Agroni: trimi i çarturi Galanxhijve, Dëshmor i Atdheut

Përkushtim

Kishe shpirt njeriu e të ndrinte ballin vetemohimi e trimëria. Ishe i përkushtuar së brendshmi për të shkuar pranë fatkeqeve e për të shpëtuar shpirtrat që vuanin apo që ishin në rrezik. Ndaj, si dhjetra herë më parë, në atë buzëmbrëmje u ngrite në fluturim, në një mot të paqartë, drejt një operacioni shpëtimtimi, në bregdetin e jugut të atdheut.

Ne Spitalin e Himares dergjeshin mes klithmave te dhimbjes,  dhjetra vajza e djem adoleshente,  te aksidentuar ne nje rast fatkeq,  tek Ura e Pilurit.  Nuk  i  durove dot renkimet e tyre,  te cilet kishin shume shprese tek uterima e helikopterit tend shpetimtar.  Ndaj guxove e u ngrite ne ajer,  per te shpetuar te aksidentuarit,  ne ate nate te erret,  kur nata,  deti dhe mali ishin bere nje,  kundra teje.  U ngrite por nuk u sose dot,  atje ku doje,  ne Tirane,  ku sherbimi mjekesor ishte me shpresedhenes. 

 Mbete,  pergjithnje ne ate faqe mali,  ne Llogara,  tek  ata shkembinj e ne ato shkurre,  ne naten “ pus” te fundnentorit te vitit 1986.  Ndricove malin dhe mjedisin perqark tij,  me driten e shpirtit tend qiellor dhe me trupin,  te cilin ia kishje perkushtuar  Atdheut dhe popullit.  Drita qe shperndave ate nate,  ishte e ardhur nga qielli per te feksur ate erresire te mallkuar.   Gjuhet e flakes qe perzhiti gure e shkurre,  ishin si nje malaksje qe  i  bente oborrit te shtepise Aneja,  dikur,  kur Ti ishje akoma  i  parritur.  Drita e shpirtit tend  qiellor,  u feksi udhen atyre qe erdhen,  me nje fryme  duke u ngjitur me kembe e me duar,  neper ata shkembinj,   me shkarpa ne dore,  per te shuar flaken  e trupit tend e te helikopterit qe digjej.   Banoret trima,  bujare e te sacrifices te atyre aneve,  pa perfillur rrezikun qe u kanosej jeteve te tyre,  preferuan te hidheshin ne zjarr,  per te shpetuar djemte e tyre te zgjedhur,  pa ditur kush ishin ata.  

Re e mbete atje,  ne faqen  e malit te Llogarase,  si trimat,  o kryetrimi yne  i  cartur Agron Asaf Galanxhi. Ti re ne Malin e Llogarase,  por nuk mbete atje.   Atje ku re Ti,  eshte ngritur nje lapidar kujtese,  qe ne dhe brezat qe do te vijne,  te mos harrojne,  ate aksion heroik,  hyjnor dhe fatkeq,  ne te cilin u shpalosen vlerat me te spikatura humane dhe trimeria jote,  pa kufi.  Ty Gole,  se bashku me shoket e tu te armes ju sollen ne Tirane e ju kane vendosur ne piedestalin  e nderit,  atje ku e keni vendin;  atje ku jane ata qe sakrifikuan jeten,  ne emer te jetes,  per ti ndenjur Tiranes,  kurore lavdie dhe mbare shqiperise,  si deshmi trimerie te atij vetemohimi.  E radhite veten ne “  gjerdanin ” e pavdekesise,  e ne piedestalin qe deshmon trimerine e burrave te ketij dheu heronjsh e martiresh.  Do te qendrosh perkrah burrave trima qe te ngjajne, nisur  nga  i  lavdishmi Niko Hoxha;  trimi  i  mencur –  Bego Hoxha;  bukuroshi  i  te gjitha bukurive –  Azbi Seranaj;  komisari  i  pafat –  Luto Refat Sadikaj;  prane Loshit;  Tafilit;  Veledinit;  Pandeliut;  Enverit te Hakajve  e dhjetra te tjerave,  si Ti.

Ju e flijuat jeten,  gjene me te shtrenjte,  te pajetuar plotesisht,  per nje ceshtje te madhe,  ne emer te jetes dhe per ta ngritur me lart lavdine e te adhuruarit,  aviacionit tone lavdimadh.  Me aktin tuaj sublim,  Ju fituat pavdekesine dhe “ privilegjin ” per te mbetur te paplakshem.  Ju do te kujtoheni perhere,  ne moshen e renjes tuaj heroike e do te keni vetem ditlindje te vazhdueshme.   Ditelindja juaj do te kremtohet jo nje por kater here ne cdo vit:  Kur erdhet ne jete;  kur rate ne krye te detyres;  me 24 prill te cdo viti, kur ka ditelindjen aviacioni yne luftarak,  te cilit i  kushtuat qenien dhe jeten  dhe ne cdo 5 Maj,  tok me trimat deshmore qe  i  prune lirine ketij populli.  Kurorat me lule te fresketa,  ne ate maje kodre  nuk do te vyshken kurre  se  i  mban te tilla fryma e nje populli te tere.

Brezat percjellin njeri – tjetrin;  shumekush harrohet,  prej kohes qe di vetem te shkoje perpara e te mbuloje dhe nga mungesa e bashkekohesve qe dine ngjarjen,  por,  ju do te kujtoheni sa te jete jeta e kombi mbare,  mbasi e keni gdhendur  emrin dhe bemen  tuaj ne kujtesen e nje populli,   jeta e te cilit nuk mbaron kurre.  Ne kujtesen e njerezve,  Ju do te uleni perhere sic ishit ate dite:  te rinj;  azgane e vitale.

Agroni  yne  i dashur !  O trim  i  cartur e djale qe nuk te lind me Nena!  Na ike shpejt dhe papritur.  Jeta jote heroike eshte shperndare ne cdo petale lulesh te fresketa, te cilat vijne nga Gjirokastra, te cilen e deshe aq shume;  nga ai qytet mbi gure,  i  cili te dha jete e te beri Burre;  nga Tirana qe te maturoi e te beri ai qe ishje,  nga cilido qe ndjen pergjegjesine per te nderuar te renet e Kombit dhe nga cilido qe e ka ne gjak trimerine dhe e do ate si vlere e pazevendesueshme.   Per te zbukuruar vendin e shenjte ku prehesh,  lulet te vijne nga pertej Oqeanit Atlantik.  Ato  i sjell ne shenje,  nderimi,  mirenjohje e kujtimi,  ti vendos, sa here vjen,  apo ti dergon kur duhet,  bashkeshortja jote  besnike,  Zonja Tatjana,  nga Bostoni  i  larget, “ strehe “ e sigurt e shqiptarise;  ti dergojne dy vajzat e tua si dy yje;  niperit dhe mbesat e shumte;  shoket,  koleget dhe mbare populli.  Njerezit te njesojne me lulet,  Agroni yne  i  dashur,  se lule ishje;  dhe cfare lule?  Nje lule e cila kishte brenda vetes gjithe bukurite.

Ky perkushtim  i  drejtohet,  me respekt e perunjesi,  kujtimit te njerit nga pilotet me te mire,  te te gjitha koheve te aviacionit helikopter,  i  cili ze vendin e merituar ne gjirin e kesaj arme te lavdishme e te preferuar nga te gjithe njerezit.  Emri  i  Agron Galanxhit,  i  nje gjirokastriti te vertete e tipik,  i  cili i ka paraprire gjithe trajektores te ngjitjes te helikopterit Mi-4 dhe u ka dhene shpirt,  gjithe aksioneve luftrake per ta nxjerre helikopterin nga  “  strofka ” ku ishte strukur e,  per ta shpure atje ku ishin njrezit,  ane e mbane Shqiperise.  Guximi,  trimeria,  iniciativa,  zoterimi  i  shkences te fluturimit dhe  i  teknikes ajrore qe shfrytezoi,  te cilat ishin tipare dalluese te Agronit,  i  duheshin efektivit te Regjimentit te Helikoptereve dhe Ai,  me bujarine e shpirtit te tij,  i  hodhi ne sheshin e burrave e  i  dha gjalleri,  gjithe levizjes komplekse te ngjitjes tekniko – profesionale  gati  tridhjetvjecare.  Jo se me pare ka qene i  panjohur por,  per “  heroin ” akumulimet shperthejne ne nje cast te vetem e na japin aktin heroik,  sic ngjau naten e 22 nentorit te vitit 1989,  ne operacionin e shpetimit  te studenteve dhe petagogeve te Institutit te Larte Bujqesor te Kamzes,  te aksidentuar,  tek Ura e Pilurit,  ne nje rrugetim turistik dhe promovues ne Bregdetin Jonian te vendit tone.

E them,  jo pa kompetence,  e mbi bazen e te thenave por nisur nga njohja e drejtperdrejte dhe per nje kohe te gjate  ( prej vitit 1960 deri sa u nda nga jeta,  ne nentor te vitit 1989 ) se Agroni  i  Galanxhijve te Palortose nuk u be ne nje dite te vetme,  Ai qe njohet kur kreu aktin heroik,  as si njeri  i  formuar e  i  kompletuar;  as si fluturues  i  talentuar.  Per nje gje,  ma do mendja,  lipset te biem ne te njejten mendje:  “ Geni qe mbushte me gjak rrembat e zemres e te shtatit te  “  Heroit tone ” –  therriste per trimeri e guxim dhe rasti e pruri per ti shpalosur vlerat e tij te rralla humane dhe te profesionit. Them rasti,  jo mekot;   kam parasysh se moti,  ate nate nuk ishte  i  favorshem,  as  i  pershtatshem per te fluturuar.

Nuk ka perse mos ta themi hapet e sic ka ngjare.  Ate nate,  kushtet e motit per ate lloj fluturimi,  jo vetem qe ishin fare te papershtatashme,  por edhe te rrezikshme.  Ne raste te tille,  ngritja e ekipazheve nga Himara nuk ishte e udhes te lihej ne iniciativen e ekipazheve te helikoptereve Mi-4.  Ne ate rast,  kemi disa faktore qe nuk funksiononin ne anen e ekipazheve fluturues,  por,  pa droje mund te thuhet se ishin,  hapet,  kundra tyre.  Katastrofa ajrore qe ngjau ne Llogara,  ne ate nate,  ishte me e renda e me pasoja te pandodhura,  ne historine e Aviacionit Shqiptar.  Humben jeten 6 aviatore:  (  4 pilote e 2 teknike fluturues ) te cilet mund te rrjeshtoheshin si “ ajka “ e fluturuesve te Regjimentit te Helikoptereve.  Nuk u shpetuan dot,  por humben jeten 18 studente e petagoge  dhe nje ekip mjekesor  i  specializuar per ndihme te shpejte te kualifikuar.

 Gjema e ketyre permasave,  mund e duhet te ishte parandaluar,  nese ata qe e urdheruan ngritjen e helikoptereve ne ata kushte,  do te ishin deftuar me te qete e me gjakftohte dhe jo pasionante e servile, ne gjykimin e rrethanave konkrete.  Jane bere analiza e jane terhequr perfundine per te percaktuar shkaqet e kesaj fatkeqesie,  e cila shkaktoi shume dhimbje e lote dhe rrjedhoja te pariparueshme.  Do te behen edhe te tjera e faji mund te mbetet “jetim” e dosja, sic u hap,  do te mbyllet serish.  Sejcili do tat hot fjalen,  sipas kapacitetit,  predispozicionit per te gjetur te verteten dhe interesave qe ka per te hedhur drite mbi ndodhine.  Marr guximin te pohoj se perpjekjet per te gjetur te verteten,  pavaresisht nga deklarimet dhe shkresurinat e shumta te kohes,  do te enden ne mugetire  e do te mbeten larg qellimit per te cilin behen,  duke  i  lene shtegun hapet hamendesive e thashethemnajes.  Qe atehere kane kaluar jo pak vite e koha ka bere te sajen;  mjaft deshmitare okulare,  kane  firuar e jane futur ne udhen pa kthim ose jane bere te pabesueshem,  per shkak te moshes se thyer;  prandaj mbetet detyre e historise dhe e mentareve te paanshem te hedhin drite mbi te verteten e hidhur.

Po te rrekesha ta  “ ngacmoja ” ceshtjen,  pas kaq kohe,  shkaqet e mundeshme qe cuan ne ate katastrofe ajrore te pashembullt qe ngjau ne mbremjen e 22 nentorit te vitit 1989,  mund te klasifikohen ( sipas mendimit tim),  si vijon:  Tek ekipazhet fluturues,  sic e kuptoj une,  ate nate ka patur nje fare presioni.  Se pari ata kane qene nen trysnine e botes se tyre te brendshme.  Te gjithe ishin te gatuar me humanizem dhe donin,  me shpirt,  si e si tu gjendeshin atyre fatkeqeve e te ndanin me ta sikletin e madh.  Thone se Dhurata, mjekja reanimatore  ishte  shprehur perpara pjesetareve te ekipazhit se kishte lene ne shtepi nje femije te vogel qe e priste.  A ka njeri me zemer qe te mos  “  dorzohet ”  perpara femijes?  Mendoj se kjo ka sherbyer si shtyse per te shpejtuar.  Renkimet e adoleshenteve te plagosur,  ishin tjeter motiv nxitje;  ashtu si natyra humane dhe teper e ndjeshme e aviatoreve.  Ne keta kushte,  ngritja nuk duhej lene ne deshiren e mire te ekipazheve.

Nuk ka nevoje te provohet se urdhri  i  dhene,  pavaresisht nga emri dhe funksioni  i  urdherdhenesve ka qene  i  pa studiuar si duhet.  Nuk po  i  futem kompleksitetit te faktoreve qe duheshin studiuar,  mjafton te them  ( gjithnje sipas opinionit tim ) se helikopteri  i  mesem Mi-4,  i  pajisur me motorr me pistone,  e kishte te veshtire teknikisht te merrte lartesine e nevojshme,  me spiral ne ngjitje,  per te dale mbi lartesite e maleve te Vetetimes, i  ngarkuar maksimalisht,  ne menyre qe te merrte kursin e Veriut,  per te shkuar ne Tirane.

Radionderlidhja nga Tirana ( VKQ) e aviacionit,  e stacionuar ne kodrat e Saukut,  me mjetet nderlidhese te asaj kohe,  me mjetin ajror,  ne lartesine e vogel  ( ne te cilen fluturonte helikopteri Mi-4,  mund te realizohet deri mbi lumin Shkumbin.  Po me tej?  Thone se jane degjuar incizimet;  po cilet incizime dhe kur?  Ndoshta eshte vetem gojedhene,  por,  pas vrasjes aksidentale te Niko Selman Hoxhes,  ku kam qene deshmitar okular,  qarkulloi mendimi se udheheqesi  i  fluturimeve  i  ka folur me radio Nikos: “Nxirre –  nxirre”,  mbasi ai ishte perplasur me token.  Le te provoje kush te doje,  ta lexoje te verteten,  pas kaq vitesh ne ata shirite magnetofoni!  Dyshoj se,  ekipazheve u jane dhene udhezime,  kot, sa per ti regjistruar,  mbasi ata jane perplasur me malin. Disa ndikime  dihen si nga ata qe ngrihen ne ajer dhe nga ata qe drejtojne fluturimet,  them se mund te mos jene marre parasysh si duhet   faktoret pngues si:  efekti  i  malit;  efekti  i  detit;  efekti  i nates etj,  te cilet,  ne cdo rast jane faktore pengues ne punen e instrumenteve.

 Nata ishte e erret ,  “  pus ”,  orientimi  i  ekipazhit,  ne ata kushte,  kur nuk kishte instrumente  apo pajisje si ata qe jane sot,   per te percaktuar distancen deri tek mali,  behej vetem vizualisht.  Ate nate,  per fat te keq ishin fikur dritat ne te gjithe Bregun,  per shkak te stervitjes ushtarake me rezervistet qe u zhvillua ate nate.  Ne zonen malore te Kurveleshit,  ne Lindje te vendndodhjes,  ndricimi artificial ishte teper  i   rralle e  i  zbehte,  kurse karvanet detare me ate pak ndricim ishin larg vijes te fluturimit.  

Situata sinoptike ishte fare e paqarte.  Ekipazhet nuk kishin dijeni per tendencen e motit,  i  cili  ndryshonte me shpejtesi.  Ate buzembremje,  nje ere e forte,  e shoqeruar me lekundje te fuqishme te ajrit ( turbulence),  e cila keqesoi shikimin horizontal dhe ate vertikal, u afrua nga deti ne kontinent. Lidhjet me aerodromin e Korfuzit,  me te afermin e mundshem,  per shkak te te ashtuquajtures “  Lufte e Ftohte ” ishin inekzistente.   Ekipazhet u ngriten ne ajer,  me 5 minuta diference  nga njeri-tjetri, (  i  pari u ngrit Golja),   pa patur te dhena te plota per tendencen e motit.

Ne keta kushte,  te cilet ishin kunder sigurise te fluturimit,  ekipazhet,  me iniciative,  por pa garanci,  u ngriten ne ajer,  me deshiren e mire per te cuar ne destinacionin e duhur,  te aksidentuarit dhe te gjithe ata qe ndodheshin ne bort.  Si mund te kete ngjare?  Helikopteri ne ngjitje,  duke qene nje trup ne ajer,  se bashku me masen ajrore qe e rrethonte,  eshte spostuar,  gradualisht,  drejt malit,  derisa eshte perplasur me te,  papritur.  Pasojat rrenqethese dihen nga te gjithe,  por shkaqet nuk jane aq bindese. Dosja e asaj nate,  u mbyll,  shpejt e shpejt,  sic u hap.  Mos duhet perseritur slogani qe perdori  i  ndjeri Safet Zhullali,  per dosjen e ‘97 tes e cila nuk do te hapet kurre.  Po perse te jete keshtu,  kur opinioni  i  gjere dhe ne vecanti ata qe pesuan nga kjo katastrofe ajrore,  jane te interesuar te mesojne te verteten? Kerkoj mirekuptimin e lexuesit per keta opinione.  Nuk dua ti hedh zjarrit benzene,  por me dhemb shume ajo ngjarje dhe dua te dale ne driten e diellit e verteta,  e cila eshte vetem nje dhe dikur do te behet e ditur,  per te gjithe.

Per te kryer kete operacion shpetimi u caktuan dy nga ekipazhet me te pergatitur te Regjimentit te Helikoptereve,  i  cili,  ne ate kohe ishte njeri nga repartet model  te Ushtrise Popullore.  Ata,  kishin pervoje te gjate ne te tille operacione dhe i kishin dhene provat e aftesive te tyre.  Te dy ekipazhet ishin rritur e formesuar  si te shquar ne fushen e tyre ne zjarrin e perpjkjeve te komunitetit ku benin pjese dhe kishin perballuar situata  tejet te veshtira duke dale fitimtare mbi to. Bazuar ne aftesite e ekipazheve, ne shpirtin e larte te sacrifices qe  i  karakterizonte dhe ne burrerine, traditen luftarake dhe bujarine e shpirtit te vendasve ku u zhvillua ngjarja,  suksesi  i  synuar ishte plotesisht  i  mundur.  Nuk mund te them te njejten gje edhe per ate urdher te nxituar,  qe doli nga kancelarite e kohes per te cilin kam rezerva. Deklarimet e ndonje analisti dhe mbyllja,  shpejt e shpejt e kapakeve te dosjes,  per kete  mangesi flet. Ua do puna e synojne te ruajne karrigen, prandaj e kalojne topin ne fushen e tjetrit dhe fajin, si gjithmone e marrin me vete ata qe fiken.

Konformizmi;  servilizmi  i  peshtire,  prirja drejt karrieres te pamerituar ashtu si prirja e justifikimit te papergjegjesise te tyre,  jane disa nga motivet qe e zbehin dhe e largojne te verteten.  Nje gje mbetet e qarte e nuk ka si te kamuflohet;  aviatoret qe rane ne krye te detyres,  te shtrenguar pas njeri – tjetrit,  u bene njesh me helikopterin,  dhe me deshiren e mire per te kryer nje operacion shpetimi,  sakrifikuan jetet e tyre,  ne lule te rinise ose ne kulmin e pjekurise.  Mire eshte bere qe eshte folur e eshte shkruar shume per ate ngjarje te bujeshme e per ate heroizem masiv,  i  cili,  nuk duhet e nuk mund te mbulohet nga heshtja,  ndonese dikush  “  hodhi gurin e meshehu doren ”. E verteta,  nese akoma nuk ka dale ne shesh sic ngjau,  do te vije dita kur atyre qe u perket,  mesiguri qe do ta zbulojne e do ta hedhin ne shesh,  te verteten e paster,  per ta bere ate prone te te interesuarve.

Nuk marr anen e askujt;  jam  i  interesuar te mesoj,  vetem te verteten,  sic ka ngjare. Kam besim te plote se mendjet e ndritura,  te perkushtuara e me qellim te mire, ne mos sot; neser-mesiguri, do ta plotsojne kete boshllek te krijuar nga prapesia dhe zemerligesia, duke dhene argument  bindese te bazuara ne shkence.

Jeteshkrimi 

Agron Asaf Galanxhi,  u lind ne lagjen Palorto te qytetit te gurte me histori te lashte – Gjirokastres,  me 16 janar te vitit 1939.  Prinderit e tij,   Nene Rakibeja dhe Baba Asafi ishin gjirokastrite autoktone e njerez te tradites se mire.  Agroni ishte me  i  vogli  i  te kater femijeve  qe solli ne jete cifti Rakibe dhe Asaf Galanxhi. I madhi  i  femijeve te ciftit ishte Xhevati;  pas tij erdhi ne jete Eqeremi.  Perpara  Agronit,  u lind e vetmja moter,  mes vellezerve  –  Qibroja te cilen Golja e donte shume.  Edhe ajo,   “ linte koken ” per vellackon e vogel- Agronin.  Mes tyre ekzistonte nje lidhje e ndersjellte,  mjaft e ngrohte dashurie dhe respekti,  ne raportet si  moter e vella.  Ne vatren familjare te Asaf Galanxhit,  sundues ishte respekti dhe dashamiresia per prinderit nga femijet  ndermjet tyre. Agroni,  si me  i  vogeli,  ndonese ne femijeri u perkedhel nga me te rriturit,  qe ne moshe te hereshme,  kur luante me bashkemoshataret,  ne rrugiceat me kalldrem  dhe kacavirrej neper muret  e sokakeve,  shquhej si nje djale teper  i  shkathet e  i  zgjuar,   i  cili premtonte shume.

  Shkollen fillore dhe ate shtatevjecare,  Agron Galanxhi  i  kreu ne qytetin e lindjes,  ne lagjen Palorto,  ne vitet 1946 – 1953.  Ne shkolle,  tiparet qe u pikasen ne femijeri,  u shtuan e Ai shquhej mes klases si nje djale capken,  i  cili  i  pervetesonte shpejt mesimet dhe  i  mbetej  kohe  per te luajtur  me shoket.

Pas shkolles shtatevjecare,  Agroni ndoqi shkollen e mesme,  ne profilin  e veterinarise,  larg familjes, ne Teknikumin e Shkodres.  Qendrimi larg familjes dhe rritja ne moshe,  mes shoqeve dhe shokeve te shkolles,  e rriten  ate jo vetem fizikisht,  por dhe e poqen menderisht  djalin nga Palortoja,  duke  e bere ate me komunitar ne nje “terren” larg familjes dhe shoqerise tradicionale te vendit te lindjes.

Pas kryerjes te kesaj shkolle,  ne vitin 1959,  Agron Galanxhi,  u mobilizua ushtar dhe u dergua per studime ushtarake,  ne Bashkimin Sovjetik,  ne shkollen e aviacionit te qytetit Pugacov,  per te mesuar pilotimin e helikopterit.  Ne Pugacov,  Ai studio teorine e shfrytezimit te helikopterit,  e cila,  sic dihet nuk eshte e njejte me ate te aeroplanit,  edhe pse te dyja jane makina qe lundrojne ne ajer e bazohen ne te njejtit principe.  Ne shkollen e Pugacovit,  Agroni dhe shoket e tij te grupit,  fluturuan ne aeroplanet me helike te tipit Jak – 18 U,  ne hlikopterin  Mi-1 dhe ne ate Mi-4 ( viti  i   dyte ). Ne  vitin e trete te shkolles se aviacionit sovjetik, te cilin Agroni e percolli  ne qytetin Jugor te Batajskut,  i  cili eshte nen juridiksionin e qarkut te Rostovit mbi Don dhe shtrihet ne Kaukazin e Veriut.  Ne kete qytet, ne heliodromin e provinces,  ne Mokrij Batajsk, Golja she shoket e tij fluturuan ne helikopterin  Mi-4,  e u diplomua:  pilot helikopteri ne kete tip,  ne muajin gusht te vitit 1961.

Ne grupin e kursanteve ku bente pjese Agron Galanxhi ishin:

  1. Agim Veleshnja  ( ndjese paste);
  2. Agron Galanxhi  ( ndjese paste);
  3. Agim Nanaj;
  4. Albert Shkurti;
  5. Ali Levanaj;
  6. Aristotel  Poga ( pas perfundimit te shkolles,  kerkoi strehim politik,  ne Bashkimin Sovjetik);
  7. Hetem  Mehmeti;
  8. Ndue  Logu  ( ndjese paste);
  9. Mikel  Janku  ( ndjese paste);
  10. Vangjel  Nakuci  ( ndjese paste);
  11. Vangjel  Nasto;
  12. Sotiraq Gjylameti;
  13. Luan  Sinaj;
  14. Ilija  Kovaci ( pas perfundimit te shkolles,  kerkoi strehim politik,  ne Bashkimin Sovjetik);
  15. Sybi Koci;
  16. Muharrem Hidaj  ( ndjese paste);
  17. Ramo Mejdiaj;
  18. Nase Leka ( pas perfundimit te shkolles,  u lirua nga ushtria);
  19. Burhan Nurja;  pergjegjes  i  grupit;
  20. Stavri Prenda   ( ndjese paste)

Pas kthimit ne Atdhe,  ne muajin gusht te vitit 1961,  Agroni u titullua officer,  me graden nentoger dhe u emerua ne repartin e aviacionit,  ne Laprake,  i  cili mbante numerin konvencional 5818.   Ne kete repart te perzier,   fluturonin aeroplane  Jak – 18 A;  helikoptere Mi-1;  helikoptere Mi-4;  aeroplane  transporti  IL – 14 dhe ishin te stacionuar aeroplane Po-2 dhe Jak-11.  Grupi  i  piloteve te helikopterit Mi-4 ishte relativisht  i  madh,  dhe teknika perkatese ajrore,  nuk mjaftonte per trenerimin e te gjitheve.  Meqenese,  djemte e diplomuar per te fluturuar ne helikopteret Mi-4 dhe ata qe kishin fluturuar por nuk e kishin perfunduar programin e fluturimeve ne helikopteret Mi – 1,  ishin te shumte ne numer,  u gjet e udhes te dergoheshin ne repartee te tjere,  te aviacionit,  apo prane tyre,  ne detyra te ndryshme,  jo fluturuese,  derisa te krijoheshin kushtet e pershtatshme.  Agroni u dergua,  ne Shkollen e Aviacionit, ne Vlore, ne detyren e komandantit te toges, me kursantet. Sic rrefejne bashkekohesit e tij, Golja fluturues, kur veshtronte koleget e tij te Regjimentit te Batajskut , te cilet fluturonin ne aeroplane me helike dhe ne ata reactive, ndihej keq e I veshtronte ata , me zili.

Ne fundvitin 1967 ( 5 dhjetor) u formua Regjimenti  i  Helikoptereve,  i  cili mori numerin konvencional –  3780,  me qender ne Farke.  Agroni u emerua,  qe ne fillim,  pilot helikopteri  Mi – 4,  per te cilin ishte pergatitur ne shkollen e aviacionit sovjetik dhe e kishte pasion.  Theksoj se fluturimet stervitore,  me qellim qe te zbutej  koha relativisht e gjate,  pa u ngritur ne ajer,  e cila,  sic dihet “ trash doren ”e pilotit  dhe dobeson reflekset e tij,  u zhvilluan ne aerodromin e Tiranes,  me instruktore ne kabinen e djathte nga pilotet me me pervoje.

Ne muajin gusht te  vitit 1968,  Agroni u fejua me bukuroshen 17 vjecare,   Tatjana,  e cila banonte me familjen e saj,  prej kohesh ne Tirane,  ku dhe ishte lindur,  por ishte me origjine nga Palortoja.  Pelqimi  i  dy te rinjve,  te cilet njiheshin me pare,  madje me babane e Tatjanes,  Golja njihej mire dhe kishte raporte shoqerore,  u be ne pasticerine “ Rinia ”,  e cila ka qene ne qender te Kryeqytetit, atje ku sot shtrihet Sheshi “Skenderbej”.   Martesa u realizua ne muajin Gusht te vitit 1970,  ne Tirane,  ne mjediset e Shtepise Qendrore te Ushtrise Popullore. Dasma u realizua –  diten e shtune,  per nusen 19 vjecare  dhe te djelen,  ajo e dhendrrit pilot.

 Ne dasme erdhen mjaft dasmore,  nga Palortoja dhe nga treva te tjera ku familjet e sebepcinjve kishin lidhje fisnore e miqesore.  Dasma u be me orkester:   pa kengetare.  Orkestra luajti kryesisht muzike me motive te Jugut;  te cilet ishin te preferuar,  si per dasmoret dhe per ciftin.  Tatjana u vesh me te bardha e dasma ishte mjaft e gezueshme.  Meqenese,  nga Gjirokastra moren pjese ne dasem,  thuajse e gjithe  farefisnia,  nuk rezultoi nevoja te behej  dasme edhe ne Palorto,  ku banonte familja e Agronit.  Muaj “mjalti ” nuk pati, per arsye se koniunkturat nderkombetare nuk e favorizonin ate.  Ishte koha kur Traktati famekeq  i  Varshaves,  ishte ne procesin e shperberjes dhe vndi yne kishte dale prej tij.

Fillimisht,  cifti u vendos per te banuar ne rrugen “ Budi”,  ne nje apartament te perbere nga 1 dhome e 1 kuzhine.      

 Po te tentosh te pershkruash tiparet e qenesishme te Atij njeriu,   nuk ka si te shmangesh nga percaktimi popullor se:  “ Njerez te tille,   sido qe ti hedhesh;   ne kembe bien”.   Agroni ishte nje gjirokastrit tipik:   i  zgjuar;   i  shkathet;   i  mencur;   me shtat te forte e me shpirt te madh.  Nese do te tentoja ti grumbulloja ne nje fjale te vetme tiparet e tij te njerezishme,   epiteti qe  i  shkon me teper Atij njeriu do te ishte:  “ I gjithanshem  ”!  Kete nuk e them mekot e te pabazuar ne njohje;   as per te bere qejfe,    meqenese Agronin nuk e kemi me midis nesh,  fizikisht.

 Po te kembengulte dikush  per te mesuar prej meje nje fjale te vetme qe ti permblidhte te gjitha tiparet e Tij,  do ti thoshja,  jo pa krenari  ( per faktin se kam qene bashkekohes  i  tij )  se Agron Galanxhi ishte  “simpatik ne te gjithe qenien ” !  Nuk eshte fjala vetem per tiparet e portretit,  mbasi dihet se ato jane  dhurate e natyres,  vlere e genit qe trashegoi dhe e prinderve qe e prune ne jete,   pa lene menjeane punen vetjake te Tij per ti zhvilluar e per ti ngritur lart tiparet e mesiperme.  I zgjuar sa s’ka me;  te tille e njohen ate burre,  te gjithe ata qe ishin prane tij,  ne pune e ne jete dhe  te tjere qe ishin me ne periferi te veprimtarise te tij te zhdervjellet.  I tille mbeti Golja yne deri ne fund te jetes. 

Agron Galanxhi  i  kapte problemet “ ne ajer ” e nuk  i  leshonte kurre.  Intuita e tij ishte mbreselenese;  parashikimet  i  kishte te sakta e ato i vertetonte jeta.  Pjese e zgjuarsise te tij ishte dhe pervetesimi ne perfeksion   i  shfrytezimit te helikopterit Mi-4;  si te pjeseve materiale dhe te shkences ku bazohej fluturimi  i  tij.  Kur ketyre tipareve te tij u shtohej iniciativa,  veteveprimi,  guximi dhe trimeria,  ato shnderroheshin ne nje ortek cudiberes. 

Sic e kam njohur dhe per kete i  ve,   te dyja duart ne zjarr,  Agron Galanxi ishte njeri qe nuk abuzonte.  Ai ishte njeri  i  shume prirjeve.  Golen e gjeje gjithandej e me pune  te shumta ne proces.   Gjurmet e punes se tij gjenden kudo e  me shtrirje goxha te gjere.  Me kujtohet,  koha kur te dy studionim ne Batajsk te Bashkimit Sovjetik.  Ai mesonte helikopterin Mi-4 e une pergatitesha per t’u bere pilot gjuajtes- bombardues.  Flinim ne te njejten ngrehine;  ushqeheshim ne te njejten mense dhe studionim ne te njejtet auditore.  Vetem per te fluturuar,  Ai ishte  i  rrjeshtuar ne skuadrilen e helikoptereve dhe stervitej ne heliodromin e Mokri Batajskut kurse une ne fushen e blerte te aerodromit fushor te Batajskut.  Nder te 20 shoket e grupit ku bente pjese,  Agroni shquhej,  si fluturues  i  talentuar e me deshire te madhe dhe si nje kursant tek  i  cili ndrinte zgjuarsia,  vullneti per te fluturuar,  thellesia e mendimit dhe njohja ne perfeksion e teknikes fluturuese dhe e shkences te fluturimit.

Karakteristike vetjake e Goles ishte zgjuarsia dhe intuita e zhvilluar.  Ai njihte mire jo vetem situaten ne grupin ku bente pjese dhe ne regjimentin shkolle te Batajskut,  por ndiqte e njihte me mire nga ne edhe zhvillimet dhe situaten ne vendin tone.  Agron Galanxhi ishte qytetar I mirefillte  nga rrenja dhe shquhej per sjellje qytetare,  per edukate te shendoshe dhe per largpamesi.  Kur ne,  shoket dhe koleget e tij kenaqeshim me ate qe kishim arritur dhe “ notonim “ ne vetekenaqesi;  Agroni e hidhte veshtrimin me tej dhe parashikonte  situate me te veshtire.  Ai e hidhte veshtrimin pertej realitetit veprues,  dhe vinte ne pune zgjuarsine e lindur,  duke e zgjeruar horizontin me elemente te cilet ne nuk  i  veshtronim apo nuk  i  cmonim si duhet.

Me zgjuarsi e me shkathtesine e nje gjirokastriti tipik,  mendoi e veproi per te sjelle ne Shqiperi nje cifte gjahu dhe nje komplet bilardoje,  te cilet aso kohe siguroheshin me veshtiresi ne vendin tone.  Ne mendonim te blinim dhurata per tanet qe kishim lene ne Atdhe;  ai mendonte te sillte ne shqiperi,  ate qe mungonte dhe qe sigurohej me veshtiresi. Difererenca eshte e kjarte.  Ate qe thosh,  Agroni e bente realitet;  po ti futej nje pune,  Ai e conte deri ne fund ate.

U deshperua shume e nuk e donte veten,  kur u zhgenjye pas ardhjes ne vendin tone, nga shkolla,   i  diplomuar per pilot helikopteri e helikopteret per te fluturuar ne ate kohe,  ne vendin tone nuk mjaftonin.  Mirepo kete pune,  Ai  e kishte jo vetem hobi por dhe ndrinte rucka ( doreza e komandimit) ne doren e tij dhe syte  i  shkelqenin kur cohej ne ajer.  E shtyu kohen ,  me  njedetyre  te “rendomte ” te cilen e kreu gjithashtu  me korrektese e nivel.  por u gezua shume e nuk e mbante vendi kur mesoi se do ti kthehej fluturimit dhe se do te vinin helikoptre te rinj,  Mi-4,  nga uzinat kineze te aviacionit,  per te formuar regjimentin e helikoptereve.  Nisen fluturimet treneruese,  ne aerodromin e Tiranes,  ne detyra te thjeshta fillimisht,  sic ishte qendrimi ne “ varje ”;  rrethi e zona e me vone rrugekalimet,  ne te cilet Agroni u shqua,  qe ne fillim dhe shpejt mori pozicionin qe  i  takonte,  ate te “ liderit ”.  I talentuar ne shfrytezimin e helikopterit Mi-4,  me kompetence e me kulture,  Agron Galanxhi u be njeri nga specialistet me ne ze te fluturimit dhe mori vendin qe  i  takonte si drejtues dhe pas ardhjes ne regjiment te kursanteve,  nga shkolla e aviacionit,  u be njeri nga mesimdhenesit e fluturimit,  me te afte teknikisht e me  bagazh teorik te madh.

 Agroni ishte trim  i  mencur.  Ai  i  njihte mire kufijte e lejuar dhe e shfrytezonte helikopterin deri ne caqet e mundshem.  Nuk e teproj po te them se drejtuesit kryesore te Regjimentit:  Lulo Musai;  Sejdo Kamberi;  Selman Meca;  Hetem Mehmeti;  Andrea Stavre;  Manush Kreshpa etj.  te cilet kishin grumbulluar pervoje me vlere  per shfrytezimin e helikopterit e ishin bere mjeshtra  te vertete ne saje te kesaj pervoje,  gjeten tek Agron Galanxhi,  nje fluturus te talentuar,   i  cili,  me guximin dhe trimerine e tij,  u be mbeshtetje e forte,  per te care ne shtigje te panjohur.  Ata,  se bashku me Agronin talent e kurajoz e shpune helikopterin Mi-4,  nga heliodromi ku kishte bazen dhe fluturimet zhvilloheshin rreth tij,  ne fusha,  kodra e male,  atje ku do ta conte detyra  te ulej .  Ku nuk eshte ulur Golja me shoke,  ne te gjithe territorin e vendit.  Mbreselenese mbeten uljet,  diten dhe naten,  ne terrene te veshtire,  si Melesini;  Cajupi;  Leftokareja;  Thethi e Boga;  Shtylla;  Vermiku;  Kardhiqi;  Ballenje Sulltan;  Lure;  Krej Lure e Fushe Lure;  kerkimet ne det te hapet;   Mali  i  Sucelit;  Biza e Martaneshit:  Kaptina e Martaneshit;  Bregu  i  Lumit;   Dukagjin;  Karina;  Smokthina;  Progonati;  Qela;  Iballa;  Vila;  Fekeni;  Mali me Gropa;  Fushekuqja;  Sazani;  Bishti  i  Palles;  Veleciku etj. etj.

Kapitull  me vete perbejne fluturimet ne te ashtuquajturat “  Detyra Speciale ” ne te cilat ekipazhi  ngrihej ne ajer me ngutesi e nisej ne drejtimet ku  i  therriste nevoja emergjente,  per te shkuar ne operacione shpetimi,  ne raste fatkeqesish natyrale,  apo kur ishte nevoja  per dergimin e veshjeve,  ushqimeve,  medikamenteve  apo per  te shpetuar jete njerezish ne rrezik.  Fatkeqesia qe ndodhi ne Himare,  ku Agroni dhe koleget e shoket e tij  humben jeten,  ne rrethana  te renduara,  ishte njera nga qindra rastet e ngritjeve te tilla te Agron Galanxhit.

 Kam pare,  sa te gezuar ishin piloted,  kur mesonin se do te fluturonin ne te njejtin  ekipazh me te madhin mjeshter te fluturimit:  Agron Galanxhin.  Golja ishte njeri  i  aksionit konkret e jo  i  predikimeve te kota e  i  propagandes boshe.  Ai nuk  i  duronte dot  “ leksionet ” e gjata e fjalimet pa fund,  te perefrazuara npermjet kopjimeve bajate.  Ne mbledhjet e gjata,  Agroni,  mospajtues e “rrebel “ “turfullonte”,  si ai doriu qe rreh token me kembe ne pritje te galopimit.  Ai  nuk ndihej  i  qete dhe mezi priste te perfundonte mbledhja.  Sa  i  zoti ishte ai njeri,  kur ishte fjala per te dale nga situate te veshtira ajrore,  me ngjan me me vend ti referohem, pilotit te ri Bajram Doci,  i  cili pati fatin e mire te ndodhej ne  rolin e pilotit te dyte, nje rast te rrezikshem,  ne te cilin,  aftesia,  zgjuarsia,  guximi e trimeria dhe gjakftohtesia e Agron Galanxhit dhe mjeshteria e larte e pilotimit te tij,  kur uperplas me telat e tensionit te larte,  mbi  Virua,  por qe perfundoi me shpetimin e makines luftarake dhe te jetes te njerezve qe kishte ne bord.  Ja si e kujton piloti  i  dyte ne ate dite fluturimi,  Bajram Doci,  ate rast ku aftesia triumfoi mbi rrezikun imminent:

“… Pas perfundimit te studimeve dhe diplomimit pilot helikopteri,  ne Regjiment,  na ndane neper skuadrilet  fluturuese.  Nuk  i  njihnim mire pilotet.  Ne ate kohe,  me kishin caktuar ne te njejtin ekipazh me Ageon Galanxhin.  Meqenese Ai ishte zevendeskomandant  i  skuadriles,  mendova se patjeter qe do te ishte pilot  i  pergatitur.  Po me behej nder  i  madh,  do te mesoja nga nje mjeshter  i  shfrytezimit te helikopterit Mi-4,  sic ishte Agron Galanxhi.  Ne pune e siper,  mesova te verteten:  Agroni  ishte pilot mjaft  i  pergatitur e,  duke fluturuar ne te njejtin ekipazh,  me jepej mundesia te mesoja prej tij.  Te gjithe,  ne Regjiment flitnin per nivelin e tij te larte te pilotimit dhe sedren e mire te tij.  Do te perfitoja shume nga ky privilegj qe m’u be…

Na u dha detyra per te shkuar ne Gjirokaster.  Ishte koha kur zhvillohej festivali folklorik kombetar,  ne te cilin merrnin pjese grupet me te mire artistike te vendit.  Bera pergatitjet individuale te pilotit te dyte dhe u pergatita ne ekipazh.  Ne ate fluturim do te ishja ne detyren e pilotit te dyte;  komandant ekipazhi ishte  i  talentuari -Agron Galanxhi.  Q ne mngjes shkuam ne vendqendrimin e helikoptereve; kontrolluam furnizimin me karburant,  me vaj e me ajer te helikopterit;   pastaj leshuam e provuam motorrin e helikopterit,  ne toke.

Para se te shkeputeshim ,  per te provuar makinn ajrore ne pozicionin “ varje”,  ne kabinen e pilotit te majte ( Agronit),  tek dera,  u ngjit,  Komandanti  i  Regjimentit  –  Hetem Mehmeti. Ai, dicka bisedoi me Agronin.  Nuk di cfare  i  thane  njeri-tjetrit,  vec  veshtroja Agronin,  i  cili tundete  koken ne shenje miratimi.  Sic e  mora me mend,  Komandanti  i  jepte Agronit porosite e fundit per ate fluturim te veshtire,  mbi qytetin e gurte.

Kur mberritem ne Gjirokaster,  beme nje fluturim kolaudues,  mbi qytet,  pastaj u ulem ne aerodromin e Gjirokastres ( Valare),  prane stacionit sinoptik.  Kishim marre detyren te filmonim  hyrjen ne qytet te pjesemarresve te Festivalit Folklorik Kombetar.  Ata mberrinin ne Gjirokaster per te dhene shfaqje, mbi kalane e lashte, symbol I qytetit,   me autobuse,  nga drejtime te ndryshem,  nepermjet rruges nacionale.  Ne vendin e teknikut te bordit,  u ngjit reporter  i  Televizionit Shqiptar,   i  ndjeri  Alfons Gurashi.  Ne kabinen e helikopterit qendronte dhe nje operator tjeter televiziv.  Telekronistet komunikonin me ekipazhin vetem me shenja,  pe arsye se zhurma e motorrit nuk favorizonte komunikimin me ze.

Beme nje kalim,  por Alfonsi  ishte  i  pakenaqur me lartesine qe mbajtem.  Ai donte dhe kembengulte qe ne te uleshim me teper,  ne menyre qe ta kishin me te lehte regjistrimin e atyre qe vinin ne Gjirokaster.  Beme dhe nje kalim tjeter,  ne lartesi me te vogel.  Helikopteri  fluturonte nen lartesine e kodrave qe shtriheshin ne te djathten tone.   Ne te majten tone,  ishte autokolona e autobuseve,  plot me festivaliste.  Fluturonim mbi rrugen nacionale qe te con ne Gjirokaster.  Ne kete cast,  Alfonsi beri shenje te uleshim,  me poshte.  Ashtu beme.  Po fluturonim nen nivelin e kodrave,  mbi nje terren te gjelberuar ku kishte dhe shume hardhi  (  vreshte ).  U perplasem,  papritur me linjen e tensionit te larte…  Helikopteri  yne takoi telin,  ne pjesen me te larte  te linjes; afer shtylles.  Takimi me telin nuk ishte perpendicular  por me nje kend,  i  cili afrohej nga ana e djathte e hlikopterit,  ne pjesen e kabines te piloteve,  ku ndodhesha une.  Agroni,  energjikisht e menjehere,  e rrotulloi helikopterin majtas,  me qellim qe ti shmangeshim sa te ishte e mundur,  me teper,  perplasjes me shtyllen mbajtese te linjes se tensionit te larte.  Nderkohe,  kavua e celikut e linjes elektrike,  kishte  nisur te priste kabinen e djathte te helikopterit.   Pame vetem shkendija flake perpara syve,  teksa helikopteri vazhdonte te  rrotullohej,  majtas,  per te dale nga ajo situate e veshtire. Nderkohe qe vazhdonim te rrotulloheshim,  teli   i  celikut vazhdonte te priste tubat dhe vura re kur ai hyri ne kabinen e pilotit, ku ishja une.   E pashe ate kavo hekuri  te  kalonte me shpejtesi,  ( si nje gjarper  i  zjarrte,  tek kembet,   e me pas me lart,  tek trupi im.  Dera e kabines se djathte  u shkeput nga trupi  i  helikopterit e ra,  poshte.  Teli elektrik u shkeput e ne arritem te shmangnim ate ferr te vertete.  Sapo takuan rrotat e helikopterit ne toke e ne nisem te dilnim jashte makines luftarake,  vume re se u bllokuan,  te gjitha komandat e helikopterit.  Kavua e tensionit te larte kishte prere tubat hidraulike qe kalonin ne zonen e reduktorit por per fatin tone e te atyre qe ndodheshin ne bord,  nuk arriti te priste,  plotesisht tubat qe mbajne te fiksuar reduktorin.  Sic kuptova,  ata tuba,  jane te pergatitur nga material shume  i  forte.

Gjate xhirimit,  per te lehtesuar filmimin nga ana e operatoreve,  dera e kabines te mallrave mbahej e hapet dhe rrotullimi majtas,  per te shmangur ate goditje fatale u be shume energjik.  Sapo u ulem ne toke,  Agroni shpejtoi per te pare,  nese ndonjeri nga ata qe ndodheshin ne kabinen e pasagjereve,  kishte fluturuar jashte helikopterit,  nen efektin e forces centrifugal  qe u krijua si rrjedhoje e atij rrotullimi energjik.  Per fatin e mire,  asnjeri nuk kishte pesuar nga ky veprim   shpetimtar   i  Agronit dhe ne,  morem fryme lirisht.

 Teksa ishim duke kontrolluar helikoppterin,  pas perplasjes,  per te percaktuar demtimet,  Agroni  me tha,  ne kofidence: “ … Perse  i  hoqe duart  nga komandat e helikopterit…”?  Pergjigja ime ishte: “ … po te  mos ishja shmangur ne te majte te kabines,  teli do te me kishte ndare me dysh…” Ai u ngjit,  me shpejtesi,   ne kabinen e helikopterit dhe pa se mbeshtetesja e ndenjeses te pilotit te djathte ishte e prere.  Me veshtroi,  nga koka,  tek kembet por nuk me tha gje.

Ne vendin e ngjarjes erdhi,  me shpejtesi,  Komandanti  i  Regjimentit te Helikoptereve –  Hetem Mehmeti.  Ne rol te dyfishte,  si komandant regjimenti e si ekspert,  Hetemi,  beri  verifikimin e demeve qe ishin shkaktuar.  Ai u ngjit dhe ne kabinen e piloteve dhe,  kur zbriti prej andej m’u afrua e me uedheroi:  “ Hiqe pak kemishen ”!   Pergjigjes time se nuk kam asgje,  Ai iu pergjigj me kmbenguljen per te me pare live.  Kemisha ishte grisur,  por teli nuk me kishte prekur ne trup.

Ne ata caste tejet te veshtire e te mbarsur me rreziqe  per jeten tone e te kronisteve qe kishim ne helikopter,  kur jeta varej ne fije te perit,  u shpalos aftesia e rralle si pilot e Agron Galanxhit.  Ai,  ne castin kritik,  u shfaq,  sic ishte:  i  qete,  i  sakte e nuk e humbi torruan,  per asnje cast.  Kam mendimin se nga ajo situate e rrezikshme,  jane te pakte pilotet qe mund te dalin pa deme ne jete njerezore.  Kur veshtron perpara syve,  telat qe prisnin hekura e nxirrnin flake,  eshte e veshtire ruajtja e gjakftohtesise dhe kryerja e veprimeve te sakta e te shpejta.  Ishte nje fat  i  madh,  qe drejtimin e helikopterit,  e bente nje pilot,   si Agron Galanxhi,  i  cili, me qendrimin dhe me veprimet e tij te rralla shpetoi  jetet e atyre qe  ndodheshin ne bordin e helikopterit dhe te tjereve qe ishin ne autobuse e ne kembe.  Po te binte helikopteri,   mbi njerezit,  rrjedhojat mund te ishin mjaft te renda.

U bene analiza e u terhoqen perfundime.   E kam te veshtire te gjej fjalet e pershtatshme per te deftuar virtualitetin e Agron Galanxhit,  i  cili,  kishte teknike pilotimi  “brilante ” dhe guximi  i  tij ishte  i  pashoq.  Natyrisht,  si pilot  i  dyte,  me detyre te vrojtoja hapsiren ajrore,  faji binte mbi mua,  por pa dashur te justifikohem,  me duhet te them se ne ata kushte,  kur ngjyra e blerte e terrenit, me ate te kavove te tensionit te larte  behej nje e ishte e veshtire te dalloheshin veprimet milimetrike,  me lartesine e fluturimit shume afer tyre, orientimi ishte mjaft I veshtire.

Kam degjuar edhe ketu ku jetoj aktualisht,  ( Autori punon e jeton ne Itali NN ) per raste si ai yni,  ne te cilet shumica kane perfunduar me katastrofe ajrore edhe pse pilote kane patur shume eksperience e ore fluturimi. Kjo me bind,  akoma me shume,  sa  i  madh ka qene,  mjeshtri I fluturimit me helicopter  –  Agron Galanxhi…” Intervista eshte marre nepermjet internetit,  me 15 gusht te vitit 2019, ne oren 11.08.

-Tatjana Galanxhi,  bashkeshortja e Agronit,  ne nje interviste te rastesishme,  kujton: ” … Kur u fejova me Agronin,  ishja 17 vjece e nuk me shkonte mendja fare per t’u fejuar.  U be sebep nje dajua im,   i  cili e beri propozimin, kur iishim ne pasticerine “Rinia”, ne nje takim familjar.  Golen e njihja dhe me pare;  Ai,  me babane tim kishte njohje dhe bisedonte me te.  Fejesa,  u be ne pasticerine Rinia.  Dasma u be pas 2 vitesh,  ne vitin 1970, ne Shtepine Qendrore te Ushtrise Popullore.  Kur u fejuam,  nje dhenderr  i   familjes tone,  ne nje dialect  te paster gjirokastrit,  me tha:  “… O do bec jete me te;  o mjere ti,  cfare do te heqesh…”!   Me Agronin,   i  cili ishte familjar  i  mire,  kam bere jete  “perrallore ”!

Golja kishte humor te holle.  Ishin te pakte ata qe e kuptonin humorin e tij.  Ne,  te dy,  e kuptonim njeri-tjetrin,  edhe pa fjale,  me nje veshtrim dhe me gjuhen e trupit.  Ai ishte gjirokastrit safi.  Me shume behej me Vangjel Condin;  me Shpetim Baxhajn;  me Masar Lengon e me Jorgo Kocin e me pak me Fatos Cajen.  Te gjithe ishin gjirokastrite,  pervec Condit qe ishte nga Saranda.  Ai donte shume dhe Gjergji Vangjelin nga Kolonja,  per arsye se Gjergji,  si Agroni,  ishte “ cakmak”.  Me mjaft gjera  ( metoda pune ) te asaj kohe,  Agroni nuk ishte dakort;  protesta e tij ishte bojkotimi  i  puneve  te rendomta,  te cilat nuk  i  pelqenin.  Agron  Galanxhi,  sipas mendimit tim ishte nje disident  i  heshtur. 

Agronit  i  pelqente te vishej sportiv.  Ngjyrat nuk  i  dallonte mire,  por  i  bente lemsh.  Vetem ngjyren e kuqe e dallonte tamam.  Nuk ishte hames,  as  i  dhene pas pedorimit te pijeve alkoolike, duhanin e pinte rralle;  ne darke,  e donte nje gote raki te forte,  te cilen e nxirrte vete.  Agroni  kishte qejf ta shoqeronte goten e rakise,  me pak meze mishi,  sa per t’u lepire.  Ai nuk e tepronte kurre me te pire dhe hante radhe.

Agron Galanxhi ishte gjahtar  i  zoti.  Ai gjuante kafshe te egra dhe shpende;   mbante dhe nje zagar gjahu te stervitur prej tij.  Shok gjuetije kishte Besim Shehun,  nga Farka e Madhe.  Nuk e haja mishin e gjahut qe sillte Agroni.  Nuk   i  veshtroja dot kokat e lepujve te vrare,  te cilat vareshin e kullonin gjak.  Nje dite,  se bashku me Besimin,  kishin vrare nje derr te eger.  E sollen ne shtepi,   ne krahe,  te varur ne nje hu.  Vete e ropen dhe vete e copetuan;  e  bene shtepine gjithe gjak.   Agroni ishte shume bemires;  Ai kishte shpirt human.  Edhe derrin e eger qe vrau,  ua coi ushtareve,  ne repart.

Gjate marteses me Agronin,  solla ne jete dy vajza.  Vajza e pare –  Ornela,  u lind ne muajin dhjetor te vitit 1971.  Ajo ka kryer arsimin e larte ekonomik;  eshte e martuar,  aktualisht banon e punon ne Gjermani.  Vajza e dyte –  Gresa,  eshte lindur  ne muajin shtator te vitit 1977. Ajo ka mbrojtur masterin per shkenca politike,  ne Cikago;  punon e jeton ne Kaliforni.

Nisur nga aftesite dhe talenti  i  tij per te fluturuar,  Agron Galanxhi,  ishte  i  perzgjedhur per te dhene mesime fluturimi,  si instruktor  i  teknikes se pilotimit,  me kursante fillestare,  te ardhur nga Shkolla e Aviacionit.  Punen e instruktorit,  Ai e percolli ne fushen e Shtoit,  ne Shkoder dhe ne aerodromin rezerve te Cerrikut.  Kursantet qe mesoi Golja,  ne helikopterin Mi-4,  shpejt u bene drejtues te strukturave fluturuese,  ne Regjimentin e Helikoptereve ne Farke dhe e njihnin Golen,  per “ mjeshter ” e   i   referoheshin,  shpesh Atij.   Njeri nga kursantet qe mesoi Agroni,  eshte piloti veteran Kristo Vaso.  Sic rrefejne,  bashkekohesit e tij,  Agroni,  ishte teper kerkues dhe synonte qe ata qe mesonin prej tij,  ti plotsonin elementet e fluturimit,  sic ua deftonte Ai.  Prandaj,  ne raste te vecante,  sidomos kur verente shmangje,  nga ato qe u deftonte;  Golja  kishte raste te sjelljes te ashper.

Golja  nuk  i  pelqente fjalet e teperta,  mbledhjet e gjata dhe sloganet  bajate,  “ pa buke ”.  Slogani  i  tij  i  preferuar ishte:  “  Dy fjale ndajne boten ”.  Agron Galanxhi,  e kishte mbushur moshen per te dale ne pension,  si fluturues,  por  e kishte shtyre ate,  deri sa vajza te kryente shkollen e mesme ekonomike . 

Sa here vij ne Shqiperi,  pas zbritjes nga aeroplani, ne  aeroportin  “ Nene Tereza ”- e mbaj vrapin tek varri  i  Agronit,  ku vendos nje tufe me lule te fresketa dhe dialogoj me te.  Fjalet e mija te mirenjohjes dhe te kujtimit  per ate njeri te rralle,  me te cilin jetova sikur te ishja ne nje perralle te bukur jane:   “ Perse me le kaq shpejt,  o Golja im  i  mire” ?

Marre nga intervista e drejtperdrejte me Zj. Tatjana Galanxhi,  me… 2019.  Intervistoi –  Niazi Xhevit Nelaj.

Ne vend te epilogut 

Pilote si Agron Asaf Galanxhi nuk  i  ndeshim shpesh.  Ata jane vizitore te rralle te ketyre trojeve.  Te qenit  i  ndershem,  i  drejte e trim ndikuan fuqishem qe personaliteti  i  tij te respektohej e te ishte  i  preferuar ne shoqeri.  Ai nuk ishte,  as servile  e konformist;  as hipokrit e ziliqar.  Keto vese te karakterit te njeriut ishin armiq nga me kryesoret per Golen tone.  Nese kerkohet te shkruaj dicka negative per ate “mbinjeri”, do te thoja se Agroni bente sic  i  thosh koka e sic dinte vete dhe  nuk ishte kopjac   i  te tjereve.  Nese nuk prononcohej lehte,   kjo kish te bente me individualitetin e tij te spikatur,  me karakterin e tij “rrebel ”.  Golja qendronte larg intrigave,  thashethemeve,  kurtheve,  pabesive dhe ligesive te tjera qe njollosin personalitetin e njeriut.  Ne kete kuptim,  them se Agroni  i  Galanxhinjve ishte “qelibar ” nga shpirti e  i  papare per nga aftesite.  Raport te vecante,  Ai talent   i  zgjuar e  i  mprehte kishte raport te vecante me guximin dhe me trimerine.

Jeta e tij ashtu si ndarja nga jeta me akt heroizmi,  na vertetuan katerciperisht se Agron Galanxi ishte trim por nje trim  i  llojit te   vecante;  Ai ishte trim  i  cartur.  Dhe trimi  i  kerkon e  i  gjen trimat.  Ne rrethin e te preferuarve te tij,  ne Regjimentin ku militoi gjate e jashte tij,  Agroni kishte trimat dhe ndihej mire ne shoqerine e tyre.  Nuk ishin te rastit preferencat e tij per te qendruar parane e per te bere shoqeri me trima si:  Ndue Logu;  Lulo Musai;  Manush Kreshpa;  Hetem Mehmeti;  Vangjel Postoli;  Tafil Agaj;  Vangjel Nasto;  Agim Nanaj;  Sinan Cela;  Osman Kushta;  Masar Lengo;  Gjergji Vangjeli;  Veledin Resuli;  Tajar Ramadani;  Viron Troqe;  Jorgo Koci;  Agim Nerguti etj.  etj.  Por,  Golja nuk ishte nga ata trima qe unjin koken e bejne tutje,  pa pare cfare ndodh rreth tyre.  Agroni e menaxhonte dhe e monitoronte te gjithe hapesiren ku ndodhej,  ne toke apo ne ajer.  Ka dhe nje raport te vecante e delikat ne jeten e Agronit;  raporti trimeri  –  discipline.  Golja ishte trim  i  disiplinuar dhe  i  dinte kufijte e se lejuares ne shfrytezimin e makines luftarake qe kishte ne dore.

Ata qe nuk e kane perjetuar veprimtarine e Agron Galanxhit,  dine pak per Te.  Kane kaluar jo me teper se 30 vite nga “ ikja “ e tij dhe te rinjte nuk e dine cfare e si ka ngjare.  Po ne vitet qe vijne,  kur te kene shkuar me shume vite,  si do ti veje halli?  Per nje gje  jam   i   sigurt:  Gjurmet e punes  e te jetes te Agron Galanxhit,  nuk mund ti shuaje koha dhe qellimzinjte;  ato do te trokasin  ne jete te jeteve dhe  do te jene ne pronesi te te gjitheve.  Kjo monografi  modeste,  ndoshta edhe nje liber po te shkruhet,  nuk mund te mjaftoje per te rrefyer ate “mrekulli ” !  Mbase do te ishte me e udhes,  sa nuk eshte vone,  te qemtoheshin me merak,  disa relike  te cilat kane te bejne me jeten e Agronit,  si pilot e si njeri.

Shkroi Niazi Xhevit Nelaj,  koleg,  bashkekohes  i  Agronit.     Tirane,  shtator – tetor 2019.

One thought on “Agroni: trimi i çarturi Galanxhijve, Dëshmor i Atdheut”

Comments are closed.