Në kërkim të shokëve

Këtë kronikë, me material jetësor vendosa ta shkruaj jo në një ditë të vetme. Ditë pas dite e hap pas hapi, siç e solli jeta, ideja e këtij shkrimi u konsolidua e u poq, si e tillë. Mbasi e kishja kompletuar lëndën,një ditë, në një takim kafeje të rastësishëm, i fola për idenë që më kishtelindur,një shokuttim të hershëm, i cili e nisi rrugëtimin për t’u bërë pilot,së bashku me mua, në vitin 1960, në ish Bashkimin Sovjetik por, i detyruar, më pas, ndryshoi profil dhe është bërë poet e dramaturg i njohur.

Ai, i entusiazmuar për nismën që kishja marrë, miqësisht më porositi: “Atë gjënë që ke ndërmend të shkruash, titulloje:“në kërkim të shokëve””! E pëlqeva “pagëzimin” që më rekomandoi miku im i mënçur dhe nisa tësistemoja materialet që kishja në dispozicion. Në proçesin e akkumulimittë materialit jetësor, në një takim “të vështirë “me një tjetër mik, i cili ka penë “të hollë” e shkruan bukur, kur i fola për planet e mija, ai, sa s’bërtiti, me zë të lartë: “Do ti shkonte për shtat titulli: “Ku janë miqtë e mi”? Një titull që ngjan me një klithmë, me një ankim, i cili drejtohetkuturu e ngjan me një oshëtimë që del nga shpirti, shkon tek faqja e malit e kthehet mbrapshtpor e dëgjon vetëm ai që e lëshoi. Mendimi i këtij miku m’u duk i arsyeshëm e i pranueshëm dhe më dha më shumë vrull për ta çuar nismën përpara, drejt konkretizimit.

Jeta e njeriut vërtet është e bukur, por nuk mund të barazohet me një shesh ku ka vetëm lule. Ajo është tejet interesantedhe e mbushur me të pritshme e me të papritura. Disa ndodhi mund të parashikohen e mund t’u dilet përpara, por udhës ndeshen dhe të tjera, të cilat vijnë vetiu, pa paralajmëruar; madje ndonjëherë edhe jashtë dëshirës e vullnetit të njeriut. Në rrjedhën e jetës, ndodh të gjendesh mes ngjarjeve të mëdha e vrapon, pas tyre por kur hedh sytë anash, nuk i shikon ata shokë e miq, të cilet i ke për zemër por i ke “lënë” udhës. Të mungojnë e ndihesh keq nga mungesa e tyre. Natyra njerëzore e kërkon shoqërinë dhe miqësinë e nuk bën dot pa to. Madje, kur nuk ka të tillë,ai i kërkon e i gjen, e kjo nuk është keq; por miqtë dhe shokët e hershëm i dëshiron, i kërkon dhe bën çmos ti gjejë, pavarësisht nga koha që ka rrjedhur e nga mosha në të cilën gjendet.

Nisesh për udhë të gjatë,në ndonjë tast, i vetëm. Udhës takon njerëz, të cilët edhe mund të mos i njohësh. Bisedon me ta, mund tëulesh, mbi një gur apo rrëzë një ledhi, dredh një cigare apo dikur pinjë kafe. Në bisedë e sipër ve re se të puqen mendimetm e të e ke të njëjtin opinion për jetën, për punët, për njerëzit që të rrethojnëapo qan hallet me të. Ndodhtë ulesh pak për të pushuar e për të rikuperuar fuqitë e prap nisesh për të vijuar udhën që ke nisur, së bashku me bashkëudhëtarin tënd. Tashmë me një ndryshim cilësor; nuk je më i vetëm por ke bërë një shok e mik të ri, e udha të bëhet më e lehtë. Lidhesh me të e nuk ndahesh dot. Po të eci biseda e po të të puqen mendimet, bëhesh mik, për kokë dhe miqësinë e ree ruan sa të kesh frymë. Historia njerëzore njeh plot raste kur, një miqësi e lidhur rastësisht mes dy njerëzve jo vetëm është jetësuar nga të dy protagonistëtpor ajo lidhje e re miqësore u është transmetuar pasardhësve të tyre, të cilët e kanë forcuar atë më tej, duke e ruajtur si obligim moral, e duke i dhënë vlerat e një “amaneti”, me detyrimet që rrjedhin prej tij.

Gjurmë të pashlyera le në jetën e njeriut të qënit në të njëjtën klasë, në një bangë, në një paralel apo në të njëjtën shkollë. Emocionet e rëndësishme që të shkakton të qënit nxënës apo student dhe lidhjet aq të pastra, aq të pafajshme, aq fëmijërore që krijohen në këtë rast, janë piketa, të cilat nuk i shkul dot koha. Kush nuk e kujton mësuesin e tij të parë e kujt i është sosur mirënjohja dhe nderimi për ata njerëz që i kanë dhënë dije për botën e për jetën?

Ai që e ka provuar, e di mirë sa të fuqishme e mbresëlënësejanë lidhjet mes ushtarëve të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Jeta e ushtarit është e vështirë e kufizimet janë të shumta e të qënësishme. Jetohet nën të njëjtin regjim; përballohen të njëjtat vështirësi, kalon kohën e shërbimit nën të njëjtën çati, ushqehesh në të njëjtin kazan, përballesh me lloj – lloj vështirësish, të jetesës e të stërvitjes, i tregon shokut që ke pranë çdo të fshehtë të zemrës dhe ndan me të brenga e halle, kufizime e sakrifica, përballon situata të vështira që lidhen me zbatimin e kërkesave të disiplinës ushtarake, deri tek marrja e fjalës, me lejen e eprorëve. Ndoshta, gjatë shërbimit të detyrueshëm ushtarak, njerëzit, të cilët kanë moshën e rinisë, nuk ngurrojnë t’u dëftojnë atyre që bëjnë shokë e miq të afërt edhe të fshehtat e zemrës e u kërkojnë mendim për zgjidhjen e “hallit “që i ka pllakosur. Këto privacione e sakrifica i afrojnë njerëzit e kësaj kategorie me njëri-tjetrin; e konsolidojnë dhe e bëjnë të jetë jetëgjatë miqësia mes tyre.

Përfytyroni një djalë 18-19 vjeçar, i cili gjëndet i përfshirë në vorbullën e dëshirave e planeve të jetës, një ditë, vesh uniformën e ushtarit e shkon në repart, ku gjen shokë e miq, të rinj, të mbledhur nga treva të ndryshme të vdendit. Shokë e miq gjen e bën shumë, në repart, por atanuk i “mjaftojnë”; prandaj u referohet lidhjeve të herëshme, fisnore, krahinore apo thjesht njohjeve të rastësishme që mund të ketë përjetuar dikur. Gjëja e parë që kërkon të mësojë një ushtar, pas plotsimit të nevojave vetjake, është, të dijë, ku e si dërgohen dhe merren letrat. Siguron një fletore e një stilolaps dhe nis e shkruan letra. Ai shkruan, vetëm shkruan, pa patur një rend e një rregull; shkruan për këdo, mjafton ti kujtohet adresa e pritësit të letrës. Fillimisht i shkruan familjes: prindërve, vëllezërve e motrave, më tej të afërmve, ku dihet, në plan të parë dalin dajat, hallat, tezet dhe fëmijët e tyre, e pastaj, me radhë, i drejtohet gjithë atyre që u di adresën. Po të ketë lënë në fshat, lagje, qytet, të fejuar apo të dashur, me kujdes in për të ruajtur fshehtësinë e lidhjes, më tepër për të mos ekspozuar femrën, si gjë e brishtë, disa herë, letrat i dërgon tek “të tretët “, tek ata që janë të besuarit e tij. Dita – ditës, me kalimin e kohës, ushtari i ri, mbasi përshtatet me regjimin ushtarak e me shokë të tjerë dhe me të qënit larg njerëzve të tij, i rrallon letrat dhe “e harron “kutinë postare. Kjo është shënja e jashtme se i riu “ia ka marrë dorën ushtrisë”.

Kështu mund të themi dhe për ata fatkeqë të cilët jeta dhe rrethanat, të zgjedhura me dëshirë apo jashtë vullnetit të tyre i kanë dënuar të pëtjetojnë, me dhimbje, kushtet e rënda të izolimit nga shoqëria. Dy të burgosur, të cilët përjetojnë vuajtjet e shumta që shkakton veçimi nga pjesa tjetër e botës, të detyruar të jetojnëmes katër mureve,në ato kushte të posaçme, të rënda, pranë kanë vetëm njëri-tjetrin. Kuptohet, në ato orë të kufizuara “të ajrimit”. Ata lidhen fort me njëri-tjetrin për shkak të kushteve në të cilët ndodhen, shpesh i bashkojnë dhe mendimet e dëshirat, ëndrrat që kanë lënë në mes të udhës dhe shpresase një ditë do të jenëtë lirë, si gjithë të tjerët. Në të kaluarën,kur kushtet nëpër burgje ishin çnjerëzoredhe ai që vuante dënimin denatyrohej nga trajtimi si kafshë, e shikonte atë që kishte pranë si perëndi; ndante me të halle e brenga edhe fijet e duhanit apo krodhën e bukës aq sa mund të mberrinte tek ai, nga familjarët dhe nga të afërmit e tij.

Kush e ka provuar emigracionin dhe kurbetin e dikurshëm, mesiguri e ka të qartë çfarë do të thotë për një njeri, i cili jeton në dhe të huaj, nga halli apo nga malli, të takohet, qoftë edhe rastësisht e për pak kohë një njeri, i cili flet gjuhën e nënës së tij. Gëzimi dhe lumturia që ai ndjen janë shumëfish kur i ndodhtë takojë ndonjë krahinar, fshatar apo nga fisi i tij. Në anët tona, në të shkuarën e afërt, kurbetlinjtë që ktheheshin të gjallë nga kurbeti, kur i pyesnin: Si ja ke kaluar andej? ( kuptohet, në kurbet), të përgjigjeshin shkurt: “Në dhe të huaj edhe maçi të gris”! Pasiguria për jetën dhe punët e rënda e me rreziqe që bënin, në kushtet kur kishin vetëm njëri-tjetrin, i afronte shumë kurbetlinjtë dhe miqësia e lidhur mes tyre ishte e qendrueshmeEnuk fikej kollaj.

Pa marrë përsipër të bëj evedencë apo përgjithësime teorike, e kam të qartë se çdo njeri ka eksperiencën e tij në këto çështje, pozitive apo negative qoftë dhe ka çfarë të thotë për këtë pasuri e vlerë vetjake. Ajo që mund të them në këtë rast lidhet me faktin se njeriu, si qënje humane, e kërkon dhe e gjen shoqërinë e miqësinë, madje edhe kur nuk e ka. Kjo ka të bëjë me atë që njeriu nuk mund të jetojë i vetmuar. Duhet ta keni ndeshur, jo një herë në jetën tuaj, kur jeni takuar me një të panjohur, qoftë dhe për pak çaste. Ndër pyetjet e para që i drejtojnë njëri-tjetrit, dy të panjohur, mesiguri ka qenë: Nga të kemi? Si e ke emrin e mbiemrin ? C’punë bën? Sa fëmijë ke dhe të cilit seksi i përkasin ? Sa e merr rrogën ( pensionin)? A e njeh “filanin e fistanin”? etj etj. Të gjitha pyetjet kanë si synim njohjen, prezantimin e parë. Më pas, po të të “haet” muhabeti, i çon më tej pyetjet dhe proçesi i njohjes thellohet. Dikush, nga ata që e heqin veten për modernë, nxitojnë të deklarojnë, madje me zë të ngritur: “Kjo është mungesë qytetarie; kemi të bëjmë me shkelje të privatësisë”! Dakort, në një vështrim të sipërfaqshëm, ashtu duket, por po ti futemi pak analizës e të bëjmë pyetjen “Cili është qëllimi i pyetjeve dhe përgjigjeve, mes dy bashkbiseduesve, dalim tek përfundimi se ata kërkojnë shoqërinë, përkrahjen, po qe e mundur dhe miqësinë e njëri-tjetrit. Natyra e njeriut e ka brenda këtë përfundim dhe tentativë për komunitet.

Disa punë e profesionetë veçantëashtu si dhe disa kushte të caktuara jetese, ndikojnë fuqishëm e luajnë rol parësor në çështjen e zgjedhjes e të lidhjes me shoqëri apo miqësi mes njerëzve. Vështroni atë lidhje shumë të veçantë shoqërore dhe miqësinë që i lidh pilotët me njëri-tjetrin. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për nënujorët, minatorët e nëntokës e disa profesione të tjerë. Përveç faktorëve vetjakë, ndikim të madh luajnë kushtet e punës e të jetesës në shoqërinë e tyre të veçantë. Pa një shoqëri e miqësi si ajo, e tyrja, vështirësitë dhe rreziqet, zor se mund të përballohen e kapërcehen me sukses. Ashtu si kapja e objektivave të caktuara, pa kontributin e përbashkët është e pa mundur. Përfytyroni një lojë futbolli, ku 11 lojtarë, në harmoni me njëri-tjetrin zhvillojnë talentet individuale dhe si kolektiv fitojnë lojën. Mesiguri i keni parë si përqafohen dhe përgëzojnë njëri –tjetrin, me shpirt, kur realizojnë. Fryma e komunitetit, në këtë rast prevalon çdo mosmarrëveshje mes tyre. Kështu dhe në mjaft fusha të tjera të jetës.

Gjurmët që le shoqëria dhe miqësia e pastër që ke patur me dikë, të thërret e të detyron ta kthesh kokën pas, jo vetëm për të vështruar, me sytë e mendjes, udhën nëpër të cilën ke shkuar por dhe për të gjetur ata që ke lënë në këtë rrugëtim. Kur të mungojnë shokët dhe miqqtë e dikurshëm të krijohet ndjesia sikur nuk je i plotë, sikur diçka të mungon. Doemos, njeriu nuk ndihet mirë e i duket vetja“bosh”, kur nuk i ka pranëshokët dhe miqtë e dikurshëm, prandaj i kërkon e tenton ti gjejë ata. Dikush, me shpotithotë: “Janë çështje të moshës “dhe përpiqet ta argumentojëkëtë thënie me opinionin e tij se: “Shpejt je kujtuar, ku ke qenë deri tani”? E çmoj këtë mendim por nuk mund ta përqafoj. Nësenuk i ka harruar shokët dhe miqtë e vjetër e i ka plotsuar me të rinj, njeriu i mirëmendjen e ka tek ata që ka lënë pastë cilët nuk i harron lehtë. Kjo nuk është çështje moshe por një domosdoshmëri e jetës. SHënjë barazimi nuk mund të vesh; disa i ke dashur shumëpor, për arsye të ndryshme je ndarë prej tyre e të ka mbetur vetëm kujtimi aponostalgjia për ta. Në këtë kuptim, jeta nuk është gjithnjë e drejtë me ty,ajo të hedh në anë të ndryshme dhe nuk ke mundësinë ti shikoshshokët apo miqtë, prej 50-60 e më shumë vite. Këto janë kapriçiot e jetës; prapësitë e saj. Eshtë e vërtetë që për njeriun vjen një kohë e ai lashtohet; e “mbulon bora “dhe e lënë fuqitë, përparonsëmundja që lidhet me kujtesën e mendimi vyshket, por shokët dhe miqtë, i kujton e i kërkon . Kërkon të rivendosë lidhjet e humbura e,kur janë mundësitë, të vazhdojë shoqërinëaty ku e ka lënë në rininë e tij, pavarësisht ndryshimeve të dyanëshme që kanë ndodhur.

Po të bënim një përpjekje për ta parë shoqërinë e miqësinësipas moshës, do të gjenim, përafërsishtnjë mozaikë të tillë:Në fëmijërinë e herëshme, ku mund të futet mosha parashkollore,shkolla fillore e ajo tetëvjeçare, shoqëria dhe miqësia marrin nuanca pafajësie. NJë fëmijë i kësaj moshee lidh shoqërinë e miqësinë, me tjetrin, natyrshëm, pa kurrfarë interesi e prapamendimi. Shoqëria dhe miqësia mes tyre është e brishtë, e pastër, si kristal, e freskët, si gurgullima e një përroi malor i cili rrëshqet mbi një shtrat guri dhe e pafajshme, si vetë vocërrakët. Fëmijët afrohen e bëhen shokë e miq, të vërtetë, për shkak se ndodhen në të njëjtën bangë, klasë apo paralel. Ata nuk dinë e nuk duan të dinë çfarë përfitimi do të kenë prej këtij afrimi. Çiltërsia e tyre në marrëdhënie me njëri-tjetrin arrin caqe të paperceptueshme. Ata i hapin zemrën njëri- tjetrit e i tregojnë çdo gjë, deri në intimitete që lidhen me nevojat vetjake të tyre. Gëzohen e lumturohen, kur tjetri merr dhjeta në mësime, ashtu sikundër dëshpërohen e ndihen keq kur nuk munden ti vijnë në ndihmë shokut apo shoqes që është në vështirësi e vuan, kur çohet në dërrasë të zezë e nuk u përgjigjet dot pyetjeve të mësuesit. Fëmijët lidhen fort e nuk qendrojnë dot pa njëri-tjetrin. Ata zihene zemërohen kot së kotime shoqi- shoqin e mezi presin të pajtohen, përsëri, duke sajuar lloj –lloj shkaqeshose fare pa shkak. Fëmijët e kësaj moshe janë aq shumë të përkushtuar e të sakrificës sa mund të “hidhen edhe në zjarr” për hir të shoqërisë e miqësisë që kanë lidhur.

Jam përpjekur ti kujtoj e ti gjej shoqet dhe shokët e mi të shkollës fillore, e cila shtrihet në vitet 1948-1952 ( mbasi çerdhe e kopshte në atë kohë nuk kishte). Disa herë jam orvatur të bëj lista me emrat e atyre që kam bashkëmoshatarë e të një viti shkollor. Diçka kam arritur e mjaft syresh i kam gjetur, vetë e me ndihmën e bashkëmoshatarëve.Kanë kaluar rreth 60 vjet e koha ka bërë të sajën. Disa“kanë bërë firo” e nuk janë më në jetë; të tjerë kanë shtegtuar në vise të ndryshme, brenda vendit e jashtë tij ose janë martuar e shtuar e nuk di ku janë aktualisht. Vajzat e klasës time, të zgjuarat e të bukurat: Xhika e Halil Lazes; Sherua e Zenel Novruzit; Hamideja e pafat e Qamil Sulos; Sanija e Sulajve (ndjersë pastë), Jeta bukuroshe e Myftarajve; Fatimeja, e Shefit Qazimit, Behija e Halim Beshirit etj,ashtu si motra ime e vetme, u martuan sapo mbushën 15 vjeç. Djemtë e klasës, si Myftari i Hysajve, Hiqmeti i Refat Adushit, Samiu i Azbi Bakos e shumë të tjerë, u rritën para kohe dhe morën udhët e kurbetit, nëpërmjet migrimit të brendshëm apo emigrimit. Sot e kësasj dite me mjaft nga të dashurit e mi të fëmijërisë nuk kam mundur të takohem. Kohët e fundit, me ndihmën e një shokut tim të fëmijërisë, takova, në Tiranë njërën nga shoqet e klasës të shkollës fillore, Hankon e Ahmet Fejzos. Ishte plakur,si unë. Për atë, ashtu si dhe për mua, ky takim ishte i papritur e, pa ndërhyrjen e shokut tim,nuk do ta kishim njohur njëri- tjetrin. I tregova shoqes time fotografinë e babait e të nënës të saj, të cilët, mund të jenë larguar nga jeta, të paktën para 50 viteve. “Ua, bëri të habiturin shoqja ime, ky është çeçua dhe kjo është Lulja ( nëna ) ime. Megjithse jeta ka rrjedhur e ka hedhur harrimnëmbi shumë gjëra, disa kujtime mbeten. Kështu më ka ndodhur dhe në raste të tjerë.

Shpejt vjen mosha e pubertitetit, e cila u takon, kryesisht viteve të shkollës së mesme. Eshte mosha kur vajza ndihet femër e djali e ndijen veten mashkull. Nis një lloj distancimi mes adoleshentëve e ata kanë prirje të bëhen më individualistë. Nis të zbehet e të mpaket interesimi i mëparshëm për njëri- tjetrin dhe ajo shoqëri e miqësi e pastër; pa interes, çbëhet e tjetërsohet. Vajzat dhe djemtë nisin të bëjnë disa llogari, për jetën. Mes tyre lindin e kristalizohen ndjesi e prirje të tjera; shoqëria e miqësia mes tyre sikur merr disa nuanca serioziteti e nisin ndjelljet seksuale. Djali, nuk e shikon më shoqen e bangës si motër por nis të mendojë disi ndryshe, për të. Atij i krijohet një ndjesi e rreme, e i duket sikur të gjitha vajzat që ka rreth e qarkkanë rënë në dashuri me të e ai nis të “kapardiset”, duke bërë çmos të bjerë në sy e të duket mbi shokët. Këtu merr udhë mendjemadhësia e shkëputja nga shokët. Nëse më parë djemtë e së njëjtës klasë, ishin mjaft të lidhur e ruanin “sekretet” e shoqi- shoqit madje, shpesh, bashkërishtblinin edhenjë paketë cigare, të cilën e pinin në fshehtësi, largsyve të mësuesve të tyre; tashmë djali, nuk lë rast pa e evidencuar veten si i rritur. Nisin të duken prirje drejt interesit e leverdisë vetjake, lidhur me zgjedhjen e shkollës apo të profesionit, interesat ekonomike dalin në pah, ekuilibret e mëparshme shoqëroreprishen dhe “kërraba tërheq nga vetja”.

Të tjera nuanca merr shoqëria e miqësia, në moshën e pjekurisë, në kohën kur njeriu është i dashuruar, kur fejohet e martohet, kur bëhet me fëmijë e më pas. Në këto etapa të rëndësishme të jetës, në plan të parë dalin interesat e ngushta e njeriu fillon të bëjë llogari. Interesimi për shoqërinë e mëparshme nis të venitet dhe, nga jashtë krijohet përshtypja sikur mes shokëve ( shoqeve) të dikurshëm, ka rënë ftohtësia. Kur një njeri, së jashtmi shikon atë dukuri që ngjan me ftohjen, padrejtësishti lind mendimi sikur ajo miqësi e zjarrtë, u shua e shoku ( shoqja) prej të cilit ( të cilës)nuk ndaheshe dotu harrua. Në dukje, theksoj vetëm në aparencë, të duket sikur tashmë vemendja është spostuar e vetë njeriu është tjetërsuar. Në të vërtetë dashuria për gruan ( burrin), fëmijët biologjikë dhe të adaptuarit është një gjë e veçantë, deri në shënjtëri por, sido të jetë, ajo nuk i ka të plota vlerat, pa lidhjet e mësipërme,ashtusi nuk mund ti zerë vendin një miqësie të lidhur me sinqeritet e me zemërmirësi mes palëve. Në rastin më të mirë, lidhjet e shëndosha të miqësisë transmetohen e forcohenedhe mes bashkëshortëve të ardhshëm e pinjollëve të tyre. Ndoshta, pas një lidhjeme miqësi të re, koha që i kushtojnë njëri – tjetrit dy miq të mirë, mund të jetë më e kufizuar, por jo edhe dashuria e respektipër njëri-tjetrin. Jam lidhur me shoqëri e miqësi, prej më se 50-60 vitesh me Vezir Fejzo Muharremaj e me Ahmet Sulejman Zogu, apo me Gjonlekë Ahmet Zenelaj etj, por vitet e shkuar dhe ndryshimet që kanë ndodhur në jetën e sejcilit prej nesh nuk e kanë zbehur dot dashurinë për njëri-tjetrin. Dashuria dhe miqësia janë dukuri që nuk shuhen lehtë, as nga koha, as nga ndodhitë.

Me disa shokë e miq të lashtë, prej kohësh nuk jam takuar e jam mjaft i malluar për ta. Kur i kam takuarrastësisht apo kur i kam gjetur, pas kërkimesh këmbëngulëse, nuk e përfytyroni dot çfarë kënaqësie e lumturie kam përjetuar. E them hapët: jam rilindur e përtërirë, si kurrë ndonjëherë. Për fatin tim të keq, me disa të tjerë, prej kohësh nuk jam parë e për këtë jam ligështuar. Disa janë ndarë nga jeta; kjo është e natyrshme dhe e paevitueshme. Me të tjerë, nuk më janë puqur “trajektoret “e lëvizjes,prandaj nuk i kam ndeshur në udhën e gjatë e të vështirë të jetës. Brengosja, më vjen ngaqë nuk ndihem mirë, diçka më mungon, jam i paplotë. Kjo është prirja përse kam rendur e vrapoj drejt tyre, pa pushim. Më ka ndodhur ti gjej disa e jam gëzuar, por nuk janë të paktë dhe rastet kur jam zhgënjyer e më ka pushtuar trishtimi, për shokun, të cilin nuk jam i zoti ta gjej. Sa shumë e kam kërkuar mësuesin tim të parë, gjirokastritin e mirë Vasil Kola, i cili më mësoi shkronjat e shqipes, në klasën e parë, në atë shkollën e fshatit tim, të ngritur me mureguri, e të ftohtë, akull, në vitin e largët 1949. E kam kërkuar gjat, gjithë jetës por nuk e kam gjetur. Më thanë se ka ndryshuar profil; është bërë mjek veteriner por dhe me këtë identitet, nuk rashë dot në gjurmët e tij. Më besoni: kam shumë mall për të e malli më djeg, si zjarr. NJë takim me atë njeri, i cili,për mua është një “Perëndi”, ndoshta do të mi zgjatëte vitet që më kanë mbetur për të jetuar. Se shoqëria e miqësia, qoftë dhe e lashtuar, është shtysë, kurajo, optimizëm, për t’u përballur me të papriturat që sjell jeta. Duhet të keni dëgjuar, nëse nuk e keni parë, një dukuri jetësore: Një njeri që lëngon në shtrat dhe e pret fundin e tij të natyrshëm ose nga një shkask jetësor, edhe kur e ndjen fundin e ka një shpresë me dshpresë se do ti vijë djali, vajza, i afermi, i dashuri, të cilin e ka larg syve dhe mezi e pret. Ai “shuhet” sapo njeriu i tij i zemrës i paraqitet përpara syve. Shumëkush mund të dijë raste të tjerë, të cilët, në jetë janë pa fund; unë do t’u dëftoj njërin, të cilin e di, mesiguri. Miku im Ahmet Sulejman Zogu, më ka treguar një rast drithërues, nga jeta e tij.

Në vitet 1960-1961, Ahmeti, së bashku me mua, ishte në Batajsk, në shkollën e aviacionit, ku mësonte për pilot. Nenën dhe Babanë, të dy të moshuar i kishte lënë në fshatin e tij të lindjes, në Valikardëtë rrethit të Dibrës. Gjat kohës që Ahmeti ndodhej jashtë shtetit, babai i tij, Sulejman Zogu u sëmur, papritur e zuri shtratin, pa shpresë. Priti gjatë ti vinte i biri i mërguar dhe lëngoi i rrethuar nga familjarët e tij, të kujdesshëm. Kishte vetëm një shpresë dhe ajo e shtynte; e mbante në jetë. Xha Sulejmani ( ndjesë pastë),mbante nën jastëk një fotografi, të djalit të tij të shpirtit; Ahmetit dheatyre që shkonin për ta parë, u thoshte: “Do të më vijë djali im, Ahmeti, i cili fluturon për hava, do ta shikoj Ahmetin tim të mërguar larg, tek Mockovi”. Por, koha kur do ti kthehej i biri ndodhi e largët dhe plaku i mirë u shua, me një brengë në zemër. Se malli e brenga për të mërguarin nuk shuhet kollaj; nuk thonë mëkot që shpresa vdes e fundit.

Për të rënë në gjurmët e disa shokëve e miqve të mi, më është dashur ti përfillem një pune tejet të veshtirë. Proçesin e të kërkuarit të shokëve e ka vështirësuar koha e gjatë që ka kaluar, disa ndryshime fizike që kanë ndodhur tek ne dhe elementë të tjerë dytësorë. Ja vlen të përmend që disa, për shkaqe vetjake, kanë ndryshuar mbiemrat dhe kjo e bën më të vështirë gjetjen e tyre. Nevruz Qamil Barutin, nga Pogradeci, portierin e klasës në shkollën e mesme, i cili e ka ndryshuar mbiemrin në Starova dhe aktualisht banon në Kanada, nuk e kam takuar prej vitit 1959. Kështu dhe shoku tjetër, Virgjil Jovani, të cilin në shkollëi thërrisnim Xhili; në Tiranë, ku banon tani, njihet me mbiemrin Marko. Ndryshimi i mbiemrit e vështirëson kërkimin, gjë që nuk ka nevojë të provohet. Migrimi i brendshëm dhe emigracioni jashtë vendit, janë shndërruar në faktorë frenues në proçesin e kërkimit të shokëve e miqve. I ndodhur përpara vështirësive dhe ndonjë dështimi, nuk u dekurajova e nuk më shkoi në mendje të tërhiqesha por vazhdova udhën.Disa synime i arrita. Pas më se një gjysmë shekulli takova shokë, për të cilët më kishte marrë malli e ishja i përgjëruar për tiparë e për ti takuar. Jo më kot thonë se: “Rasti është mbreti i botës”. E pranoj këtë përcaktim dhe pohojse rastimë ka përkëdhelur në kërkimet e mija qëllimmira. Pikërisht rasti fatlum më çoi tek zootekniku nga Hoçishti – Niko Popllo, ish bashkënxënës në shkollën e mesme, të cilin e gjeta në zemrën e Tërbufit, në verën e nxehtë të vitit 1972, në një stan dhensh, ku më gostiti me kos deleje, të cilin mund ta prisje vetëm me thikë. Rastësi e surprizë qe takimi me veteranin e aviacionit shqiptar Koço Andoni, i cili jeton në Boston, në atë zheg vere, në pyllin me pisha, në udhën malore që të përcjell tek shtëpia e pushimit të fëmijëve në Voskopojë. E njoha nga zëri kur komunikonte me të tijët, i zura udhën dhe e pyeta nëse i kujtohesha. Kushje ti ? tha Veterani. Mbasi i thashë emrin, ai, i entusiazmuar e i surprizuar tha: “Po përse nuk thua ? hajde të puthemi”. Siç duket u kthjellua që dikur kemi punuar së bashku, në regjiment e në shkollë. Edhe ai ishte i malluar, për shokët e vjetër. Me disa miq e shokë të hershëm, na ka ndarë, për një kohë të gjatë e ashtuquajtura luftë e klasave.Ajo, padrejtësishte pa vullnetin tonë na hodhi në anë të ndryshme të “gardhit” e, për shkaqe që sot duken qesharake, nuk mund të komunikonim me njëri-tjetrin. Takimet dhe bisedat me disa prej tyre, pas shumë vitesh kanë qenë tepër emocionante e mbresëlënëse. Disa prej tyre nuk janë më në jetë dhe ndjesa, sido që e sinqertë, tashmë nuk ka vlerë. Me disa jam “takuar” vetëm nëpërmjet telefonatave, internetit apo dërgesave. E tillë është bërë jeta: e vështirë dhe e ndërlikuar. Rastet janë të larmishëm e nuk i ngjajnë njëri- tjetrit. Nëse do të përpiqesha ti grupoja ata, do të kishim një mozaik tepër interesante. Mendoj, që në këtë shkrim të jap disa nga rastet më të spikatur, të cilët mund të jenë me interes jo vetëm për shkruesin e këtyre rrjeshtave.

Prej vitit 1959, kohë kur përfundova mësimet në shkollën e mesme, në Korçë, nuk ishja parë me njërin nga shokët më të mirë, me të cilin kishja qenë 4 vjet në të njëjtën bangë,meskraparliun e zgjuar,djalin e pashëm Ali Hidërshau. 55 vjet, pa u parë. NJë jetë e tërë. Ishim pa vënë brisk në faqe e tani na ka mbuluar kokën brazima. Kishja informacionin se shoku im i rinisë shkollore, jetonte në rrethin e Skraparit e punonte,si më parë – agronom. Gjithashtu kishja marrë njoftim se Aliu ishte martuar me shoqen tonë të shkollësIkbale Metollari, njëra nga vajzat jetime që erdhën në shkollën tonë nga shtëpia e fëmijëve. Nuk u martua vetëm Ali Hidërshau me shoqen e shkollës, madje dhe të së njëjtës klasë. Boksieri korçar Gjergji Loni Nako, u martua me shoqen e klasës, kolonjaren nga Shtika – Vasilika Thomai, njërën nga vajzat më serioze të shkollës. Ish nxënësi Ali Sulejmani, u martua me shoqen time të mirë nga Dishnica e Korçës Engjellushe Beluli; pedagogu Thoma Vesho, nga Pogradeci, zgjodhi për shoqe të jetës jetimen Mine Sinica. Shoku im i mirë Pandeli Tabaku(Pandushka), u dashurua e u fejua me Fitnete Klaiqin, e cila, më vonë u bë aktore dhe e braktisi Pandin etj. Bukuroshja Suzanë Agolli, ende pa përfunduar shkollën e mesme u fejua dhe përfundoi me martesë me Besimin, një agronom nga i njëjti qytet, nga Pogradeci. Ajo që mund të thuhet në këta raste na tregon se shoqeria, dashuria dhe miqësia e çiltër që hedh rrënjë në shkollën e mesme, por jo vetëm, bëhet pemë e shëndetshme e pas martesës jep fruta që hijeshojnë mjedisin.

Dua të kthehem tek historia e shokut tim të klasës Ali Hidërshau, i cili më “humbi “për më se 50 vjet. Përpjekjet për ta gjetur shokun, disa herë nuk dhanë rezultatet që prisja por unë e vazhdova punën e nuk u dhashë. Një shok i klasës, njëherazi dhe shok i Aliut, Xhemal Dauti, më siguroi se shoku ynë i përbashkëtështë në jetë dhe punon e banon në rrethin e Skraparit. Madje, ai më premtoi të më jepte dhe një pikë kontakti, gjë që nuk ndodhi. Kjo më ngacmoi e më vuri në sedër për ta vazhduar kërkimin, sipas një plani të menduar mirë. Pyeta banorë të trevës së Skraparit, të njohur e të panjohur, për të vjelë ndonjë informacion të freskët, por fillimisht nuk arrita asnjë rezultat. Kur takoja skraparlinj e i pyesja, pa droje, për shokun tim dhemerrja përgjigje negative, doemos dëshpërohesha e stepesha por nuk e ndërpreva misionin human që i kishja caktuar vetes. Kur ndonjëri nga ata që pyesja ngrinte supet, gjë që tregonte se ai nuk dinte gjë, mua më krijohej përshtypja e rreme, sikur thoshte: ama dhe ti, “ç’ja ke ngenë”? “ç’halle kemi ne e ku të rreh ty”. Në mendjen time kishte zënë vend opinioni i gabuar se shoku im ishte nga fshati Verzhezhë, por nuk doli kështu. NJë shitëse perimesh, në zonën ku banoj, e cila është me origjinë nga Skrapari, kur e pyeta për shokun tim, më tha: “E di unë “, e më dëftoi një dyqan, i cili, sipas saj ishte në pronësi të qytetarit Ali Hidërshau, të cilin kërkoja. Ajo shtoi se ai nuk është nga Vërzhezha por është nga fshati Rehovicë i po atij rrethi. Shkova në dyqanin që më rekomandoi shitësja e perimeve dhe një burrë, i cili tregtonte atje, ma konfirmoi njoftimin e mëparshëm. Me shumë mirësjellje delvinjoti me shpirt njeriu më dha dhe një numër telefoni dhe shtoi se pronari i dyqanit ku punon ai, banon në Tiranë. Epyeta për moshën e pronarit të dyqanit e ai më tha se “është një meso burrë”. Njoftimi që mora më gëzoi shumë dhe e mbajta vrapin në shtëpi.

Puna e parë që bëra: formova numërin e telefonit që më dha shitësi i materialeve hidraulike. Në anën tjetër u përgjigj një zë burri, i cili, pyetjes time nëse flas me zotin Ali Hidërshau iu përgjigj pozitivisht. E pyeta për moshën e ai pohoi se ka lindur në vitin 1958; kohë kur shoku që kërkoja ishte me moshë 17 vjeç. Më tej, i panjohurime emrin Ali, më sqaroi se në fshatin e tij, në Rehovicë të Skraparitjanë dy burra me të njëjtin emër e mbiemër ( Ali Hidërshau ), madje ai sqaroi se të dy janë kushërinj, por nuk janë i njëjti njeri. Kuptova se kishja dalë i zhgënjyer nga ky aksion e nuk u ndjeva mirë; por nuk i hodha armët. Mendovatë ve në jetë një plan tjetër. Përgatita një letër të gjatë, në të cilën i kujtoja shokut tim jetën që kemi bërë në shoqërinë e njëri- tjetrit, katër vjet me radhë( 1955-1959) në Teknikumin Bujqësor “Irakli Tërova”, në Korçë, ku u diplomuam agronomë të mesëmtë specializuar për frutikulturë. Letra ishte me nota prekëse dhe evokonte evenimente të jetuara nga të dy. Në albumin fotografik të familjes ruaja një fotografi të vitit 1956 në të cilin kam dalë së bashku me shokët e mi Ali Hidërshaunga Skrapari dhe Saliko çapoku, nga fshati Suhë i rrethit të Përmetit. Së bashku me letrën, futa në një zarffoton e mësipërme, të riprodhuar, dhe mbi të shënova adresën e shtëpisë dhe numërat e telefonëve. Do ta dërgoj në Skrapar, vendosa, ndoshta bie në dorën e shokut tim dhe veprova, me shpejtësi.

Një ditë, më 8 dhjetor 2011, dola tek stacioni i autobusëve të Jugut; atje ku parkohen dhe autobusët e linjës: Skrapar- Tiranë. NJë mori mjetesh me targa të ndryshme dergjeshin në vendin e rrethuar, aspak komod, i cilika emrin park, për parkimin e autobusëve. Njëri syresh kishte në ballë një goxha tabelë, mbi të cilën shkruhej, dukshëm, me shkronja kapitale: Tiranë- Skrapar. U afrova, disi i drojtur ngaqë nuk njihja njeri nga ata që ndodheshin rreth autobusit, për të cilin ishja i interesuar. Nëpërmjet disa shkallëve metalike, u ngjita në autobus.Mjeti “gjigand “me tëcilin mund të udhëtojnë 52 pasagjerë ishte thuajse bosh. Dy gra, të veshura me të zeza, me diferencë moshe nga njëra-tjetra kishin zënë vend në dy ndënjëse, pas kolltukut të shoferit. Fatorinoja, një meso burrë, thatim e shumë llafazan, siçjanë zakonisht menaxherët e autobusëve interurban, me zë të lartë e pandërprerë, ftonte kalimtarët të futeshin në mjetin e tij, duke treguar destinacionin e autobusit. Iu drejtova fatorinos, me fjalët: “kërkoj një shokun tim të viteve ’50 të shekullit të kaluar, i cili quhet Ali Hidërshau, dhe mund të banojë në rrethin tuaj”. “Nuk e njoh “, u përgjigj, prerë burri imcak, i cili vazhdimisht përsëriste të njëjtat fjalë: “Urdhëroni, për në Skrapar”! Dhe tregonte çmimin e biletës. Gratë, duke pëshpëritur me njëra – tjetrën më bënë me dije se e njihnin shokun tim. Më e moshuara i tha tjetrës: “Eshtë burri i Balit, e cila vdiq para pak kohësh”! Mora në të njëjtën kohë dy informacione: Shoku im ishte banor i Çorrovodës dhe e shoqja, Ikbal Metollari, ishte ndarë nga jeta. I sigurt se kishja rënë në gjurmët e atij që kërkoja, u zgjata grave zarfin, për shokun tim por ato refuzuan ta merrnin. ” Ne jemi gra, theksoi e moshuara dhe në Skrapar, gratë nuk para dalin, prit shoferin “, shtoi ajo. Ashtu bëra. NJë goxha djalë, i shëndetshëm deri në atë masë sa nuk binte në sy shtatlartësia e tij, hipi në autobus, zuri vend në kolltukun e tij dhe, kur vuri re interesimin tim, më pyeti si i kishja punët. I tregova drejtuesit të mjetit që transporton udhëtarë, shkurtimisht, “hallin tim”. ” E njoh unë, tha tjetri, ai banon në të njëjtin pallat ku banoj unë, në katin e dytë dhe është Drejtor i Kullotave të rrethit”! Kaq më duhej mua; e kapa pikën e kontaktit. Shoferi, emrin e të cilit, për pakujdesdinë time nuk e di as sot e kësaj dite, u tregua fisnik e tepër i njerëzishëm. Ai e mori zarfin në dorë e më siguroi se do ta çojë në destinacion, me të mbërritur në qytetin ku banon. ”Mos u bëj merak; e ke të sigurtë” – tha skraparliu fisnik dhe u ndamë.

Pas më pak se një javë, kur ndodhesha në shtëpi, më ra zilja e celularit. E hapa. Në anën tjetër të telefonit, një zë, pak i njohur më njoftoi: “Jam ai shoferi nga Skrapari, hajde tek parku i autobusëve të takosh shokun tënd, Alinë, se e kam sjellë”! Nuk dyshoja fare që ai deli djalë do ta plotsonte porosinë që i dhashë, por më befasoi shpejtësia me të cilën e kreu atë. U vesha, shpejt e shpejt dhe vrapova tek vendi ku parkohen autobusët e Jugut. U drejtova, me hap të sigurtë tek autobusi me tabelën: Skrapar- Tiranë. Disa burra qendronin para mjetit; mes tyre njoha shoferin“buçko”. Ai, gjithashtu më njohu dhe më tha: “Ja ku e ke Ali Hidërshanë”! dhe tregoi me dorë nga njëri prej burrave. I vrojtova, me vemendje, një nga një. Vështrimin e ndala tek një burrë i moshës time, i cili më ngjau me Alinë. Po ai Ali që mbaja mend nga koha kur ishim ndarë: me trup të mbushur, me sy të mëdhenj, të zes, por “të lodhur”, flokët i kishin rënë dhe ata pak flokë që kishin mbetur sipër veshëve ishin të bardhë. Me vështirësi e njoha por u binda se ishte ai. U përqafuam dhe qendruam pak kohë në krahët e njëri-tjetrit. Falenderova shoferin fisnik nga Skrapari, kapa shokun tim për dore dhe të dy shkuam për të pirë një kafe, në një kafeteri të preferuar. Meqënëse miku im Vezir Fejzo Muharremaj e njihte Alinë, i telefonava, ai erdhi menjëherëdhe kafen e pimë të tre.

I keni vënë re ata të moshuar ( burrë e grua ), të cilët respektojnë shumë njëri-tjetrin dhe, kur dalin kapen për dore ? Edhe ne të dy nuk e lëshuam shoku- shokun, për një kohë të gjatë. Më dukej sikur, po ta hiqja dorën nga dora e shokut, ai mund të më humbiste përsëri e ndoshta nuk do të më mjaftonte jeta ta takoja sërisht. Pimë kafe e biseduam rreth 2 orë. Çfarë ti dëftonim më parë njëri-tjetrit? Kishim shumë për të thënë; një jetë të tërë, pa u takuar. Shpesh, në rrëfimet tona i përzienim e i ngatërronim episodet.Donim të bënim informim reciprok, për çdo gjë që na kishte ndodhur në jetë. Në përfundim të takimit shkëmbyem numërat e telefonëve, duke e siguruar njëri-tjetrin se nuk do të ndahemi kurrë. Kishja hedhur një hap serioz dhe me bereqet, në misionin tim vullnetar e dashamirë.

Rasti tjetër, të cilin dëshiroj tua bëj të ditur, ka të bëjeë me shoqërinë që kishim në vitet 1960-1961 kur studionim për t’u bërë pilotë, në një vend të huaj, në Batajsk të ish Bashkimit Sovjetik. Kur mbërritëm në atë qytet, më 26 gusht të vitit 1960, ishim 36 djem, 18 vjeçarë, të mbledhur nga të gjitha trevat e vendit. Fizikisht ishim të gjithë në kondicion të mirë. Të gjithë gëzonim shëndet të plotë dhe shpirtërisht ishim të përgatitur për një ndërmarrje serioze, siç është shkenca e të fluturuarit. Në gjashtë muajt e parë të shkollës sonë, 6 shokë, për arsye që nuk vareshin prej tyre, u shkëputën nga grupi e nisën tjetër udhë, brenda armës të aviacionit. Fundviti i mbrapshtë 1961, bëri që grupi ynë, i fundit nga grupet e studentëve shqiptarë, pa përfunduar programin e fluturimeve, u kthye në Atdhe, me ultimatium, duke e prerë në mes ëndrrën tonë rinore. Shqipëria, në atë kohë nuk i kishte kapacitetet e nevojshme teknike dhe fluturuese përtë përballuar vazhdimin e fluturimeve aty ku ato ishin ndërprerë. Me këtë rast u bë një seleksionim drastik i cili la jashtë radhëve mjaft shokë nga tanët të cilët kishin treguar vlera të rralla si pilotë esi shokë e si miq të vërtetë. 7 shokë, mes tyre dhe shkruesi i këtij materiali, u nisën për në Kinë, në rrugë detare. Për 16 të tjerë u rihap shkolla e aviacionit, për pilotë, në Vlorë. 6 shokë, nga më të mirët, mes të cilëve: Vaso Pesha, nga Gjirokastra, Rrapo Kodheli, nga Rroskoveci, Lutfi Islamaj, nga Tepelena,Minush Karalliu, nga Tirana, Hysen Hyka, nga Kruja,Koço Ilija, nga Kuçova dhe Agron Balashi, nga Elbasani, u shpallën të paaftë për pilotë, u liruan nga radhët e ushtrisë dhe e gjetën veten në profesione e punë të tjera të rëndësishme, jashtë aviacionit e ushtrisë. Fati e deshi që me këta shokë e miq të mirë të mos shihesha prej kohës kur u ndamë, në fundin e vitit 1961. Të jem tërësisht i hapur, më kishte pikur malli për ta e nuk po duroja dot pa i parë e pa biseduar me ata goxha djem. Duhej kërkuar e duheshin gjetur shokët. Po kush do ta hidhte hapin, i pari? Nuk e di çfarë kanë bërë për këtë shokët e mi; unë, nga anaimee ndava mendjen: “përvola mëngët”. Kur e vendosa këtë, nuk mendova aspak për të kapur merita e lavde, për vete por, thjeshtë për njerëzi e mirësi. Me bindjen se çdo rast ishte i vështirë, nuk e mendova asnjëherë si të pamundur.

Rasti që dua tu bëj me dije ka të bëjë me shokun tim, të klasës ( grupit te studentëve për pilotë të Batajskutnjeriun e mirëformuar Vaso Leko Pesha, nga Gjirokastra. Pa më të voglin ngurrimsot, nga lartësia egjysmëshekulli mund të pohoj, pa mëdyshje se djaloshi simpatik, shtatlartë e mendjeqartë, natyralisht i zgjuar e i mprehtë, lindur e rritur në qytetin e gurtë ku në çdo derë e në çdo oborr gëlon mendjemprehtësia e gjykimi i shëndoshë, ishte një nga adoleshentët më në zë të komunitetit tonë shqiptar. Mjaft cilësi e tipare të karakterit na u puqën dhe shpejt u bëmë shokë e miq të mirë. Kishim shkuar larg, në dhe të huaj, për të përvetësuar, mes vështirësive të shumta, të rritjes e të profesdionit, shkencën e ndërlikuar të fluturimit. Ndamë së bashku kënaqësitë e paprovuara deri atëherë të teorisë e më pas të lundrimit në hapësirë; provuam arritje e kapërcyem të panjohuraekapriçio të një shkence të re; u rritëm e u veselitëm dhe u poqëm, në shoqërinë e njëri- tjetrit. Figura e pastër e Vasos dhe synimi i tij drejt më të mirës, më tërhoqën vemendjen e ne, të dy u lidhëm ngushtë. Por fati nuk e deshi që ky kohezion të ishte jetëgjatë.

Shpejt erdhi shtatori i hidhur i vitit 1961, kur na përzunë nga shkolla jonë e dashur e nga misioni i paplotsuar i fluturimit, në mënyrë mizore, ultimative duke na e ndërprerë udhën tonë për t’u bërë pilotë. Fundviti i mbrapshtë 1961 bëri që jeta jonë, por jo vetëm jona, të merrte drejtime të ndryshme. Prej asaj kohe, deri më sot, jeta na ka dënuar të mos shihemi me njëri- tjetrin e të mos i gjendemi pranë shoku-shokut, si në të mirë dhe në vështirësi.Kemi përjetuar një ndëshkim të pamerituar, të ashpër e të gjatë. 50 vjet, në jetën e një njeriu, nuk janë pak. Më vinte keq dhe kishja inat njëherazi, me fatin tim të mbrapshtë e me ata që e shkaktuan këtë tragjedi njerëzore. Kot thonë se Shqipëria është e vogël. Me Vaso Peshën kemi jetuar rreth 200 km larg njëri- tjetrit e nuk jemi parë për aq shumë vite. A nuk kemi të bëjmë me një padrejtësi, pavarësisht nga “justifikimet “që mund ti veshim kësaj dukurije të rrallë, duke u munduar të fajësojme herë këtë e herë atë faktor. Mosha, “ma mblodhi “e më vuri në vrap për të kërkuar shokun tim të kohëve të djalërisë.Kërkimi nuk ishte i lehtë. Koha e largët, ndryshimet fizike dhe sociale, profesdionet që nuk puqeshin me njëri- tjetrin etj,faktorë, objektivë e subjektivë, nuk ishin në anën time. Këtyre u shtohej dhe një rrethanë tjetër e pafavorshme. Në qytetin e Gjirokastrës ishin dy njerëz me të njëjtin emër e mbiemër – Vaso Pesha. Rastësia kishte bërë që, të dy, në të njëjtën kohë kishin studiuar në Bashkimin Sovjetik, njëri në Batajsk e tjetri në Krasnodar, për pilotë.

Pyeta, si fillim disa shokë të mitë që kanë shërbyer në aviacion, të cilët ishin gjirokastritë. Shkova me mendimin se Gjirokastra, aq është, “një grusht “me njerëz e mesiguri do ta njohin shokun tim. As Shpëtimi i Baxhajve, as Masari i Lengove, as Agroni i Galanxhinjve ( ndjesë pastë) nuk e njihnin mikun tim, të cilin e kërkoja me aq ngulm. Asnjëri nga shokët e grupit të Batajskut, nuk e kishte takuar gjatë jetës Vaso Peshën. Dikush më tha se ai kishte punuar një kohë të gjatë mësues; më pas në administratën bashkiake e tani, gjykuar nga mosha, duhet të jetë në pension. Vetëm kaq,pa u justifikuar, nuk mjaftonte. Vendosa “ti futem detit, në këmbë”! Duke gjykuar se mund të ketë lidhje fisnore me një titullar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, meqënëse mbajnë të njëjtin mbiemër,u bëra guximtar dhe e ndalova në rrugë, pa e njohur më parë, Besian Peshën. Ai, me qytetari e zemërmirësi, pyetjes time: “nëse e njeh shokun tim Vaso Kiço Pesha(emrin e babait e dija gabim), iu përgjigj pozitivisht. “E njoh,tha i panjohuri, është djalë i xhaxhait tim dhe jeton në Gjirokastër”.Menjëherë “u ngroha”e m’u shtua kurajua. Djaloshi, me dashamirësi e korrektesë i shkoi deri në fund kërkesës time; nxorri aparatin celular e më dëftoi numërin korespondent të shokut tim. E falenderova Besianin, për nderin që më bëri, dhe me të ardhur në shtëpi, i telefonova Vasos. Për fat, ai doli në telefon dhe midis nesh u zhvillua ky bashkbisedim:

N. Nelaj:Alo, ti je Vaso Kiço Pesha, nga Gjirokastra?

V. Pesha: Unë jam, por jo Vaso Kiço Pesha, ai ndodhet në Athinë; unë jam Vaso Leko Pesha!

Kuptova se e mbaja mend gabim emrin e babait të tij, prandaj nuk e kundërshtova.

V. Pesha: Cili je ti? Më thuaj ! Mos je Dhori? ( Bëhet fjalë për shokun tonë Dhori Nasi Zhezha, nga fshati Zharëz i rrethit të Fierit, i cili, në Batajsk ishte në të njëjtin grup fluturues, me Vaso Peshën).

N. Nelaj: Nuk jam Dhori.

V. Pesha: Po cili je atëherë? Dhe përmendi 2-3 emra të tjerë shokësh.

N. Nelaj: Gjeje vetë, unë do të të bëj disa pyetje, për të të ndihmuar!

Dhe nisa nga “konkursi”, në formë pyetje- përgjigjesh.

N. Nelaj: Më thuaj, ku ke qenë në vitet 1960-1961? Vasua m’u përgjigj me një Rusishte të pastër:

V. Pesha: V Sovjetskom Sojuzje. ( për fat të keq tastjera e kompiuterit tim nuk e ka alfabetin cirilik, prandaj po përdor atë latin).

N. Nelaj:Cfarë deshe që shkove aq larg ? Përse shkove atje? C’farë bëje atje?

V. Pesha: Nauçill ljetat na samoljotje.

N. Nelaj: Ai mban mend emrat e pilotëve instruktorë, të rusëve?

V. Pesha: I mbaj mend, si nuk i mbaj, dhe më përmendi disa syresh, si: Razinkov; Bobikov,Stjepanov; Hllistov; Ukollov; Tjutjerev etj.

N. Nelaj: Po shokët e tu, të grupit, a i mban mend ?

V. Pesha: I mbaj, që ç’ke me të! Dhe më përmendi disa, si: Dhori Zhezha; Bardhyl Lubonja; Roland Sofroni; Rrapo Kodheli; Lutfi Islami ( ndjesë pastë ); Sefedin Tomçini ( ndjesë pastë ); Adem Çeça etj. U binda se kishja të bëja me shokun që kërkoja dhe vijova më tej:

N. Nelaj: Me cilin mësoje gjuhën ruse? Ke patur një shok, me të cilin, çdo ditë mësonit 10 fjalë të reja dhenë mbrëmje bënit garë njëri me tjetrin?

V. Pesha: Kishja njërin- tha ai, por nuk përmendi ndonjë emër. Atëherë vijova ta pyes, më tej.

N. Nelaj: A të kujtohet kur futeshit në mensë? Pa u ulur në tavolinë i bërtisje kamerieres simpatike: Ninoçka, dajtje mjaso zhirnuju, svininu, zhirnuju ! E ajo, me shumë naze, servirte atë që kërkonit. Të mbahet mend kur; para se të uleshit në tavolinë, për të ngrënë, e mbaje vrapin tek dera e frigoriferit, ku rrëmbeje një grafin ( broke ) me kvas ( një pije freskuese vendase) të cilën e mbaje për vete?

V. Pesha: Qesh, me të madhe e tha: “Ua, edhe këtë e mbake mend”?

N. Nelaj: Do të të bëj dhe një pyetje, të fundit: A e kujton atë ditë kur ishit duke pritur radhën për t’u ngritur në ajër, me aeroplan, në start ( një vend në aerodrom që shfrytëzohet për lëvizjen e aeroplanëve) dhe me një shokun tënd u futët në parcelën me luledielli, të arrira, e cila ndodhej aty pranë. Morët dy kuleçë me fara e erdhët tek shokët. Ndërkohë kishte ardhur radha e fluturimit dhe shokët po u kërkonin. Kur ju panë me luledielli në duar, organizatorët e fluturimeve, “qëndisën” një karikaturë dhe shkrojtën si diçiturë: “Vaso Pesha i Nelaj, ubirajut urozhaj”! U shkrimë së qeshuri me prapësinë tonë.

V. Pesha: “Ua. a. a po ku je mor Knjaz ( princ; kështu më thoshin shokët). Samij lluçshij drug, moj horoshijtovarishdhe nisi të më thotë se: Ke qenë sportist i mirë, flokët i ke patur të zinj, të dëndur e dredha – dredha etj.

N. Nelaj, ( me vete): Mirë e ke ti po të më shikosh tani si jam transformuar, jam bërë me lule, flokët i kam më tepër të bardha e më të rrallë gjen ndonjë qime të zezë, jam bërë i bukur, shumë.

Shoku im, ftesës për të ardhur në Tiranë, që të takohet me shumë nga shokët tanë iu përgjigj negativisht, i kondicionuar nga një sëmundje veshkash, e cila nuk e favorizon të bëjë udhëtime të largëta. Si telefonata e parë mes nesh, ajo ishte disi e gjatë e u pasua nga të tjera, në ditët që pasuan. U kthye në një lloj riti lidhja jonë telefonike, të paktën një herë në muaj. Kohët e fundit Vasua u aksidentua nga një motoçikletë, e cila i rrezikoi jetën. Shpëtoi paq shoku im, por jo pa pasoja. I shpreha keqardhjen time, kur e mësova ndodhinë, por për shkaqe vetjake, nuk munda ti gjendem pranë e për këtë i kërkova ndjesë. Jemi lidhur më shpesh që prej asaj që ndodhi, me telefonata, mesazhe, shkëmbime shkrimesh dhe mes nesh lidhjet janë forcuar dita ditës. Vasua, për mendimin tim ka mbetur në ata parametra intelektualë, siç e njoh unë, madje i ka shtuar e përmirësuar cilësisht. Më ka mrekulluar me kujtesën e tij fantastike. Kur i dërgova një dorëshkrim kujtimesh nga jeta e përbashkëtstudentore, në Batajsk; mbasi e kishte lexuar vëmëmdshëm, më ktheu përgjigje nëpërmjet një letre të gjatë, ku sillte ndodhi interesante, nga ajo kohëtë cilat ishin fshirë nga kujtesa ime.

Dita – ditës, në takime individuale, kontaktova me shokët e grupit, të cilët në vitet e shndërrimeve demok ratike të cilëve mund t’u themi fare mirë çvendosje demografike, janë grumbulluar në kryeqytet dhe pranë tij. Ukrijuan kushtet për t’u mbledhur në një takim me pjesëmarrje më të gjerë, ku të bënin pjesë dhe shokë me të cilët nuk ishja parë prej shumë vitesh. NJë takim i tillë u bë i mundur në datën 9 dhjetor të vitit 2011, në Tiranë. Si pikë takimi, nëpërmjet telefonatave dhe mirëkuptimit mes shokëve të grupit, u caktua monumenti i luftëtarit të panjohur, pranë ish kinema “Partizanit”, vend të cilin e dinin të gjithë dhe si kohë, ora 10:00. Vendi dhe ora e takimit i kënaqnin kërkesat e veçanta të sejcilit prej nesh.

Në vendin dhe në kohën e caktuar, ishin mbledhur shokët: Bashkim Dervish Kozeli, Agim Refat Ismaili, SazanAbibi, Koço Biku, Vangjel Nasi Baba,JorgaqBakshevani, Sherif Çelo Hajnaj ( Braski), Dhori Nasi Zhezha, Ahmet Sulejman Zogu, Zyhdi Fetah Meçaj,Mihal Pano, Adem çeça,Petraq Koroveshi, Fadil Nenaj, RolandMandi Sofroni, Hysen Hyka, Rrapo Kodheli, Petraq Papaanastasi dhe Niazi Nelaj. Me disa syresh, nuk ishim parë qysh nga shtatori i vitit 1961. E shikonim njëri – tjetrin, me kureshtje e u munduam të fiksojmë çdo ndryshim, në pamjen e jashtme e në mendim. Nuk erdhën shokët: Vaso Leko Pesha, Bardhyl Kozma Lubonja, i cili ndodhet në Boston; Bahri Meshahu,Koço Ilijadhe Vangjel Koçi. Gjithashtu, apelit tonë të dikurshëm i mungonin ata që janë ndarë nga jeta. Sefedin Hasan Tomçini u vra në një katastrofë ajrore, kur fluturonte në aeroplanët mbizanorë Mig-19 S, në lartësi stratosferike; Minush Azis Karalliu, u nda nga jeta, pas një sëmundje të rëndë, të pashërueshme; Thanas Papa, beratasi “shpuzë dhepërgjegjësi i grupit, dhëmblanaku Lutfi Islamaj gjithashtu patën të njëjtin fat, me Minushin këngëtar; hokatari Mustafa Bajram Gjokutaj, vdiq nga një atak kardiak. Thonë se nuk është në jetë dhe elbasanasi me ngjyrë Agron Balashi, nga i cili nuk kemi mundur të sigurojmë asnjë njoftim.

Takimi ishte tepër i përmallshëm e mbresëlënës. Dikush dha mendimin të ulemi, për një kafe e të bisedojmë, shtruar. Propozimin e përkrahu i gjithë komuniteti. Zgjodhëm një kafeteri, aty pranë e u çapitëm deri në katin e dytë të saj ku e ndjemë veten më të qetë. Të gjithë kishim rënë nga vakti. kush më shumë e kush më pak, sejcili i shte plakur. Ndonjërit, mbase nuk i vjen mirë ti thuash kështu, por mosha është e dukshme dhe ne ja dimë njëri –tjetrit “yçkëlat”. Bashkuam tavolinat e u ulëm sipas dëshirës. Vura re që instinktivisht, shokët, zunë vend pranë njëri- tjetrit sipas përkatësisë të grupeve fluturuese të kohës së shkollës, ose mbi bazë afërsie gjeografike. Më takoi, rastësisht të gjendem pranë më të voglit të grupit, Mishës dhe shokëve të mi Petraq Korroveshi e Roland Sofroni. Misha, i cili, siç duket është “i rënë nga vakti”, u ul pranë meje duke më pëshpëritur se nuk i ndodhen në xhep më shumë se 100 lekë. “Kam unë”, i thashë shokut, pa mëdyshje. Në krahun nga dritaret e kafeterisë, në mes të tavolinës ishte ulur një burrë, i gjatë në shtat e me një kapele, me strehë, në kokë. Nuk e njohafare. Pyeta Landin e ai më tha se është Hysen Hyka, nga Kruja, Ceni. I shkova pranë, qendrova përpara tij dhe u prezantova: “Jam Niazi Nelaj “– i thashë. Ndërkohë mora përgjigjen: “Unë jam Ceni, nga Kruja”! U përqafuam, me mall e u lumturuam. Në qendër të asaj bisede u vu shoku ynë Rrapo Kodheli, i cili erdhi në këtë takim, nga Ballëshi, ku banon prej kohësh.

Porositëm, sipas dëshirës, kafe ose çaj. Korroveshi, i cili e ka për zemër lëngun e bardhë, të bijën e rrushit, kishte marrë me vete një faqore, të cilën e konsumoi në shoqërinë e Fadil parashutistit e të Mishës. Ishte me fat dhe Petraq Papaanastasi, i cili është tifoz i atij sporti. Biseduam rreth 2 orë. Sejcili kishte çfarë të kujtonte nga koha e largët kur ishim studentë, në një vend të madh, i cili shtrihej në dy kontinente. Shokët i dëftuan shoqi – shoqit dhe përvojën vetjake të jetës, larg syve të njëri-tjetrit. Kujtuam, me nderim të veçantë shokët tanë që janë ndarë nga jeta. Pavarësisht se shumica e shokëve erdhën në atë takim, të cilin, pa frikë do ta quaja“historik”, disa shokë kanë kaluar nëpër të papritura serioze, të cilat u kanë ndryshuar rrjedhën e jetës. Ceni vuan nga një defekt në kollonën vertebrale dhe me vështirësi, përmes dhimbjeve të forta,erdhi në takim. Rrapo Kodhelit, përgjegjësit simpatik të grupit tonë, i ka ndodhur në familje një fatkeqësi e rëndë, të cilën nuk do tja uroja as hasmit, por në respekt të shokëve erdhi. Shokë të tjerë kanë patur e kanë probleme të ndryshme, të cilët nuk janë të njëjtë, por i tejkaluan ato e na erdhën. Mu dha, në ato çaste dhe hoqa nga dora orën e ia dhashë shokut tim Rrapo Kodhelit. Atij iu bë qejfi nga ky akt simbolik dashamirësie, por dhe shokët e pranishëm e miratuan atë. Sherifi, për të bërë humor tha: “Këtu të dhurokan orë dore; edhe unë jam pa orë”! Një herë tjetër, u përgjigja. Petraq Koroveshi na bëri fotografi e unë filmova me kamera. Bashkërisht vendosëm të takohemi përsëri në datën 21 janar të vitit 2012, po në këtë vend. U dha mendimi e u ra dakort që, herën tjetër të drekojmë, së bashku. Ata që banojnë në Tiranë, u tha, të gjejnë një restorant të përshtatshëm, sipas xhepave tanë. U ndamë nga ai takim, pa u çmallur, si duhetme shoku- shokun por me shpresën dhe premtimin se do të shihemi së shpejti e do të qendrojmë më gjatë së bashku.

21 Janari i vitit 2011 erdhi shpejt. Gjatë atij muaji që kishim në mes nuk pata mundësi të takoja ndonjërin nga ata që nuk mundën të vinin në takimin e dhjetorit, të vitit të kaluar. U mblodhëm përsëri tek monumenti i luftëtarit të panjohur, në orën 10oo. Në takim erdhi Adem Çeça, i sëmurë, Ahmet Zogu, Bahri Meshahu, Koço Biku, Vangjel Baba, Surri Barbullushi, Mihal Pano, Zyhdi Meçaj, Niazi Nelaj, Agim Ismaili, Petraq Papaanastasi, Sazan Abibi, Fadil Neni ( Braho), Petraq Koroveshi, Dhori Zhezha dhe Sherif Hajnaj ( Bracki). Nuk erdhën: Vaso Pesha, Rrapo Kodheli, Koço Ilija dhe Roland Sofroni. Pas takimit të rastit, së bashku shkuam në restorantin “Gjergj Leka “, në mes të tregut që ka marrë emrin: “Tregu çam”. Qendra e kryeqytetit ishte e mbushur me demonstrues dhe kalimi, sidomos pranë Bankës së Shtetit e Selisë të Partisë Socialiste ishte mjaft i vështirë. Në krahë mbaja një kamera të vogël e një aparat fotografik. Atje ku qendrojnë kambistët, njëri më provokoi, me fjalët: “Mos filmo se është e ndaluar”. E lashë provokatorin, në fatin e tij dhe u largova me shokët e mi.

Në restorantin “Gjergj Leka “, ku kishim bërë porosinë, personeli i shërbimit kishte marrë masa të plota për akomodimin dhe drekimin tonë. U mblodhëm për të drekuar e për t’u çmallur por nuk mund t’u shmangeshim disa rregullave të etikës. Dihet që mosha ka disa avantazhe, të cilat nuk janë të shkruara si rregulla loje por njihen e pranohen, vullnetarisht, nga të gjithë. Për ne, sipas numërit paraprak që porositëm ishte shtruar një tavolinë e madhe, në formë drejtkëndëshi. Na duhej të gjenim më të moshuarin e të improvizonim për të “qoshenë”. Të gjithë kemi qenë në të njëjtën klasë e diferencën e bënin ditët, jo muajt. U gjet, më i moshuari, me ditë, Sazan Abibi të cilin e vumë në krye të tavolinës. Sherifikishte sjellë me veterreth 3 litra raki rrushi, të cilësisë mjaft të mirë. Kur e panë, disa qejflinj rakije, fërkuan duart. Dikush, nënzë tha; “Ia hodhëm”!

Dreka u shndërrua në një bashkbisedim interesant. Hëngrëm gjellëra të gatuara me shijë e me çmime të përballueshëm, për pensionistë. Shokët pinë, sipas zgjedhjes dhe sa deshën. Rakia që solli Sherifi, u mbarua e u pi verë e birrë, sipas dëshirës të pjesëmarrësve, por asnjeri nuk u deh e nuk ndodhi asnjë keqkuptim. Ndonjë incidenti të vogël nuk i shpëtuam dot. Jorgaqi, i cili ka qejf të bëjë protagonistin, mori një karige dhe vajti u ul pranë Sazanit, si të ishte në një presidium mbledhje. Nga fundi i drekës, një miku im i pranishëm në sallë, për të më nderuar, erdhi takoi shokët e na qerasi me verë e meze. Miku e kishte bërë “nxemjen” dhe u kap me fjalë me Jorgaqin, kot së koti. Dolëm nga situata e pakëndëshme që u krijua me një zgjidhje diplomatike dhe në kohë. Qendruam në shoqërinë e njëri-tjetrit, deri në orën 13 45. Ramë dakort të takohemi sërisht më 12 maj 2012, në Tiranë, në të njëjtin vend.

Me qëllim që shokët e mi të kujtonin kohën kur studionim bashkë, në Batajsk, dhe për t’u zgjuar nostalgjinë për këngët ruse; me vete kishja një kasetofon, me këngë të zgjedhura, të cilat ishin në modë, në vitet ‘60të shekullit të kaluar. E vura kasetofonin në prizë dhe nisi të buçiste muzika ruse. Njëri nga shokët e mi, duke përfaqësuar ata që ishin duke drekuar, m’u drejtua, me fjelët: “Hiqe atë muzikë se sot jemi mbledhur për t’u çmallur me njëri- tjetrin”! Atë që tha shoku e bëra realitet, menjëherë. Edhe në këtë rast asnjeri nuk e teproi në pije. Megjithatë, siç thotë populli ynë: “Ai stan, atë bulmet ka”. Petraqët, Zyhdiu, Misha e ndonjë tjetër, u bënë çakërrqejf. Kur u shpërndamë, i futa krahun Mishës, i cili m’u duk më i rënduar dhe e përcolla deri tek pallati ku banon. Mbasi shkova në shtëpinë time, i telefonova familjes së shokut. Doli e bija. “Vereni të flejë “, i thashë asaj. Edhe prej shokëve të tjerë që e tepruan disi me të pirë, nuk pati asnjë shqetësim.

Mbasi u takova, për kafe, me mjaft shokë të grupit të studentëve të Batajskut të cilët, aktualisht banojnë në Tiranë si me: Ahmet Zogun, Koço Bikun, Adem Ceçën, Petraq Korroveshin, Petraq Papaanastasin, Jorgaq Bakshevanin, Surri Barbullushin, Agim Ismailin, Zyhdi Meçaj, Sherif Hajnaj ( Bracki), Fadil Nenaj( Braho), Dhori Zhezha, Mihal Pano, Sazan Abibi,Andrea Tolin, Bashkim Agollin( dy të fundit iu bashkuan grupit tonë në Kinë, në vitet 1962-1963),e ndonjë tjetri, u krijuan mundësitë për takime sistematikë, në rrethe më të ngushtë shokësh. NJë herë në javë, ditëve të hëna, në orën 10oo takohem me shokët; Ahmet Zogu, Sherif Hajnaj( Bracki), radistin e aviacionit Lirim Velaj ( Kanani ), Vasil Jakovi etj. Hera – herësdhe kur ka qenë mundësia jam takuar dhe me shokë të tjerë, pilotë dhe të specialiteteve të tjerë të aviacionit. Përpjekjet për të gjetur shokët nuk i kam ndërprerë asnjëherë. Nuk kanë munguar dhe rastet surprizë. Njëri syresh ishte ai i datës 16 prill 2012. Në këtë ditë, shoku ynë i shkollës Sherif Celo Hajnaj ( Bracki), mbushi shtatëdhjetë vjeç. Për të festuar ditëlindjen, shoku ynë ftoi për drekë disa nga shokët e shkollës të Batajskut.

U mblodhëm, në orën 12oo, për të drekuar, tek restoranti me emrin: “Mrizi i Zanave “, i cili ndodhet pranë Urës së Tabakëve, mes pallateve. Pronari i restorantit është kuksian, me moshë rreth 45 vjeç, i ngjallur, siç janë ata që kanë në pronësi restorante dhe i fuqishëm, si mundësit cilësorë nga ajo trevë. Për të drekuar ishin të ftuar shokët: Ahmet Zogu, Adem Ceça, Surri Barbullushi, Roland Sofroni, Vangjel Baba, Koço Biku, Zyhdi Meçaj, Petraq Papaanastasi ( i pa ftuar nga sebepçiu), Sazan Abibi, Lirim Kananaj ( Velaj ), Niazi Nelaj, Enver Muça ( shok i Sherifit ) dhe Gjergj Bracki ( Brokri )- vëlla i Sherifit. Për shans, në atë drekë mbresëlënëse u ndodh dhe shoku ynë i grupit Bardhyl Kozma Lubonja, njëri nga pilotët më në zë të aviacionit tonë gjuajtës- bombardues të viteve shtatëdhjetë të shekullit të njëzetë. Bardhyli, pas disa peripecive biografike, të fryra, padrejtësisht, në vitet e shndërrimeve demokratike të vendit tonë emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aktualishtbanon në Boston. Ai ka ardhur në Shqipëri për të takuar familjarët dhe të afërmit e tij; mësoi për ditëlindjen e Sherifit dhe nuk mund të mos vinte.

U vura në rolin e organizatorit të festës. SHokët më ngarkuan të mendoj për dhuratat dhe për të njoftuar shokët që do të merrnin pjesë. Gjeta një fotografi të Sherifit, tëvitit 1961; kishte dalë në Kinë, në qytetin e çinxhout, ku mësonte për pilot, para se të deklarohej i paaftë e më pas të shkonte në Universitetin e Pekinit, për t’u bërë përkthyes i gjyhës kineze. E zmadhova atë foto dhe e porosita të futej në një kornizë të bukur. Bleva dhe një libër ( roman) titulli i të cilit ishte “Emri i trëndafilit” i Umberto Eco. Nën kopertinë i shkrojta: I dashur Sherif, Gëzuar shtatëdhjetvjetorin e lindjes ! Edhe njëqint të tjerë! Dhe, më poshtë, në formë poezie formulova:

Hedhim sytë tek ajo fotografi,

Me mendje bredhim, nëpër kaltërsi,

Të shikojmë, siç ke qenë në rini,

I bukur, i freskët, plot gjallëri,

Ata vite të artë, nuk kthehen përsëri,

Po krenohu, o shoku ynë, se ke mbetur njeri!

Tekstin e formuloi Niazi Nelaj dhe e shkrojti Koço Biku, i cili bën shkrim shumë të mirë dhe e kemi “shkruesin “e grupit, në të tillë raste. U lexua teksti, para komunitetit; akoma pa pirë e u pëlqye shumë.Dedikimi nuk u firmos, as nga hartuesi; as nga shkruesi, por nga të gjithë shokët, të pranishëm; sejcili me dorën e vet. Kjo u quajt risi. Bardhyl Lubonja, të cilin e kishim vendosur në atë “presidium”, të improvizuar, me qëllim që ta nderonim, në cilësinë e mikut të largët, kur dëgjoi tekstin e dedikimit, u entusiazmua shumë e ngriti një gotë, për të përshëndetur shokët e për ti uruar ditëlindjern Sherifit. Nuk e dinte “gjatoshi”( po përdor shprehjen e zakonshme të instruktorit të tij të ndjerë Azbi Seranaj, me të cilën i drejtohej Bardhit, në vitin 1963, në Pishëporo), se, atë ditë ishte rezervuar dhe diçka, simbolike, për atë.

Kishim rënë dakort t’i bënim, shoqërisht një dhuratë, simbolikeshokuttonë emigrant Bardhyl Kozma Lubonjës. Meqënëse ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, larg Atdheut, për të cilin përgjërohet, i dhuruam librin e Ben Blushit: “Shqipëria”, një flamur kombëtar, me përmasa të vogla dhe një shishe me verëcilësore, të prodhuar në Siçili. Në faqen e parë të librit, i shkrojtëm këtë dedikim:

Idashur Bardhyl,

Në zemër të kemi,

Në zemër na ke,

Bukur jemi plakur,

Si ti, edhe ne!

E qëndisi Koço Biku edhe këtë tekst dhe, si në aktin e Pavarësisë Kombëtare, firmosën të gjithë shokët që ishinnë atë festë. Bardhi, i entusiazmuar e i befasuar nuk dinte si e kë të falenderonte, më parë. “Flamurkën do ta vendos në makinën time, që ta kem përpara syve, në çdo kohë”- tha“gjatoshi” ynë i mirë. Në“funksionin “e organizatorit të evenimentit, siç më ngarkuan shokët dhe për faktin se Sherifin e kam patur vazhdimisht, shumëshok; nga viti 1960, deri më sot u aktivizova në rolin e kameramanit( kuptohet, diletant) dhe të fotografit, kot më kot. Siditë, me kërkesën e tij ia dërgova Bardhyl Lubonjës, në Boston e ai më falenderoi. I mungon Shqipëria shokut tonë e ka mall për të. çdo objekt me simbole kombëtare është me shumë vlerë për “gjatoshin “tonësiç është i tillë për çdo shqiptar, i cili ndodhet larg Atdheut të tij.

Dreka vazhdoi deri në orën16. 40 Hëngrëm ushqim të freskët, të bollshëm e me shije dhe pimë raki, verë e birrë, sipas dëshirës. Asnjeri nuk e tejkaloi masën e të pirit. U kënaqëm. Për humor, Surri Barbullushit, si “shkodran që të tana i ban “, kuzhinieri i solli një goxha hanxhar e i vuri përpara një qingj, të pjekur, për ta prerë, sipas ndarjes anatomike. Surriu, e mori përsipër copëtimin e qingjit, por e “terrorizoi”kafshën pa jetë. E preu si e preu. Kokën e ndau dysh kuzhinieri ( dihet që kjo punë është e vështirë e kërkon specializimin e nevojshëm) dhe ia dha një pjesë Bardhit; tjetrën – Sherifit. Ky, i fundit e “asgjësoi”, teksa Bardhi e refuzoi e “përlau” një copë tjetër mishi. Ahmeti, i ngrohur nga pija, nisi të bëjë prezantimin e pjesëmarrësve në festë, sipas origjinës e përkatësisë shkollore. Petraq Papaanastasi, i cili i shfrytëzon këta raste për të pirë ( e ka qejf alkoolin), u bë çakërrq    ejf dhe i mbuloi me të puthura, përse mos ta them, edhe me jargë, shokët.

Dreka me shokët më mrekulloi. Pata rast të takohem e të qendroj disa orë me shokëtë cilët i kam shumë për zemër dhe, së bashku të kujtojmë ditët tona më të bukura të jetës. Nga sa bisedova me disa shokë, të cilët morën pjesë në atë drekë, të gjithë mbetën të kënaqur. Më i surprizuari ishte Bardhyl Lubonja, që u ndodh rastësisht në gostinë që shtroi shoku ynë. Në fundin e asaj dite të veçantë, afër mesnatës, në ditarin personal kam shkrojtur: “U shtriva pas një dreke të këndëshme e të bollshme, me shokët. U kënaqa, pa masë. Pashë që dhe të tjerët u kënaqën. Kishja merak për Liron,( Lirim Kananaj NN), që të mos ndihej i huaj në atë komunitet, por ai u integrua shpejt me shokët. Kishja dhe merak që Ademi ( çeça NN ), që të mos hante e pinte tej masës( është i sëmurë )por nuk doli keq.. .. Tërhoqa dhe ndonjë konkluzion të veçantë. Kishja shënuar dhe anë të veçanta të sjelljes të disa shokëve, si psh: “M’u qep Petraqi ( Koroveshi NN ), i cili këmbënguli: “Kështu vishu (me kostum e me kollaro NN ) se je më i miri, më i bukuri ( siç duket i thoshte rakija që piu NN). Rolandi; si Roland, nuk del jashtë vetes; siç ka qenë. Ahmeti, nën ndikimin e verës, u bë llafazan e pak agresiv. Zyhdiu ( Meçaj NN ) – i qetë; Baba ( Vangjeli NN ) – pa dhëmbë; Surriu ( Barbullushi NN )-shkodran. ”

Takimet dhe komunikimi me shokët e miqtë, për mua është bërë një rit e domosdoshmëri jetike. Nuk ndihem mirë e nuk punoj( shkruaj) dot, në qoftë se nuk kam realizuar ndonjë takim me shokë apo kam dalë i zhgënjyer nga takime të tillë. Them kështu, nisur nga praktika se në disa rasteedhe kam dështuar; në kuptimin e mirë të fjalës. Do të mundohem të paraqes, në këtë shkrim disa raste të tillë.

Para se të nis për të shkruar një material, çfarëdo natyre të ketë, e kam bërë praktikë pleqërimin me shokë apo specialistë të fushës. Në verën e vitit 2012 nisa të shkruaj një monografi, kushtuar njërit nga pionierët e aviacionit shqiptar, pilotin e talentuar e trim Niko Selman Hoxha, i cili, u vra, në krye të detyrës, në një fluturim me qitje luftarake, mbi aerodromin e Rinasit, në prani të efektivave, më 20 nëntor të vitit 1965. Me qëllim që të grumbulloja sa më tepër të dhëna autentike, u takova e pyeta disa shokë, të cilët kanë punuar apo e kanë njohur, në punë të përbashkëtheroin e këtij shkrimi. Më është dashur të punoja, me orë të zgjatura, ditë për ditë, tre muaj me radhë, për ta konkretizuar atë monografi. E nisa punën në Vlorë, në Ujë të Ftohtë, në vilën e mbesës të Niko Hoxhës, Nurhanit, rrëfimet e së cilës më dhanë një shtysë të fuqishme. e vazhdova në Voskopojë, kur ishja me pushime dhe e përfundova në Tiranë, pas tre muajsh nga fillimi i shkrimit.

Monografia kushtuar kolonelit më shërbeu jo vetëm për të vënë në lëvizje kujtesën e për të shfletuar fletoret por, për më tepër më vuri përpara përgjegjësisë qytetare për të takuar e “intervistuar”mjaft nga shokët e miqtë e mi, pilotë, teknikë, specialistë, ish ushtarë e punëtorë, bashkëkohës të Niko Hoxhës. Në rrëfimet e tyre vura rese koha e gjatë që ka kaluar qyshse u nda nga jeta legjenda e aviacionit, i kishte mbajtur të freskëta kujtimet dhe mbresat për figurën e tij. U takova e bisedova me pilotin e verbër, Guri Merkaj, në Vlorë; Gezdar Veipin; Bajram Hitën; Serafin Sheganin; Ahmet Sulejmanin; Çobo Skënderin; Haki Jupasin; Xhevair Shegën, Pajtim Elmazin; Shaqo Hoxhën; Alfred Banën; Skënder Dushën, Roland Sofronin; Adem Cecën; Dhori Zhezhën etj. në Tiranë; Koço Andonin e Vangjel Koçin, në Voskopojë; IsmailHarizaj e Osman Bozhiqi, në Kuçovë; Bahri Meshahun e Tajar Ramadanin, në Vlorë etj. Me Bardhyl Taçin e Bardhi Lubonjën, të cilët jetojnë në Boston të SH. B. A-ve, u lidha e mora opinione përmes internetit. Takova shokë e miq të cilët po të mos ishte ky rast, zor se do ti kishja takuar, edhe për mjaft kohë.

Për t’u takuar me shokët e miqtë e mi, kam shfrytëzuar edhe përgatitjen e shkrimeve të tjera me temë nga jetae studentëve për pilotë, në shkollën e aviacionit të Batajskut dhe lundrimi për në Kinë. Disa shokë, sidomos Adem Ceca, Sherif Bracki, madje dhe Rrapo Kodheli e Vaso Pesha, të cilët,pas kthimit në Atdhe nuk kanë jetuar mes efektivave të aviacionit; me kujtimet e tyretë sakta, kanë bërë të pasurohen materialet e të freskohen ngjarjet. Ata, në kujtimet e tyre, me telefon e në SKYPE, në disa raste, prunëfakte e ngjarje të cilat memorja ime i kishte fshirë.

Prej mjaft vjetësh, ( të paktën në 20 vitet e fundit ), thjesht për shkaqe vetjake të cilat lidhen me përshtatshmërinë e vonuar timen, nuk kam marrë pjesë në festat e ndryshme dhe në takime masive mes shokëve tanë. Më 4 tetor të vitit 2012, në shtëpinë e ushtarakëve, në Tiranë, u zhvillua një takim përkujtimor, me rastin e 40 vjetorit të rënies në krye të detyrës të komisarit të shquar, pilotit talent Azbi Seranaj. Nuk mund të rrija pa shkuar në këtë eveniment të rëndesishëm. Jo vetëm se kam një respekt të veçantë për “Lulen e rinisë të aviacionit”, i cili na iku aq shpejt. Me ftesë të vëllait të Azbiut, Kujtimit, u përgatita të përshëndesja, shkurt. Në përshëndetjen time bënte pjesë dhe një përkushtim nga ish kursanti i Azbiut, piloti me emër Bardhyl Lubonja, e cila më mbërriti me email, nga Bostoni. U mrekullova nga ajo pjesëmarrje masive e pilotëve dhe efektivave të tjerë të aviacionit. M’u bë zemra mal kur pashë në sallë gratë e pilotëve të rënë në krye të detyrës dhe fëmijët të tyre. Takova veteranë të aviacionit, disa nga të cilët, si Vasil Andoni, mbaheshin vështirësisht pas bastunit. Disa të tjerë ishin çuar me vështirësi nga shtrati, për të mos e humbur këtë rast. Nuk më erdhi mirë, madje mbeta shumë i fyerkur nuk më lejuan të përshëndesja. Pas asaj feste të bukur përkujtimore, ku sundonin duar të shtrënguara miqsh e shokësh dhe sy të përlotur që shkëlqenin nga gëzimi e mirësia, u mundova ta shpërndaj përshëndetjen dorë më dorë, si të ishte komunikatë, nga ato të dikurshmet. U largova nga ajo sallë duke marrë me vete një gëzim të madh dhe një brengë, gjithashtu. Më vinte inat, më tepër. Ai që më ftoi, më tha: “është parashikuar që çdo shok, i coli kërkon të përshëndesë, do të ketë në dispozicion 2-3 minuta kohë”! Mrekulli, mendova. Nuk e kam diskutimin më të gjatë se 2 minuta. Bëja llogari të thoshja dy fjalë në emrin tim dhe jo më shumë se një faqe, të shkruar, në emër të Bardhi Lubonjës. Nuk më lanë të flisja. Ai që më ftoi e që më tha se do të diskutojakishte në dorë “vetëm çelësat e kashtës”. Takimin e organizonte Komanda e Aviacionit, me një komandant, i cili nuk ka qenë kurrë pilot dhe nuk ka shans të bëhet. NJë shoku im pilot, kur i thashë rastin, në sallë, i revoltuar tha: “Po të ishja unë do të ngrihesha, edhe pa leje”! këtë “ngecje” e quajta dështimin tim të parë, por jo të vetmin.

Me qëllim që të mos ketë ndonjë keqkuptim nga ata që do ta lexojnë shkrimin, po e jap të plotë tekstin e përshëndetjes që doja të mbaja në atë përvjetor të rëndësishëm:

Jam Niazi Nelaj, nga Kalivaçi i Tepelenës. Kam ardhur, si ju, për ti bërë nderet që i takojnë e për të kujtuar njërin nga lulet e djalërisë çorrushiote, trimin me fletë, pilotin e talentuar Azbi Ramadan Seranaj. Nuk më mbante vendi, pa ardhur këtu, mes jush, për të thënë dy fjalë zemre, për atë deli djalë. Qirjakuatha fjalë të mënçura e plot dashuri, për Azbinë tonë të mirë. Ai i kishte zgjedhur e i kishte gdhendur fjalët që tha. I lumtë mendja dhe pena!Komuna e Kutës, i dha përjetësinë birit të saj të paharruar. Të nderuar qofshin, ara njerëz të mirë, që dinë ta çmojnë nderin që bënë sot!

Azbi Seranaj, i meriton fjalët e mira që thuhen për të, se i miri i të mirëve ishte e kujtim të mirë la pas. Sheqer e mjaltë nxirrte goja e tij; të zjarrtë e kishte fjalën e me çika syrin; njerëzore e të çiltër e kishte buzëqeshjen, të mënçur fjalën e të ndjerë shëmbullin. Na iku shpejt, ai yll, i djemve të aviacionit, në një kohë kur na lipsej shumë ndriçimi i tij. Ngushëllojmë veten dhe njëri-tjetrinse Azbiu nuk na u shua duke lënguar në jatak, por ra, si hero, në fushën e nderit, atje ku e kanë vendin të zotët e kësaj toke, duke ngjitur shkallët e lavdisë, për vete e për aviacionin shqiptar. Komisari, nga Çorrushi i Mallakastrëshallemadhe bënte pjesë në radhët e atyre njerëzve, trima e të ditur, që nuk harrohen. E tillë është historia: objektive, e ftohtë dhe e paanëshme. Kush merr anën e saj dhe e meriton, historia të përjetëson. Siç po bën sot, me shokun tonë të paharruarAzbi Seranaj. Fati e deshi që Azbiu ynë i mirë, të mos linte bina, që ti ngjante atij. Do të ngushëllohemi me kujtimin e tij të ndriturdhe me emrin e mirë që la pas.

I paharruar qoftë kujtimi i Azbi Seranaj !

Të rroni e ta kujtoni njerinë e mirë Azbi!

Qyç e liga, o çorrushiotë e mallakastriotë, të besës e të zakonit!

Azbi Seranaj ka mësuar disa breza pilotësh; në shkollë e në regjiment. Njëri prej tyre është piloti i shquaeBardhyl Kozma Lubonja, i cili, aktualisht banon në Boston të SH. B. A-ve. Ja si e shpreh ai nderimin për mësuesin e tij, të paharruar:

  • Në pranverën e vitit 1963, së bashku me 16 shokë, të kthyer nga Bashkimi Sovjetik, nisëm fluturimet, në avionët Mig-15, në Qytetin “Stalin”. Pata fat, të kem instruktor,pilotin dhe njeriun e mirë, Azbi Seranaj, nga Çorrushi. Ditën e parë, Azbiu na njohu me rrethanat biografike dhe me ecurinë e tij, si pilot. Pas tij, me radhë, i folëm për “historitë tona modeste”. E kishja parë, për herë të parë, në Krasnodar, kur u diplomua pilot gjuajtës, ku, për rezultate shumë të mira, teorike dhe praktike, i dhanë gradën e togerit. Me ne, si studentë, Azbiu ishte shumë i afruar. Na ndihmonte që ti kuptonim ato që na thoshte dhe ishte tepër korrekt e serioz, në kërkesën e llogarisë. Shpesh, për të na çliruar nga sikletet e punës, na bënte shaka, me kripë. I qeshte nuri atij djali. Mua më theshte”gjatosh”, meqënëse ishja 190 cm. i gjatë e dilja mbi të tjerët. Gjatësia e trupit nuk më lejonte të fluturoja në avionët reaktivë. Si njeri i hapët, Azbiu e vuri re shqetësimin tim, e, një ditë më tha: “Bardhi, unë nuk mund të të letë fluturosh në avionët reaktivë, se je i gjatë e, po të hidhesh me katapultë, do të vritesh që në ajër, se do të të thyhet shtylla kurrizore. Do të bisedoj me komandën që të fluturosh në avionë me helikë, të cilët e kanë kabinën më të madhe”. “Rashë në një hall të madh. Ato që më theshte instruktori im, i besonje, por donje të fluturonje në avionët reaktivë”.Azbiu më pa drejt në sy, më buzëqeshi, siç dinte aie m’u përgjigj: “mirë gjatosh”, do të fluturojmë bashkë, në aeroplanët reaktivë! Ishte thyer qendrimi i tij, prej prindi të dhimbsur. Fluturova. U bëra pilot e fluturova në disa tipa avionësh. Tani kam shtegtuar këtu, larg, por mësuesin tim të mirë nuk mund ta harroj kurrsesi. Edhe pse kanë kaluar 40 vjetnga ndarja e tij, herë-herë më duket sikur dëgjoj zërin e tij, të ëmbël,të qetë e orientues, të më vijë nga kabina e dytë e instruktorit. Çfarë ti thuash e çfarë të lësh pa thënë për Azbi Seranaj. Ai la gjurmë të pashlyera tek unë e tektë gjithë shokët e mi.

Azbi Seranaj ishte njeri ideal. Nuk i ndaj dot tiparet e tij të veçanta, nuk di të ve kufi, ku fillon njëra e ku mbaron tjetra; e gjithë jeta e tij ishte me shkëlqim. Inteligjent, i drejtë,i ndershëm, i thjeshtë e me komunikim njerëzor. Mund të them se ai ishte njeri i përsosur, në çdo drejtim.

Kur mësova rënjen e tij heroike, në një detyrë luftarake ajrore, në ballë të shokëve, 100% jo për fajin e tij, u mallëngjeva shumë; si për asnjë tjetër. Nga kjo katastrofë ajrore, familja dhe të afërmit humbën njeriun e tyre të shkëlqyer, por, dhe ne, kolegët e tij, humbëm një shok që nuk vjen më. Azbi Seranaj, pa diskutim, do të mbahet mend, vetëm për të mirë.

Nga larg, përshëndes familjen, njerëzit e tij, të gjithë shokët, dhe uroj: “Ta kujtojmë e ta nderojmë gjithnjë Azbinë, njeriun e mirë që bënte vetëm mbarësi”.

I paharruar, përjetë, kujtimi i Azbi Seranaj !

Bardhyl Kozma Lubonja

Boston,më 29 shtator 2012, ora 09. 57

Marrë me email.

Redaktoi: Niazi Nelaj

 

Sejcili nga lexuesite ka mundësinë dhe kapacitetet ta gjykojë vetë këtë çështje. Përse u refuzua përshëndetja? Ndoshta pengonte e kaluara ime partiake? Ndoshta flokët e mi të thinjur? Ec e jepi spjegim këtij ngërçi. Gjithsesi, për mua ishte një fyerje e rëndë dhe e pariparueshme. Pas festës, e cila u zhvillua në sallën e mbledhjeve, në sallën poshtë që shërben si restorant, me shpenzimet e shokëve të Azbiut dhe vëllait të tij, Kujtimit, u organizua një tip koktejli ku mjaft njerëz të aviacionit, nga ata që ishin në ceremoninë festivedhe të tjerë, më shumë për të biseduar me njëri-tjetrin sa për të ngrënë e për të pirë, kishin zënë vend në tavolinat përkatëse. Zbrita dhe unë; për t’u takuar me shokët e për të shpërndarë përshënde tjen që m’u mohua, në atë takim. U skandalizova kur pashë njerëz të cilët nuk kanë asnjë lidhje me aviacionin, as me familjen e nde ruar të xha Ramadan Seranaj, nga Çorrushi kishin hyrë në sallë, vetëm për të ngrënë e për të pirë, qelepir.

Për një çast u turpërova me një grup shokësh, të cilët kanë shërbyer në Shkollën e Aviacionit, në Vlorë. Nuk e njoha njërin nga kontributorët më jetëgjatë të skuadriljes reaktive të shkollës, pilotin veteran Kostandin Sadiku. Mosha, siç ka vepruar tek të gjithë ne që jemi disa vite më të rinj nga Kostae kishte tjetërsuar atë. NJë shoku im pilot, kur vuri re që nuk po komunikoja me Kostandinin, edhe pse kam fluturuar me të, ndërhyri: “Nuk e njeh legjendën e Pishëporos, Kostandin Sadikun”?-pyeti miku im përmetar. Atëherë i thirra vetes, u afrova tek shoku im veteran dhe bisedova me të.

Që në fëmijërinë e herëshme, kur sapo kishja përfunduar shkollën fillore, në fshatin e lindjes, në vitin 1952, deri më sot, kam patur fatin të jetoj në komunitet. Mjaft kohë nga jeta ime e kam kaluar në konvikte, i rrethuar nga shumë shoqe e shokë. Më pas, kur u bëra oficer e shërbeva për një kohë të gjatë ( 29 vjet) në repartet e aviacionit e në Ministrinë e Mbrojtjes, ku gjithashtu ishja i rrethuar nga ata njerëz të veçantë, virtuozë, me karakter të pastër e me sjellje të mira, të cilët mbajnë emrin e bukur, pilotë. Jeta në repartet e aviacionit ku shërbejnë kryesisht kuadro: pilotë, teknikë e specialistë, të lidhur ngushtë me njëri- tjetrin është tejet intensive dhe e bukur. Nuk bëhet fjalë për romantizëm klasik por për atë që e bën interesante dhe të bukur fluturimin dhe shërbimin teknik. Piloti vetëm e finalizon proçesin por, për ta ngritur aeroplanin në ajër punojnë, me kompetencë e vetëmohim, dhjetra e qindra njerëz, sejcili në profilin e tij, të nderuar. Çdo njeri, pa përfillur specialitetin, krenohet me punën që bën e me shërbimin që i sjell vendit të tij.

Jeta në komunitet ka qenë një faktor bazë, me ndikim të fuqishëm në formimin e karakterit dhe në tërësi në proçesin e formimittim, si njeri e si kuadër. Ua di për nder mësuesve të mi, të çdo niveli e kohe, instruktorëve të fluturimit, sovjetikë, kinezë e shqiptarë dhe shokëve të mi, të mirë nga të cilët kam mësuar e jam formësuar me sjellje të mira. Nëse kam marrë penën e po shkruaj, dedikimi u përket atyre që më dhanë gjithë çfarë kishin, më të mirën. Kjo që po bëj, nuk është veç një kontribut modest që gjërat të mos zbehen e harrohen, nga koha e pamëshirëshme e cila ka tendencën për ti mbuluar gjërat me tisin e harresës.

Herë pas here, si çdo njeri i moshës time shfletoj albumetme fotografi. Ato i përkasin një kohe e moshe të caktuar, e cila ka shkuar pa kthim. Disa shokë e shoqe të hershëm i identifikoj; disa të tjerë jo. Shoku e miku im i mirë, Prof. Dr. Vezir Fejzo Muharremaj, me të cilin shoqërinë e kam ruajtur në vazhdimësi, qysh nga fëmijëria, kohët e fundit më dhuroi një fotografi të vitit 1952. Kur e mora në dorë, të them të drejtën, mbeta pa gojë. Në atë foto kanë dalë katër djem të moshës rreth 10 vjeç. Mendo se aktualisht i lashë të shtatëdhjetat. 60 vjet, në jetën e një njeriu nuk janë pak. Më habitën disa elementë; do të përmend vetëm tre. E para, nuk njoha veten time. Jo vetëm se koha e gjatë që ka kaluar ka derdhur, pa kursim mjaft ndryshime tek unë, por habitem me veshjen time të asaj kohe. Veziri më tha se na kishte veshur shteti, meqënëse ishim konviktorë dhe familjet tona ishin të vobekëta ( të varfër ekonomikisht). Dakort, po si ka mundësi, në Tepelenën e atyre viteve ku ishte vetëm një fotograf, Resuli nga Luzati, të bëhej ajo punë cilësore. Eshtë meritë e mikut tim që e ka ruajtur aq mirë foton por dhe e atij që e ka nxjerrë e punuar. Në fotografi janë katër djem: unë, Veziri, një gjirokastrit, me mbiemrin Pango ( emrin nuk ia mbaj mend) dhe një tjetër, nga Saranda, të cilit nuk ia kujtoj as emrin, as mbiemrin. Djali i tretë, Dritani, duke këqyrur fotografinë, më identifikoi, nëpërmjet ngjashmërisë të tipareve të mija me djemtë dhe me fëmijët e motrës time.

Fotografitë më kanë ndihmuar mjaft për të qenë i vërtetë në parashtrimin e fakteve e ngjarjeve,në shkrimet kujtime, nga jeta ime në shkollë e në aviacion. Disa fotografi, nxjerrtë në qytetin e Batajskut e në Moskë, në vitet 1960-1961 e më pas, në Pekin e në Cinxhou apo Sujxun, të Kinës, në vitet 1962-1963, ma kanë lehtësuar së tepërmi punën për të kujtuar atë që ka ngjarë, në atë kohë. Polemizova me një mikun tim, me të cilin kam qenë së toku, në Bashkimin Sovjetik, në Kinë e më pas në vendin tonë. Nuk binim dakort për emrat e disa shokëve. Kur iu referuam fotografive, disa nga të cilat, kanë emra e data në pjesën e mbrapme, gjëja u qartësua e polemika u shua. Shtoj se në një foto kemi dalë në kuvertën e anijes oqeanike “Durrësi “, me të cilën lundruam drejt Kinës, në atë lundrim fantastik. Fotografia është dokument i besueshëm; i ftohtë e i paanshëm.

Kam vendosur të shkruajpër një pilot, i cili nuk jeton më, por e meriton plotësisht të mos harrohet. Kohët e fundit, me qëllim që të grumbulloj të dhëna për jetën e heroit bisedova me veteranin e aviacionit, njërin nga pilotët më jetëgjatë në aviacionin reaktiv i cili ka përgatitur disa breza pilotësh Vasil Xoxi Andoni. Është i moshuar Vasili e më bëri nder; erdhi në takim duke u çapitur me vështirësi, me ndihmën e bastunit. Ai më foli për heroin e monografisë që kam nisur të shkruaj, me superlativa por, kur më tregoi fotot e viteve 50 të një shekulli më parë, të cilat janë ruajtur me shumë merak prej tij, u mrekullova e m’u shtua bindja në ato që më tha, me fjalë. Pa u larguar nga objekti i këtij shkrimi, dua të rrëfej dhe një rast, në të cilin jam zhgënjyer e në një farë mënyre, kam mbetur i fyer.

Në konviktin e shkollës shtatëvjeçare, në Tepelenë, në vitet 1952-1955, u miqësova me mjaft shokë e shoqe, të moshës time, të cilët kishin ardhur nga fshatra, madje dhe nga rrethe të ndryshëm të Jugut. Mes tyre ishin disa vajza e djem nga Dropulli, të cilët flisnin greqisht por nuk dinin shqip. Krisanthi, Antigoni, Niqi, Zaferica etj ishin disa prej tyre. Disa ishin nga fshatra me popullsi çame, nga rrethi i Sarandës, të tjerë nga Lunxhëria e nga Kardhiqi, nga Kurveleshi i Sipërm e nga Lugina e Vjosës. Vëllezërit Bani, nga Gjashta; Hatixheja e Hilajvedhe Dhurimi, nga fshatrat afër Gjirokastrës; Safo Matohiti dhe Alemja e çakajve nga Kurveleshi; Hysen Shehu e Begë Tena dhe Bahrija e Gjinushajve, nga Hormova, Bejekua e Durmishajve, nga Mezhgorani e Lutfija e Kokajve, nga Memaliajt; Dinorja nga Salarija e Muharremi nga Qesarati etj. me të cilët ndamë kafshatën e bukës dhe emocionet e ngritjes në dërrasën e zezë, më kanë lënë mjaft mbresa e kujtime të pashlyera.

Njeriu, në një komunitet të caktuar, nuk mund ti ketë të gjithë për zemër, e kjo duket hapët, pranohet e miratohet dhe respektohet nga të tjerët. Në konviktin e Tepelenës, kam patur dy shokë shumë të ngushtë. Njeri ishte nga fshati Janjar i rrethit të Sarandës, me origjinë nga Çamëria. Ulidhëm ngushtë me njëri – tjetrin, u bëmë si vëllezër, por fati e deshi që njëri nga ne të largohej shpejt nga jeta. Shorti i ra shokut tim të ngushtë Servet Rumani, portreti i të cilit më ka ndjekur gjithë jetën e sot, kur e kujtoj, më vjen i fresket, siç ishte atëherë kur ishim 10-12 vjeçarë. Serveti ishte një djalë me shtatin tim, i pashëm, tej mase i pashëm, me flokë kaçurrela, me atë kokë të vogël, të stërgjatur, me atë fytyrë bardhoshe, të pastër, i zgjuar e i shkathët, i sjellshëm e i“shkëlqyer” në mësime. Ishim në të njëjtën klasë, hanim në të njëjtën tavolinë, në mensën e konviktit; flinim në të njëjtën dhomë; luanim bashkë e nuk ndaheshim nga njëri- tjetri. Siç ndodh rëndom, në këta raste, edhe ziheshim e mbanim mëri, me njëri-tjetrin por mezi prisnim të gjendej një rast për t’u pajtuar. Mbasditeve, kur kishim kohë të lirë, shkonim tek një rrobaqepësee moshuar, italiane, e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore të cilën e quanin Pipina. Asaj i pëlqente shumë Serveti dhe donte ta birësonte, por nuk qe fat; Serveti u vra aksidentalisht e nuk arriti të rritet si shokët e tij. Shokun tim e ndau nga jeta plumbi i një pistoleti “TT”, në dorën e një shoku nga klasa jonë. Ishte vetëm 12 vjeç kur u vra, por historia e tij me një përfundim tragjik më ka ngacmuar vazhdimisht e ndoshta në një rast tjetër do ti kthehem në mënyrë të posaçme.

Në vitet 1954-1955, në dy vite të shkollës shtatëvjeçare, në konviktin e Tepelenës kam patur dhe një shok tjetër, të ngushtë, me të cilin edhe pse ishte një vit pas meje, u lidhëm ngushtë me njëri-tjetrin, çiltërsisht, siç lidhen, rëndom fëmijët e asaj moshe. Babai i shokut tim ishte oficer,me origjinë nga Vërzhezha e Skraparit. Ai, në ato vite ishte shef i Degës ushtarake të rrethit të Tepelenës ( gradën nuk e mbaj mend). Gjithsesi, shoku im, edhe pse familjen e kishte në qytetin e Tepelenës, siunë ishte konviktor. Së bashku me Servet Rumanin, ne përbënim një treshe shokësh të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, me një shoqërei e miqësi të pastër. Kushtet e jetesës të atyre viteve, në Konviktin e Tepelenës, por jo vetëm, ishin të vështirë. Problem ishte ushqimi. Ishim në rritje e organizmi kërkonte vlera ushqimore, të cilat ishin shumë të varfëra. Laheshim e ndërroheshim rrallë e na kapnin shpesh epidemitë, të cilat ishin drejtpërdrejt rrjedhojë e kushteve të këqija të jetesës. Shoku im me origjinë nga Skrapari, meqënëse e kishte familjen në qytet, afër konviktit, ishte i “privilegjuar “, sidomos përsa i takon të ushqyerit. Ne ndonjë rast shkoja në familjen e tij dhe e ëma, një zonjë grua, siç bënte për të birin, n a jepte dhe mua e Servetit një fetë bukë me vaj e sheqer sipër. Për të mbushur zorrën. Mbarova shkollën shtatëvjeçaredhe në qershor të vitit 1955 u largova nga Tepelena e shkovanë Korçë, në shkollë të mesme. Që prej asaj dite deri në vitin 2011 nuk u pamë me njëri-tjetrin.

Në kujtesën time, shoku i ngushtë i fëmijërisë, skraparliu i urtë e me edukatë të shëndoshë familjare, kishte mbetur si dikur, kur bridhnim, pa kokëçarje, si ata qingjat që lodrojnë, nëpër lëndinat dhe bregoret e dikurshme, rrëzë Pallçisë, nëpër bajamet e larta, të dëndura, si pyll, në brendësi të qytetit dhe në korijen me shkurre drize e përralli, sipër ndërtesës së shkollës shtatëvjeçaree cila ishte e vendosur në një godinë dykatëshe. Godina e shkollës sonë ishte ndër të rrallat godina të tilla, në qytetin e Tepelenës. Mbaruam shkollën e jeta na hodhi në drejtime të ndryshëm; u ndamë e më s’u pamë. E kam kërkuar shokun tim, si gjithë të tjerët por nuk kam mundur të bie në gjurmët e tij. Edhe pse jetonim e punonim në të njëjtin qytet; në Tiranë. Rastësia më çoi tek shoku im i viteve ‘50.

Në një mbrëmje, në një emision televiziv, pashë një njeri, i cili, nga fizionomia, sidomos nga sytë më shëmbëlleu me shokun tim të dikurshëm. Kur lexova tirtrat, poshtë pamjeve vizive, lexova se bëhej fjalë për shokun tim të dikurshëm, i cili doli në atë emision me cilësinë e ish drejtorit të Laboratorit Kriminalistik të Ministrisë të Brendshme. Siç duket, shoku im ishte ndër kriminalistët më në zë të vendit dhe ishte ishte ngjitur në kupolën e hierarkisë të këtij profili. U interesova ku munda; pyeta në shumë vende dhe mësova se ai, në njërrugë të njohur, në kryeqytet, kishte një laborator fotografik. Mësova dhe numërin e telefonit të tij, në familje, në Tiranë. I telefonova; kontaktova me të dhe pimë një kafe, tek ekspozita “Shqipëria Sot”. U ulëm përballë dhe,siç ndodh në raste të ngjashëm, po vrojtonim njëri- tjetrin, për të diktuar ndryshimet që kishin prurë vitet, prej kohës kur jemi ndarë. Ajo që vjen më pas është mjaft interesante dhe, për mua befasuese.

Teksa rrufitnim kafen, si unë dhe shokuim i dikurshëm, me “bisht të syrit”, ashtu si rastësisht, i hidhnim shikimin, rrëshqanthi njëri- tjetrit, për të diktuar ndryshimet që kishte sjellë koha e gjatë pau parë. Në heshtje, “vjedhurazi” njëri-tjetrit po vrojtonim e çmonim tiparet e fytyrës, për të përcaktuar ndryshimet reciproke që kishin ndodhurkrahasuar me ato që mbanim mend. Nuk pata shansin të mësoj opinionin e shokut, për mua, por unë, duke e vrojtuar në detaje fytyrën e tij, vura re se nuk kishte ndryshuar shumë. Mosha, sa imja, nuk kishte mundur të tjetërsonte tiparet e qeta të fytyrës së tij. Profesioni i kriminalistit, ndoshta e kishte bërë më të“ftohtë” e në dukje indiferente fytyrën e dikurshmetë cilën e mbaj mend: të zgjuar, të mprehtë, me ballin të lartë e dy sy të bukur ngjyrë jeshile, tepër vrojtues; gjithë jetë. U kënaqa shumë kur vura re në shikimin e tij depërtues, zgjuarsinë dhe thellësinë e mendimit. Si atëherë, në fëmijërinë tonë, ai kishte mbetur po aq fjalëpak, si dikur që të ngulte sytë, të dëgjonte me vemendje e më shumë mendohej, duke kthyer përgjigje në të rrallë. Trupin e kishte ruajtur ashtu, elegant, imcak, pa bark por dhe pa muskuj të dukshëm.

Për të nisur bisedën, si më i rritur në moshë( në shkollë ishja një vit para tij), e pyeta shokun e dikurshëm nëse i binte në mend shoqëria jaonë e ngushtë që kemi patur në konviktin e Tepelenës. Mbeta pa fjalë nga përgjigja e tij. Ai nuk kujtonte asgjë nga ajo kohë e largët. Më habiti fakti se kemi qenë shokë të ngushtë dhe unë e kam kujtuar shoqërinë me të gjatë gjithë jetës. Përndryshe nuk do ta kërkoja. Kam dëgjuar që njeriut, nga ndonjë traumë, fizike apo psikike, i ndërpritet kujtesa e mund të mos i kthehet kurrë, por, në këtë rast kemi të bëjmë me një njeri normal, tek i cili nuk ka ndodhur asgjë e tillë. U përpoqa ti kujtoj aspekte të veçantë nga jeta jonë në atë shkollë e në konvikt; i kujtova vendet ku luanim së bashku, disa emra shokësh e shoqesh, mësuesish e tj, por nga kujtesa e tij çdo gjë ishte fshirë. Vetëm kur i kujtova rastin e vrasjes aksidentale të Servet Rumanit, të cilin e kishim shumë shok, të dy, shoku im “u përmend” e si nëpër mjegull e kujtoi ngjarjen e rëndë, e cila i kushtoi jetën shokut tonë të përbashkët, në tërësi, si ngjarje, pa detaje.

Ta them siç e përjetova në ato çaste: u ndjeva shumë keq e me zor e shtyva atë kafe. Ndoshta në jetën time, nuk kam pirë tjetër herë një kafe e cila të zgjatëte aq shumë. Nga sikleti. Trupi m’u mbulua nga djersë të ftohta e po më vinte turp nga vetja. Ku s’më shkonte mendja ? Mendova se mos shoqëria e dikurshme ishte vetëm një iluzion, por, duke i dhënë të drejtë vetes, për një çast reflektova: ajo shoqëri nuk ishte një lidhje e rastësishme por një shoqëri që zgjati më tepër se dy vjet. Ndonëse shoku im ishte një djalë i qetë, i urtë e mjaft i edukuar; prapësitë e mija e të shokëve të mi, që ishin “më të hedhur”, si Fazlliu, Murati, Simua, Zaimi, Avniu etj etj ai i dinte e i përjetonte.Thoshja me vete: si ka mundësi të harrojë kur shkonim nëpër rreziqe, kacavirreshim nëpër shkëmbinjtë e thepisur poshtë kalasë, për të marrë lerushk ( rrush i egër ) apo fiq, kur bënim banjë me ujë të ngrohtë, një herë nëmuaj, në natyrë, tek shelgu, ku ndizej zjarr e viheshin kazanët për të ngrohur ujin. Ai kishte familjen në qytet e nuk e kishte problem kur nuk ngopej në mensë, por ne, konviktorët të mirëfilltë vidhnim misra, tek ura e Bënçës e i piqnim fshehur, larg syve të pedagogëve apo rojas të konviktit ose kalonim pasarelën dhe në fushën e Damësit e Kallëmit rrëzonim e hanim gorica, të pjekura. Të paktën disa nga prapësitë e moshës duhet ti kujtonte se ne, nuk mbanim gjë të fshehtë, nga shokët. Madje i dëftonim me mburrje, se na dukej sikur kishim bërë trimëri e nuk ishim “qullacë e djem mamaje”.

Doja ta çonim bisedën në ata vite të largët e të vështirë, por shoku im ishte “jashtë loje”. Mezi e shtyva kafen e më doli “huq” përpjekja për t’u lidhur sërish e për të përtërirë atë shoqëri aq të mirë e aq të pafajshme. U ndamë duke i shtrënguar dorën njëri- tjetrit por nga buzët tona nuk doli asnjë tingull, jo më shprehje apo premtim se do të takohemi përsëri e do të bisedojmë më gjatë. Të dy qendruam “si mbi gjëmba”. SHoku im, herë pas here shikonte orën, sikur donte të shtynte akrepat, që të shpejtonte kohën. Pësova një zhgënjim tëpamerituar por, në të njëjtën kohë nxorra dhe një mësim. Jo për të ndërprerë kërkimin e shokëve e të miqve të mi, por për të qenë më i kujdeshëm e, siç thonë tiranasit: “Mos me marrë kot”. Kanë ndodhur mjaft ndryshime në shoqërinë tonë. Nuk e gjen dot, shoqërinë e shkuar, me ato tipare eme atë përkushtim për njëri-tjetrin. Leverdia ka dalë në evidencë dhe ndikon fort në marrëdhëniet mes njerëzve; idealizmin e ndesh rrallë e më rrallë. Dje piva kafe me një të njohurin tim të dikurshëm. Puna e tij ka bërë që jo vetëm unë, ta respektoje tja marr parasysh mendimet. I kërkova opinion e ma dha, për një pilot i cili nuk jeton më por, si njeri e si specialist ka qenë “yll bote”. Dua të shkruaj një monografi, për jetën e tij si fluturues, kryesisht, përkundër disave që nuk duan të përmendet as emri i tij. S’ke ç’bënhija e luftës së klasave, të mos mendojmë se ka kaluar përfundimisht. Jo, ajo endet, si fantazmë dhe derdh helm papushim. Të njohurin tim, e gjeta së bashku me dy shokë të tij, veteranë. U fola për planet e mija në fushën e kujtimeve. Njëri syresh, ai me origjinë nga Leskoviku, më pyeti: “Përse e bën ti këtë punë”? Kur i thashë se e bëj për njerzillëk, si një akt bamirësie e respekti, për ata që e meritojnë, burri i mënçur, i cili gjithë jetën ka shpërndarë dije, në rrethet Fier e Lushnje tha: “Bravo të qoftë”!Habitem: u takova rastësisht, me një njeri të mirë e ma çmoi punën që bëj, po shoku im i dikurshëm, si nuk e bën të njëjtën gjë? Ndoshta nuk e kam tamam por, unë mendoj se kanë ndryshuar raportet; në plan të parë ka dalë interesi. Unë kam tjetër bindje. Ashtu si sukseset edhe dështimet e zhgënjimet janë pjesë e jetës, prandaj nuk dëshpërohem por do ta vazhdoj punën që kam nisur, vetëm duke qenë më i kujdesdshëm e më prudent. Lexuesi të më falë që mora pozicionin e moralistit, pa dashur, por një grumbullim e kam e ai më djeg si urth, në stomak. Jam i sigurtë se nuk them ndonjë gjë të re, veç përsërit se mosmirënjohjen e kam shumë inat e nuk pajtohem dot me të.

Në kërkimet që kam bërë për t’u lidhur me shokët e miqtë, nuk paskam qenë fare i pafat. Disa rrethana më kanë favorizuar për ta bërë këtë. Në një kuptim kam qenë i përkëdhelur. Shkollën fillore e kreva në fshatin e lindjes, në Kalivaç të Tepelenës, në vitet e vështirë të pasluftës, kur çdo gjë ishte e rrënuar e duhej nisur nga e para. Shumë kohë kanë kaluar që atëherë e unë, kujtoj, me nostalgji, çdo gjë që përjetova në ata vite. Sa me mall i kujtoj ata sokakë të ngushtë e të lakuar, plot me gurë e me gjëmba të bardhë të cilët m’i kanë copëtuar këmbët e brishta e të zbathura. Mbaj mend, natyrisht një pjesë të shoqeve e shokëve, të klasës e të shkollës. Më është ngulitur fort në kujtesë se vajzat, në përgjithësi ishin më të zgjuara e më të shkathëta, nga ne djemtë. Përveç që mora mësimet e para në atë shkollë, akumulova dhe mirësinë e fshatarëve të mi. Kur ishja fëmijë, më pëlqente shumë të qendroja pranë pleqve të mëhallës time. Ishin të mirë e të mënçur ata burra. Dhe me zemër të madhe, të mirë. Qendroja gjatë mes tyre, i shikoja në dritë të syrit, përpija e bëja timen çdo fjalë që nxirrnin nga goja. Nënën dhe babanë i kishja analfabetë por në familje nuk dëgjova kurrë fjalë të ndyra. Në komunikimin mes tyre kishte një ashpërsi korrekte. Me këtë “bagazh” shkova në konviktin e Tepelenës, ku mora sjellje të mira nga shoqet dhe shokët e mi, të cilët kishin ardhur nga treva të ndryshme. “Stekën” e ngrita më lart, në shkollën e mesme, në Korçë dhe vitet e pjekurisë i kalova mes njerëzve të mirë, në aviacion. Shndërrimet demokratike më hodhën jashtë radhëve të aviacionit e të ushtrisë por, përsëri nuk ishja pa fat. Edhe pse pensionist, punova 13 vjet me radhë, si shitës, në një dyqan metrazhesh, pronë e një mikut tim, afër “Pazarit të Ri”. Ky dyqan u shndërrua në vend pelegrinazhi ku hynin e dilnin mjaft nga shokët e mi, të aviacionit.

Meqënëse kam punuar thuajse në të gjithë repartet e aviacionit dhe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe kam patur lidhje pune me mjaft njerëz, krijova lidhje me shumë pilotë, teknikë, specialistë, punëtorë e ushtarë, të cilët më kanë respektuar e ua kam kthyer respektin, me respekt e dashamirësi. Në dyqan kanë ardhur dhe shokë me të cilët kishja kohë pa u parë, si Virgjil Jovani(Marko); Bashkim Kozeli; Xhevair Shega, Maksim Nase; Tanush Zgjani etj dhe të tjerë, të cilët nuk i prisja, si Naum Musha; Agim Matraku; Abaz Vinçani; Masar Lengo; Astrit Çela; Xhevdet Smaja; Murat Arra; Enver Taho; Bashkim Agolli; Astrit Shabani etj. Ahmet Sulejmani, Telo Dedi, Andrea Toli, Guri Pici, Jorgaq Bakshevani, Vasil Jakovi, Lefter Hasanaj, Adem Çeça, Daut Xheferri, Fatmir Babameto, Lirim Kanani ( Velaj), Hysen Birçe, Gëzdar Veipi, Sulo Gorica, Flamur Mickaj, Allaman Isaku, Drini Shtylla, Teodor Vasili, Seit Shehu, Mane Hoxha Hysen Hila, Niko Tëepo, Shuaip Lika, Ilia Marjani, Gëzdar Veipi, Sulo Gorica, Isak Qose, Lefter Yzo, Dhori Mërtiri, Budjon Tollkuçi,Veli Përleka, etj. Atavinin rregullisht tek unëe ishin gjithmonë të mirëpritur. Kur më vinin shokë e bisedoja me ta, në dyqan, ishja njeriu më i lumtur, në botë. Disa qendronin gjatë, bisedonim, kujtonim kohët e shkuara, punët, vështirësitë dhe shokët. Poshtë banakut, përherë mbaja një shishe me raki rrushi, cilësore. Ata që hynin në dyqan, sa për ti dhënë udhë bisedës, i gostitja me raki e ata kënaqeshin.

Me ata që kishja më afër, në shoqëri e memë konfidentët, si AhmetSulejman Zogu, Lirim Arshi Kananaj ( Velaj ) etj. u munduam të hartonim listat e shokëve tanë të Batajskut dhe të efektivave që kanë shërbyer në Skuadriljen e Transportit, në kohë të ndryshme. Shkuam në Batajsk 36 shokë. Kur formonim listën, nuk na dilte numëri. Vramë mendjen dhe, më në fund, e gjetëm. Kishim harruar Petrit Shimën ( ndjesë pastë ), i cili qendroi fare pak me ne. Sa për Skuadriljen e Transportit, vuajtëm shumë dhe u detyruam të pyesnim dhe të tjerë. Bëheshin shumë pilotë, teknikë, specialistë, punëtorë e ushtarë. Skuadrilja e Transportitpër mjaft kohë ishte kthyer në një tramplinë, apo e thënë ndryshe, ajo ishte bërë si një “paradhomë” ku efektivi fluturues, i cili më parë kishte fluturuar në avionë të sofistikuar, në prag të pensionit mund të shtynte vitet, duke fluturuar në një aeroplan relativisht më të lehtë dhe që “falte” më shumë. Gjatëkohe s kur punoja në dyqanin e metrazheve, në Pazarin e Ri, ku hynin e dilnin, përveç klientëve të zakonshëm, mjaft shokë,me të cilët kam shërbyer apo punuar në kohë e në rearte të ndryshëm të aviacionit, e më gjerë, ndihesha sikur akoma vazhdoja të ishja mes shokësh me të cilët kam kaluar “ditë me diell e kohë të vrenjtur e me shi”.

Rivendosa lidhje me mjaft shokë dhe krijova marrëdhënie respekti e dashamirësie me shumë banorë rë asaj zone e më gjerë. Toleranca ime dhe besimi reciprok që krijova tek klientët, bënë të mundur që, në një periudhëkishja dhënë, pa likujdim, mall, i cili çmohej rreth 25 milionë lekë. Në dy raste jam befasuar e u mrekullova me atë që ndodhi.

Përpara dyqanit, thuajse përditë kalonte një burrë, me moshë rreth të shtatëdhjetave, të cilin e mbaja mend, si fytyrë. Një ditë, dola në rrugë dhe i fola të ndalonte. Ndali, pa mëdyshje. Epyeta:Ku ke qenë në vitet 1954-1958? Në korçë, u përgjigj burri, kam qenë nxënës në Teknikumin Bujqësor “Irakli Terova”! Paskam qëlluar tamam, mendova dhe vazhdova ta pyes tjetrin. Mos je pogradecar dhe e ke emrin Virgjil Jovani? Në shkollë luaje mirë futboll dhe shokët të thërrisnin Xhili? Po, u përgjigj tjetri ! E pyeta dhe për disa shokë të tij pograde carë, si Gjokë Jovani, Fatmir e Perent Olli, Novruz Baruti, Isa Mani etj. I mbante mend, por nuk kishte dijeni ku ndodhen aktualisht. ” E paske kujtesën të fortë, shtoi tjetri; unë do të të sjell në dyqan një shok të asaj periudhe, për të vënë në provë kujtesën tënde “. Në datën 9 shkurt të vitit 2010, erdhën në dyqan dy burra. Njërin prej tyre e njoha; ishte Xhili. Ai që më premtoi se do ta vinte në provë kujtesën time, me anë të një surprize. Dhe surpriza erdhi; atë e kishja përpara syve. Fillimisht nuk e njoha. Po e studioja, nga këmbët; tek koka. Kush të jetë vallë? Me kë ngjason nga shokët e teknikumit bujqësosr të viteve ’50?Me moshë ishte pak më i madh se unë; i gjatë rreth 185 cm; i shëndoshë; kokëmadh; me flokë të dëndura, të drejtë. Mbante syze të errëta e kjo ma ngatërronte përcaktimin e emrit. Pashë që Xhilit po i bëhej qejfi, mbasi unë nuk po reagoja. Hiqi syzet i thashë të panjohurit, e ai veproi menjëherë, siç i thashë unë. Ti je Tanushi, Tanush zgjani, nga Pogradeci, kushëri i Suzanës që u martua me Besimin, i thashë. Mbeti i shastisur i sapoardhuri, u habit dhe Xhili, i cili e humbi bastin.

Rasti i dytë është tepër sinjifikativ. Ai dëshmon se njeriu i mirë e ka të vështirë të harrojë tjetrin edhe në ata raste kur e ka njohur përciptaz, qoftë dhe para shumë vitesh. Më 26 dhjetor të vitit 2009, në dyqan, erdhi shoku im i shkollës e i punës, korçari Jorgaq Bakshevani. U takuam, si shokë të vjetër dhe shkëmbyem mendime, për gjërat që kanë ndodhur, nga koha kur jemi ndarë. Na kishte marrë malli, të dyve. Gaqka, ato ditë ishte kthyer nga Korça. Ai e njeh nostalgjinë time për atë qytet brilant dhe kishte takuar disa shokë të moshës tonë. Nxorri nga çanta që mbante në dorë një libërth xhepi të Klito N Fundo, me titull; “Petale në bardhësinë korçare” në të cilin evokohen disa figura të shquara sportive të Korçës plakë. Sapo hapa kopertinën e librit, u befasova e u mrekullova, në të njëjtën kohë. Libri ishte me dedikim, ku shkruhej tekstualisht: “Korçë, gusht 2007. Kujtim Njaziut, nga veteranët Xhuvi dhe Zeni”! Sa m’u bë qejfi: dy futbollistë të shquar të ekipit të “Skënerbeut” të Korçës, të viteve “50: Xhuvi Mborja e Zeni Cela, me të cilët kam patur një njohje të përcipët, më kujtojnë e më dërgojnë një libër, me dedikim, pas shumë vjetësh. Po shoku im i shkollës, me të cilin, kur na zuri zgjebja e na çuan në Gjirokastër, në spital, për mungesë vendesh, mund të kem fjetur edhe në një shtrat, si më ka harruar? Pyeta veten dhe u përgjigja, po vetë. Varet nga njeriu, nga karakteri i tij dhe nga transformimi që ka pësuar, në udhën e gjatë që ka bërë. Le ti lëmë dështimet e zhgënjimet në fatin e tyre dhe le të merremi me gjërat e mira, me qëllim që edhe lexuesit të mos bezdisen.

I dhimbshëm e mbresëlënës ishte takimi me Guri Merkon, njërin nga pilotët më të talentuar të vendit, në vitet ’60 të shekullit të kaluar. E dija që banonte në Vlorë e ishte verbuar plotësisht. Para një viti porosita një shokun tim që ti shkonte në shtëpi e ta takonte ( Guri është plotësisht i verbër e nuk del dot i pa shoqëruar). Më 19 qershor 2012, m’u krijua mundësia ti shkoj në shtëpi, pilotit të verbër, së bashku me shokun tonë të përbashkët, pilotin në pension Bahri Meshahu. Me Gurin kam qenë në shkollën e aviacionit, në Batajsk, më vonë shërbyem, së bashku në regjimentin e aviacionit,në Rinas e më pas,të dy ishim instruktorë të teknikës së pilotimit, në avionët reaktivë Mig-15, në Pishëporo. Guri u bë mjeshtër i teknikës së pilotimit, me vullnetin dhe këmbënguljen e tij dhe me trimëri. Ai u evidencua shpejt si njëri nga pilotët më rezultativë e cilësorë në radhët e aviatorëve. Ai mësoi disa grupe pilotësh të rinj, si instruktor, në shkollën e lartë të aviacionit, në Vlorë, por, për fat të keq, u sëmur e u largua nga fluturimi. Tani është në pension, banon në Vlorë, në familjen e të birit ( kohët e fundit është ndarë nga jeta e shoqja), në monitorim të vazhdueshëm të djalit të djalit, 11 vjeçar.

Shtëpinë ku banon Gurie dinim përafërsisht. Për ta saktësuar pyetëm në dyqanët pranë. Në një shitore ushqimesh, një grua shpirtmirë u tregua e gatshme të na ndihmonte. Ajo na dha informacion se kohët e fundit Guri ka humbur të shoqen dhe banon tek i biri. Nuk m’u durua; e pyeta gruan: “Si e trajtojnë Gurin, në familjen e djalit”? Ajo u përgjigj: “E trajtojnë si zotni”! M’ bë qejfi, pa masë. Për t’i vënë kokë bisedës, i thashë basdhkbisedueses: “Zotni është e tjetër trajtim nuk meritonai njeri” Vura re që gruaja ishte e të njëjtit mendim. Trokitëm në derë e atë na e hapi nipi i Gurit 11 vjeçar. Bahrinë e njohu nga zëri e i foli në emër, por i tha; ”Ju jeni dy vetë, kush është ai tjetri”?Gjeje vetë, u përgjigj Bahriu. I fola, por, nga zëri nuk më njohu. Kemi rretjh 30 vjet që nuk kemi komunikuar me njëri- tjetrin. Doemos ma ka harruar zërin. Për ta kujtuar shokun, i bëra disa pyetje. I kujtova shokut tim fatkeq se dikur, kemi studiuar, për pilotë, së bashku, në Batajsk. Nuk i ra në të. I kujtova se, pas shkollës, të dy kemi fluturuar në regjimentin e Rinasit ai, në aeroplanët gjuajtës –kapës mbizanorë Mig-19 PM, të pajisur me raketa të drejtuaraajër – ajër, i cili mund të vepronte, me sukses në të gjithë kushtet e motit e të kohës; por ai nuk më njohu. I fola për kohën që ishim instruktorë të teknikës së pilotimit, në shkollën e aviacionit, në vlorë, madje i thashë dhe emrat e instruktorëve të atij viti: Harillën, Pandeliun, Lufin, Abdinë, Fazllinë, Zijanë; shefat tanë: Kostandinin; Saline dhe Koco Andonindhe atë vetë. Emrin tim nuk e zura në gojë. I kujtova dhe emrat e studentëve të grupit të tij të fluturimit dhe të grupit tim, por Guri nuk po e gjente dot emrin tim. Atëherë u detyrova t’i kujtoj një detaj nga fluturimet në Rinas. Mes të tjerash i thashë se, ti Guri,në çdo ulje, rrotat i takoje tek kthesa e aeroportitdhe ajo pikë takimi u “pagëzua”: “T-ja “e Gurit!

Si të zgjohej nga një gjumë i thellë, burri u çua në këmbë, u bë më serioz dhe bërtiti: “Ku je o Njazi Nelaj ?” Ti sot më bëre një surprizë të madhe, nuk të prisja sot”!U përqafuam, fort e nuk ndaheshim dot, nga krahët e njëri-tjetrit. Biseduam gjatë, si shokë e miq të vjetër, kujtuam vështirësitë që kemi kapërcyer, në Batajsk e në vendin tonë, evokuam ngjarjee kujtuam shokët që janë ndarë nga jeta; në katastrofa ajrore apo në vdekje natyrale. E pyeta, nëse e kujton Kolonelin, legjendën e aviacionit, Nikon tonë të paharruar. Guri ka fluturuar në kohën kur Niko Hoxha ishte komandant i regjimentit të Rinasit dhe ruan kujtime për të. Shoku imbëri vlerësime mjaft të mira për komandantin tonë të përbashkët. Në monografinë që shkrojta më vonë, për Niko Hoxhën, mendimet e Guri Merkos janë pasqyruar të sakta e të plota; siç m’i tha atë ditë. Ashtu siç lëviz, nëpër dhomë, me tahmina, shoku ynë na përcolli, deri tek dera. U ndamë nga njëri-tjetri me premtimin se do të shihemi, së shpejti.

Kur u ktheva në Tiranë dhe e gjeta të përshtatshme, i dërgova një letër shokut tim e cila kishte si qëllim t’i shtonte optimizmin e ta bëjë më kurajoz, për të përballuar fatkeqësitë që i kanë ardhur njëra pas tjetrës. Përmbajtja e letrës është si më poshtë:

Letër shokut

I dashur Guri,

Po të shkruaj këtë letër, i nxitur, më shumë nga malli e më pak nga halli. Malli, për ty është i dyfishtë; ashtu siç ka qenë dhe shoqëria që na ka lidhur. Ajo ka qenë e mbetet: e pastër, e sinqertë, pa asnjë lloj interesi; jo për të përfituar. Ne, u njohëm e u lidhëm me njëri- tjetrin, qysh kur ishim mjaft të rinj, 18 vjeçarë dhe mësonim për t’u bërë pilotë, në një vend të huaj, larg Shqipërisë dhe familjeve tona. Mbasi u bëmë pilotë, na caktuan në të njëjtin repart, në Rinas ku ti fluturoje në aeroplanë të sofistikuar, Mig 19 PM e unë në ata më pak të shpejtë Mig 17 F. Pastaj, të dy, u bashkuam në një front mjaft të vështirë pune, në Pishëporo, ku hanim më tepër rërë, pluhur e mushkonja e na shkonte djersa çurkë, për t’i dhënë Atdheut pilotë luftarakë. Studentët që mësonim ne, na shikonin si perëndi e nuk na i ndanin sytë. Më kujtohet kur ata mbanin në duar shtëmba me ujë të ftohtë, të cilin e hidhnim në kokë, apo e pinim, me etje, me të dalë nga kabina e aeroplanit mësimor, qull në djersë.

Sot e shikojmë veten të lashtuar ( nuk më vjen mirë ta pranoj, siç është; që jemi plakur)e“kemi hyrë në ujë”. Nuk kemi qenë të tillë përherë. Të mbaj mend si një “arushë”, me atë nur tërë gaz e me atë shkëlqim që arrite në përdorimin luftarak të avionit, kur ishje në regjiment e më pas, në shkollën e lartë të aviacionit. Nuk të pashë kurrë me inat e të mërzitur, të kujtoj të qeshur e të kënaqur. Kjo sjellje jotja, prej fisniku e qytetari të edukuar është meritë e familjes, e cila të rriti e të edukoi, aq mirë, por dhe e asaj shoqërie të pastër pilotësh, që të përcolli, në vitet e rinisë tënde, të vështirë. Ti Guri, ishje zemërbardhë e me dashuri të pakufishme për shokët. Më kujtohet si gëzoheshe e bëheshe shënd e verë, jo vetëm kur të shkonin mbarë punët vetjake, por gëzoje e të qeshte nuri, kur shokët e tu ishin mirë. Agron Shevqet Daci, i zgjuar e i shkathët; Andrea Petro Toli, me kapriçiot e tij; shijakësi i mirë Besnik Isuf Shahi etj. ishin disa nga shokët e tu më të mirë.

Në atë kohë të largët, kur studionim, së bashku, ishja një vit pas teje e kuptohet, më i vonuar në kualifikim, por tek ty gjeja përherë frymëzim e burim fuqish. Kënaqesha kur të shikoja si uleshe me aeroplanin bashkëkohor Mig-19 PM, i sigurt, i stabilizuar, si i “madh”, tek “koka” e shënjës “T”. Ti kishje vendosur një standart të ri; “T”-ja jote ishe gati 500 m, pas futjes në pistën e betonuar e ai vend u “pagëzua” “T”-ja e Gurit. Për këtë risi tënden, qeshte, me lot, i lavdishmi e i paharruari, idhulli ynë i përbashkët, kolonel Niko Selman Hoxha. Po shakatë me kripë, të Lulo Musait, të cilat nuk kishin të sosur. Banojmë larg njëri- tjetrit por, siç e kuptoj unë, shoqëria jonë rron e do të rrojë, sa të jemi ne. Kohët e fundit, ti, o shoku im i mirë, ke pësuar një fatkeqësi, të madhe, të cilën nuk do tja urojaaskujt, në atë moshë. Kjo fatkeqësi, doemos që e ka rënduar gjendjen tënde emotive, në një kohë kur të ka ikur dhe shikimi. Ta them, siç e ndjej: kjo gjë ma shton, akoma më shumë mallin dhe respektin për ty. Jam tepër i gëzuar e i emocionuar që rrethohesh nga familjarë të mirë, të cilët kujdesen shumë për ty.

Në muajin qershor të këtij viti, të bëra vizitë në familje, në shtëpinë e djalit tënd, në Vlorë. Më kishte marrë malli, prandaj e kërkova e ta gjeta folenë. Mund të mos e përfytyrosh dot sa shumë u gëzova; sikur m’u zgjerua kraharori, nga krenaria që ndjeva, për ty, kur shitësja e ushqimores, në rrugën kryesore, diku përballë karburantit më tha ato fjalë të arta, se ti jeton me djalin dhe se në familje të mbajnë si zotni. Hallall e paçin e Zoti i ruajtë ata njerëz të mirë! Pavarësisht se fillimisht nuk më njohe, kur të pashë ashtu: të rregullt, të pastër, të veshur mirëe nën kujdesin e nipit tënd “flori”, të cilit i uroj, nga zemra: Ta ketë jetën “të bardhë”e mos i hyvtë asnjë gjemb në këmbë; mu bë zemra mal. Krenohu o shoku im fatkeq, me fëmijët që ke rritur dhe edukuar. Ti je fisnik e ata të kanë ngjarë. Dua t’u dërgoj falenderime dhe përgëzimet e mija, për atë që bëjnë, pavarësisht se nuk i njoh nga afër. Me atë që pashë, kur të erdha në shtëpi, krijova bindjen se të rrethojnë njerëz të mirë,të cilët kujdesen shumë për ty. Zemra dhe shpirti i mirë i familjarëve të ty, dëshmojnë qartazi se kemi të bëjmë me njerëz fisnikë, të cilët të duan e të respektojnë.

Në mënyrë të veçantë dua të falenderoj nusen e djalit tënd, atë zonjë të nderuar që të mban si pala e trëndafilit. Sa të drejtë kishte ajo grua e re që shiste artikuj ushqimorë, kur na tha se “të mbajnë si zotni”. Unë e shtroj çështjen: Si të të mbajnë ndryshe, ti, ke qenë e je zotni e nuk meriton tjetër trajtim. Ke punuar e je lodhur, tërë jetën, në punë të vështira e me rreziqe, për të rritur dhe edukuar, shëndetshëm, fëmijët e tu. Kur mundi nuk të vete dëm, është kënaqësi e madhe, prandaj dhe ti ndihesh mirë mes të tuve.

Guro, në datën 4 tetor 2012, u mblodhëm në Tiranë, për të kujtuar shokun tonë të dashur Azbi Seranaj, atë deli djalë. Azbiun një herë e kishte lindur nëna e ai nuk bëhej dy. Më njoftoi 3-4 ditë më parë vëllai i Azbiut, Kujtimi, i c ili më ftoi të merrja pjesë e mua më erdhi mirë. Jo vetëm për faktin se e kam njohur, së afërmi Azbinë, i cili ishte ajka e djemve të aviacionit por dhe për atë që, në 20 vitet e fundit nuk kam marrë pjesë në festime e takime, bazë aviacioni. Shkaku që nuk kam shkuar në këta evenimente, ka qenë një e vërtetë, e pakundërshtueshme: jemi bërë perra- perra. Kemi qenë si një familje e madhe e tani jemi bërë një shtëpi me shumë palë shkallë. A të kujtohet kur bënim shërbim gatishmërie, në çiftin roja, tek ajo godina e vogël, njëkatëshe, në fund të aerodromit, në Rinas? Ne, pilotët, na ushqenin më mirë; teknikët e specialistët – ushqeheshin më dobët. Ne, me zemërgjerësi, e ndanim ushqimin me Perikli Tetën,Muhamet Horietin,Bejkush Bockaj,Valter Ahmataj,Abdurrahman Pilkati,Hysen Domi, Foto Dede, Minella Adhami, Hysen Domi, Fehmi Kujxhiu, Viktor Nikolla, Bego Gabaj, Elmaz Dudunin etj të cilët, i shërbenin teknikës fluturuese, me kompetencë e devocion. Tani, partitë na i kanë larguar shokët e nuk jemi më si dikur. Kjo më duket e padrejtë, prandaj nuk mund të marr pjesë.

Më 4 tetor, në përkujtimin e Azbi Seranaj nuk mund të mos shkoja. Kujtimi për Azbinëna mblodhi, të gjithëve tok. Atje takova shokë, të cilët nuk i kishja parë prej shumë vitesh. Disa syresh nuk i njoha fillimisht. Aq shumë ishin lashtuar ( se njeriu nuk e shikon veten). U emocionova shumë, kur takova veteranin Vasil Xoxi Andoni, i cili lëvizte me ndihmën e bastunit. Takova legjendën e Pishëporos, Kostandin Sadikun, të cilin ma prezantoi, i habitur që nuk e njoha, shoku im, ish piloti Ahmet Sulejman Zogu. U bëra me turp e u ndjeva keq për këtë. Në takim kishin ardhur:Viktor Vangjeli e Agim Balili, Servet Murati e Drini Shtylla,Ismail Harizi e Osman Bozhiqi,Salih Dibra e Bilal Sina, me patericë, Sotir Majko e Qirjako Dhima,Budjon Tollkuçi e Serafin Shegani,Muharrem Noka e Guri Pashaj,Gezdar Veipi e Koço Biku,Fillota Koruni e Vasil Bitri,Bajram Hitaj e Haki Jupasi,Kapo Selmanaj e Adem Çeça etj. Më erdhi shumë mirë që në atë takim, kishin ardhur, thuajse të gjitha gratë e pilotëve të rënë në krye të detyrës. U bë festë e madhe; siç e meriton kujtimi i Azbi Ramadan Seranaj.

Për fat të keq, në atë takim, nuk morën pjesë në gëzimin tonë disa nga emrat më të ndjerë të aviacionit. Nuk ishte babai i aviacionit tonë, kolonel Niko Selman Hoxha dhe shokët e tij: Babaçe Faik Imeraj; Fari Xhaferr Bubësi; Luto Refat Sadikaj, nga Corrushi; Mahmut Hysa; Anastas Ngjela; Lulo Musai; Tomorr Avdia; Kaso Petroshati; Flamur Mickaj; Sokrat Basha; Kosta Dede; Vasil Trasha, Hektor Lako; Jovan Kacorri; Fazlli Baga; Sabri Toçi; Sefedin Hasan Tomçini,Dhimitraq Robo, Veiz Kovaçi, Idriz Hoxha, Vangjel Çondi, Vangjel Postoli, Tafil Agaj, Agron Galanxhi, Veledin Resuli, Fluturim Molla, Haki Skuqi, Mahmut Hysa, Refit Jazoj, Muharrem Hida, Jni Tarifa, Vasil Noni, Demush Hebaj, Qemal Koni, Enver Haka, Pandeli Xhumba, Shyqyri Balla etj. të cilët kanë rënë në krye të detyrës. Disa shokë, me më pak sakrifica mund të kishin ardhur. Harilla Siko Rjebi; Telo Rako Dedi; Hamza Koci e ndonjë tjetër nuk erdhën. Nuk them për ata që u ndodhën në pamundësi fizike, si Bilal Murat Josja, Agim Hamdi Vodopi, Nikollë Dudi etj, ose disa që jetojnë përtej oqeanit si: Bardhyl Taçi; Bardhyl Lubonja; Pandeli Lëngu; Koço Andoni etj. Nuk u ndodhe as ti, i dashur Guri. Ta di hallin e nuk të gjykoj dot. Nuk më mbante vendi, sa të niste takimi. Gjithë ato ditë jetova me ndjenjën e mirë se do të nderoja kujtimin e një shoku e do të takoja mjaft të tjerë, të cilët janë mes nesh. Përgatita dhe një përshëndetje, gjysmë faqe faqe e sigurova përshëndetjen e pilotit Bardhyl Kozma Lubonja, të cilat po ti dërgoj. U kapardisa, për të folur, në atë takim, por nuk më lejuan. Organizatorët e aktivitetit, për t’u justifikuar, bënë me faj proçedurën, të cilën, në fund të fundit vetë e kishin kompozuar. U hidhërova shumë. Reagova, si munda por nuk kishja çfarë të bëja. Murit, me kokë nuk i biet. Materialin do tua shpërndaj shokëve, dorë më dorë, si komunikatat e dikurshme. Sikur të ishim në ilegalitet.

Nuk thonë kot: çdo e keqe, e ka një të mirë. Emira, për mua kishte të bënte me ty, Guri. Dikush më tha se Guri Merkaj, në Vlorë, pi kafe me Kostandin Sadikun, Aliko Çinon,Agim Balilin e të tjerë pilotë që dhe ata janë në pension e banojnë në Vlorë. Ugëzova shumë. Mendova, me vete:“Nuk janë mbaruar njerëzit e mirë. Mes pilotëve, ata i gjen me shumicë”. Profesioni i vështirë i pilotit i afron e i mban pranë njëri-tjetrit, i bën ata, “një mendje e një zemër”. Krenohu o shoku im me këta shokë të mirë që ke!Nga zemra, i përshëndes e i falenderoj ata, për fisnikërinë që tregojnë, në këtë rast dhe për shpirtin human të tyre.

Besoj të lodha e të mërzita, me këto që po të shkruaj. Mos ma ver re. Mendo që edhe unë nuk jam i vogël; kokëbardhë e flokërarë jam. Kam bindje se, me optimizmin dhe kurajon që ke ti, mesiguri do ti kapërcesh vështirësitë që të nxjerr jeta. Ti, o shoku im e ke emrin GURI. Jo më kot ta kanë çuar këtë emër. Në mendimin tim, fjala Guri është simbol i pastërtisë, fortësisë, vendosmërisë, papajtueshmërisë me të keqen, qendrueshmërisë dhe mprehtësisë. Të tillë të mbaj mend e të e të tillë të dua, përherë.

Të fala fëmijëve!

Përqafime shokëve!

Të përshëndes e të përqafoj, fort; me dashuri, me mall e me respekt!

Shoku yt

Niazi Nelaj

Në Tiranë, më 8 tetor 2012.

PS: Me telefon nuk mund të ti thoshja të gjitha këto, prandaj preferova të të shkruaj.

( NN ).

“Ua mora dorën letrave”, u bëra si Jovan Bregu i “Pallatit 176”!

Një ditënga ato në të cilat u telefonoj shokëve të dikurshëm, formova numërin e Vaso Peshës, i cili jeton në Gjirokastër. U befasova e nuk po u besoja veshëve, kur, në anën tjetër të telefonit u përgjigj një zë burri, të cilin nuk e njihja. Ishte kunati i tij. Ai me njoftoi se, ata, të dy, duke shëtitur, ditën për diell i kishte përplasur e aksidentuar një njeri, me motoçikletë. Të dy ishin të shtruar, në spitalin e Gjirokastrës; Vasua i shte më rëndë. Pak më vonë doli në telefon vetë Vasua,por ngaqë ishte i dëmtuar rëndë, në nofull, komunikonte me vështirësi. Pas disa komunikimeve telefonike dhe me mesazhe, për ta kompletuar praninë e për ta shprehur më qartë keqardhjen, i shkrojta shokut tim, Vaso Leko Peshës, një letër, me të tillëpërmbajtje:

I dashur Vaso,

Dëshiroj të jeni mirë. Pas traumës aksidentaleqë pësuat, nuk kemi komunikuar me letra, edhe pse, me zë e me mesazhe, jemi marrë vesh. Fare rastësisht mësova për aksidentin tuaj. U ndjeva ngushtë e me zor u përshtata me atë gjendje të padëshiruar. Kur dëgjova, në anën tjetër të telefonit një zë, të cilin nuk e njihja, u ndjeva keq. Mbasi mora informacion të plotë, nga kunati juaj, thashë: “shyqyr me kaq, e ka shpëtuar rastësia dhe shpirti i tij i mirë”! E përjetova keq ndodhinë por,për shkaqe që dihen, nuk i pata e nuk i kam mundësitë të të ndodhem pranë. Në këto rrethana, e gjeta të udhës të njoftoja, ( pa qenë i autorizuar), i nisur nga dashamirësia, disa nga shokët tanë. Nuk po bëj evidencë, mbasi nuk do të ishte e udhës, por njoftova kë munda. Kush e ndjen, besoj duhet të të ketë telefonuar.

Më vjen mirë që je përmirësuar dukshëm dhe e ke lënë regjimin e spitalit. Në familje, sidomos kur i pamunduri rrethohet nga familjarë të dhimbsur e të kujdesshëmsi në rastin tënd e kur e ndjen veten “ngrohtë”, mes të afërmve dhe shoqërisë, të cilën e kanë ndërtuar vetë, shërimi bëhet më i shpejtë.

Vaso,

Meqenëse e ke të vështirë të komunikosh, me zë, gjë që mendoj se është gjë e përkohëshme, për të komunikuar së bashku sado pak, po të nis këtë letër dhe një materialmonografik, të cilin e kam konceptuar, mbi bazën e kujtimeve vetjake, në nderim të njërit nga pilotët më të zotë të të gjitha kohëve, në aviacionin tonë. Meqënëse e ke të arrirë formimin e përgjithshëm dhe e ke informacionin për çështje të aeronautikës, besoj nuk do ta kesh të vështirë për ti kuptuar, ato terma specifike që janë përdorur. Po qe se leximi i materialit të lodh, lere atë për më vonë, kur të jesh rehabilituar plotësisht. E keqja që të ka ndodhure ka rënduar disi gjendjen tënde emotive, por, duke të njohur, besoj shumëekam bindjen se do ta supertosh e do ta kalosh situatën, me kurajo e dinjitet. Mos u mërzit me sëmundjen dhe me privacionet që sjell ajo. Edimë që një e keqe, kur vjen, për të të bërë keq vjen. Ti je nga ata njerëz që e shikojnë të keqen “në sy” dhe e përballojnë atë trimërisht.

Duke të uruar rehabilitim sa më të shpejtë, shpresoj ta kapërcesh lehtë këtë të keqe që të mundon!

Kam filluar të shkruaj një rubrikë me temë nga jeta ime, të cilën e kam titulluar: “Në kërkim të shokëve”. Besoj se do të dalë e lexueshme dhe interesante.

Të fala familjes dhe u pafshim së shpejti!

Të përqafoj, me mall,

Në Tiranë, më 9 prill 2013 NiaziNelaj

 

Këtë letër për Vaso Peshën, e pasoi një tjetër, më e gjatë eme përmbajtje të përafërt. Shoku im, në çdo rast, me korrektesë shëmbullore më është përgjigjur, duke treguar vlerat e tij, morale dhe lulturore. Me atë dhe me shokët e tjerë, të klasës, kam mbajtur e do të mbaj vazhdimisht lidhje, nëpërmjet telefonatave, mesazheve telefonike, me internet, me letra e si të më vijë për mbarë. E ndjej si një obligim moral të domosdoshëm, si për mua dhe për ata. Jam lidhur rregullisht, për të informuar reciprokisht njëri- tjetrin, lidhur me shëndetin, në radhë të parë dhe për hallet e problemet e jetës, me Rrapo Kodhelin, me Guri Merkon, me Vaso Peshën, me Adem Ceçën, me Hysen Hykën, me Vangjel Koçin, me Sherif Hajnaj ( Brackin ), me Bardhyl Lubonjën; takohem çdo javë me Ahmet Zogun dhe flas, periodikisht me shokun e fundit që mezi e kam gjetur e jam lidhur përfundimisht, më 10 shkurt Në Tiranë, më 2013, me Koço Kalan Ilijan, në Qytetin “Stalin”, sot (Kuçovë).

Ndoshta do tja vlente të bëja, një apo disa shkrime ( natyrisht me kujtime ) për jetën, si konviktorë në shkollën shtatëvjeçare, në Tepelenë. Dëshira nuk më mungon, por, gjithsesi, vetëm kjo nuk është e mjaftueshme. Siç thonë tiranasit, rëndom: “Tu pa; tu bo”! E thënë si në anët tona: “Kësmet”!Kësaj here dua të shkruaj për kthimin tim, në nostalgjinë time, në Tepelenë, pas 45 vitesh. Gjat kësaj periudhe të gjatë kohe, kam qenë në atë qytet të dashur por, për 1-2 ditë. Në vitin 1994, mu krijuan mundësitë “të ngulem “e të qendroj gjatë. Fillimisht, pas vajtjes, si fillim, mbeta i mahnitur. Jo me bukuritë e qytetit por me mrekullinë e natyrës, për të cilën kishja mall dhe me ndryshimet shumëplanëshe në strukturën e popullsisë dhe në jetesën e njerëzve.

Thonë se Demirhani, një shahist mesjetar, i cili shtegtonte në vise të ndryshme të Ballkanit, ishte ndalur në Tepelenë, e cila kishte klimë të ndryshme, krahasuar me rajonin ku shtrihet ( në Tepelenë fryn shumë ere )por dhe njerëzit ishin “të prapë”. I pakënaqur, e kishte “mallkuar”qytetin, me fjalët: “Tepelena: 99; kurrë qindi mos u bëftë”! Bëhej fjalë për numërin e shtëpive. Shumë vjet u rrekën njerëzit me këtë legjendë, të cilën e besonin e frikësoheshin prej saj. Në vitin 1994, kur “u ngula” unë, në Tepelenë dhe nisa një tregti, fillimisht ambulante, qyteti ishte shndërruar në një qendër të banuar, e cila, aso kohe numëronte rreth 6000 njerëz. Thuajse të gjithë të rriturit ishin në marrëdhënie punedhe e merrnin një pagë, sido që të ulët.

Fillimisht shëtita e pashë ato vende, të dashura, të cilat i njihja mirë. Po ajo rrugë, e gjatë dhe e gjerë ( rruga kryesore), e cila nis tek rrapi e përfundon tek muzeu historik i rrethit. Rrugën e gjetatë zgjeruar e të asfaltuar. Ishin shëmbur e zhdukur nga faqja e dheut mjaft ndërtesa, të vjetra e në vend të tyre qenë ngritur ndërtesa të larta, me 4-5-6 kate, sipas arkitekturës bashkëkohore. Nëse në vitet ‘50 të shekullit të XX –të, ndërtesat me dy kate,në Tepelenënumëroheshin me gishtat e njërës dorë, tashmë ato ishin dominuese, në të gjithë qytetin. Kërkova përrallin e dikurshëm por nuk e gjeta. As fushën e futbollit që ishte në Lindje të mëhallës Dragot, nuk e gjeta. Shkolla shtatëvjeçare,njëra nga godinat e rralla me dy katetë qytetit, ajo shkollë ku mësova e u rrita, në ata vite të rëndë, me mësues “model”, si Murat Koçiu, Odise Zhupa, Bardhyl Joka, Haki Kovaçi,Zihni Haskaj,etj. etj. ishte rrafshuar. Bajamet, si pyll, masiv ishin zhdukur e në sipërfaqet ku ato shtriheshin, ishin ngritur pallate. Koha kishte sjellë në skenë ndërtime të reja e të bukura, të cilat i vrojtova, me kënaqësi.

Në mes të rrëpirës që zbret nga muret e kalasë mesjetare në lumin e Vjosësishte hapur një rrugë e re automobilistikee cila shmang qarkullimin e automjeteve nëpër qytet. Një investim serioz i cili ka Thithur mjaft fonde urbane. Punimet më mrekulluan. Ato janë bashkëkohore dhe funksionale. Po ajo pasarelë që kam lënë para një gjysmë shekulli. Pjesa më e gjatë e saj, kur fryn erë, lëkundet dhe kalimtarët që duan të kalojnë nëpër të, duhet të ecin këmba- dorazi. Më erdhi mirë që varrezat e dëshmorëve të Atdheut, janë çvendosur nga ajo “strofkull” ku ndodheshin më parë e janë ngjitur lart, në mes të Pallçisë dhe i qendrojnë bukur qytetit, mbi kokë. Doja të shikoja disa objekte të vjetër, për të cilët kishja mall por që nuk i gjeta. Nuk ishte më fusha e vogël, ku luanim me top, midis shkollës dhe konviktit. Nuk ishte as shtëpia e Kadrijes, e cila ndodhej pak nën këtë fushë. Kadrija, një grua e ashpër, na i çante, me thikë topat që na binin në oborrin e saj, edhe kur në lojë ishin dy djemtë e saj, Agimi dhe Lilua i skënde. U orvata të gjej shtëpinë e avokat it, babait të Teutës dhe Antonetës, shoqeve të mija të shkollës, por shtëpia e Faikut dhe ai mani në kopësht, kokrrat e të cilit nuk i linim të piqeshin plotësisht, nuk ishin më. Edhe përroi që zbriste nga përralli ishte mbushur e, në vend të tij ishte hapur një rrugë. Midis teqesë dhe gjykatës së dikurshme ka qenë një rrugë, me ndërtime të ulëta, tip bidonvilee cila ishte pagëzuar: “mëhalla e koveçëve”. Në kovaçanën e Lavdarit, nga Përmeti, i cili luante centërbeg i ekipit të qytetit, i zbathur, takova, për herë të parë elektriçistin Cufe, i cili, sapo ishte kthyer nga një kurs specializimi në Bashkimin Sovjetik e na tregonte për mrekullitë e atij vendi. Gjashtë muaj kishte qënë në atë vend të madh e të fuqishëm Cufja, por na fliste, me nostalgj, për të e ne, fëmijët e asaj moshe u bëmë sy e veshë.

Vajta në Kala. Kërkova shtëpinë e nënë Dekos, nga Memaliajt; djemtë e të cilës, në veçanti Astritin e Pajajve, e kishja shok. Ai, në të njëjtën kohë me mua. studioi në Bashkimin Sovjetik, në qytetin e Kievit, ku u bë një tankist i mirë. Nga natyra e saj prej nëne, me disa jetimë, Nënë Dekua më trajtonte njëlloj si djemtë e saj. NJë petull e saj, një palafike, një kokërr shegë apo një grusht me arra, ose me bajame, dhënë nga dora e asaj gruaje ëngjëll, më dukeshin gjërat më të shijëshme që egzistonin në botë. Kërkova shokët e fëmijërisë time. Hasan Musta, nga Salaria, shok klase, ishte bërë Kryerar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit; Maliq Lila, shok shkolle, ishte bërë poet i dëgjuar, shkrues i teksteve të spikatur të këngëve të Grupit të Bënçës. Në Tepelenë gjeta shoqen e klasës, Bahrijen e Gjinushajve; Kajaçen e Dulajve, nga Salarija; Memen e Bërxhajve, nga Dukajt; Sadat Bektashin dhe Nazmi Pajon e Sabaudin Shehun, të cilët ishin më të rritur e na rrihnin ne të vegjëlve. Por nuk gjeta asnjë njoftim, ku ishin: Petriti i Gërbajve, Halimi i Selimajve, Mithati i Qendrajve, Zanja, i biri i Haxhi postierit, me një dorë, portieri i shkathët i Tepelenës etj. Hankua e Xhihanëve, ajo grua e mirë që na lante e na ndërronte, si fëmijët e saj të shumtë, ishte larguar nga jeta. NJë ditë, duke ngjitur maloren që të çon në spitalin e qytetit, i dola përpara e i zura rrugën një të moshuare, me ngjyrë e cila më shëmbëlleu me Kanon, punëtoren e shkollës që na sinjalizonte, me një zile dhish, mbarimin e orës së mësimit. Doja ti flisja e ti hidhesha në qafë, nga kënaqësia, por Tatjana, e cila më shoqëronte, e kuptoi atë që doja të bëja e më tha: “Mos, se nuk është Kanua; ajo ka vdekur, kjo është e bija”! Ushtanga e nuk e çova më tej atë veprim iluzor.

Në Tepelenë nisa një tregti, së bashku me prindërit e Tatjanës, bashkëshortes timedhe familjarët e tyre. E nisëm me një tavolinë, e shtuam, me tezgë; na eci puna e ngritëm një barangë dhe, në vitin e mbrapshtë 1997, ngritëm një dyqan, të kohës, në një vend të mirë, me të gjithë dokumentet e nevojshëm. Kështu e ka tregtia: kur “ingranazhi” rrotullohet për së mbari, shpejt ai kthehet në ortek dhe e kundërta. Ishja me fat e puna më mori për mbarë. Nuk ishte vetëm tregtia që më eci mbarë; në Tepelenë u njoha e u lidha me njerëz mjaft të mirë, të cilët më përkrahën, më mbështetën e më dhanë kurajo, për të ecur më tej. Në dyqan më vinte, thuajse përditë xha Hekurani i Mehmetajve, plaku i pakët nga trupi, por me shpirt të madh. Vinte, pa u ndjerë, mbështetej tek banaku e thoshte: “Do të llafosim muhabetin”. Xha Hekurani nuk është më në jetë por këtë shprehje të tij e përdorim shpesh, kur jemi mes mjerëzve të fisit. Nuk mund të harroj zemrën e mirë dhe gëzimin që ndjente kur rritej muri i dyqanit të ri, plaku i mirë, Dajlani i Pupajve, i cili, kur vinte aty pranë më sugjeronte: “bëj kështu e ashtu”. Nurua i Peçajve, kur u ndërtua dyqani, kthehej, me dëshirë, ulej në karrigen tek dera, hapte këmbët, mbante dhe kërrabën e dhenve, në dorë, duke bllokuar hyrjen. Botë të pasur kishte xha Myslymi i Rrokajve, i cili, kur piqeshin fiqtë,vinte në dyqan me disa kokrra fiq, të freskët në dorë e më thoshte: “Haji se sapo i kam këputur nga fiqtë e bahçes time”.

Thuajse një herë në javë bëja rrugën Tepelenë – Tiranë e kthim; për të furnizuar dyqanin, me mall. Në vitin e trishtë 1997, në këtë rrugë, kam kaluar nëpër plumba. Pata fat që nuk më kapi asnjëri prej tyre. Rrugën e bëja kryesishtme autobusë që mbanin targë të Tepelenës dhe guidoheshin nga zanatçinj të zotë e të guximshëm. Me Lefterin e Bonajve, me Rakipin e Ballinjve dhe të vëllanë, Safetin, me Velo Becin, nga Veliqoti, me Gjergji Gogën, nga Salarija apo me Serjanin e Lanin, nga Memaliajt dhe me të vetmen femër, shofere autobusi, Marjetën, u bëra shok e mik i mirë. Lefteri dhe baxhanaku i tij Engjelli, nga Krahësi, në mjaft raste i sillnin çantat e mija me mall, edhe pa qenë unë në autobus. Kishja formuar një besim të plotë tek ata njerëz.

Kënaqësi të veçantë kishja kur në dyqan më vinin bashkëfshatarë nga Kalivaçi. Nuk është fjala për njerëz të fisit tim, si Bejua i Breshanit apo Rustemi i Mane Tafilit por dhe për të tjerë, të cilët ndodheshin më larg në pemën gjenealogjike të fisit tim. Kur më vinte Caushi i Nebi Çizos, nga Specova, vëllezërit Hysen e Qazim Shatrafili, nga Luzati, me të cilët jam rritur, në kalivaç, kur familja e tyre ishte muhaxhirë, Sofija, e Azis Telhait, me dy djemtë e saj etj, lumturohesha e fluturoja nga gëzimi. Disa i çoja në kafeteri, të tjerë i qerasja me raki, të gjithë i sajdisja, siç e meritojnë.

Natyra humane, më çonte tek të sëmurët. Kur dëgjoja që dikush, nga Kalivaçi shtrohej në spital, vrapoja atje dhe interesohesha për atë që vuante. NJë herë ishte i shtruar mëhallaliu im Qemal Sherif Zenelaj, i cili ankohej nga dhimbje veshkash. Babai i tij, Xha Sherifi dhe i vëllai Demir Rrapo, kur u kthyen nga Bostoni, në vitin 1918, sollën me vete 3 valixhe, me libra, revista e abetare,në gjuhën shqipe, dhe, me to hapën një kurs, ku mësuan shkrim e këndim 16 kalivaças; mes tyre 3 gra. U interesova tek mjeku që ndiqte mjekimin e Qemalitku mësova se ai kishte një gur, në veshka, i cili, sa herë lëvizte, shkaktonte dhimbje të padurueshme.Shkova në dhomën ku ishte shtrirë Qemali, burri që në Kalivaç e më gjerë njihet si njeri me humor pozitiv. Skena që m’u shfaq, sapo hapa derën e dhomës ishte tejet interesante. Qemali, i shtrirë e mbi kokë i qendronin disa femra e dy djem. Ishte e shoqja, Hatemja, vajzat: Lumturia ( atë njoha ) dhe dy të tjera, të cilat nuk i njoha. Ishin dhe djemtë e tij: Enveri dhe Abdyli. I kishin zënë frymën dhe, me të qarat e tyre, në vend që t’i jepnin kurajo, e bënin më keq. “Hapuni “, u thashë familjarëve të tij dhe të sëmurit i thashë: “Dil nga spitali, shko në fshat, merr kosën e barit dhe jepi,kryq e tërthor arave me foragjere, gjithë ditëne guri që ke në veshkë, mesiguri do të rrëshqasë, në kanal e do të dalë, së bashku me urinën”! Më dëgjoi mëhallaliu dhe familjarët e tij dhe për mjaft kohë nuk u paraqit tek mjeku, për dhimbje veshkash. Ajo që më ndodhi më vonë, ndoshta është me vlerë për ta lexuar.

Një miku im, i cili banon në Masaçustec të SH. B. A-ve, më njoftoi se, në një supermarket, rastësisht ka takuar një grua, e cila i ka thënë se është nga Kalivaçi i Tepelenës dhe quhet Gjylo. Ajo më çon të fala e thotë se më njeh. U mendova gjatë, pyeta dhe ndonjë të afërm e shok dhe i rashë në të. Derisa është kështu dhe emrin e ka Gjylo, është e bija e Qemal Sherifit dhe mban emrin e gjyshes së saj, Gjylystanit. Kur erdhi njeriu im, në Tiranë. e luta të më merrte diçka simbolike, për Gjylon. Ai pranoi, me kënaqësi dhe ma plotsoi dëshirën. Bleva një shall, me simbole kombëtare dhe brenda, tij vendosa një letër, mbi të cilën shkrojta:

Gjylo,

Emri yt fisnik, më kujton fëmijërinë e shkuar,

Sa larg ke shkuar moj bijë, mërguar,

Të tutë nuk i ke harruar!

Me mall,

Në Tiranë, më 5 nëntor 2011. Niazi Nelaj

E kishte marrë dhuratën Gjylua, në prag të festës së pavarësisë dhe, me të në dorë, së bashku me bashkëkombas, në Boston, atje ku kishte punuar e jetuar gjyshi i saj para gati 100 vjetësh, kishte festuar ditën e shënjtë.

Në jetën time kam patur disa pasione: Pasion të parë e më të hershmin kam patur dashurinë për librin. Më pas ishja i dhënë pas sportit e konkretisht, pas futbollit, muzikës, luleve etj. Leximin e librit e kam nisur herët, qysh në klasin e pestë, kur mësuesi pasionant pas letërsisë libohoviti BardhylJoka, na bënte vetëm 10 minuta mësim; pjesën tjetër të kohës na tregonte pasazhe nga librat që lexonte vetë, e ne fëmijët e asaj moshe bëheshim sy e veshë. Më vonë, në shkollën e mesme, në qytetin me kulturë të Korçës, e thellova dashurinë për librin. i nxitur nga metodistja e mrekullueshme e bibliotekës të qytetit, shtatpakta Kostaqe, të cilën e kujtoj, me shumë respekt e mirënjohje. Në pranverë të vitit 1963, kur u emërova pilot, në regjimentin e Rinasit, gjënë e parë që bleva, me rrogën e parë ishte një libër artistiknë një librari barangë, tek ura e Lanës, pranë Drejtorisë të Punëve të Brendshme, në Tiranë. Në atë librari, shitëse ishte një grua e re, e bukur, me gërsheta, me origjinë nga Çamëria, e cila quhej Dizi ( Ballkize) por nuk shiste vetëm ajo. Herë bënte libraren e ëma e Dizit e herë i shoqi, Mithati. Mbasi u prish kjo barangë, diku nga viti 1964, u lidha me Vangjelinë, një grua “zonjë”, nga Korça, me arsim të lartë ekonomik, e cila e kishte librarinë afër Bankës së Tiranës. Ajo ishte me kulturë dhe dinte, jo vetëm çfarë të të rekomandonte por bënte dhe një lloj analize të librit. U largua nga libraria Vangjelia e unë u enda, në shitore të tjera librash, si tek Zana, në rrugën e “Durrësit”; tek mashtruesja Luizë, e cila shiste librin shkollor,pranë hotel “Parkut”; tek Donika, në rrugën e “Postës”, deri sa qendrova tek libraria “Flora “, ku shitëse ishte Kimetja. Gjatë nëntë viteve që shërbeva në regjimentin e helikopterëve, punën me librin politik dhe atë artistik e ngjita në nivele të rinj. Përveç Kimetes, të cilën e kishja një shoqe të denjë e të aftë për punën me librin; në anën time ishte drejtori i ndërmarrjes së librit, Estrefi, me origjinë nga Gramshi dhe zëvendësja e tij, Katjusha Çakërri, e bija e oficerit të aviacionit Njazi Manajnga Damësi i Tepelenës. Më ka rastisur të lëviz, nga njëri repart i aviacionit, në tjetrin; derisa u stabilizova, me shtëpi, në Tiranë. Kur shpërngulesha në qytete të tjerë, krahas thesit me plaçka, në një thes të veçantë, merrja me vete librat më të dashur si: Aivenhoi, I Fundit i Mohikanëve, Iliadën, Spartakun, Të mjerët, NJ eriu që qesh, David Koperfild etj.Në qytetet ku libri “nuk ecte”, sidomos në Kavajë, në Shkodër, në Krujë etj. Sa herë lëvizja nëpër vendin tonë, ndaloja dhe shkoja në librari ku gjeja libra të cilët, në Tiranë siguroheshin me vështirësi. Kësisoj, mund të them se unë kam njohur e më kanë njohur më tepër libraret e më pak kamerieret e banakieret.

Kohë pas kohe, me librat që kam blerë, në familje kam formuar një bibliotekë të pasur, me libra artistikë e politikë. Fillimisht, kur pashë që librat po shtoheshin e vlera monetare e tyre po shtohej, padrejtësisht mendova: “Kam katër djem; ata do të bëjnë dhe të tjerë, po të mos lexojnë, do ti shesin librat e mi, me kilogramë, veresije e do të thonë: “Sa budalla paska qenë babai ynë; po ti kishte ngrënë x para, mbase do të ishte gjallë”! Por u gabova; djemtë e mi i ruajnë librat, si gjë të shënjtë; madje e kanë pasuruar bibliotekën e familjes me tituj, të cilët, në kohën e monizmit nuk lejoheshin.

Më 12 maj të vitit në vazhdim, u mbush një vit nga takimi i një pjese të shokëve të grupit të Batajskut. Siç ishte vendosur, takimi u organizua në Tiranë dhe dreka, shoqërisht u shtrua në restorantin “Mrizi i Zanave “; atje ku u festua ditëlindja e shokut tonë Sherif Çelo Hajnaj ( Bracki ). Në takim morën pjesë shokët: Adem Ceça; Bashkim Kozeli; Sherif Hajnaj ( Bracki ); Niazi Nelaj; Sazan Abibi; Petraq Papaanastasi; Hysen Hyka; Vangjel Koçi; Xhevahir Musta; Vangjel Baba dhe Petraq Korroveshi.Disa të tjerë, të cilët ishin njpoftuar, për arsye të ndryshme nuk mundën të merrnin pjesë. Vaso Pesha telefonoi nga Gjirokastra e na bëri me dije se nuk mund të vijë, për arsye shëndetësore. Bashkim Kozeli, erdhi e u largua; për arsye familjare. Të njëjtin problem kishin dhe shokët Sazan Abibi e Ahmet Sulejmani. Koço Ilija telefonoi, dy herë, nga Kuçova; donte të vinte por,papritur i është ngritur tensioni arterial. Rrapo Kodheli e Surri Barbullushiishin të ftuar, në një dasmë nga e cila nuk mund të shmangeshin, kurse avokati, Zyhdi Meçaj, i cili nuk na është ndarë, në asnjë takim, sot ishte jashtë Tiranës e në pamundësi.

Disa shokë erdhën përmes sakrificave dhe rrezikuan. Adem çeça, i sëmurë, me probleme të zemrës e të tensionit; erdhi e qendroi deri në fund të takimit; Hysen Hyka, nga Kruja, nuk mungoi, edhe pse është me probleme seriozr yë kollonës. Xhevair Musta, me sëmundje të sheqerit, i rënduarerdhi, për herë të parë; Sherif Hajnaj ( Bracki ) erdhi nga Voskopoja, ku banon në stinën e ngrohtë. Pra, pati dy qendrime, të kundërt. Më emocionoi Vangjel Koçi. Ai erdhi, posaçërisht nga Korça, ku banon, më përqafoi, fort e nuk më lëshonte. “T’u bëftë dita njëmijë ty që u bëre sebep”- tha shoku im i grupit fluturues, në Batajsk. Nga monumenti i luftëtarit të panjohur, deri në restorant rrugën e bëmë së bashku, të kapur dorë për dorë. Vangjelin e gjeta me vështirësi, edhe pse 200 km jemi larg njëri-tjetrit. Numërin e telefonit të tijtë familjes e gjeti im bir, Dritani, më 7 shkurt të vitit 2012.

Për herë të parë erdhi në takim dhe Xhevair Musta, me këmbënguljen e tij. Ai, fillimisht ka qenë në grupin tonë, në Batajsk por nuk fluturoi; u bë oficer e shërbeu në repartet e aviacionit, por dëshiron të ketë miqësi me pilotët. Xhevairi vuan nga diabeti i sheqerit; mësoi për takimin tonë dhe, me vështirësi, erdhi. Ndërkohë pati shokë të tjerë, të cilët banojnë në Tiranë e nuk e kanë të vështirë të vijnë në një takim të tillë, i cili, gjithsesi nuk është pa vlera. Mund të theksoj se takimi ishte interesant e të gjithë u kënaqën.I premtuam njëri – tjetrit se do të takohemi përsëri dhe periodikisht. Kaloi një vit e askush nuk po e merr iniciativën të na mbledhë. Edhe takimi tradicional që zhvillohet, çdo vit, në datën 24 prill, e cila është pranuar si dita e formimit të aviacionit luftarak të vendit tonë, këtë vit, u bë në datën 27 maj, dhe në Kuçovë. Të jetë thjesht një nga absurditetet e kohës? Nuk mora pjesë por, siç më thanë ata që ishin, pjesëmarrja kishte qenë mjaft e dobët dhe nuk pati aktivitet. Ndoshta për faj të organizimit. Aviacioni shqiptarnuk ka vuajtur kurrë për burra me peshë, të cilëve u ecën llafi e u punon mendja.

Gurët e themelit të aviacionit nuk i kemi vënë ne, që jemi në jetë; të tjerë burra ishin ata. Të paktën të mblidhemi që ti kujtojmë e ti nderojmë, siç e meritojnë; jo të përhapemi “si zogjtë e korbit”e mos ta marrë vesh i pari të dytin. Jam ndodhur ngushtë e s’dija si të veproja në një rast aspak të këndshëm. Udhëtoja me autobusin urban të linjës të Tiranës së Re. Në autobus ishin dhe dy shokë të mi, të viteve ‘60 të shekullit të kaluar. Itakova një nga një. U habita, pa masë kur ata nuk e njohën njëri-tjetrin, por m’u desh ti prezantoja, edhe pse të dy kishin fluturuar së bashku, të paktën disa vjet dhe në të njëjtën skuadrilje, në regjimentin e Rinasit. Që të mos ndodhë kështu, hajde të takohemi, së paku periodikisht, me njëri – tjetrin. Format e mundësitë janë pa fund. Mjafton që tek shokët të egzistojë vullneti i mirëdhe mendimi pozitiv. Nuk ka fare rëndësi kush do ta marrë iniciativën, veç kërkohet pak përkushtim. Shokët po na ikin, një nga një, prandaj, kohën që kemi në dispozicion le ta shfrytëzojmë, aq sa nevoitet, për t’ju përkushtuar njëri-tjetrit, pa ego e partipris.