Lundrimi i njeriut në hapësire, ka qenë e mbetet ëndërr sublime e çdo njeriu. Në çdo çast të jetës së tij mbi tokë, që kur ai u ndërgjegjësua, edhe pse në gjendjen primitive, krijesa njerëzore vështronte lart, kënaqej me lundrimin ajror te fluturakeve, rendte pas tyre, me synimin për ti arritur e për ti kaluar. Kështu, njeriut primitiv, pas shumë kohesh i lindi ideja për t’u ngjarë zogjve e ndoshta për ti kaluar ata, në fluturimin e tyre.
Lexo të plotëMonthly Archives: October 2019
Hysa ynë
Një monografi ndryshe
Shumë herë jam përfillur për te shkruar diçka, për Hyrën por jam sprapsur, jo pa shkak. Sa e vështire është te përmbledhësh ne një monografi jetën e një “gjigandi” si ai. Një jete qe i ka te gjitha brenda. Hysa ndriti sa qe ne jete, vazhdon te ndrite dhe pas ndarjes nga jeta. Nuk e teproj po te them se Mahmut Hysa nuk ngjante me një njeri te zakonshëm; Ai ishte një “yll dritëshumë”; ishte një “ vegim”; një “engjëll mbrojtës” qe na erdhi si dhurate nga yjësitë, për te na bere pakëz drite. Si yll qe ishte, Mahmut Hysa mund te krahasohet vetëm me yjet dhe e ka vendin mes tyre, ne përjetësinë e qiellit, ne te cilin lundroi me te gjithë tipat e aeroplanëve qe dispononte vendi ynë dhe mori klasin e pare te pilotit qe është shkalla me e larte e kualifikimit te pilotit.
Lexo të plotë