtësi kineze, si ndonjë prestigjator, rrotullonte briskun e madh në dorë, pa vështirësi. Mbasi i rrojti ballin, kaloi tek veshët e nga këta, tek hunda. I krojti të gjitha. Kur nisi ti rruante kapakët e syve, të them të drejtën, më kaluan nëpër trup disa mornicae u ndjeva keq. Nuk mbante më “ujë pilafi”. Vrojtoja, me gjak të ngrirë veprimet e berberit dhe, sikur doja të bëja “iso”, i shoqeroja lëvizjet e shkathëta të tij me lëvizje të trungut tim. U ngrit Bashkimi e në vendin e tij u ula unë. Ca nga zori, më shumë nga turpi, bera si bëra, vendosa “të sakrifikoj”. U trimërova nga qendrimi “burrëror iNipçes”dhe iu futa aventurës.

Zura vend në karrige e u rehatova. Me trup ishja aty, por mendja më bridhte gjetiu. Mendoja: Po sikur ti shkasë brisku e të më presë hundën apo buzët e të më lerë siç lanë Guimplenin, kompraçikosët, sipas romanit të famshëm të të madhit Viktor Hygo, Njeriu që qesh. Mbasi u çua nga karrigja e shpëtoi nga ai “ferr “, “Nipçja “, përsëri, me këmbë e me dorë, e pyeti barberin sa kushtonte shërbimi që i bëri. Shifrat ishin lehtësisht të deshifrueshme. Shoku im, për të gjitha pagoi 1 juan. Me paratë tona të asaj kohe, shuma ishte 60 lekë. U ula e po shikoja veten time, në pasqyrë. Se si m’u duk vetja, ishja zverdhur. Ndoshta nga emocionet e papara. I bëra shënjë ustait që të më shkurtonte vetëm flokët. “Shë “, gjegji kinezi duke më lënë të kuptoja se e kishte kuptuar atë që i thashë. Berberi, gjithë qejf nisi të më shkurtonte flokët. Në atë moshë flokët e mi ishin mjaft të dëndur, si pyll, të ashpër e me onde. Berberi, kur qethte kokën time, djersinte, nga sikleti. Berberi, para se të fuste gërshërën në flokët e mi, kaloi dorën nëpër flokë, e vuri re kalvarin që e priste, diçka tha në gjuhën e tij dhe ia nisi punës. Më qethi siç donte e siç dinte ai; polluboks. Po të më kishte parë ndonjë devolli i moshuar, në ata çaste do të thoshte: “Të paska qethur si kërkë (gomar i vogël) . Kur më pyetën shokët: Ku u qethe ? u përgjigja: “gjeta një marangoz, doni tua tregoj”?Ishte e sigurtë qëatje do të kalonin, me radhë shokët e mi, se në garnizon vetëm ai berber ishte.

Gëzova kur berberi përfundoi qethjen dhe larjen e kokës time. Nuk më rrojti e nuk më krojti. Më erdhi çehreja në vend, Shpëtova nga ai kalvar i çuditshëm e nga ai ankth i madh. Mora frymë i lehtësuar. Asnjeri nuk mund ta konceptojë atë lloj vuajtje, pa e supertuar. Pritni, çudia nuk ka mbaruar. Para se të dilja nga “dyqani” e pyeta berberin: “Sa kushton shërbimi “? Ai, i kënaqur, duke u zgërdhirë, ngriti dy gishtat lart, siç bëjnë “demokratët “tek ne dhe tha në gjuhën e tij: ” Ljang Juan”! që do të thotë: 2 juan. U çudita. Jo pa një farë revolte iu drejtova mjeshtrit, me shënja, duke i treguar se shoku im, përpara meje u qeth e u rrojt e pagoi vetëm 1 juan. Sa munda u përpoqa ti spjegoj atij që na “torturoi “: kokë Bashkimi e kokë unë, përse duhet të paguaj dyfish? Kinezi, gjithnjë duke u zgërdhirë, e me qetësi tipike kineze, tha: Koka e shokut tënd është sa një grusht dhe tregoi grushtin, të mbledhur; ti e ke kokën të madhe, na. . . kaq, dhe tregoi dy duart të hapura. Edhe këtë që nuk e kishja dëgjuar e nuk ma merrte mendja, e provova, në atë floktore në Lindjen e Largët aziatike. Kuptuam se në Kinë“gjoba “për qethjen e flokëve shkon në raport të drejtë me madhësinë e kokës. Berberi nuk bëri ndonjë matjepër këtë, por, me sy, e me hamendje e përcaktoi çmimin në mënyrë të përafërt. Shpejt, të gjithë shokët e mësuan edhe këtë veçori të sjelljes kineze.

Që atë ditë, kur shkonim tek berberi, para se të uleshim në karrigen e tij i kërkonim vetëm të na qethte. Rruheshim vetë. Sherifi la mjekër e mustaqe, e nuk u rrojt sa kohë qendruam në shkollë. Ruaj një fotografi të tij, të asaj kohe, me mjekër e me mustaqe. Për kinezët, lënja e mjekrës dhe e mustaqeve, nga ushtarakëtnuk ishte problem. Siç duket, në bisedimet që kishte zhvilluar e në porositë që kishte lënë, komandanti i aviacionit tonë e kishte lënë jasht vemendjes këtë detaj. Edhe“shefi ynë”, Ademi, që atëherë la mustaqe e favorite të gjata. Mustaqe lamë dhe unë e Andrea Toli. Në këtë sipërmarrje nuk na mbështeti Misha dhe Dhori. “Nipçja “, edhe po të donte nuk mund të linte mustaqe e mjekër, mbasi ishte qimekuq e qimerrallëenuk i shkonin. Përfituam nga fakti se në rregulloren e ushtrisë kineze nuk shprehej lejimi ose jo i mbajtjes të mjekrës dhe mustaqeve, nga ana e ushtarakëve. Në anën tonë kishim dhe statusin e ushtarakut të huaj, i cili na favorizonte.

Lexuesit i kërkoj të falur nëse është mërzitur, duke lexuar këto kujtime, të tjerra pak si gjatë. Qëllimi im nuk është të mërzit lexuesin, përkundrazi, duke sjellë përjetimet individuale të asaj kohe, të largët, në një vend të panjohur, dua të ndaj me të disa kuriozitete e të shuaj kurreshtjen e tij për atë “botë thuajse të panjohur “e interesante.

Në vijim të “guidës”tonë nëpër garnizon, shoqëruesittanë bujarë na çuan për të parë mjediset ku do të ushqeheshim. Në pamje të parë, çdo gjë shkëlqente. Personeli që merrej me gatimin e ushqimeve, mjedisi ku gatuhej, enët, instrumentët (ata vetë hanin me shkopinj; ne na kishin sjellë lugë e pirunj) dhe çdo gjë, ishte e pastër e në vendin e vet. Mensën e kishim të përbashkët me pilotët kinezë. Kuzhina kineze është mjaft e pasur dhe asortimentin e ka të larmishëm. Kalonim mespërmes tavolinave të kinezëve. Në fund të mensës ishin tavolinat tona. Tavolinat e vendasve ishin të ngarkuara me lloj – lloj gatimesh. Me mish e pa mish. Mbi tavolinë kishte dhe pije: (verë, birrë dhe liker) . Pijet e forta i kishin të ndaluara. Për të hapur oreksin, mbi tavolina, në ca pjatanca të gjatakishte disa lloj mezesh. Sa u përket pijeve, pilotëve kinezë, çdo ditë u servirnin pije të lehta, falas. Verën e kishin të mirë; birra ishte pak e fortë. Ata pinin me qejf likernat, të cilët, ne, nuk i shikonim dot me sy. Neve na pëlqente vera dhe birra e tyre. Shishet me liker që na përkisnin neve, i shkëmbenim me verë e birrë, nga racioni i tyre. Në ditët kur kishim fluturim nuk pinim. Shishet me birrë dhe verë i grumbullonim për ti konsumuar në ditët e shtuna e të diela dhe në festa.

Tavolinat në mensë ishin plot me lloj- lloj gatimesh por ne nuk mund ti konsumonim ato. Gjellët e gatuara sipas traditës kineze nuk ishin në shijën tonë. Në Shqipëri dhe në Bashkimin Sovjetik, ishim ushqyer me kuzhinë mesdhetare, e cila është “e rëndë” në gatim por që na pëlqen. Gatimi kinez ndryshonte shumë nga yni. Ata hanin, ngopeshin e ishin shumë të kënaqur nga ushqimi që u servirnin. Neve na ikte oreksi qyshse hynim në mensë. Kur shikonim pjatat e tyre, mbi tavolinë plot me kërminj, karkaleca, bretkosa, breshka uji, ca si krimba, gaforetë skuqura, me njërin thua të dalë jashtë, për ti kapur, etj, në vend që oreksi të na hapej, na mbyllej fare. Pamë shpendë, të ziera e të pjekura por mishin e tyre nuk mund ta hanim. Mishi i tyre ishte i zi e pa shijë. Pyetëm kuzhinierin, përse mishi i shpendëve ishte i zi e ai na tregoi mënyrën e therjes e të gatimit të tyre. Kinezët nuk i thernin shpendët, tek qafa, që tu dilte gjaku, por i shponinnë qiellzë e gjaku mbetej brenda trupit të shpendit. Pamë me sy atë që përflitej tek ne se kinezët hanë çdo gjë që fluturon e çdo ujor që noton. Zvarranikët i konsumonin si ushqim, njëqint për qint. Gjarpriu servirej miqve më të çmuar, ashtu si truri i majmunit të gjallë. Sipas rajoneve e provincave, popullsia kishte preferenca të ndryshme. Në Jug, afër Vietnamit e Laosit, thuhej se ushqimi më i preferuar ishte truri i majmunit të gjallë; në Mançuri, rajon afër Koresë, i preferuar ishte mishi i qenit etj. Do të kemi rast të flasim më vonë për këtë çështje.

Rëndom, tek ne ka qarkulluar opinioni se kinezët ushqehen kryesisht me oriz. Në një farë mënyre, ata konsumonin shumë oriz dhe e gatuanin thuajse si ne. Na pëlqente gatimi i orizit, pilaf, i përzier me vezë. Na e servirnin në një tas, të thellëtë mbushur plot dhe ne mund të merrnim sa të donim, madje disa herë. Flamur Dede, një tiranas i këndshëm, nga radhët e studentëve që kishin fluturuar në Krasnodar si shturmanë fluturues, kur mbushte pjatën me pilaf të gatuar me vezë, fërkonte barkun e thoshte në gjuhën kineze: “Ta mi fan, hao çë” që do të thotë: “Orizime vezë- është ushqim i mirë”! E ironizonim shpesh Mulin, me fjalët e tij e ai vetëm qeshte. Në mendimin tim, ata që ushqeheshin me oriz në Kinë, ishin njerëz të privilegjuar e fatlumë, siç isshim ne, pilotët. Ushqimi bazë i kinezit, në atë kohë ishin lakrat. Këtë e kam parë me sy dhe e kam përjetuar 15 muaj radhazi.

Lakrat që përdornin si ushqim kinezët, nuk ishin të rrumbullakta e me ngjyrë të bardhë, si në vendin tonë, por ishin të vogla, të stërgjatura e jeshile. Ruajtja e tyre bëhej nëpërmjet shtratifikimit mbi tokë, në formë kavaletash, siç stivosen e ruhen mollët apo panxhari i sheqerit në rrethinat e Korçës e në trevat përqark.

Duke parë mundësitë e shumta që egzistonin në shkollën tonë, për të na ushqyer shëndetshëm, u kërkuam autoriteteve ushtarake të shkollës së aviacionit, të kërkonin e të sillnin për të gatuar një kuzhinier, i cili, mundësisht të kishte gatuar për pilotët dhe kuadrot e ushtrisë sovjetike, kur këta kishin asistuar ushtrinë kineze, si specialistë, në vitet ‘50të. U desh të kalonte një farë kohe që të gjendej e të vinte në shkollë, një kuzhinier i kësaj kategorie. Kuzhinieri u gjet e ai nisi të na gatuante gjellë, sipas kërkesave tona. Ndër gatimet më të preferuara tonatishin: patatet e fërguara, pulat e pjekura, të therura, si tek ne, gaforetë skuqura, mishin e bardhë të të cilave e shikonim me sy, kur e gatuante “mjeshtri “i thirrur për ndihmë, pilafme vezë dhe një mishtë pjekur, pa shijën e mishit, për të cilin na thanë se është mish kaprolli. Ngjyra e këtij mishi ishte pak si në rozë e ne dyshuam. Ajo që na bëri të ishim dyshues në këtë çështje, lidhej me faktin se ndodheshim pranë gadishullit korean, popullsia e të cilit e konsumonte mishin e qenit, siushqim të preferuar. Dyshimi ynë u vertetua shumë shpejt dhe fare rastësisht.

Në një mbrëmje të zakonshme, kur errësira kishte rënë mbi qytet, në intervalet mes orëve të studimit, me 2-3 shokë të grupit po shëtisja nëpër garnizonin ushtarak. Siç ndodh rëndom në këta raste, kaluam nga fusha e sportit dhe u futëm nëpër rrëza, prapa kuzhinës dhe kaldajës. Mbi një pirg me qymyr guri të padjegur, dikush nga ne pa një lëkurë. U afruam; njëri prrej nesh e kapi dhe e ngriti lart, me ndihmën e një huri që gjeti aty pranë. Ngjyra e lëkurës ishte gri dhe trupi i kafshës së therurdukej haptas që kishte qenë i vogël. Na tërhoqi vemendjen fakti që koka ishte e rjepur por në të nuk kishte brirë. Dinim që kaprolli ka brirë, prandaj nuk e kaluam pa i kushtuar vemendje këtij fakti. Më pas hapëm putrën e kafshës dhe pamë se gishtat përfundonin në ca thonj, si të qenit. Njëri nga ne e shpalosi lëkurën dhe, së bashku arritëm në përfundimin se kishim përpara një lëkurë qeni. Nuk kishte asnjë mëdyshje se ishim ushqyer me qen.

Atë që pamë ua referuam drejtuesve të logjistikës të shkollës, me nota proteste. Më i larti në gradë, duke qeshur, tha: “Go, go, zhou go hao çë”, që, në gjuhën tonë do të thotë: “qen, qen, mishi i qenit është i shijëshëm”. Bëmë si bëmë, u mësuam dhe me konsumimin e mishit të kaprollit qen. Gjat kohës që qendrova në Kinë, nuk pashë me sy qumësht; as nënprodukte të tij. Kur ua thamë këtë menaxherëve e u kërkuam bulmet, morëm përgjigjen: ” Ne nuk kemi qumësht për fëmijët e vegjël”!Përgjigja që morëm nuk linte vend as për komente, as për interpretime. Nuk thonë mëkot: “Kur s’ka, as mbreti s’ha”!

Unë dhe shokët e mi, sidomos Dhori Zhezha, të cilit i vumë nofkën “Kinez”, u afruam shumë me ushtarë e oficerë të rinj vendas. Për të mësuar gjuhën e për të ditur diçka më tepër për jetën e tyre. Një ditë po bisedoja me një ushtar. Ishte goxha djalë, i gjatë, i pashëm, i shëndetshëm e i fuqishëm. Kryente detyrën e mekanikut të aeroplanit. Emrin e tij e kam të vështirë ta kujtoj, edhe pse ngjanin me njëri tjetrin: Li quanin njërin e Li tjetrin. Si në Kashnjet, ku emri Zef është më i përhapuri. Djali, mbasi kishte përfunduar shkollën e mesme, me nivel mbi mesatar, në vend që të shkonte në universitet, kishte preferuar të vinte ushtar. Preferenca e tij, në këtë rast lidhej me faktin se në ushtri, të paktën ushqimin e kishte të siguruar. Ky nuk ishte një rast i vetëm as sporadik. Në Kinën mbi 1 miliardë njerëz, të asaj kohe, çështja e të ushqyerit nuk ishtegjë e lehtë. Prandaj mjaft të rinj, pas përfundimit të shkollës së mesme, shfaqnin dëshirën për të shkuar ushtar.

Orizoretnë Kinë janë të pa mata. Kur përshkonrrugën, me tren, nga Jugu në Veri, të zë syri ngastra të mbjella me oriz dhe ara me grurë, bimë leguminoze, bishtajore, çumizi etj. drithëra buke, të cilat kultivohen mbi baza shkencore e japin rendimente të pa para. Arat e mbjella nuk i shikon vetëm në fushë, por, atje, në çdo provincë e rajon, dora e njeriut ka bërë mrekulli. Vetëm kinezët mund ta qendisnin malin me brezare, aq bukur, duke e transportuar dheun nga larg, në distancë disa kilometra, me disa shporta të thurura me xunkth e shkurre të tjera. Gjelbërimi në Kinë të shoqëron në çdo skaj, nga Kantoni në Çiçikar e nga Port Arturi në hapësirat Perëndimore ku banojnë Ujgurët. Prodhimet e drithrave të bukës e në përgjithësi produktet bujqësorenë tre vitet e fundit, për shkak të thatësirës të tejzgjatur kishin rënë e ushqimi i popullatës ishte vënë në vështirësi.

Shumëkush mund të befasohet, mundet edhe të mos besojë, kur të lexojë nëpër rrjeshtat e këtij rrëfimi se kinezët nuk e njohin bukën. Ne jemi ballkanas dhe bukën e kemi pikë të dobët. E kemi të vështirë ta konceptojmë si mund të ushqehet njeriu, pa përdorur bukë. Kishte nga tanët që çdo gatim, madje edhe pilafin, doemos duhet ta shoqëronin me pak bukë. Ndryshe nuk u shijonte. Kur ishim në Bashkimin Sovjetik, u mësuam, nga zori të konsumonim më pak bukë; por në Kinë, bukën nuk e shikonim me sy. Por, në shkollën sovjetike të aviacionit, vendin e bukës e kompensonin patatet dhe lakrat, dhegatimi bëhej me yndyrë, gjë që në kushtet e atij të ftohti, në një farë mase ishte e justifikuar. Në Kinë gjellët e tyre nuk na ngjitën aq. Kërkuam bukë. Na sollën ca “topa “brumi, të zjera në avull, pa kripë e pa shijë. Edhe pse nuk na pëlqyen, ishim të detyruar ti konsumonim, me apo pa dëshirë. Na gjeti si atë që thonë: “Kur s’ke pulën; ha dhe sorrën”! Sorra, për kinezët hynte ndër shpendët e preferuar. Ata e konsumonin me dëshirë.

Duket sikur në këto kujtime u kam mëshuar më tepër anëve negative. E kundërshtoj, madje kategorikisht një gjykim të tillë. Jeta i ka të dyja anët, pranë e pranë e ato nuk mund të veçohen nga njëra –tjetra, mbasi humbasin kuptimin. Në këtë shkrim, nëse kam renditur disa gjëra jo aq të këndshme, ju siguroj se aq sa mbaj mend e aq sa mundem, dua të nxjerr në pah jetën reale të njerëzve; pa e nxirë atë; por dhe pa e lustruar. Kujtimet dhe mbresat janë informacion për gjëra që i kam përjetuar individualisht. Nëse në ndonjë rast përshkrimi i tyre merr thekse negative, fajin nuk mund ta marr përsipër. Problemet i kam shkruar e i kam thënë troç, me gjuhën që kanë e me vërtetësi të padiskutueshme. Le të kemi parasysh se në kohën kur unë dhe shokët e mijetuam, mësuam e fluturuam në Kinën e atyre vitevegjërat nuk ishin siç i shikojmë sot. Kina, sidomos në kohët e fundit ka bërë aq progres sa mund të radhitet, në ndonjë drejtim edhe e kalon nivelin e vendeve më të zhvilluara të globit. Unë shkruaj atë që kam parë e që kam përjetuar, në ata vite. 50 vitet që kanë pasuar kanë sjellë ndryshime me hapa galopantë në ekonominë, shkencën, teknikën, teknologjinë dhe nërritjen e mirëqënies të njerëzve të atij vendi gjigand. Komentet, sejcili le ti bëjë sipas pozicionit që ka zgjedhur; unë them vetëm të vërtetën, siç ka qenë; për këtë përgjigjem.

Mund të duket e pamundur kjo që do tu tregoj por ju siguroj që kështu ka qenë. Disa herë u kishim kërkuar atyre që organizonion jetesën tonë, të na çonin në një familje kineze, për të parë nga afër jetën e atyre njerëzve. Asnjëherë nuk morëm një përgjigje për kërkesën tonë. Motivet e refuzimit nuk i mësuam dot. Atëherë, së bashku me shokët, siç e kishim bërë porosinëpranë autoriteteve të shkollës, vendosëm të shkonim në një kinema qytetëse, për të parë një film të ri të prodhimit indonezian, i cili kishte bërë bujë. Itendenti i shkollës na siguroi biletat; përkthyesit nuk na u ndanë as në këtë rast. U futëm në kinema dhe kërkuam të uleshim në vendet ku kishim biletën. Hapësirat e kinemasë ishin tejet të populluara. Përfytyrimi ynë nuk e rrokte dot atë katrahurë. Të gjitha karriget ishin të zëna. Vetëm vendet tona ishin bosh. Kundrabiletën e respektonin. Aty pamë njerëz të ulur në hapësirat që ndanin radhët, në shkallë, midis lozhave e ku të mundnin. Aq sa vende kishte, ishin të ulur; të tjerët qendronin në këmbë dhe e ndiqnin shfaqjen e filmit, ashtu.

Njerëzit, në kinema, jo vetëm uleshin sipas qejfit por dhe silleshin si ta gjykonin me vend. Pinin cigare, pështynin për tokë, bisedonin, lëshonin dhe ndonjë pordhë, me zë e pa zë, pa teklif etj. Të zihej fryma në atë mjedis të mbipopulluar e kaotik. Dikur, në kinematë e qytetit të Vlorës, por jo vetëm nuk mund të shikoje film. Disa djem që e kishin parë filmin, qysh në sekuencat e para ia nisnin tregimit të filmit e të dukej vetja kot, nuk kishte interes të qendroje më tej në kinema. Pastaj nisnin komentet me zë të lartë. Të paktën në kinematë e kinezëve njerëzit rrinin urtë. Veçnjë gjë nuk shkonte me mentalitetin tonë. Në kinema, në qytetin ku jetuam, hynin për të parë film, jo aqnjerëz sa vende kishte salla por aq sa njerëz ishin përpara kinemasë, në rrugë. U habita e u trishtova nga ajo pamje e paparë.

Një ditë, m’u dha rasti të bisedoja me një pilot kinez. Në shkollë, përveç instruktorëve të fluturimit, oficerët e tjerë, mes tyre dhe pilotët stërviteshin e jetonin veç nesh. Piloti me të cilin bisedova ishte i ri, i shëndetshëm, i gjatë, me shpatulla të gjera e me moshë rreth 26 vjeç; beqar. I thashë bashkbiseduesit: “Përse nuk martohesh ti, Sjao Li”? Ai nuk hezitoi fare të më përgjigjej, madje me sinqeritet tha: “Unë do të martohem kur të çlirojmë Amerikën”! E mora përgjigjen që kërkoja. Kështu i mëkonte propaganda e kohës. Ato që pashë më vonë, në atë garnizon, më bindën se piloti me të cilin bisedova, e kishte seriozisht. Disa rregulla sjellje lidhur me martesën dhe familjen, në ato vite ishin të ngurta e të detyrueshme. Ushtarakët mund të martoheshin mbasi të kishin mbushur moshën 28 vjeç. Asnjë çift nuk mund të lindëte më tepër se 2 fëmijë. Burri ushtarak, me gruan mund të flinin bashkë vetëm të shtunën; në ditët e tjera, edhe po të banonin në të njëjtin garnizon, flinin veç. Burri ushtarak flinte në kapanon që të ishte në çdo kohë i gatshëm. Do tju dëftoj dhe një gjë e cila më dukej origjinale dhe e pa konceptueshme:

Shumë oficerë ishin të martuar, por gratë e tyre punonin e jetonin disa qindra, ndoshta dhe më tepër kilometra larg. Adjutanti i garnizonit, në fillim të vitit hartonte një grafik, siç bëheshin grafikët tek ne, për lejet e zakonshmetë oficerëve. Bashkëshortja e çdo ushtaraku të garnizonit mund të vinte pranë burrit e të qendronte disa ditë apo javë (1-3 javë) në repart por, me burrin do të flinte vetëm ditën e shtunë. Për këtë qëllim, në territorin e garnizonit ishin ndërtuar disa ngrehina, si depot e ushtrisë tonë nëpër pikat e hapjes, të dikurshme, ku flinin çiftet, pa kurrfarë komoditeti. Në dhomat e këtij lloji, kishja parë një krevatdipio, një dollap rrobash, një tavolinë, dy karrige dhe një pasqyrë, në mur. Bashkimi i çiftit bëhej rigorozisht sipas rregullave të caktuara, vetëm të shtunave. Kontraceptivët, në atë kohë shiteshin lirisht, gjendeshin kudo e kushtonin mjaft lirë.

Lidhjet martesore dhe dasmat mes kinezëve ishin mjaft interesante. Brenda garnizonit, më kishte rastisur të ishja pjesëmarrës në disa të tilla. Komisari i repartit, i cili në repartin ku drejtonte kishte disa oficerë beqarë, shkonte në një ndërmarrje ku punonin vajza, të pa martuara. Atje taskonte sekretarin e partisë; bisedonin të dy dhe binin në ujdi për të bërë “krushqi”. Po të vendosnin dy komisarëttë cilët bëheshin garantë, për të rinjtë, lidhja ishte e përfunduar. Nuk di nëse dy të rinjtë takoheshin, njiheshin e bisedonin me njëri-tjetrin. Kam qenë i pranishëm, së bashku me shokët e mi, në një dasmë ku dhëndërr ishte një ushtarak e nuse, një punëtorenga ndërmarrjet e qytetit. Në ditën për të cilën kishin rënë dakort “shefat”, organizohej dasma. Vendi ku zhvillohej ceremonia e martesës, si rregull ishte dhoma e partisë. Bëhet fjalë për Partinë Komuniste të Kinës. Ritet e ceremonisë martesoreishin të thjeshta e interesabte. Për ne, ato ishin të papara e të padëgjuara.

Dhoma e Partisë ishte e pastruar dhe e sistemuar për ceremoninë e dasmës. Tavolinat dhe karriget ishin vendosur rreth e qark sallës, në një radhë. Në ballinë të sallës idhte vendosur portreti i Kryetarit Mao Ce Dun. Në tavolinën qendrore ulej nusja, dhëndrri, komisari i repartit, sekretari i partisë i ndërmarrjes dhe disa të tjerë, të zgjedhur, nga të dyja palët. Ne, shqiptarëve na kishin vendosur së bashku, në njërën anë. Të gjithë pjesëmarrësit ishin të veshur me uniformën më të mirë, të pastër dhe fytyrat e tyre ishin të qeshura e të gëzuara. Nusja ishte e veshur, sipas rastit, me pantallona e bluze (xhaketë), ose me xhup, (në dimër) . Dhëndrri, gjithmonë me uniformë ushtarake. Nuk ishte praktikë që nusja të vishej me fustan të bardhë. Një gjë e tillë hynte në nuancat e sjelljes borgjeze. Nëpër tavolina ishin vendosur disa pjata (pjatanca) me kikirikë, të pjekur, të pa qëruar.

Ceremoninë e martesës e fillonte njëri nga komisarët. Ai theksonte se kjo martesë ishte lidhur sipas porosive dhe mësimeve të Kryetarit Mao Ce Dun, i cili, ndër porositë kryesore për gruan, në citatet me kapakë të kuqtheksonte: “Mos i bjer në qafë gruas “! Lexoheshin pjesë nga citatet, të gjithë qeshnin, gajaseshin dhe duartrokisnin. Çifti deklarohej i martuar kur përfundonte “riti “i leximit të citateve të Mao Ce Dunit. Nuk putheshin, as nuk përqafoheshin të sapomartuarit. Madje as duart nuk toknin por, sipas traditës kineze, nxirrnin përpara, të shtrira, dy duart, puqnin shputat e duarve dhe përkuleshin, në nderim të shoqi- shoqit. Shpërthenin duartrokitjet, pjesëmarrësit në ceremoni hanin kikirikë e kështu dasma merrte fund. Dhëndrri, kishte të drejtë të flinte me nusen, sipas rregullit të përgjithshëm, vetëm në ditët e shtuna. Në ditët e tjera të javës zbatohej praktika: “Shih me sy e plas, me zemër”! Nuk bëhej fjalë për dhurata, shkëmbim unazash e “teprime” të tjera, të cilat etiketoheshin si mënyrë borgjeze e të jetuarit.

Në garnizoninushtarak, në të cilin jetonim e stërviteshim, kushtet për t’u argëtuar e relaksuar ishin të kufizuara. Ishim të gjithë të rinj. Mosha mesatare jona, nuk i kalonte 21 vjeçët. Jetonim larg familjeve tona, e mjediseve të njohura shqiptare. Kishim mall për njerëzit tanë e për shoqërinë që kishim lënë pas. Ishim të përkëdhelur nga jeta në një vend më të zhvilluar e më të qytetëruar, siç ishte Bashkimi i atëhershëm Sovjetik. Stërvitja ajrore na lodhte dhe mësimet teorike nuk ishin aq të lehta. Kërkesat tona intelektualekishin të nevojshëm veprimtari cilësore e të vazhdueshme argëtuese, të cilat, ta themi siç ishte, qenë mjaft të kufizuara. Në jetën praktike kishim mjaft “gjerdhe” e pengesa. Me ne ndodhte si me ata fëmijët, të cilët sapo janë ngritur në këmbë e mamaja u thotë: “Mos e bëj atë e, mos e prek këtë, atje është pis eaty është xix” etj. duke e kufizuar lirinë e tij, nëpërmjet një kontrolli të rreptë. Televizioni ishte në hapat e parë; në shkollë nuk kishim asnjë aparat televiziv. Radioja kineze transmetonte njoftime të cilat nuk i kuptonim, kurse muzika e vendasve nuk para ngjiste tek ne. Kur ishim në Batajsk, çdo të shtunë shkonim në mbrëmje vallzimi, ku vajzat mbanin radhë, mbasi djemtë ishin të paktë. Provuam të shkonim në një kinema, siç e kam përshkruar më sipër e atje u pataksëm nga sa pamë. Grupet folklorike aq të pasura dhe cirku fenomenal, kinez, nuk e vizituan asnjëherë qytetin tonë kurse veprimtaritë sportive nuk kishim si ti shikonim. Mund të them që jeta jonë shpirtërore ishte e varfër dhe e kufizuar.

Në ato kushte, ishim të shtrënguar të sajonim diçka vetë, me forcat tona, në nivelet dhe mundësitë që kishim. Në gjysmën e parë të vitit 1962 Kina komuniste ishte në konflikt të armatosur me Indinë kufitare. Konflikti kishte marrë zjarr, për çështjen e Kashmirit. Sejcili nga të dy vendet kufitare pretendonte se territoret në fjalë i përkisnin atij. Nuk e gjetën dot me fjalën dhe ndërsyen ushtritë, kundër njëri – tjetrit. Në kufirin midis dy vendeve fqinjë zhvilloheshin luftime e humbisnin je të njerëzish. Mançuria ku ne jetonim ishte larg nga vendi i konfliktit dhe jehona e luftimeve, tek ne vinte vetëm nëpërmjet shtypit, të cilin nuk dinim ta lexonim. As njoftimet që jepte radioja kineze, nuk i kuptonim. Informacionin mbi zhvillimin e ngjarjeve e merrnim në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet stacioneve ruse, sipas këndvështrimit dhe interesavetë tyre. Gjithsesi, njoftimet, derisa vinin tek ne, fashiteshin në rrugëtimin e gjatë. Kuptohet, ne mbanim anën e kinezëve duke u dhënë atyre të drejtë. Për t’u bërë qejfin vendasve (motivet merrini si të doni), spontaneisht, me nismën e studentit për pilot, Enver Muça, nga Tirana, sajuam një skeç gazmor, për banorët e garnizonit ushtarak.

Protagonisti i skeçit, tiranasi i zgjuar e i shkathët Enver Muça, u zhvesh nudo e u lye me baltë, që të ngjante, si indian. Veri, ashtu, i lyer me baltë, doli përpara njerëzve, e bënte numëra, si i trembur. Ai fliste fjalë, kot më kot, gjoja në gjuhën indisht. Pjesëmarrësit, të cilët, në shumicë ishin kinezë, u shkrinë së qeshuri e u argëtuan, pa masë. Numëri humoristik i Verit, talenti i tij i panjohur, na pëlqeu dhe neve. Duke ngritur lart vlerat artistike të shokut tonë, autoritetet e shkollës dhe publiku i shumtë kërkuan përsëritjen e numërit humoristik e ai u përsërit, përmes duartrokitjeve e brohoritjeve të turmës.

Në garnizonin tonë funksiononte një kinema me rreth 500 vende. Shkonim atje sa herë vinte ndonjë ansambël artistik dhe për veprimtari të ndryshme politike e festive. Si të huaj që ishim në atë mjedis, vendasit, për të na respektuar, na vendosnin në radhët e para. Kishim një vështirësi, me të cilën u përshtatëm gradualisht. Kinezët ushqeheshin kryesisht me barishte. Për këtë shkak, gjatë frymëmarrjes, ata çlironin në mjediset e përbashkëta erëra të ndryshme. Në kinema, në mensë e në mjedise të tjerë, në fillim na zihej fryma prej tyre. Duke u ushqyer dhe ne me barishte, si ata, dalëngadalë, nuk e ndjenim aq shumë erën e rëndë. Kur morëm udhën e kthimit për në Shqipëri, gjat gjithë ditëve të lundrimit (rreth 20 ditë, netë), mbanim në gojë karamele e mente, për të larguar nga goja erën e rëndë.

Shkonim me qejf të madh në kinemanë e garnizonit tonë, për të kaluar disa çaste relaksi. Dikush i çoi në vesh, shokuttonë nga Durrësi, Dalip Xhixha, i cili nuk njihej për mendjemprehtësi, se kishte zë të mirë e mund të këndonte. Iu mbush mendja Dapes, se mund të këndonte, në publik dhe, një ditë doli në skenën e kinemasë, me mikrofon në dorë. Publiku në sallë shpërtheu në duartrokitje e brohoritje, akoma pa hapur gojën Dalipi. Siç duket, vendasit i dhanë problemit ngjyra politike: një student shqiptar do të këndonte, solo, në një skenë aq të madhe. Mori kurajo Dapja ynë e filloi të këndonte një këngë, në anglisht (ja fuste kot se gjuhën angleze nuk e zotëronte), e cila, në atë kohë ishte në modë; Dajana. Dalipi, me zë që përpiqej ta nxirrte “të çjerrë”, më tepër bënte zhurmë, se sa këndonte. Megjithatë, vendasit e duartrokitën dhe e shoqëruan këngën me brohoritje. Nuk kishte fare rëndësi, si këndonte“këngëtari”; me vlerë ishte qenja e tij nga Shqipëria, mike e Kinës. Për ta ironizuar veprimin e tij, dikush nga shokët tanë e mbushi dërrasën e zezë në fund të shkallëve të fjetinës, me disa kuplete dhe një karikaturë, ku paraqitej Dapja duke kënduar. E shikonim atë krijim, sa herë ngjitnim e zbrisnim shkallët dhe qeshnim me shpirt. E shikonte dhe Dalipi e qeshte me pamendësinë e tij.

Ishim së bashku me grupin e shturmanëve që erdhën nga Krasnodari. Ata ishin 20 studentë e doemos, në shoqërinë e tyre kishte probleme të marrëdhënieve me njëri- tjetrin. Mes tyre ishin dy studentë: Ivzi Minxha, nga Pogradeci dhe Kozma Sinjari, nga Berati. Të dy me trup të imët dhe grindavecë. Shokët e tyre të grupit kënaqeshin kur i “ndërsenin “kundërnjëri-tjetrin. Përplasjet mes tyre shkonin deri në konflikt fizik. Shokët e grupit të tyre, të ndarë më dysh, bënin tifo, disa për njerin e të tjerët për të dytin, si në një ndeshje boksi. E theksova këtë aspekt të jetës tonë vetëm për të dëftuar se sajonim edhe veprime të tilla konfliktuale, vetëm për t’u relaksuar pak. Për të kaluar kohën e lirë luanim me top, në fushën e vetme të futbollit; kurse sallat për lojëra, të mbyllura ishin inegzistente.

Herë pas here dilnim në qytet. Mjafton të kalonim postabllokun e shkollës e të ndryshonim pak ambient. Them kështu, për arsye se vendet ku mund të shkonim ishin të përcaktuar. Futeshim në ndonjë dyqan dhe lëviznim me kufizim nëpër qytet. Klube, në kuptimin e kafeterive, restorante, bilardo, kinema etj. vende për t’u argëtuarne nuk dinim e në to nuk mund të shkonim. Në atë kohë, në Kinë funksiononte sistemi i triskëtimit. Në dyqane mund të blije, pa triskë, vetëm artikuj industrialë. Çdo mall i prodhuar me material bujqësor apo blegtoral, këmbehej kundrejt tallonit. Sido që nëpër xhepa kishim pamjaftueshëm para, blerjet tona vështirësoheshin, edhe për shkak të tallonëve. Edhe sapuni apo pasta e dhëmbëve shkëmbehej kundrejt tallonit. Në dyqanet brenda garnizonitnuk i gjenim gjithmonë artikujt që na duheshin; prandaj rendnim në qytet. Më së shumti frekuentonim një tip supermarketi, me tre kate, i cili ndodhej në qendër të qytetit.

Qëllimi i vizitave të shpeshta në atë supermarket ishte i dyfishtë. Me ato pak para që kursenim, blinim disa palë çorape, najloni ose mëndafshi, të cilat shiteshin pa tallona, e nuk kushtonin shumë. Çorapet do të na shërbenin si dhuratë, për familjarët dhe të afërmit tanë, kur të ktheheshim në Shqipëri. Motiv i veçantë i cili na çonte në atë shitore ishte prania e një shitëseje, të re, mjaft të bukure nazemadhe. Shkonim shpesh në atë njësi, qendronim gjatë, e rrethonim vajzën e bukur e nuk ia ndanim sytë. Vrojtonim hiret e bukurisë vajzërore të saj, për të thyer monotoninë e të parit, papushim të ngjyrës së gjelbër e veshjes me pantallona e xhupa të ushtarakëve e ushtarakeve. Bukuroshja e Çin Zhout e pikasi interesimin tonë për të dhe, si nazemadhe që ishte, bënte lajka e buzëqeshte, hijshëm, duke na joshur me hiret e saj. Qendrimigjatë, yni, në atë dyqan, nuk kaloi pa rënë në sy të vendasve kurreshtarë dhe tepër xhelozë, të cilët na identifikonin së largu, prej pamjes së jashtme dhe hundës së madhe që kishim. Një ditë prej ditësh nuk e gjetëm më në shitore atë femër të bukur. E kishin larguar, me marifet. Kështu, për ne, ra dhe një motiv për të dalë në qytet. Mbasi iku nga vendi i punës shitësja e bukur, me dhimbje kuptuam se të gjthë kishim rënë në dashuri me të. Të kuptohemi, bëhetfjalë për dashuri platonike. Asnjeri prej nesh nuk e kishte prekur me dorë atë femër.

Ndoshta lexuesi ka kuriozitetin dhe guximin të më pyesë: “Këta kinezët, me njëri – tjetrin nuk bëjnë dashuri? Si janë shtuar aq shumë ata njerëz”?Kureshtarëve dashamirës do t’u përgjigjesha çiltërisht: ”Ata bënin dashuri e çfarë dashurie”! I kisha parë, me sy, ndonëse në raste të rrallë, si plekseshin me njëri-tjetrin, si lëpieshin e klithnin, nga sikleti. Meshkujt, përkundrejt të huajve ishin xhelozë. Pikërisht, në radhët e burrave ishte më e dukshme xhelozia; për hir të së vërtetës, femrat ishin më të afruara.

Në grup ishim 7 shokë. Vetëm njëri; myzeqari Dhori Nasi Zhezha, një djalë i pastëre tepër i sinqertë por pak naiv, u integrua, më mirë nga ne në jetën e kinezëve. Ai qendronte vazhdimisht mes tyre, luante me ta, bënte patinazh, luante oing-pong, madje mësoi dhetë bënte akupunturë. Meqnëse shokuynë qendronte më shumë me vendasit sa me ne, me shakae kishim “pagëzuar ”: “Dhori kinezi”. Myzeqari tjetër Spiro Moçka, nga Novosela e Vlorës, vërtet nuk u bë dot pilot por mësoi të shkruajë e të lexojë, në gjuhën e vështirë kineze. Ne të tjerët mbetëm analfabetë. Unë mësove të shkruaj e të lexoj vetëm hieroglifet që simbolizojnë mbiemrin tim: Nej Laj që do të thotë: “Hajde brenda”. Mësimi i gjuhës kineze ishte mjaft i vështirë. Fëmijët, shkollën fillore e vazhdonin disa vjet, vetëm për të mësuar si të shkruanin e të lexonin. Kisha dëgjuar se hieroglifet e gjuhës kineze (nuk e di të saktë numërin e tyre) i dinte vetëm profesori Go Mo Zho. Ne kishim shkuar për kualifikim e nuk na dilte llogaria të rrekeshim pas të mësuarit të gjuhës. Prandaj u gjet e udhës të komunikonim rusisht, me ndihmën e përkthyesve.

Shkolla jonë, në qytetin e Çin Zhout ishte rreth 30 minuta, në këmbë, nga qendra e qytetit. Një ditë, së bashku me shokun tim më të afërt – Sherif çelo Hajnaj (Braski) vendosëm të dilnim pa leje, në qytet. Eksperiencë kishim. Në Batajsk, në një daljepa leje, një grup studentëshsfiduam komandantin e shkollës, kolonelin Vollkov i cili, me makinë Gaz- 69 erdhi më vonë nga ne, në shkollë. Nga shkolla kineze nuk ishte e vështirë të ikje pa leje. Muret rrethues nuk ishin më të lartë se 2m. e ne mund të hidheshim lehtë mbi mur. Kinezëve asqë u shkonte në mendje të largoheshin pa leje. Unë dhe Sherifi e ndamë mendjen për të dalë, pa leje. Vetëm të ikim thamë me njëri-tjetrin, pa le të dalë ku të dalë. Për të realizuar “arratinë” menduam të shfrytëzonim një ditë kur në qytet bëhej pazar. Një lumë njerëzish, atë ditë çvendoseshin, në këmbë, nga Perëndimi, për në qytet. Nëpër një rrugë e cila kalonte pranë rrethimit të shkollës sonë. U veshëm me rroba civile, të cilat i ruanim në dollapë dhe u nisëm. Kapërcyem murin rrethues e u pleksëm me turmën.

Harruam që ne, nga pamja e jashtme, vendasit do të na pikasnin së largu. Në Tiranë thonë: ” Je bo si pare e kuqe”. “Aventura “jonë prej adoleshenti çamarok ra shpejt në sy të kinezëve. Kalimtarët që na pikasnin, kthenin kokënme habi, diçka pëshpëritnin me njëri – tjetrin e vijonin udhën. Kur ecnin ashtu, pa rrjesht e pa rregull, ngjanin me atë tufën e dhenve, që shkon në burimet e ujit, për të shuar etjen. Veshjet e atyre që ecnin në kollonë, pa zhurmë e pa potereishin thuajse të njëjta: pantallona, setër (një lloj xhakete), me ose pa kapele. Xhaketat ishin të mbyllura, deri sipër, tek qafa. Ne i kishim xhaketat të hapura, të qepura mono ose dopiopetë. Binim në sy jo vetëm nga fytyra por dhe nga uniforma. Atë ditë i shpëtuam “mbulimit të përkthyesve “, të cilët, mesiguri, kur mësuan se ne, të dy ishim larguar nga shkolla, duhet të kenë mallkuar fatin e keq të tyre që bëri t’u iknim nga sytë.

Në turmën e njerëzve kishte një larmi të paparë njerëzish. Burra, gra, vajza të reja, djem të rinjnjë nga një e në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ecnin, pa u ndjerë. Disa femra, me moshë mbi mesataren (rreth 50 vjeç), tëcilat ecnin përpara nesh, me zor çapiteshin. Ato ecnin “si pata”. Trupi i tyre, i zhvilluar vinte në kundërshti me këmbët e vogla. Sipas traditës perandorake, femrate sektit Han, njërës nga dinastitë më të vjetra e më të fuqishme, në Kinë, asnjë grua e perandorisë nuk duhet ta kishte këmbën me përmasa që të kalonin madhësinë e këmbës të perandoreshës. Që të mos u rritej këmba, femrave, që në fëmijëri u vishnin disa kallëpe prej druri dhe teksa trupi zhvillohej normalisht, këmba mbetej e vogël. Edhe pas ndryshimeve revolucionare që solli viti 1949, ky defekt ishte i pariparueshëm. Shpejtonim hapin e i kalonim lehtë bashkudhëtaret tona të çuditshme.

Na lindi mendimi të komunikonim me dikë, nga ata që shkonin për në qytet. Do të vinim në punë fjalorin tonë “të mjerë”i cili përbëhej nga fjalë të përgjithshme, nga ato që përdoren sa për të kërkuar ushqim, ujë apo për të pyetur për x e y vend, rrugë etj. I vumë syrin dy djemve të moshës tonë, të cilët ishin të veshur mirë, jo si bashkëudhëtarëte tyre. Ata mbanin flokë të gjatë e pinin cigare. I menduam si djem “trendi”e u folëm, në gjuhën e tyre. Me kinezçen tonë alashqiptarçe u kërkuam djemve të na ndiznin cigaren. Të dy e pinim cigaren dhe i kishim gati ato, të ndezura. Të dy djemtë e kuptuan kërkesën tonë dhe nxorrën, si me komandë ushtarake, shkrepset, nga xhepi. Më i shkathëti prej tyre, me një gjest kalorsiak, na drejtoi shkrepsen, të ndezur. Kur na panë në fytyrë e nuk u ngjamë me të tyret, adoleshentët kinezë u stepën; bënë të habiturin dhe, pa pritur ti falenderonim, me fjelët: “Se- se nji”! atë që dinim, shpejtuan hapin e u larguan prej nesh. Sikur të mos na kishte ndodhur asgjë, vijuam rrugën, drejt qendrës së qytetit. Pa mbërritur tek kryqëzimi i parë, para se të ktheheshim për të shkuar në dyqanin ku shiste vajza bukuroshe, na preu rrugën një oficer i shtabit të shkollës, i cili guidonte një tricikëltë ri, të prodhimit sovjetik. Ai ndali motorrin para këmbëve tona e na ftoi të zinim vend mbi tricikël. Njëri nga ne u sistemua në kosh, tjetri zuri vend prapa “shefit”. E njohëm “shefin” me sy hileqarë nën syzat e miopit. Ishtenjëri nga oficerët e shtabit, i cili nuk kishte lidhje të ngushta pune me ne. Ai u shkri së qeshuri dhe nuk na tha asnjë fjalë. U nisëm për në shkollë, turivarur, pa triumf. Rrugës mendova: “të vrasin me pambuk këta kinezët, e kanë informacionin të përsosur. Ende pa mbërritur në qendërtë qytetit ne, erdhi tricikli”. kur hymë në postabllokun e shkollës, ushtari roja, tek dera, kur na pa në shoqërinë e shefit të tij, na nderoi me grusht e qeshi. Në shkollë nuk u mor njeri me ne. As më vonë nuk na e zunë në gojë çapkënrinë tonë.

Rrugën ujore për në Kinë e bëmë së bashku me një grup oficerësh, të cilët kishin fluturuar në Krasnodar, në aeroplanët bombardues të frontit IL-28. Në Kinë, atado të specializoheshin për të fluturuar në avionët gjuajtës – bombardues Mig-15 Bis. Në atë grup ishin oficerët: Vaskë Nikolla; BaftjarMetaj; Myrteza Arapi; Shuaip Nurja; Atllant Buzo; Gëzim Picari e Robert Marko. Me ta, së bashku shkuam deri në Pekin; mandejgrupi i tyre shkoi në qytetin ku i prisnin një grup tjetër oficerësh, në përbërje të të cilit ishin: Sotir Majko; Muço Muçaj; Servet Murati; Niko Qendro; Raif Hoxha; Servet Muka; Lirim Kokona; Pandeli Prifti; Divin Abazi; Bilush Imeraj dheÇerçiz Zeka. Të dy grupet e oficerëve u bashkuan dhe do të fluturonin në avionë Mig-15 Bis, sipas programevetë diferencuar. Ata vërtet ishin titulluar oficerë, në Shqipëri, kur u kthyen me dhunë nga Bashkimi Sovjetik por asnjëri prej tyre nuk ishte diplomuar pilot. Sa i takon pagës, ata nuk e merrnin si oficerë, por si neqë ishim studentë. “Gafën” e kishte bërë komandanti i aviacionit shqiptar, kolonel Edip Ohri, i cili ishtepjesëmarrësnë bisedimet mes delegacionit të lartë të Ushtrisë tonë, me atë të Ushtrisë Çlirimtare Kineze.

Sot e kësaj dite nuk arrij të kuptoj logjikën e atij komandanti i cili u tha bashkbiseduesve të tij kinezë që” tanët, ti trajtoni njëlloj si tuajët”!Bazuar në këtë “bekim”, të cilit nuk më vjen mirë ti ve një emër nga ata që meriton, autoritetet kineze të aviacionit e gjetën të udhës të na futnin “në një thes “e të na trajtonin njëlloj, si oficerët dhe studentët, e tyre. Pikë së pari, oficerëve tanë nuk u dhanë as pagat, jo vetëmnë Kinë, por as familjeve të tyre, në Shqipëri. Ky trajtim i pamerituar i revoltoi oficerët tanë të aviacionit, të cilët bënë disa përçapje, pa rezultat dhe më në fund refuzuan, në grup të nisnin programin teorik dhe atë praktik. Për t’u bërë presion oficerëve të trevoltuar e për të na dhënë mësim ne studentëve që të mos ndiqnim shëmbullin e tyre, autoritetet e Ministrisë tonë të Mbrojtjes urdhëruan kthimin në Shqipëri të grupit të oficerëve për pilotë, pa përjashtim. Ai grup, në përbërje të të cilit kishte talente që premtonin shumë në fushën e pilotimit, “u krasit “pa kriter dhe u shpërbë keqas. Vetëm njëri, (Servet Murati), pas disa viteve, me këmbënguljen e tij iu kthye fluturimit në aeroplanët reaktivë për të cilët kishte mësuardhe arriti në sferat më të larta të drejtimit të aviacionit, (komandant i shkollës së lartë të aviacionit) . U rikthye në fluturim edhe Baftjar Metaj, por në helikopterët Mi-4 dhe Gëzim Picari, instruktor, në avionët fillestarë mësimorë, me helikë, Tip-61. Një vendim inxituar e ipathelluar si duhet, bëri një dëm të pallogaritshëm për armën e aviacionit tonë. Plot me halle ishte aviacioni shqiptar; mediokriteti i shtoi edhe një telash të madh. Më shkojnë moenica nëpër trup, edhe sot, kur kujtoj se piloti i talentuar (paçka se i pa diplomuar) Bilush Imeraj, jo vetem që u lirua nga ushtria, por, kur u kthye në Shqipëri autoritetet inatçore të ushtrisë e të aviacionit, nuk i dhanë asnjë lloj pune; te pakten si shokëve të tij, të të njëjtit hall. Bilushi, i papërkrahje, për të përballuar jetën u detyrua të shkonte çoban, me dele, në tufat e dhenve të Kooperativës Bujqësore të fshatit “Asim Zeneli”. Ç farë ironie ? Këtë le ta mendojë sejcili, por duje e hedhur në veten e tij!

Në vjeshtën e vitit 1962, erdhi në Kinë një delegacion i madh i Ushtrisë Popullore me në krye gjeneralin Petrit Dume, në atë kohë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Në përbërje të delegacionit kishte oficerë të lartë të specialiteteve të ndryshëm, me kompetencë për të nënshkruar kontrata furnizimi me armë. Siç duket kjo ishte axhenda e vizitës të këtij delegacioni. Na njoftuan të shkonim, me urgjencë, në takim me delegacionin ushtarak shqiptar, në qytetin mançurian të Shen Janit (Mukdenit), i cili, në atë kohë ishte disa milionëshdhe të merrte mendjen me ata oxhakë fabrikash, të dëndur e të lartë të cilët villnin tym 24 orë pa u ndalur. Mbërritëm në qytet herët në mëngjes dhe deri sa të shkonte ora për takim u sistemuam në një hotel turistësh mjaft modern, luksoz. Ishim mësuar të na monitoronin “përkthyesit “tanë, në çdo hap, por nuk kisha parë ndonjëherë që në çdo cep të korridorittë hotelittë shikoja një burrë, të ulur në karrige, i cili bënte sikur lexonte gazetën. Prania e tyre më krijoi një farë bezdie dhe alergji. Nuk e besova se ata ishin pushues ose turistë, të cilët, aq gjatë ishin të interesuar të lexonin shtypin. Mendja më tha se ata mund të ishin njerëz të shërbimit inteligjent kinez. Të tillë kishte kudo, në çdo vend, edhe tek ne, ndryshonin vetëm metodat e punës, teksa detyrat mbeteshin po ato; ruajtja e interesave të shtetit përkatës.

U sistemuam në katin e sipërm të hotelit luksoz; takimi me delegacionin ushtarak të ardhur nga Shqipëria do të zhvillohej nënjë sallë, katin e parë të tij. Na duhej të zbrisnim para kohe, për të pritur shefin e madhe dhe suitën që e shoqëronte. Së bashku me studentin nga Durrësi Perlat Lako, një djalë tek i cili ishin mbledhur gjithë vetitë e mira që mund të ketë një njeri, morëmashensorin, për të zbritur nga kati i pestë ku ndodheshim; në të parin. U befasuam e u mrekulluam kur në ashensorhyri një“perri”. Pranë nesh qendronte një vajzë, rreth të njëzetave, e bukur, si yll. Ajo na surprizoi e na la pa mend. E kishim aq pranë e nuk mund ti thoshim asnjë fjalë. Jo vetëm se nuk dinim në cilën gjuhë komunikonte, por dhe nuk guxonim. Bukuria e saj “na vrau”. U mekëm, të dy. Na dukej sikur ishim në një ëndërr të bukur e cila nuk donim të mbaronte. E vrojtonim, me sy, të përhumbur; sikur do ta përpinim. Edhe ajo na vështronte e buzëqeshte, ëmbël. Kur ajo vinte buzën në gaz, dukej akoma më e bukur. Thonë që ëndrra më e gjatë e ka vazhdimësinë rreth 3-4 sekonda. Besoj aq na u desh dhe neve të zbrisnim deri në katin e parë. Me “dhimbje “lamë të dilte e para nga ashensori ajo bukuri e rrallë. U largua nëpër hollin e hotelit, me çapa të vogla e tërë naze. Një koketë e vërtetë, joshëse. Emori me vete tërë atë nur bukurie e ato hire vajzërore, të cilat na erdhën si dhuratë vetëm për pak sekonda. Kur mbetëm të dy, mePerlatin, të cilin e kishja shumë shok; luanim së bashku ping-pong e bënim shaka “të rënda”, në intimitet këmbyem disa opinionedjemurie. Pyetëm njëri-tjetrin, si u ndjemë në praninë e asaj bukurosheje nga Japonia, e cilaerdhi e iku, si një vetëtimë e na la të shastisur, si në një hipnozë. Të dy, sejcili në vetminë e tij kishte supertuar diçka të pandodhur. I thashë shokut tim të mirë, durrsakut shpirt njeriu se mua më dridheshin gjunjët kur shikoja atë qënje njerëzore të veçantë, po ty, Perlat? Edhe mua, më ndodhi e njëjta gjë, tha tjetri, sinqerisht. Përfundimi ishte një: Të dy vuanim nga e njëjta sëmundje. Me këtë ndjenjë kënaqësie, u bashkuam me shokët dhe hymë në sallën e takimit. Mallkuam veten dhe fatin tonë që qendruam aq pak pranë saj. Na u duk sikur ishte shkëputur nga yllësitë, për të na tunduar ne “mjeranëve”e kishte ikur prap, andej nga erdhi.

Në sallë zumë vend në plate. Radha e parë e platesë ishte e rezervuar për anëtarët e delegacionit ushtarak, nga Shqipëria. Ata ishin në funksione drejtuese, në Ministrinë e Mbrojtejes dhe në njësitë e Ushtrisë tonë. Me grada e funksione të larta, të kapardisur e me çanta lëkure, fine, në duar. Ne, studentët për pilotë, të dy grupeve mësimorë, zumë vend pas tyre dhe qendruam në pritje të shtetarit të rëndësishëm. Qendronim të tulatur, si të zënë në faj. Kishim dëgjuar për “bëmat “e tij dhe rreptësinë që e karakterizonte ne marrëdhëniet me vartësit por nuk e njihnim fizikisht. Në sallë hyri shefi hijerëndë, gjenerali Petrit Dume. Si me komandë, u çuam në këmbë. Dikush nga të suitës i raportoi. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, me atë trup jo të gjatë, më tepër rrumbullak, me flokë të rëna përpara e me ca cullufe të gjata të cilat i kishte hedhur anash, për të mbuluar tullën, u ul i vetëm përballë nesh, në një kolltuk njëvëndësh. E parashikonim se do të kishim një bisedë të vështirë. Kishim shkuar aq larg, për të mësuar flutururimin, kishim lënë pas soj e sorollop, që na pritnin e nuk donim të pësonim fatin e kolegëve tanë oficerë, të cilët i kthyen në Atdhe, siç thonin rëndom atëherë: “pako postale”. Bisedën e nisi shefi. Atij i merrej goja. Ishte, siç thonë korçarët: gagaç. U bëmë sy e veshë, të gatshëm të përpinim çdo fjalë të tij, me shpresë mos na dëftonte ndonjë gjë të re nga Shqipëria, për të cilën kishim mall. Fjalët e para të shefit të madh ishin tepër të rënda e ç’orientuese për ne. Ai, mes asaj qetësie të frikshme, me zë të fortë por duke belbëruartha: “P. . . o. . . j. . u. . . q. . . u. . . rr. . . a. . . sh. . . e. . . ve, përse nuk u pëlqen Kina? Fjalët e tij ishin sikur të binte rrufeja, në qiell të hapët. E dëgjuam akuzën e tij dhe u strukëm në karriget ku ishim ulur. Shefi na ftoi ti përgjigjeshim por ne nuk na e mbante të flisnim. Heshtje. Pas pak u ngrit studenti për pilot, i grupit të shturmanëve, Jorgo Tabaku, nga fshati Hiçisht i rrethit të Korçës. Shoku gjeneral, tha kurajozi: ” ne na pëlqen Kina por kërkojmë të na plotsohen disa kushte, për të cilat ka mundësi të plota, por diçka pengon”. Atëherë, shtetari, pa gjetur fjalët që ta kundërshtonte logjikën e shokut tonë, kërkesat e të cilit ishin dhe tonat, me një gjest prej kapadaiu, i dha urdhërshoqëruesit të tij të bindur: “Këtë bashibozuk kthejeni menjëherë në Shqipëri”! Dikush nga shoqëruesit e shefit, i cili rrinte me fletore në dorë, shpejt e shpejt dhe me përunjësi, diçka shkrojti në atë palo fletore dhe e vendosi atë në çantën e tij elegante. Ajo që dëgjuam na shokoi, megjithse, siç u zhvilluan ngjarjet, urdhri nuk u zbatua kurrë dhe Jorgo “bashibozuku” vazhdoi e përfundoi programin mësimor, tok me shokët. Gjithsesi rreptësia që tregoi shefi i madh, na shkundi e na kalli datën. Me fjalët që tha, gjenerali tregoi edhe një herë dhëmbët e pushtetit, i cili, po të të vinte përpara, të bënte gjëmën. Dëgjuam ato që tha shefi i madh e pas tij nuk pipëtiu njeri. Kujt ia mbante?Po atë ditë hipëm në tren e u kthyem në shkollën tonë. Ndiheshim si ai njeriu që është pas një “dushi të ftohtë”.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë, gjenerali Petrit Dume, na priti ftohtë e na foli ashpër. Ndoshta ato fjalë të ashpra nuk na përkisnin neve; gjithsesi ai bëri një parapritje. Refuzimi për të vijuar shkollën dhe revolta e kolegëve tanë oficerë, ndërkohë ishte futur në kanale politike. Dikush e quajti dezertim, në rrethe të tjerë ushtarakësh e krahasonin me tradhëtinë ndaj Atdheut etj. Opinionet ishin të ndryshëm e komentatorët- gjithfarësh. Të kthyerit, sipas aftësive e prirjeve u sistemuan; disa në aviacion, të tjerë në ushtri e disa u liruan nga ushtriadhe për ta nuk u kujdes njeri. Ne ishim tepër të rinj dhe pa akses për ta gjykuar çështjen e tyre, por, në shpirt, si pilotëna vinte keq për masat ndëshkimore që u morën ndaj tyre dhe nuk e pëlqyem asnjëherë largimin, në bllok të atyre djemve, të aftëe të pasionuar pas fluturimit, të cilët, mesiguri do të sillnin freski e risi në jetën e aviacionit tonë. Dikush na ngacmoi në çështje të atdhetarisë e u rrek të na jepte leksione atdhetarie. Madje bëri dhe krahasime të cilat nuk bëhen. U ndjemë të fyer. Sa për atë, unë e them, me kompetencë, mbasi e kam përjetuar se atdhetaria jonë i rezistoi një prove mjaft të vështirë, në atë fund shtatori të vitit 1961, në trenin që na çontenga Rostovi mbi Don, në Moskë, pas ultimatiumit për të lënë, brenda 48 orëve kufirin sovjetik. Në Kinë, erdhëm disi më të rritur e më të rrahur nga jeta; kishim përvojën tonë, vetjake dhe kolektive, e cila na ndihmonte të mos shkelnim në dërrasë të kalbur. Moralizimet e shoqëruesve të shefit të madh i dëgjuam, për edukatë, por i shumëzuam me zero. Ne kishim një objektiv, të bëheshim pilotë dhe këtij qëllimi iu përfillëm jo pa përplasje me “shokët kinezë”.

Shefi i madh dhe delegacioni ushtarak që ai kryesonte, bënë bisedime, porositën armatime t që i nevojiteshin Ushtrisë tonë, panë mrekullitë e historisë dhe të natyrës së bukur të Kinës dhe të kënaqur se edhe neve na kishin dhënë një mësim të vyer, u kthyen në Atdhe. Kusuret na mbetën neve. Ne do të ndesheshim përditë me kushtet e jetesës dhe me vështirësitë e atij profesioni të veçantë. Së bashku me stafin drejtues të shkollës, programuam zhvillimin e proçesit teorik dhe praktikës fluturuese. U parashtruam menaxherëve kërkesat dhe objektivat tona. Theksuam se duhet të fillonim e të përfundonim sa më parë programine përgatitjes ajrore, të diplomoheshimpilotë gjuajtës-bombardues, për të cilët ushtria dhe aviacioni ynë kishin uri dhe të ktheheshim në Atdhe, për të fuqizuar “kështjellën e Socializmit “në Europë. Cështjes teknike i dhamë ngjyrime politike, siç e dëshironin vendasit. Me sloganin, se vendi ynë ishte i rrethuar nga vende që nuk na donin të mirën, por synonin asimilimin e popullit tonë, mik i ngushtë dhe aleat i popullit të madh e të lavdishëm kinez etj. etj. Qëllimi ishte vetëm të shpejtonim proçesine kualifikimit. U habitëm kur pamë që menazherët e shkollës na dëgjonin me shumë vemendje, mbanin shënime e bënë premtime se fjala jonë do të mbahej parasysh gjatë hartimit të programeve. Në fakt, siç e pamë më pas, ata vepruan siç e kishin në plan dhe siç kishin marrë udhëzime, nga lart. Si i thonë: “Ne bëmë tonën; ata vazhduan në të tyren”! Sido që menduam se i kishim bindur ata që kishin në dorë shkollimin tonë dhe nisëm nga puna për konkretizimit të programeve.

Nevojtarë por jo të përulur

Ndoshta ky togfjalësh do ti shkonte për shtat, jo thjesht gjendjes por, në veçanti sjelljes tonë. Kishim shkuar në Kinë të përzënë në kulmin e përgatitjes ajrore. Nuk është e tepërt të kujtoj se, në ditën kur morëm udhën e kthimit për në Tiranë, kishim shtruar startin e do të jepnim provimin, në fluturim, për të kaluar në një tip tjetër avionësh. Ishim me fat që u gjend një shteg i hapët për të vijuar ëndrrën tonë hapsinore, e cila sapo kishte nisur. Ne vërtet ishim të përzënë, por jo kokëulur. Nuk i ngjanim asaj gruas së dikurshme të cilën, kur e gjente burri në faj, e “ndiqte” (e pëezinte) nga shtëpiae ajo, pa përkrahjen e opinionit, endej kuturu e i nënshtrohej fatit të keq, sido që ti vinte. Ne, përkundrazi, erdhëm për të mësuar fluturimin, për arsye se vendi ynë “nuk na mbante dot”. Kësisoj nuk ishim lypsarë por dinjitozë. Prandaj e mbanim kokën lart. Ndonjë sjellje servile e ndonjë shtetari të vendit tonë, e cila shkaktoi gabime të pariparueshme, nuk kishte përse të binte mbi kurrizin tonë të brishtë. Megjithatë ne e përballuam kalvarin e krijuar jo për fajin tonë.

Siç ndodh rëndom, ia nisëm punës me përgatitjen teorike, në klasë. Qëllimi ishte të njiheshim me veçoritë e organizimit dhe zhvillimit të fluturimeve, në Kinë e për të detajuar zbatimin e programit në kushtet e rajonit të Mançurisë. Donim të mësonim diçka më tepër, në teori e në praktikë, nga përvoja kineze e të fluturuarit. Programi teorik ishte i lidhur ngushtë me veçoritë e shfrytëzimit, në tokë e në ajër të aeroplanit me të cilin do të fluturonim. Të mos i hamë hakun, proçesin teorik, në klasë, andej nga e nisëm, shokët kinezë e kishin vlerësuar mjaft seriozisht. Ata, për të na drejtuar përgatitjen teorike, kishin thirrur pedagogët më të shquar e më kompetentë të njohur, në rrethet e tyre akademike. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se mësuesit tanë të teorisë, jo vetëm ishin me nivel të spikatur teorik, por, gjatë mësimdhënies ishin “tepër xingunë”, në vlerësimin e dijeve tona. Ata nuk të ndaheshin pa u bindur se e kishje përvetësuar lëndën. Pavarësisht nga bisedimet që kishim bërë e nga kërkesat tona, u befasuam kur na thanë se do ti nënshtroheshim një programi të reduktuar fluturimesh (rreth 50 orë) në aviaonët me helikë Jak-18U; me rrotë në bisht. Pra, do të përsëritnim në një farë mënyre programin e fluturimeve që kishim kryer në shkollën sovjetike të aviacionit. Për mendimin tonë ky ishte një kthim prapa dhe jo çdo përsëritje është, siç thonë “Nënë e dijes” ! Ndonjëherë përsëritja kthehet në bezdi. Kështu ndodhi me ne. Aeroplani Jak-18 A, me të cilin kishim fluturuar në Batajsk ishte më i avancuar nga tipi që na propozonin pritësit.

Autoritetet e shkollës së aviacionit, këtë kthim prapa e argumentuan kështu: Keni kohë pa fluturuar dhe shprehitë tuaja, dita – ditës kanë firuar; duhet të rivendosni shprehitë, në fluturim. Aeroplani i lehtë mësimor Jak-18 U është i përafërt me aeroplanin Jak-18 A, me të cilin ne kishim fluturuar në shkollën sovjetike të aviacionit. Specialistët kinezë të fluturimit e kishin të domosdoshme të njiheshin me nivelet dhe shprehitë tona fluturuese, në mënyrë që të programonin ecjen më tej. Deri këtu, me mendimin dhe qëllimet e tyre, ne ishim dakort; por “lepuri flinte gjetkë”. Kinezët, nuk i përgjigjeshin dot plotësisht fillimit të fluturimeve me ne në avionët reaktivë Mig-15 Bis. Nuk është fjala për teknikë mbasi aeroplanë kishim boll, por me instruktorë të teknikës së pilotimit. Kësisojata kërkonin të fitonin kohë. Për ne që kishim fluturuar në avionë më të përparuar, siç ishte Jak-18 A, jo pak, por rreth 120 orë, kthimi tek një tip avioni më i vjetëruar, ishte kohë e humbur.

Në vitin 1962, kur shkuam në Kinë, por dhe më pas, në aerodromet dhe fushat e atij vendi uleshin e ngriheshin aeroplanë të tipeve të kohës së shkuar. Kishte dhe nga ata që kishin marrë pjesë në betejat ajrore gjatë Luftës së Dytë Botëroredhe në luftën e Koresë. Kishja parë të fluturonin mbi qiellin e qytetit ku ishim dislokuar dhe më gjerë, aeroplanë Jak-11; Jak-9P; llA-9; Tu-4 etj, të cilët kishin dalë me kohë jashtë shfrytëzimit nga ushtritë e vendeve të Lindjes. Avioni me të cilin do të fluturonim për të rivendosur shprehitë në ajërishte më i prapambetur, krahasuar me avionin me të cilin ishim stërvitur në Batajsk. Të jemi të sinqertë: nuk e pritëm mirë këtë kthim prapa, kundërshtuam sa e si mundëm, por, përballë këmbënguljes të kinezëve, nuk e çuam çështjen deri në refuzim, siç bënë kolegët tanë oficerë. Fundja ishim ne nevojtarët e të zotët e shtëpisë po na shtrinin dorën e miqësisë, me atë që u ndodhej, të cilën nuk e refuzonim dot. Serioziteti me të cilin e trajtuan çështjen të zotët e shtëpisë, na detyroi të ishim më të kursyer në kërkesat tona.

Nuk e patëm të lehtë ti futeshim përsëritjes të gjërave që i kishim kaluar e i dinim. Mirëpo, në proçesin e të mësuarit ku na drejtonin njerëz me reputacion në fushën e tyre, shpejt e kuptuam se kishim çfarë të mësonim prej tyre. Mësuam mjaft nga këmbëngulja e pedagogëve të teorisëpër të sqaruar, deri në detajet më të thjeshta çdo element të fluturimit. Nuk të ndahej pedagogu kinez, pa u bindur se e kishje kuptuar si duhet çdo element të formulës dhe domosdoshmërinë e kryerjes, me rigorozitet shkencor të elementëve të fluturimit. Pedagogu kinez, me “kopracinë e tij”, siç jepte spjegime të thella e të argumentuara shkencërisht, kur ti përgjigjeshe, duhet të tregoje se ke depërtuar thellë në thelbin e çështjes. Laboratorëtdhe kabinetet mësimorë, në shkollën kineze të aviacionit, në atë kohë, ndoshta nuk ishin të asaj cilësie si në shkollën sovjetike, por kjo “mangësi” kompensohej me përgatitjen dhe aftësitë fantastike mësimdhënëse të pedagogëve vendas.

Në pranverën e vitit 1962, kur s’kishim veç 3 muaj që ndodheshim në Kinë, grupi ynë i studentëve për pilotë, prej 7 vetësh dhe grupi i shturmanëve, i cili përbëhej nga 20 studentë, u shpërngulëm, nga qyteti i Çin Zhout, në fshatin Lju Shi Bao, ku ndodhej aerodromi fushor, i cili quhej “Aerodromi i Veriut”. Në këtë aerodrom fushor, 5-6 km larg qytetit, do të kryenim stërvitjen ajrore, me aeroplanët mësimorë, me helikë, Jak-18 U. Atje u vendosëm në një kamping permanent, ku kishte ngrehina 1 e 2 katëshe. Fusha ku ngriheshin dhe uleshin aeroplanët i ngjante asaj fushës, tashmë të harruar të Drenovës, në rrethin e Korçës, e cila ka funksionuar si e tillë qysh në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Veçsefusha në Liu Shi Baonuk ishte aq e pjerrët dhe për nga përmasat e tejkalonte fushën e Drenovës. Sipërfaqja e truallit ishte e mbuluar nga bari, i cili jeshilonte në çdo kohë dhe struktura e tij ishte gurishtore. Guriçkat, hera- herës, kur i lëvizte rrota e avionit, bëheshin të rrezikshëm për helikën e tij. Drejtimi i uljes dhe ngritjes ishte Veri-Jug; lëndina ishte e drenazhuar shumë mirë dhe avioni mund të ulej e të ngrihej edhe pas 30 minutash nga ndërprerja e rreshjeve të shiut. Si në fushën e dikurshme të Laprakës.

Nuk do të merrem me përshkrimin e hollësishëm të karakteristikave gjeometrike dhe fluturuese të aereoplanit Jak-18 U, por shkurtimisht do të theksoj se ai është paraardhës i avionit Jak 18 A dhe disa tregues të tij nuk janë në të njëjtin nivel cilësie. Pesha e tij është më e lehtë; motorri – më pak i fuqishëm; shpejtësia në fluturim – më e vogël dhe qendrueshmëria e tij, në tokë e në ajër, më e dobët. Kuptohet, siguria e jetës së pilotit, duke fluturuar në këtë avion ishte më e pakët. Për shkak të rrotës në bisht, avioni Jak-18 U është më i vështirë për tu komanduar gjatë lëvizjes nëpër tokë, si dhe është me pak i qendrueshëm në ngritje e në ulje. Lartësia në të cilën kryheshin figurat e pilotimit, “në zonë”, ishte e njëjtë me atë të Jakut-18 A, kurse shpejtësia e plotsimit të figurave të pilotimit ishte 10 km/orë më e vogël dhe gjendja shtoporike e plotsimit të tyre krijonte një ndjesi jo aq të pëlqyeshme për pilotin. Shpejtësia në të cilën piloti i niste figurat vertikale dhe ato horizontale ishte afër shpejtësisë evolutive, tej së cilës avioni bëhet i paqendrueshëm; atij i prishen ekuilibrat dhe nuk mund të qendrojë më në ajër por bie, me rënje të lirë, siç bie nga pema gjethi i thatë. I vështirë në ajër, ca më i vështirë ishte menaxhimi i lëvizjes së tij në tokë. Gjatë procesit të ngritjes dhegjatë bredhjes, pas prekjes të rrotave me tokën, piloti e kishte të vështirë të ruante lëvizjen drejtvizore të aeroplanit Jak-18 U. Momentit xhiroskopik të helikës i shtohej dhe një faktortjetër, ai i ngritjes të rrotës së bishtit. Kur shpejtësia progresive arrinte 80km/orë, me qëllim që të lehtësohej e shpejtohej shkëputja e avionit nga toka, piloti, me një të lëvizur përpara tëdorezës së komandimit, e çonte rrotën e prasmeme, nga toka rreth 25 cm.

Grupi ynë prej 7 studentësh ishte më i avancuar në krahasim me studentët e grupit të shturmanëve. Ndonëse fluturimet, në aerodromin e fshatit Liu Shi Bao i nisëm në të njëjtën kohë, në zbatimin eprogramit të fluturimeve ne ishim gjithmonë disa hapapërpara tyre. Kështu, kur ata fluturonin në rreth dhe akoma nuk ishin lëshuar vetëm, ne fluturonim në zonë. Meqenëse natyra e fluturimeve dhe tipi i avionit ishin të njëjtë, stërvitja ajrore e të dy grupeve zhvillohej në të njëjtin turn. Ishim të rrjeshtuar në skuadrilje e zvjena (katërshe) të ndryshme. Në grupin e fluturimit ku bëja pjesë ishim 3 studentë, për pilotë:

  • Sherif Çelo Hajnaj (Bracki) ;
  • Dhori Nasi Zhezha;
  • Niazi Xhevit Nelaj

 

Instruktor i teknikës së pilotimit i grupit tonë ishte kinezi me emrin Ma. Mbiemrin nuk ja mbaj mend. Mësovase në shqip, emri i tij do të thotë kalë. Ky Ma-ja ynë ishte një djalë për kokën e djalit. Me moshë rreth 27 vjeç, me një trup të lidhur, i shkathët e i zgjuar, me flokë të drejtë, si të kinezëve dhekishte një teknikë pilotimi të përsosur. Ai ishte durimmadh; një kinez i vërtetë.

Ne që kishim fluturuar në Batajsk, 50 orët e programit të stërvitjes ajrore do ti zhvillonim kryesisht në zonë (pilotazh) ; studentët e grupit të shturmanëve do ta nisnin programin nga e para. Si për ne dhe për instruktorët tanë të fluturimit, përsëritja e programit nuk ishte e dëshiruar; prandaj, të dyja palët e morëm me përtesë (si engari) . Korrektësia dhe kërkesa e llogarisë nga ana e kinezëve, në fluturim ishin në nivele mjaft të larta. Nësenuk na ndodhhi asgjë, në tokë e në ajër, kjofalë dhe organizimit e drejtimit të fluturimeve me kërkesa të larta nga ana tyre përpos cilësive tona. Megjithatëpa gjë nuk mbetëm. Një rast, i cili u klasifikua si premisë për ngjarje të jashtzakonshme, do ta përshkruaj më poshtë, siç e mbaj mend unë:

Gjatë ngritjes me aeroplanin Jak-18U, studenti për pilot Ivzi Minxha, me origjinë nga Pogradeci, efektiv i skuadriles së shturmanëve, për gabimin e tij, u çorientuadhe doli nga situata e vështirë duke ndërprerë ngritjen. Gjatësia e brezit të ngritjes ishte e mjaftueshme për ta bërë këtë. Premisa mbeti vetëm premisë; pa sjellë asnjë pasojë të rrezikshme për jetën e pilotit dhe pa dëme teknike. Studenti e vendosi aeroplanin në mes të brezit të ngritjes, dhe mbasi mori lejen nga udhëheqësi i fluturimeve, i shtoi, deri në maksimum xhirot motorrit. Avioni lëvizi përpara, me vrull, duke rritur shpejtësinë deri në atë të shkëputjes nga toka. Kur shpejtësia në instrument arriti 80 km/orë, studenti, sipas instruksionit, për ta ndihmuar e shpejtuar shkëputjen e avionit nga toka, çvendosi poërpara dorezën e drejtimit, veprim, i cili bën të shkëputet nga toka rrota e prapme e më pas largohet avioni nga toka. Mirëpo gishti i madh i dorës së djathtë që bën këtë veprim, kishte ngecur tek rripi i parashutës që mbante veshur studenti e për rrjedhojë, veprimi nuk u krye. Raportoi studenti, me radio dhe vendosi të ndërpresë ngritjen, duke u kujdesur për paksimin efuqisë motorrike dhe shuarjen e shpejtësisë të avionit. Analiza sqaroi se fajin e kishte studenti; të cilit iu dhanë fluturimeplotsuese, me instruktorin në kabinën e dytë.

Nga fluturimet pa ndonjë dëshirë të veçantë të cilat nuk më sillninkënaqësi mbaj mend një aspekt kur isha duke pilotuar, në zonë, me instreuktorin tim, kinezin Ma. Në planin e asaj dite ishte rikujtimi i njërës nga figurat më të vështira të pilotimit në rrafshin vertikal, i cili, në gjuhën teknike emërtohet perevorot, që do të thotë përmbysje. Në lartësinë 1500m, kur avioni fluturonte në vijë të drejtë me shpejtësi 150km/orë, ngrije hundën e avionit 15-25 gradë, sipër horizontit dhe me një lëvizje të shpejtë, diagonale të dorezës së drejtimit, të shoqëruar me shtypje të fortë të pedales në anën e dëshiruar e përmbysje avionin. Kur avioni përmbysej e ishte në pozicionin me rota përpjetë, duhet të tërhiqje dorezën e komandimit për ta çuar avionin në pikjatë të thellë. Instruktori, siç e kishim biseduar qysh në tokë, më lejoi ta plotdoja unë figurën. E përmbysa avionin por në pozicionin kokëposhtë, hunda e tij binte poshtë horizontit. E përsërita, disaherë; më doli e njëjta gjë. Ma tregoi instruktori. E përsërita; nuk më doli. U mërzit “kali durimmadhi” e me radion e brendshme, për t’u treguar sa më i afërm me mua, për të më qetësuar, më tha, gjysma në gjuhën kineze, gjysma në një shqipe të çuditshme: “Nja gji. . . bëj këtë e atë”! Nuk e thoshte dot fjalën Niazi, se në gjuhën e tij nuk egziston një hieroglif i tillë.

Programin e fluturimeve, në Jak-18 U, E nisëm në pranverën e vitit 1962 dhe e përfunduam në verë. Shokët tanë, të skuadriles tjetër vazhdonin të fluturonin në Liu Shi Bao. Na pyetën drejtuesit e shkollës: Doni të shkoni me pushime, në Talin (Dalnij), një port detar afër gadishullit Korean apo të nisni programin teorik për të kaluar në avionin reaktiv Mig-15 Bis? Ne, të mërzitur nga ajo përsëritje e programit, në avionin me helikë, me qëllim të përfundonim shkollën sa më parë e të ktheheshim në Atdhe, u shprehëm, njëzëri se duam të nisim programin e ri. I humbëm pushimet e gjë nuk fituam. Nga mesi i verës 1962 u shpërngulëm në një qytet të vogël, po në provincën Ljao Ning, i cili quhet Sui Xundhe ndodhet në bregdetin Perëndimor të Detit të Verdhë. Aerodromi kishte një pistë të betonuar, me drejtim: Veri- Perëndim; Jugë-Lindje. Përmasat e brezit të betonuar të tij ishin 2500X60m. Dimensionet e aerodromit dhe pozicioni i tij ishin të përshtatshëm për zhvillimin e fluturimeve me studentë, në aeroplanin reaktiv Mig-15 Bis. Qyteti Suj Xunngjasonte më tepër me një fshat të madh ptovincial, të ndërtuar në stepë. Ishte përzgjedhur të fluturonim në atë aerodrom, nisur nga përparësitë që u theksuan diku në hyrje të këtij shkrimi. U vendosëm në një garnizon ushtarak, në kushte jetese të përafërta me ato që përjetuam në Lju Shi Bao.

E nisëm me një përgatitje të shkurtër teorike e cila vazhdoi rreth 3 muaj. Mësuam veçoritë e pilotimit me aereoplanin reaktiv Mig – 15 Bis dhe varjantin e tij mësimor UTI- Mig 15. Niveli i mësimdhënies dhe kërkesa për të përvetësuar çdo detaj ishin të pranishme në çdo hap. Pedagogët, edhe në këtë rast “nuk të falnin”. Ndiheshim në një shkallë më të lartë kualifikimi; do të fluturonim me një aeroplan më të shpejtë, në lartësi më të madhe; me autonomi fluturimi shumë më të largët (si distancë) dhe avioni i ri ishte i armatosur; me tre topa (2X23 m/m e 1 tjetër 1X37 m/m) . U bëmë më seriozë e ndiheshim më kompetentë. Mend nuk shisnim, nga që ishim vetëm në fillimet e përvetësimit të avionit luftarak. Iu futëm “seriozisht “mësimit të veçorive të shfrytëzimit të këtij avioni serioz. Instruktorët e teknikës së pilotimit, ashtu si pedagogët e proçesit teorik ishin nga më të mirët që kishte aviacioni kinez. Na drejtonin pilotë, ndonjëri nga të cilët kishte marrë pjesë në luftime ajrore në luftën e Koresë.

Para fillimit të fluturimeve, iu nënshtruam një testi mjekësor. Shoku ynë Mihal Pano, nga Tirana, u deklarua i paaftë, për të fluturuar në avionët reaktivë edhe pse kishte fluturuar në dy tipa avionësh me helikë. Ai u veçua nga ne. Në përfundim të programit të fluturimeve në Jak-18 U, ishte deklaruar i paaftë nga ana shëndetësore, shoku im më i afërt – Sherif Çelo Hajnaj (Bracki) i cili e kishte frekuencën më të lartë nga e rekomanduara për pilot. Atij dhe 2 studentëvetë grupit të shturmanëve: Enver Muça e Flamur Dedeiu akordua e drejta e studimit për t’u bërë për përkthyes të gjuhës kineze, në Universitetin e Pekinit. Mihali nuk u lejua të fluturonte në avionët reaktivë për arsye se instruktorët e fluturimit nuk e morën përsipër ti mësonin praktikën ajrore. Ai vazhdoi të qendronte me ne, në Sui Xun, jashtë grupeve të fluturimit. Mbetëm 5 studentë:

  • Andrea Petro Toli;
  • Bashkim Salih Agolli;
  • Ademçeça;
  • Dhori Nasi Zhezha;
  • NiaziXhevit Nelaj.

U ndamë në dy nëngrupe. Në njërin ishja unë, Dhori dhe Ademi; në tjetrin ishte Andrea dhe Bashkimi, të cilin e thërrisnim “Nipçe”. Instruktor i grupit ku bëja pjesë u caktua beqari i madh në moshë, kinezi shtatshkurtër, thatim, ishkathët si ketër e i fortë –Liu SHë Mo. Të gjithë flinim në katin e dytë të një ngrehine dykatëshe, në qendër të garnizonit ushtarak të Sui Xunit. Siç është normë në aviacion, për të komunikuar nëpërmjet radios me shokëtnë ajër e me tokën, për të ruajtur fshehtësinë, në vend të emrave faktikë, përdornim indekse (numëra) . Ky rregull ishte dhe nëBashkimin Sovjetik. Grupi ynë prej 5 studentësh kishte këta indekse:

  • Adem çeça mbante indeksin – 71; e thënë në gjuhën kineze ishte KUE- I; KUE do me thënë – shtatë; i do të thotë një. Së bashku lexohen 71.
  • Andrea Toli, mbante indeksin- 72, qëlexohet kue ljang e do të thotë shtatëdhjetedy.
  • Dhori Zhezha mbante indeksin 78, që lexohet kue pa e do të thotë shtatëdhjet e tetë.
  • Bashkim Agolli, mbante indeksin 73, që lexohet kue san e do të thotë shtatëdhjet e tre.
  • Niazi Nelaj, mbante indeksin 74, që lexohet kue së e do të thotë shtatëdhjet e katër.

Kishte diçka për t’u shënuar në këtë çështje; Numërat, në gjuhën kineze nuk janë të njëjtë, si në ushtri dhe në jetën civile. Psh, duke numëruar nga njëshi deri në dhjetë, në gjuhën epërgjithshme kemi numërimin: i; ar; san; së; u; lju; çi; pa, gju, shë; – në gjuhën ushtarake kemi: jao, ljang, sang, së, u, lju, kue, pa, go, shë. Pra, disa nuk janë e njëjta gjë. Ne, si ushtarakë, në komunikim respektonim gjuhën ushtarake.

Aerodromi i Sui Xunit ishte i pajisur me mjete radioteknike të kohës, të cilat siguronin zbulimin e objekteve ajrorë dhe drejtimin e radiondërlidhjen, në distancat ku fluturonin aereoplanët reaktivë Mig-15. Meqënëse lartësia e fluturimeve ishte më e madhe, edhe radiondërlidhja, zbulimi e drejtimi i avionëve kishte shtrirje më të madhe. Orientimin tonë nga ajri, me terrenin e lehtësonte vija bregdetare, që kalonte pranë rajonit të fluturimevedhe lumenjtë e shumtë që përshkonin atë ultësirë. Shumë pranë aerodromit ishte një ishull i vogël, me emrin San Hae Guan. Vendasit na kallzuan një legjendë interesante që lidhet me historinë e këtij ishulli. Më poshtë po e sjell atë legjendë, siç ma kanë dëftuar në atë kohë.

Legjenda e ishullit San Hae Guan

Ishulli mban emrin e një vajze adoleshente, mjaft të bukur, e cila u bë theror, për të shpëtuar popullsinë e ishullit, nga rreziqet e kohës. Në kohën e lashtë, që kur nuk mbahet mend, në Mançuri sundonte, me ashpërsidinastia Han; njëra nga dinastitë më të fuqishme e më jetëgjatë të Kinës së lashtë. Në krye të dinastisë ishte një princ, i kamur e i fuqishëm, i cili sundonte me dorë të fortë. Ai, si çdo i kamur, kishte hobi flirtimin me disa femra të bukura. Të preferuara për të ishin vajzat adoleshente. Princi, të cilit në gjuhën vendase i thonin huansha, dërgonte në provincat e vartësisë të tij, “trimat “puthadorë, për të pikasur vajza të bukura. Mbasi i evidenconte ato, aii ftonte, me lajka, premtime e dredhi dhe me dhurata të çmuara- në pallatin e vet. Disa vajza gaboheshin nga premtimi se gjoja princi do të martohej me to. I mbante në oborr e i shfrytëzonte për një farë kohe e më pas i zëvendësonte me të tjera, më të reja e gjithnjë të bukura. Sejmenët e princit ranë në gjurmët e vogëlushes Li (kumbull), e cila ishte mjaft e bukur dhe tepër e zgjuar. Ajo, përveç fytyrës dhe trupit të bukur kishte dhe një botë të brendshme të pasur e shpirt bujar. Të dërguarit e princit katil ranë në kontakt me vogëlushen e bukur Li dhe i propozuan asaj të bëhej gruaja e princit të pasur. I premtuan gjithë të mirat e botës dhe e siguruan se do të shkelte mbixhevahirë e do të “notonte “në pasuri. Të dërguarit e princit, i bënë propozimin vajzës e morënudhën për të shkuar tek ai që i kishte nisur. Do ti raportonin punëdhënësit për atë që kishin arritur e për të marrë shpërblimin përpunën që kishin bërë. Ndërkohë, në pallat pritej përgjigja e vajzës së bukur.

Vogëlushja Li, nuk ishte vetëm e dukur; ajo shquhej dhe për një zgjuarsi natyrale. I priti mirë të dërguarit e princit e i gostiti me çfarë iu ndodh. Ata, të kënaqur nga pritja që gjetën e nga premtimi i vajzës se pranonte të shkonte në pallatin e princit, “ranë në kurth” e shpejtuan të çonin në pallat lajmin e mirë. Vajza adoleshente Li, kishte dëgjuar se princi ishte hileqar e i pabesë; ai nuk e mbante fjalën e dhënë e ishte me shpirt katili. Prandaj u kërkoi të dërguarve të nënshkruanin, në emër të princit një tip marrëveshje. Bukuroshja Li u vuri dy kushte negociatorëve, të cilët duhet tja transmetonin princit. Kushti i parë kishte të bënte me taksat e shumta që paguanin banorët e ishullit. Ata, edhe për të zbritur në breg duhet ti paguanin taksë princit, përveç taksave të tjera. Princi, në qoftë se donte ta kishte bukuroshen Li në pallatin e tij, duhet të ulte taksat e popullsisë të ishullit. Kushti i dytë ishte: Princi, gjatë sundimit të tij, duhet të ndërtonte një murtë lartë, i cili të pengonte depërtimin e hordhive mongole, të cilat herë pas here dyndeshin në hapësirat e provincës Ljao Ningdhe në ishullin San Hae Guan dhe bënin grabitjemallrash e femrash dhe masakra monstruoze. Popullsia e ishullit pësonte dëme të mëdha nga grabitjet, vrasjet dhe përdhunimet që kryenin ushtritë mongole.

Sipas gojëdhënës, princi fodull i pranoi të dy kushtet dhe u përcaktua dita e dasmës. U përgatit bukuroshja Li, për të shkuar në pallatin e princit, u vesh nuse, me të bardha e qendroi në pritje të krushqve që do të vinin për ta marrë. Ajo hipinë një vend të ngritur prej nga dukej udha nga do të vinin krushqit. Sapo pa suitën e madhe të dërgesës së princit, bukuroshja Li, u hodh në ujë nga një shkëmb i lartë ku ishte ulur, buzë detit dhe u zhduk në ujërat e trazuara të tij. Njerëzit që ishin mbledhur për të festuar dhe të dërguarit e princit panë të notonte mbi valë, vellua e bardhë e vogëlushes Li dhe një kurorë me lule të freskëta, të cilën ja kishin thurur moshataret e saj.

Qysh atë ditë ishulli mori emrin e vogëlushes bukuroshe që u flijua për njerëzit e saj. Ishin banorët e këtij vendi që e pagëzuan ishullin me emrin e vogëlushes së tyre, të cilën e kishin “ëngjëll mbrojtës”.

Le të kthehemi tek çështja jonë e përgatitjes për të fluturuar në aeroplanët reaktivë Mig-15 dhe tek organizimi e zhvillimi i fluturimeve. Përgatitjen teorike dhe praktikën e fluturimit i zhvilluam në bazën ushtarake ajrore të Sui Xunit. Kinezët, fluturimin e kishin mësuar nga sovjetikët. Nga këshilltarët e instruktorët sovjetikë të teknikës së pilotimit, ata kishin mësuar mënyrën e pilotimit, shkencëne të fluturuarit dhe teknikën që e realizonte atë. Madje, në uzinat kineze të prodhimit të aeroplanëve, në Shen Jan (Mukden), e cila u ngrit mbi bazën e industrisë japoneze të aviacionit, uzina e parë kineze e prodhimit të aeroplanëve, nisi prodhimin e aeroplanëve më 29 qershor të vitit 1951. Sipas praktikës kineze, aereoplanët Mig-15 që ajo prodhonte u quajtën Jian Jao-2 ose JJ -2. Në kohën kur shkuam ne për të mësuar fluturimin, aviacioni kinez kishte shumë aeroplanë Mig-15 bis, të falur nga Bashkimi Sovjetik dhe mjaft të tjerë, të prodhuar në uzinat evendit. Aeroplani Mig-15 Bis ishte baza e aviacionit gjuajtës- bombardues të aviacionit kinez. Në armatim ishte dhe aeroplani Mig -17, në tre varjante; Mig-17 i thjeshtë; Mig-17 F dhe Mig-17 PF. Ata kishin në armatim dhe dy tipa të tjerë gjuajtësish: Migun 19 dhe Migun 21; të cilët i mbanin sekret.

Konstruktorët kinezë të aeroplanëve, me përpjekje të jashtzakonshme kishin arritur të kombinonin karakteristikat më të mira të aeroplanëve gjuajtës- bombarduestë flotës ajrore sovjetike me ato të aeroplanëve më të mirë amerikanë, të këtij lloji dhe kishin prodhuar një tip avioni “hibrid”. Nuk e pata fatin ta shikoja së afërmi këtë tip avionitë cilin edhe vetë pilotët kinezë të bazës, të cilët ishin të përzgjedhur ndër më të mirët, nuk e kishin parë. E kisha parë vetëm kur fluturonte mbi bazën tonë ajrore, në lartësi të mëdha. I dukej vetëm shtëllunga e tymit të bardhë që linte prapa dhe silueti i trupit të tijtë gjatë; me krahë delta. Kinezët janë fantastikë për sa i takon ruajtjes së sekreteve. Në përgjithësi nuk del gjë nga goja e tyre; kur bëhet fjalë për çështje ushtarake, ata e kyçin më tepër gojën.

Po përgatiteshim për të nisur fluturimet në aeroplanët reaktivë Mig -15. Ja disa të dhëna taktiko-teknike dhe fluturuese të aeroplanit Mig-15 Bis:

Aeroplani gjuajtës – bombarduesreaktiv i frontit, me një motorr, u prodhua, për herë të parë në uzinën Nr. 1 të aeroplanëve sovjetikë, në Moskë, e cila mbante emrin e Josif Visarionoviç Stalinit, në vitin 1948. Një uzinë e tillë u ndërtua dhe në qytetin e Novosibirskut. Fillimisht, për nevojat e Aviacionit Sovjetik u prodhuan 13131 aeroplanë Mig-15. Me gjithë porositë e vendeve të tjera socialiste, u prodhuan 15560 aeroplanë Mig-15. Në vitet 1950 – 1960, aeroplani Mig 15 Bis ishte gjuajtësi më i përhapur në botë. Atë e kishin futur në armatim më tepër se 4o ushtri të vendeve të ndryshëm; në Europë; në vendet arabe, në Afrikë, madje dhe në kontinentin Amerikan. Destinacioni fillestar i aeroplanit Mig-15 Bis ishte angazhimi në luftime ajrore aktivë me avionët gjuajtës dhe ata bombardues të armikut; neutralizimi i veprimeve të aviacionit të armikut; goditja e objektivave tokësore, kryerja e detyrave të zbulimit nga ajri dhe kontrolli i veprimeve luftarake, në fushën e betejës.

Aeroplani Mig-15 Bis ishte një befasi për floten ajrore amerikane. Futja, në luftë e aeroplanit reaktiv Mig-15 Bis, në konfliktin mes dy Koreve u quajt “surpriza Koreane”. Avioni i ri gjuajtes, i prodhimit sovjetik kishte kabine hermetike, sistem katapultimi, armatim të fuqishëm dhe ishte i pajisur me sistem furnizimi me oksigjen. Në fillim, avioni Mig- 15 u përdor në hapësirën e Shanghait, në fillim të vitit 1950, kundër aeroplanëve të Guomindanit. Migët-15 rrëzuan vetëm 1 aeroplanP-28. Në vitet1950-1953, aeroplanet Mig-15 morën pjesë në kapjen dhe asgjësimin e avionëve shkelës të hapsirës ajrore të Bashkimit Sovjetik. Në ata vitembi territoret sovjetike u rrëzuan4avionë RB-29; 2 avionë-B- 26C; 1- f-82; 1-f-51D; 1- B-24; 1-p2-4-3; 1- DC-3; 1PBY-5A; 1- linkolnB-11; 1 RB-50G etj.

Lufta e Koresë ishte prova më e madhe disa mujore, për Migun- 15 Bis. Ajo ishte e para luftë ajrore mes aeroplanëve reaktivë. Me futjen e Kinës në luftë, Bashkimi Sovjetik dërgoi në Kinë Korpusin e 64 gjuajtës, të pajisur me avionë Mig-15. Më 1 nëntor, korpusi u fut në luftë kundër aviacionit amerikan. Kjo ishte e papritur për forcat ajrore amerikane, e cila nuk e kishte parashikuar përplasjen me gjuajtësit e rinj sovjetikë. Avionët amerikanë F-80 dështuan përballë migëve. Në fund të dhjetorit 1950, amerikanët futën, me urgjencë në luftim avionët F-86 (sejbr) . Deri në mbarimin e luftës së Koresë, qershor 1953, migët-15 dhe F-86 ishin kundërshtarëtkryesorë ajrorë mbi qiellin e Koresë. Një komandant skuadrilje i migëve, Sergej Kramarenko fitoi në Kore, 13 beteja ajrore. Avionët sovjetikë, kinezë dhe Koreanoveriorë rrëzuan në këtë luftë 1377 avionë të armikut dhe lanë 566 avionë nga të tyret. Piloti Evgenij Pepelajev rrëzoi 23 avionë të armikut. Avionët sovjetikë kishin si aerodrome për ngritjee ulje, ata të Kinës Veri-Lindore.

Shtetet e Bashkuar a të Amerikës taksën 10000 dollarë për atë që do të çonte në atë vend aeroplanin Mig-15 Bis. Pas përfundimit të Luftës së Koresë, në shtator 1953, piloti sovjetik Ho Gimsok, pa ditur asgjë për çmimin që ishte vënë, e uli një avion Mig-15 në Korenë e Jugut e, prej andej, avioni u vendos në një muze të SHBA –ve. Kinezët e përdorën Migun-15 në luftë kundër avionëve të Tajvanit; në luftën arabo-izraelitedhe në atë të Vietnamit, ku ky avion u përdor gjërësisht. Kaq për histori. Sigurisht, këto të dhëna janë nga burime ovjetike. Sa për informacion, në vendin tonë avionët Mig-15 bis erdhën nga Bashkimi Sovjetik, në vitin 1955. Fillimisht erdhën 18 aeroplanë luftarakë dhe 4 të tjerë- mësimorë. Avioni Mig-15 u hoq nga armatimi i aviacionit shqiptar, në vitin 2006. Vendi ynë ishte i fundit, në botë që e bëri këtë ndërmarrje. Aeroplanin Mig -15, në Shqipëri e pagëzuan me emrin simbolik: “Mushka e ajrit”; nisur nga fakti se ishte i qendrueshëm, në tokë e në ajër; i manovrueshëm; i përshtatshëm për terrenin tonë të thyer malor; mund të ulej e të ngrihej edhe në lëndinë dhe se i falte pëilotit edhe ndonjë shmangje të vogël nga parametrat e fluturimit.

Në vendin tonë, aeroplanët Mig-15 u montuan në Tiranë, në Skuadrilen e transportit; u ngritën në ajër nga fusha e aviacionit në Laprakë, të pilotuar nga pilotë sovjetikë, pastaj u ulën në aerodromin e Qytetit “Stalin”. Me këta aeroplanë e me të tjerë që erdhën më pas u formua i pari regjiment i aviacionit gjuajtës-bombardues të vendit tonë i komanduar nga babai i aviacionit shqiptar, i paharruari Niko Selman Hoxha. Në grupin e parë të pilotëve që ishin përgatitur në shkollën sovjetike të aviacionit, të Borisoglebsite cila mbante emrin e të lavdishmit Valerij çkallov ishin:

  • Anastas Ngjela;
  • Vasil Andoni;
  • Agim Spahiu;
  • Hamit Ulqinaku;
  • Bardhyl Taçi.

Në klasë e në terren mësuam të dhënat taktiko-teknike të aeroplanit Mig-15 Bis, të të dy varianteve, përpara se të nisnin fluturimet. Disa të dhëna, të domosdoshme për t’u ditur janë: Ekipazhi- 1 pilot; gjatësia e avionit -10. 10 m; shtrirja e krahëve- 10. 08m; Lartësia-3, 7m; sipërfaqja e krahëve-20. 6 m/2; këndi shigjetë-37o; pesha bosh-3247 Kg; pesha normale e ngritjes -4917 Kg. ; sasia e karburantit në rezervuarë-1456 lit. ; forca tërheqëse-2270 Kg. ; Shpejtësia max. Në tokë 1042 Km/orë; shpejtësia max., në lartësinë 5000m-1021 Km/orë; shpejtësia max. Në lartësinë 10000 m – 974 Km/orë; shpejtësia e shkëputjes nga toka -230 Km/orë; shpejtësia e prekjes me tokën-174 Km/orë; Largësia praktike – 1335 Km; gjatësia e vrapimit – 605m; gjatësia e bredhjes – 755m; tavani praktik – 13000 m; fillimi i shfrytëzimit të avionit mban vitin 1949; përfundimi i shfrytëzimit, viti 2006.

Të dhënat e konstruksionit dhe ato taktiko-teknike, lejojnë që piloti, në lartësinë e caktuar (4000 m) të plotsojë të gjitha figurat e pilotimit vertikal e horizontal; madje edhe pilotazhin e vështirë, i cili kërkon nivel e aftësi koresponduese të pilotit. Figurat e pilotimit, nisur nga virazhi (rrethi) i thellëe deri tek figurat vertikale; lak; gjysmë lak; tetë vertikale etj. kryhen me shpejtësi 700 km/orëe me fuqinë motorrike maksimale. Shpejtësia evolutive, në të cilën aereoplani është ende i komandueshëm është 350km/orë. Poshtë kësaj shpejtësie, aeroplani, me një lëvizje të lehtë të njërës nga pedalet, po të jetë në kënde kritikë të ndeshjes, bie në shtopor (turjelë vertikale) prej së cilës është mjeft vështirë të dalë. Dikur, në regjimentet e aviacionit dhe në shkollat sovjetike, pilotë të veçantë, me aeroplanë Mig- 15 shumë të balancuar, e praktikonin shtoporin; madje ua dëftonin atë edhe kolegëve të tyre. Viktimat e shumtaqë pasuan zbatimin e ushtrimit të shtoporimit çuan në ndalimin e kësaj figure të pakëndëshmepër pilotët.

Në aeroplanin Mig-15 Bis është vendosur një motorrreaktiv i tipit VK-1A. Ai punon me një lloj vajguri special, me fuqi kalorifike të lartë. Forca tërheqëse që çliron motorri është 2270 kg. Avionit mund ti varen dy rezervuarë varës, me kapacitet 250-300 e 400 litra sejcili. Në variantin gjuajtës- bombardues, në vend të rezervuarëvevarës vendosen bomba, në të njëjtat ganxha (nyje varëse; çengelë) . Mbasi lëshon bombat, në objektiv, avioni kthehet në gjuajtës e mund të kryejë detyrat si i tillë. Avioni ëahtë i pajisur me instrumentë pilotimi dhe navigacioni të cilët lejojnë përdorimin luftarak të tij, ditën dhe natën, në kushte të thjeshtë meteorologjikeduke shfrytëzuar për këtë qëllim një armatim të fuqishëm i cili është vendosur në pjesën e përparme të avionit dhe përbëhet nga 1 top me kalibër 37mm e dy të tjerë të kalibrit 23mm. Sasia e përgjithshme e predhave, në aeroplan është 200. Në aereoplan është vndosur një shënjstër gjysmëautomatike e cila mund të shfrytëzohetdhevizualisht.

Sistemi i katapultimit dhe parashuta e lidhur me të sigurojnë braktisjen e detyruar të avionit nga piloti, në të gjitha lartësitë e shpejtësitë dhe në pozicione të ndryshme. Në aeroplan është vendosur një radiostacion RSIU-3M i cili siguron radiondërlidhje të qendrueshme të avionëve, me tokën dhe mes tyre në ajër. Një radiostacion tjetër, i cili quhet SPU, siguron radiokëmbimin mes pilotëve (kur avioni është dyvendësh), në tokë e në ajër. Kur aeroplani fluturon në lartësi mbi 6000m, ku ajri rrallohete respiracioni vështirësohet, piloti mund të shfrytëzojë sistemin e oksigjenit, i cili bën të mundur frymëmarje normale dhe cilësore. Mbi kabinën që mban pilotin, është vndosur një xham, i kristaltë, i trashë, me formë konkave, i pa depërtueshëm nga plumbat. Xhami është i tejdukshëm, gjë që i lejon pilotit të orientohet në hapësirë, pa vështirësi. Kabina e avionit është hermetike dhe me ngrohje.

Veçoritë e shfrytëzimit të aeroplanit reaktiv Mig-15 i sqaruamnë detaje teorikishtdhe i përsëritëm, duke i shoqëruar me imitimin e fluturimit, në tokë, në ditët pas përgatitjes teorike në klasë, kur kaluam në avion, nën drejtimin e instruktorit fluturues. Ishin ditët e ngjeshura të përgatitjes në tokë ku iu nënshtruam një pune të paparë, duke imituar, me model aeroplani në dorë ose në kabinën e avionit, të gjitha veprimet që kryen piloti, prej çastit kur ze vend në kabinë; deri sa përfundon detyrën e zbret prej saj. Duhet thënë se në këtë fazë të përgatitjes spikat me tërë forcën durimi kinez.

Në ditët pas përgatitjes teorike, para se të niste përgatitja në tokë m’u desh të shtrohesha në spital. Për të konkluduar rreth një dhimbje te kahershme në shpatullën e djathtë. Dhimbja nuk ishte e padurueshme por shqetësuese. Prandaj e zvarrita çështjen derisa gjeta një interval kohe të përshtatshëm. Në vjeshtën e vitit 1962, kur dimri mançurinian akoma nuk ishte shtruar këmbëkryq në provincën Liao Nin, një ditë, në shoqërinë e mjekut e të përkthyesit që nuk më ndahej, mora udhën për në spitalin e aviacionit në qytetin e bukur të Çhang Çunit.

 

Një gonxhe çeli në spitalin ushtarak të aviacionit, në Çhang Çunit.

 

Bëhet fjalë për një “roman”, pa fillim e pa mbarim, në vjeshtën e vitit të largët 1962, në qytetin mançurian të Çhang Çunit. Ky qytet ndodhet në qendër të krahinës dhe veçohet për disa bukuri të rralla, karakteristike. Në një vend me gjelbërim të dëndurpiktoresk, kushedi kur e nga kush është ndërtuar një ngrehinë e bukur, me tre kate, në formë harku, e përshtatur për spital. Bukurive të mjedisit rrethues i korespondonin në harmoni të plotë pastërtia dhe rregulli i brendshëm dhe një shërbim shëndetësor “shëmbullor”. Dukej sikur në atë institucion shëndetësor çdo gjë ishte bërë me porosi e me shumë merak. Pas vitit 1948, vit kur Kina u çlirua, në këtë spital u shërbehej, kryesisht këshilltarëve ushtarakëdhe aviatorëve sovjetikë, si dhe disa kuadrove “me peshë” të Ushtrisë Çlirimtare të Kinës. Mund të them se atij që i binte lotaria të shtrohej në atë institucion shëndetësor, ishte me fat e“kishte lerë me këmishë”. E them me kompetencë mbasi është tërësisht e vërtetë dhe e kam provuar vetë, në fundvitin 1962, kur u diagnostikova e u mjekova për një dhimbje shpatulle.

Disa herë i isha drejtuar mjekut specialist të shkollës, me fjalët: ” Ishën; jou bin, pej t’hën”! që do të thotë: “Doktor, jam i pamundur, më dhemb shpatulla”! U përpoq mjeku i shkollës, me ato mundësi që kishte e me ato dijeni që zotëronte, por nuk mundi të konkludonte, nëse ishte dhimbje e natyrës muskulare apo kockore. Për kompetencë, ai më drejtoi në spitalin e aviacionit të rajonit; në repartin e fizioterrapisë. Fletën shoqëruese dhe anamnezën ia dhanë “përkthyesit” i cili m’u ngjit si “pullë poste”. Gjithë ai burrë, kot së koti, i shëndoshësi dem, u shtri në një krevat, paralel, në dhomën ku më caktuan mua. Sëmundja e tij ishte mjaft e vështirë për t’u identifikuar. Ai hante, pinte, flinte, dhe e shtynte kohën duke lexuar gazetën. E mora inat jo vetëm se e dija që ishte informator i sigurimit kinezpor dhe për ndonjë ves, të cilin nuk ia duroja dot. Ai goxha burrë, kollej shpesh, nxirrte gëlbazat e i hidhte ku të mundte.

Ta themi siç ishte, kinezët e ndjenin barrën e përgjegjësisë që kishin për ruajtjen e shëndetit tonë dhe bënin çmos që ai të mos cënohej. Por, në qytetin ku ishte shkolla jonë, mundësitë ishin të kufizuara; spitali ishte i specializuar. Shoku ynë Bashkim Salih Agolli (Nipçja), një natë, pas mesnate u dërgua, me urgjencë në spitalin e qytetit të Çin Xhout, në një rast kirurgjikal, i cili rezultoi apendicit akut. E operuan mjekët e i shpëtuan jetën, por mungesa e eksperiencës bëri që vendi i prerjes të mbetej “si shpellë”. Ndryshe ishte çështja ime; ajo priste. Për të konkluduar për origjinën e dhimbjes time duhej kohë e analiza të veçanta. Prandaj më nisën për në Çhang Çun.

Deri në atë kohë kishja mësuar të komunikoja në gjuhën kineze, vetëm me gojë, me fjalë të përgjithshme, aq sa është e nevojshme për një komunikim të përgjithshëm. E kishja të vështirë të kuptoja e të spjegoja me terminologji mjekësore, në gjuhën e vendit, rastin tim, përpara bluzave të bardha. Prandaj u shtir si i sëmurë rusishtfolësi, i cili nuk m’u nda por më monitoronte 24 orë, në 24. Më vinte shumë inat kur i kaloja netët, thuajse pa gjumë, nga dhimbjet dhe shikoja në shtratin fqinjë përkthyesin “e sëmurë “, tek flinte, për shtatë palë qejfe dhe gërrhinte me potere. Pas analizave e këqyrjeve të specializuara më përcaktuan mjekimin, i cili do të vazhdonte rreth dy javë. Në fushën e mjekësisë e në veçanti kur duhet futur në lojë fizioterrapia, mjekësia kineze është interesante dhe unikale. Ndoshta për lexuesin mund të jetë e dobishme ti tregoj llojin dhe mënyrën e mjekimit të një rasti analog. Bëhej fjalë për një lloj artriti. Si të mos ishja me shfaqje artriti unë ? me atë fëmijëri zbathur, ujërave, i pangrënë e me fjetje në kushte tejet mizeralël.

Pas konkludimit të mjekëve, në një sallë mjekimi, në katin e parë, ku kthinat për çdo pacient ishin të ndara me perde e të pajisura me krevatë të fortë (jo sustë), nisa të mjekohesha. Një mjekim i çuditshëm, pa medikamente e pa vuajtje. Më ngjante si lodër. Çdo ditë, në orët e para i nënshtrohesha një seance mjekimi me parafinë të ngrohtë. Vendasit, këtij mjekimi i thonin: Lla ljao. Shtrihesha mbi një copë parafinë të ngrohur, sa ta duronte lëkura, e cila ishte e mbështjellë me napë të bardhë; vendosja mbi të shpatullën që më dhimbte e qendroja ashtu rreth 30 minuta. Nxehtësinë e parafinës, dalngadalë e thithte trupi e, pas 30 minutash, ajo ishte ftohur. Pas mjekimit me parafinë të ngrohtë kaloja në një kthinë pranë ku më priste një tjetër lloj mjekimi. I ulur në një ndënjëse, infermjerja më drejtonte një lloj reflektorii cili dërgonte ngrohtësi dhe rrezenë shpatullën time të sëmurë. Ky ishte mjekimi, që në gjuhën e vendasve quhet: Li Ljao. Qendroja në të njëjtin pozicion 20-30 minuta; mandej kaloja në një shtrat tjetër ku më“bombardonin”, për 10-15 minuta, me ultratinguj. Kjo ishte mënyra e fundit e mjekimit tim. Nuk u pa e nevojshme të përdorej akupuntura; as venduzat kineze. Të njëjtin rit bëja çdo ditë. Pas dy javësh e ndjeva veten të përmirësuar. Sot e kësaj dite, dhimbjen e shpatullës, si atë që mbaj mend, nuk e kam ndjerë.

Në vendin e mjekimit kishja parë si bëhej apukuntura. Një metodë mjaft interesante dhe efektive, e cila mendoj se mban autorësinë kineze dhe përdoret veç në atë vend. Një mjeke (infermjere), e zgjuar dhe e shkathët, e cila njihte në perfeksion anatominë e trupit të njeriut, mbante në dorë një “age”, mjaft të hollë (sa një fije floku), me majë, e vendoste nëpër rrugët nga kalojnë enët e gjakut (damarët) dhe e ngulte pak, me një të shtyrë të lehtë të dorës. “Age” të tilla ngulte në mjaft vende ku pacienti ankonte dhimbje dhe i linte ashtu rreth 20 minuta. Pas kalimit të kohës së nevojshme, ajo, po me dorë të lehtë, i shkulte “gjilpërat”, një nga një. Pacienti nuk ndiente asgjë; si kur i vendoseshin“aget “dhe kur i hiqeshin ato. Efektiviteti i tyre ishte i menjëhershëm; nervi i fjetur ngacmohej e ai niste të funksiononte normalisht. Besoj, nuk kërkonte ndonjë specializim të posaçëm, përderisa shoku ynë i grupit- Dhori Nasi Zhezha, në kushtet e repartit mësoi ta përdorte këtë mënyrë mjekimi, “të thatë”, pa përdorimin e medikamenteve.

Mjekimi im vazhdonte rreth 2 0rë; kohën tjetër e kishja të lirë e nuk dija si ta kaloja. Kinezët e shumtë që ishin shtruar në atë spital (kuptohet, ata që lëviznin), luanin ping-pong. Kjo lojë, në hapësiratKinezeishte mjaft e përhapur. Ajo ishte kthyer, me kohë, në lojë popullore dhe vendasit ishinmjeshtër të mëdhenj, në ping-pong. Në shkollën e aviacionit, si në Çin Zhou dhe në Sui Xun, kisha mësuar të luaja, me dhe si shokët e mi, por me kinezët nuk mund të krahasohesha. Inatin për t’u ngjarë atyre e kishja të madh por ishja pak i ngathët për këtë lojë. Më mësonte të luaja ping –pong durrsaku Perlat Lako, i cili më lejonte të luaja e luante pastër, me topa të gjatë. Perlati ishte mjaft i saktë për pritjen e topit dhe, kur luanim së bashku, më lejonte të gjuaja. Në spital gjeta mjeshtra të mëdhenj. Mendova: rasti më trokiti në derë; kohë kam plot, përse të mos mësoj ping-pong, nga këta mjeshtër masivë. Shkoja shpesh e qendroja gjatë në sallat e ping-pongut. Masivizimi i këtij lloj sporti bënte që në ato salla të mbahej radhë. Unë përfitoja duke luajtur por dhe duke parë si luasnin vendasit. Për të më respektuar, shumëkush më linte radhën. Ndihesha keq nga ky lloj privilegji. Më dukej vetja si ata që janë për gjynah. Kur merrja raketën në dorë e luaja përballë kinezëve, kuptoja sa më vlente lëkura. Më mundninmeshkujt, por dhe femrat. Ata janë fantastikë e nuk mund të bësh krahasim sa i takon lojës së ping-pongut. Shkathtësia, si majmun, e cila buronte nga refleksetishte karakteristika kryesore e tyre. Janë dhe inatçinj të mëdhenj. Po vuri re që je më i mirë, kinezi “ha veten me dhëmbë “, deri sa të të arrijëer të mbetesh pas tij. Kjo nuk ndihet vetëm në lojën e ping-pongut por në të gjitha fushat e jetës. Sedra dhe cmira janë dy nga forcat kryesore lëvizëse të cilat i bëjnë ata të motivuar, për të ecur përpara.

Duke qendruar shpesh e gjatë, në radhë për t’u futur në lojë, më ra në sy një vajzë adoleshente, me moshë jo më tepër se 16vjeçe. Vajza ishte e lartë rreth 165 cm. kishte veshur rroba doku, ushtarake, ngjyrë kaki, pantallona dhe xhup, nga ata që mbushen me pambuk e thuren. Mbante flokë të gjatë, deri tek vithet, të thurur në dy gërshetë. Vajza kishte dy sy, të zinj, me bisht, siç i kanë kinezet. Sytë e saj të mëdhenj, të rrumbullakët e plot shkëlqim ngjanin me dy sy mëshqerre. Tiparet e fyryrës ishin të rrumbullakëta e të imëta. Ngjyra e fytyrës të saj ishte e bardhë, e pa prekur nga dielli. Hundën e kishte të vogël, pak të shtypur, gojën të vogël e buzët të brishta. Brishtësia e saj dhe ajo pamje fëmijënore, e pafajshme, ngjante më tepërme një ëngjëll, sa me njeri. Gjatë pritjes së radhës për të luajtur ping-pong, vajza e re më ra në sy, jo vetëm një herë. Eshikoja e më shikonte, jo painteresim. Unë e shikoja me vemendje, nga koka tek këmbët e ajo, në përgjigje vetëm qeshte, me fytyrë të pafajshme. Ajo, si unë, priste radhën për të luajtur, e shkujdesur. Siç qëndrojnë kinezet, pa u kujdesur se çfarë thonë të tjerët për qendrimin e tyre.

Një ditë u ndodhëm shumë pranë, në radhë e ajo mori guximin e më foli e para. E dinte që unë komunikoja rusisht, prandaj, me një rusishte copë-copë e me zë ku nuk fshihej emocioni, m’u drejtua me fjalët: “Hoçu izuçat russkij jazik”! që do të thotë¨Dua të mësoj gjuhën ruse”! Doja të prezantoheshim, ndaj, jo pa qëllim, e pyeta: “Qao shë mo minxë” ? dmth: ” si të quajnë”? Gjuha që flisja, gjithashtu ishte copë –copë por ajo e kuptoi esencën. Vajza u përgjigj: “Ua shë mo minxë Sen – Sjao Sen “dhe plotsoi mbiemrin e saj: Sen Shu Sen. Kuptohet, unë i thashë identitetin tim. Po përpiqej të zgjidhte hieroglifin që i përkiste emrit dhe mbiemrit tim. Siç ndodh në këta raste, për të qendruar sa më gjatë pranë saj, e pyeta për punën që bënte, në atë spital. Pa u menduar fare, ajo u përgjigj se mësonte të bëhej infermjere. I thashë specialitetin tim e ajo, në shënjë kënaqësie tha: “Hën kao sin”. që, në gjuhën tonë ka kuptimin: “Jam shumë e kënaqur”! Vijuam të komunikonim; ca në rusisht e ca në kinisht. Kur nuk na mjaftonin fjalët, na vinin në ndihmë duart dhe këmbët. Për habinë time, edhe nëpërmjet kësaj gjuhe, pa zë, merreshim vesh me njëri-tjetrin.

Siç u pa më vonë, vajzës adoleshentei pëlqeu njohja dhe shoqëria me mua, djalin nga njëvend i largët. Nuk e fsheh, mua, gjithashtu më pëlqeu të qendroja sa më gjatë pranë saj. Para se të ndaheshim, në hollin e katit të parë, vogëlushja Sen, krejt pa pritur, në vend që të më jepte dorën, siç bëjmë ne, e të më përshëndeste me një tëmirë u pafshim, më tha, në gjuhën e saj: ” Nën pu nën xao hao pangjou”? Gjuhën kineze nuk e zotëroja por ato fjalë, të veçanta i dija. Ishin fjalë kuptimi i të cilave e grishte djalin apo vajzën të lidheshin njëri me tjetrin me miqësi të ngushtë. Fjalëtë ëmbla e me kuptim, të thëna jo pa qëllim. U habita por nuk e dhashë veten. Ku qendronte habija? Aty, në Mançurinë e largët; mijëra kilometra larg fshatit tim të lindjes, një adoleshente 16 vjeçare kineze, po më propozonte të lidheshim me miqësi. Me çiltërsinë e karakterit dhe të moshës, i tunduar nga një grishje e papritur, solla ndërmend atë ligjine rreptë e pa ekuivoke që na lexuan ditën e parë të mbërritjes në shkollë, sipas të cilit ndaloheshin martesat e të huajve me vajza kineze. Mendova dhe mjaft vështirësi e pengesa që do të hasja rrugës, megjithatë vajzën nuk e refuzova në kërkesën e saj të pastër. Mirë, i thashë; Sjao Sen, unë do të të ndihmoj të mësosh gjuhën ruse e ti do të më mësosh të luaj ping-pong. Nuk thonë kot se “rasti është mbreti i botës”! Kështu ndodhi e ne të dy u lidhëm. Nisëm të luanim më shpesh ping-pong e të bisedonim nëpër korridoret e spitalit të aviacionit të Çhang Çunit.

Kjo lidhje e brishtë e platonike nuk kaloi pa rënë në sy të vendasve xhelozë. Kur ne luanim ping-pong, vendasit, të mbledhur rreth tavolinës ku luhej, pa shkak, qeshnin e brohorisnin, duke përplasur duart. Kur na shikonin të bisedonim nëpër korridore, na rrethonin e zgërdhiheshin tërë hipokrizi. Të dilja jashtë territorit të spitalit, së bashku me vogëlushen kineze, praktikishtishte e pamundur. Xhelozët kurreshtarë na shoqëronin në çdo hap. Doja e donte të takoheshim por nuk kishte si e ku?Me fytyrë të bardhë, me hundë të madhe; për bela kishja lënë dhe mustaqe, unë bija në sy menjëherë, si ai kau balash që dëftojnë në fshatin tim. Situatën e vështirë që m’u krijua ma lehtësoi përkthyesi im i ri, Petja dhe një oficer kinez, me gradën e gjeneralit, me detyrë komandant divizioni. Ja si ndodhi:

Në spitalin ku ishja shtruar erdhi një pilot kinez, të cilin e quanin Petja. Ai fluturonte në aeroplanë bombardues, me helikë, të kohëve të shkuara, të tipit TU-4. Ai vuante nga një lumbago, e cila, në Kinë ishte mjaft e përhapur, sidomos mes pilotëve të helikopterëve, shoferëve, pilotëve që fluturonin në aeroplanë bombarduestë shpejtësive të vogla dhe konsiderohej sëmundje profesionale. Ishim të shtruar në të njëjtin pavijon dhe kuroheshim me metoda të njëjta. Halli i përbashkët, zotërimi i gjuhës ruse dhe të jetuarit në të njëjtën ngrehinë, bënë të mundur njohjen tonë. Petja ishte me origjinë nga krahina autonome e Ujgurit. Nënën e kishte ruse e babanë kinez. Gjuhën Ruse e zotëronte më mirë se unë, dhe kishte tipare të përziera të fytyrës; ngjante si aziatik e pjesërisht si europian. Më pëlqeu natyra e qetë e tij dhe karakteri tolerues. Më shoqëronte kudo e gjithë kohën. Kishte interes se hanim së bashku, në mensë dhe atë e trajtuan, me ushqim njëlloj me mua që ishja “i privilegjuar”. Me të ardhur në spital Petja, “gjurmuesi “im nuk u pa më në atë mjedis spitalor. Administrata e spitalit, për fatin tim të mirë, ma largoi atë bezdi që më shkaktonte dhimbje koke, mesjelljen e tij të shtirë e të pështirë. Ai u kthye në ahkollën e aviacionit e unë mbeta atje ku ishja, në spital, në shoqërinë e pilotit me emrin e çuditshëm për një kinez: Petja.

Miku im i ri, kolegu në profesion, Petja, një ditë më çoi të luanim me letra, në apartamentin e një gjenerali kinez e më prezantoi me të. Gjenerali ishte një kinez, i shëndoshë sa me zor merrte frymë, trupmadh e me kokë të madhe, me detyrë komandant divizioni. Mosha e tij ishte rreth 40 vjeç dhe hiqej “babaxhan”. Meqënëse njësia, të cilën ai komandonteishte e dislokuar në Veri të Mançurisë, përgjatë brigjeve ujore të lunit Amur, i cili ndan dy shtetet: Bashkimin Sovjetik të atyre viteve me Kinën, Gjenerali kishte mësuar disa fjalë rusisht dhe kishte dëshirëtë shoqërohej me mua. Ndoshta për shkak të profesionit që kishja zgjedhur, mundet për shkak të moshës apo të vendit të origjinës timee ku ta di unë. Ai hiqej sikur dinte rusisht; në fakt kishte mësuar disa fjalë të përgjithshme, të cilat i fliste me theks kinez. Në Kinë, aso kohe, kuadrot e sërës së tij trajtoheshin në mënyrë të diferencuargjë që binte në sy, jo për të mirë. I njohuri im i ri, megjith diferencën e dukshme në moshë që na ndante, më ftonte në apartamentin e tij, për tëbiseduar e për të luajtur me letra. Në ato kohë të luaje me letra, në vendin tonë ishte e ndaluar. Po të të kapnin duke luajtur me letra bixhozi, e paguaje shtrenjtë dhe e kishje burgun të siguruar. Në Kinë loja me letra ishte shumë e përhapur e letrat shiteshin fare lirshëm. Loja më e preferuar e tyre, me letra ishte: “Njanja “që do të thotë princeshë. Ai që fitonte lojën, shpallej: ” Huansha “=princ. Të gjithë synonin të bëheshin princë. Apartamenti i gjeneralit ishte: një paradhomë; një dhomë dhe me anekset përkatëse. Apartamenti i gjeneralit përbënte hyrje më vete. Në dhomën e tij ishte vendosur një krevat dopio, kolltuqe të rëndë e pajisje të tjera, të shtrenjta. Paradhoma ishte e madhe, e pajisur, gjithashtu me kolltuqe të rëndë. Në apartamentin e tij shërbente një punëtore vendase, e cila kujdesej për mjedisin dhe për gjeneralin. Në apartamentin e tij hynte dhe adeleshentja Sen Shu Sen, rishtaz e njohura ime, e cila donte të mësonte rusisht. Idinte barkmadhi marrëdhëniet e mija me kursanten për infermiere. Hyja në “shtëpinë “e tij, së bashku me pilotin bombardier nga Ujguri si miku i gjeneralit barkalec.

Një ditë shkova në apartamentin luksoz të gjeneralit, i vetëm. Ai kishte ftuar, në të njëjtën kohë edheadoleshenten Sen. Ajo erdhi, disi e drojtur e kur më pa që ishja aty, gëzoi. Në atë çast nuk mendova se takimi ishte diçka e menduarnga miku im gjeneral por e mora si rastësi. Fakti që nuk ishte i pranishëm përkthyesi Petja, më la një shijë dyshimi. Megjithatë, përpara takimit me Senin, të tjerat u sfumuan shpejt. Do të kishim një strehë ku të bisedonim dhe mbrojtjen e një gjenerali kinez. Kursantja për infermjere Sen Shu Sen u ul në një kolltuk, në paradhomë e unë pranë saj. Në paradhomë erdhi gjenerali e na gjeti të kapur dorë për dore. Në vend të përshëndetjes të zakonshme, “Nji hao”, gjenerali, me një rusishte të çalë tha: ” V Kitaj, mozhno: çut-çut” ! Kaq tha oficeri madhor e shkoi përsëri në dhomë. Kuptova se në Kinë, në marrëdhëniet me femrat nuk duhej tepruar. Kjo lidhej me atë ligj famëmadh që ndalonte martesate të huajve me femrat kineze. Adoleshentja Sen, e dëshironte miqësinë time por, po të binte në sy të autoriteteve, atë e kërcënonte largimi nga puna (shkolla) . Gjithsesi, “strehëza” jonë në apartamentin e gjeneralit dhe mbrojtja e tij vërtet na u ofruan por nuk ishin të sigurta. Takimet tona nuk mund të mbeteshin jashtë vëzhgimeve të kinezëve të vemendshëm që mbushnin korridoret e spitalit.

Vogëlushja Sen, ishte si një kukull e bukur. Ajo sapo kishte çelur, si një gonxhe, plot hire femërore të mëshehura. Qendronim pak, në kolltukët e paradhomës së gjeneralit kinez dhe bisedonim, me zë të ulët, për gjëra të përgjithshme. Ne bënim “dashuri” platonike, duke vështruar njëri-tjetrin, me ëmbëlsi e jo pa interes, kurse “rojtari ynë cilësor”bënte sikur lexonte gazetën. Në ato kushte, u ndjeva i lumturuar. Arrita ti përkëdhelja, lehtë gërshetat e saj të gjatë, të thurur bukur, të cilët i binin deri tek vithet. Vajza qeshte e qeshte, pa zë, e pa pushim. Të dy na tërhoqi ajo aventurë, pa fillim e pa fund. Digjeshim të dy nga një avër e brendshme, pa arritur ti thonim njëri-tjetrit atë që na mundonte. Kisha dëgjuar e lexuar për dashuritë platonike; në Çhang Çun e “shijova “ndjesinë e mirë dhe “hidhësinë “që të dhuron ajo, kur nuk konkretizohet.

Një ditë, në spital erdhi nëna e vajzës. Një provinciale, me moshë mesatare e me trup si e bija. Nuk kishte gërshetë por flokë të prerë shkurt. Nuk i kishte rënë në pjesë, shansi ti kishte këmbët të vogla e trupin të madh. Ecte normalisht. Kishte veshur pantallona e një xhuptë zi. Në fytyrë ngjanin të dyja, si dy pika uji. I gjeta, të dyja, nënë e bijë, në katin nëntokë, të ngrehinës së spitalitnë një si labirinth ku ishte vendosur ujëmbajtësja metalike disatonëshe, tek po mbushnin ujë të ngrohtë për të pirë, në një çesmë të posaçme. Shkova në atë vend jo rastësishtdhe i gjeta me termusa në dorë. I fola vajzës së re dhe përshëndeta shoqëruesen e saj. Ajo, diçka i tha nënës, me gjuhë “të shkurtër “, në dialektin Ljao Nin, fjalë, të cilat nuk i kuptova. Edhe pse u bëra sy e veshë, nga kurreshtja të mësoj diçka nga dialogu mes tyre, nuk kapa asnjë fjalë. Femrat kishin“kodin “e tyre të komunikimit. Nga sa pashë së jashtmi, kuptova se i kishja pëlqyer t’ëmës. E dëgjova kur i tha së bijës: “Hao Khan”, me zë të kuptueshëm, në mënyrë që ta kuptoja unë. Fjalët që dëgjova, në shqip mund të përkthehen: ” I pashëm”! Sjao Sen, më prezantoi me nënën e vet, si mikun e saj. Gruaja e re më zgjati dorën e unë ia shtrëngova atë, miqësisht.

Mjedisi ku u bë prezantimi kishte ngarksë të madhe njerëzish. Hynin e dilnin mjaft femra e meshkuj, vendas, me termusë në duar. Na u desh të ndaheshim shpejt, edhe psetë dy donim që koha së toku të ishte pa limit. Përfundova mjekimin e u ktheva në shkollën e aviacionit, në bazën ajrore të Suj Xunit, tek shokët e mi studentë. Nuk ua fsheha shokëve atë që më kishte ngjarë. Nuk kishja arsye të mos ua dëftoja ndodhinë. Nuk shita mend por tregova të vërtetën, siç rrodhi. Rastin fatlum e përjetova me tërë ato që të sjell në derë fati, pa teprime e pa abuzuar me mirësinë e vajzës të parritur. Sjellja ime mund të ishte vetëm e tillë.

Pas një periudhë kohe, shkova sërish në atë spital, për të parë efektet e mjekimitpor dhe për të parë miken time. E kërkovaSenin por nuk e gjeta. Atë e kishin larguar nga spitali. Ndoshta si masë ndëshkimore, për lidhjen tonë, sido që funksionoi. Ndoshta për të tjera arsye. Tek po shëtisja, pranë hyrjes së spitalit, një mbasditë pashë Senin, të vinte, në mes të një grupi prej 5-6 shoqesh. I dola përpara që të bija në sy të saj. Më pa dhe e pashë, kalimthi, në ecje e sipër. Si në fillim, dhe atë çast, më foli ajo e para. Si e zënë në faj, për të prishur heshtjen e atij çasti, i cili m’u duk tepër i gjatë, vajza belbëzoi: ”Cë më ndëla”? Pyetja e saj përmblidhte çdo fjalë të pa thënë; kuptimi i saj është: Çfarë të ka ndodhur?Jam i sëmurë i thashë, në përgjigjedhe nuk e zgjata. Kuptova se diçka ndjeja për atë adoleshente rishtare. Këtu përfundoi lidhja jonë e pafat e më nuk u pamë. Pas gjithë kësaj koheqë ka kaluar, ajo, mesiguri është “rreshkur “, si unë e s’dihet ku e ka përplasur fati. Sidoqoftë, në botën time rinore adoleshentja kineze hyri rastësisht e ashtu doli prap. Fakti që e kujtoj edhe tani, nuk është i pakuptimtë.

Në fundvitin 1962, kur në Mançuriishte shtruar këmbëkryq dimri i ashpër, me temperatura siberiane por pa borë, në aerodromin e Sui Xunit, me shtrirje buzë Detit të Verdhë, nisëm fluturimet vozitëse me aeroplanëtmësimorë reaktivë, Mig-15. Nga studentët e grupit të Batajskut kishim mbetur 5 vetë. Sherifi ishte larguar në Universitetin e Pekinit; Misha ishte, në shkollë, së bashku me ne, por komisioni mjekësor e kishte deklaruar të paaftë për pilot dhe ai e shtynte kohën, si të mundëte. Gjithsesi, ai trajtohej njëlloj si ne; edhe pse nuk fluturonte. U ndamë në grupe fluturuesish. Më caktuan në të njëjtoin grup me fierakun Dhori Nasi Zhezha. Instruktor pilot na caktuan kinezin e rritur por të pamartuar Lju SHë Mo. I pakët nga trupi e “i rreshkur” në fytyrë, si “Nipçja “ynë, Lju-ja ynë, për nga aftësitë si fluturues ishtr nga më të mirët. I saktë, i qetë, tepër korrekt, si në tokë dhe në ajër, ai na dha çdo gjë që dinte, e na bëri pilotë luftarakë. Ruaj kujtime të vyera e respekt të veçantë për atë njeri. Ai, pa ego, me thjeshtësinë e dëlirë të pilotit, sakrifikoi mjaft, për të na bërë ata që u bëmë.

Në tërë morinë e vlerave që pamë tek ata njerëz të jashtzakonshëm, i veçantë e për t’u mbajtur mend është organizimi i ditës së fluturimeve. Rasti ynë përbënte veçorie ata e kishin studiuar në detaje këtë. Ne ishim studentë të huaj e nuk e zotëronim gjuhën kineze. Ky fakt krijonte një boshllëk të arsyeshëm i cili kurrsesi nuk mund të injorohej. Fluturonim mbi hapësira qiellore të një vendi tjetër, të cilin nuk e njihnim aq mirë. Ishim rishtrë, në moshë e në profesion. Papërvoja jonë mund të sillte të papritura jo të këndshme. Një humbje e pjesëshme apo e plotë e orientimit në ajër, mund të sillterrezik potencial e mund të bëhej shkak për pasoja serioze. Aeroplani me të cilin fluturonim ishte i shpejtësive relativisht të mëdha. Fluturohej pranë kufijve shtetërorë me vende të tjerë e mund të ndodhte, pa dashje ndonjë kalim kufiri shtetëror. Në ajër egziston vazhdimisht rreziku i ndonjë ngjarje të veçantë (avari) e moszotërimi i gjuhës i hiqte studentit mundësinë të priste ndihmë verbale, nga toka. etj. Për t’u paraprirë këtyre dukurive dhe të tjerave që ngjajnë me to; organizatorët e ditës së fluturimeve kishin gjetur zgjidhje të përshtatshme, unikale. Duke njohur vlerën që merr komunikimi i pilotit në ajër me udhëheqësin e fluturimeve, në tokë, pranë këtij të funditqendrontevazhdimisht njëri nga përkthyesit tanë të rusishtes. Natyrisht ai që e zotëronte më mirë rusishten, që kishte njohuri të mjaftueshme për fluturimin dhe që kishte diksion të kuptueshëm e të ëmbël. Gjetja më e mirë ishte përkthyesi me origjinë nga rajoni autonom i Ujgurit- Petja.

Në situatat kur çdo gjë shkon mirë, mes pilotit dhe udhëheqësit të fluturimeve, nëpërmjet radiostacionit RSIU-3Mzhvillohet një dialog i pandërprerë. Mes dy abonentëve jepen e merren urdhrae raportohet për kryerjen e detyrës ajrore. Piloti, që kur futet në kabinë e deri sa del prej saj i transmeton mesazhe udhëheqësit të fluturimeve dhe merr prej tij urdhra e orientime. Mbasi del në brezin e ngritjes, e vendos aeroplanin drejt, kontrollon, nëpërmjet instrumentëve që ndodhen në kabinë dhe me veshë, punën e motorrit dhe të agregatëve të tjerë, vrojton hapsirën ajrore dhe, kur çdo gjë e gjen në rregull, i drejtohet udhëheqësit të fluturimeve, për ti kërkuar leje që të ngrihet në ajër, me fjalët: “75 (indeksi i pilotit) ; çdo gjë në rregull, ngritjen”! Kur është i bindur, udhëheqësi e lejon pilotin të ngrihet, duke i thënë: “75, ju lejoj ngritjen”! Kështu dhe kur kërkon leje për t’u ulur etj. Kaq pak ne dinim ta artikulonim në kinisht, më tej ishim“memecë”. Më keq ishte kur piloti kishte nevojë për ndihmë, që të dilte nga ndonjë situatë ajrore e vështirë. Atëherë udhëheqësi i fluturimevee artikulonte mesazhin drejtuar pilotit, në gjuhën kineze, përkthyesi e kthente në gjuhën rusetë cilën e hidhte në rrjet. Derisa ideja e veprimit shkonte tek piloti, rridhte një farë kohe, e cila ishte “flori” por, në kushtet konkrete kjo ishte zgjidhje memend.

Piloti kur është në ajër dhe dëgjon zërin e udhëheqësit të fluturimeve, i duket sikur nuk është i vetëm, qetësohet, merr kurajo e i kryen veprimet më me saktësi e në kohën e duhur. Veçse radiokëmbimimes tyre bëhet më efektiv kur ata komunikojnë në të njëjtën gjuhë. Në rastin tonë ndryshonte puna. Ne kishim përkthyesin në mes dhe nga shpejtësia e saktësia e veprimit të tij varej shumë. Me fjalorin tonë modest, ishim në gjendje të kërkonim ngritjen, duke artikuluar fjalën: “Çifej “; kur vinim në ulje kërkoniom leje, me togfjalëshin: “Çilogja fan hao; Çaulu” që do të thotë: ” Rrotat janë lëshuar; uljen”; kur donim të nisnim pilotazhin në “zonë”, raportonim: ” Kaodu 4000m kunxo”; kur kalonim radiostacionin prurës, e cila është e vendosur 4000m larg nga fundi i brezit të betonuar, raportonim: “Tungo tahante “etj. Udhëheqësi i fluturimit, i cili e njihte situatën ajroredhe e kishte atë si në “pëllpmbë të dorës “, sipas rastit lejonte ose refuzonte kërkesën e pilotit. Ai, para se të kthente përgjigje, detyrimisht duhet të konfirmonte se e kishte kuptuar kërkesën e pilotit, me fjalën standarte: “Mimbaj “që do të thotë: “kuptova”. Piloti me udhëheqësin e fluturimeve edhe mund të mos njihen me njëri tjetrin fizikisht por ata e ndjejnë shoqi-shoqin edhe në distancëe janë miq të mirë, të lidhur për një çështje të madhe siç është fluturimi. Ndoshta një herë tjetër do ta cek këtë çështje madhore; temën interesante të rolit dhe vendit të udhëheqësit të fluturimeve. Tek ne Petja i dinte mirë të dyja gjuhët: Rusishten dhe Kinishten. Ai kishte aftësinë ti përpunonte me shpejtësi ato që i thosh udhëheqësi i fluturimeve, duke ia përcjellë shkurt e qartë pilotit në ajër. Elokuenca e zërit të tij dhe saktësia e atyre që transmetonte e bënin më guximtar e më optimist pilotin. Kur ishte rasti emergjent e duhej ndërhyrë shpejt, Petja i merrte nga dora mikrofonin udhëheqësuit të fluturimeve dhe, aty për aty, me mendje bënte përkthim të shpejtë e të saktë. Kjo ishte njëra nga masat e sigurimit të fluturimeve tona por jo e vetmja.

Erdhi radhae fluturimeve në rrugëkalim. Na duhej të largoheshim nga aerodromi në distanca më të mëdha. Për efekte sigurie, rrugëkalimi zgjidhej të kalonte pranë Mongolisë, e cila, në atë kohë konsiderohej vend i sigurtë. Por, përtë ptur më shumë siguri, kinezët kishin organizuar një kinezëri. 1000-2OOOm. sipër lartësisë në të cilën fluturonte studenti shqiptar fluturonte një instruktor të cilit i raportonin vazhdimisht llokatorët, mbi vendndodhjen e avionit me student në bord. Përveç kësaj, ky instruktor, nga lartësia në të cilën fluturonte i kishte të gjitha mundësitë të vrojtonte avionin (avionët) që pilotoheshin nga studentë shqiptarë. Instruktori “roja”, merrte rol të veçantë në rast se studenti shqiptar humbiste orientimin e nuk gjente dot aerodromin e vet. Në këtë rast “roja”i afrohej, i fliste, i dilte përparadhe e udhëzonte ta ndiqte atë, deri sa të gjente e të njihte aerodromin e tij.

Aeroplanët me të cilët ngriheshim në ajër, ne, shqiptarët, ishin nga më të mirët sa u takon karakteristikave aerodinamike, kishin resurse kalendarike brenda normave shkencore dhe, çka duhettheksuar, ata përgatiteshin e kontrolloheshin me përgjegjësi të madhe. Jo se avionët e tjerë lëshoheshin në fluturim pa u përgatitur e pa u kontrolluar, por tek ne shtohej vemendja e përkushtimi i njerëzve të teknikës. Kjo masë ishte në të mirë të sigurisë të fluturimeve tona. Edhe mjetet tokësore, radioteknike që bëjnë sigurimin e fluturimeve, në ditët kur fluturonim ne, viheshin në efiçencë maksimale dhe avioni me të cilin fluturonin shqiptarëtishte i vrojtuar shumëfish.

Fluturimi me një eroplan reaktiv të sjell ndjesi të mirë e të jep kënaqësi të paparë. Konstruksioni i avionit Mig-15është “fin”, mbi kokë, piloti ka një xhami cili lejon vështrimin e hapsirës ajrore pa kufizim. Zhurma e motorrit të avionit mbetet prapa. Shpejtësia e avionit është më e madhe; krahët janë të vendosur prapa kabinës dhe manovrueshmëria e avionit është e madhe. Piloti në ajër ka ndjesinë sikur e çan ajrin me gjoks, pa i ndjerë rrymat e ajrit rrethues. Bukuri e rrallë ishte fluturimi në aeroplanë luftarakë. Në avionin njëvendësh, kur piloti çohet në ajër ka ndjesinë e plotfuqishmërisë e të lirisë. Atij i duket sikur është “vetë zot e vetë shkop” dhe u nënshtrohet vetëm ligjeve të shkencës së fluturimite rregulloreve të aviacionit. Në aerodromin e Sui Xunit, fluturimet na shkuan shumë mirë. Studenti nga Lushnja, Andrea Petro Toli, i cili kishte fluturuar në avionët Mig -17, qysh në Kushovskaja të ish Bashkimit Sovjetik, nuk e pati të vështirë ta kapte proçesin aty ku e kishte lënë. Tregues të lartë cilësorë kapi studenti fierak Dhori Nasi Zhezha, i cili ka dhuntinë për ti kapur shpejt elementët e fluturimit dhe është i qendrueshëm në ajër.

Çdo pilot e ka një të fshehtë. Atë e mban për vete dhe e ka të vështirë ta ndajë me të tjerët. Në të shumtët e rasteve ai e merr me vete të fshehtën e tij, të mblojtur thellë, në shpirt. Motivet që e mbajnë gjallë atë janë të ndryshëm, të brendshëm e vetjakë. Egoja, gjithnjë është e pranishme. Në fluturimin e parë në zonë, vetëm, kur nisa të kryeja kthesën luftarake, në proçesin përfundimtar të figurës, kur vështirësitë shtohen e kërkohet shumë koordinim në veprime, për shkak të shpejtësisë të vogël (rreth 350 km/orë), më mbuloi kreni e avioni u përmbys, në shpinë. Nuk e shikoja horizontin natyral. M’u dha të mbaja sferën në qendër dhe dorezën e komandimit të palëvizur. Prita deri sa avioni ra në horizont, pastaj, me lëvizje të qeta e të koordinuara, siç më kishte mësuar instruktori, e nxora atë në fluturim horizontal. Nuk i raportova udhëheqësit të fluturimeve, mbasi e dija që do të më urdhëronte të ndërprisja plotsimin e detyrës e do të më kthente në aerodrom. As instruktorit Lju SHë Mo, nuk i thashë; që të mos më jepte fluturime kontroll, shtesë, në zonë. Sedra e sëmurë më pengoi të bëj atë që duhet të bëja. Shokut të grupit të fluturimitDhorit, ia thashë; siç i dëftojnë vajzat njëra- tjetrës, të fshehtat e zemrës, e ai më sugjeroi si të veproja po të më ndodhte tjetër herë.

Dëshironim të përfundonim programin e fluturimeve e të ktheheshim në Atdhe, sa më parë. Kërkesën tonë ua bëmë të ditur autoriteteve të shkollës, duke e paraqitur çështjen sikur, vajtja jonë në përbërje të aviacionit shqiptar, në kushtet e reja (të izolimit total nga Traktati i Varshavës), ishte emergjencë. Kinezëve, ky “argument “u pëlqeu e na thanë fjalë të mira, duke na cilësuar atdhetarë, të cilët, pavarësisht nga mosha e re, jetonim me pulsin e kohës. Mirëpo ata nuk lëvizën asnjë fije përi nga planet e tyre. Ata i marrin punët “shtruar “e nuk nguten, kur është fjala për të bërëatë e ashtu siç duan. Atyre që do ta lexojnë këtë shkrim mund t’u duket paradoks, mund edhe të mos ta besojnë por, kështu ka qenë. Bëhej analiza vjetore e aviacionit kinez, diku në muajin janar të vitit 1963. Mbledhja zhvillohej në kryeqytet dhe zgjati plot 21 ditë. Se ë’farë u tha në një kohë aq të zgjatur, e dinë vetëm ata që morën pjesë në atë samit. E çuditshme, na duket tani, por ka ndodhur pikërisht kështu. Edhe një shëmbull tjetër; marrë nga jeta jonë e përditshme, në shkollën e aviacionit. Një pilot kinez, për të kryer dy ngritje në “rreth”, (koha e vazhdimmësisë të një fluturimi në “”rreth” është 7 minuta) duhet të bënte 2-3 ditë përgatitje, nga 8 orë në çdo ditë. Çfarë durimi kishin ata njerëz? Na habitën.

Provuan ta aplikonin dhe me ne metodën e tyre të përgatitjes. Një ditë para fluturimit, bënbim 8 orë përgatitje. Nga kjo kohë afërsisht gjysma ishte praktikë në kabinën e aeroplanit. Dobia e kësaj përgatitjedukej të nesërmen, kur do të ngriheshim në ajër. Kur piloti i përsërit e i kujton, përmendësh veprimet, nga futja në kabinën e avionit, deri sa del prej saj, patjetër që do ta ketë më të lehtë në ajër. Ditët ishin të ftohta por kishte dhe ditë me diell. Pavarësisht nga kushtet e motit, studenti për pilot ishte i detyruar të qendronte në kabinë, duke përsëritur çdo veprim, për aq kohë sa ishte e parashikuar në program. Komandanti i katërshes, një “boluc “faqekuq, me probleme diareje, me çadër të hapur në dorë, për të na mbrojtur nga dielli, qendronte mbi kabinën e avionit kur ne ushtroheshim brenda saj. Argumenti më i mirë i tyre, për të na detyruar të ushtroheshim aq gjatë në tokë ishte: Përgatitja e një piloti luftarak, shtetit kinez i kushton, aq sa kushton pesha e trupit të tij prej ari. Përpara këtij argumenti asnjë justifikim nuk qendronte. Donim, s’donim, bënim siç na thoshin ata që drejtonin përgatitjen tonë ajrore.

Me justifikime të ndryshme, programi ynë i fluturimeve u zvarrit deri në fund të shkurtit të vitit 1963. Programin e përdorimit luftarak të aeroplanit Mig-15; pjesën më të rëndësishme të përgatitjes luftarake nuk e zhvilluam. Me argumentin: Zhvillojeni në kushtet konkrete të vendit e të reparteve tuaja. Në përfundim të programit na pajisën me diplomë. Diploma ishte e bukur; me ngjyrë të kuqe, të cilën kinezët e kishin shumë për zemër dheme stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kinës. Në diplomë shkruhej, në gjuhën kineze se personi kishte kryer programin e stërvitjes ajrore në Shkollën e Tretë të Aviacionit dhe u ishte nënshtruar provimeve. Në një fletë të vogël, sa diploma, ishte i përkthyer teksti i mësipërm, në gjuhën ruse. Diploma kishte fotografinë e personit dhe nënshkrimin e komisarit e të komandantit të shkollës. Diploma ime mban numërin 0404. Në fotografinë e diplomës kam dalë me mustaqe e me uniformë kineze. Në jakën e xhaketës dallohen shënjat e studentit të aviacionit, krahët e shtrirë të një zogu.

Diploma kineze 1

Diploma kineze 2

U ndamë nga shokët tanë të të njëjtit profesion; nga studentët për pilotë të grupit të shturmanëve të Krasnodarit. Ata do të vijonin fluturimet në aeroplanët reaktivë Mig-15, edhe disa muaj, pas largimit tonë. Kinezët na përcollën; siç na pritën, me shumë njerëz e me zhurmë të madhe. Ishim mjaft të gëzuar dhe entusiaztë. Më në fund, kishte mbërritur“dita e bekuar “kur do të merrnim udhën e kthimit në Atdhe. Ishim shumë të malluar për njerëzit tanë. Gjat kohës që qëndruam në Kinë, asnjëri prej nesh nuk mori nga të tijët ndonjëletër apo njoftim. Çdo gjë, të mirë apo të keqe, do ta mësonim kur të ktheheshim në vatrat tona. Na kishte marrë malli për çdo gjë shqiptare; për gurë e për drurë. Shqipëria na kishte munguar e prej saj nuk kishim asnjë lajm. Nuk e kam fjalën për propagandën politike të kohës. A të e kishim me tepri. Ai që ka jetuar larg vendit të tij, nuk besoj ta ketë të vështirë të kuptojë domethënien e asaj ndjenje të përjetuar kur merr udhën e largët për t’u kthyer në vatrat e të parëve të tu, atje ku ke lerë e je rritur. Sidoqë jemi rritur në kushte të vështira, por edhe vështirësia ka ëmbëlsinë e saj, e cila nuk mund të shkëmbehet me asgjë, as me florinj.

Më 1 prill të vitit 1963, në orët e mbasditës, me një tren të klasit të dytë, u nisëm nga qyteti i Sui Xunit, për në Pekin. Treni ishte me fjetje. Do të udhëtonim gjat gjithë natës. Udhëtuam 24 orë; të nesërmen, më 2 prill 1963, në të thyer të ditës, mbërritëm në stacionin hekurudhor të kryeqytetit kinez. Në stacion na pritën përfaqësues të lartë të aviacionit vendas, në shoqërinë e të cilëve u sistemuam, për të kaluar natën në hotelin e ushtrisë kineze. Atë natë do të pushonim, do të qetësoheshim e do të thurnim plane për ditën që vinte. Mikpritësit na dhanë programin e ditës së nesërme. Siç e kanë në traditë kinezët, shoqëruesit tanë të shkathët do të na çonin për të parë disa objekte muzeale dhe vende historike, të cilat nuk i kishim parë. Në program parashikohej dhe një drekë lamtumire në restorantin famëmadh “Rosa e Pekinit”, të cilën e shtronte Komanda e Aviacionit të Ushtrisë Çlirimtare të Kinës. Ky restorant ishte i destinacionit për pritjen e delegacioneve dhe të grupeve me miq të shtrenjtë, siç ishim ne.

Më duhej të lidhesha e të bisedoja me shokun tim të afërt Sherif Çelo Hajnaj (Bracki), i cili studionte në Universitetin e Pekinit, për t’u bërë përkthyes i gjuhës kineze, mbasi u shkëput prej grupit të studntëve për pilotë. Lidhjen me të e realizova nga hoteli ku ishja sistemuar. Në korridoret e hotelit qarkullonin mjaft kinezë. Ata i habiti telefonata ime me Sherifin. Flisja në një gjuhë të pakuptueshme për ata dhe me zë të fortë. Gjithsesi u mora vesh me shokun tim dhe lashë takim për të nesërmen. Kur u nis për në universitet, Sherifi më kërkoi 100 juanë, për të blerë një biçikletë. Aso kohe, në Pekin, mund të qarkulloje kryesisht me biçikletë. Nga kursimet e mija kishja grumbulluar disa para e ia lehtësova punën shokut tim të mirë. Erdhi koha për të ma kthyer shumën e marrë hua, Sherifi, meqënëse unë po të kthehesha në Shqipëri. Duhej të blija disa dhurata, për njerëzit e mi në Shqipëri, siç bën çdo shqiptar kur kthehet në vendin e tij. Të nesërmen, me qëllim që të qarkullonim lehtë nëpër kryeqytetautoritetet vendase na pajisën me nga një autoveturë. U lidha përsëri me Sherifin dhe shkova në Universitet. Shoku im më pristetek dera e konviktit. Së bashku u ngjitëm në dhomën ku ai banonte, e cila ishte në katin e tretë të një ngrehine 10katëshe. Sherifi u largua nga dhoma, për punë të tij, rreth një orë. U ula në një kanape, në pritje të shokut. Papritur, në dhomë hyri një femër, e re në moshë, shoqe e shokut tim. Ajo ishte me origjinë ruse. Biseduam rusisht; e trajtova si shoqe të shokut. Në dhomë hyri e doli dhe një student shqiptar, “boluc”, i cili tha se ishte tiranas. Erdhi Shereifi e, të tre, me makinën “time “që priste në hyrje të konviktit, shkuam në një ekspozitë me mallra industriale, ku bëheshin dhe shitje, me çmime “të kripura”.

Me të hollat e kursimeve vetjake dhe me ato që më ktheu shoku im, bleva një stof polak, për kostum, më të shtrenjtin që ishte reklamuarnë atë ekspozitë. Stofi ishte ngjyrë gri në jeshile, me riga i lehtë e i derdhur. Bleva dhe një palë këpucë, të zeza, në formë rakete, me brima, të cilat, në ato vite ishin mjaft të pëlqyera nga të rinjtë shqiptarë. Në atë ekspozitë, pikasa e bleva dhe dy palë çorape najloni, me vija, mjaft të bukura. Ndërkohë që shoku im dhe shoqja e tij ruse, më shoqëronin, për të respektuar vajzën, me një gjest kalorësiak iu drejtova asaj: “Bli, për vete çfarë të duash “! Ajo, e habitur, refuzoi, kategorikisht. Unë, i vendosur në atë që thashë, sipas kodit moral të trevës time se: “Miku i mikut nderohet, i pari”, i bleva vajzës një shishe parfum, të cilën ajo e zgjodhi vetëe ia dhurova. Ajo, përballë këmbënguljes time e pranoi dhuratënmodeste dhe gjeti rastin të më falenderonte, me fjalët: ” Nuk kam parë ndonjëherë një shqiptar kaq të mirë”! Doemos që u ndjeva mirë, por vura re se edhe shokut tim iu bë qejfi. Nxitonim. Për drekë ishim të ftuar nga komandanti i aviacionit kinez, për të drekuar, tek restoranti me famë botërore “Rosa e Pekinit”. Ishte dreka e lamtumirës.

Në drekë ishim në shoqërinë e disa oficerëve të lartë kinezë, njëri nga të cilët mbajti një fjalim lamtumire të gjatë. Ai dhe kolegët e tij, të pranishëm në atë eveniment zyrtar, nuk linin rast pa i bërë hosana miqësisë luftarake mes dy popujve tanë e pa lavdëruar rolin e dy udhëheqësve të “mëdhej” të tyre. Kuzhinieri i restorantit, i krekosur, me faqe të cilat sa nuk i pëlcisnin nga shëndeti, i pastër në të gjithë qënjen e tij, me një tabaka të bukur në dorë, na paraqiti një rosë, të therur, të vendosur mbi tabakanë që mbante në dorë. Ai, jo pa mburrje deklaroi: “Me këtë rosë që shikoni, unë do tju gatuaj 18 gjellë të ndryshme”. Atë që thame fjalë, nuk vonoi shumë ekinezi e bërifakt. Vetëm gjuha e rosës na u servir si gjellë më vete. Hëngrëm, pimë e bëmë qyfyre. Në atë mjedis të ngrohtë e miqësor, kaluam nëpër mend jetën tonë në Kinë, qyshse shkelëm në Kanton, një vit e ca më parë, deri sa po i linim lamtumirën kryeqytetit kinez. Kohën derisa të nisej treni, për në Jug, menduam ta shtynim duke parë objektet karakteristike të tij. Pekini ishte i ndarë më dysh: Pekini i vjetër dhe Pekini i ri. Objektet antike të qytetit të vjetër i kishim parë, kur erdhëm; na mbeteshin të shikonim ndërtimet e reja të kryeqytetit kinez. Veturat i kishim në dispozicion e kjo na e bënte më të lehtë punën. Pekini i ri zgjerohej e zbukurohej përditë, përballë të vjetrit i cili dukej sikur pushonte pak, në qetësinë e viteve të shumtë që mbante mbi “supe”.

Në mbrëmje u grumbulluam në hotel, më shpejt se zakonisht. Ramë të flinim por gjumi nuk na merrte. Përfytyronim: si do të ishte lundrimi ynë i ardhshëm për në Atdhe. Asnjëri nga ne nuk dëshironte të përsëritej kalvari i lundrimit të shkuar, me anijen oqeanike “Durrësi “, një vit e gjysmë më parë. Besonim se flotilja e shoqërisë të përbashkëtlundruese shqiptaro-kineze”Çhal” do të ishte shtuar me anije të reja, më të shpejta e më komode. Gjithsesi, të gjitha anijet e kësaj shoqërie lundrimi ishin mjete të transportit detar të destinuara për transport mallrash, kësisoj ne nuk mund të kishim pretendime për një lundrim të mirëfillte turistik. Nuk e kishim më atë kurreshtje për të parë porte e qutete të rinj. Nëpër atë rrugë detare kishim kaluar një herë. Nuk e di me saktësi nëse atë natë fjeti ndonjëri prej shokëve, apo të gjithë bënim sikur flinim.

Pa u gdhirë mirë, me tren, u nisëm drejt Jugut. Këtë rrugë e kishim përshkuar një herë e për të nuk kishim kuriozitet. Diku u kthyem djathtas e mbërritëm në portin e Cangonit. Kinezët i thoshin Can Gjan. Një qytet mjaft i bukur turistik me vila një e dy katëshe, larg portit, me kopshte e lulishte fantastike. Kishim udhëtuar me tren 48 orë, kur u ndodhëm përballë një mrekullie. Kinezët, me fantazinë e tyre fantastike, kishin shfrytëzuar për mrekulli natyrën e bukur të rrethinave të qytetit për të ngritur një pikë turistike dhe klimaterike të përsosur. Qyteti ndodhet në lindje të gjirit të Tonkinit, rreth 700 km. në Jug-Perëndim të Kantonit. Porti është më i vogël nga ai i Kantonit dhe i Hong Kongut, por qyteti është mjaft piktoresk. U sistemuam në disa vila fantastike, në anën Veri-Perëndimore të portit. Më parë, në ato mjedise kishin banuar këshilltarëtsovjetikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kinës.

Duhet penë e fortë për të përshkruar ato bukuri të rralla që na panë sytë 10 ditë me radhë. Vilat nje e dy katëshe ishin në distancërreth 50m nga njëra tjetra, të lidhura me rrugica, të shtruara ma asfalt e me lulishte ku trëndafilat çelnin gjat gjithë vitit. Fakti që në Jug të Kinës, moti është i ngrohtë gjat gjithë vitit, e favorizonte mjaft kultivimin e luleve gjithëngjyrëshe, me aromë të këndshme. Pranvera kishte ardhur e lulet ishin “tërbuar”. Bukuria e mjedisit bënte që ai qytet dhe rrethinate tij të ishin të lakmuara nga turistë të vendeve të ndryshëm. Na sistemuan në ato vila, si miq të shtrenjtë që ishim, në ikje e sipër. Duhet të qendronim atje derisa anija oqeanike “Vlora “të përpunohej në portin pranë e të bëhej gati për të dalë në det të hapët. Anija shqiptare “Vlora “i ishte shtuar flotiljes të shoqërisë të përbashkët lundruese “Çhal” dhe lundronte me flamurin shqiptar, të ngritur nëdirek e në kiç.

Ditën e kalonim nëpër atë qytet lulishtë, duke luajtur lojë letrash, bilardo e ping-pong dhe ndonjëri angazhohej në lojën e shahut. Të gjithë, të mbledhur kokë më kokë thurnim plane e ëndërronim për të ardhmen. Grupittonë iu bashkangjit një agronom nga Vonoi i rrethit të Vlorës, të cilin e quanin Gogo Vjero. Ky Gogoja kishte shkuar në Kinë me një delegacion të Ministrisë të Bujqësisë, për të përhapur përvojën shqiptare në kultivimin e ullirit. Delegacioni ishte kthyer në Atdhe; Gogoja, për arsye që nuk i mësuam dot. Ishte ndarë nga shokët e tash, së bashku me ne duhej të kthehej në Shqipëri. Ai ishte me moshë rreth 35 vjeç, me trup të bëshëm e me natyrë të qeshur. Fliste mirë gjuhën bullgare. Në Bullgari Gogoja kishte studiuar dhe me bullgarishten komunikonte sikur ne që flisnim rusisht. Shkriheshim së qeshuri kur ndiqnim komunikimin e Gogos me përkthyesin tonë. Gogoja bullgarisht e përkthyesi rusisht; merreshin vesh, për bukuri.

E them që në krye të herës: Gogoja ishte një njeri i pjekur, pa vese, i sjellshëm, i matur e i kulturuar, Ishim më të rinj në moshë por ai na e dëgjonte fjalën dhe luante me ne sikur të ishim shokë të tij prej shumë kohësh. Siç mund ta shpreh, siç thonë nëanët tona: “Gogoja qethej me shelegë”! Si anëtar i një delegacioni qeveritar, kinezët e kishin trajtuar Gogon mjaft mirë ekonomikisht. Pas largimit të shokëve, i kishin dhënë, në dorë gjithë paratë e dietës, të cilat ai i kishte harxhuar për të blerë dhurata për të afërmit. Me grupin tonë u bashkua kur xhepat e tij kishin mbetur bosh. Nuk i ndodheshin të holla as për ushqim, pa lere për nevoja të tjera ekonimike.

Ne, si pilotë na ushqenin mirë, në sasi dhe cilësisht. Na vinte keq për Gogon, prandaj e ftonimshpesh në tavolinën tonë, me bujari. Shpejt Gogoja u bë “piloti i gjashtë” i grupit tonë. Para nesh, në atë qytezë turistike ishin sistemuar oficerët e grupit të përzënë si protestues, të cilët përkundër trajtimit ekonomik jo konform ligjeve kishin refuzuar të fluturonin. Së bashku me ta ishin dhe disa studentë të deklaruar si të paaftë për arsye të ndryshme. Një nga këta studentë ishte një palotragjasiot me emrin Xhavit Kabella. E njihja Xhavitin qysh në Batajsk mbasi ishte në të njëjtin grup studentësh por u skartua, pas një testi mjekësor. Përsëri më doli përpara, këtu, në Cajgonine largët. Ai ishte, as më shumë e as më pak se një “pykë në diell”. I prapambetur mendërisht, me nivel nën atë që kishin shokët e grupit dhe me vese të karakterit. Më vjen në mend çasti kur e pyeti mësuesja e rusishtes, në Batajsk, për portretin e Maksim Gorkit i cili ishte i varur në mur. Xhaviti u përgjigj se ishte portreti i Stalinit. Mësuesja jonë u habit teksane që e njihnim Xhavitin çfarë malli ishte – qeshëm.

Edhe këtu, në Cajgonin e Kinës, Xhaviti, jo vetëm që nuk kishte ndryshuar por, me sjelljen e tij pa preçedent na turpëroi. Shkonte tek kotecët e fshatarëve përqark qytezës dhe rrëmbente vezët e pulave. Nuk ishte shkak mungesa e ushqimeve apo përmirësimi i dietës, me vezët që rrëmbente Xhaviti, se ushqimi ishte i bollshëm e me cilësi; çështja ishte vetëm të kënaqte vesin e tij të kobatarit. Veprimet keqbërëse të shokut tonënuk mbetën jashtë vemendjes të vendasvetë cilët e kaluan me të qeshur, për hir të miqësisë. Ne e gjetëm “të gatshëm “këtë opinion negativ, të cilin e mbuluam me sjelljen tonë korrekte e të kulturuar. Me vështirësi krijuam një opinion të ri, të shëndoshë e të merituar. Sjellja e Xhavitit mbeti e izoluar dhe e vetmuar përballë qëndrimit ton

Në mëngjesin e datës 11 prill të vitit 1963, hipëm në anijen oqeanike “Vlora “e u nisëm për në Atdhe.

Rruga e kthimit për në atdhe na u duk më e shkurtër

Mezi e pritëm daljen e anijes në det të hapët. Nuk na besohej se do të niseshim. Kur dëgjuam sirrenën e anijes tonë e të atyre që ndodheshin në port (shënjë që tregon nisjen e anijes), na buçiti zemra, më fort se gjëmimi i sirenës. Më së fundi, në sytë e lodhur të shokëve të mi pashë shkëlqimin dhe gjallërinë e moshës. Anija “Vlora ishte më e sofistikuar, në krahasim me anijen “Durrësi”, me të cilën shkuam në Kinë. Lundrimi me anijen “Durrësi “na nxorrithinja e na e mërziti atë vajtje aq interesante. Anija “Vlora “ishte e prodhuar në Itali; e pajisur me një motorr të fuqishëm, me naftë, i cili çlironte 18-20 milje detarenë një orë. U akomoduam në anije si marinarë por në kushte më të mira nga ato të vajtjes në Kinë. Ekipazhi i anijes me kapiten Haxhi Shehun, kryeinxhinier Bertin e gjatë; mjek Zyber Mukën e plot njerëz të mirë, na trajtuan si miq e si shokë të vjetër. Kohën më të shumtë të ditës e kalonim mbi kuvertë. Na gëzonte zemra e hidheshim përpjetë, si fëmijë, kur vinim re se anija jonë, duke “garuar” në shpejtësi me anijet e tjera të korridorit lundrues, ua kalonte atyree i linte prapa.

Gëzonim se kishim ndjesinë e mirë se po i afroheshim më shpejt në kohëShqipërisë tonë. Ndjenim erën e vendit tonë të dashur, edhe pse ishim shumë kilometra larg, në det. Në sytë e sejcilit dukej qartë mallipër prindërit, vëllezërit e motrat, farë e fis, për të gjithë ata që i njihnim e na njihnin. Na kishte pikur malli. Padurimin e vinim re në çdo qendrim e në çdo veprim tonin. Rrugët detare nga kalonim, portet dhe qytetet që nashfaqeshin përpara oseato ku ndalonim, natyra e bukur që na shfaqej, e cila ndryshonte vazhdimishtnuk na e mbushnin mendjen. Ishikonim por jo me interesim; ishim indiferentë ndaj tyre. Jo vetëm se i kishim kaluar në të shkuar. Gjetkë e kishim mendjen. Shqipëria ishte shndërruar në mendjen tonë në një magnet gjigand, forca e të cilit i çakordon të gjithë instrumentët e orientimittonë. Kisha ndjesinë se malli për njerëzit e për vendin tim i prevalonte të gjitha dashuritë.

Në ditën e shënuar të 1 Majit 1963, në orën 73o të mëngjesit, anija jonë “Vlora “me të cilën lundruam 20 ditë e netë, nëpër dete e oqeaneu akostua në kalatën Perëndimore të portit të Durrësit. Futjen e saj në kalatë e përshëndetën, me sirrena triumfi, sipas traditës detare, të gjitha anijet që ishin të akostuaradhe ato që prisnin radhën, në radë. Ishte ditë pushimi, festa tradicionale e punëtorëve por njerëzit e portit punonin. Sipas rregullit, edhe pse shpejtonim nga padurimi për të prekur tokën nënë, nuk na lanë të zbrisnim pa kaluar nëpërmjet doganës së portit. Vinim nga larg; ktheheshim nga Kina, nga një vend aziatik, e megjithse dy vendet ishin të lidhur me miqësi të pathyeshme, në bagazhet tona mjerane mund të ndodheshin sende, të ciët, në Shqipërinë e asaj kohe, ishin të ndaluaratë qarkullonin. E kam thënë më lart: në vendin tonë aso kohe nuk lejohej të qarkullonin as letrat e bixhozit. E çfarë mund të kishte brenda një valixhe studenti? Me paratë që merrnim, ne që ishim duhanpirës, mezi kishim mbledhur ndonjë cent, sa për të blerë dhurata simbolike për të dashurit tanë. Megjithatë iu bindëm rregullit e kaluam andej nga na thanë; nga zyra e doganës.

Në Kinën e atyre viteve, kontraceptivët shiteshin në çdo dyqan e ishin aq të lirë sa disa shitëse ti jepnin në vend të restos. Tek ne përdoreshin vetëm në institucionet shëndetësore, me rekomandimin dhe nën këqyrjen e specialistit përkatës. Dy të afërm, të cilët kishin shumë fëmijë e nuk donin të lindnin të tjerë, më kishin porositur t’u sillja nga Kina, të tillë mjetetë cilët parandalonin shtatzaninë. . E pleqërova çështjen me mikun tim kinez, përkthyesin “flori”nga Ujguri, Petjan. Ai më siguroi disa tableta, të bardha, me madhësinë e amlodipinës, të cilat duhet ti vendoste femra brenda organit gjenital, 30 minuta, para aktit seksual. E nuhata hilenë e doganierëve, të cilët e shtrinin kontrollin deri në pjesët intime të trupit, prandaj ia lashë kontraceptivët një detari, nga Durrësi, me të cilin zura shoqëri gjatë lundrimit. Durrsaku, i ri, me trup mundësi, shtatshkurtëre me flokëkaçurrel, mjaft energjik, mekanik i mirë, jo vetëm e nxorri porosinë nga dogana por ma solli atë në Tiranë. Detarët, gjatë lundrimit na kishin informuar se doganierët janë të specializuar dhe i dinë të gjitha hiletë e mundshme të ardhacakëve. Ata të kontrollojnë edhe në trup, na thanë detarëtqë i zumë shokë. Mendova hilenë që do të përdorja për të kaluar një palë letra bixhozi prej kaproni, të cilat i kisha për zemër. Doganierëve hileqarë, mund t’ua dilje vetëm me hile. E gjeta rrugëdaljen por e mbajta për vete. Mënyra e mashtrimit ishte e thjeshtë por rezultoi efikase. Letrat e bixhozit i ndava në dy pjesë dhe i futa midis çorapeve dhe këmbës; gjysmat e tyre në sejcilën këmbë. Mbatha këpucët e bukura, me llapë të cilat i bleva në ekspozitën e Pekinit. Këpucët ishin të gjëra e më nxunë me gjithë objektet e ndaluara. Një nga një, na urdhëruan të kalonim në dhomën ku do ti nënshtroheshim kontrollit të rreptë doganor. Më erdhi radha. Nuk ishja pa emocione.

Nëpunësi i doganës, një mesoburrë, me trup të inët e kokë të thatë, me pak flokë e me syze miopi në sy, me “xhentilencë”, pa drojë tha: “Na falni për bezdinë, por e kemi si rregull t’ju kontrollojmë edhe në trup”!E dija që kështu e kishin udhëzuar mjeranin, ndaj u përgjigja: “Si të jetë rregulli, nuk kam kundërshtim”! Isha i bindur se nëpunësi i doganës do të prekte me dorë privatësinë time, duke i futur duart edhe atje ku nuk dëftohet. Shpresoja se hilenë time, sikur të isha njëri nga ata pleqtë magjistarë kinezë, nëpunësi me eksperiencë nuk do ta kapte. Rezultoi e dobishme dredhia ime. Malli i sjellë kontrabandë nuk u diktua e unë, me hapa të ngadaltë se mos më diktonin të fshehtën, dola nga korridori ku të “futnin duart”, sipas ligjit. Asnjërit nga shokët e mi, kontrolli “irreptë” doganor nuk i ndaloi asnjë send (nuk them dot mall)

Me një autobus të Ministrisë të Mbrojtjes erdhëm në Tiranë. U strehova në familjen e një të afërmit tim, në Tiranë të Re, i cili, aso kohe ishte punonjës i sigurimit të shtetit. Në shtëpinë e tij isha i mirëpritur dhe, siç ishte tradita e gjetur e atyre viteve, në shtëpinë e të afërmit hyje pa trokitur. Të nesërmen, më 2 Maj 1963, së bashku me shokët e mi u paraqitëm në Ministrinë e Mbrojtjes. Na priti një punonjës i Drejtorisë të Kuadrit të kësaj ministrie dhe një përfaqësues i Komandës së Aviacionit. Derisa të kompletoheshin dokumentet, për emrimin tonë në detyrë dhe gradimin oficerë të Ushtrisë Popullore, na dhanë pagën e pilotit të thjeshtë (shoqërues) dhe 1 muaj leje, për të shkuar pranë familjeve. Përfaqësuesit e shtetit, ata që na pritën, na bënë me dije se, kur të ktheheshim nga leja, nuk do të paraqiteshim në Ministrinë e Mbrojtjes por në Regjimentin e Aviacionit të Rinasit. Na dhanë kështu emërimin paraprak: pilotë gjuajtës – bombardues dhe repartin ku do të shkonim. Të 5 shokët, siç erdhëm nga shkolla e aviacionit, nuk na ndanë. Kjo, doemos na gëzoi.

Qendrova 2-3 ditë në Tiranë, shëtita nëpër qytetin për të cilin kisha mall. U takova e u shmalla me të afërmit, në ditën e pastajme, me tren, u nisa për në Fier. Deri në Fier shkonte treni i pasagjerëve. Fjeta atë natë, në një hotel, emri i të cilit nuk më kujtohet. Hoteli ishte në rrugën automobilistike që të çon në Qafën e Koshovicës e më tej në Levan. Punonjësja e hotelit, një grua, e sjellshme dhe e kulturuar, u soll me mua me korrektësi e me dashamirësi. Të nesërmen, herët në mëngjes, u nisa për në Krahës, nëpërmjet Mallakastrës (ishte e vetmja rrugë makinash), me një kamion, gjoja pasagjerësh, të pajisur me stola druri, të trashë e i mbuluar me mushama. Aiu ngjante kamionëve ushtarakë. Shoferi i kamionit, një barkalecme moshë mesatare, me emrin Kamber, rrugës bënte ligjin. Ai e ndalonte kamionin kur e ku të donte, merrte në makinë cilindo që i nxirrte dorëndhe e kishte xhepin plot me para. Rrugës nuk pashë ta ndalonte ndonjë polic. Rruga automobilistike përfundonte në Krahës (qendër) ; më tej mund të shkoje në fshat në këmbë ose i hipur në ndonjëkafshë dore.

Në Krahës (qendër) mbërrita në mesditë. Më duhej të udhëtoja edhe 1 orë, në këmbë, për të mbërritur në shtëpinë time. Në dorë mbaja një valixhe të lehtë si konstruksion por të mbushur me dhurata. Ajo ishte e rëndë e në atë distancë, në dorë nuk mund ta transportoja. Më erdhi në ndihmë një bashkëfshatar i cili e ngarkoi valixhen time në samarin e gomarit. Rrugës për në mëhallën time (Ahmetaj), e cila gjarpëron nëpër një sistem kodrash (rrugë dhish), u shkëmbeva me mjaft bashkëfshatarë, të rritur e të mitur. Të miturit, të cilët sapo kishin përfunduar mësimin e asj dite, në shkollën e vetme të fshatit e cila ndodhet në majë të bregut e dominon të 8 mëhallët e Kalivaçit, më hapnin udhën e më përshëndetnin me togfjalëshin “mirëdita “, duke ngritur dorën e djathtë lart, siç përshëndetnin aso kohe pionierët. Mjaft prej tyre nuk i njihja por u ktheja përshëndetjen, miqësisht, me shumë dashuri. Më të rriturit, shumica e të cilëve më njihte personalisht, ndalonin, përqafoheshime më duhej t’u përgjigjesha pyetjeve të shumta të tyre.

Ishte buzëmbrëmje kur mbërrita në shtëpi. Nënën dhe babanë i gjeta jashtë, në avlli. Sejcili prej tyre ishte ulur mbi një sofat. Vëllai i vetëm, Dilaveri erdhi pak më vonë. Atë e kishte ngarkuar babai me detyrën për të sjellë tufën e dhenve, në shtëpi. Të përmalluar, si unë dhe të dy prindërit e mi, u përqafuam e nuk shkëputeshim dot nga krahët e njëri-tjetrit. U futa brenda e u ula në qoshen e djathtë të shtëpisë përdhese, mbi një shilte, me lule, të cilën e kishte thurur nëna me dorë. Akoma pa shkëmbyer përshëndetjet e pa mbaruar pyetje- përgjigjet, siç ndodh rëndom në këta raste, shtëpia u mbush me gra e pak më vonë edhe me burra. Ishin njerëz të afërm dhe gjitonë, të cilët kishin mësuar përardhjen time. E para erdhi Hysnijatë cilës i thërrisnim Ninija. Një plakë me tipare burri, me origjinë nga Kolonja e Gjirokastrës. Pas saj erdhi Tajanja, e kudondodhura e mëhallës dhe Memja, të dyja moshatare me nënën time. Më pas erdhi Nefizeja, Xha Lazja, Muharrem Kamberi i shkathët e i mprehtë, nga mendja e nga goja, Hyrija, Hatemja, Samoja, Zonja e Vogël, Loloja e mjaft të tjerë. Dukej sikur gratë garonin me njëra – tjetrën; kush të takohej më parë, me mua e kush të pyeste më parë. Nuk kishin njoftim se do të vija atë ditë, por, sapo më pa njëri, njoftimi u përhap gojë më gojë, me shpejtësinë që qarkullon thashethemi. Urimet “u derdhën si lumë”; ato i priste nëna. Kur erdhën dhentë, babai “u fut në rol”. Mbasi i sistemoi, në kasollen pranë shtëpisë, me shpirtin bujar të spikatur, bëri zakonin që kërkonte ajo ndodhi. Bariu i njohur në tërë trevën, siç e kishte traditë, kapi një qingj pirës, më të mirin e qingjave, atë që kishte taksur për mua i cili kishte lindur qysh në janar, e theri dhe e ropi, në mes të avllisë, të shtruar me pllaka guri. Nuk e shkoi në hell, siç bënte zakonisht, nga droja se do ti shkrinte dhjami i qumështit por e poqi në saç. Shijen e kishte të njëjtë, sikur ta kishte pjekur në hell. Atë natë e gdhimë. Ditët që pasuan nuk mundën ta shuanin mallin e akumuluar nga mungesa ime e gjatë. Një vit e gjysmë, pa marrë asnjë lajm a letër prej meje. Vizitat, ftesat, gostitë, nuk më lanë të shmallesha plptësisht me pjesëtarët e familjes dhe me fisin. Më duhej të bëja vizita tek të dashurit e mi. Vizitën e parë ia bëra motrës së vetme; Lumturisë. E kishte djegur malli Lumen; siç digjet motra për vëllanë, sidomos kur e ka të larguar e të mërguar. Pastaj vajta tek teze Sherina, në Zhulaj. Duhet shumë tezja, në veçanti kur nuk e ke njohur hallën. Asaj gruaje burrëreshë, banorët e fshatit i thoshin: “Ti je nëna e fshatit”. E meritonte këtë ofiq, ajo grua, për gjykiminsaj dhe për atë sjellje tejet njerëzore.

Gjatë ditëve që qendrova në fshat, nuk lashë pa shkelur asnjë shtëpi. Kisha munguar gjatë e në çdo familje, diçka kishte ndodhur. Njeri kishte patur dasmë, një i dytë ishte shtuar me fëmijë, një tjetër ishte fejuar, dikush ishte liruar nga ushtria, në ndonjë familjekishte ndodhur dhe ndonjë fatkeqësi etj. Jeta i ka e i do të gjitha; si gëzimet dhe hidhërimet. Më duhej të shkoja, me dëshirë e kënaqësi, i pa imponuar nga njeri. Dashuria dhe respekti për njerëzit ishte motivi që më bënte t’u gjindeshapranë atyre njerëzve të mirë.

Pas një muaji, u ktheva në Tiranë. Së bashku me Andrea Tolin, Adem Çeçën, Dhori Zhezhën dhe Nipçen (Bashkim Agollin), shkuam në Rinas e u paraqitëm në zyrën e Komandantit të Regjimentit, të lavdishmit Niko Hoxha. Koloneli autoritar na priti, i gëzuar e na uroi mirseardhjen. U gëzua, i paharruari Niko Hoxha, babai i aviacionit shqiptar se do ti shtoheshin pilotët, të cilët i donte aq shumë. Me buzëqeshje në, koloneli na paraqiti detyrën dhe regjimentin që komandonte. Ai na dha lajmin e mirë se ishim graduar, nëntogerë e ishim emëruar pilotë gjuajtës- bombardues në atë regjimenttë sapokrijuar. Të gjithë do të rrjeshtoheshim në skuadriljen e dytë e do të fluturonim me aeroplanët Mig-17 F. Skuadrilja e dytë kishte 12 aeroplanë të tillë, të rinj, me resurse të plotë. Komandant i skuadriljes ishte piloti i talentuar, nga Vunoi Kosta Neço Dede, me gradën e kapitenit të parë. Zevëndës komandant i skuadriljes ishte kapiteni i dytë Gëzdar Riza Veipi, një tjetër pilot i talentuar, me origjinë nga Picari i Gjirokastrës.

Regjimenti kishte “uri “për pilotë e mezi na priste. Pa u pajisur me uniformë oficeri, nisëm të fluturonim. Na pajisën me kominoshe e në këmbë kishim mbathur atlete, siç erdhëm nga Kina. Nuk ishim të pajisur me uniformë oficeri. Dita-ditës, punët rrodhën në shtratin e tyre e ne u integruam shpejt, në atë mjedis e në atë kolektiv interesant. Ishim të së njëjtës rracë dhe ia dinim asaj pune. Aeroplanin e panjohur për neMig-17F e përvetësuam relativisht shpejt, pa patur variantin mësimor, icili erdhi në regjiment, shumë kohë më pas. Pa kaluar shumë ditë “shijuam” të qënit në gatishmëri luftarake. Fillimisht si udhëheqës fluturimi i çiftit roja, e mbasi fluturuam, u futëm në gormacion, në rolin e shoqëruesit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

One thought on “Nga Kaukazi i veriut në Mançurinë e largët”

  1. Respekt, mall dhe dashuri te pafund per babane, gjyshin e dashur, “vellain” tim te madh, shokun tone te ngushte :
    Pilotin, pedagogun e shume breazave pilotash shqiptar, Majorin e Aviacionit ne Vend Komanden Qendrore te Republikes se Shqiperise
    Z. Dalip Shaqir Xhixha.
    I vleresuar per aftesite profesionale si pilot/pedagog dhe person i shquar per kulturen dhe njohurite e thella ne cdo fushe te jetes,jo vetem brenda Shqiperise por dhe jashte kufijve te Shqiperise,per z.Dalip Xhixha me 2 Qershor 2016 iu rezervua nje nder special (e pamundur per dikush…) ku pilotat ushtarak kanadez u ngriten nga baza ajrore (disa qytete larg) dhe fluturuan ne formacion “FLYBY-SALUTE” per te nderuar kete person te mrekullueshem dhe shume te dashur per ne te gjithe.
    Z. Dalip Xhixha, te falenderojme shume nga thellesia e shpirtit per :
    – Jeten tende qe ja dedikove familjes dhe miqve te tu,
    – Per mrekullite qe krijove dhe ja le trashegimi kesaj shoqerie qe nuk duhet “gjykuar” se eshte pjese komplekse njerezore…
    – Per dashurine qe na dhe dhe qe te rrethonte nga te gjithe ne qe te duam shume i nderuari z. Dalip Xhixa.
    – Per te ardhmen tone te lumtur si rrjedhoje e kontributit tuaj familjar dhe shoqerore ne te kaluaren dhe prezent…
    – Per kujtimet e bukura qe jane ngulitur thelle ne zemrat tone…
    – Per keshillat tuaja te cmuara dhe optimizmin qe na ke mesuar, me syte drejt te ardhmes dhe dashurine per jeten qe na rrethon.

    Me fat dhe i lumtur qe ke qene babai dhe shoku me i mire ne kete bote komplekse njerezore.
    Armando XHIXHA
    KANADA
    Vs.01, 2016

Comments are closed.