Historia e një piloti të talentuar, të cilit iu pre ëndrra
Muhaxhiri Besnik Isuf Shahi, u lind, u mekua e u rrit ne Shijak, ne fshatin Borake, ne një familje fisnike me origjine nga shqiptaret e Bosnjës. Paraardhësit e tij u vendosen ne Shijak e ne rrethinat e tij ne vitet ’80 te shekullit te kaluar ne shtegtimin e tyre ne vende ku jetohej me qete e rreziqet ishin me te paket. Familja me shume fëmije e boshnjakut Isuf Shahi, menjëherë pas çlirimit te vendit la Barakën e tij te dashur e u vendos ne qytetin e Shijakut, ku u mbështet tek boshnjake te tjerë dhe tek familjet shqiptare qe gjeti aty.
Vete xha Isufi ishte i pashkolle, por femijet e tij, donte ti shkollonte e ti bënte te ishin dikush. Ne fakt, katër nga te pese fëmijët qe rriti Ai kryen shkollën e larte. Shijaku, për ata shërbeu si një trampolinë për te kërcyer me tej, drejt perspektives qe u çeli shkollimi.
Femijeria e Besnikut , u percoll ne fshatin e lindjes, ne fshatin Borake. Ajo nuk ndryshonte shume nga femijeria e bashkemoshatareve te tij. I rritur e i mekembur prane prinderve dhe “neper kembet” e femijeve te shumte te familjes, Besua me floke biond si kalliri i grurit te arave perqark shtepise ku u lind, sa kohe ishte ne Borake fliste vetem ne gjuhen e nenes, ne ate Boshnjake. Ai, ne vegjeline e tij ishte shendetplote, i zgjuar e i shkathet. Se bashku me bashkemoshataret , midis te cileve shquhej shoqeria me Dullen, djalin e dajos – Ali Kapllani, tek i cili shkonte shpesh, Besniku i mitur, aty, buze Erzenit, neper bahcet plot me peme e me perime bio mesoi te gjuante mellenja e te lahej ne lume. Capitja neper baltovinat e udheve te fshatit dhe vrapimet ne natyre, e kaliten Beson fizikisht dhe e formuan me trup te fuqishem e rezistent.
Nder mesimet qe i mekoi qysh ne djep, Nene Sherifja dhe Baba Isufi, injektuan tek djaloshi me floke te verdhe, ndjenjen komunitare, te qenit i thjeshte, i drejte e i paster, ne te gjithe drejtimet. Ne familjen e tyre, tek femijet, mekohej atdhetaria, njohja e rrenjeve boshnjake te saj, dashuria per Bosnjen dhe krenaria e te qenit boshnjak, si dhe dashuria e respekti per Atdheun e dyte, per Shqiperine dhe per Shijakun. Ne familjen e xha Isufit, ne Borake e me pas, sundonte dashuria dhe respekti per njeri – tjetrin; nuk pergojohej asnjeri dhe nuk kishte e nuk linden konflikte e mosmarreveshje me fqinjet apo me bashkefshataret. Kater djemte e Isuf Shahit: Rifati; Muharremi; Bimi; Besniku dhe Zydi, si dhe vajza e vetme e tij – Drita, u formuan me edukate te shendoshe, te bazuar ne normat e miresjeljes dhe me traditen e mirefillte boshnjake, nga kishin rrenjet. Bashkesia familjare arriti nje kohezion e unitet te papare. Faktori baze ishin dy prinderit por dhe femijet, u bene te zgjuar, te edukuar e te degjuar ( te bindur) ndaj atyre qe u mesonin prinderit dhe me te rriturit.
Ne familjen e Isuf Shahit, ne Borake, por dhe ne Shijak, ne familjet me origjine boshnjake, pas, vendosjes te ngulimeve te muhaxhireve flitej gjuha e bukur boshnjake. Besniku, vetem kur nisi mesimet, ne klasen e pare te shkolles fillore, ne Shijak, nisi mesimin e Gjuhes Shqipe, me te folur e me shkrim. Mund te them se Besnik Shahi, qe ne klasen e pare te shkolles fillore u be njohes i dygjuheve. Kur vijonte mesimet ne shkollen fillore, mesuesit vune re tek boshnjaku i parritur – Besnik Shahi, disa tipare karakteristike te nje femije natyralisht te zgjuar, te vemendshem e te sakte ne pergjigje dhe pikasen vullnetin e tij per te nxene. Keto dhe tipare te tjera te karakterit, Besua i kultivoi e i shtoi gjate gjithe jetes e i shperfaqi ne cdo rast e ne cdo detyre. Ne ate kohe, Shijaku si qender e banuar, gati gjysmen e popullsise e kishte me origjine boshnjake. Kesisoj, Besniku, edhe pse i parritur, nuk e kishte te veshtire te levronte dygjuhesine.
Ne vjeshten e vitit 1953, adoleshenti me floke te verdhe e me sy bojeqielli, hyri ne Politeknikumin “ 7 Nentori”, ne Tirane. Aty, Ai u shoqerua e u miqesua me mjaft te rinj, te ardhur nga treva te ndryshme te Shqiperise. Kjo miqesi e re dhe te qenit ne nje klase me nxenes kryeqytetas, ndikoi fuqishem per zhvillimin dhe per formimin e metejshem te djaloshit nga boshnjaket e Shijakut si dhe i dhane mundesi Atij te kompletohej me njohuri te sakta per shkencat dhe per jeten. Zgjuarsia natyrale dhe edukata e shendoshe familjare qe kishte, marre, i erdhen ne ndihme djaloshit te pashem e vital per tu integruar ne jeten e komunitetit te nxenesve dhe pedagogeve te nje shkolle “ elite”, sic ishte Politeknikumi “ 7 Nentori”. Ne shkollen e mesme, ashtu si ne te mepareshmet, Besua, shkelqente ne mesime. Kjo ne kuptimin qe, Ai, vertet nuk ishte ne krye e ne tabelen e “nderit” te shkolles , por nuk radhitej as me te prapambeturit. Besniku nga Shijaku, sic kishte emrin, i tille dhe u formua: besnik e me bese. Ai gjate viteve te shkolles se mesme, u rrit, jo vetem ne shtat por u poq si djale me edukate te shendoshe, me sjellje qytetare dhe me kulture bashkekohore; Ai u kompletua me te gjitha tiparet karakteristike te nje njeriu me prirje drejt progresit dhe me sjallje te pelqyera nga komuniteti ku jetonte.
Besnik Shahi shquhej ne lojerat mes shokesh. Ne vecanti , Ai luante, me shpirt lojen e preferuar te rinise te asaj kohe – futbollin. Vec ta veshtroje kur luante me bashkemoshataret ku shquhej per shkathtesi, shpejtesi, zhdervjellesi dhe per rezistence. Shpirti i tij luftarak dhe kembengulja per te fituar, sedra e mire dhe perpjekjet per te dale fitues me merite, ishin tipare dalluese te tij.
Pas perfundimit te shkolles se mesme, Besnik Shahin e thirren per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak. Ate e caktuan te sherbente ne Garnizonin Ushtarak te qytetit te Vlores ku kreu vetem nje vit sherbim te detyrueshem. Nisur nga fiziku i tij i zhvilluar, bazuar ne vitalitetin dhe zgjuarsine e tij, doemos dhe ne nurin e ne te dhenat e tjera, Besniku u perzgjodh per t’u radhitur ne kontigjentet e te rinjve qe duhet te beheshin pjesetare te fluturuesve, pilote te ardhshem. E them, pa medyshje se ata qe e piketuan djalin boshnjak nga Shijaku per t’u futur ne udhet e qiellit e paskan studiuar mire dhe kane konkluduar me saktesi tipin e tij. E them kete, nisur nga njohja vetjake qe kam per te dhe nga sa kam pikasur tek Ai njeri “thesaret” e karakterit te te cilit djali i heshtur por i ditur, nga radhet e boshnjakeve te Shijakut ishin te mblojtura brenda tij e nuk shfaqeshin lehtesisht. Besniku nuk vetelevdohej kurre. Ai nuk kapardisej e nuk bente pjese ne radhet e atyre shitmendesve, te cilet tunden e shkunden, per te nxjerre ne pah vlerat vetjake, si ato qe i kane dhe te tjera, te cilat vetem sa i kane degjuar. Besnik Shahi ishte nga ata tipa qe nuk flasin kurre per vete, madje edhe kur duhej, sic e solli fati i tij i trishte.
Te perzgjedhurit per t’u bere pilote, doemos qe duhet te kalonin neper “ siten” e nje komisioni ushtarako – mjekesor. Ne Spitalin e Pergjithshem Ushtarak, ne Tirane, mjeke kompetente, mbi bazen e keqyrjeve dhe te analizave mjekesore percaktuan gjendjen shendetesore dhe prognozen e afert te kandidaturave te perzgjedhura per tu bere aviatore.
Deri atehere, Besniku, i lindur e i rritur ne Shijak, nuk ishte “ takuar” me aviacionin e nuk e njihte ate. Kur ishte femije e bridhte me bashkemoshataret, neper caire, Besniku veshtronte si uleshin e ngriheshin dhe manovrat qe benin mbi fushen e blerte te aviacionit ushtarak te Shijakut aeroplanet luftarake te okupatoreve italo – gjermane por nuk kuptonte asgje. Me pas, kur ne vitin 1957 ne fushen e Shijakut u dislokuan e zhvillonin fluturime stervitore aeroplane JAK – 18 dhe helikoptere Mi – 4 e Mi – 1, Besniku adoleshent, vraponte, me krahet hapet duke imituar rrotullimet e avioneve, me te cilet mesonin kursantet e pare shqiptare. Asqe i shkonte mendja se nje dite, edhe Ai, vete do te merrte ne dore nje aeroplan e do te cante qiejt.
Besniku u gezua, pa mase, kur mori njoftimin se ishte perzgjedhur nder kandidaturat e mundeshme per tu bere pilot. Sic kujtton vete Besniku: ” Meqenese do te futesha ne kete “valle”, perpara cdo kabineti mjekesor e tek dera e cdo laboratori, ne Spitalin e Pergjithshem Ushtarak, lutesha qe te dilja i shendoshe, fizikisht e menderisht, se me pelqente aeronautika dhe doja te behesha pilot”. Lutjet e tij, sic duket vajten ne veshe te Perendise dhe njeriu i mire Besnik Shahi, u deklarua i afte per t’u bere pilot. Mbasi u sigurua plotesisht per kete shans, Besua njoftoi familjen dhe te afermit se se shpejti do te nisej per studime aeronautike, ne shkollen sovjetike te aviacionit dhe ishte kandidature e mundeshme per t’u bere pilot. Mbasi mori dhe miratimin e tyre, Besniku nisi punen pergatitore per te udhetuar drejt Lindjes, ne nje shkolle prestigjioze, e cila pergatiste pilote, edhe per forcat ushtarako – ajrore shqiptare.
Ne muajin gusht te vitit 1959, se bashku me 20 djem te rinj, te cilet nuk i njihte, Besnik Shahi u nis nga porti detar i Vlores, me anijen e transportit ushtarak sovjetik “ Irgiz”, ne nje lundrim te gjate e te paprovuar deri atehere, per te, ne drejtim te portit detar te Odeses, ne gadishullin e Krimese, ne breg te Detit te Zi. Nuk kishte lundruar e nuk i kishte pershkuar viset nga kaloi, nga Vlora ne Pire e me pas, neper Detin Egje, kaloi ngushticen e Bosforit dhe detin Marmara, lundroi neper Detin e Zi dhe pas 4 dite e kaq te tille nete, Besniku dhe shoket e tij zbriten ne portin detar te Odeses, ku kaluan dy nete, ne nje shkolle ushtarake sovjetike.
Ne kete lundrim te gjate, Besniku ishte ne shoqerine e adoleshenteve si Ai: Guri Merkaj; Harilla Rjebi; Vangjel Baba; Vangjel Llazari; Besnik Varvarica; Agron Daci; Lutfi Mishkeri; Niko Lubonja; Anesti Pojani; Luan Milori; Skender Shahini; Selman Habilaj; Zija Memi; Petraq Thomaj; Nazmi Dautaj etj. Ne kete anije ishin dhe djem te tjere, te cilet do te shkonin ne shkollat ushtarake sovjetike, per te studiuar ne specialitete te tjere.
Ne shkollen ushtarake sovjetike te Odeses ku percollen dy nete, studentet nga vendi yne, pane rregullin, disiplinen, pastertine, mjediset e pershtatshme per te jetuar e per t’u pergatitur, e ne teresi u njohen me kulturen e jeteses e te pergatitjes. Pas dy ditesh, studentet u ndane, sipas specialiteteve dhe me rruge te hekurt , u nisen per ne destinacionet perkates.
Djemte qe ishin perzgjedhur per t’u bere pilote, me nje tren te posacem u nisen per ne Veri. Ata shkuan ne qytetin e Voronezhit, i cili ishte kryeqender e qarkut me te njejtin emer dhe u drejtuan per ne qytetin e Borisoglebsit, ku funksiononte, prej vitesh njera nga shkollat me prestigjioze te aviacionit; ajo me emrin e pilotit legjendar te Forcave Ajrore Sovjetike, “heroit” te Bashkimit Sovjetik, guximtarit Valerij Ckallov. Nga kjo shkolle, kishin dale mjaft pilote me emer, te cilet kishin bere histori ne betejat ajrore te Luftes se Dyte Boterore. Atje kishin mesuar fluturimin disa grupe studentesh per pilote gjuajtes – bombardues, nga vendi yne, qe nga viti 1945, mes te cileve: Kosta Neco Dede; Tomorr Avdija; Sulo Saliaj; Anastas Ngjela; Bardhyl Taci; Vasil Andoni; Mahmut Hysa; Gezdar Veipi; Cobo Skenderi; Halit Bulku; Kostandin Sadikaj; Mustafa Cici; Nehar Jazexhiu; Hazbi Seranaj; Bardhosh Hasanaj; Sokrat Basha etj.
Ne stacionin e trenit te qytetit, djemte i priste nje autobus ushtarak dhe nje oficer sovjetik i shkolles se aviacionit, te cilet kishin dale posacerisht. Portretin e atij oficeri elegant, te zhdervjellet, te veshur “ shik”, me uniformen e daljes te lire, i cili shkelqente, nga koka tek kembet dhe fliste rralle por ishte i sakte ne ato qe thosh; korrekt ne sjellje dhe xhentelmen, Besniku e fiksoi ne memorje dhe e perqafoi si modelin e figures se tij te ardhme, ne karrieren e oficerit.
Shkolla e aviacionit ne Borisoglebsk ishte e konsoliduar dhe me emer. Mjediset e kesaj shkolle ishin tejet te pastra e te sistemuara; biblioteka dhe kabinetet mesimore, shkelqenin e ishin mjaft te kompletuar ne literature artistike, politike dhe tekniko – shkencore, pedagoget ishin ne neivele shkencetaresh dhe kuadrot qe sherbenin ne shkolle ishin te perzgjedhur nga radhet e me te mireve ne tere Ushtrine Sovjetike. Ne shkollen “ Ckallov”, grupi i studenteve ku bente pjese Besniku, gjeti grupin e studenteve paraardhes, nga vendi yne, te cilet mesonin per pilotim. Ata ishin: Bilal Josja; Astrit Mersini; Skender Kanina; Llazar Cupa ; Vasil Kromidha etj. Aty studionin e fluturonin dhe pjesetaret e grupit te meparshem ku benin pjese: Azbi Seranaj; Sokrat Basha; Bajram Dervishi; Agim Vodopi; Bardhosh Hasanaj; Hamza Koci etj. Kushtet per te mesuar e per te fluturuar ne ate shkolle ishin bashkekohore dhe mikluese.
Nivelet e studenteve te ardhur nga Shqiperia, ishin te ndryshem. Disa vinin nga Shkolla e Mesme Ushtarake “Skenderbej” dhe ishin te mesuar me jeten ne komunitet e me disiplinen ushtarake; te tjeret vinin nga shkolla te mesme te vndit tone ku kishin kryer disa vite, por kishte dhe nga ata me shkolle te mesme te pambaruar ose me shkolle profesionale dy vjecare, e cila, aso kohe quhej FZO. Edhe natyrat dhe karakteret e djemve nuk ishin te njellojte. Te gjithe ishin te veshur me uniformen fushore te kursantit sovjetik te aviacionit dhe kishin ne dollap e i perdornin ne ditet e daljes se lire, uniformen e parades, ne te cilen llamburitnin aksesoret vezullues. Njohja me shoket e grupit, si per Besnikun dhe per te tjeret erdhi gradualisht e hap pas hapi. Nje gje ata e kishin te perbashket dhe e shfaqnin hapet: Studentet per pilote te grupit te Besos, te gjithe ishin te gezuar e te lumturuar qe po u jepej shansi per te qene pjesetare te Forcave Ushtarake – Ajrore te Shqiperise dhe se do te fluturonin me aeroplane gjuajtes – bombardues te kohes. Per kete, ata ishin optimiste e besimplote.
Ne gjashte muajt e pare te jetes ne ate shkolle, Besniku dhe shoket e tij, mesuan Gjuhen Ruse dhe moren leksione te dobishem per pilotimin me aeroplanin gjuajtes me helike te tipit Jak – 9. Mesimin e Gjuhes Ruse, Besniku nuk e kishte te veshtire, mbasi Ai zoteronte Gjuhen e bukur Boshnjake, gjuhen e Nenes e cila, ne fakt eshte nje variant i gjuhes Serbokroatisht e cila ka mjaft te perbashketa me Gjuhen Ruse.
Deshira e madhe per t’u bere pilot, per Besnik Shahin ishte nje motiv i forte per ta mobilizuar Ate qe edhe ne lendet e pergjithshme dhe ne ato te specialitetit te arrinte tregues cilesore. Shkolla e mesme politeknike qe kishte perfunduar i erdhi bukur ne ndihme per t’u orientuar shpejt ne lendet e shkences te aeronautikes.
Por, me shume se ecuria ne mesime, vlera te qenesishme te Besnik Shahit gjendeshin tek figura dhe tek sjellja e tij tere edukate qytetare. Besniku ishte natyre komunitare, e i zgjuar. Ky tipar i tij, i erdhi ne ndihme per t’u afruar shpejt me shoket, te cilet i zgjodhi qe te ishin te ngjashem me te. Besua nga Shijaku, sic kujton shoku i tij i grupit, Guri Merkaj, ishte djale me norma dhe i ekuilibruar. Ai kishte shoqeri me te gjithe shoket e grupit, por, mes tyre kishte me te preferuar: Vangjel Llazarin; Harilla Rjebin; Guri Mrkajn; Agron Dacin etj. Shoket e grupit te tij qe pyeta, per Beson, e kishin te veshtire te me deftonin se cilin kishte me te afert ne grup. Ai sillej mire me te gjithe, si shok e si mik. Diferencen e bente karakteri i vecante i sejcilit.
Fundi i vitit 1959 dhe fillimi i vitit 1960 e kishin thelluar krisjen qe u duk ne marredheniet nderpartiake mes Partise se Punes te Shqiperise dhe Partise Komuniste te Bashkimit Sovjetik e pasuesve te saj. Mosmarreveshjet ne lemin ideologjik u shtrine, ne menyre te njeaneshme edhe ne fushen e lidhjeve ndershteterore. Madje, ne kete te fundit u duken presione te hapet, me qellim per te bindur e per te nenshtruar Partine e Punes te Shqiperise. Rrjedhojat negative, u duken shpejt ne fushen e mbrojtjes te vendit dhe ne vecanti ne Aviacionin tone, si arme e rendesishme dhe delikate qe varej, kryesisht, nga industria sovjetike. “Lekundja e frekuencave” ne marredheniet mes dy vendeve u ndje menjehere ne organizimin dhe ne zhvillimin e fluturimeve, ne vendin tone. Mbyllja e Shkolles se Aviacionit Shqiptar, nje vit me pare, kishte shkaktuar rrjedhoja negative.
Qeveria Sovjetike, me qellim qe te vijonte presionet ndaj vendit tone dhe per te patur kontroll me efektiv mbi veprimtarine e studenteve shqiptare qe mesonin aeronautike ne Bashkimin Sovjetik, gjate vitit 1960 ( pranvere) beri nje rigrupim te tyre. Studente te profileve te ndryshem, u shperngulen nga shkollat e qyteteve te ndryshem te vendit, ne nje shkolle te vetme, me qender ne qytetin e Krasnodarit. Ne kohe te ndryshme, ne kete shkolle u sistemuan studentet qe mesonin per shfrytezimin e teknikes fluturuese, nga qyteti i Harkovit. Studentet qe mesonin pilotimin e helikoptereve, u shperngulen nga shkolla e vetme e ketij lloji, me qender ne Pugacov e u vendosen ne Krasnodar. Keshtu u veprua dhe me studentet qe kishin shkuar ne Shadrinsk , ( pertej Uraleve) dhe me ata qe mesonin pilotimin e aeroplaneve gjuajtes – bombardues, ne shkollen me emrin e Valeri Ckallovit, ne qytetin e Borisoglebsit.
Se bashku me keta, ne shkollen e Aviacionit te Krasnodarit ne muajin gusht te vitit 1960, u sistemuan studentet per pilote bombarduesi dhe ata per gjuajtes – bombardues, te cilet, u “liruan” se qeni kontigjent i Shkolles se Aviacionit shqiptar, pas mbylljes te saj. Me qellim qe te zhvilloheshin programet e pergatitjes ajrore, te cilet ishin te ndryshem per nga lloji e te diferencuar, ne vartesi te shkolles te Krasnodarit ishin: Regjimenti i aviacionit i qytetit te Batajskut, ku fluturonin 2 skuadrile me aeroplane mesimore me helike te tipit Jak-18A dhe nje skuardrile me helikoptere te tipave Mi – 4 e Mi – 1; si dhe regjimenti i qytetit te Kushovskes, ku studentet fluturonin me aeroplane gjuajtes – bombardues Mig – 17.
Djemve te grupit ku bente pjese Besniku, u ra shorti te shkonin e te qendronin per pak kohe ne shkollen e aviacionit te Krasnodarit. Ne pranveren e vitit 1960, ata u cvendosen ne qytetin e Batajskut i cili, ne ate kohe ishte ne juridiksionin e qarkut te Rostovit mbi Don; rreth 7 km ne Lindje te tij. Atje ishte dislokuar nje regjiment i aviacionit me helike ( Jak – 18A dhe helikoptere te dy tipave). Komandant i regjimentit ishte koloneli Vollkov, “ Hero “ i Bashkimit Sovjetik, pjesemarres i suksesshem i regjimenteve luftarake, te aviacionit sovjetik , ne betejat ajrore te Luftes se Dyte Boterore.
Me studentet shqiptare te grupit te Besnikut, u kompletua skuadrilja e dyte, e cila kishte komandant majorin autoritar – Tirsin dhe zevendes te tij, majorin shpirtmire – Bondarev. Ne skuadrilen e pare te ketij regjimenti ishin sistermuar e fluturonin, ne avionet Jak – 18A, studentet nga Hungaria, te cilet, per hir te se vertetes ishin me te shkolluar e me te kulturuar dhe vishnin uniformen e vendit te tyre, e cila ishte mjaft cilesore. Besniku kishte instruktor te teknikes se pilotimit, kapitenin Valerij Bobikov, nje pilot me teknike pilotimi te persosur; nje akrobat i vertete. Te dyja skuadrilet me aeroplane Jak – 18 A; fluturonin ne te njejtin aerodrom; ne fushen e blerte te aerodromit te Batajskut, i cili kishte permasa “ gjigande”.
Ne kete fushe, ishin parkuar nje numer i madh aeroplanesh te mesem bombardues fronti te tipit IL – 28 te cilet, ishin ne gjendje teknike te mire por, qe ne ate kohe ishin nxjerre jashte armatimit te aviacionit luftarak sovjetik dhe kishin kaluar ne dispozicion te sherbimit meteorologjik te vendit. Ne kete fushe ishin parkuar dhe mjaft aeroplane reaktive gjuajtes – bombardues te tipit Mig – 15, te cilet perdoreshin per te stervitur zjarrfiksat dhe prisnin radhen per t’u bere skrap, ne uzinen nentokesore te qytetit, te cilen nuk e pame asnjehere. Keta aeroplane qe zbardhonin ate fushe te gjelber dhe sherbenin si orientues karakteristik, per pilotet ne ajer.
Per ironi te fatit, ne ate kohe, ne vendin tone, aeroplanet Mig – 15 dhe i vetmi aeroplan IL – 28, qe dispononte Flota Ajrore e Shqiperise jo vetem qe ishin ne shfrytezim si avione luftarake, por coheshin ne ajer me pjese kembimi te marre nga rikuperot ( hedhurinat), ose shfrytezonin fushen ranore te Poros, per te kursyer gomat e avioneve. Deri ne kete pike mberriti “ bujaria” e “miqve” tane.
Praktiken e fluturimit, Besniku e percolli me tregues cilesore mbi mesataren e grupit ku bente pjese. Niveli i ngritur teorik, zgjuarsia dhe shkathtesia natyrale, mprehtesia e tij per ti kapur shpejt e per ti ruajtur te qendrueshem shprehite e cdo elementi ajror, thjeshtesia dhe predispozicioni per te kerkuar ndihme, pa droje dhe vullneti i hekurt i tij per tu bere pilot ishin premisa te domosdoshme dhe efektive qe ndikuan tek Ai per t’u “ miqesuar” shpejt me ajrin. Besua i kishte vene vetes per detyre dhe u kishte dhene fjalen te tijeve, se domosdo do te behej pilot dhe, Ai ishte fjalembajtur. Prandaj Besnik Shahi ishte i vemendshem ne cdo fluturim dhe ngulmonte per te perftuar sa me shume prej cdo ngritje ne ajer.
Ne fund te muajit gusht te vitit 1960, kur grupi yne vajti ne Bashkimin Sovjetik per te mesuar aeronautike, grupin e Besnikut e gjetem ne Batajsk, ne valen e fluturimeve shkrifteruese, perpara se ti nenshtroheshin provimit perfundimtar ne pergatitjen ajrore. Tek i veshtronim tek benin akrobaci ajrore, ne rishtareve na shtohej deshira dhe pasioni per t’u bere si ata. Pa ju bezdisur, te nderuar lexues, po ju percjell nje mbrese vetjake, nga ajo kohe. Besoj se ia vlen te harxhohen disa sekonda per te marre informacion mbi nje ndodhi te rralle.
Nje dite, fluturohej ne pilotazh vertikal, ne te gjitha zonat rreth aerodromit nga ku aeroplanet ne ajer mund te vrojtoheshin lirisht nga toka, me sy te lire. Ne “ zonen 1” te atij aerodromi, mbi rajonin e Mokrij Batajskut, ne lartesi rreth 800 m kalonin aeroplanet e transportit ajror, te cilet humbisnin lartesi e shkonin ne ulje, ne aerodromin e Dyte te qytetit te Rostovit mbi Don.
Meqenese grupi ku bente pjese Besniku, ishte ne fund te programit te fluturimeve, ne fazen e shkrifterimit perara provimit, majori Bondarev, i cili, zakonisht qendronte ne udheheqje te fluturimeve dergoi per te pilotuar ne zonen 1, e cila ishte e rezervuar, nje student, i cili duhet te pilotonte normalisht ne lartesine 1500m. Stafi drejtues i skuadriles dhe shoket e dinin qe ai e kishte te veshtire te bente karuselin ne ajer ( kompleks vertikal) por, pas permbysjes se avionit, ne vend qe te shkonte poshte, bente nje rrotullim horizontal ( bocke).
Nje shok i tij ( Selmani), i cili pilotonte ne zonen fqinje ( Nr2), la zonen e tij, iu afrua te parit ne lartesine 1500m. ne fluturim horizontal e i foli me radio RSIU – 3 M: ” Veshtro djathtas dhe bej si une”! Sapo Selmani pikasi se shoku e vuri re pranine e tij perbri, permbysi avionin e tij dhe shkoi poshte, ne pikjate. Kur e pame kete pamje, ne dhe majori Bondarev, duke cmuar rrezikshmerine e ketij veprimi, vume duart ne koke e thame: ” Shyqyr qe mbaroi me kaq”! Te dy aeroplanet mund te ishin perplasur me njeri – tjetrin mbasi dukuria ishte e mbarsur me rrezik iminent. Ndodhi e pandodhur. Rrjedhoja me negative ishte shkelja e rregullave te zhvillimit te fluturimeve gje qe nuk ishte pak.
Pas provimeve ne fluturim dhe atyre mbi njohurite teorike studentet e grupit ku bente pjese Besniku u cvendosen ne Jug te Bashkimit Sovjetik. Ata u sistemuan ne mjediset e Shkolles se Aviacionit ne qytetin e Krasnodarit. Ne auditoret e kesaj shkolle, djemte nga vendi yne studiuan, teorikisht vecorite e shfrytezimit, ne toke e ne ajer, te aeroplanit gjuajtes – bombardues reaktiv te tipit Mig – 17, me te cilin do te fluturonin, ne pranveren e ardhshme ne aerodromin e betonuar te qytetit te Kushovskes. Pervetesimi i aeroplanit reaktiv Mig – 17, ne te cilin vendosej motorri turbo reaktiv VK – 1 A dhe qe clironte shpejtesi parazanore rreth 1200 km/ore ishte nje hap serioz drejt ngjitjes ne tipa te tjere avionesh, te ketij lloji, me te sofistikuar e te pajisur me armatim me te fuqishem.
Aerodromi i qytetit te Kushovskes ndodhej ne nje province ne Jug /lindje te aerodromit fushor te qytetit te Batajskut. Instruktor te teknikes se pilotimit, per mesimin e ketij tipi aeroplani, Besnik Shahi kishte rusin Lloshevskij. Procesi teorik dhe koha e pergatitjes ne toke, te cilat Besua i shfrytezoi intensivisht, i sherbyen per te njohur vecorite e shfrytezimit te aeroplanit te ri, ne toke e ne fluturim. Kur nisen fluturimet e para vozitese, me instruktorin fluturues ne kabinen e dyte te aeroplanit mesimor UTI – Mig – 15, vecorite e shfrytezimit, teorikisht, Besua yne i kishte te qarta; Atij i nevojitej praktika fluturuese per t’u kompletuar me te dy komponentet. Te gjitha llojet e pergatitjes ne toke, ishin te dobishme e te domosdoshme por, “vulen” ua vinte fluturimi. Atje behej konkretizimi i gjithe elementeve qe studenti kishte mesuar teorikisht. Sic i thone fjales: “praktika ishte kriter per te verteten”.
Fluturimet me ngritje dhe me ulje ne nje shirit te betonuar paraqiste veshtiresi jo te pakta. Studentet ishin mesuar te ngriheshin e te uleshin ne aerodromin fushor te Batajskut, ku permasat e tij ishin jo vetem “gjigande”, por edhe kufizimet qe percaktonin kufijte e brezit dhe shenjat per vleresimin e fluturimit ishin me te lehta e mund te shmangeshin. Ne brezin e betonuar, ulja e aeroplanit ishte teper e veshtire, jo vetem sa i takon percaktimit te lartesise te rrotave te avionit nga toka dhe dhenjes te pozicionit tripikesh te uljes. Manovrat per futjen ne kthesen e katert, planerimi, takimi me token dhe shuarja e shpejtesise e ruajtja e drejtimit, pas uljes jane me te veshtire.
Dalja jashte brezit te betonuar edhe pse ka nje brez rezerve, ne te dyja anet e brezit kryesor, prapseprap eshte e mbarsur me rreziqe. Ne kete kuptim, cdo veprim duhet kryer ne kohe e me saktesi te madhe. Besniku, fale tipareve te tij te qenesishme ku kryefjale ishte vullneti per t’u bere pilot, ne toke e ne ajer ishte i qendrueshem. Ate qe kapte, Ai, e “ magazinonte” dhe nuk kishte fuqi qe ta shkulte nga pervoja e tij. Shoket, meqenese , Besua ngjante me ruset, nga pamja e jashtme, por dallonte shume nga temperamenti, i kishin vene novken Borja, qe eshte shkurtim i emrit rus – Boris. Me kete novke i flisnim deri vone, kur Ai fluturonte ne Rinas, madje dhe para se te ndodhte ai i flamosur vendim per ti hequr te drejten e fluturimit, padrejtesisht.
Ne nje kohe kur cdo gje shkonte per bukuri dhe studentet shqiptare, po pervetesonin qendrueshem elementet e fluturimit, duke kaluar nga ushtrimi ne ushtrim, ne nje dite te bukur, nje urdher kriminal i detyroi studentet shqiptare te pilotimit, ne menyre ultimative te linin startin e fluturimeve dhe aerodromin e te niseshin me urgjence, per ne vendin e tyre. Nje lajm i cili shkaktoi shume trishtim e merziti ne radhet e studenteve. Atyre u nderpre, me dhune procesi i te nxenit dhe “u fiken” endrrat e tyre. Por, brenda kesaj merzitie ishte dhe nje ndjenje kenaqesie se atyre u jepej mundesia te takonin, pas rreth dy vjetesh qendrimi larg, familjaret, shoket dhe miqte e tyre, per te cilet kishin shume mall. Nuk kane thene mekot te paret se, jo cdo e keqe vjen vetem per te keq. Ne kete rast, e keqja ishte shume e madhe, e pallogaritshme, por dhe mes kesaj te keqe, vende – vende, dukej dhe ndonje ndjenje e brendshme gezimi.
Besniku, mes asaj merzitie, perfytyronte vajtjen ne Shijak, perqafimin e prinderve, te motres dhe vellezerve, vajtjen tek dajo Aliu i preferuar, takimet e perzemerta me shoket e femijerise dhe me moshataret e tij. Do te capitej neper ato udhe me balte e me pluhur ku ishte rritur, do te kalonte ne breg te Erzenit e do te kujtonte pellgjet ku kishte mesuar te notonte; do te ndalej per nje cast per te vrojtuar kallamat buze ujit, do te ndjente feshferimen e tyre nga era etj. Besua pergatitej shpirterisht per te perballuar takimin dhe pyetjet pambarim te te moshuarave, te fisit e te mehalles e me tej. Ashtu, i perhumbur ne kujtime e i brengosur nga ai ultimatium ogurzi, Besniku, pergatiti bagazhin e u perfill per rrugetimin e larget qe e priste, me tren, me aeroplan me makine.
Studenteve te grupit te Besnikut, ashtu si dhe atyre te grupeve te tjere qe fluturonin ne Kushovskaja e ne Krasnodar dhe te tjereve qe duhet te ndaheshin nga auditoret e te mesuarit te shkences aeronautike, u vinte shume keq qe nderprene, studimet dhe fluturimet e do te ktheheshin ne Atdhe, jo sic e kishin menduar.
Studentet e grupit te Besnikut, sapo kishin nisur te fluturonin ne formacion luftarak, ne cift avionesh, i cili konsiderohet si njesia baze dhe me e vogel e perdorimit luftarak te aeroplanit. Ata, me nje tren te shpejtesive bashkekohore, u nisen me urgjence per ne Moske, ku i priste nje aeroplan i posacem me te cilin do te fluturonin drejt Shqiperise. Ne stacionin e trenit, te qytetit ku banonin, ata u bashkuan me koleget e tyre qe vinin nga Krasnodari e me pas me ata te Batajskut. Pas dy dite udhetimi me tren, dhe pas peripecive qe ndodhen ne stacionin e trenit te Voronezhit, studentet mberriten ne Moske, ku i priste nje aeroplan transporti i linjes ajrore: Moske – Tirane i tipit TU – 104, i cili, me 18 shtator te vitit 1961, ne mesdite, i solli djemte.
Kur fluturonte mbi hapesirat sovjetike te Kaukazit te Veriut, si ne Batajsk dhe ne Kushovskaja, Besniku vertet i bente sherbimin e nevojshem pervetesimit te elementeve te fluturimit por mendjen e kishte ne Shqiperi, e cila iu be Atdhe i dyte dhe e donte shume. Besua mendonte Shijakun, vendin ku u rrit e u burrerua, te cilin gjithashtu e donte shume; “ vdiste “ per Boraken ku u lind e ku hodhi capat e pare, mendonte per shoket e femijerise e te shkolles, me te cilet kishte ndare capen e bukes dhe mblonte te fshehtat nga gjuetia e mellenjave, nga larja ne erzen, me e pa dijenine e me te rriturve etj. etj. Me keto mendime ne koke, Besniku, pas disa formaliteteve te nevojshme qe beri Ministria e Mbrojtjes, e mbajti vrapin ne Shijak. Nuk ka pene qe ta shkruaje e mendje qe ta rroke, ndjesine qe perjetoi adoleshenti boshnjak Besnik Shahi, ne ate vajtje te befte, ne gjirin e familjes dhe te komunitetit shijakas e me gjere. Pa u shmallur mire me prinderit, motren dhe vellezerit, ne Shijak, Besnikun nuk e mbante vendi sa te shkonte ne Borake e ne Koxhas dhe kudo ku kishte bashkemoshatare e njerez te fisit te tij. Koha e pushimeve qe akordoi Ministria e Mbrojtjes rrodhi shpejt e Niku yne nuk e mori vesh si u sosen ditet e pushimeve. A thua se ishte bere ndonje gabim ne llogaritje? Gjykonte kesisoj Besnik Shahi mbasi nuk e kishte nxjerre sa e si duhet dufin e mallit qe e kishte pikur. Ai dhe si Ai gjithe shoket e tij, kishin dhe nje merak te madh: Si do te vijonte me tej, fati i tyre, lidhur me “ endrren” e parealizuar te fluturimit. Ata e kishin nderprere pergatitjen ajrore, kur po fluturonin ne formacion cift avionesh dhe i brente meraku, a do te ngjiteshin serish ne ajer e a do te “ notonin” neper shtresat e ajrit shqiptar apo do te shtegtonin diku gjetke. Mendja u shkonte tek nje rrugetim i larget per ne Lindjen e Larget, ku dhe gjasat ishin me te shumta.
I shkonte neper mend te gjithe variantet e mundshem Besniku zemerflori e nuk e shijoi si duhet nektarin e atyre diteve plot diell mesdhetar qe i sollen pushimet e paparashikuara, packa se ishte mesi i shtatorit . Megjithate, duke vajtur shtepi me shtepi e duke takuar mjaft nga shoket tij prfshi Dullen, i cili, si Besua ishte kthyer me detyrim nga Gjermania Lindore ku kishte shkuar per te studiuar ne fushen e agronomise.
Meqenese Partia e Punes e Shqiperise, ne Mbledhjen e 81 partive komuniste dhe punetore, ne Moske, ne nentor te vitit 1960 doli hapet ne anen e Partise Komuniste te Kines, politika pragmatiste e saj e gjeti daljen nga kriza e rende qe e pllakosi pas ndeshkimeve qe ndermori partia “ nene” ndaj vendit tone nepermjet mbeshtetjes tek “ vellai i madh aziatik”, tek Kina e Mao Ce Dunit.
Pas nje “grumbullimi” thuajse 30 ditor ne garnizonin ushtarak tek “Rrapi i Treshit” aty nga ditet e para te nentorit te vitit 1961, Besnik Shahi dhe shoket e tij te grupit: Vangjel Llazari; Harilla Rjebi; Agron Daci; Zija Memi; Lutfi Mishkeri; Guri Merkaj; Petraq Thomai; Nazmi Dautaj dhe Luan Milori, u nisen nga porti detar i Durresit, ne nje lundrim te gjate, ne drejtim te Lindjes se Larget, me anijen oqeanike , “ Vlora” e cila i perkiste shoqerise lundruese te perbashket “CHAL” dhe mbante ne kic flamurin shqiptar.
Anija ne fjale ishte e destinacionit per te transportuar mallra por koniunkturat e kohes, diktonin qe, me ate mjet lundrues te papershtatshem per transportim udhetaresh, te niseshin ne lundrim edhe dy grupe nga kandidatet per pilote, ( njeri me studente dhe tjetri me oficere qe studionin per t’u bere pilote) te cilet ishin te perzene nga shkollat sovjetike te aviacionit. U gjykua e u veprua kesisoj, per arsyen e vetme se te gjithe keta kishin studiuar ne Bashkimin Sovjetik; njiheshin dhe kishin dokumente identifikuese ne Moske. U gjet si zgjidhje e pershtatshme kjo manover, mbasi rrugetimi me linjat ajrore te cilat, aso kohe kalonin dhe monitoroheshin nga Moska , ishte praktikisht i pamundur, madje, i rrezikshem.
Kandidatet per pilote, nuk ishin te maskuar ne anije, por, drejtuesit e anijes, i mesuan ata te thoshin se jemi marinare, madje u caktuan dhe ndonje detyre, sa per tu justifikuar. Pas gati 20 dite lundrimi, anija e shpejte me kapacitet 12000 tone “Vlora”, u ankorua ne portin lumor kinez te Can Gjanit, ne Jug te vendit. Ishin studentet e pare ushtarake shqiptare qe do te studionin ne shkollen kineze te aviacionit.
Meqenese djemte nga vendi yne, me pare kishin studiuar ne Bashkimin Sovjetik, ata u priten ne Can Gjan, nga autoritetet lokale e nga ata te ardhur nga Pekini, me nderime te jashtzakonshme dhe si heronj. Pas Can Gjanit, ata, ne grup u cvendosen ne Veri dhe nepermjet Pekinit, u stacionuan ne Mancuri, ne qytetin prane detit te Verdhe ne Gao Mi. Udha e hekurt qe pershkuan ne disa dite, ishte e larget, por djemte nga vendi yne, meqenese e bnin ate udhe per here te pare, me shume shuan kuriozitetin dhe u relaksuan. Per t’u shenuar eshte fakti se me kalimin e diteve, nga pritja ne pritje, nderet u zbehen, gradualisht.
Ne kete lloj sjellje ndikoi negativisht nje orientim qe dha komandanti i aviacionit i asaj kohe, sipas te cilit: “… tanet ti trajtoni njelloj si tuajet”! Absurditet dhe tendenciozitet ky qe solli rrjedhoja te ndjeshme negative per vendin dhe i kushtoi shtrenjte aviacionit tone. Nje pjese e grupit, kur u kthye nga Bashkimi Sovjetik, ne Shqiperi, u titulluan oficere, nga Ministria jone e Mbrojtjes. Mirepo, atyre nuk u dha paga qe u perkiste; as ne Kine; as ne Shqiperi, ku kishin lene familjet. Ky qendrim i pabazuar ne ligje e i pakuptimte, u be shkak per revolten e oficereve, te cilet refuzuan te fluturonin ne ata kushte. U mor mase kolektive dhe i gjithe grupi i oficereve, u kthye ne Shqiperi, sic thuhej ne ate kohe “ pako postale”. Grupi u shperbe por aviacioni humbi disa kuadro te devotshem, te cilet ishin talente ne fluturim.
Nuk e kishim “ luksin” te perzinim nga fluturimi rreth 20 pilote nga te cilet vecoheshin: Bilush Imeraj; Divin Abazaj; Muco Mucaj; Cerciz Zeka; Shuaip Nurja; Servet Murati; Lirim Kokona; Robert Marko etj. Te kthyer te detyruar, si mase shtrenguese, disa prej tyre u ndodhen ne udhekryq e nuk mund te gjenin nje pune apo nje strehe. Ndonjeri, si Servet Murati, nuk e hodhi poshte shlemafonin por e mblojti ate dhe ruajti deshiren per te fluturuar. Rasti i tij te emocionon si nje dukuri e rralle, krahasuar me disa qe i kishin “krahet te ngrohte” e bene karriere. Mund te duket e pabesueshme, por ka qene nje realitet i hidhur, rasti fatkeq i pilotit Bilush Imeraj, i cili, per mungese te “ shpatullave te ngrohta” zevendesoi rucken e avionit gjuajtes – bombardues me kerraben e cobanit. Bilushi, pilot i talentuar u be blegtor, ne kooperativen bujqesore te fshatit “Asim Zeneli”, ne rrethin e Gjirokastres. Bilushi punoi coban me dele, derisa dikush, nga ata qe u ecte fjala, per bamiresi nderhyri dhe e sistemoi Ate ne Uzinen Mekanike te Aviacionit, ne Qytetin “ Stalin”, punetor.
I perafert ishte fati i heroit te ketij rrefimi: Besos tone te paharruar, te cilit, goja i rridhte vetem “ mjalte”. Besnik Shahi, disa vite me pas, si rrjedhoje e sjelljes kapricioze te nje kapadaiu me pushtet , te cilit i plqenin vetem mburrkat, perfundoi 15 vjet radhazi roja ne nje kolibe ne hyrje te nje ndermarrje ne kryeqytet ku e pranuan ne pune vetem per te bere sevap. Le te largohemi nga keta aspekte te zhvillimit te luftes se klasave, me egersi te papare, te nxitur nga motive vetjake e kapricio shpirtkatranesh dhe te vijojme rrefimin per boshnjakun e beses nga muhaxhiret e Shijakut, Besnik Isuf Shahi. Grupi i studenteve per pilote ne te cilin bente pjese Besniku, nuk ishte ne numer, ashtu sic vajti ne Bashkimin Sovjetik por “firoi” udhes. Ne Kinen e larget ku u vndosen , ne qytetin Gao Mi nga radhet e ketij grupi mbijetuan: Besnik Shahi; Lutfi Mishkeri; Vangjel Llazari; Petraq Thomai; Guri Merkaj; Agron Daci; Harilla Rjebi; Nazmi Dautaj; Zija Memi e Luan Milori.
Qyteti Gao Mi, ku ndodhej shkolla e aviacionit ndodhet ne Mancurine e larget e te ftohte, ne bregun e Detit te Verdhe, prane Gadishullit te Korese. Ne afersi te qytetit, ne nje fushe me permasa gjigande, si Porua jone, e cila zbardhellen nga kripa, funksionojne kater pista te betonuara, ne te cilat ngrihen e ulen aeroplane reaktive. Ne njerin nga te kater aerodromet ishin dislokuar e fluturonin studentet dhe oficeret e ardhur nga Shqiperia per te perfunduar programet e stervitjes ajrore. Studentet, me statusin qe kishin, ndryshe nga koleget e tyre oficere, te cilet i kishin shoke ishin te detyruar ti nenshtroheshin kushteve te stervitjes e te jeteses, sic kishte lene porosi komandanti i aviacionit. Prandaj, ata nuk u quajten e nuk u trajtuan si grevethyes, por vijuan dhe perfunduan programin, atje ku e kishin nderprere.
Ndryshe nga sa mesuan ne Krasnodar dhe ne Kushovskaja, ne shkollen kineze te aviacionit, ku ata shkuan per t’u perfeksionuar ne fluturime ne formacion, me aeroplanet Mig – 17, iu nenshtruan programit te fluturimeve ne cift aerolanesh por ne tipin Mig – 15, i cili ishte nje hap prapa krahasuar me avionin paraardhes Mig – 17, me te cilin ata ishin praktikuar ne Bashkimin Sovjetik.
Megjith veshtiresite qe ndeshen (nuk dinin gjuhen e vendasve; fluturonin mbi hapesira te panjohura; ushqimin dhe trajtimin nuk e kishin sic e kerkonte profesioni i aviatorit, menyra e te mesuarit ishte tjeter, etj.), studentet shqiptare e kryen me sukses programin e fluturimeve, aty ku e kishin nderprere. Ata, gjate gjithe kohes, fluturuan vetem ne formacion cift. Ne njesine ku fluturonin studentet tane, ne nje dite fluturimi ngjau nje premise per ngjarje te jashtzakonshme. Nje student, pas kryerjes te detyres ajrore, ne vend qe te ulej ne pisten nga ku u ngrit, u ngaterrua dhe u ul ne nje piste prane. Kinezet, ne te dy aerodromet, nuk u shqetesuan ( ne aparence), vecse aerodromi prites njoftoi se nje pilot i cili nuk zoteronte gjuhen e vendasve, ishte ulur suksesshem ne aerodromin e tyre.
Edhe pse nuk e bene te madhe, organizatoret e fluturime ve, ne aerodromin ku sterviteshin, studentet nga Shqiperia, i brente sedra e semure se nuk i kishin marre te plota masat organizative te sigurimit te fluturimeve. Adoleshentet shqiptare nuk i paten mundesite per te mesuar Gjuhen Kineze as per te komunikuar nepermjt radios RSIU – 3M, me udheheqsin e fluturimeve, ne kullen e drejtimit te cilit qendronte nje perkthyes i Gjuhes Ruse. Ne aerodromin e Sui Xunit, psh, ku fluturonin ne te njejtin tip, studente te tjere nga vendi yne, kur ata kryenin detyra ajrore ne thellesi te Mongolise te Brendshme, nje aeroplan i te njejtit tip, me rezervuare vares plot me karburant, i cili drejtohj nga nje instruktor, fluturonte ne lartesi rreth 1000 metra mbi lartesine ne te cilen fluturonte studenti dhe e mbante ate ne vrojtim vizual, i gatshem per ta ndihmuar ate. Pas kesaj ndodhie fatkeqe vendasit i forcuan masat organizative e raste te ngjashme, te pakten me studentet shqiptare nuk ngjane.
Programin e fluturimeve me aeroplanet Mig – 15. Kryesisht ne formacion cift avionesh studentet e grupit ku bente pjese Besnik Shahi, i perfunduan ne fund te vitit 1962. Po ne ate fundviti, ata u kthyen ne Atdhe. Kthimi u be ne udhe detare, sic vajten, me anijen “ Vlora”. Vitin e Ri 1963 djemte e ardhur nga larg e festuan ne familjet e tyre biologjike. Besniku, kur u kthye nga studimet ne Bashkimin Sovjetik, ndonese vajti prane te tijeve, nuk mundi ta shuante mallin qe e pervelonte per familjaret dhe per miqte e shoket e femijerise. Mallit te pashuar iu shtua nje tjeter mall, ai i qendrimit ne Lindjen e Larget, edhe pse per nje periudhe kohore me te shkurter.
Ne fillim te vitit 1963 ( ne fund te janarit 1963) ish studentet per pilote: Besnik Isuf Shahi; Agron Shevqet Daci; Guri Demir Merkaj, Nazmi Rait Dautaj dhe Zija Shyqo Memi u emeruan pilote gjuajtes – bombardues ne Regjimentin e Aviacionit, ne Rinas. Grupi i tyre ishte me i madh, por ai u nda ne dysh. Harilla Rjebi; Vavgjel Llazari; Petraq Thomai; dhe Lutfi Mishkeri, u emeruan ne te njejten detyre, ne Regjimentin “ Peza te Qytetit “ Stalin”.
Ne Regjimentin e Rinasit, Besniku dhe shoket e tij, u caktuan ne Skuadrilen e dyte, e cila drejtohej nga Vunjoti i lindur per te fluturuar Kosta Neco Dede. Skuadrilja e dyte ishte e pajisur me 12 aeroplane gjuajtes – bombardues reaktive te tipit Mig – 17 F, te pajisur me forsazh. Komandante te katersheve, ne ate kohe ishin pilotet e klasit te pare: Cobo Skenderi; Gezdar Veipi dhe Bajazit Jaho. Komandant i regjimentit ishte koloneli Niko Selman Hoxha. Regjimenti kishte dhe nje skuadrile tjeter, e cila ishte e pajisur me 12 aeroplane gjuajtes – kapes mbizanore me dy motorre RD – 9B, te tipit Mig – 19 PM. Komandant i skuadriles ishte smokthinjoti Lulo Musai, pilot me pervoje te gjate. Me graden e nentogerit, Besniku, fillimisht u emerua kamandant ekipazhi , ne skuadrilen e dyte.
Ne mes te vitit 1963, erdhen nga Kina e u emeruan ne Regjimentin e Rinasit – 5 pilote te rinj. Ata kishin perfunduar studimet e ishin diplomuar pilote gjuajtes – bombardues, ne Shkollen e Trete te aviacionit kinez, ne Cin Zhou e ne Sui Xun. Ata ishin: Andrea Petro Toli; Dhori Nasi Zhezha; Bashkim Salih Agolli; Adem Mahmut Ceca dhe Niazi Xhevit Nelaj. Me mberritjen e piloteve te rinj, Besnik Shahi u emerua komandant cifti.
Ne zbatimin e detyrave ajrore te atij viti, Besnikun e kishja komandant cifti. Se bashku, ne cift, me Besnikun kryem te gjitha detyrat e programit ajror te atij viti, me aeroplanet Mig – 17F. Ne toke e ne ajer, tek Besua gjeta nje shok e mik te perkushtuar e shume te thjeshte. Ai nuk shiste mend, kurre e nuk kishte cmire. Ne sjelljen e tij nuk ishte e veshtire te shquaje urtesine, zgjuarsine, mencurine, vullnetin e hekurt, durimin dhe kembenguljen. Ai ishte njeri me seder te mire dhe dashamires . Ai njeri nuk synonte te bente karriere, nuk ishte cmirezi e nuk pergojonte njeri. Besnik Shahi ishte model i njeriut te mire dhe i profesionistit te vullnetshem e te perkushtuar. Po ta pyesje per nje gje, te cilen nuk e kishje te qarte, Ai behej “cope e therrime” e nuk te leshonte pa u bindur se e kishje kuptuar gjene. Ne fluturim, Besniku, gjithashtu ishte i qete, i sigurt e pilotonte paster. Ishja pilot me i ri; Ai ishte disa muaj me i lashte dhe zoteronte mjaft mire, disa elemente te domosdoshem per te udhehequr ciftin e aeroplaneve, ne ajer. Me ka lene mbrese te mire fakti qe Besniku me krijonte kushte sa me te mira ( pilotet e kuptojne cdo te thote ti krijosh kushte shoqeruesit) per te qendruar ne formacion ne cdo etape te luftimit apo per te siguruar parrezikshmerine e fluturimit. Ne kete optike, Besua jo vetem qe me lejonte rezerve shpejtesie e lartesie, por, Atij njeriu here pas here i mbetej koka pas, per te vrojtuar nese ishja ne vendin e duhur, ne formacion perpara se te bente manovren ne cift. Nuk e shtrij gjykimin ne rrafshin e aftesive vetjake te pilotimit te cilat ishin te dukshme. Mjafton te nenvizoj vetem nje fakt:
Ne pranveren e vitit 1964, thuajse pas nje viti nga rrjeshtimi i tij ne formacionin e skuadriles se dyte, Besniku, se bashku me shoket e tij te grupit: Agron Daci e Guri Merkaj, beri nje hap me vlere ne udhen e lartesimit profesional. Te tre keta, bene kalimin nga aeroplanet Mig – 17F, ne ata supersonike, gjuajtes – kapes te tipit Mig – 19 PM, i cili, i pajisur me kater raketa te drejtuara ajer – ajer dhe me llokatorin qe i drejtonte ato, ishte avioni me i sofistikuar i kohes. Per t’u thene, mbetet fakti se ky grup pilotesh, ishin te dytet, pas grupit te piloteve: Serafin Shegani; Sokrat Basha; Bilal Josja; Astrit Mersini; Nestor Dhaskali; Vasil Kromidha, qe e realizuan kalimin me sukses, ne aerodromin e Rinasit, pa patur ne dispozicion avionin dyvendesh te ketij tipi.
Te tre pilotet, e kompensuan mungesen e avionit dyvendesh te tipit Mig – 19, me pergatitje te shumellojta ne toke. Ne keto pergatitje, pilote te kualifikuar, me pervoje ne shfrytezimin e aeroplanit Mig – 19 PM u sqaruan rishtareve, nje nga nje vecorite e shfrytezimit te aeroplanit Mig – 19 PM, ne toke e ne ajer, si dhe duke studiuar literaturen perkatese. Ne kete proces delikat, rishtareve u gjenden prane pilotet qe drejtonin Skuadrilen e Pare; ne vecanti, ata paten ndihmen e pakursyer dhe cilesore te Anastas Ngjeles; Halit Bulkut dhe te Mahmut Hyses, si dhe te talentuarit Haki Jupasi. Nje rrethane lehtesuese ishte dhe fakti qe drejtuesit e Skuadriles se Dyte te Regjimentit te Rinasit: Kosta Neco Dede; Gezdar Riza Veipi; Cobo Ibro Skenderi dhe Bajazit Qani Jaho para se te transferoheshin ne Skuadrilen e Dyte, me qellimin qe te plotsohej kuadri drejtues i formacionit te ri luftarak, deri atehere kishin fluturuar me aeroplanet Mig – 19 PM. Ata, te gjithe ishin pjesetare te dergates se pare qe beri kalimin ne kete tip aeroplani ne Bashkimin Sovjetik, ne vitin 1959. Me pervojen e tyre, ata, u deftuan rishtareve veshtiresite qe do te ndeshnin dhe menyren e kapercimit te tyre.
Ne muajin korrik te vitit 1963, kur Regjimenti i Rinasit ishte ne kulmin e zhvillimit te fluturimeve ne elemente te perdorimit luftarak ( kapje, sulme tipike, luftim ajror etj.), nje pjese e efektivit fluturues ishte me pushime; kryesisht ne plazhin e Durresit dhe ne ate te Pogradecit. Besnik Shahi me kete rast, lejes se zakonshme te pilotit, i shtoi dhe ate per martese. Ai ishte i fejuar dhe me kete rast, u lidh me martese me te bukuren Xhemaile, nga fshati Shkallnuer i rrethit te Durresit. Dasma u be diten e diele, ne shtepine e gjyshes te Besos, ne Shijak. Dasme te madhe perjetoi, disa dite me radhe, shijaku, me aheng e me kenge e valle sa u tund dheu, boshnjake dhe nga Shqiperia e Mesme. Ne ate dasme u zbatuan, nje per nje rregullat e dasmes boshnjake sipas tradites te hershme. U qellua me arme e u kryen te gjithe ritet.
Gezonte cifti i ri, i cili po lidhte jeten, ne kulmin e moshes rinore; gezonin e nuk mbaheshin dasmoret; “ne qiellin e shtate” ishin prinderit e Besnikut: Nene Sherifja dhe Baba Isufi, te cilet nuk i mbante vendi nga gezimi. Ata i gjeje sa ne njeren tavoline ku pihej e ku haej mish duke pritur urimet e duke gezuar tok me te ftuarit. Ata mezi e kishin pritur kete dite e ishin te pergatitur seriozisht per ta bere dasmen sa me madheshtore, ne menyre qe te nderonin veten, djalin pilot dhe gjithe dasmoret shumica e te cileve ishin me prejardhje boshnjake.
Pervec te ftuarve vendas dhe atyre me origjine boshnjake, ne ate gezim ishin te ftuar disa shoke e kolege te Besnikut dhe shefa te tij. Mes tyre shquhej figura e Komandantit te Regjimentit te Rinasit, kolonelit “ brilant” Niko Selman Hoxha. Prania e tij ne tavolinen e dasmes i dha shkelqim e nur te vecante atij evenimenti te gezuar. Portreti i tij i vecante binte ne sy se largu, nga veshja e aviatorit te cilen, Nikoja e mbante per merak, nga gradat dhe dekoratat qe mbante dhe nga aksesoret qe deftonin se ishte fluturues. Edhe menyra e qendrimit te tij ku binte ne sy krenaria e labit, nuk mbeti pa rene ne sy. Niko Hoxha, mes atij “ lumi” punesh e fluturimeve intensive, gjeti kohe per te nderuar njerin nga pilotet e brishte, shijakasin me origjine boshnjake, Besnik Isuf Shahi, i cili e kishte idhull Nikon. E meritonte Besniku yne gjithe kete nder. Aviatoret, me ne krye Niko Hoxhen u vendosen ne nje tavoline me vete, ne vend te dukshem, te rrethuar nga nderet dhe vemendja qe u perkiste. Ate nate, tavolina e aviatoreve, dhe ajo e nuses u vune ne qender te vemendjes. Besniku u kishte bere ftese shokeve dhe komandantit te regjimentit; kur i pa tek shtegu i avllise, ” iu hap syri” e iu shtua gezimi.
Ne Shkallnuer, ne shtepine e Xhemailes tere nur, gjithashtu u be dasme e madhe, me kenge e me valle dhe me hare si ne dasmat durrsake. Gjemoi ajo lugine, e bukur, e cila, me sa duket u jep banoreve dicka nga dukuria e saj. Kenga e vallja dhe hareja nuk kishin te sosur. U festua e u gezua, sic dine ta bejne dasmen vendasit me taban. Nusja, e veshur me te bardha, tere nur , ngjante si nje sirrene e dale nga deti prane. Xhemailja e bukur, e shoqeruar nga krushqit e te dyja aneve, u transportua ne shtepine e dhendrrit, ne Shijak, me mjete te ndryshme transporti, sipas terrenit, kohes dhe motit. Nje pjese te udhes “ te shenjteruar”, Ajo e beri e hipur ne qerre, pastaj mbi kuaj dhe me ne fund ne makinen Gaz – 69 te komandantit te Regjimentit te Rinasit.
Kur rrodhi afati i lejes qe i ishte akorduar Besnikut, per pushime e per nartese, Ai, se bashku me Xhemailen nuse te re u vendos per te banuar ne nje banese te ndertuar posacerisht per aviatoret, ne qytezen ushtarake te Valiasit. Gjitone te tyre, ne ate mjedis ushtarakesh ishin: Niko Hoxha; Peco Polena; Haki Jupasi; Kosta Neco Dede; Ahmet Bana; Eljaz Kraja; Anastas Ngjela; Sokrat Basha; Andrea Kule; Xhevair Shega; Razip Shyti; Bego Gaba; Salih Meta; Agim Ismaili; Hamdi Mullaj; Eqerem Nexhipi; Yzedin Koci; Nuredin Bejleri; Hajrulla Jubani; etj. etj. Ne kushte tejet te veshtire, rrjedhoje e nje infrastrukture te varfer dhe me mundesi te kufizuara per te levizur, cifti i ri banoi ne kete qyteze, deri ne fillim te vitit 1966, kur aviatoret, pas katastrofes ajrore te 20 nentorit 1965, ku gjeti vdekjen i paharruari Niko Hoxha, ne sy te familjeve perkatese, u transferuan ne Tirane; disa ne Laprake e te tjere tek Fusha e Sportit e lagjes “ Ali Demi”. Ne Valias, Besnik Shahi u be per here te pare Baba e u shtua si familje e nderuar.
Ne Laprake, cifti i ri, i shtuar, me dy djem: Arbenin dhe Torin dhe me nje vajze – Almen, kishin ne shkalle shoke e kolege te te njejtit profesion si Haki Jupasi; Anastas Ngjela; Nestor Dhaskali; Mustafa Cici; Mustafa Gjokutaj; Agron Daci; Cobo Skenderi, Andrea Toli etj. Ne katin e katert, ne nje apartament te perbashket me familjen e Andrea Petro Tolit, te cilin Besniku e kishte patur shok grupi kur studionte ne Borisoglebsk, ne Batajsk, ne Krasnodar e ne Kushovskaja, banoi disa vite.
Nga ajo kohe ruaj nje kujtim disi te vecante, i cili ndodh rrallehere dhe qe kishte per protagonist Besnik Shahin. Sic eshte e njohur, ne ata vite kishte veshtiresi per te siguruar mishin, si ushqim i domosdoshem per familjet e aviatoreve dhe ne vecanti per mirerritjen e femijeve te tyre. Trajtimin ne mensen e piloteve, ku ushqimet ishin te siguruara nuk e kishin te gjithe, kuadrot, ne Rinas e ne reparte te tjere. Mirepo familjet e tyre duheshin ushqyer dhe mishi, ishte deficitar e shitej me tallon.
Sido qe shteti e kishte monopolizuar therjen dhe tregtimin e mishit dhe censura ishte vepruese, njerezit benin perpjekje si te mundnin per ta siguruar edhe kete produkt ushqimor deficitar. Besniku kishte blere nje vic, ne Thumane; djemte e tij e kullotnin ate anes ledheve e ne mezhdat e kanaleve, derisa vici u rrit e u be per ta therur. E biseduan e rane dakort gjitonet qe ta ndanin ne pjese dhe ta konsumonin mishin e vicit “ bio”. Mirepo dilnin disa pengesa qe duheshin kapercyer: Ku do ta thernin e do ta ripnin? Kush do te behej kasap? Ku do ti gjenin mjetet prerese qe duheshin perdorur? Etj. etj.
Me konsensus, u gjeten udhet e zgjidhjes. U vendos qe si kasaphane te shfrytezohej banja e perbashket e dy piloteve, ne katin e katert te baneses komunale. E ngjitem vicin ne katin e katert, ku e priste “ giotina”. Ishte pamje fantastike e per te qeshur, nje estrade e vertete. Disa e shtynin nga vithet; njeri e terhiqte per briresh, me nje litar; nje tjeter e mbante per bishti dhe gjedhi, i cili nuk e dinte cfare e priste ne katin e katert, ca me hir, ca me pahir u bind. Nje mendim ” gjenial” gjeti kasapin. Dikush nga protagonistet, propozoi mua per te luajtur rolin e kasapit. Si argument bindes, ai shfrytezoi qenjen time nga Laberia dhe se, sipas tij, me siguri qe do te kishja therur vica edhe here tjeter. Ma varen kemboren e nuk kishja nga tja mbaja. Kujt tja prishja ? Te gjithe i kishja shoke. Pranova, por nuk kishja pare as si theren vicat e as si ripen ata. Se shumti, ne fshat, edhe kur ishte e domosdoshme, kishja therur ndonje dele por jo vic. Nuk kishja as veglat prerese te pershtatshme dhe as vendin ku do ta therja “ viktimen”. Mblodhem, neper shtepite e gjitoneve, thikat, hanxharet dhe sepatat me te cilat canin drute. Banja ku do te kryhej “ operacioni” ishte e ngushte. Si banjat e atyre viteve. Me erdhi per hosh qe me perzgjodhen per te qene kasap, se do te me jepej mundesia te krenohesha, por, per fatin tim te keq, nuk i parashikova dot te gjitha ato qe do te ndodhnin. Nuk e dija qe vicit i duheshin lidhur kembet me pare. E godita prapa veshit, me thike, por, kur mu kthye vici, nuk dija ku te shkoja. Shoket me veshtronin e qeshnin. U gajasen se qeshuri; pane estrade, pa para. Per fatin tim te mire, ishja i ri ne moshe dhe i fuqishem qe e perballova. Bera si bera, me veshtiresi te shumta ia dola. Kuzhina dhe banja e shokut tim, u kthyen ne thertore e ne dyqan mishi. Pa shperndare akoma hisete e mishit, u shfaq tek dera punetori operativ i zones. Sistemi i spiunimit kishte funksionuar. Kur pa qe te gjithe ishin oficere aviacioni, si i zene ne faj, tha: “ Edhe ju oficeret…”? Dhe iku.
Besnik Shahi kishte teknike pilotimi te persosur dhe zoteronte disa tipare te domosdoshme per pilotin, te cilat jane pershkruar, me lart. Ne pranveren e vitit 1964, kishte lindur nevoja e shtimit te piloteve ne skuadrilen e pare, ku fluturohej me aeroplanet e sofistikuar gjuajtes-kapes Mig – 19 PM. Disa pilote, qe e kishin mesuar kete tip aeroplani ne Bashkimin Sovjetik, si: Kosta Neco Dede; Gezdar Riza Veipi; Cobo Ibro Skenderi dhe Bajazit Qani Jaho, kishin kaluar ne Skuadrilen e dyte, si drejtues te hallkave fluturuese. Ky fakt ishte ne te mire te atyre piloteve qe futeshin ne programin e kalimit ne kete tip aeroplani.
Mbi bazen e pastertise te teknikes se pilotimit dhe tipareve vetjake te qenesishme, u perzgjodhen per te kaluar ne aeroplanin gjuajts – kapes me raketa te drejtuara ajer – ajer, Mig 19 PM, pilotet: Besnik Shahi; Guri Merkaj dhe Agron Daci. Te tre nuk kishin mbushur as vitin e pare te fluturimit ne aeroplanin e ndermjetem Mig – 17 F. Kalimi u krye ne aerodromin e Rinasit, pa patur ne shfrytezim aeroplane mesimore dy vendesh. Te tre pilotet e kalimit, mungesen e avionit dyvendesh e kompensuan me studimin e literatures perkatese dhe te instruksionit te teknikes se pilotimit, kurse vecorite praktike te shfrytezimit, i mesuan nga shpjegimet e piloteve me pervoje: Haki Jupasi; Anastas Ngjela; Lulo Musai; Mahmut Hysa dhe Halit Bulku.
Ishte grupi i dyte i piloteve qe kalonin ne aeroplanin Mig – 19 PM, ne keta kushte. Me pare kishin kaluar: Serafin Shegani; Sokrat Basha; Bilal Josja; Astrit Mersini; Nestor Dhaskali; Vasil Kromidha e Niko Hoxha. Madje, ky, i fundit, me seder te shtuar, meqenese ishte komandant regjimenti , kaloi ne aeroplanin e sofistikuar, i vetem. Pervoja ekzistonte por dhe veshtiresite ishin te shumta. Njohurite teorike, ne kete rast jane te domosdoshme, por shprehite praktike, fitohen vetem me fluturim. Mospasja e nje aeroplani mesimor, ne fakt ishte nje mangesi jo e vogel; por pilotet e rinj e perballuan sfiden dhe dolen faqebardhe.
Besnik Shahi, me vullnetin dhe me kembenguljen qe e karakterizonte, nuk iu nda asnjehere, zbatimit te programit ajror te cdo viti dhe nga fluturimi ne fluturim pati progres. Por inatciu shpirtkatran, nuk e kishte harruar “ bene” qe kishte bere, kur Besua ia ktheu fjalen dhe gjeti rastin per ta hequr ate deli pilot, per te cilin shteti kishte shpenzuar qimet e kokes, per ta bere pilot dhe u hakmorr. Tok me disa te tjere si Lulo Musai; Halit Bulku; Llazar Cupa; Skender Kanina; Mustafa Cici; Bajazit Jaho etj. i hoqen Besnikut te drejten e fluturimeve ne aeroplanet Mig – 19 PM dhe e cuan te fluturonte ne ata me helike te tipit An – 2, ne Skuadrilen e Transportit. U habita kur e gjeta, komandantin tim te pare, ne kete repart dhe ne ate tip avioni. Megjithate, Besniku, tip i qete e i pasionuar pas fluturimeve, e perjetoi pa zhurme kete ndeshkim te pamerituar e te pamotivuar. Ai kenaqej kur cohej ne ajer dhe beri cmos derisa e pervetesoi ne perfeksion aeroplanin e ri, pavaresisht se asqe mund te krahasohej me ate aeeoplan, te cilin kishte shfrytezuar boshnjaku ne origjine deri atehere.
Janari i vitit 1968 e gjeti Besnikun ne Shkollen e Aviacionit, ne Vlore, ne cilesine e instruktorit te teknikes se pilotimit, ne aeroplanet Tip – 61, nje variant ky i avionit Jak – 18A. Ne ate vit, perpara shkolles se Aviacionit u paraqit kerkesa per me shume pilote. Repartet e aviacionit; ne vecanti Regjimenti i Helikoptereve, kishin “ uri” per pilote te rinj. Shkolla e Aviacionit u detyrua te formonte nje skuadrile te dyte me helike, per te perballuar kerkesen e reparteve. Nje grup pilotesh te Skuadriles se transportit ne perberje te te cilit ishin: Ylber Laknori; Llazar Cupa; Skender Kanina; Sotiraq Gjylameti; Besnik Shahi dhe Niazi Nelaj, u komanduan, nje vit, ne Shkollen e Aviacionit, ne Vlore.
Cdo instruktori te teknikes se pilotimit iu caktuan kater studente per pilote. Grupi i instruktoreve te ardhur nga Tirana, ashtu si te tjeret qe ishin efektive te shkolles, u sistemuan ne mjediset e Regjimentit “ Peza” te qytetit “ Stalin”, ne Uren Vajgurore. Nje here ne jave, si rregull ne fundjave, me nje mikrobus te posacem grupi i instruktoreve te ardhur nga Tirana, shkonin prane familjeve. Fluturimet me studentet per pilote u kryen me ngritje e me ulje ne fushen e blerte te Regjimentit “ Peza”.
Ne muajt e pare te vitit 1968, pilotet e ardhur nga Tirana, kryen nje sere mesimesh metodike dhe moren fluturime per t’u praktikuar nga kabina e dyte, si instruktore, ne fushen e blerte te aerodromit te Vlores. Gjate kesaj kohe, instruktoret u njohen me studentet perkates dhe keshtu u formuan grupet e fluturimit.
Komandant i Skuadriles se Dyte, te sapoformuar u caktua piloti me pervoje te gjate devolliu Nehar Jazexhiu, i cili, ne fakt eshte i vetmi instruktor i teknikes se pilotimit i pergatitur posacerisht dhe me program te plote ne shkollen sovjetike te aviacionit “ Valeri Pavllovic Ckallov” te Borisoglebsit. Pilotet qe shkuan te komanduar ne ndihme te shkolles se Aviacionit, pervec Ylberit dhe Sotiraqit, te tjeret kishin fluturuar ne aeroplanet reaktive gjuajtes – bombardues dhe kjo ishte nje perparesi jo e paket.
Fluturimet me studentet nisen pas dy javesh pergatitje ne toke, ku u skjaruan ne detaje te gjithe elementet e fluturimit. Fluturohej me dy turne: njeri paradite, tjetri – mbasdite. Preferonim turnin e pare, jo vetem se ne mengjes temperaturat relativisht te uleta dhe mungesa e pranise te eres, e bente fluturimin me te qendrueshem, por dhe studenti, ne keta kushte perftonte me teper nga ato qe i deftonte instruktori i tij. Turni i mbasdites, shoqerohej me ere e me turbulenca te ajrit dhe temperaturat e larta te ajrit nuk jane te favorshme per funksionimin e motorreve me pistone. Me Besnikun ishja ne te njejten katershe. Komandant i katershes ku benim pjese ishte piloti me pervoje ne fluturime me aeroplane gjuajtes – bombardues, Skender Mersin Kanina.
Nje dite, kur po pergatiteshim per praktikim ne cift ne rrugekalim, mbasi hodhem ne harte rrugekalimin dhe pame se udha ajrore kalonte prane qytetit te Fierit dhe ishja ne rolin e drejtuesit te ciftit ( te dy fluturonim me studente ne kabinen e pare), Besniku me kerkoi ti beja nje nder: “ Kur te jemi afer qytetit te Fierit – tha Ai – te lutem kalo mbi bulevardin kryesor te qytetit qe mban emrin: “ Enver Hoxha”, ne lartesi kositese ( pak mbi taracat e pallateve), ne “x” vend, ku banon e perzgjedhura per tu fejuar nga studenti im Sinan Cela – Nadirja. Sinani, i cili ndodhet ne kabinen e pare te avionit , kerkon ta shfrytezoje kete fakt si nje argument plus”. E zbatova kerkesen e Besos dhe, kur zbritem ne toke, te dy me falenderuan. Ia bera qoken shokut tim, por, nayrisht – duke shkelur disiplinen ajrore.
Do tju rrefej edhe nje episod tjeter interesant nga puna e perbashket me Besnik Shahin, episod i cili, mendoj se ia shton vlerat atij burri: Ne 5 shtator te vitit 1971, me nje aeroplan An – 2 qe kishte fluturuar mbi fushen e Myzeqese, per pluhurosjen e te vonave nga ajri, ngjau nje katastrofe ajrore, ne te cilen humbi jeten Refit Jazoj ( ndjese paste) dhe Muharrem Hida ( ndjese paste) dhe u plagosen rende: Petrit Shima ( ndjese paste), teknik borti dhe Rrapi Kondakci, mekanik avioni. Analiza e katastrofes ajrore mes te tjerave arriti ne perfundimin se fusha e blerte e Lushnjes ( prane ktheses qe te con ne Sektorin “Plug”), nuk i plotsonte kushtet per t’u ngritur e per t’u ulur normalisht per avionin An-2. Prandaj u vendos qe fushata e sperkatjes te te lashtave, ne pranveren e vitit 1972 derisa te ndertohej nje fushe tjeter, ne “zemer” te Myzeqese, te kryheshin nga aerodromi i Qytetit “ Stalin” ( brezi jeshil).
Per kete qellim, ne muajin prill te vitit 1972, dy aeroplane An – 2, te pajisur me aparatura per sperkatje dhe me personel te plote, u ribazua ne aerodromin e Regjimentit “ Peza” te Qytetit “Stalin”. Aeroplanet u parkuan, ne lendinen e blerte, midis ciftit roja dhe pikes te drejtimit te fluturimeve. Ishja pergjegjes i grupit dhe drejtues i fluturimeve te ekipazheve te sperkatjes. Heret ne mengjes, pa ikur vesa, beja nje fluturim kolaudues dhe pastaj ulesha ne karrigen e udheheqesit te fluturimeve. Ushqeheshim e flinim ne Turizmin e Beratit. Nje mikrobuz i tipit “flamuri i kuq”, me shofer Sejdin Gjonin, na transaportonte, ne kushte optimale.
Nje dite, pas punes dhe mbasi kishim drekuar e duhet te pushonim ne hotel. Dy komandantet e ekipazheve: D. Xh. Dhe A. V. Te dy te njohur si perdorues te alkoolit, pas drekimit, e kishin tepruar me perdorimin e pijeve te forta, ne aneksin e restorantit te turizmit dhe te dehur, kishin bere zhurme e kishin shqetesuar klientet. Drejtori i hotelit, me erdhi ne dhome e me rrefeu ngjarjen. U komunikova, te dyve se ishin te pezulluar nga fluturimet e sperkatjes, me qellim qe te sigurohej parrezikshmeria e fluturimeve. I shqetesuar, telefonova ne Tirane, ne Vendkomanden Qendrore te Aviacionit , ku komunikova me shefin e ketij instritucioni – M.A. i cili ishte specialist aviacioni. I kerkova te ndermjetesonte prane komandes te Skuadrriles se Transportit, per te derguar, ne vend te piloteve te pezulluar nga fluturimi, dy pilote te tjere, te cilet, mundesisht te ishin pa te tille vese. Njerin nga pilotet, e kerkova me emer. Ai ishte Besnik Isuf Shahi, vlerat dhe karakterin e te cilit i njihja mire. Erdhen dy pilote te tjere dhe puna vijoi normalisht; fushata e sperkatjeve u mbyll me sukses.
Besnik Shahi, si njeri pa pretendime per karriere e per poste ushtarake ishte eksigjent ne kerkesat per te pervetesuar ne detaje vecorite e shfrytezimit te aeroplanit An – 2, ne te dhjete versionet e perdorimit. Ne kete ceshtje, Ai nisej nga mendimi i lashte se “ Kur nuk ke pulen; do te hash edhe sorren”! Nuk kishim te benim me nenvleresim te aeroplanit me shpejtesi te vogel por me manovrim te larte, as me fyerje per ata qe i menaxhonin keta aeroplane. Fluturimin me An – 2, Besniku e cmonte si cdo fluturim. Ai brengen e mblonte perbrenda dhe mendja i shkonte tek vitet e “ arte”, kur ngrihej ne ajer me aeroplan mbizanor te sofistikuar te tipit Mig – 19 PM. Niku e kishte nje enderr e nje shprese se nje dite do te dilte ne shesh e do te fitonte e verteta mbi intrigen. Keto, Ai, i mekonte me vullnetin e tij te rralle per te fluturuar dhe me karakterin e tij kryengrites e kokeforte.
Mirepo, ne nje kohe kur Besniku ishte i perfshire ne vorbullen e te nxenit te vecorive te avionit An – 2 dhe e nderronte te rikthehej andej nga kishte ardhur, ndodhi ajo qe, vete Besniku nuk do ta deshironte kurre. Cfare kishte ngjare dhe si ? Mbasi te ligjte kishin sajuar te paverteta si lidhja e vjehrrit te tij me armiq te pushtetit popullor dhe strehimi prej tij i diversanteve, gje qe ishte nje absurditet i madh. Sipas rregullave te kohes, Besniku, para se te fejohej me Xhemailen kishte marre miratimin e Paartise, por, pas kaq vitesh, na doli ndryshe. Ata qe sajuan intrigen kunder Besnikut, perdoren presione, shantazhe e kercenime per te ndare gruan me tre femije; dhe me dredhi e pabesi, kerkuan ta futnin Beson kurth qe Ai te behej pjese e rrjetit te informatoreve te sigurimit si dhe perdoren forma te tjera, presioni, te njohura e te panjohura. Mirepo “kokeforti” e “kokeshkreti” Besnik Shahi, me edukaten qe kishte marre, ne familje e ne shoqeri, ku ndershmeria dhe drejtesia ishin “ flamuret “ e tij te betejes, u rezistoi te gjithe presioneve dhe ruajti pastertine e figures te panjollosur.
Atehere u “ luajt” karta e fundit, per te arritur qellimin ogurzi. U fut ne loje sekretari i organizates – baze te Partise dhe Sekretari i Komitetit te Partise te Aviacionit i cili, sipas normave te partrise shtet qe drejtonte gjithcka, e thirri Besnikun dhe i komunikoi se duhet te largohej nga aviacioni. Pike e zeze! E ashtuquajtura “Fshesa e hekurt”, e cila largoi nga aviacioni, pilote cilesore si Anastas Ngjela; Cobo Skenderi; Lulo Musai ( Spahaj); Tomorr Avdia; Agim Vodopi etj, kapi dhe Besnik Shahin. Ishte pranvera e vitit 1975. Po pergatiteshim per te shkuar ne fushaten e sperkatjeve pranverore te bimeve te arave ( graminaceve). Nje dite, e kerkuam Besnikun qe te pergatitej, me ne, si perhere por nuk e gjetem; as ne klase, as ne angar, as ne vendqendrim.
Ai kishte marre urdher te bente dorezimet, me urgjence e te largohej nga reparti. Nuk e dinim e nuk na e merrte mendja, kete urdher ogurzi, te Partise shtet, e cila u be egzekutore e nje padrejtesie te madhe. Erdhi per tu ndare, me ne qe e donim dhe na donte shume, Besua yne i paster si qelibari. I kishte “leshuar flatrat”, sic perdoret rendom ne aviacion, kur duhet identifikua nje i merzitur , i cili qendron “hunde e buze”. Nuk na veshtronte dot ne sy. Edhe per ne nuk ishte gje e lehte. Na u dhimbs shume largimi i njeriut e pilotit te mire, nga radhet tona. Pyesnim njeri – tjetrin, me sy e me ze, per te mesuar dicka mbi ndodhine e befte qe beri buje jo me kot. Vetem ndonje partiak e dinte te verteten por kishte frike ta perhapte ate. Duhet ta njoftonte i pari, ai, sekretari i komitetit te Partise. Nje kasnec i derguar prej tij, na mblodhi ne sallen e mbledhjeve e na lexoi nje “ferman” i cili me ngjau si pretence prokurori. Asnjeri nuk pipetinte, nga frika e hakmarrjes pa shkak. Na befasoi e na ra si bombe ky urdher, i cili shkaktoi shume dhimbje, te cilen, cdo njeri e mblonte perbrenda. Besniku, pas dorzimeve, u largua nga postablloku i repartit, me lot ne sy e me koken pas, i percjelle nga syte tane, gjithashtu te perlotur .
Se cfare ka ndjere Ai njeri, nga kjo “ bombe” e papritur, vetem shpirti i tij e di. Ne, shoket e tij mesuam se, si te tjeret qe u shpallen armiq, pa qene te tille, edhe Besniku kaloi nje kalvar vuajtjesh torturuese. Shoket nuk e takonin dot se spiunet ishin sheshit e nuk i ndaheshin, kemba – kembes viktimes; vete Besniku i cili i donte shume shoket, me zemren e tij te madhe e me shpirtin e paster, i ruante shoket nga ndonje provokim helmuese.
Ishte i ri e ne familje kishte tre femije. Kerkoi pune, Pa pretendime; cdo lloj pune, por nuk e pranonin, ne asnje vend, mbasi biografine e tij e kishin nxire zemerzinjte. Kjo e brengosi shume njeriun qe nuk ndjente asnje faj e asnje lloj pergjegjesie per gjendjen e tij te re te shkaktuar nga inatcinjte hakmarres. Me ne fund u gjet nje njeri zemerbardhe, i cili e rekomandoi Beson, tek morta e tij, shefe kuadri ne nje ndermarrje te Tiranes dhe Besnik Shahi nisi pune si roja i ndermarrjes. Bente cmos, kur shkonte ne pune e kur kthehej prej saj te mos ndeshte rruges shoke te tij. U shmangej sidomos stacioneve te autobuseve, ku kishte grumbullime njerezish e mund te ndeshte ndonje pilot. Meqenese kishte banuar ne te njejten hyrje, me shokun e tij te shkolles e te punes Andrea Petro Toli ( ndjese paste), kur e takonte ne rruge, i jepte doren. Kaloi ne ate barake me permasa te kufizuara, plot 15 vjet.
Ndarja nga jeta e bashkeshortes simpatike dhe besnike, Xhemaile, nene e tre femijeve, e rendoi shume gjendjen emocionale te Besnik Shahit. Por, vullneti i tij i hekurt dhe dashuria per jeten, te spostuara tashme tek dashuria per femijet dhe tek kujtimi per te ndjeren, e bene “ heroin” tone ta perballonte edhe kete fatkeqesi te rende. Duhet theksuar fakti i kuptimte se per Besnik Shahin, pas ndarjes nga jeta te bashkeshortes; tre femijet e tyre, te cilet ishin rritur jo me pekule por me kerkesa te rrepta per t’u bere qytetare te edukuar per se mbari e te qyteteruar, sic u bene, ishin ngushellimi i vetem i tij. Nen kujdesin e Torit, djalit te dyte dhe nuses se tij, Besniku percolli vitet e renda te pleqerise vetmitare. Perdite shkonte ne lokalin e preferuar prej tij, prane shkolles “ Sabaudin Gabrani”, ku kalonte disa ore, me goten e rakise perpara te shoqeruar me nje kafe te forte, mes kujtimeve te se shkuares . Pinte shume cigare Besniku. Kohet e fundit, Ai e shtoi se tepermi duhanpirjen.
Dilte ne kafeteri cdo dite. Duke u mbajtur pas bastunit, Besua i moshuar e i rregjuar, capitej me veshtiresi, here i vetem e here i shoqeruar nga Tori, percillte disa ore, i zhytur ne kujtime e ne mendime. Vetem dhjete ditet e fundit te jetes Besua nuk doli ne lokalin e tij te preferuar. Kur kuptoi se mund te ikte nga kjo bote, Ai kerkoi djalin e madh, Arbenin, i cili ndodhej ne Belgjike dhe Almen, vajzen e vetme. I donte ti kishte perpara syve femijet dhe ti veshtronte te tre bashke, para se te mbyllte syte perjete. Ky ishte dhe amaneti i tij: “ Dua te jeni te bashkuar e te perkrahni njeri – tjetrin, ju paste Baba…”! Per cudi e ne kundershtim me praktiken e pergjithshme shumevjecare , sipas te ciles, kur nje njeri qe lengon, me te pare njeriun e larget qe pret – fiket; Besniku, perkundrazi, kur pa me sy Benin, u gjallerua e u be me optimist dhe jetoi edhe disa dite me pas.
Besnik Isuf Shahi u nda nga jeta, ne Tirane, me 13 tetor te vitit 2015, ne shtepine e tij, prane ish punetorise ushtarake, i rrethuar nga femijet, te afermit dhe dashamiresit e tij. Percjellja ne banesen e fundit, u be, te nesermen, me 14 tetor 2015, ne varrezat publike te Sharres, ne Tirane. Fjalen e lamtumires e mbajti ishpiloti Sami Guzina, bashkekohes dhe me te njejten origjine – boshnjake.
E p i l o g
Eshte folur e eshte perfolur gjeresisht, sipas oreksit dhe kendveshtrimit te njerezve se “x” apo “ y”- eshte i forte. Opinionistet nuk harrojne te shtojne se te preferuarit e tyre, duke bere kete e ate gje te pazakonte, kane zene vend ne aradhen e njerezve cudiberes te cilet kane perballuar veshtiresi e kane kapercyer pengesa. Perjashtuar ata qe i atribuojne vetes merita te pamerituara, te tjerat, padyshim qe jane vlera, te cilat nuk mund te behen “ qyrk” i atyre qe nuk i kane.
“ Heroi” i ketij rrefimi, boshnjaku ne rrenje( origjine) – Besnik Isuf Shahi, i lindur e i rritur mes muaxhireve te Borakes, te cilin e kam njohur nga afer, ne detaje dhe per nje kohe te gjate, i kishte te gjitha tiparet e domosdoshme qe mund te thuhen per nje njeri te mire. Mendoj se kryefjale e te gjitha thenjeve pozitive ne adrese te tij eshte: “ Besniku mposhti veten ”! Ndonjeri mund ta shtroje ceshtjen: “ Besniku ishte vetvetja e per kete nuk ia gjeje shokun”. Dakort! Ai njeri kishte qemtuar e kishte shtresezuar mjaft tipare te qenesishme. Besua, disa tiparei shpaloste hapet e ia veshtronin te tjeret, teksa, disa te tjera, te cilat mund te ishin vlere e vlerave te tij, i mblonte fort brenda qenjes se vet.
Ne nje stad te caktuar te jetes, Besnik Shahit i lindi deshira per te fluturuar. Te fluturuarit, Ai e beri pasionin dhe qellimin e jetes. Ne mase e ne forma nga me te ndryshmet, cilido qe ka shijuar fluturimin (jo ne rolin e pasagjerit), mesiguri eshte dashuruar me ajrin dhe eshte bere mik i tij. Veshtire te numerohen e te behet nje bilanc i sakte i atyre qe e kane dashur me shpirt ajrin, aeroplanin dhe fluturimin e jane bere njesh me te. “ Heroi” i ketij rrefimi, “rrebeli kokekrisur” Besnik Isuf Shahi, e kishte nje enderr, te cilen e synoi por nuk e lane ta realizonte. Ai, nepermjet fluturimit i kishte vene vetes disa objektiva e kishte parashikuar disa caqe ku do te trokiste fort puna e tij. Por endrra qe thuri per shume kohe, djaloshi me origjine boshnjake, Besnik u yne i mrekullueshem, paparitur u pre ne mes, qe ne fillimet e saj e vrulli qe kishte marre u kthye ne te tatepjete. Ajo qe ngjau ishte frut i veprimtarise kriminale te te pabeseve, inatcoreve, hakmarresve te paskrupullt, puthadoreve mehmure e zemerzinj, te cileve Ai ua dinte emrin e i njihte mire. E vecanta e kesaj ndodhie lidhet me faktin se Besnikut nuk i shkoi kurre ne mendje te hakmerrej kunder tyre. Brengen qe kishte, Besniku e mblojti perbrenda vetes e nuk ia degjoi njeri zerin e protestes. “ Le te hakmerret Zoti per mua, mendonte Niku”!
E renditen ne radhet e armiqve, pa qene i tille dhe i hoqen te drejten e fluturimit. E thene ndryshe, Besnik Shahit, me kete mase kstreme, i hoqen shpirtin i zhbene endrren e jetes, e privuan nga dashuria e tij e pare dhe e madhe. Ishte i ri ne moshe te re ( 37 vjec) dhe kishte energji per te punuar ne menyre qe te ushqente veten dhe familjen ( bashkeshorten dhe tre femije te parritur).
Zemerzinjte ia kishin nxire biografine e asnjeri nuk e pranonte ne pune, qofte dhe ne nje pune te rendomte krahu. Pike e zeze! Besua nuk i kishte bere keq asnjeriu; Ai njeri, as mizen e dheut nuk e shkelte kur e ndeshte ne udhe. Ditet pa pune, mbyllja ne shtepi i vetmuar, largimi i detyruar nga shoket ishte denim i rende per ate qe ishte ndjere “ shqiponje e lire”. Per fatin e mire te Tij e te femijeve, u gjend nje njeri me shpirt te mire i cili shfrytezoi koniunkturen, sidomos lidhjet familjare me nje personalitet qe drejtonte sektorin e kuadrit ne Ndermarrjen e Gezof – Galanterise, ne Tirane, ku Besnikun e sistemuan roja. Aty, Ai percolli plot 15 vjet. Ne ate barange me permasa te kufizuara, Besniku, ne vetmi, kushedi sa here kaloi si ne nje film tere fillin e jetes se tij, sic i erdhi; me te mirat dhe me prapesite qe i ndodhen. Nuk i donte ato sanksione te egra e nuk i meritonte, por i ligu vetem ligesi di te beje.
Torturues ishte takimi me shoket shoket, qofte dhe ne rruge e fare rastesisht, te cilet i donte shume. Me qellim qe mos te takonte shoket, Besniku ishte i detyruar te kalonte rrugicave, kur shkonte ne pune e kur kthehej prej saj. Ai u shmangej grumbullimeve te njerezve ne stacionet e autobuseve dhe, kur veshtronte se largu ndonje shok te tij, i shmangej, me zig – zake, per te “prishur syrin e keq”. Ne kete menyre Besniku mbronte shoket, jo veten.
E dinte mire Besniku “ qelibar” se i kishte nga pas, ne cdo hap, spiunet, te cilet ferkonin duart kur kishin ndonje spiunim per tu raportuar shefave te te njejtit lloj. Vetem Andrea Petro Tolin takonte rralle here, mbasi e kishte patur shok shkolle e koleg pune dhe gjiton ne nje hyrje te perbashket kur ata u bene familjare.
Ne ate barake, Besniku kujtonte femijerine, rropatjen pas shokeve, per te gjuajtur mellenja e per tu lare ne Erzen; vitet e shkolles ku veconte ata ne Politeknikumin “ 7 nentori” ku u rrit e u maturua. Me shume nostalgji kujtonte vitet qe percolli ne shkollen e aviacionit, ne Bashkimin Sovjetik e ne Kine dhe vitet e “ arte” te sherbimit ne Rinas, ku veconte kalimin ne aeroplanet supersonike Mig – 19 PM. Besniku, sic thote shoku i tij i grupit Guri Merkaj, “ … Besniku ka qene njeri me ekuiliber e me sjellje normale…” Ai kur u maturua e u poq, gjate kohes kur studionte per tu bere pilot, pati dhe ndonje lidhje te cilter dashurie. Ne Batajsk, Besniku u njoh e u dashurua me studenten e Fakultetit Pedagogjik te qytetit te Rostovit mbi Don, biondinen Tamara, e cila u dashurua marrezisht pas simpatikut nga vendi yne – Besnik Shahi. Por dashuria e madhe Atij i erdhi me vone. E bukura Xhemaile, me te cilen Ai lidhi jeten e se bashku sollen ne jete tre femije te mrekullueshem, ishte shoqja e tij e jetes dhe lidhja mes tyre, njohu vetem lulezim.
Besnik Shahi, nuk eshte me ne jete. Sipas ligjeve te natyres, te cilet nuk dine te bejne perjashtim, Besnik Isuf Shahi, u nda nga jeta, ne moshen 79 vjec. Me shume se vitet qe mbante mbi supe, Besnikun e plaken dhe e rregjuan, hallet e renda qe percolli. Heqja e te drejtes se fluturimit, kufizimi i marredhenieve me shoket; ndarja nga jeta, para kohe e bashkeshortes simpatike dhe besnike dhe brenga qe mblonte perbrenda lidhur me fluturimin, ishin disa nga pikat nevralgjike jetesore qe e gerryen ate “div”. Megjithate, Besnik Shahi, ai deli njeri e pilot i talentuar, me emrin e mire dhe me tre femijet qe la pas; njeri me i mire se tjetri, nuk eshte me mes nesh. Por, kujtimi i tij i ndritur nuk tretet. Jeta, Besnikut nuk i erdhi sic do ta donte e sic e meritonte. Ajo nuk qe nje jete si gjithe te tjerat, por ishte nje stuhi qe nuk ka te ndalur. Besniku e jetoi jeten, sic i erdhi e u ndesh me te papriturat ballazi e me guximin e njeriut qe nuk pajtohet lehte me te keqen e stisur. Nese i mbeti ndonje peng, ai duhet kerkuar ne largimin e tij nga fluturimi, i cili ishgte mjaft i rende. Aq shume e donte ajrin dhe fluturimin Ai njeri , sa edhe njerit nga djemte, Torit, donte tja vinte emrin aviator, por hasi ne kundershtimin e nepuneses te gjendjes civile. Shpesh ishte degjuar te thosh : “ si nuk ka nje varr, ne qiell, le te ishja une i pari qe ta kishja varrin atje lart, ne hapesiren qiellore…”?
Vitet e fundit te jetes, Besniku i percolli ne Tirane, ne nje banese komunale prane ish Punetorise Ushtarake, ne kujdesin e te birit, Torit dhe te bashkeshortes se tij. Dhjete ditet e fundit te jetes, Besniku nuk doli dot tek vendi i tij i preferuar; tek kafeteria prane shkolles “Sabaudin Gabrani” por u dergj, ne shtrat. Kerkoi te veshtronte Benin, djalin e madh te tij i cili punon e banon ne Belgjike, para se te jepte shpirt. Arbeni erdhi , me urgjnce por, per cudi, ngjau dicka tjeter, jo si ne rastet kur ai qe lengon sapo veshtron ate qe pret, te largetin, fiket; Besniku, perkundrazi, u gjallerua dhe jetoi edhe disa dite. Amaneti i tij ishte per femijet. Ai u tha: “U paste Baba; dua te jeni perhere te bashkuar”! Vdekja e Besnik Shahit, solli shume hidherim e lot. U fik nje njeri qe beri histori. Vershuan ne kortezhin mortor qe e percolli per ne banesen e fundit, ne daten 14 tetor te vitit 2015, sa nuk kishje ku te hidhje kokrren e molles. Fjalen e lamtumires e mbajti piloti veteran me origjine boshnjake, shijakasi Sami Guzina. Varri i Besnikut ndodhet ne varrezat publike te Sharres, ne Tirane.
Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj, shok i Besnikut Ne Tirane, shkurt – mars 2019
Faleminderit Niazi,e lexova me emoncion dhe u kenaqa. Nje shkrim shume interesant dhe me cilesi te larte per njeriun shume te mire shokun tone Besnik Shahe.Besniku ishte nje njeri model. Ti rrojne femijet dhe te afertit dhe ta kujtojme me respect ate.