(Bashkbisedim, në mungesë, me rastin e përkujtimit të ditlindjes së tij)
Xake,
Po të drejtohem , kur nuk të kam pranë. E habitshme, por e vërtetë: Kur të dashurin tonë nuk e kemi më, mes nesh, çmojmë sa shumë e kemi dashur. Sidomos kur na ka ikur, aq papritur, si Ti. Riza, na mungon të gjithëve.Të gjithë të donim e na doje, shumë.Ti ishe i mirë, për të gjithë ne; familjarët, shokët e miqtë e shumtë që të janë mbledhur sot, për të të kujtuar e për të shprehur nderimin që kanë, për figurën tënde të ndritur. Buzëqeshja jote e çiltër, si e një fëmije, pa faj, do të na mungojë; zemra jote e madhe, e cila donte ti pushtonte e ti bashkonte gjithë njerëzit e mirë, për t’u falur dashuri, nuk rreh më. Atë që nuk e rrokte dot qenja jote humane, e eksploronte mendja jote e pamatë e horizonti yt, pa limit. Ikja jote e papritur më ka dhëmbur shumë. Jam përpjekur ta mbush humnerën që le pas, por ende nuk kam mundur e për këtë ndihem keq. Sa shpejt më mori malli, për ty o miku im i mirë? Sa i afërt më ishe por unë sa kohë ishje në jetë, nuk e kuptoja dot këtë gjë. Lexo të plotë