Jurij Gagarin u lëshua në hapësirën kozmike

Yuri Gagarin

Më 12 prill të vitit 1961, në orën 9, nga kozmodromi i Baikonurit të Bashkimit Sovjetik, me një raketë hapësinore tip: “Vostok 3KA-3”,  u lëshua në orbitë, piloti kozmonaut sovjetik Jurij Gagarin. Kjo ndodhi e veçantë ishte ndoshta ngjarja më spektakolare e atij viti. Për herë të parë, në historinë e njerëzimit, një njeri u hodh në orbitë, e kreu disa rrotullime rreth globit tokësor. Ishte një arritje e paparë e shkencës dhe teknikës së fluturimit. Jurij Gagarin, në rrotullimet rreth globit tokësor, brenda kapsulës kozmike, këndoi, në gjuhën ruse, disa kpëngë patriotike, të cilat u ndoqën, me kufje nga miliona njerëz. Ndodhia ishte e afërt me profesionin tonë, të pilotit, kësisoj kishim një motiv më tepër për t’u ndierë  krenarë. Lexo të plotë →

Mësuam, por dhe nuk u pajtuam

MiG

Shkuam në Bashkimin Sovjetik me qëllim që të mësonim shkencën e vështirë të fluturimit. Kjo ishte kryefjala e vajtjes tonë në atë vend me hapësira të pamat e me atë zhvillim, nga më të fuqishmit e kohës. Si na shkuan fluturimet, i kam përshkruar hollësisht në rubrikat e mësipërme. Nuk mund të anashkaloj dhe disa fusha të tjera ku mësuam gjëra të papara e të pajetuara më parë. Është fjala për ato mësime të cilat nguliten fort e lënë gjurmë të pashlyera. Ose kur janë të dobishme e të duhen gjatë gjithë jetës. Me bindje them se, ne, shkuam në Bashkimin Sovjetik, për tu bërë pilotë ushtarakë por nuk u kufizuam vetëm me këtë. Ne atje mësuam dhe mjaft gjëra me vlerë, falë mundësive dhe kushteve optimalë që gjetëm. Ishim në atë moshë kur truri i njeriut thith shumë e i përvetëson ato që mëson  brenda një kohe të kufizuar. Sidomos kur është fjala për disa fusha të jetës ku dijenitë tona ishin të varfra.

Lexo të plotë →

Prapësitë tona

Jeta dhe veprimtaria jonë mësimore, në shkollën e aviacionit, në Batajsk, edhe pse nuk pati ndonjë vazhdimësi kushedi çfarë, nuk mund të kalonte e qetë, si “në vaj”. Jemi  popull mesdhetar e shquhemi për temperament e karakter shpërthyes, ndryshe nga banorët që gjetëm të cilët, në shumicë, ishin të qetë e naivë të mirë. Ne vërtet shkuam për të mësuar teorinë dhe praktikën e fluturimit, por, si adoleshentë që ishim dhe pa përvojën e nevojshme të jetës, pa dashje e nga papjekuria jonë, krahas sjelljeve e punëve të mira, lamë dhe ndonjë shijë të pakëndshme. Duhet thënë se ndonjë prapësi e moshës, e cila u duk, në raportet me të tretët, kishte vetëm karakter vetjak, e nuk mund “ti vishet “ gjithë grupit të djemve nga Shqipëria. E nënvizoj këtë çështje, mbasi edhe kur shfaqej ndonjë sjellje a veprim, jo sipas normave të kohës, shokët e grupit, në tërësi, jo vetëm që nuk e përkrahnin, por, sipas rastit e mundësive, i kundërviheshin asaj. Ndodhte si me atë njeriun, i cili udhëton në një terren me baltë e i ngarkohen këpucët. Me të gjetur rast ai përpiqet ti pastrojë ato, duke larguar prej tyre baltën, e cila nuk është e tij. Gjithsesi, grupi i 6-të i studentëve për pilotë, nga Shqipëria, deri në fund mbeti kompakt e i pa-kompromentuar. Lexo të plotë →