Lundrimi i njeriut në hapësire, ka qenë e mbetet ëndërr sublime e çdo njeriu. Në çdo çast të jetës së tij mbi tokë, që kur ai u ndërgjegjësua, edhe pse në gjendjen primitive, krijesa njerëzore vështronte lart, kënaqej me lundrimin ajror te fluturakeve, rendte pas tyre, me synimin për ti arritur e për ti kaluar. Kështu, njeriut primitiv, pas shumë kohesh i lindi ideja për t’u ngjarë zogjve e ndoshta për ti kaluar ata, në fluturimin e tyre.
Lexo të plotëAll posts by Niazi Nelaj
Hysa ynë
Një monografi ndryshe
Shumë herë jam përfillur për te shkruar diçka, për Hyrën por jam sprapsur, jo pa shkak. Sa e vështire është te përmbledhësh ne një monografi jetën e një “gjigandi” si ai. Një jete qe i ka te gjitha brenda. Hysa ndriti sa qe ne jete, vazhdon te ndrite dhe pas ndarjes nga jeta. Nuk e teproj po te them se Mahmut Hysa nuk ngjante me një njeri te zakonshëm; Ai ishte një “yll dritëshumë”; ishte një “ vegim”; një “engjëll mbrojtës” qe na erdhi si dhurate nga yjësitë, për te na bere pakëz drite. Si yll qe ishte, Mahmut Hysa mund te krahasohet vetëm me yjet dhe e ka vendin mes tyre, ne përjetësinë e qiellit, ne te cilin lundroi me te gjithë tipat e aeroplanëve qe dispononte vendi ynë dhe mori klasin e pare te pilotit qe është shkalla me e larte e kualifikimit te pilotit.
Lexo të plotëPetrika i vlerave të shumta
Kam shkruar dhjetra monografi, kushtuar shokeve dhe kolegeve aviatore. Jam perqendruar, ne vecanti tek monografite “lapidar”, kushtuar atyre qe nuk jane me ne jete. Nuk me ka shkuar ne mendje se dikur kujtesa do te me mjegullohej e dora do te me dridhej, sic po me ngjan me Petrika Kostanin, te cilin e kam njohur e kam zene miqesi me te ne kohe te veshtira per te dy dhe per ata qe ishin ne te njejtet kushte, ne kohen kur studionim per t’u bere pilote. Megjithate, jam i vendosur e do te shkruaj, sic mundem por dhe sic deshiroj te shkruaj per Ate njeri, i cili i meriton te gjithe nderet.
Lexo të plotëBeso nga Shijaku
Historia e një piloti të talentuar, të cilit iu pre ëndrra
Muhaxhiri Besnik Isuf Shahi, u lind, u mekua e u rrit ne Shijak, ne fshatin Borake, ne një familje fisnike me origjine nga shqiptaret e Bosnjës. Paraardhësit e tij u vendosen ne Shijak e ne rrethinat e tij ne vitet ’80 te shekullit te kaluar ne shtegtimin e tyre ne vende ku jetohej me qete e rreziqet ishin me te paket. Familja me shume fëmije e boshnjakut Isuf Shahi, menjëherë pas çlirimit te vendit la Barakën e tij te dashur e u vendos ne qytetin e Shijakut, ku u mbështet tek boshnjake te tjerë dhe tek familjet shqiptare qe gjeti aty.
Lexo të plotëGaniu i progonatë
Si ne cdo pune, edhe ne ate te aviatoreve, njerezit nuk jane te prere me nje sharre. Disa behen shtyse per t’ i shpure punet perpara, teksa te tjere frenojne e pengojne progresin. Flitet shume se veteranet jane “ fond i arte”, apo “ magazine vlerash”. Keto jane te verteta e nuk kane nevoje te vertetohen. Vete mosha qe mbajne mbi supe eshte jo vetem fat e privilegj, por nuk mund te thuhet se mosha eshte gjithcka. Ajo eshte vetem nje premise e mire. Vlerat individuale te njerezve jane ato qe bejne diferencen.
Lexo të plotëAlbert Spiro Shkurti – pilot helikopteri i klasit te dyte
(Miresia e atij njeriu nuk njeh kufi)
Kete shkrim monografi, te cilin ia kushtoj nje aviatori te thjeshte, nga jerezit me te thjeshte e me te mire qe kam njohur, mund ta titulloja tjetersoj, nisur vetem nga fakti se tek Ai njeri miresia, urtesia dhe thjeshtesia te cilat nuk kane ane e fund perbejne nje trinom te pandare; ato jane rritur se bashku e i perngjasojne njera – tjetres. Alberti eshte nga te paktet njerez, qe nuk deshiron te shkruash per te, ne nje kohe kur mjaft te tjere e kerkojne kete, me kembengulje. Lexo të plotë
Piloti me ze bilbili – (Monografi kushtuar Minush Shevqet Karalliut)
P R O L O G
Lundrimi ajror, qe ne kohe te lashta, ka terhqur vemendjen dhe eshte lakmuar nga njerezit. Jo per aventure por per ta zoteruar ate. Disa, qe jane perpjekur, ia kane dale te behen pjese e shkences aeronautike, ne funksionin e pilotit, teknikut apo specialistit te aviacionit. Te tjere qe nuk e kane patur kete shans, ose kane mbetur thjesht sodites e jane kenaqur me ate qe kane vrojtuar e jane bere dashamires te lundrimit ajror. Fluturimi dhe ata qe e realizojne ate, mendoj se nuk e kane shume te nevojshem reklamimin e punes se tyre. Mjafton te degjoje njeriu uterimen e aeroplanit qe kalon siper, dhe, instiktivisht ngre koken lart e kerkon objektin qe fluturon. Zhurma qe vjen nga qielli, se c’ka nje tjeter tingull qe e terheq njeriun, i shton atij kenaqesine dhe krenarine. Nuk besoj te kete njeri qe nuk i ka provuar keto ndjesi, ne vecanti kur ka vene re siluetin e aeroplanit qe fluturon siper tij, ose kur veshtron gjurmen e bardhe qe le nje aeroplan i cili fluturon ne lartesi. Njeriu qe e perjeton kete, jo vetem qe ndjen nje lehtesi ne shpirt, provon nje kenaqesi e krenari te papare por dhe e radhit veten me fluturaket, pavaresisht se capitet ne toke apo rrugeton me mjete tokesore apo detare. Lexo të plotë
Manush Kreshpa – themeltar i aviacionit helikopter; njeri nga pilotet me te mire te Regjimentit
Kur ishte femije, si gjithe bashkemoshataret, fantazonte e thurte endrra. Mes endrrave te shumta, njera prevalonte. Kur luante me shoket dhe me te afermit e se njejtes moshe, cdo dite bridhte atyre brigjeve e monopateve tek Bregu i Kishes, tek Fusha e Mejtepit, ne Perroin e Madh, tek Rrapi i Parashqevise etj. Manushi hapte krahet, imitonte aeroplanin, veshtronte poshte, ne drejtim te Perendimit, kenaqej me kaltersine e detit e mbushej me fryme prej ajrit te ngjeshur e te paster, relaksohej, prej bukurise te rralle dhe nga madheshtia e Gjirit te Vlores, Sazanit e Karaburunit dhe nga famemadhja Vlore, me histori. Ai e kish per nder, krenohej e lumturohej kur pohonte, plot krenari e seriozitet: “Jam vlonjat e Vloren time nuk e nderroj me asnje ne bote”. Lexo të plotë
Nehari- mesuesi i pare i fluturimit
Kush nuk e kujton mesesin e pare te tij? Ate qe te ka mesuar alfabetin shqip; shkrim e kendim dhe te ka futur ne udhen e dijes. Thone se njeriu meson gjate gjithe jetes dhe mbetet nxenes i perjetshem. Here me mesuesin prane, e here autodidakt. Ekzistojne disa profesione, sic eshte ai i te fluturuarit, i cili nuk mesohet pa “ marre takim ajrin nen drejtimin e mesuesi t”, i cili te shoqeron ne cdo hap e vazhdimisht. Me perulje e me respect te merituar per punen e vecante qe ben, kete tip mesuesi do ta quaja, pa ia paksuar vlerat instruktor te fluturimit. Lexo të plotë
Sillo Vangjel Melica- pilot i klasit te dyte; njeri i rralle
(Mos e harroni njeriun e mire!)
Si kudo, edhe ne aviacion, njerezit kujtohen per vlerat qe kane shpalosur. Pavaresisht nga profili i punes qe kane kryer, cdo njeri , e ka shkruar vete opinionin dhe pozicionin qe i perket. E thene me pak fjale, njeriu e gdhend emrin ne bemat e tij. Disa pilote kujtohen si “ qites te shkelqyer”… te tjere mbahen mend si “akrobate te ajrit”; ka patur dhe metodiste te kualifikuar etj. etj. Nuk mund te harrohen disa ingjeniere, teknike e specialiste aviacioni, te cilet kane kontribuar ne kohe te ndryshme dhe pavaresisht nga niveli arsimor e kulturor qe kane patur, ata kane vene ne themel te punes se tyre zemren dhe shpirtin dhe e kane mbuluar veten me lavdi te merituar. Nje kategori kontributoresh, vertet mund te mos kene “ vrare arine”, si disa qe tunden e shkunden por, ne fund te fundit dicka kane bere e kjo dicka eshte e tyre, perfaqeson nje tulle, ne murin e ngrehines te perbashket qe quhet Aviacioni Shqiptar. Lexo të plotë