Category Archives: Njerëz

Ganiu i progonatë

Si  ne  cdo  pune,  edhe  ne  ate  te  aviatoreve,  njerezit  nuk  jane  te  prere  me  nje  sharre.  Disa  behen  shtyse  per  t’ i  shpure  punet  perpara,  teksa  te  tjere  frenojne  e  pengojne  progresin.  Flitet  shume  se  veteranet  jane  “ fond  i  arte”,  apo  “ magazine  vlerash”.  Keto  jane  te  verteta  e  nuk  kane  nevoje  te  vertetohen.  Vete  mosha  qe  mbajne  mbi  supe  eshte  jo  vetem  fat  e  privilegj,   por  nuk  mund  te  thuhet  se  mosha  eshte  gjithcka.  Ajo  eshte  vetem  nje  premise  e  mire.  Vlerat  individuale  te  njerezve  jane  ato  qe  bejne  diferencen.

Lexo të plotë

Albert Spiro Shkurti – pilot helikopteri i klasit te dyte

(Miresia  e  atij  njeriu  nuk  njeh  kufi)

Kete  shkrim  monografi,  te  cilin  ia  kushtoj  nje  aviatori  te  thjeshte,  nga  jerezit  me  te  thjeshte e me te  mire  qe  kam  njohur,  mund  ta  titulloja  tjetersoj,  nisur  vetem  nga  fakti  se  tek  Ai  njeri  miresia, urtesia  dhe  thjeshtesia  te  cilat  nuk  kane  ane  e  fund   perbejne  nje  trinom   te   pandare;  ato  jane  rritur  se  bashku  e i  perngjasojne  njera – tjetres.  Alberti  eshte  nga  te  paktet  njerez,  qe  nuk  deshiron  te  shkruash   per   te,  ne  nje  kohe  kur  mjaft  te  tjere  e  kerkojne  kete,  me  kembengulje. Lexo të plotë

Piloti me ze bilbili – (Monografi kushtuar Minush Shevqet Karalliut)

P  R  O  L  O  G

Lundrimi  ajror,  qe  ne  kohe  te  lashta,  ka  terhqur  vemendjen   dhe  eshte  lakmuar  nga  njerezit.  Jo  per  aventure  por  per  ta  zoteruar  ate.  Disa,  qe  jane  perpjekur,  ia  kane  dale  te  behen  pjese  e  shkences  aeronautike,  ne  funksionin  e  pilotit,  teknikut  apo  specialistit  te  aviacionit.  Te  tjere  qe  nuk  e  kane  patur  kete  shans,  ose  kane  mbetur  thjesht  sodites  e  jane  kenaqur  me  ate  qe  kane  vrojtuar  e  jane  bere  dashamires  te  lundrimit  ajror.  Fluturimi  dhe  ata  qe  e  realizojne  ate,  mendoj  se  nuk  e  kane  shume  te  nevojshem  reklamimin  e  punes  se  tyre.  Mjafton  te  degjoje  njeriu  uterimen  e  aeroplanit  qe  kalon  siper,  dhe,  instiktivisht  ngre  koken  lart  e  kerkon  objektin  qe  fluturon.   Zhurma  qe  vjen  nga  qielli,  se  c’ka  nje  tjeter  tingull  qe  e  terheq  njeriun,   i  shton  atij  kenaqesine  dhe  krenarine.   Nuk  besoj  te  kete  njeri  qe  nuk  i  ka  provuar  keto  ndjesi,  ne  vecanti   kur  ka  vene  re  siluetin  e  aeroplanit  qe  fluturon  siper  tij,  ose  kur  veshtron  gjurmen  e  bardhe  qe  le  nje  aeroplan  i  cili  fluturon  ne  lartesi.  Njeriu  qe  e  perjeton  kete,  jo  vetem  qe  ndjen  nje  lehtesi  ne  shpirt,  provon  nje  kenaqesi  e  krenari  te  papare  por  dhe  e  radhit  veten  me  fluturaket,  pavaresisht  se  capitet  ne  toke  apo  rrugeton  me  mjete  tokesore apo detare. Lexo të plotë

Manush  Kreshpa –  themeltar  i  aviacionit  helikopter;  njeri   nga  pilotet   me te mire  te  Regjimentit

Kur  ishte  femije,  si  gjithe  bashkemoshataret,   fantazonte  e  thurte  endrra.  Mes  endrrave  te  shumta,  njera  prevalonte.  Kur  luante  me  shoket  dhe  me  te  afermit  e  se  njejtes  moshe,   cdo  dite bridhte  atyre  brigjeve  e  monopateve   tek  Bregu  i  Kishes,  tek  Fusha  e  Mejtepit,  ne  Perroin   e  Madh,  tek  Rrapi   i  Parashqevise  etj.  Manushi  hapte  krahet,  imitonte  aeroplanin,  veshtronte   poshte,  ne  drejtim  te   Perendimit,  kenaqej  me  kaltersine  e  detit   e  mbushej  me  fryme  prej  ajrit  te  ngjeshur  e  te   paster,   relaksohej,  prej  bukurise  te  rralle  dhe  nga  madheshtia   e  Gjirit  te  Vlores,  Sazanit  e  Karaburunit  dhe  nga  famemadhja   Vlore,  me  histori.   Ai   e  kish  per  nder,  krenohej  e  lumturohej  kur pohonte,  plot  krenari  e seriozitet:  “Jam  vlonjat  e  Vloren   time  nuk  e  nderroj  me  asnje  ne  bote”. Lexo të plotë

Nehari- mesuesi i pare i fluturimit

 

 

 

Kush nuk e kujton mesesin e  pare  te tij?  Ate  qe  te  ka  mesuar  alfabetin  shqip;  shkrim  e  kendim  dhe  te  ka  futur   ne  udhen  e  dijes.  Thone  se  njeriu  meson  gjate  gjithe  jetes  dhe   mbetet  nxenes  i  perjetshem.  Here  me  mesuesin  prane,  e  here  autodidakt.  Ekzistojne  disa  profesione,   sic eshte  ai  i  te  fluturuarit,  i  cili  nuk  mesohet  pa  “ marre  takim  ajrin  nen  drejtimin  e mesuesi t”,  i  cili  te  shoqeron  ne  cdo  hap  e  vazhdimisht.  Me  perulje  e  me respect  te  merituar  per  punen e vecante  qe  ben,  kete  tip  mesuesi  do  ta  quaja,  pa  ia  paksuar  vlerat   instruktor   te  fluturimit.  Lexo të plotë

Sillo Vangjel Melica- pilot i klasit te dyte; njeri i rralle

(Mos e harroni njeriun e mire!)

Si kudo, edhe ne aviacion, njerezit  kujtohen  per  vlerat  qe  kane  shpalosur.  Pavaresisht  nga  profili i punes qe kane kryer,  cdo njeri ,  e  ka  shkruar  vete opinionin dhe pozicionin qe i perket.   E  thene me pak fjale,  njeriu e gdhend emrin ne bemat e tij.  Disa pilote kujtohen si  “ qites te shkelqyer”… te tjere mbahen mend si  “akrobate te ajrit”;   ka patur dhe metodiste te kualifikuar etj.  etj.  Nuk mund te harrohen disa ingjeniere,  teknike e specialiste  aviacioni,  te cilet kane kontribuar ne kohe te ndryshme dhe  pavaresisht  nga  niveli  arsimor  e  kulturor qe kane patur,  ata kane vene ne themel te punes se tyre zemren dhe shpirtin dhe e kane mbuluar veten me lavdi te merituar.  Nje kategori kontributoresh, vertet mund te mos kene “ vrare arine”,  si disa qe  tunden e shkunden  por, ne fund te fundit  dicka kane bere e kjo dicka eshte e tyre,  perfaqeson  nje tulle,  ne murin e ngrehines te perbashket qe quhet Aviacioni  Shqiptar. Lexo të plotë

Thanas Lili Papa

Talent ne fluturim; human, kurajoz e i pamposhtur, ne jete

( Monografi, kushtuar pilotit te klasit te dyte, te paharruarit Thanas Lili Papa)

Portretin e pilotit, ma do mendja se e ka pecaktuar me sakte- Iosif Visarionovic Stalini. Gjeniu I Revolucionit te Tetorit dhe strategu I fitores te popujve mbi fashizmin, duke folur mbi kete teme,  ka theksuar: “ … Pilot, do te thote:  koncentrim  vullneti,  karakteri dhe aftesie per te shkuar ne rrezik…”! Lexo të plotë

Roland Mandi Sofroni, pilot i klasit të dytë, instruktor i pilotëve të kalimit në aeroplanët Mig- 19 S.

( Monografi,  kushtuar  një  jete talenti, të pa fat)

 

 

 

 

                                       

Nuk  kanë  qënë  të  paktë  aviatorët që e kanë shkruar historinë e tyre,  me bujë e me zhurmë.  Ka dhe mjaft të tjerë,  të cilët janë “fikur”,  pa u ndjerë, mbasi  i kanë dhënë aviacionit shumëçka; prandaj nuk duhen harruar.  Njëri syresh ishte talenti i heshtur,  pilot i elitës fluturuese,  biondi vlerashumë  Roland Mandi Sofroni.  Rrallëherë kanë ardhur në aviacion njerëz të kompletuar si Rolandi,  të cilët dhanë atë që kishin e u larguan, në heshtje,  nga profesioni i tyre i dashur dhe nga jeta.  Vlerat e Rolandit ishin në shumë plane.  Ai nuk shkëlqeu vetëm në fluturim, ku kaloi shpejt,  nga njëri tip avioni,  në tjetrin dhe nga kushtet  më të thjeshtë  të motit në ato më të vështira,  por reflektoi tipare të rralla edhe në fusha të tjera të jetës. Lexo të plotë

Mbështetur tek njëri-tjetri , mundën natën dhe defektin teknologjik

(Rrëfim i jetuar)

Në fluturim ngjajnë të pangjarat.  Nuk kanë thënë mëkot se:  “Aviacioni është atdheu i çudive”!  Po ta themi disi më kuptueshëm:  “ Në ajër ngjajnë ato që nuk ndodhin në tokë”!  Çudia i ka brenda të dy polet;  si plusin dhe minusin.  Kohëzgjatja e saj merr vetëm disa sekonda.  Ka raste kur vijë ndarëse bëhet e dhjeta apo më pak e sekondës.  Kohëzgjatja e rrjedhojave është tjetër gjë.  Çasti i vetëm që zgjat fare pak,  në një rast të pazakonshëm  është kufiri që ndan lavdinë nga e kundërta e saj.  Mjetet e lundrimit ajror,  mund të drejtohen nga një pilot apo nga një ekipazh.  Kur në aeroplan ndodhet vetëm një pilot,  ai vendos në vetmi  dhe vendimi i tij, e kufizon defektin,  kur është i drejtë,  ose e thellon atë më tej,  kur nuk është adeguat.  Në rastin kur veprohet në ekipazh,  përgjegjësinë e mban komandanti i ekipazhit dhe ai,  vendos “ veton”  lidhur me veprimet që duhen kryer;  të tjerët ndihmojnë, pa ngatërruar të parin,  por kurrsesi nuk janë inegzistentë.  Ka raste në të cilët një anëtar i ekipazhit e kap më shpejt parregullsinë dhe “ familjarizohet” më shpejt me të dhe  me qëndrimin e tij të drejtë,  mund të determinojë situatën e të bëhet protagonist, në atë ngjarje. Lexo të plotë

Kryeingjenieri, nuk gjëndej në zyrë

( Monografi kushtuar Tajar Arap Ramadani (Skëndaj).

Kontributet e njerëzve,  për çuarjen e punëve përpara, nuk janë të njëjtë.  Kjo çështje nuk ka të bëjë  aq me pozicionin që mban individi në hierarkinë ushtarake sa me aftësitë organizative e drejtuese  që lidhen me nivelin dhe horizontin e tij,  por dhe me përkushtimin e tij në detyrë. Lexo të plotë