Ky perfundim vlen, si per qytetaret dhe per rrethinat. Historia e Dino Cicos, vertet rrefehet si legjende, por Brenda saj ka dicka te vertete dhe e verteta bazohet ne deshiren e gjirokastriteve per te lundruar ne ajer, si zogjte fluturake. Ne kete kuptim komentet mbi baza te verteta per kete legjende, mund te jene shteruese.
Mendoj se lundrimi neper ajer eshte ceshtje e te zgjuarve qe kane me vete deshiren per ta „ shijuar “ ajrin, nepermjet lundrimit ne shtresat e tij. Ne kete perfundim arrij jo nga deshira por nga faktet qe di. Lundrimi ajror bazohet ne shkenca te sakta si fizika; kimia; aerodinamika; matematika etj. Po t’u shtojme ketyre faktin se gjirokastritet, si te zgjuar natyralisht, i kapin shpejt e nuk i leshojne elementet e fluturimit.
Nga sa di, gjirokastritet ne aradhen e fluturakeve e te sherbimit teknik, nuk kane preferuar te qendrojne ne te njejtin pozicion me te tjeret, por kane synuar e kane kapur majat e profesionit, kudo ku i ka „perplasur “ rryma e fatit. Le te vemi tek konkretja e une kam tendencen, jo aq te pelqyer, per te operuar, ne shkrimet e mi, me emra te vertete.
Nje grup qytetaresh nga Gjirokastra, u bene nismetare te eksplorimit te qiejve. E them ne shumes, mbasi disa nga themeltaret e kane nisur karrieren jo ne vendin tone, por ne qiejt e Jugosllavise e te Bashkimit Sovjetik. Deshiren njerezit e kishin por mundesite ishin te kufizuara e shkolle aviacioni, ne vendin tone, ne vitet e pare te pasclirimit nuk kishte. Ama deshira e njerezve vlonte ne gji e ata digjeshin nga „zjarri “ i deshires per te fluturuar.
Ne Libohoven e njohur, jo vetem per trimeri, nje grup te rinjsh moren udhen e qiellit. Kush nuk e di, le te shfrytezoje kete mundesi per ta mesuar. Gjigandi Refat Kaimati; i urti Nuredin Bejleri; syshqiponja Tomorr Avdia; kokeploti Mustafa Cici; talenti i rralle – Alket Islami; nostalgjiku Hivzi Minxha; fisniku Jorgo Sulioti etj, jane nga Libohova ose me origjine andej.
Qyteti i Gjirokastres, ka nxjerre specialist, fluturues ose jo fluturues te kategorise superiore. Agim Nuredin Spahiun, do ta renditja nder te paret, si pilot i “ elites ”, per vlerat qe kish. Agron Galanxhi, trimi i cartur i Galanxhinjve, me guximin qe e kishte ne gen dhe me persosmerine e teknikes se pilotimit, “ulte ne gjunje ” e bente me turp, shume bashkekohes te tij. Pilote te tjere, te te gjithe brezave, si: Bajazit Jaho; Shpetim Baxhaj; Nase Leka etj. etj. ia kane zbardhur faqen qytetit te tyre dhe me tej.. Do te theksoja talentin e rralle dhe aftesite e vecanta te fluturimit te gjirokastritit me origjine Petrit Sado Bebeci, i cili, eshte shquar, kudo ku ka ushtruar profesionin e veshtire te pilotit me kualitete te rralla. Besnik Hashorva; Lirim Kokona; Sotir Majko etj. kane lene gjurme ne aviacionin tone. Nuk duhet harruar ata qe u nisen por nuk u sosen udheve te qiellit e mbeten thjesht nostalgjike te fluturimit. Vaso Leko Pesha e Vaso Kico Pesha; krahas Bektash Bebecit; Hysni Bebecit; Minush Karalliut e ndonje tjetri i perkasin kesaj kategorie. Cilesia eshte shfaqur me force kur behet fjale per „ yjet “ e sherbimit inxhenjero – teknik te aviacionit. Muamer Alite; Ylber Hashorva; Masar Lengo; Vladimir Sinoimeri e shume te tjere me mencurine e tyre dhe me duart e arta i kane dhene tonin ketij sherbimi. Agim Asqeriu; e Agim Sula; specialist i klasit te pare Mehmet Hasko etj. me punen e tyre kane lene gjurme ne aviacionin tone.
Megjithse disa here spekulohet me vendosjen e nje radhe, fill pas qytetareve gjirokastrite, gjykuar nga roli dhe kontributet qe kane dhene, do te theksoja Zagoritet. Anastas Ngjela, me te cilin kam punuar, ishte nje njeri e pilot i kompletuar e me gjitha tiparet e mira qe mund te thuash per nje njeri. Tashkua ishte nje “maje ” ne historine e Aviacionit Shqiptar. Pilote te tjere, por jo te seres te Tashkos ( Anastas Ngjeles ) kane qene: Garito Vito; Maksim Kllapi etj. por dhe ne anen tjeter, ne ate te profesionit te sherbimit inxhenjero-teknik ka patur te tjera „ maja) sic eshte inxhenjeri Stefan Kagjini, i cili u shqua , jo vetem si kontributor me shume vlera nga te cilat mund te vecojme zbulimin e formules dhe prodhimin e vajgurit shqiptar, dhe per dhuraten qe i beri bibliotekes te Shkolles te Aviacionit duke i falur librat me permbajtje tekniko- shkencore, si nje gjest human i pazakonte. Ne Zagori, eshte rritur e ka zene mullen, kryeingjenieri i Uzines te Aviacionit, i miri, kopetenti, i shkuari me te gjithe Arqile Peri.Nga Zagoria jane dhe Spiro Kasa; Jorgo Koci;Vasil Prifti;Robert Vito etj.
Dua te evokoj rolin dhe kontributin qe ka dhene ne aviacion, te cilin e vulosi ne nje qitje me predha te verteta, ne Derdhjen e Lumit Mat, me gjakun e tij, dropulliti Vasil Noni, i shpallur: „ deshmor i Atdheut “. Nga Dropulli ishte dhe tekniku i helikopterit Pandeli Xhumba, I aksidentuar me vdekje , ne Himare, ne katastrofen ajrore te njohur. Pandeliu, gjithashtu eshte shpallur : „ Deshmor i Atsdheut “. etj.
Lunxhiotet shquhen si njerez te qendrueshem e me taban. Piloti nga Saraqinishta, Harilla Siko Rebi, te cilin, si pilot e njeri me vlera te rralla, me figure morale tejet te paster, Partia e dergoi per te drejtuar njesi te Aviacionit Shqiptar, si Regjimentin e Qytetit „ Stalin “, Regjimentin e Gjadrit e ate te Rinasit; kudo ku ndihej nevoja per nje drejtim cilesor ( jo per nje dore te „forte “, mbasi Llaqi drejtonte me mend e me shembullin vetjak, ne toke e ne ajer dhe Ai ia doli mbane, me sukses, perben nje „ maje „ te vecante. Roli i Tij ka qene i ndjere, ne provat dhe eksperimentimet e ndryshme, te cilat i dhane shtyse te madhe zhvillimit te aviacionit tone. Ne radhet e Lunxhioteve, kam deshire te rrjeshtoj: Vasil Kromidhen; Telo e Pilo Dedin; Jani Tarifen etj. Sejcili prej tyre ka vlera e kontribute te vecanta, individuale, por te gjithe bashkohen kur eshte fjala per guxim e trimeri dhe per dashuri per ajrin dhe per aeroplanin. Tekniku i aeroplaneve An – 2 – Mihallaq Puleri, te cilin, me te drejte e therresin profesor, ka kontribuar fuqishem ne lemen e fluturimeve ajrore si teknik fluturues por, veprimtarine e tij humane e studimore e ka shfaqur dhe ne fushen e historise te treves nga eshte, pavaresisht se „era “ e shpuri larg, ne Amerike..
Do te kapercej Drinon e do te hidhem ne zonen ku ndodhet Picari; Kardhiqi; Picari; Medari i Kolonjes; Prongjia; Fushebardha e krahinat perqark. Gezdar Riza Veipi ishte e do te mbetet nje „ legjende “ ne fushen e fluturimit, te organizimit dhe per udheheqje me shembullin vetjak. Figura e paster e tij, te bente e te ben, me turp. Fshatra prane, jane Medaari, ku u rrit piloti Sinan Cela; picari i “ babaxhanit ” Salih Peci, vatra e djemve trima e te mencur nga Fushebardha, ku e heq vallen; Zeqo Sadik Cama; Halil Bello dhe gjitonet e tyre: Perparim Hila, Asim Bime me shoke. Ne Umelice kemi patur Llazi Rapin e eshte ne jete Aleksandri, me te njejtin mbiemer. Ne Kardhiq, kemi patur nje teknik helikopteri, shendetlig e thatim, te cilin e quanin Naltor Shehu. Efektivi i Regjimentit te Helikoptereve, ne Farke, e quante ate: „ Doktorri i motorrit “ dhe e pyetnin per cdo dukuri negative qe shfaqej ne motorr. Ne aviacion ka sherbyer dhe vellai i tij – Xhumua, i cili nuk e pati jeten te gjate ne armen e aviacionit dhe Halim e Frederik Shehu, te cilet sidoqe ne sektore ndihmes, kane lene gjurme ne aviacion.
Po te qendrojme tek „ majat “ e profesionit te pilotit, me vjen mire te evokoj emrin e kolaudatorit te aeroplaneve Mig – 19 qe dilnin nga Uzina e Aviacionit dhe eshte jo vetem pilot kualitativ por dhe nje njeri i persosur. Fjale te mira mund te them per Sejdo Bilush Kamberin, i lindur ne Kolonje e i rritur ne Prongji, njerin nga pilotet specialiste per helikopterin Mi – 4, qe nga dita e pare e pervetesimit te tij, ne vitin 1957, ne Pugacov. Te cilesise te larte kane qene dhe Biluush Imeri e Sokol Cunaj, nga kooperativa Bujqesore „ Asim Zeneli “. Bilushi, „ fajtor pa faj“ eshte, ndoshta piloti i vetem ne bote i cili nga ajri e avioni, provoi te bente rolin e cobanit me dele ne pllajat e Cajupit.
Keta vleresime, duhen kuptuar si opinione vetjake, te cilet bazohen ne njohjen vetjake por jo vetem e nuk kane te bejne me renditjen zyrtare. Miku im i mire, e i hershem: Mehmet Hasko, me kerkoi nje shkrim e me njoftoi disa emra kontributoresh, te cilet, te bashkuar me sa di e me sa njoh une, mendoj se u perfaqesuan teresisht. Ja dhe emrat e kontributoreve:
- Agim Spahiu;
- Agron Galanxhi;
- Muamer Alite;
- Ylber Hashorva;
- Besnik Hashorva;
- Mehmet Hasko;
- Masar Lengo;
- Minush Karalliu;
- Vladimir Sinoimeri;
- Bajazit Jaho;
- Anastas ngjela;
- Harilla Rebi;
- Telo Dedi ;
- Pilo Dedi ;
- Naltor Shehu;
- Xhumo Shehu;
- Vasil Kromidha;
- Arqile Peri;
- Jorgo Koci;
- Robert Vito;
- Garito Vito;
- Spiro Kasa;
- Maksim Kllapi ;
- Sulo Gorica;
- Thoma Beci ;
- Vasil Noni ;
- Nuredin Bejleri;
- Refat Kasimati;
- Tomorr Avdia;
- Nase Leka ;
- Fadil Nenaj ( Braho);
- Bektash Bebeci;
- Petrit Bebeci;
- Bilush Imeraj;
- Nexhip Shenaj;
- Sejdo Kamberi;
- Gazi Cafaj;
- Mersin Minxha;
- Kaso Minxha;
- Sinan Cela ;
- Zeqo Cama ;
- Halil Bello ;
- Perparim Hila;
- Hysni Bebeti;
- Gezdar Veipi;
- Shpetim Baxhaj;
- Vaso Leko Pesha;
- Vaso Kico Pesha;
- Shpetim Baxhaj;
- Halim Shehu;
- Frederik Shehu;
- Mihallaq Puleri;
- Agim Asqeriu;
- Agron Sula;
- Stefan Kagjimi;
- Mustafa Cici;
- Llazi Rapi;
- Aleksander Rapi;
- Fejzo Dabulla;
- Lirim Kokona;
- Sotir Majko;
- Sali Mema;
- Ilirjan Mema;
- Sotiraq Pina;
- Andrea Peci;
- Elmaz Duduni ( Berberi);
- Asim Bime;
- Anastas Anastasi;
- Mihallaq Lulo;
- Wllson Makri;
- Rako Fociro;
- Salih Peci;
- Sofokli Krisafi;
- Petro Dudi;
- Jani Tarifa;
- Drini Malile;
- Dolorez Xhaxhiu;
- Jani Sulioti
- Bashkim Kaso;
- Spiro Zoga;
- Vasil Bleco;
- Alket Islami;
- Vasil Prifti;
- Hivzi Minxha;
- Kaso Minxha;
- Pandeli Xhumba etj.
Me bindjen se kam bere hulumtimet e mundeshme, shpresoj mos ti mbetet hatri njeriut mbasi vleresimet jane e mbeten vetjake.
Shkroi Niazi Xhevit Nelaj, ne Tirane, me 14 maj 2022