(Heroizmi- shfaqje e shpërthimit të vlerave morale të akumuluara tek njeriu guximtar)
Është një ndodhi e rrallë; nga ato, për të cilat, duhet shkruar doemos. Jo se ndodhia nuk është cekur më parë por, për mendimin tim, kjo është bërë pamjaftueshmërisht dhe në mënyrë të sipërfaqshme; pa hyrë në brëndësi të dukurisë heroike. Trimëria, si dukuri, në aviacion shpërfaqet në çdo ngritje në ajër, por, aktet heroike, nuk ngjajnë çdo ditë. Ca më tepër se akti heroik i Agim Alisë nuk ishte as i thjeshtë; as i rastësishëm. Çdo piloti mund ti ndodhë fikje e motorrit, në ajër, por jo të gjithë rastet i ngjajnë njëri – tjetrit. Motorri i aeroplanit, që në kohën kur ka nisur shfrytëzimi i mjeteve lundruese ajrore, është çmuar si zemra e dytë e pilotit. Dhe jo më kot.
Lexo të plotë