PROLOG
Shëmtia që ndikoi fuqishëm, për keq në jetën e Bilush Gani Imerit, pilotit të dashuruar me ajrin dhe me lundrimin ajror, nuk mund të jetë një rastësi; as një dukuri e izoluar; ajo është unikale për Shqipërinë e atyre viteve por dhe më gjerë. Kush ka vullnetin e mirë dhe mundësitë, le të provojë t’i qaset kësaj dukurie negative e t’i bëjë anatominë. Argumenti është i njohur e i urryer nga shumëkush. Djaloshi me tipare të spikatura njerëzore e me dëshirë të zjarrtë për t’u renditur me “ pulëbardhat”, pati fatin e keq të bonjakut pa mbështetje dhe ra viktimë e shpirtit të keq dhe e tekave “perandorake ” të njerëzve të keqinj, të cilët, në zemër kishin ligësinë. Bilushi, në vend të shoqërisë me ata që drejtonin “pulëbardhat”, siç vlonte së brendëshmi, mori si “shpërblim”, degdisjen në malin e Çajupit, me detyrë menaxhimin e deleve të kooperativës blegtorale të fshatit “ Asim Zeneli ”, në rrethin e Gjirokastrës.
Lexo të plotë