Lundrimi i njeriut në hapësire, ka qenë e mbetet ëndërr sublime e çdo njeriu. Në çdo çast të jetës së tij mbi tokë, që kur ai u ndërgjegjësua, edhe pse në gjendjen primitive, krijesa njerëzore vështronte lart, kënaqej me lundrimin ajror te fluturakeve, rendte pas tyre, me synimin për ti arritur e për ti kaluar. Kështu, njeriut primitiv, pas shumë kohesh i lindi ideja për t’u ngjarë zogjve e ndoshta për ti kaluar ata, në fluturimin e tyre.
Mirëpo mundësitë për ta realizuar ketë ide u krijuan më vonë. Në ëetë “gare”, tentimi dhe dështimi u bënë bashkudhëtarë. Më pas erdhi masivizimi. Pati nga ata, te cilët ia mbërritën te lundronin në hapësirën ajrore, të vendit tonë dhe të vendeve të tjera, aty ku studiuan e mësuan, por pati edhe të tjerë, te cilët u detyruan të shkëputeshin nga “grigja”, e të ndoqën udhë të tjera vlerashumë, të detyruar nga shkaqe justifikues. Fluturimi, gjithsesi mbeti ëndrra e tyre e parealizuar. Kur sjellin ndërmend ato çaste lumturie të pafund, edhe pse kanë kaluar shumë vite, ata ndihen nostalgjikë dhe e kujtojnë atë kohë me mall e me përulje.
Lundrimi ajror i njeriut ka dicka te paspjegueshme; ka nje kimi te forte mes njeriut , aeroplanit dhe ajrit , e cila , te mberthen fort e nuk te lejon te shkeputesh prej saj. Ajo kimi, jo vetem qe eshte e pashpjegueshme , por dhe te ben per vete. Kur ngrihet ne ajer , njeriu I harron te gjitha, perkohesisht; Ai shkrihet ne nje trup te vetem me ted y elementet e tjere e nuk ndahet dot prej tyre. Te jete magji; mundet; te jete dashuri; edhe kjo eshte e mundur; te jete passion; edhe ky pranohet. Ose mund te jene te trija. Nuk kane mbetur ne kufijte e misteriozes, veshtiresite e panumerta qe has ne ajer , ai qe drejton nje mjet lundrues ajror. Dikush nga ata qe kane fluturuar nje jete te tere, I njohin , ne detaje dhe I kane “shijuar” veshtiresite, kur ka dhe nga ata qe jane me pak kompetente.
Ka marre vleren e aksiomes sllogani: “ Kush provon shijen e te fluturuarit , nuk ndahet lehte nga mbresat dhe e kujton ate perjete”! Lundrimi ajror eshte nje process i veshtire, i cili ravijezohet permes sakrificave e privacioneve te panumert. Shkalla e veshtiresive ka te beje me llojin e mjetit fluturues, me kushtet e motit ( diten, naten, nen re , mbi re, brenda ne re etj.) dhe nga karakteri i detyres. Mjaft nga keta faktore tashme jane eksploruar e njihen , teksa te tjere jane ne kerkim e ne zhvillim. Nje gje mbetet e pandryshueshme dhe kjo nuk ka perse te verifikohet :¨Sa me e veshtire te jete detyra, aq me te lidhur e me te afruar jane protagonistet. Jane te njohura, te bukura e te lakmuara marredheniet mes aviatoreve dhe deshira e njerezve per te qene perhere te pranishem mes tyre. Te jetuarit qofte dhe per pak kohe mes aviatoreve le mbresa aq te forta sa njeriu jeton me to gjate gjithe jetes e i kujton me dritherime. Po te tentoja ta thoja me pak fjale; kujtimet qe le ajri , behen pjese organike e jetes te njeriut e nuk mund te shlyhen lehte nga memorja. Ne vendin tone te vogel, ata qe i mblojne me xhelozi kujtimet e jetes ne aviacion e i shperfaqin ato me shume dashuri e mbresa, sidomos kur gjenden ne nje komunitet kolegesh nuk jane te paket. Me perparimin e moshes, tek njeriu rizgjohen kujtimet , per ate realitet qe ka mbetur pas dhe sherbejne si nje shtyse , e cila , jo vetem qe i mban gjalle, por dhe i shtyn perpara , ne perpjekjet per te perballuar te papriturat e jetes. Kjo ndodh sidomos kur mosha dhe fuqite fizike jane zbehur , por bota shpirterore e tyre ka mbetur , sic ishte dikur, e pasur , e paster dhe komunitare.
Veshtroni ata qe mblidhen per te pire nje kafe, se bashku me kolege , te njohur e te panjohur, ne disa qytete te vendit. Ne ata qytete ku me pare gumezhinin turbinate e ose canin qiellin , me uterime, sikur e prisnin me thike ajrin, avionet me helike, sot, kane mbetur e ruhen veprimtarite e dikurshme, si relike e mblohen thelle ne kujtesen e bartesve te tyre; aq thelle , sa te moshuarve te sotem , dje aviatore, u duket sikur kane shtrenguar ne gji, gjene me te shtrenjte te jetes se tyre aktive dhe nuk duan tua preke asnjeri. Ne Durres, percjellin moshen e trete disa aviacioniste , si Hivzi Minxha; Minella Adhami; Aleksander Rrapi; Thanas Kume; Mane Kasemi; Neki Hasimi; Petraq Qafezezi etj. Por nuk jane vetem keta. Ne qytetin bregdetar , banojne dhe femijet e Mentor Rrugise ( ndjese paste); femijet e Sabri Cikut (ndjese paste); motra e pilotit brilant Agim Nuredin Spahiut ( ndjese paste); familja e Ismet Zervoit te lavdishem; vellai i talentit te rralle Kosta Dede etj.
Ajo qe duhet thene , me force , eshte se , ne keto takime te thjeshta ku , pa bezdisur asnjeri, veteranet e aviacionit , shpalosin, pa mburrka e pa vetevleresime, kujtimet e tyre, sic i kane ruajtur, pa shitmendje e pa bere te tyren gjene e tjetrit. Ne keta takime , nuk ka as te pare e as te prasme; atje jane te gjithe te barabarte, pavaresisht nga funksioioni qe kane patur kur ishin aktive. Takime interesante zhvillohen mes veteraneve aviacioniste ne Vlore, ku ka funksionuar suksesshem e vetmja fidanishte e aviacionit e cila furnizoi per shume vite repartet e ketij sherbimi te nderuar jo vetem me pilote , por me kuadro te mirepergatitur te profileve te ndryshem , te lidhur drejtperdrejt me fluturimin. Nuk ka rendesi kush eshte organizator I ketyre takimeve, me vlere eshte fakti qe , here pas here, spontaneisht apo me raste takohen “legjendat”: Kostandin Sadikaj; Nehar Jazexhiu; Bahri Meshau ( Permeti); Agim Balili; Qemal Lika; Bareq Sadiraj; Guri Merkaj; Ramadan Ramadani etj. etj. kontributore me vlere. Kur bashkohen me ta te tjera “ legjenda” si Ahmet Sulejmani; Servet Murati; Aleksander Bubullima; Drini Shtylla e te tjere, gezimi dhe hareja shtohen akoma me teper.
Ne metropol, sidomos pas viteve ’90 kur dhe pistat e ulje-ngritjeve, pushuan se gumezhituri, aviacionistet, ne prag te pensionit , apo me statusin e veteranit te aviacionit, u grumbulluan per nje pleqeri me te mire, takimet mes aviacionisteve, kane shtrirje me te madhe e perfshijne me teper njerez. Impresionante jane takimet e vazhdueshme te nje grupi heterogjen, ku bejne pjese, si rregull: Bajram Hitaj ( me i moshuari); Myslym Gjoka; Ismail Harizaj; Qirjako Dhima; Agim Ismaili; Petraq Koroveshi; Drini Shtylla; Ahmet Sulejmani; Koco Biku etj. Takime te tilla behen ne Qytetin “ Stalin” e ne Lezhe, e gjetke. Doja te thoshja se me shume vlere jane takimet e pervitshme te aviacionisteve, te diaspores ku ne radhe te pare qendron “ grupi i Italise” i kryesuar nga piloti me aktivitet mesimdhenes ne fluturim Ardjan Elezi, i pasuar nga mjaft aktiviste te tjere. Si te ishte nje “ epidemi”, shtrirja e takimeve te kesaj natyre ka prekur dhe aviacionistet shqiptare me banim ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku me pak me teper interesim, mund te mblidhen me teper njerez, mbasi atje banojne shume kontributore me vlere si : Bardhyl Tom. Lubonja; Mihal Puleri; Koco Andoni; Hetem Mehmeti; Kujtim Kryekurti; Selman Mece; Koco Gjini; Pali Totoni; Elmaz Duduni; Pandeli Lengu; Agim Bacelli; Fatmir Kareci; etj. etj. Sa mundesi te tjera nuk shfrytezohen si duhet.
Po cilat jane ato lidhje te shendosha e te paharruara qe mbajne te bashkuar aviacionistet e profileve te ndryshem , me apo pa lidhje pune te meparshme dhe e “ ndjejne”, pa shume mundim se kane gjeneze te perafert? Me siguri e them se lidhjet e aferta shpirterore, shoqeria e paster dhe e sinqerte me njeri –tjetrin, mbeshtetja pa rezerva dhe besimi i plote, ne punen e tjetrit , jane motive bashkimi e miqesimi mes tyre. Mes tyre ka vetem dashamiresi e thjeshte shoqeri pasionantesh nostalgjike. Interesat materiale te ndryshme, te cilat tashme jane rrafshuar, nuk jane me faktore ndares, ndonese dikush , me zemerligesi orvatet ti gjalleroje ne forma te ndryshme shpesh te kamufluara me petka moderniste. Nuk jane te gjithe pilote , ata qe marrin pjese ne keta grupime, por , te gjithe jane rritur e maturuar , disa edhe jane rreshkur e jane zbardhur , neper aerodrome e jane perkundur ne djepin e uterimave te aeroplaneve. Dashuria dhe respekti i ndersjellte jane motivet qe i mbajne gjalle lidhjet mes tyre. Hivzi Minxha eshte njeri syresh. Ai po kap te tetedhjetat dhe thuajse cdo dite , capitet , ne kafeterine prane baneses, ne zonen arkeologjike te Durresit, per te shijuar nje kafe me njerez te zemres, aviacioniste apo te profesioneve te tjere.
Hivziu e nisi udhen e ajrit, ne vitin e larget 1959, ne nje vend te ftohte, pertej vargmaleve Urale, ne qytetin e vogel Siberian te Shadrinskut ku u fut ne hulline e te mesuarit te profesionit te nderuar te navigatorit fluturues, i cili , rendom eshte quajtur inteligjencia e ajrit. Ai e vijoi procesin mesimor madje dhe u hodh me parashute e fluturoi me aeroplanin dymotorresh me helike te tipit Li-2, ne aerodromin fushor te Krasnodarit dhe , pas kthimit te detyruar ne Shqiperi, pa perfunduar studimet, lundroi ne drejtim te Lindjes se Larget , ku nderroi profil , ne Mancurine e larget, ne shkollen e trete te aviacionit kinez, ku mesoi fluturimin ne aeroplanin e lehte mesimor Jak-18 U, tashme ne rolin e pilotit. Jeta disa vjecare ne radhet e grupit te studenteve fluturues dhe jeta e tij e mevoneshme, ne profesionin e shturmanit te drejtimit nga toka, deri sa plotsoi moshen e pensionit te plote, nuk eshte nje rastesi qe defton nostalgjine e tij per aviacionin , por eshte tipizim i dashurise te tij per ate shoqeri dashamirese te painteres dhe per ate fryme te shendoshe shoqerie pa hile ne mes , e cila ka sunduar marredheniet mes efektivave te aviacionit. Dikush, kete lloj lidhje mund ta quaje nostalgji per te shkuaren; mundet te jete dhe keshtu; por ka gjasa te jete , me shume se nostalgji; ajo eshte nje kimi e vecante; nje lidhje shpirterore jetegjate, e formuar ne kushte tejet te veshtira , kur Hivziu dhe shoket e tij te grupit , studionin ne nje vend tjeter ku flitej gjuhe e huaj dhe popullsia kishte te tjera tradita e zakone, jo si tonat. Nuk po them gje per te ftohtit e acarte , te pamesuar, me te cilin djemte tane u familjarizuan relativisht shpejt, por per faktin qe familjet , te afermit, shoket e miqte e tyre kishin mbetur disa qindra kilometra larg, ne Shqiperine e vogel , te cilen , vendasit nuk e kishin degjuar ndonjehere. Ne kushtet e reja , ne te cilet u gjenden adoleshentet shqiptare si Hivziu, “ nene” e “ babe” kishin njeri-tjetrin.
Mosha e re e tyre dhe lidhjet e ngushta vellazerore qe linden e u kaliten mes tyre, bene te mundur qe ata , fare cilter, ti deftonin njeri-tjetrit edhe “ zorret e barkut”. E, po , e tille miqesi e te tilla lidhje shpirterore, nuk mund te harrohen lehte edhe sikur perjetimi te kete ngjare ne nje kohe te shkurter. Se ne, shqiptaret, si popull, kemi disa tipare te ndryshme, edhe kur takojme nje te panjohur, ne rruge, edhe sikur rastesisht, ulemi me te, pyesim nga eshte e si eshte etj. etj. dhe , me bujarine e shpirtit, kur eshte e mundur e na pelqen te bejme shoqeri me te, dredhim nje cigare duhan, e tymosim ate, ne shoqerine e njeri-tjetrit dhe kur ndahemi, i urojme shoqi-shoqit qe kjo lidhje te mos kete fund. Nuk jane te pakte rastet kur, nje miqesi e lidhur ne kushte te veshtire ( ne ushtri; ne kurbet; ne burg; etj.) tipari komunitar i shqiptarit ka determinuar situaten. Nuk eshte e rastit qe shqiptaret, edhe kur ndodhen ne kurbet apo kur shkojne atje per te vizituar femijet e tyre; pas takimit , fjalet e para qe shkembejne me te dashurit, jane:” A ka shqiptare te tjere , ketu”? dhe lidhen me ta , shpejt e shpejt. Kjo lloj kimie eshte normale dhe e pranueshme nga cilido njeri. Kush e ka provuar kete ndjesi, mund ta komentoje , me lehte, duke futur brenda dhe pervojen vetjake.
Ne jeten e “ heroit” tone kemi te bejme me nje “bashkejetese” me se tre vjecare mes shokesh te ngushte, te cilet studiuan e fluturuan ne te njejtet kushte, ku shoqeria dhe lidhjet vellazerore ishin “melhem” e udherrefimi i vetem. Mbajme parasysh se kemi te bejme me nje karakter te vecante si ai i Hivziut, i cili ka qene e mbetet tip i afrueshem shoqeror; i urte , i sjellshem , i paster, me edukate e me sjellje te mirefillte qytetare. I tille ka qene , perhere Ai njeri: Si ne rinine e hershme kur e kam njohur, ne shkollen e mesme bujqesore, ne Korce dhe me pas, kur u bashkuam per te studiuar pilotim , ne Mancurine e larget, si dhe me vone , gjate gjithe jetes, si oficere, ndonese ne detyra te ndryshme e ne pozicione pune jo te njejte. Po te tentoja ta perkufizoja ne menyre lakonike tipin e tij te “mendafshte”, padyshim qe do te thoja se : “ Hivzi Minxha, edhe mizen po ta gjeje ne udhe , nuk e shkel por e anashkalon”! Ne kete kuptim, Ai , gjate jetes se tij nuk i ka rene njeriu ne qafe por e ka mirepranuar, me dashamiresi e me dore ne qafe.
Ka vleren e nje aksiome te ndjekur e te zbatuar , ne breza prirja: Ate qe deshiron, njeriu e kerkon dhe e gjen , kudo qe te ndodhet. Ne vitet e pensionit, kur njeriu e hedh veshtrimin prapa e sjell ne kujtese , te shkuaren e kendshme, tendenca e tij per te gjetur shoket e dashur , behet me e ndjeshme. Keshtu ka ngjare dhe me Hivzi Minxhen, tek i cili, mosha ka bere ate qe di te beje, por shpirti e zemra e tij e madhe, ku “ heroi yne” kerkon ti kete e ti mbaje te gjithe, nuk kane ndryshuar. Kete e ndeshim tek perpjekjet e tij te vazhdueshme per te gjetur shoket e dikurshem, per t’u lidhur me ta e per ti takuar fizikisht. Dikush , si Perlat Lakua, i cili ndodhet larg; ne Irlanden e Veriut, apo Spiro Mocka, i cili banon ne vendin fqinje te Jugut, Hivziu nuk i mberrin dot per shkak te moshes te thyer, por me disa te tjere, si me Viktor Vangjelin qe banon ne Qytetin “ Stalin”; me Petrika Kostanin ( ndjese paste), kur banonte ne Vlore dhe kur erdhi ne Tirane, takohej me deshire te madhe. Nese fizikisht e ka te veshtire te qarkulloje neper rrethet ku banojne shoket qe jane ne jete, Hivziu nuk i kursen telefonatat per te degjuar , me endje, te pakten zerin e njerezve qe deshiron. Dhe nje telfonate e deshiruar e zbut disi mallin qe e ka kapluar njeriun zemermire. Kete mund ta deshmojne qartazi , edhe shoket e rinj qe ka bere, gjate jetes aktive te tij dhe ata qe e takojne thuajse per dite, per te konsumuar , te pakten nje filxhan kafe , me njeriun e mire- Hivzi Minxha.
Dicka mbi jeten dhe karrieren ushtarake te Hivzi Minxhes:
Hivzi Minxha u lind me 10 tetor te vitit 1937, ne fshatin Nepravishte te rrethit te Gjirokastres. Fshati ku u lind shtrihet ne faqen Perendimore te vargmaleve: Shendelli- Lekel- Lunxheri – Bureto e i perket zones me histori te Libohoves. Prinderit qe e sollen ne jete: Nene Neribani dhe Baba Haliti ishin autoktone te lindur e te rritur ne Nepravishte. Hivziu ishte i fundmi i gjashte femijeve te ciftit ( kater vajza e dy djem). Rrjedha e jetes, per te miturin e ciftit nuk ngjan me ate te paraardhesve te tij e rezultoi te ishte fatkeqe. Kur Hivziu ishte 5 vjec, ne kishen e Gjirokastres, pushtuesit fashiste italiane pushkatuan babane dhe vellane e tij, si antifashiste. Ende pa u rritur, Hivziu pesevjecar, papritur rezultoi jetim nga i Ati.
Nje situate teper e veshtire u krijua per te gjithe familjen; ne vecanti per Nene Neribanin, e cila mbeti vejushe, ne moshe te re, mes kater vajzave dhe te vetmit djale- Hivziun e parritur. Ne keta kushte, kur Nene Neribanit i ra mbi shpine barra e rende te kujdesej per familjen, e gjeti rrugezgjidhjen duke shtegtuar ne qytetin e Pogradecit ku kishte te martuar njeren nga vajzat. Kesisoj , Hivziu u rrit bonjak, me edukaten dhe me traditen e nje familje nga Nepravishta, por ne kushte te tjera sociale dhe shoqerore. E pati te veshtire femijerine dhe adoleshwencen, djali qe u rrit pa perkedhelite e njerit prind. Kushtet e renda qe percolli ne femijerine e tij, ndikuan mjaft pozitivisht ne ceshtjen e pjekjes te pershpejtuar te djaloshit shtatshkurter, me trup tere muskuj e me nje rezistence te lakmuar.
Ne vitet 1953-1957 adoleshenti Hivzi Minxha kreu shkollen e mesme profesionale, Teknikumin Bujqesor “ Irakli Terova” , ne Korce, ku u diplomua agronom i mesem. Ne vitet e kesaj shkolle, pervec mesimit, Ai shquhej si futbollist i talentuar dhe aktivizohej ne ekipe qytetese te asaj kohe ku luante me te rinj me moshe me te madhe. I kishte hije xhonglimi me top , ku dukej si magjistar e mbante peshe te rende mbi supe ne zhvillimin e lojes si mesfushor i talentuar, plot fryme e me discipline te larte loje. Hivziu ne ekip luante dhe rolin e stabilizatorit e te njeriurt qe perhap unitet ne skuader, kunder kapriciove e gjaknxehtesise te ndonje pjesetari te ekipit. Urtesia dhe miresia e Hivziut, ishin te pranishme e ndikonin fuqishem edhe ne lojen e futbollit, sic ishin te tilla dhe ne jeten e tij.
Kete vazhde, Hivzi Minxha e ngriti me lart edhe pas perfundimit te shkolles se mesme, kur u emerua te punonte ne profiling e tij , ne Komitetin Ekzekutiv te Keshillit Popullor te rrethit te Pogradecit dhe luante futboll me skuadren e pare qytetese.
Ne fundvitin 1959, Hivziu, me nje grup djemsh te perzgjedhur nga te gjitha anet, me anijen sovjetike “Irgiz”,u nis nga porti detar i Vlores, dhe pas kater ditesh ( netesh), duke kaluar Pireun; Dardanelet; Varnan; Kostancen mberriti ne Odese. Djali i vogel i xha Halitit ishte perzgjedhur per te studiuar ne shkollen sovjetike te aviacionit, te qytetit Siberian te Shadrinskut, ne profesionin e nderuar te navigatorit fluturues. Ne planet ushtarake te Traktatit te Varshaves, ne te cilin vendi yne bente pjese, grupi i studenteve ushtarake ku bente pjese Hivziu, ishin piketuar per te fluturuar ne aeroplanet bombardues te frontit , te tipit IL-28, ne nje aerodrome ushtarak, i cili parashikohej te ndertohej, ne Luginen e lumit Izvuar, ne Juge te vendit. Qyteti siberian i Shadrinskut, aso kohe ishte nje qytet i vogel provincial i shtrire ne anen Lindore te vargmaleve te Uraleve, ne te cilin , per here te pare shkelte kemba e studentit ushtarak shqiptar.
Shoke grupi te Hivziut, ne aventuren fluturake, ne dhe te huaj ishin: Ylber Laknori ( pergjegjes); (ndjese paste); Mentor Rrugija (ndjese paste); Sabri Ciku ndjese paste); Besnik Hashorva ( ndjese paste); Llazi Rrapi ( ndjese paste); Jorgo Tabaku ( ndjese paste); Jorgaq Cipi ( ndjese paste); Xhulian Popa ( ndjese paste); Flamur Dede ( ndjese paste); Petrika Kostani ( ndjese paste); Kozma Sinjari ( ndjese paste); Enver Muca; Viktor Vangjeli; Perlat Lako dhe Spiro Mocka.
Ne qytetin Siberian te Shadrinskut, ne ata vite funksiononte e vetmja shkolle aviacioni ku pergatiteshin navigator ajrore. Kushtet per te studiuar, per te jetuar e per t’u argetuar, ne ate shkolle ishin te pakrahasueshme me kushtet qe lane ne shkollat shqiptare. Adoleshentet nga vendi yne, me deshiren e madhe per t’u thelluar ne shkencen e fluturimit , ku bente pjese dhe profesioni i tyre i nderuar, perjetuan ne shkolle, kushte e mundesi te papara dhe iu perfillen pergatitjes teorike, e cila vijoi deri ne pranveren e vitit 1960. Ne shkolle, ata gjeten kushte e mundesi te shumta per tu kalitur fizikisht, ne palestra, stadium e ne natyre dhe shfrytezuan ne menyre racionale, pa e tepruar e pa u larguar nga mentaliteti shqiptar edhe mundesite e argetimit. Interesante dhe jot e rastesdishme ishin marredheniet e studenteve shqiptare te grupit ku bente pjese Hivziu, me vajzat ruse. Ato, nuk linin rast pa u afruar , me qellimin qe te lidheshin me martese me djem nga vende te tjera, por, asnjeri nga shoket e Hivziut nuk u lidh me martese me to e kjo nuk ishte rastesi. Si njeri i ndershem e me moral te larte, Hivzi Minxha ishte i rezervuar e me norma edhe ne kete ceshtje delikate.
Ne pushimet dimerore te vitit te pare, te studimit, qe i perket janarit te vitit 1960, studentet e grupit qe pergatitej per navigator fluturues, u derguan ne qytetin historik te Stalingradit. Ishte palce e dimrit dhe lumi Vollga kishte ngrire plotesisht, mbi te cilin kalonin edhe mjete te rende. Ne kete qytet, Hivziu dhe shoket e tij, pane muzte e shumte, perfshi dhe kodren Mumajev –Kurgan, gjigand. Muzeumet e shumte qe vizituan adoleshentet nga Shqiperia dhe ajo natyre e bukur, me ate bardhesi te pamate, u dhane njohuri djemve per ate epope te lavdishme te heroizmit masiv te popujve te Bashkimit Sovjetik dhe te Ushtrise te Kuqe. Kur u kthyen ne shkollen e tyre, ata kishin me vete “ vlagen” e heroizmit qe pane dhe te bukurive mahmitese te asaj bardhesie te pafund. Percjellja e procesit te metejshem te pergatitjes teorike u pasurua me elemente te rinj te nje pervoje te gershetuar me ato qe pane gjate vajrjes ne Stalingrad. Ky process, u pasua nga nje udhetim i ri , me tren, nga Sizrani Siberian ne Krasnodarin prane Detit te Zi, ne Juge. Manovra e re e Komandes te larte te Traktatit te Varshaves, e cila ishte e vendosur ne Moske, synonte ti mblidhte ne te njejten shkolle aviacioni, ne ate te Krasnodarit , te gjithe studentet aviacioniste qe studionin ne Bashkimin Sovjetik, me qellim qe ti monitoronte ata , me lehtesisht.
Ne shkollen e perqendruar te Krasnodarit, Hivziu u njoh e u miqesua me te tjere, studente te profileve te ndryshem nga vendi yne dhe nga shteti i Kubes. Ne pranveren e vitit 1961, ne fushen e blerte te aerodromit te Krasnodarit, Hivziu dhe shoket e tij te grupit, mbasi u hodhen , dy here , me parashute, nga lartesia 800 metra, mbi nivelin e detit, nisen fluturimet , si navigator fluturues, me aeroplanin dymotorresh , me helike te tipit LI-2, ne rolin e mirepritur te “ Inteligjences te ajrit”. Kushtet per te jetuar dhe ato per te fluturuar shto dashurine , pa kufi per te fluturuar e shtyne Hivzi Minxhen dhe shoket e tij te grupit Ti futeshin me ne themel, studimit te shkences te aviodrejtimitajror dhe aplikimit te te rejave qe buronin nga njohurite teorike te pasuruara nga praktika ajrore qe nisen, te dashurohej, marrezisht , pas lundrimit ajror.
Cdo gje po shkonte sipas parashikimeve, si ne pranveren e vitit 1961 dhe ne veren qe pasoi. Por, pikerisht, kur djemte e grupit te shturmaneve, ashtu si dhe ata te profileve te tjere ishin te ingranuar bindshem ne pergtitjen ne ajer dhe kur po beheshin gati per te hedhur, me tej, nje hap serioz ne kualifikimin e tyre per te qene te gatshem per nje tip avioni tjeter, me te avancuar, sic eshte ai IL-28, si n je shkrepetime ne qiellin pa re, me nje urdher mizor, te gjithe studentet shqiptare te aviacionit, ne menyre ultimative, u przune nga shkollat sovjetike, duke e nderprere procesin e zbatimit te programit ajror, ne mes. Me 16 shtator te vitit 1961, adoleshentet nga Shqiperia, qe studionin aeronautic ne Bashkimin Sovjetik, u kthyen ne Tirane, me nje aeroplan te posacem, te tipit TU-104. Hivziu e mbajti frymen, ne Pogradecin e tij te dashur, per t’u shmallur me te tijet e per te pushuar disi ( kishte 2 vjet qe nuk e kishte pare Pogradecin dhe njerezit e familjes), por mendjen e kishte gjetiu. Ai dhe shoket e tij ishin ne merak te madh per te ardhmen e tyre profesionale mbasi ishte mbyllur shtegu per tu diplomuar si aviodrejtues. Planet e Traktatit te Varshaves, pas kundershtimit te Shqiperise, kishin pesuar ndryshime. Plani per sjelljen ne vendin tone te nje numeri aeroplanesh reaKtive IL-28, kishte “ rene” e tok me te ishin bere pluhur e hi endrrat e studenteve per te fluturuan ne keta aeroplane. Per zgjidhjen e ngercit qe u krijua , nuk mendonte vetem Hivziu dhe shoket e tij te grupit, per zgjidhjen e krizes ishte e interesuar vete udheheqja e Partise te Punes dhe e shtetit shqiptar. Rrugedalja u gjet, jo pa veshtiresi. Studentet qe kishin vajtur ne Bashkimin Sovjetik per t’u bere aviodrejtues ajrore, detyrimisht, meqenese ndryshuan kushtet dhe vendi ndodhej ne nje situate tjeter, duhet te ndryshonin profil e sit e familjarizuar me ajrin, duhet te sterviteshin e te diplomoheshin pilote gjuajtes- bombardues, per te cilet kishte “uri” aviacioni shqiptar. Syte, per ta realizuar kete u hodhen ne Lindjen e Larget, tek Kina Komuniste e Mao Ce Dunit. Partia e Punes e Shqiperise, si ne Mbledhjen e Bukureshtit dhe ne ate te 81 partive, qe u mbajt ne Moske, kishte dale ne krah te Partise Komuniste te Kines e ishte vene ne mbrojtje te saj. Ketej buronte detyrimi I kinezeve per te kontribuar per kapercimin e kesaj krize dhe rasti erdhi.
Ne fund te nentorit te vitit 1961, me anijen oqeanike “ Vlora”, e cila bente pjese ne grupimin e anijeve te shoqerise lundruese shqiptaro-kineze te emertuar “ CHAL” qe lundronte me flamurin shqiptar, ne kic e ne oxhak, Hivzi Minxha dhe pjesa me e madhe e grupit te studenteve shturmane, te veshur si detare, per te mos rene ne sy … u nisen nga porti detar i Durresit, ne drejtim te Lindjes se Larget. Anija “Vlora”, me kapacitet e me shpejtesi te perafert me anijet qe lundronin ne karvanin detar, drejt Lindjes, mbasi doli nga kalata e portit kryesor te vendit, pershkoi Detin Adriatik e ate Mesdhe, lundroi neper Kanalin e Suezit e doli ne Detin e Kuq, ndaloi disa ore ne portin e Adenit, doli ne Bririn e Afrikes e pastaj ne Oqeanin Indian dhe mbasi u ankorua ne portin e Kolombos, u fut ne ngushticen e Hormuzit, pershkoi Singaporin, la ne te djathte Sumatren, lundroi neper Detin e Kines Jugore dhe u akostua ne portin jugor te Kines, ne Kanton. Bukuri te rralla e mahnitese, “ shijuan” djemte “ detare” te aviacionit, gjate atij lindrimi ne disa dete e shtete, derisa mberriten ne piken fundore te atij lundrimi te gjate, por fantastik.
Ne Kanton, ne Pekin dhe ne shkollen e aviacionit, vendasit u rezervuan studenteve dhe oficereve shqiptare te aviacionit, pritje madheshtore, te organizuar e te kuruar ne te gjitha detajet; sic dine te presin e te percjellin kinezet. Kishin ku ta bazonin kujdesin dhe miresjelljen qe deftuan ne pritjet mbreselenese. Shqiptaret, si studente ushtarake te aviacionit e shkelnin token kineze, per here te pare dhe vinin pas nje perzenie te dhuneshme nga nje superfuqi qe pretendonte te ishte lider, i te ashtuquajturit Kampi Socialist. Mbasi kaluan disa dite, ne shkollen e aviacionit te Cin Zhout, nga Shqiperia mberriti pjesa tjeter e grupit ne perberje te te cilit ishin: Petrika Kostani; Xhulian Popa; Flamur Dede, etj. Ata erdhen ne Kine, me anijen tjeter oqeanike te shoqerise te perbashket me emrin: “ CHAL”, e cila mbante emrin : “ Durresi” pas disa peripecive serioze gjate lundrimit te gjate. Ne ate shkolle u akomoduan dhe shtate studente te tjere, te shkeputur nga grupi i studenteve qe fluturuan ne Batajsk, me aeroplanin e lehte mesimor me helike Jak-18A. Ata ishin: Sherif Hajnaj ( Braksi); Dhori Zhezha; Andrea Toli ( ndjese paste); Adem Ceca ( ndjese paste); Bashkim Agolli; Mihal Pano dhe Niazi Nelaj. Disa dhjetra kilometra me ne Lindje, studionin dy grupe te tjere; njeri me studente dhe tjetri me oficere te aviacionit, te cilet kishin shkuar ne Kine, pas perzenies nga Bashkimi Sovjetik, per te fluturuar e per t’u kualifikuar si pilote gjuajtes-bombardues. E vecanta e kesaj” bashkejetese” interesante ishte trajtimi i njejte i studenteve me trajtimin e oficereve. Behet fjale per trajtimin financiar, i cili nuk u njihte dhenien e pages oficereve, as ne Kine; as ne Shqiperi. Keshtu kishte orientuar Komandanti i Aviacionit Shqiptar, i ndjeri Edip Ohri, i cili i parapriu vajtjes te grupeve te studenteve dhe oficereve fluturues. Kjo gje, u be shkak per parregullsi ne radhet e oficereve, te cilet , pas protestes qe bene , u prune “pako postale”ne Shqiperi dhe nuk u lejuan te fluturonin.
Pergatitjen teorike, e cila synonte pervetesimin e pjeseve material dhe te vecorive te pilotimit te aeroplanit fillestar , me helike te tipit Jak 18U, Hivziu dhe shoket e tij te grupit I prcolli ne qytetin e Cin Zhout ku ishte e instaluar baza teorike dhe ajo didaktike. Ne pranveren e vitit 1962, grupi ku bente pjese Hivziu, I organizuar ne nje skuadrile mesimore, u cvendos ne lendinen e fshatit Liu Shi Bao, I cili ndodhet rreth 7 km ne Veri- Perendim te qytetit te Cin Zhout dhe sherbente per te kryer uljet dhe ngritjet e avioneve mesimore. Permasat e fushes se blerte, garantonin ruajtjen e parrezikshmerise te fluturimeve me student. Studentet e grupit ku bente pjese Hivzi Minxha, ishin te familjarizuar me ajrin e me lundrimin ajror, por , tashme do te ishin ne rolin e atij qe meson pilotimin e avionit, I cili eshte I ndryshem nga pozicioni dhe veprimet e aviodrejtuesit te ajrit. Me instruktorin kinez ne kabinen e dyte te avionit, studentet shqiptare , kaluan nga njeri ushtrim ne tjetrin , gjate pranveres dhe veres te vitit 1962 dhe perfunduan me sukses procesin mesimor te fluturimit. Ne perfundim te programit, ata u vendosen ne qytetin e bukur bregdetar te Dalnit ( Talin) ku kaluan dy jave pushime fantastike, ne kushte te papara.
Ne perfundim te programit te stervitjes ajrore, ne kuadrin e pergatitjeve per te kaluar ne nje tip tjeter aeroplani, ne ate reaktiv Mig-15, studentet per pilote , iu nenshtruan nje komisioni ushtarako-mjekesor te posacem , I cili deklaroi te paafte, per te fluturuar me tej , ne avionet reactive gjuajtes-bombardues, Hivzi Minxhen dhe disa shoke te tij si Lili Xharo; Kozma Sinjari; Enver Muca; Sabri Ciku etj, per arsye te ndryshme. Pas pushimeve verore , Hivziu dhe nje grup shokesh te grupit , mes te cileve: Ylber Laknori; Flamur Dede; Enver Muca; Lili Xharo; Xhulian Popa; Kozma Sinjari; Sabri Ciku etj, ne mes te gushtit te vitit 1962, me anijen “ Durresi” u kthye ne vendin tone. Pas qendrimit disa dite ne familje, ne Pogradec, Hivziu u paraqit ne Tirane, ne Stacionin Qendror te Sinoptikes ku zhvillohej nje kurs rikualifikimi per te kthyerit nga shkollat sovjetike te aviacionit, nen drejtimin e navigatorit tokesor te mirenjohur- Llesh Gjoni. Ne kurs merrnin pjese: Agim Ismaili; Sazan Abibi; Zyhdi Mecaj; Theodhori Zoto dhe Vangjel Koci. Ata do te benin rikualifikim per t’u aftesuar si aviodrejtues tokesore dhe do te titulloheshin oficere. Hivziu iu bashkangjit ketij grupi, jo per te bere rikualifikim por per t’u titulluar officer. Hivziu , me pergatitjen dyvjecare qe kishte bere ne Shadrinsk dhe ne Krasnodar, kishte shkalle me te larte kualifikimi xsi aeronavigator , gje qe e nxirrte “ jashte loje” kursin ne fjale.
Pas titullimit officer, ne fundvitin 1962, Hivzi Minxha u caktua ne detyren e shturmanit tokesor te drejtimit te aeroplaneve, ne vendkomanden e regjimentit te Qytetit “ Stalin” ku sherbeu me perkushtim e devotshmeri , nen drejtimin e specialistit te kualifikuar e te afte –Xhezmi Bode, me koleg Zyhdi Mecen. Duke cmuar vleren e punes te aviodrejtuesit tokesor, per vete faktin se aso kohe fluturimet e regjimentit ishin intensive dhe te shumellojshme, Hivzi Minxha iu perfill nje pune serioze, pergatitore e cila, pervec neteve pa gjume, kerkonte dhe nje mprehtesi e saktesi ne percaktimin e parametrave te drejtimit. Se bashku me koleget, Hivziu , u beri balle , stervitjeve ajrore intensive, ku, nje rol te vecante ne suksesin e tyre luante drejtimi nga toka. Ne kte komunitet luftarak, Navigatori tokesor Hivzi Minzha deftoi aftesi e pergjegjesi per te kryer detyra te tjera, ne menyre te pavarur. Nuk kishte kaluar nje vit sherbim ne vendkomanden e Regjimentit te Qytetit “ Stalin” kur Hivzi Minxha, me kerkesen e tij, bazuar ne shkaqe te arsyeshme, u transferuar ne aerodromin e Lumalasit, i cili, ne ate kohe ishte duke u organizuar si aerodrome rezerve i Regjimentit “ Peza”. Deri atehere, ne aerodromin e Lumalasit ishin ulur e ishin ngritur helikopteret Mi-4; aeroplanet e transportit te lehte AN-2; aeroplani, Jak-18 A , i cili ishte ne perdorim nga inspektori i komandes se aviacionit dhe aeroplani i vetem IL-14, idestinacionit qeveritar. Pas percaktimitn te mjedisit per t’u kthyer ne fushe ulje per aeroplanet reaktive parazanore (Mig-15 dhe Mig 17F), ne fushen e Lumalasit, e cila ishte toke are, u moren masa te plota, per sistemimine tij dhe per kompletimin me aksesoret e nevojshem si dhe me efektivin perkates qe do te shfrytezonte mjetet e drejtimit e ato te navigimit. Hivziu u caktua ne detyren e shturmanit te drejtimit tokesor; Ai priste e percillte aeroplanet dhe helikopteret qe uleshin ne kete aerodrome.
Me 10 gusht te vitit 1967, ne fushen e uljes te Lumalasit, e cila ndodhet shume prane qytetit te Korces, ne nje lartesi 800 metra mbi nivelin e detit, me drejtim Vari- Juge e me permasa te mjaftueshme per uljen dhe per ngritjen e aeroplaneve gjuajtes-bombardues reaktive parazanore, u realizua ulja( imitimi I uljes se pare) nga nje cift aeroplanesh dyvendesh Mig-15. Ne njerin nga aeroplanet mesimore ishte ne kabinen e dyte , ne rolin e kontrolluesit, piloti Azbi Seranaj; ne tjetrin – shoku i tij i grupit – Qirjako Dhima. Ne kabinen e pare te aeroplaneve mesimore qe imituan uljen ne Lumalas, ne muajin shtator te vitit 1967 ishin pilotet e rinj; Bahri Meshau ( Permeti) dhe Perlat Lako. Te dy komanduesit; si Qirjakua dhe Azbiu, kishin perfunduar studimet e ishin diplomuar pilote gjuajtes-bombardues, ne shkollen sovjetike te aviacionit, ne Borisoglebsk, e cila mbante emrin e famemadhit Valerij Ckallov. Fluturimet ishin eksperimentale dhe percaktuese te elementeve te ngritjes, marrjes te lartesise, ndertimit te rrethit, llogaritjeve per t’u ulur dhe kryerjes te uljes te avionit. Pas ketij eksperimentimi te suksesshem, ne muajin gusht te vitit 1972, ne aerodromin e Lumalasit u ribazua nje skuadrile , me efektiv te plote, me aeroplane gjuajtes –bombardues Mig-17 F.
Skuadrilja ne fjale, u nda ne dy turne; cdo turn qendroi e u stervit ne kete fushe dy jave rrjesht. Turnin e pare e kryesonte piloti i talentuar Fari Bubesi, i cili drjtonte grupin dhe bente zbulimin e kohes ne diten e fluturimeve. Ai, si mjeshter i madh e specialist i fluturimeve kositese, e shtronte avionin rrafsh me pullazet e korcareve, duke i lemerisur ata, nga uterima e motorrit reaktiv dhe nga shpejtesia marramendese e avionit te tij. Fluturimet i drejtonte nga vendkomanda e startit , i lavdishmi Vasil Xoxi Andoni, njeri nga pilotet me ne ze te regjimentit dhe te vendit. “Turnin e dyte” e kryesonte Refat Kasimati dhe Bardhyl Taci. Pilote qe fluturuan ne kete rajon , I cili ndodhet prane kufirit shteteror me fqinjet e Jugut, ishin: Qirjako Dhima; Azbi Seranaj; Bardhyl Taci; Sokrat Prifti; Allaman Isaku; Harilla Rjebi; Viktor Vangjeli; Delo Isufi ( Seraj); Thanas Papa etj. Ne tekniken ajrore punuan duarartet: Novruz Kocileri; Andrea Silla; Hille Bardhi; Mihal Miraku ( ndjese paste); Misto Bulku ( ndjese paste); Koli Gjoka; Kadri Saliu; Isuf Gera (ndjese paste); Andon Gjeci etj.
Si pilotet dhe ata te profilit teknik, ne Regjimentin “ Peza” shfrytezonin kryesisht aeroplanet superzanore Mig-19S. Ata u komanduan per te shfrytezuar perkohesisht aeroplanin Mig-17F, per shkak te pervojes se gjate qe kishin ne shfrytezimin e aeroplaneve. Pilotet, gjithashtu ishin te perzgjedhur, nga radhet e atyre qe kishin teknike pilotimi me te mire. Ngritja e avioneve kryhej me kursin e Jugut ( ne drejtim te Qafes te Qarrit); rrethi ndertohej me rrotullim te djathte dhe kalonte mbi kodrat e Voskopit- Vincanit- Vashtemise- Porodinos – e me pas avionet vinin ne ulje, ne boshtin me drejtim Jugor. Ne kete menyre shmangej afrimi i aeroplaneve me kufirin shteteror. Roli dhe vendii Hivzi Minxhes, ne kete “aksion” fluturimi i cili i perngjiste nje stervitje taktiko-fluturuese, ne nje aerodrom te vecante, me lartesi te madhe mbi nivelin e detit, ku distanca e vrapimit dhe ajo e bredhjes neper toke ishte relativisht me e madhe dhe afersia me kufirin shteteror te fqinjeve diktonin me teper syceltesi e saktesi, si nga ana e atyre qe drejtonin avionet dhe e navigatoreve te tokes, njeri nga te cilet ishte Hivziu ishte mjaft i rendesishem. Ai, si specialist i aviodrejtimit toksor, detyrimisht , e ne cdo rast qendronte prane udheheqesit te fluturimeve dhe ndiqte me vemendje e mbante prgjegjesi per zhvillimin , suksesshem te stervitjes ajrore.
Ne diten e perurimit te aerodromit te Lumalasit ishin te pranishem, pervec kuadrove drejtues te Regjimentit “ Peza edhe te tjere kuadro drejtues te ardhur nga Komanda e Mbrojtjes Kunderajrore te Shtetit, brenda se ciles ishte i inkuadruar Aviacioni Shqiptar, si Niazi Manaj; Elmaz Hasamataj, Lavdosh Ahmetaj etj. Komandant i Batalionit te Mbrojtjes te Aerodromit, nga fillimi, deri ne fund, qe i takon vitit 1980, ishte i paharruari Dhimiter Zaka, njeri nga specialistet me te pergatitur e me te perkushtuar te sektorit qe mbulonte.
Ne muajin mars t vitit 1966, Hivzi Minzha u njoh e u dashurua, me veshtrimin pare, me te bukuren Meri, me te cilen lidhi martese me 11 janar te vitit 1967. Pas dasmes tradicionale, sipas tradites vendore dhe te asaj mbareshqiptare, Zonjusha Meri u vesh me rroba te bardha, te cilat i shkonin per bukuri e i sollen shume lumturi. Per te percjelle muajin e “ mjaltit”, cifti i ri u be gati per te shkuar ne Shtpine e Pushimit te Ushtarakeve, ne qytetin e Pogradecit. Ishte palce e dimrit ( Janar 1967) dhe per fat te keq te sapomartuarve, Qafa e Ploces, ishte e pakalueshme per mjetet e transportit, per shkak te bores te jashtzakonshme dhe ngricave. Ne keta kushte, cifti u detyrua te qendronte ne Korce dhe festen pasmarteses, e percolli ne shtepi. Cifti i te sapomartuarve, fillimishte banuan ne Lagjen Nr.1, te qytetit te Korces, ne nje apartament me 1 dhome e nje kuzhine.
Nga martesa e zj. Meri me Hivzi Minxhen, erdhen ne jete dy fmije: Genciana, e datelindjes 13.03. 1969 dhe Eltoni, i cili u lind me 04.11.1972; te dy , ne Korce. Cifti u kujdes shume qe pasardhesit e tyre te rriteshin te shendetshem, vitale, te arsimoheshin per se mbari e te beheshin qytetare, me tipare e sjellje te kulturuar e me educate te shendoshe familjare dhe te zinin vend nderi ne mjediset ku punojne e jetojne. Ata krenohen me prinderit qe i sollen ne jete e i rriten per se mbari, por dhe zj. Meri dhe Hivziu, jane teper krenare se femijet e tyre i kane nderuar me qendrimet adeguate qe mbajne dhe me nivelin qe perfaqesojne.
Ne vitin 1967 Hivzi Minxha, nisur nga tiparet e spikatura te rregullsise dhe ndershmerise e besnikerise, u perzgjodh per te kryer detyren e shefit te kuadrit, ne Korpusin e kembesorise te rrethit te Korces, ku sherbeu ne kte detyre deri ne virtin 1982 kaloi ne sektorin e organizimit te Divizionit te Kembesorise, po ne rrethin e Korces. Aviacionisti Hivzi Minxha, ne detyrat e reja, jashte profilit, shpalosi vlera te rralla, te nje njeriu te sjellshem, te edukuar e te kulturuar, te pajisur me njohuri te thella teorike dhe te afte ne praktike, besnik dhe konsekuent ne detyre, i shkuar me te gjithe dhe dashamires. Edhe pse jashte sektorit te aviacionit, Hivziu, nuk i humbi lidhjet me shoket e miqte e tij te koheve “te arta” kur Ai, se bashku me koleget drejtonte aeroplanet ne ajer , me kompetence e me korrektesi te njohur. Ne muajin korrik te vitit 1992, Hivzi Minxha doli ne pension te plote si ushtarak aktiv. Aktualisht, Hivziu banon ne qytetin e Durresit, i rrethuar nga familja, kolege e miq te shumte, i lumturuar e krenar per ate qe ka mundur te beje gjate jetes aktive.
Disa here, Hivziu i ka bere vizite te birit, i cili punon e jeton pertej Oqeanit Atlantik, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. I lumtur se i ka dhene Atdheut gjithe sa pati dhe krenare per familjen qe ngriti, e cila shquhet ne komunitetin ku jeton, per qetesi, kulture e marredhenie korrekte. Hivzi Minxha tashme jeton moshen e trete, por, ne mendje e ne zemer ndihet i ri e plot energji. Ai kerkon te kujtoje, me kolege te shumte qe e rrethojne apo me te tjere qe banojne larg qytetit te Durresit, ngjarjet me interesasnte qe rrodhen ne vitet e lavdishme te qenies se tij ne radhet e Aviacionit Shqiptar. Mund ta pohoj, me shume siguri se vitet kur sherbeu ne aviacion jane vitet me mbreselenes e pjesa me e bukur e jetes se tij. Nese e kujton me nostalgji ate kohe, them se ka te drejte. Ne jeten e tij aktive, Hivziu, ne pamje te pare te jepte mundesine te mendoje per nje pozicion disi te terhequr te tij. Kjo eshte e natyrshme dhe e justifikueshme, po te mbajme parasysh kushtet ne te cilet Ai ka kaluar femijerine dhe adoleshencen, bonjak; pa figuren e babait mbi krye. Shoket e tij te perditshem me te cilet Hivziu rrufit nje kafe, jane aviacionistet: Aleksander Rrapi; Mane Kasemi; Minella Adhami; Neki Hasimi; Thanas Kume etj. krahas mjaft miqve te tjere qe ka bere ne kohen kur po shijon pensionin e pleqerise.
- I uroj shokut tim te shkolles e te punes: Jete te gjate, te lumtur e te begate , ne “cerdhen” qe ka ngritur me aq perkushtim e sakrifica!
Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj, shok i Hivziut, nga viti 1956 e ne vazhdim. Shkruar ne Gjirin e Lalezit, me 05.08.2019
Faleminderit për kontributin e pashlyeshëm për Armën e Aviacionit Luftarak dhe mbi të gjitha për njerëzit e saj të mrekullueshëm.