Hedhja me parashutë e studentit për pilot, para nisjes së fluturimeve me aeroplan është domosdoshmëri. Kemi të bëjmë me një ndodhi, ndoshta nga më të rëndësishmet e më seriozet në jetën e një piloti. Është fjala për hedhjen e parë, pa të cilën, studenti nuk mund as ti afrohet kabinës së aeroplanit. Në hedhjen e parë me parashutë, piloti i ardhshëm, provon diçka të cilën, më parë as që e ka përfytyruar. Ai shkon drejt të panjohurës misterioze. Vetëm ai që e ka provuar këtë gjë mund të ketë shijuar kënaqësitë dhe të papriturat që e përcjellin atë dukuri. Lexo të plotë
Monthly Archives: August 2014
Sa shpejt u përshtatem
E kam menduar gjatë por nuk kam mundur të arrij në një përfundim të qartë e bindës; si u bë i mundur ai kohezion, në marrëdhëniet mes nesh, adoleshenteve nga Shqipëria e largët dhe vendasve që gjetëm, në shkollën e aviacionit e në atë qytet. Kohët e fundit kam biseduar me disa shokë, të atyre viteve të largët, të cilët i kanë përjetuar nga afër ato kohë e kanë pasur lidhje të ngushta me ata njerëz. Në tërësi konvergojmë në një pikë por kemi dhe kundërshti. Njëra nga pikat ku nuk konvergojmë është: Nëse u afruam ne tek ata; apo ata u qasën tek ne ? Lexo të plotë
Sefja – Homazh për pilotin gjuajtës-bombardues Sefedin Hasan Tomçini, rënë në krye të detyrës
Sefedin Hasan Tomçini (Sefja) , u lind në fshatin Pollozhan të rrethit të Dibrës, më 7 qershor të vitit 1942. Ardhja e tij në jetë, si fëmijë i dytë i çiftit: Shime e Hasan Tomçini solli shumë gëzim në atë familje të re dibrane. Lexo të plotë
Në kushte optimale për punë e jetesë të rrethuar nga kujdesi i shtuar
Para se të niseshim për në Bashkimin Sovjetik, gjenerali i Ministrisë së Mbrojtjes, në Tiranë, pasi na sqaroi situatat, na dha një porosi të çmuar: “Të bënim kujdes që të mos binim në provokacionet e vendasve”. Në gjirin e ish kampit socialist kishte ndodhur një e çarë e madhe. Në anët tona, kur prishet në mënyrë të pariparueshme një lidhje thonë: “Buka e thyer, nuk ngjitet kurrë”! Lexo të plotë