E kam thene dhe e perserit, vazhdimisht: Voskopojen e dua shume dhe e lakmoj. Thuajse cdo vit shkoj ne ate vend te lashte e turistik per te percjelle pushimet verore. Me ngjan vetja sikur jam voskopojar edhe pse fshatin tim e dua shume e nuk e nderroj me asnje tjeter. Vajtja shpesh ne ate fshat – qytet ka lene gjurme te mira ne qenien time dhe nje lloj vartesie.
Se shpejti do te festojme diten e krijimit te Aviacionit Luftarak Shqiptar. 24 prilli i vitit 1951, dita kur mbi qiellin e Tiranes fluturoi, per here te pare aeroplani me pilotin korcar Petraq Polena, ngjan si i larget por gjurmet e asaj dite vijuan per shume vite dhe aerodromet e vendit gumezhine nga zhurma e motorreve qe shkeputnin nga toka makina te fuqishme ajrore te „ shaluar“ nga djem te zgjedhur te vendit tone, Repartet e Aviacionit Shqiptar u mbushen me aviacioniste te pasionuar, te cilet lane gjurme ne historine e mbrojtjes te Vendit tone.
Te shumte jane aviacionistet ne jete por mjaft te tjere kane „ikur “ ne udhen pa kthim. Disa ( jo te pakte ), kane rene ne krye te detyres, ne perpjekje per te ngritur mjeshterine e shfrytezimit te teknikes ajrore ne toke ose per te persosur mjeshterine e pilotimit. Te renet per Atdhe, jane tok, edhe sot, si dikur ne aerodromet e Shqiperise; edhe pse prej renjes te tyre enden ne hapsirat qiellore. Deshmori i pare i Aviacionit Shqiptar, trimi me flete Vasil Trasha, nga Voskopoja, i cili ra, ne aerodromin e Kucoves, ne vitin 1958 ( 23 mars ), duke zbritur, ne nje fluturim ne nate mjaft te veshtire, ne perpjekje per te marre klasin e Pare te pilotit, i cili, eshte varrosur e cvarrosur 3 here, me ne fund nuk prehet tok me shoket, (prap se prap nuk eshte i vetem ), ne nje cep te varrezave te deshmoreve te atdheut te qytetit te Korces. Koha dhe rrethanat, e kane lene vec shokeve, ate dhe dy pilote te tjere te talentuar si Jovan Kacorri e Fluturim Molla. Per dy te paret kam shkruar, ne menyre te posacme; Ata, te tre si te kapur dora – dorazi, rrezatojne edhe ashtu sic jane. Dhe ky veprim eshte ne ndxerin e qytetit dhe te Bashkise te Korces. Pa u rrekur te bej nje pershkrim te detajuar te figures se tyre te ndritur, mjaftohem te informoj, per ata qe nuk e dine se Vasil Trasha, ish partizan, ishte talent i lindur per te fluturuar. Trimeria e tij e cartur, u shfaq disa here, gjate jetes se tij si fluturues. Jovani, u vra kur ishte ende kursant. Ai ishte nje talent tjeter i rralle, I pajisur me te gjithe te mirat qe mund te thuhet per nje njeri. Fluturimi, sic ka dhe emrin ishte i pasionuar pas fluturimeve, ku dhe „u shua “.
Nje dite korriku, kur vapa pervelonte dhe ne Korcen Plake, mora udhen per ne Varrezaqt e Deshmoreve te Atdheut te qytetit te Korces. Kisha informacion, se brenda atij vendi ku prehen ish luftetare te lirise preheshin dhe tre pilote, por per varret e tyre nuk kujdese3j njeri. Porosita mikun tim Robert Marko (ndjese paste ), ish pilot, te me priste tek udha poshte varrezave dhe gjeta prej tij nje korrektese, sic shquhen pilotet. Doja t’u beja vizite „ qielloreve „ te paharruar dhe t’u shprehja nderimin qe kane aviacionistet, per Ta. Me qellim qe ta beja „nderimin “ sa me te plote; nga Voskopoja, mora tri tufa me trendafile te fresket dhe nje kove e nje lecke. Amvisat voskopojare i kane avllite plot me trendafile te bukur dhe duket sikur garojne me njera-tjetren ne kete fushe te jetes se tyre. Doja ti beja tufat me gonxhe te fresketa, te bukura e nga me te medhate. U afrova tek nje banese, ne bahcen e seciles vegjetonte nje trendafil tere gonxhe te bukura, te celura plot hijeshi; sic me duheshin mua.
Ne avlline e baneses, nje burre, rreth te shtatedhjetave, po lexonte nje liber, „ te lodhur“; ne vetmi. U afrova tek porta e baneses te tij, prej hekuri dhe e grisha. Me shkathtesine e nje atleti dhe me syte qe i ndrinin nga miresia, burri ngrit nga karrigja ku ishte ulur e u afrua, tek porta, se brendshmi. Me la shije te mire sjellja e tij e qyteteruar dhe dashamiresia qe shprehnin syte e tij. Pa ia kerkuar, u prezantua vete. „ Jam prifti i Voskopajes, tha i panjohuri dhe vijoi: me quajne Thoma Samaras; pa me defto; c’e mire te pruri tek une? I rrefeva halin qe me shpuri ne deren e tij. “ Te lutem; me prit 2 minuta – tha prifti e hyri ne shtepi e doli prej andej me nje gershere vreshti, ne dore. Urdhero kete! me tha, futu ne bahcen time nga ky muri i rrezuar, keput gonxhet me te mira e beji bukete. “! Kishte degjuar Urata per Vasil Trashen, nga te paret e tij e me tha: “ Ka qene trim i madh Ai dhe pilot guximtar ”! Bera sic me tha Prifti dhe, kur dola me lule ne duar e doja ti ktheja gersheren, e pieta: ” Urate, cfare te detyrohem ”? Burri, papritur u be serioz, mori drejtqendrim, sikur te ishte oficer i disiplinuar e me tha, me ashpersi: “ Lipsu! Dashke te me japesh dhe para. Ata jane “ qiellore ” e une, sonte do te falem per Ta ”! Ika , “me bisht ne shale ”. I “ turperuar nga sa me tha Prifti I Voskopojes ”, e mbajta vrapin ne Korce, atje ku me priste besniku Robert Markao. Ne dore mbaja tri tufa me trendafile, nje kove te bardhe dhe nje lecke.
Se bashku me Robertin ( ndjese paste ), pastruam ferrat dhe barishtet qe kishin mbuluar varret e kolegeve tane, lame, me lecke pllakat e varrit, beme fotografi, prane atij vendi te “ shenjte ”; vendosem nga nje tufe me trendafile te fresket, mbi cdo varr dhe u larguam per tek makina super elegante e mikut tim – Sherif Braski, i cili na priste aty pari e me ktheu ne Voskopoje.
U larguam nga koleget tane ne mermer te trishtuar e te zemeruar dhe krenare e te lehtesuar. Zemeraten e kishim me ata qe nuk jane kujdesur sa duhet per vendin ku prehen „ qielloret “ por krenare se kishim bere dicka te mire, hyjnore dhe njerezore, ne emer te te gjithe aviacionisteve.
Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj; ne Tirane, me 21 prill 2022