Thanas Lili Papa

Talent ne fluturim; human, kurajoz e i pamposhtur, ne jete

( Monografi, kushtuar pilotit te klasit te dyte, te paharruarit Thanas Lili Papa)

Portretin e pilotit, ma do mendja se e ka pecaktuar me sakte- Iosif Visarionovic Stalini. Gjeniu I Revolucionit te Tetorit dhe strategu I fitores te popujve mbi fashizmin, duke folur mbi kete teme,  ka theksuar: “ … Pilot, do te thote:  koncentrim  vullneti,  karakteri dhe aftesie per te shkuar ne rrezik…”! Lexo të plotë

Roland Mandi Sofroni, pilot i klasit të dytë, instruktor i pilotëve të kalimit në aeroplanët Mig- 19 S.

( Monografi,  kushtuar  një  jete talenti, të pa fat)

 

 

 

 

                                       

Nuk  kanë  qënë  të  paktë  aviatorët që e kanë shkruar historinë e tyre,  me bujë e me zhurmë.  Ka dhe mjaft të tjerë,  të cilët janë “fikur”,  pa u ndjerë, mbasi  i kanë dhënë aviacionit shumëçka; prandaj nuk duhen harruar.  Njëri syresh ishte talenti i heshtur,  pilot i elitës fluturuese,  biondi vlerashumë  Roland Mandi Sofroni.  Rrallëherë kanë ardhur në aviacion njerëz të kompletuar si Rolandi,  të cilët dhanë atë që kishin e u larguan, në heshtje,  nga profesioni i tyre i dashur dhe nga jeta.  Vlerat e Rolandit ishin në shumë plane.  Ai nuk shkëlqeu vetëm në fluturim, ku kaloi shpejt,  nga njëri tip avioni,  në tjetrin dhe nga kushtet  më të thjeshtë  të motit në ato më të vështira,  por reflektoi tipare të rralla edhe në fusha të tjera të jetës. Lexo të plotë

Mbështetur tek njëri-tjetri , mundën natën dhe defektin teknologjik

(Rrëfim i jetuar)

Në fluturim ngjajnë të pangjarat.  Nuk kanë thënë mëkot se:  “Aviacioni është atdheu i çudive”!  Po ta themi disi më kuptueshëm:  “ Në ajër ngjajnë ato që nuk ndodhin në tokë”!  Çudia i ka brenda të dy polet;  si plusin dhe minusin.  Kohëzgjatja e saj merr vetëm disa sekonda.  Ka raste kur vijë ndarëse bëhet e dhjeta apo më pak e sekondës.  Kohëzgjatja e rrjedhojave është tjetër gjë.  Çasti i vetëm që zgjat fare pak,  në një rast të pazakonshëm  është kufiri që ndan lavdinë nga e kundërta e saj.  Mjetet e lundrimit ajror,  mund të drejtohen nga një pilot apo nga një ekipazh.  Kur në aeroplan ndodhet vetëm një pilot,  ai vendos në vetmi  dhe vendimi i tij, e kufizon defektin,  kur është i drejtë,  ose e thellon atë më tej,  kur nuk është adeguat.  Në rastin kur veprohet në ekipazh,  përgjegjësinë e mban komandanti i ekipazhit dhe ai,  vendos “ veton”  lidhur me veprimet që duhen kryer;  të tjerët ndihmojnë, pa ngatërruar të parin,  por kurrsesi nuk janë inegzistentë.  Ka raste në të cilët një anëtar i ekipazhit e kap më shpejt parregullsinë dhe “ familjarizohet” më shpejt me të dhe  me qëndrimin e tij të drejtë,  mund të determinojë situatën e të bëhet protagonist, në atë ngjarje. Lexo të plotë

Kryeingjenieri, nuk gjëndej në zyrë

( Monografi kushtuar Tajar Arap Ramadani (Skëndaj).

Kontributet e njerëzve,  për çuarjen e punëve përpara, nuk janë të njëjtë.  Kjo çështje nuk ka të bëjë  aq me pozicionin që mban individi në hierarkinë ushtarake sa me aftësitë organizative e drejtuese  që lidhen me nivelin dhe horizontin e tij,  por dhe me përkushtimin e tij në detyrë. Lexo të plotë

Përkushtim i merituar

Një kujtim i largët më vjen i mjegulluar,  nga koha e gjatë që ka kaluar dhe nga mosha e avancuar që përjetoj, si dëshmi  të atyre viteve të lavdishëm dhe i bëmave të atyre njerëzve të veçantë që nuk duhen harruar. Në këtë togkujtimesh mbresat që më ka lënë një njeri, i cili, nuk ishte si  gjithë të tjerët,  më nxiti të rrëmbej penën e të shkruaj këtë shkrim, si “lapidar” të mosharrimit.  Bëhet fjalë për të paharruarin Andrea Kule ( Ndrekën), i cili, gjykuar nga vlerat që shpalosi gjatë jetës aktive dhe më pas, nuk mund të harrohet. Prandaj, jomëkot e kam titulluar shkrimin, sido që është:” Përkushtim i merituar”. Lexo të plotë

Lamtumirë, Fadil Nexhip Lelaj

Të nderuar pjesëmarrës, në këtë ceremoni lamtumire! Po ndahemi, përgjithmonë, nga një njeri shumë i nderuar, nga i miri Fadil Nexhip Lelaj.

Çdo ndarje nga jeta, le mjaft dhimbje e brenga, pas. Ato nuk i ngjajnë njëra-tjetrës e përjetohen në forma e  me intensitete të ndryshëm. Por dhimbja mbetet dhimbje.  Tek ata që e ndiejnë më tepër, ajo është më e thellë e zgjat më shumë, në kohë. Të ndierin Fadil Lelaj, e donin dhe e nderonin gjithë sa e njihnin. Se i tillë ishte Ai. Fadili i kish bërë vend vetes e kish lënë gjurmë, kudo ku shkeli e kudo ku shërbeu, në mbrojtje të Atdheut. Tiparet e rralla humane dhe jeta aktive që përcolli mbeten mbresëlënëse dhe frymëzuese. Lexo të plotë

Rrapo ëndërrimtari nuk e harron “ bukën e vjetër”

( Historia e një ëndrre të parealizuar)

Një emër jo aq i njohur e aspak i komentuar në Aviacionin Shqiptar.  Kontributi i tij si fluturues ka diçka të veçantë; ndoshta të pa përsëritshëm. Ai nisi të lundrojë nëpër qiell, në vitet -1960 dhe 1961,pjesërisht në Shqipëri e pjesërisht jashtë vendit, atëherë, kur fluturuesit në vendin tonë numëroheshin me gishta. E nisi dhe e rifilloi, me shumë dëshirë fluturimin por, udhës u zhgënjye, për shkaqe që nuk vareshin prej tij.  Aviatorët e shumtë të pas këtyre viteve, nuk e njohin Rrapon, mbasi nuk kanë qenë pranë tij; ata që e kanë njohur, në atë kohë, mundet edhe ta kenë harruar  dhe asnjeri nuk ka shkruar për të. Me sa duket, ata që merren me këtë punë, kanë qenë mjaft të ngarkuar e nuk u ka premtuar koha të merren dhe me kontribute  afatshkurtër. Gjithsesi, kjo shënon një mangësi, e cila, kërkon tjetër qasje; pse jo dhe korrigjim. Lexo të plotë

Çobani bonjak u ngjit në “majë të malit”

(Monografi, kushtuar  pilotit ushtarak të klasit të parë- Çobo Hibro Skënderi)

Jetët nuk i ngjajnë njëra-tjetrës. Dallimet mes tyre bëjnë të veçantën; atë që quajmë interesante. Niset njeriu për udhë të gjatë e, diku synon të arrijë, por nuk soset dot e nuk e arrin atë që kërkon. Njeriu, sado i mënçur e i zgjuar të jetë, nuk  mund të parashikojë  ato që do ti ngjajnë udhës. Nuk kanë thënë mëkot të parët  tanë se:  “ atë që sjell sëhati, nuk e sjell dot moti”. Është fjala për befasinë, apo për ato të papritura që ngajnë sa hap e mbyll sytë. Të papriturat kanë diçka të përbashkët me aksidentet. Askush nuk i dëshiron ato, por jo gjithnjë  mund ti parandalojë apo ti shmangë. Ca më pak kur kemi të bëjmë me  paudhësi e zëmërligësi njerëzore. Lexo të plotë

Fjala e hapjes, në promovimin e librit të Aleksandër Çalës- “Meteor”

Të nderuar pjesëmarrës,

Nuk po i gjej dot fjalët që i shkojnë për shtat kësaj “ feste” me shumë vlerë. Ngërçi lidhet me përgjegjësinë dhe nderin e madh që përjetoj, për të folur përpara jush. Para së gjithash, përshëndes, me përunjësi e nderim, familjarët dhe të afërmit e të rënëve dhe personalitetet e shquar që na nderojnë këtë “festë”! Kjo që po ndodh ka vlera të shumta historike dhe njohëse. Është njoftuar se do të bëhet promovimi i librit “ Meteor”, shkruar nga mendjendrituri me shpirt bujari, zoti Aleksandër Çala. Në fakt, nuk kemi të bëjmë me një promovim libri të rëndomtë, nga ata që dergjen rafteve të librarive e u bëjnë jehonë “ bëmave” të autorit apo të afërmve të tij duke stisur të paqëna por bëhet fjalë për një enciklopedi të mirëfilltë, me vlera historike dhe njohëse.

Lexo të plotë

Bardhyl T K. Lubonja- pilot i “ elitës”, i ngjiti me shpejtësi shkallët e kualifikimit




Në ndonjë rast,domethënia e emrit, përkon me personalitetin e mbajtësit të tij. Paska qenë “profet” kumbari i Bardhyl Lubonjës, i cili ka paraparë ardhmërinë e jetës të heroit tonë simpatik. Gjuhëtarët, për të zbërthyer e spjeguar domethënien e këtij emri, janë në fushën e tyre; mua do të më mjaftonte pësëritja e atyre që më sygjeruan ata që e njohin, ndoshta më mirë, protagonistin e këtij rrëfimi. Lexo të plotë